12.07.2015 Views

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Biologji 11Për klasën e njëmbëdhjetë, gjimnazS H T Ë P I AB O T U E S Einfo.mediaprint@gmail.com

Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, korrik 2010Titulli i origjinalit:Titulli:Autore:Drejtoi botimin:Recenzente:Biologjia (Diversita e unita dei viventi)Biologjia 11Alba GainottiAlessandra ModelliAnila BishaXhensila DuzhaPërkthimi:Redaktor e gjuhësore:Ilustrimet:Dizajni:Kopertina:COSMOS përkthimeElona QoseGrafie (Cuneo); Claudia SaraceniRemo Boscarim, dMB (Firenze)VisidesignShtypi: Media-printISBN: 978-99956-93-15-2Botimi i parë, 2010Përkthimi i autorizuar nga teksti në gjuhën italiane, botuar nga Zanichelli editore S.p.A.Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Zanichelli editore S.p.A., Bologna [3124]E drejta e botimit në gjuhën shqipe © shtëpia botuese “Mediaprint” sh.p.k.Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimitregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pjesërisht dhe/osetërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga shtëpia botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapetnë çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet,depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pamiratimin paraprak me shkrim nga shtëpia botuese “Mediaprint” sh.p.k.Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.Kontaktet:Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7465 - Tiranë Tel.: 042 272 698 Cel.: 069 40 44 442Tel.: 042 258 156 Cel.: 069 40 44 441 Cel.: 069 40 20 201Cel.: 069 40 44 443info.mediaprint @gmail.com

PërmbajtjaLINJANjeriuC dhe biosferaKREU1 Lëkura dhe aparatilëvizës (lokomotor)1 Sekreti është organizimi2 Lëkura - një organ tejet i ndërlikuar3 Një termostat i frytshëm4 Një sistem i fortë mbështetës: skeleti5 Një ind i gjallë që ripërtërihet: indi kockor6 Kockat dhe muskujt ndërveprojnë përtë prodhuar lëvizjet7 Si tkurren muskujt8 Brenda trupit njerëzor, si janë të vendosuraorganet kryesoreSKEDËNuk jemi të përkryer! Shqetësimet eaparatit lokomotorTë mbajmë mendTestUshtrime, pyetje dhe problemaPër thelliminenjohuriveC6C8C8C9C11C12C13C15C17C18C19C20KREU 2 Ushqyerja dhe tretja1 Që të jetojmë është e nevojshme të ushqehemi C212 Molekulat e dietës: sheqernat, yndyrat, proteinat C223 Vitaminat C244 Energjia, ushqim i padukshëmC255 Metabolizmi dhe homeostazaC266 TretjaC267 PërthithjaC30SKEDËPiramida ushqimore8 Mëlçia, një laborator kimikSKEDËÇrregullimet ushqimore:obeziteti, anoreksia, bulimiaTë mbajmë mendTestUshtrime, pyetje dhe problemaPër thelliminenjohuriveKREU 3 Frymëmarrja, qarkullimi(i gjakut) dhe ekstretimi1 Frymëmarrja qelizore dhe ajrimi i mushkërive2 Aparati i frymëmarrjesC16C31C32C33C34C35C36C38C39C403 Kontrolli i ajrimit të mushkëriveC424 Shpërndarja e lëndëve i besohet gjakutC435 Qelizat e gjakut C43SKEDËDëmet e duhanit6 Zemra - pompa e dyfishtë që lëviz gjakun7 Puna e zemrës8 Enët e gjakut: arteriet, venat dhe kapilarët9 Sistemi limfatik10 Mbrojtjet e trupit: përgjigjja mahisëse dheimunitare11 Përgjigjja imunitare dhe prodhimi i antitrupave12 Përgjigjet imunitare të padëshiruara:alergjitë dhe mospranimi i transplantit13 Ekskretimi - eliminimi i mbeturinave(lëndëve të panevojshme) tëmetabolizmit dhe prodhimi iantitrupaveSKEDËVaksina dhe serumi14 Bashkëpunimi mes organeveTë mbajmë mendTestUshtrime, pyetje dhe problemaPër thellimin e njohuriveKREU 4 Riprodhimi te njeriu1 Spermatozoidet dhe qelizat vezë tek njeriu2 Aparatet riprodhueseSKEDËKontrolli i lindjeve3 Ovulimi dhe cikli menstrual4 Marrëdhënia seksuale dhe fekondimiSKEDËNga eksperimentet që bëri Spallanzanitek fekondimi in vitro5 Zhvillimi i embrionitSKEDËAbortiTë mbajmë mendTestUshtrime, pyetje dhe problemaPër thellimin e njohuriveC44C45C46C47C48C49C50C51C52C53C55C56C57C58C59C60C61C64C65C44C66C67C69C71C72C72C73III 3Përmbajtja

LINJACNjeriudhe biosferaNË KËTË LINJË NXËNËSI DUHET:•të dijë të lexojë një tekst të thjeshtë shkencor duke përdorurtabela, skema dhe ilustrime për të mbledhur informacione;të dijë se funksionimi i organizmit varet nga veprimtaria e qelizavetë tij;•të dijë t’i referohet përvojës dhe njohjes së trupit të vet për tëgjetur lidhjen me temat e trajtuara;të dijë se lënda e gjallë dhe jo e gjallë përbëhet nga atomet dhemolekulat, si dhe të bëjë dallimin mes proceseve fizike dhe atyrekimike;të dijë se çfarë është një ekosistem dhe të njohë lidhjet gjallesaveme njëra-tjetrën dhe me mjedisin fizik.OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHMENXËNËSI DUHET:të njohë funksionet e shumta të lëkurës; të kuptojë se kockatjanë inde të gjalla dhe të kuptojë rolin e muskujve gjatë lëvizjes;të dijë rëndësinë e një diete të ekuilibruar; të kuptojë e të përshkruajërrugëtimin e lëndëve brenda trupit;të kuptojë se si aparatet e ndryshme bashkëpunojnë mes tyrepër të ruajtur një mjedis të brendshëm të qëndrueshëm;të përshkruajë organizimin e sistemit nervor dhe të kuptojëfunksionimin e tij;të dijë se në biosferë lënda riciklohet dhe energjia rrjedh; tëpërshkruajë ciklin e karbonit; të njohë pasojat e veprimtarivenjerëzore mbi ekuilibrat e biosferës.Kjo linjë i kushtohet studimit të strukturave efunksioneve të trupit njerëzor dhemarrëdhënies mes njeriut dhe mjedisit.Nevojat fiziologjike të trupit njerëzor janë tëngjashme me ato të kafshëve. Njeriu ka nevojë përoksigjen dhe për ushqim, që është burimi i lëndëvekimike thelbësore për rritjen dhe rindërtimin eindeve. Ushqyesit dhe oksigjeni duhet të arrijnë nëqeliza me anë të gjakut. Më pas gjaku veçon ngaqelizat mbetjet që duhet të eliminohen meshpejtësi.Në fakt, nëse e mendojmë mirë, nuk jemi edhe aq“të përkryer”: skifteri sheh më mirë se ne, qentëkanë një nuhatje më të zhvilluar, gazelat vrapojnëmë shpejt dhe të afërmit tanë, majmunët, dinë tëkacavirren më mirë se ne në pemë. E pra, njeriu kadiçka të veçantë që e dallon nga të gjitha gjallesat etjera. Falë një truri të sofistikuar, që është nëgjendje të përpunojë në fraksione të sekondës njëmori informacionesh dhe falë gjuhës, qenianjerëzore është e vetmja që ka zhvilluar njëinteligjencë të tillë sa arrin të njohë dhe tëpërshkruajë veten dhe mjedisin që e rrethon.Edhe pse i vetëdijshëm për ekuilibrat delikatë qërregullojnë biosferën, njeriu sot me veprimtaritë etij rrezikon t’i ndryshojë ato duke shkaktuar njëreduktim të biodiversitetit dhe një përkeqësim tëkushteve mjedisore.

