21.02.2013 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Arsim Halili

SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISË

Ishte pranverë, punët veç sa kishin filluar. Edhe familja e bacës Ukë, si shumë të tjera, po i kryenin punët

fillestare të pranverës. Baca Ukë, kishte një djalë. Ai e kishte emrin Shpend. Kishte kryer shkollimin dhe

ishte bërë profesor i gjuhës shqipe. Baca Ukë kishte gruan, djalin, nusen e djalit dhe dy mbesa. Prindërit e

Shpendit, megjithëse kishin mbushur të shtatëdhjetat, mbaheshin të fortë. Teuta ishte bashkëshortja e Shpendit.

Ajo punonte teknike medicinale në ambulantën e fshatit. Vajza e saj e madhe Blenda shkonte në klasë

të parë. Merita ishte vajza e dytë e saj dhe ishte pesë vjeçe. Për Shpendin, kishin respekt të gjithë që e

njihnin. Fjalë të mira, flisnin kolegët, bashkëfshatarët, por edhe nxënësit e tij.

Baca Ukë njihej si burrë me karakter të fortë. Ai kishte qëndrimin e një malësori, fjala e tij peshonte. Thuaj

se shumë kush në praktikë i përdorte fjalët e bacës Ukë, duke thënë; se kështu apo ashtu ka thënë baca Ukë.

Ramizja e shoqja e bacës Ukë, ishte plakë për lakmi. Oda e bacës Ukë ishte një shkollë e madhe. Aty

ruhej dhe kultivohej kombëtarja. Në këtë odë kishin qëndruar të mirëpritur, burrat e orëve të para të lirisë

së Kosovës. Po në këtë odë Shpendi kishte marrë mësimet e para të atdhedashurisë. Të gjithë ata që i njihte,

mundohej me aftësitë dhe mundësit veta t’u ndihmojë. Këshillat, sugjerimet dhe vërejtjet, nga ana e tij, ishin

jo vetëm kompliment, por edhe rrugëdalje për problemet e shoqërisë. Kolegët e tij në shkollë, kishin mendim

të mirë për shokun e tyre. Nxënësit shërbeheshin me porositë e profesorit të tyre:

-A e dini si ka thënë profesor Shpendi? A ju kujtohet kur na patë folur për atë temë shumë interesante?

-Vërtetë ashtu është! - pohonin me një zë.Fatkeqësisht për të gjitha ato aftësi intelektuale dhe profesionale,

kishin dëgjuar edhe dashakëqinjtë. Të cilët mezi nuk prisnin që të fusnin në dorë dhe ta “përpunonin”.

UDB- ja dhe shumë shërbëtorë të saj, fatkeqësisht edhe shqipfolës, ishin duke përgatitur terrenin. Një të

hëne në mëngjes, tek po shkonte në shkollë, papritmas duke ecur rrugës, ashtu i qetë! Një veturë ecte, herë

me ritëm të shtuar, herë të ngadalësuar. Papritmas u ndal vetura para këmbëve të profesor Shpendit. Nga

vetura zbritën katër policë. Ata ia zënë udhën:

-Mirëmëngjesi: - e përshëndetën si me ironi.

-Mirëmëngjesi. -ua ktheu edhe profesori.

-Ju lutem a keni mundësi të ndaleni?... Kemi një bisedë me ty!

-Urdhëroni pyetni. Mundësisht më shpejtë se kam për të shkuar në shkollë! –i luti profesori.

Policët, pak u nxehën.

-Neve nuk na intereson ku po shkon, por ti do të përgjigjesh pyetjeve tona! Kush jeni ju dhe nga jeni? ...

Policët, bëheshin sikur nuk e njihnin.

-Jam profesor Shpendi dhe jam po nga ky fshat.

-Mirë, kam dëgjuar për këtë emër. - foli polici i cili e pyeti përsëri:-Çfarë lënde jepni në gjimnaz? -Jam profesor

gjuhës dhe letërsisë shqipe. -Po edhe për këtë kam dëgjuar. – ia ktheu polici.

-Sa vjeç jeni profesor? -Jam tridhjetë e pesë vjeç.

-A jeni ju, djali i Ukës. -Po, jam djali i vetëm i tij.

-Bukur...këtë e deshëm. Ia ktheu njëri prej policëve dhe për një kohë heshtën dhe ajo heshtje ishte monotone!

Pas pak, filluan bisedës policët mes veti:

-E kapëm!... E futëm në dorë këtë bir qeni. –

-Babi i juaj, po strehon ekstremistë shqiptarë në shtëpi apo!?...

- Këtë nuk e di....- tha Shpendi. -Mbase po e dini ju! Unë për këtë nuk kam përgjigje.

-Pse nuk i përzini nga shtëpia ata dhe babin tuaj ekstremist.

- Jeni duke më ofenduar! Nuk është në etikën time të përzë prindin nga shtëpia. Ju lutem më lejoni të shkoj

në shkollë, se më humbin orët e mësimit. – i luti Shpendi edhe pse e dinte se me kë kishte punë.

-Shiko, shiko -tha njëri nga policët... Ne do të humbim kokën, qen bir qeni! Kur të pyesim, duam përgjigje

e jo të na kundërviheni. -dhe i ra shuplakë në fytyrë. Ç’të bënte Shpendi... heshti... por shpërthente për

brenda! Nuk kishte formë e as mundësi, t’i kundërvihet.

-Dëgjo!...Ku janë dhe ku fshihen ekstremistët! -ndërhyri Zorani?

- Unë nuk e di kush janë ata dhe për kë e keni fjalën?

-Bëhesh sikur nuk e dini për kë e kemi fjalën. Ata janë: Bardhi, Agimi dhe Shpëtimi. Mbrëmë e kanë sulmuar

stacionin tonë policor.

vijon në faqen tjeter

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!