12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 115Diskutoni me ta si ka ndryshuar mjedisi fizik i tyre, po mjedisi social a ka ndryshuar? Kupreferojnë njerëzit të jetojnë për të plotësuar nevojat e tyre? Shfrytëzoni rastin për tëpërforcuar edhe një herë njohuritë rreth mjedisit fizik dhe social dhe si ndikojnë nevojat enjerëzve tek mjedisi dhe si rrjedhojë ky mjedis tek traditat e vendit.Zhvilloni situatat problemore në faqen 50 tek libri i nxënësit.Përgjigjet e mundshme:1. Disa nga traditat shqiptare janë: qëndisjet, gatimet (si bakllavaja e vitit të ri apoballakumet e ditës së verës), folklori me veshjet, vallet dhe këngët, dasmat, etj.2. Brazilianët njihen për futbollin, plazhet e mrekullueshme, karnavalet, kërcimin(samba).3. Italianët janë mjaft të njohur për gatimin e picës dhe makaronave, kafesë ekspres,artit dhe kulturës, vendeve fantastike për t’u vizituar.C. Në varësi të vendit ku ndodhet shkolla juaj, në qytet apo fshat, vazhdoni mepërshkrimin e mjedisit fizik. Nëse ndodheni në qytet mundohuni që të nxitni nxënësit tëpërshkruajnë fshatin në krahasim me karakteristikat e qytetit të tyre dhe anasjelltas. Nëkëtë mënyrë do të arrini që të jepni disa veçori karakterizuese për atë se çfarë quhet zonërurale dhe zonë urbane.D. Në vijim, i ftoni nxënësit që të mendojnë se përveç shembullit të rrugëve dhënë mëparë, çfarë ka ndryshuar tjetër me kalimin e kohës sipas nevojave të jetesës së njerëzve.Variantet e nxënësve i shënoni në dërrasë. Në qoftë se nuk është dhënë si alternativë, jumund t’u propozoni ndërtesat. Si kanë jetuar dikur, si jetojnë sot? A mund të ndërtojmëne diçka sipas dëshirës dhe nevojës? Të gjitha këto pyetje do të na ndihmojnë për tënjohur nxënësit me konceptin e planit rregullues, për çfarë shërben ai, për respektin qëduhet të kemi për mjedisin ku jetojmë dhe për rregullat e vendosura nga organetkompetente.Fletorja e punësE. Përpiquni që të plotësoni në klasë kolektivisht ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 32 tekfletorja e punës. Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të bëjnë një përsëritje dhe një kontroll tënjohurive të reja. Përgjigjet për ushtrimin 1 gjenden në fund të fletores së punës.Detyrë shtëpieF. Bazuar tek njohuritë e mësimit të ditës si dhe tek njohuritë e fituara nga viti i kaluarapo përvoja e tyre personale nxënësit duhet të përgatiten në shtëpi për ushtrimin “Zbuloninatyrën”, e cila është një punë tërësisht vëzhguese dhe personale e secilit. Nuk ka rëndësinëse përgatitja është me shkrim apo me gojë.Shënim kulturor: Rruga MaKadam e ka marrë emrin nga teknika me të njëjtin emër tëskocezit Xhon Ludon Makadam, teknikë e cila i referohet shtrimit të rrugëve me treshtresa gurësh të madhësive të ndryshme. Në radhë të parë vendoset shtresa me gurë tëmëdhenj për të krijuar qëndrueshmërinë e rrugës, më pas një shtresë me gurë më tëvegjël që të mbushin gropa dhe disnivelet e krijuara dhe në fund shtresa e fundit që ështëme material të imët. Gjithashtu ai mendoi që rruga të ndërtohej me një pjerrësi në drejtimtë anëve për të mos mbajtur ujë. Ziftit mbronte rrugën nga lagështira. Më vonë rrugët ushtruan me beton zifti, material që mbajti emrin e tij “tarmakadam”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!