EUKR1Lëkura dhe aparatilëvizës (lokomotor)Si është i organizuar trupi i njeriut?Si është e ndërtuar lëkura dhe cilat janë funksionet e saj?Cilat janë funksionet e skeletit dhe pjesët e tij përbërëse?Si janë të ndërtuara kockat? Përveç mbështetjes dhe lëvizjes,ç’funksion tjetër kryejnë ato?Cila është struktura e muskujve dhe si punojnë ata?1. Sekreti është organizimiab6 CLINJAMe fekondimin, pajisja kromozomike e llojit tonë ështëe plotë: 23 kromozome të qelizës vezë bashkohen me23 kromozome të spermatozoidit për të formuarbërthamën e zigotës, qeliza e parë nga nis një jetë e re.Me ndarjen e qelizave, gjenet që janë brenda tyre fillojnëpunën për realizimin e projektit të ri: një qenie e re njerëzore.Përmes një vargu të pandërprerë dhe të programuar të“ndezjes dhe fikjes” së grupeve të gjeneve, çdo qelizë merrudhëzimet për të kryer një detyrë të dhënë dhe për t’u vendosurbrenda trupit në pozicionin e duhur. Kështu, qelizat muskuloregjatoshe formojnë muskujt e trupit; qelizat e yjëzuara,të pasura me zgjatime, bëhen pjesë e trurit; qeliza të tjera nëformë cilindri bëhen “kleçka”, që bashkë me qeliza të tjerandërtojnë retinën e syrit.Në përfundim të këtyre proceseve, qenia e re njerëzoredo të jetë një grumbull i harmonishëm i miliardaqelizave të organizuara në inde (FIGURA 1).❚Indet janë grupime qelizash të ngjashme, të specializuarapër të kryer disa funksione.Kafshët dhe veçanërisht rruazorët si njeriu janë të formuarnga një numër i madh indesh që, në lidhje me funksioninqë kryejnë, mund të klasifikohen në katër grupe kryesore.c❚ Figura 1 Disa shembuj indesh: indi epitelial (a), indi nervor(b), indi lidhor (c), indi muskulor (d).d

Kreu 1 Lëkura dhe aparati lëvizës (lokomotor)Qelizë muskulore e lëmuarNiveli qelizorIndi muskulor i lëmuarAparatikardiovaskularNiveli indorIndet formohen ngaqeliza të të njëjtit llojEnë gjaku (organ)IndlidhorIndmuskulori lëmuarIndepitelialNiveli i organizmitOrganizmat përbëhennga shumë aparateNiveli i organitOrganet përbëhen ngalloje të ndryshme indeshNiveli i aparatitAparatet përbëhen nga organetë ndryshme, që punojnë nëbashkëpunim të ngushtë mes tyre.❚ Figura 2 Një organizëmformohet nga sisteme oseaparate të ndryshme. Këta tëfundit përbëhen nga organe,që formohen nga inde të ndryshme.Çdo ind përbëhet ngaqelizat.■■■■Indi epitelial. Karakterizohet nga qeliza në kontakttë ngushtë me njëra-tjetrën, pa hapësira ndërqelizore.Ky ind ka kryesisht funksion veshjeje dhe mbrojtjeje,formon lëkurën dhe mukozat që veshin gypin tretës,rrugët e frymëmarrjes dhe kanalet e zgavrat e tjera tëbrendshme. Ekzistojnë edhe qeliza epiteliale të specializuara,të cilat kontribuojnë në formimin e gjëndraveqë sekretojnë djersën, pështymën, enzimattretëse etj.Indi lidhor. Ky ind mbush hapësirat mes indeve të tjeraduke i lidhur ata dhe duke formuar një endje, të fortë oseelastike, që ka funksion mbajtës. Indi lidhor përbëhet ngaqeliza që nuk janë në kontakt të ngushtë me njëra-tjetrën,por që janë të zhytura në një lëndë themeloreme natyrë proteinike(kolagjen, elastinë) ose