12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 17Konkluzionet: Kur ne vendosim ujë të nxehtë në një gotë bosh, pjesa e brendshme e gotësdo të nxehet më shpejt se pjesa e jashtme. Si rrjedhim pjesa e brendshme e gotës do tëzgjerohet më shumë se pjesa e jashtme dhe gota do të thyhet. Si rrjedhim, kur vendosimbrenda gotës një lugë metali, ai do ta përcjellë nxehtësinë më shpejt duke mos e lënëgotën të nxehet, dhe si rrjedhim gota nuk do të thyhet.F. Fakultative. Në dërrasë të zezë ndërtoni një tabelë ku të radhitni vetitë e xhamit. Nëkolonën tjetër u propozoni nxënësve të japin shembuj të përdorimit të xhamit me objekte.Ky ushtrim përforcon njohuritë e marra gjatë orës së mësimit.G. Punë dyshe. Kjo detyrë praktike realizohet për disa orë. Mund të përdoret edhe ndonjëorë e lirë për të organizuar konkursin. Lexoni me zë detyrën praktike nr. 2. Fillimisht iftoni nxënësit të skicojnë idenë e tyre, shoqëruar me mjetet dhe materialet që u nevojiten.Përpiquni që së bashku me klasën të përfshiheni në përzgjedhjen e 4 ideve më të mira.Ndani klasën në katër grupe dhe me materialet e sjella në klasë realizoni idetë epropozuara më sipër.Detyrë shtëpie Ushtrimi 1 faqe 8 tek fletorja e punës. Ky ushtrim është me plotësim fjalish dheaftëson nxënësit në riprodhim të njohurive. Përgjigjet janë në fund të fletores sëpunës.Pak histori që mund të përdoret në ndihmesë të shpjegimit të mësimit dhe ushtrimeveNjerëzit e kanë përdorur xhamin që nga Epoka e Gurit, kur ata donin të mprihnin diçka. Atapërdornin xhamin vullkanik, i cili është xham natyral. Ai formohet nga rëra që del nga gryka e njëvullkani. Kur vullkani shpërthen, gazrat nxehin rërën, e cila shkrin dhe kthehet në xham.Xhami natyral ndodhet në ishujt Egje, midis Greqisë dhe Turqisë, ku ka shumë vullkane. Vetëmrreth viteve 1000 para lindjes së Krishtit, njerëzit filluan ta prodhonin xhamin vetë. Rëra, materialikryesor nga i cili formohet xhami, ka shumë silic (molekula të silikonit dhe oksigjenit) në të. Rërae plazhit është pothuaj e përbërë vetëm nga silici.Përveç vetive klasike të xhamit, sot është arritur që të modifikohen vetitë e tij duke përpunuar njëlloj xhami i cili nuk lejon depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit. Ky lloj xhami përdoret përsyzet, xhamat e makinave, të ndërtesave etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!