12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 81B. Diskutoni në klasë rreth detyrës/ave të shtëpisë. Zgjidhni tre nxënës për të folur dhenxënësit e tjerë të diskutojnë rreth përgjigjeve të tyre.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitC. Niseni mësimin duke marrë si shembull dy materiale: çelikun dhe betonin me të cilënndërtohen pallatet. I ftoni nxënësit të diskutojnë si janë të krijuar këto materiale.Çeliku formohet duke trajtuar hekurin e lëngëzuar në një temperaturë mjaft të lartë dheduke e përzierë me karbon dhe materiale të tjera. Betoni përbëhet nga gurë të vegjël dhezhavorr, të quajtur agregat, rërë dhe çimento. Gurët e vegjël dhe zhavorri janë materialetpërforcuese dhe çimentoja është matrica që i lidh së bashku. Betoni është mjaft i mirë nështypje, por i dobët nën ndikimin e forcës së tërheqjes. Ai mund të bëhet më i fortë nëntension, duke shtuar shufra metali, tela, rrjetë, etj. Ky quhet beton i përforcuar.Pyesni nxënësit nëse çeliku dhe betoni janë materiale të “unifikuara”, pra nëse dallohenapo jo materiale të tjera. Si përfundim: çeliku është material i përzierë, ndërsa betoniështë material i përbërë (kompozitë). Materialet përbërës të tij nuk shkrihen apo nukpërzihen me njëra – tjetrën.Pasi të keni shpjeguar termat e mësipërme, jepni përkufizimin e kompozitëve.D. I pyesni nxënësit nëse ata mendojnë se materialet e përbërë janë një shpikje eteknologjive moderne, apo ato janë përdorur nga njerëzimi në shekuj. Pasi të keni dëgjuardiskutimet, jepni shembullin e përdorimit të tullave të baltës në kohët e “hershme”.Nxitni një diskutim në klasë nëse kompozitët janë materiale natyrorë apo të shpikur nganjeriu. Shembulli i drurit dhe kockave janë shembujt më të mirë të kompozitëve natyrorë.Nisur nga shpjegimi juaj, kryeni eksperimentin nr. 2 tek libri i nxënësit. Ky është njëilustrim shumë i mirë për njohuritë që nxënësit kanë marrë. Në çdo rast, nxënësit duhet tëshkruajnë dhe arsyetojnë përfundimet e tyre.Fletorja e punësG. Ushtrimet 1, 2 dhe 3 ndihmojnë në kuptimin më të mirë të kompozitëve. Përgjigjet eushtrimit 1 ndodhen në fund të fletores së punës. Në varësi të kohës, ushtrimet 2 dhe 3mund t’i jepni edhe si detyrë shtëpie.Detyrë shtëpie.H. Ushtrimi 4, faqe 7 në fletoren e punës.Përgjigje: Detyra e shtëpisë: ndërtim – kolonat e ndërtesave; transport – makinat eformula 1; sport – raketat e tenisit, biçikletat.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!