të përbërë nga kripëra minerale.Në indin lidhor përfshihen: indi lidhor i mirëfilltë,indi kockor dhe indi kërcor. Edhe gjaku, që ka lëndën e vetkryesore plazmën të lëngët, bën pjesë në këtë grup.Indi muskulor. Ky ind formohet nga qeliza nëformë të zgjatur, që quhen fibra muskulore. Citoplazmae tyre është e pasur me proteina të tkurrshme(miofibrile). Indi muskulor është i aftë për t’utkurrur e lëshuar, pra i aftë për të ndryshuar gjatësinëe vet duke mundësuar lëvizjet.Indi nervor. Ky ind formohet nga qeliza shumë tëspecializuara, të quajtura neurone, të pajisura mezgjatime të holla deri në një metër. Indi nervor ështëi aftë të përcjellë në largësi impulse bioelektrike, qëshërbejnë për të koordinuar pjesët e ndryshme tëtrupit si dhe funksionet e tyre.Indet e llojeve të ndryshme funksionojnë së bashku nëstruktura të quajtura organe. Për shembull, stomakuështë një organ i formuar nga shtresa të ndryshme indesh(epitelial, muskulor, lidhor) që përshkohen nganervat dhe enët e gjakut.Organet janë pjesë e sistemeve apo aparateve qëkanë funksione tipike të qenieve të gjalla (frymëmarrje,tretje, riprodhim, qarkullim etj.). Stomaku, mëlçia dhezorrët, për shembull, janë organe që bëjnë pjesë në aparatintretës. Të gjitha sistemet ose aparatet janë të lidhurames tyre duke formuar organizmin (FIGURA 2). Termi“organizëm” tregon pikërisht nivelin e lartë të organizimittë lëndës që formon trupin e qenieve të gjalla.❚ 1 ■ Çfarë kuptojmë me ind? Tregoni katër llojet kryesore tëindeve.2 ■ Cilat janë tiparet dalluese të indeve epiteliale dhelidhore? Çfarë është lënda themelore?C 7LINJA

LINJANjeriu dhe biosfera Linja C3 ■ Tregoni cili është indi kryesor që përbën këto organedhe struktura të trupit tonë: kockat, zemra, mukoza ebrendshme e stomakut, gjaku.4 ■ Përshkruani nivelet e ndryshme të organizmit të trupittonë dhe sillni shembuj.EpidermaShtresa brinoreQime8 C2. Lëkura - një organtejet i ndërlikuarLëkura, me sipërfaqen e saj tërësore prej rreth 2 m 2 ,është organi më i shtrirë i trupit tonë. Ajo kryen funksioneshumë të rëndësishme: na mbron nga agjentët infektues,nga rrezet e diellit dhe nga stresi mjedisor;ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore dhendalon dehidratimin. Lëkura është edhe organ shqisor,pasi përmban receptorë për të kapur ngacmimet qëvijnë nga mjedisi i jashtëm (ndryshimet e temperaturësdhe të tensionit, dhembjet, prekjen).Lëkura ka një strukturë të ndërlikuar, në të cilënmund të dallojmë tri pjesë kryesore (FIGURA 3).■ Epiderma (nga greqishtja derma = lëkurë dhe epi =mbi) është shtresa e jashtme, që përbëhet nga një indqë formohet nga shtresa të ndryshme qelizash të sheshta,të ngjashme me pllakat e dyshemesë (epitelishumështresor). Në sipërfaqe, epiteli formon njështresë brinore që na mbron nga sulmi i bakterevedhe kufizon humbjet e ujit, pasi është e ngopur menjë lëndë rezistente dhe të padepërtueshme, që ështëkeratina. Shtresa brinore përbëhet nga qeliza tëvdekura që shkëputen dhe për këtë arsye duhet tëripërtërihen