12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

20Mësimi 5Aftësimi <strong>teknologjik</strong> 6PLASTIKA - Teori Objektiva për t’u realizuar: Të dallojnë lëndën e parë nga materiali i përpunuar. Tëidentifikojnë vetitë e plastikës. Të krahasojnë llojet e plastikës. Elemente të fjalorit: materiale sintetike, dendësi e vogël, plastikë e butë, plastikë elakueshme, material i papërshkueshëm nga uji. Këshilla:Tregoni kujdes kur zhvilloni eksperimentin, pasi një burim i thjeshtënxehtësie mund të bëhet burim lëndimesh për nxënësit. Materialet: Libri i nxënësit faqe 12-13, shishe plastike, lugë gatimi plastike, qiri osepambuk me alkool, fletorja e punës faqe 10.Përsëritje, A Nisur nga pyetjet tek aparati pedagogjik faqe 11, si dhe nga konceptet kryesore tëpërmendura tek libri i mësuesit bëni një kontroll rreth njohurive të mësuara gjatë orëssë kaluar. Në lidhje me pyetjen e parë tek aparati pedagogjik mund ta zgjeroni mepyetjet: Pse? Pse jo? Si?, etj. I ftoni nxënësit të lexojnë detyrën e shtëpisë rreth vlerave të argjilës. Fakultative. Nëse ushtrimi 2 në faqen 8 tek fletorja e punës nuk është punuar në klasëradhën e kaluar, por është dhënë në shtëpi, përpiquni që këtë ushtrim ta realizonitashmë në klasë në formë konkursi.Veprimtari në klasë për kuptimin e mësimit dhe të riprodhimitB. Lexoni në klasë me zë të lartë paragrafin ose e fotokopjoni dhe ua shpërndaninxënësve. “Nuk ka dyshim që koha që jetojmë është epoka e plastikës. Për mijëra vjetnjerëzit kanë përdorur metalet, argjilën, mëndafshin, pambukun, drurin dhe lëkurën. Nëshekullin e fundit kësaj liste ju shtua plastika. Ne mund të krijojmë pothuaj çdo objekt memateriale plastike, që nga qimet në furçën e dhëmbëve, jelekët antiplumb, dhe deri tekfibrat për prodhimin e pëlhurave të rrobave.Nëpërmjet pyetjeve nxitini nxënësit të flasin rreth paragrafit që keni lexuar. Përqendroni,ose drejtoni debatin rreth këtyre pikave kryesore: Përdorim i vonshëm i plastikës – krahasoni historinë e njohjes dhe përdorimit tëmaterialeve të tjera si: metalet me historinë e plastikës. Plastika ka ndryshuar botën. Vetitë e plastikës janë shumë të larmishme dhe përshkak të tyre ato vazhdimisht zëvendësojnë materiale të tjera si metalet. –Ndërtoni në dërrasë të zezë një tabelë ku të rendisni vetitë e metaleve dhe vetitë eplastikës. Plotësojini vetitë duke kërkuar ndihmën e nxënësve dhe kërkojuni që tëargumentojnë vetitë që japin. Përdorimi efikas i plastikës. Së bashku me nxënësit realizoni detyrën praktike 1.Shembujt e dhënë nga nxënësit duhet të shoqërohen me vetitë përkatëse. Ju mundt’i shënoni ato në dërrasë të zezë në mënyrë që nxënësit të mos bien në përsëritje.C. Ndaluni pak më gjatë tek prodhimi i plastikës. Theksoni faktin se plastika ështëmaterial sintetik dhe nuk gjendet në natyrë. Nafta është lënda e parë kryesore për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!