12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

60Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe TeknologjiaMësimi 5OBJEKTET DHE MAKINAT E THJESHTA– Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të dallojnë makinat e thjeshta nga objektet. Tëpërcaktojnë funksionin e makinave të thjeshta. Të përshkruajnë levën. Elemente të fjalorit: leva, rrotë/bosht, objekt, rrafsh i pjerrët. Materialet: Libri i nxënësit faqe 50 - 51, fletorja e punës faqe 39 – 40.Përsëritje, A Bëni një përsëritje të njohurive të temës së ditës duke u ndihmuar edhe nga pyetjet 1dhe 2 tek aparati pedagogjik, faqe 49. Për këtë do të mund të shtroni kontrollin enjohurive për dy nxënës. Pyetja 1 mund të zgjerohet duke bërë që nxënësi tëargumentojë përgjigjen pozitive. Pyetja 2 mund të realizohet në dërrasë të zezë nëformën e një diagrame Veni përkatësisht për të përbashkëtat dhe ndryshimet.Përgjigjet e mundshme: Pyetja 1 - Rrotulla na ndihmon të ngremë pesha; tëzhvendosim ngarkesa. Pyetja 2 – Funksioni i pykës është çarja, prerja apo ndarja eobjekteve, ndërsa i vidës bashkimi i tyre. Si vida, ashtu edhe pyka formohen ngarrafshi i pjerrët: vida është rrafsh i pjerrët që rrotullohet rreth një boshti, ndërsapyka është bashkim i dy rrafsheve të pjerrët. Pyka është një makinë e thjeshtë qëekziston në natyrë (dhëmbët) ndërsa vida jo. Tabela e zezë do t’ju shërbejë gjithashtu për diskutimin e pyetjes 3 që ka qenë edhedetyrë shtëpie. Shënoni në të rezultatet e kërkimeve të nxënësve. Dy nxënës të lexojnë rezultatet e kërkimeve të ushtrimit në fletoren e punës.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Ftoni nxënësit që të hapin librin në faqen 50 dhe të përshkruajnë se çfarë shikojnë nëvizatimin e parë. Nxitini ata që të flasin rreth objektit, çfarë mendoni se është, si ështëndërtuar, përse është ndërtuar etj. Më pas u flisni atyre rreth levës si makinë e thjeshtëdhe pjesëve të saj përbërëse.C. Në vijim të shpjegimit tuaj për levën si makinë e thjeshtë u flisni atyre si përrrotë/boshtin, ashtu dhe për rrafshin e pjerrët. U theksoni nxënësve që objekte të thjeshtaapo të ndërlikuara janë të ndërtuara mbi parimin e makinave të thjeshta. Por kjo nuk do tëthotë që çdo objekt është apo përmban makina të thjeshta.D. Pasi të jeni bindur që nxënësit ju kanë ndjekur në shpjegimin tuaj, u propozoni atyredetyrën praktike 1. Përdorni tabelën e zezë për të shënuar makinat e thjeshta dhefunksionin e tyrePërgjigjet e mundshme: Karroca e dorës përmban këto makina të thjeshta: rrota dheboshti (rrota e karrocës), rrafshi i pjerrët (pjesa që mban ngarkesat) dhe leva (krahët ekarrocës).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!