vazhdimisht; zbokthi formohet pikërishtnga luspa të qelizave të vdekura që shkëputen.Shtresa më e thellë, që quhet gjerminative, përbëhetnga qeliza të gjalla që shumohen në mënyrë aktive,duke i shtyrë qelizat më të vjetra që ndodhen lart përnga jashtë. Në këtë shtresë të epidermës gjenden qelizatqë janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës,pigmenti i errët që, në varësi të sasisë së tij, i jepngjyrë të ndryshme lëkurës dhe e mbron trupin ngarrezet e diellit ultravjollcë.■ Derma, që gjendet nën epidermë, përbëhet nga njëind lidhor dhe është e pasur me fibra elastike, që i japinelasticitet të madh lëkurës. Për ta kuptuar këtëmjafton të kujtojmë se sa mund të shtrihet barku i njëgruaje shtatzënë! Në dermë gjenden edhe kapilarët egjakut, receptorët ndijorë, folikulat e qimeve, gjëndrate djersës që prodhojnë djersën dhe gjëndratdhjamore që prodhojnë dhjamin (sebum), një substancëvajore që lubrifikon lëkurën. Aty ku epidermadhe derma puqen gjendet një shtresë e valëzuar, eformuar nga fryrje të vogla dhe të dala. Këto strukturashfaqen në sipërfaqen e duarve dhe të këmbëvedhe përbëjnë ato që quhen gjurmët e gishtërinjve.Gjurmët e gishtërinjve janë një mjet për identifikiminpersonal, sepse nuk ekzistojnë dy individë, asbinjakët homozigotë (identikë), që t’i kenë të njëjta.■ Nën dermë gjendet hipoderma (nga greqishtja hipo=mbi dhe derma = lëkurë) që formohet nga indiDermaHipodermaEnëte gjakutGjëndrae djersësQelizayndyroreShtresagjerminativeMuskulGjëndradhjamoreFolikuli qimesFibra nervoredhe receptorë❚ Figura 3 Vizatim i një prerjeje të tërthortë të lëkurës, në tëcilën është i dukshëm shtresëzimi i indeve dhe struktura e ndërlikuare brendshme; duket shumë mirë një qime me folikulën evet dhe gjëndrat dhjamore, një gjëndër e djersës dhe rrjeti i imëti qarkullimit të gjakut.lidhor, ku janë të pranishme qeliza dhjamore të pasurame dhjamë, që kanë si funksion izolimin termikdhe krijimin e një rezerve të energjisë.Lëkura së bashku me qimet, flokët dhe thonjtë formonaparatin tegumentar.❚ ■ 1 ■ Cilat janë funksionet kryesore të lëkurës?2 ■ Cilat janë pjesët kryesore që përbëjnë lëkurën? Çfarëështë shtresa mbirëse? Po shtresa brinore? Nga se përbëhetzbokthi?3 ■ Cilat janë strukturat që gjenden në dermë?3. Një termostat i frytshëmLëkura, me receptorët e vet për të ngrohtin dhe të ftohtin,kapilarët e gjakut dhe gjëndrat e djersës, jep një ndihmesëtë madhe në rregullimin e temperaturës së trupit,që duhet mbajtur e qëndrueshme, rreth 37°C. Le tëshohim se si funksionon “termostati ynë”.■■Nëse trupi mbinxehet, kapilarët e gjakut tëlëkurës zgjerohen (zgjerimi i enëve të gjakut) nëmënyrë që një sasi më e madhe gjaku të mbërrijë nësipërfaqe (FIGURA 4a); gjëndrat prodhojnë mëshumë djersë, që duke avulluar ulin nxehtësinë etrupit. Në këto kushte rritet edhe ritmi i frymëmarrjespër të çliruar nxehtësi me ajrin e thithur. Lëkurahumbet nxehtësi deri sa trupi kthehet në temperaturëne duhur.Nëse trupi ftohet, kapilarët e gjakut të sipërfa-

