12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

52Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 1STRUKTURAT DHE FORCAT – Teori Objektiva për t’u realizuar: Të përshkruajnë strukturat. Të flasin për rëndësinë estrukturave. Të dallojnë llojet e strukturave. Të përmendin forcat që veprojnë mbistrukturat. Elemente të fjalorit: struktura, struktura natyrore, forca e tërheqjes, forca e shtypjes,përkulja, përdredhja, këputja. Materialet: Libri i nxënësit faqe 42 - 43, lodra formuese dhe objekte të tjera sillastik, sfungjer, fletorja e punës faqe 34 - 35.Përsëritje, A Kujtoni vetitë dhe përdorimin e materialeve. Për secilin material tregoni përdorimin etyre në jetën e përditshme, kryesisht në ndërtim. I ndihmoni nxënësit në këtë diskutimduke shënuar në dërrasë të zezë propozimet e tyre për materialet, si dhe përkrah tyrearsyet e përdorimit apo përzgjedhjes së tyre.Prezantimi i kapitullitShfrytëzoni punimet që keni bërë në dërrasë të zezë për të filluar prezantimin estrukturave. Strukturat krijohen për të mbajtur ngarkesa. Ky është qëllimi kryesor istrukturave.Strukturat ndërtohen nga materiale të ndryshme, për shkak të kërkesave që duhet tëplotësojnë, si dhe për shkak të estetikës gjithashtu. (Këtu duhet të lidhni strukturat mematerialet tashmë të mësuara në orët paraardhëse, dhe me materialet e shënuara nëtabelë të zezë)Strukturat ndërtohen në atë mënyrë që t’i përgjigjen nevojave dhe kërkesave tona. (Këtuduhet të lidhni strukturat me konsumimin, kursimin dhe shfrytëzimin e energjisë. Është rasti përtë folur përciptazi për zgjidhjet që ne ndërmarrim për të ndërtuar shtëpitë tona në funksion tëkursimit të energjisë: izolim muresh për shembull.)Strukturat ndërtohen për t’u rezistuar forcave. (Këtu duhet të lidhni strukturat me forcat.Citojeni vetëm në fillim dhe shpjegimin zgjerojeni më pas, në pjesën e dytë të mësimit, kurflitet për forcat).Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Nxisni nxënësit të përmendin disa objekte që i rrethojnë, përdorin apo veshin. Përsecilën prej tyre pyesni nëse këto objekte mbajnë apo jo ndonjë ngarkesë. Nisur nga kydiskutim filloni t’u shpjegoni nxënësve nocionet mbi strukturat dhe klasifikimin e tyre. Iftoni ata që të tregohen vëzhgues si ndaj strukturave natyrore, ashtu dhe ndaj atyre tëkrijuara nga njeriu. Hapni një diskutim të shkurtër në klasë se çfarë mendojnë rreth këtijklasifikimi, a kanë strukturat e këtyre kategorive ngjashmëri mes tyre, cilat paraqesin mëshumë rezistencë dhe pse.C. Duke u mbështetur tek tabela mbi materialet, diskutoni bashkë me nxënësit mënyrën endërtimit të strukturave. Shpjegoni se materialet për ndërtimin e strukturave zgjidhen tëtilla që t’u rezistojnë disa forcave, ku ndër më kryesoret janë ato të tërheqjes dhe shtypjes.Filloni shpjegimin e llojeve të forcave duke i përmendur ato dhe duke i shënuar nëdërrasë të zezë. Duhet treguar kujdes që nxënësit të mos ngatërrojnë karakteristikat e çdo

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!