12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 47Mësimi 4QARKU ELEKTRIK – Punë praktike Objektiva për t’u realizuar: Të kuptojnë funksionimin e qarkut. Të përshkruajnërrugën që ndjek elektriciteti për të ardhur tek ne. Të identifikojnë elementet e qarkutelektrik? Elemente të fjalorit: qark elektrik, konsumator i energjisë, qark i hapur, qark imbyllur, elektriciteti udhëton. Materialet: Libri i nxënësit faqe 38 - 39, llambë me portollambë, bateri, tel i gjatë iizoluar, izolant, tel i zhveshur apo kapse letrash, 2 pineska ose gozhdë, pincë, fletorjae punës faqe 28 - 29.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 35, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar, kontroll që mund të jetë individual apo në grup. Për pyetjen 1 mund t’ukërkoni nxënësve që të justifikojnë me argumente zgjedhjen e tyre. Pyetjet 2 dhe 3 izgjidhni në formë diskutimi ndërmjet nxënësve. Përgjigjet e mundshme: Pyetja 2 –Nëse ju bërtisni kur jeni jashtë, ju mund të dëgjoni zërin tuaj disa herë përpara se tëndalet. Çfarë ndodh nëse valët e zërit tuaj përplasen me objektet që ju rrethojnë, simuret, dhe rikthehen në veshin tuaj për t’i dëgjuar përsëri. Sa më afër të jenëobjektet, aq më e lartë është jehona. Kur vala e zërit humbet energjinë e saj, ju nukmund ta dëgjoni më jehonën. Pyetja 3 – dielli (energji diellore) – ushqimi (energjikimike) – vrapi (energji mekanike) – nxehtësi. Diskutoni në klasë rreth detyrës së shtëpisë. Zgjidhni tre nxënës, mundësisht të kenëkryer eksperimentin me mjete të ndryshme (letër, akull, dërrasë), për të folur rrethvëzhgimeve dhe përfundimeve që ata kanë nxjerrë.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Për të funksionuar objektet kanë nevojë për energji. Nxitni një diskutim në klasë përenergjinë e përdorur në shtëpitë e nxënësve. Cila formë e energjisë është më epërdorshme në shtëpi? Përgjigja e natyrshme është energjia elektrike. Ajo përdoret përndriçim, ngrohje, gatim, për të ushqyer televizorin, kompjuterin etj. Elektricitetin epërftojmë nga një burim i rigjenerueshëm ose jo dhe ai udhëton në qarqe elektrike për tëardhur në shtëpitë tona.Zhvilloni detyrën praktike në faqen 38 të librit të nxënësit.Përgjigjet e mundshme: hidrocentral (burim energji) – nënstacionet elektrike –transformatorët/kabinat elektrike – prizat.Teksti i mëposhtëm ju ndihmon për një shpjegim më të hollësishëm të detyrës sëmësipërme. Qarku elektrik, ku udhëton elektriciteti fillon me burimin e energjisë që mundtë jetë hidrocentrali apo një termocentral. Më pas elektriciteti, nëpërmjet linjave tëtransmetimit, që lidhen në shtyllat e gjata të korrentit, grumbullohet në nënstacioneelektrikë në lagje të ndryshme të qytetit tuaj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!