12.07.2015 Views

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

Libër mësuesi Aftësim teknologjik 6, 7 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Materialet Energjia Strukturat TIK Njeriu dhe Teknologjia 29Ushtrimi 2, faqja 15, nxënësi ka si detyrë të pohojë apo mohojë fjalinë, testohet sivëmendja e nxënësit, ashtu edhe përgatitja e tij. Përgjigjet gjenden në fund të fletores sëpunës.Ushtrimi 3, faqe 15, nxënësi në bazë të njohurive të marra gjatë orës së mësimit duhet tëjetë i aftë të plotësojë kërkesën. Përgjigjet e mundshme: e lëmuar – letra e fletores, zarfi,librat, kalendarët etj; e dobët - shamitë e dorës, letrat e tualetit, gazeta, etj; e fortë - kutitëe qumështit, të vezëve, karton, letra të ndryshme ambalazhi.Detyrë shtëpie Ushtrimi 4 “Argumentoni”, faqe 16, në fletoren e punës: nxënësit duhet të kërkojnë sidhe të bazohen tek mësimi i ditës për të dhënë argumentet e tyre. Rëndësi ka qëçfarëdo mendimi që ata të japin, të jenë të aftë të radhisin arsyetime të qarta.Përgjigjet e mundshme: Burimi i letrës janë drurët. Letra e aluminit, pavarësishtemrit apo vetive, është objekt i përbërë kryesisht nga alumini, pra i përket kategorisësë objekteve prej metali.Fakultative. Punë krijuese “Mbajtësja prej letre dhe stilolapsat”. Kjo është një punëkrijuese që shtron një situatë problemore dhe nxënësi duhet ta zgjidhë atë. Sugjerojmë qëklasa të ndahet në pesë apo gjashtë grupe dhe nxënësit duhet ta zgjidhin problemin dukendjekur dhe respektuar hapat e propozuar në fletën e fotokopjuar. Ju si mësues duhet t’ilini nxënësit të lirë në plotësimin dhe zgjidhjen e situatës problemore. Vetëm udhëzoninxënësit që përgjigjet duhet të ilustrohen dhe të mbështeten në njohuritë e fituara, apo dheleximet personale të secilit. Detyra juaj është vëzhgimi nga afër sesi ata punojnë në grupdhe elemente të tjera që detajohen në fletën e fotokopjuar. Nëse koha nuk mjafton ështënjë punë të cilët nxënësit mund ta punojnë edhe si detyrë shtëpie.Situata problemore: Arjola, Aulona dhe Drini ti janë përgjegjës për t’u kujdesur përtavolinat e nxënësve. Çdo ditë ata shkojnë më herët në shkollë dhe vendosin mbi tavolinamjetet mësimore. Një ditë, një shkollë jashtë vendit u solli si dhuratë, disa mbajtësestilolapsash prej letre. Kur ata i mbushën me stilolapsa dhe filluan t’i vendosnin mbitavolina panë që mbajtëset nuk qëndronin dot. Mbajtëset ishin shumë të bukura. Që të tremenduan që ta zgjidhin këtë problem duke ruajtur po këto mbajtëse, por t’i bënin ato tëqëndrueshme.Materiali në vijim mund të përdoret në ndihmesë të shpjegimit të mësimit dhe ushtrimeve.Ne e përdorim letrën për edukim: libra, fletoret e ushtrimeve, fletoret e punës, tabelat e murit;komunikim: gazeta, revista, zarfe, pulla poste, kalendar, fatura, për të shkruar, printuar;udhëtim: bileta, pasaporta, harta; higjienën personale: shamitë e dorës, letrat e tualetit;paketimin e ushqimeve: paketimet e miellit, sheqerit, gjalpit, kutitë e qumështit, të vezëve, pakot eçajit; argëtim dhe sport: kapelat e kokës, fishekzjarrët, letrat e bixhozit, balonat, biletat endryshme; dhe të gjitha këto janë vetëm disa nga përdorimet e letrës. Thuhet se standardi i jetesëssë një populli matet nga sasia e letrës që ai konsumon. Pa letër sot nuk do kishim libra, revista,gazeta, dhe kështu me radhë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!