❚qes tkurren (tkurrja e enëve të gjakut) në mënyrë qëgjaku të shkojë drejt indeve të brendshme (FIGURA4b). Në këto kushte ndalet djersitja dhe muskujt eskeletit tkurren në mënyrë ritmike (të dridhura) përtë prodhuar me veprimtarinë e tyre një sasi më tëmadhe nxehtësie. Temperatura e trupit kthehet nëvlerat e duhura.Rregullimi i temperaturës së trupit është një shembulli mekanizmave homeostatikë të organizmit.Me termin homeostazë (nga greqishtja homoios = enjëjtë) në biologji kuptojmë tërësinë e proceseve meanë të të cilave organizmat arrijnë të ruajnë, me kalimine kohës, të njëjtat karakteristika, pra një mjedis tëbrendshëm të qëndrueshëm, me gjithë luhatjet e mjedisittë jashtëm.Kreu 1 Lëkura dhe aparati lëvizës (lokomotor)aShpërhapje e madhenxehtësie dhe djerseShpërhapje e paktënxehtësie dhe djerse❚ Figura 4 a. Nëse trupi është i ngrohur, kapilarët periferikëzgjerohen, me pasojë shpërhapje të madhe energjie dhe skuqjetë lëkurës. b. Në të kundërt, kur bën ftohtë, enët kapilare periferiketkurren për të mënjanuar shpërhapjen e nxehtësisë.bNë organizëm, homeostaza luan një rol thelbësor, sepseindet dhe organet mund të punojnë në mënyrëfrytdhënëse vetëm në disa kushte të caktuara.❚ ■ 1 ■ Në ç’mënyrë e kontrollon lëkura temperaturën e trupit?Shpjegoni mekanizmat që hyjnë në funksion kur bënngrohtë dhe kur bën ftohtë.2 ■ Çfarë kuptojmë me homeostazë? Përse është erëndësishme ajo4. Një sistem i fortëmbështetës: skeletiSkeleti është një strukturë e qëndrueshme që mbështettrupin, ruan formën e tij dhe mundëson lëvizjen falë artikulimevedhe muskujve që janë ngjitur në të.Si për të gjithë rruazorët e tokës, skeleti njerëzorndahet në skelet boshtor dhe skelet brezor (FIGURA 5).Skeleti boshtor përbëhet nga këto pjesë:■ Kafka, që përbëhet nga eshtrat e sheshta të kafkësdhe nga eshtrat e fytyrës, që janë të gjitha të palëvizshmeme përjashtim të nofullës së poshtme.■ Shtylla kurrizore, që formohet nga 33-34 rruaza: 7të qafës (cervikale), 12 të kraharorit, 5 lombare, 5sakrale, 3-4 kërbishtore. Rruazat e fundit sakrale dheato kërbishtore formojnë një kockë të vetme, kërbishtin.Rruazat kanë një vrimë të madhe në mes, vrimënSkeleti i një njeriu të rriturEshtrat e kafkësdhe eshtrat e fytyrësDoraRruazat e qafës(cervikale)SternumiKrahuRruazat ekraharoritIliumRruazatsakrale dhekoksigialeKëmbaTarseMetatarseFalangjeBrinjëPubisFemuriTibiaThembraKëmbaIsciumSkeleti boshtorSkeleti brezorNofulla e sipërmeNofulla e poshtmeBrezi i shpatullaveKafazi i kraharoritRruazalombareBrezipelvikose legeniKarpeMetakarpePeronaKlavikulaShpatullaFalangjeKupa e gjuritKocka ekrahutRadiusiUlnaC 9LINJA❚ Figura 5 Skeleti njerëzorështë një sistem i ndërlikuarstrukturash të ngurta, të lidhuranë mënyra të ndryshme mes tyre,që janë kockat. Skeleti ndahet nëdy pjesë kryesore: skeleti boshtor,që formohet nga kafka,shtylla kurrizore dhe brinjët; skeletibrezor që përbëhet nga dybrezat dhe nga gjymtyrët (në figurëne vogël). Skeleti i një kali përtë bërë krahasimin.

ISBN 978-99956-93-15-2Çmimi: 217 lekë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!