21.02.2013 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përkujtohet heroi Shaban Polluzha

Shaban Polluzha, organizator i luftës

për çlirimin e Kosovës

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,

theksoi se heroizmi dhe vizioni i Shaban Polluzhës,

ka bërë që i tërë kombi shqiptar të krenohet me

figurat e tilla, emrat e të cilëve mbeten legjenda të

lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Shaban

Polluzha është figura më e ndritur e popullit shqiptar.

“Shaban Polluzha, është njeriu i vizionit, figurë e

trimërisë dhe i nismës së një rezistence të madhe

kundër uverturave serbo-çetnike, të cilat ishin të

orientuara kundër popullit të Kosovës. Bacë Shabani

është njeri i refuzimit dhe kundërshtimit të regjimit

komunist dhe krajatave që po i bëheshin pas shpine

Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se

ai ishte hero i përpjekjeve të mëdha për liri dhe shtet

të Kosovës. Duke folur për rolin historik të heroit

Polluzha, kryeministri Thaçi, vlerësoi se ai ishte

njeri, ndërtues i një epoke të re për lirinë e Kosovës.

“Duke përkujtuar figurën e heroit Polluzha, angazhimi

dhe guximi i tij më bëjnë të ndihem krenar,

pikërisht sot kur ne përkujtojmë këtë ditë të madhe

të komandantit Shaban Polluzha, bashkë me të rënët

e shumë bashkëluftëtarëve të tij të lëvizjes çlirimtare

të Kosovës”, vlerësoi Thaçi, duke shtuar se nuk

ishte vetëm guximi dhe heroizmi i pashoq, po bacë

Rruga e pavarësisë - histori e shkruar me

gjak

Idealet dhe objektivat e heroit Shaban

Polluzha, ishin mesazh dhe reflektime

të denja kombëtare, shkëndijat e të cilit

mbajtën gjallë vullnetin e kombit shqiptar

për liri dhe pavarësi.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në

Prishtinë, me rastin e 64-vjetorit të rënies

së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha,

udhëheqësit e lartë të shtetit, studiues

të historiografisë dhe bashkëluftëtarë

të Shabanit, e vlerësuan lart tribunin e

popullit, i cili nuk kurseu asgjë për të

mbrojtur atdheun, truallin dhe kullat. Në

këtë rast, figura e Shaban Polluzhës është

vlerësuar si hero legjendar, njeriu i cili organizoi dhe udhëhoqi luftën e armatosur kundër pushtuesit serbosllav

në periudhën e fundit të Luftës II Botërore (1945).

Shabani ishte edhe njeriu i cili ndërtoi raport të ri të

Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sensibilizuar

përpjekjet liridashëse të popullit shqiptar

për liri dhe shtetësi. Ai shtoi se Shaban Polluzha,

ishte luftëtari i demokracisë së kësaj ane, nga fakti se

ai luftoi vendosmërisht kundër diktaturës komuniste,

fryma e së cilës fillonte një pushtim të ri për Kosovën

dhe shqiptarët. “Brigada e Polluzhës përbëhej

nga njerëzit më të mirë të kombit tonë, ata

të cilët treguan guxim dhe trimëri që t’u thonë jo

përpjekjeve antishqiptare. Vepra dhe heroizmi i tij

mbeten mësim për gjeneratat e reja, të cilat vazhduan

rrugën e lirisë, të cilën ne sot e gëzojmë”, theksoi

Thaçi, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës

janë arritur falë angazhimit, heroizmit dhe guximit

të brezave më të çmuar të kombit tonë. Ai tha se 53

vjet pas rënies së Shaban Polluzhës, luftuan heroikisht

komandanti legjendar Adem Jashari, për të filluar

një epokë te re për historinë e Kosovës.

Rruga e lirisë-sakrificë sublime kombëtare

Idealet dhe objektivat e heroit Shaban Polluzha,

ishin mesazh dhe reflektime të denja kombëtare,

shkëndijat e të cilit mbajtën gjallë vullnetin e kombit

shqiptar për liri dhe pavarësi. Kështu vlerësoi, publicisti

Agim Zogaj, duke iu referuar rolit të figurës

së heroit Polluzha, në përpjekjet e tij dhe të popullit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!