21.02.2013 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E boton QKSH”Migjeni”

Borås-Suedi

Viti III , Nr. 3

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, mars, 2009

DITURIA

GËZUAR NJË VJETORI I PAVARËSISË KOSOVË !

Skene-Suedi 21 shkurt 2009

Sokol DEMAKU - Skene - Suedi

KOSOVE GËZUAR NJËVJETORIN E PAVARËSISË

Me 21 shkurt në qytetin e vogël suedez në Suedin përendimore të quajtur Skene shqiptaret që jetojnë dhe

veprojnë në në këto treva kishin organizuar manifestimin qendror për festimin e nje vjetorit të Pavarësisë së

Republikës së Kosovës.

Në fjalëne tij veprimtari Avni Ismaili përshendeti të pranishmit me Urimin

KOSOVË – GËZUAR PAVARËSIN!

Me intonimnin e himnit shtetëror filloj manifestimi ku mbi 200 të pranishëm në sallë ishin tubuar që të

kremtojnë këtë ditë të madhe.

Të prnanishmëve iu drejtua Avni Ismaili aktivist i dalluar në jeten kulturore ketu në këtë qytet i cili foli për

rëndësin që ka kjo ditë për ne shqiptarët, ku në sallën ku zhvilloj aktiviteti në pjesën e lart të murit, ku ishte

e improvizuar një kënd për grupin muzikor dhe pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive, ishin të vendosur

Flamuri i Kosovës, Flamuri Kombëtar , Flamuri amerikan, Flamuri suedez, fotografitë e Ibrahim Rugovës

dhe komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe mbishkrimi me shkronja kuq e zi:

”KOSOVËS GËZUAR

NJË VJETORIN E PA-

VARËSISË”!

Pjesen artistike të kësaj

mbrëmje festive e udhëhoqën

të rinjët Agnesa

Bekteshi dhe Liridon

Mavraj, nxënës.

Nxënësit dhe të rinjët e

ketij qyteti nën përkujdesjen

e mësusit të

gjuhës shqipe në keto

treva kishin përgatitur

nje kollaz muzikoro

humoristik për këte dite

me rëndësi për kombin

shqiptar.

Ishte kënaqesi të degjoje

voglushet dhe voglushit

shqiptar duke recituar

për atdheun, kombin,

heronjët dhe të arriturat e

vendit tonë.

Ishte interesant skeqi mes ”Ramadanit dhe Zhivkos” dy fqinje të dikurshem e sot…. Ku kjo u prit me ovacione

të gjata nga të pranishmit.

Po ashtu edhe skeqet humoristike të benin përshtypjen se keta fëmije dhe të rinjë kanë se cka të prezentojnë

para publikut apo me mire te themi para prinderve të tyre dhe mysafirëve të ftuar.

Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptareve këtu, se jo vetem dita e pavaresë

së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare ketu festohen në menyrë madheshtore, e kete ne e bejme

thon ata qe fëmija tant ë dinë me teper per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre eu duhet kurr me

shume që të kene njohuri për vendlindjen.

Por eshte pune e madhe thone keta bashkepunimi mes familjes dhe shkolles ku ka dhene rezultate pozitive

dhe kjo shihet nga puna dhe ajo cka fëmija tonë dinë dhe mund të hsprehin para mysafirëve tanë.

Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohe të gjatë , u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të

gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.

Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovës nga të rinjët dhe të

rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.

GËZUAR 7 MARSIN MËSUES TË DASHUR,

GËZUAR 8 MARSIN NËNA, MOTRA DHE GRA TË DASHURA!

Stafi i revistës “Dituria” urojmë të gjithë mesuesit në mbarë botën ku ata ndodhën “Gezuar 7 marsin!”

Më 7 mars, ditë e shpallur me një vendim të qeverisë shqiptare si “Dita Kombëtare e Mësuesve”, mbushen

121 vjet nga krijimi i “Mësonjëtores” së parë shqipe në qytetin e Korçës, një qytet me tradita patriotike dhe

mësimdashëse në Juglindje të Shqipërisë.

“Mësonjëtorja” e parë u çel në 7 mars në 1887, në kushtet e pushtimit otoman dhe ajo u krijua nga një grup

rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha

mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga

idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. “Mësonjëtorja” e parë shqipe u përkrah gjerësisht nga

masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Në këtë shkollë jepeshin lëndët: shkrim, këndim, gjuhë shqipe,

gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë. Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në

faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u

bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit. Në përkujtim të krijimit të

“Mësonjëtores” së parë shqipe, me vendim të qeverisë shqiptare, në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet

si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

Sot, 7 Marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave

më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit.

Ne stafi i revistës “Dituria”,urojme te gjitha nenat,motrat e grate shqiptare,ane e mbane botes ku ata jetojne

e punojne dhe edukojne femijet e tyre me frymen e dashurise per njeri tjetrin e per vendin e gjuhen e paster

shqipe. Te nderuara nena,motra e gra shqiptare,Gezuar 8 Marsin ,festen tuaj.Mbretrofte paqja, lumturia e

harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja...

8 marsi eshte dita nderkombetare e grave. Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare

e grave eshte historia e grave te zakonshme qe kane bere histori. Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekullore

e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat. Ideja e dites nderkombetare te

grave erdhi ne fillim te shekullit 20 qe ne boten e industrializuar si pjese e zgjerimit, rritjes se popullsise

dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe

ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes.

Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre.

Fillimisht më 8 mars 1875,Në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jork

gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës,orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta.

Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherë

Më vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga

kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të

shënohej kjo ditë.

Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit.

Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe

gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës.

Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me

motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23

shkurti i kalendarit Julian qe perdorej nëRusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë

përkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e

grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917.

Sot të zëmë në Gjermani e Zvicërr gratë e tyre as nuk dijnë për këtë datë nga se dita e nënave atje festohet në

maj,por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi

i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.Megjithatë gratë

tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë

pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te

te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni

mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi

në qdo fushë të jetës.

Edhe njehere gezuar 8 marsin festen tuaj te nderuara nenat,motrat tona e grate shqiptare,gezuar!

Përkujtohet heroi Shaban Polluzha

Shaban Polluzha, organizator i luftës

për çlirimin e Kosovës

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,

theksoi se heroizmi dhe vizioni i Shaban Polluzhës,

ka bërë që i tërë kombi shqiptar të krenohet me

figurat e tilla, emrat e të cilëve mbeten legjenda të

lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Shaban

Polluzha është figura më e ndritur e popullit shqiptar.

“Shaban Polluzha, është njeriu i vizionit, figurë e

trimërisë dhe i nismës së një rezistence të madhe

kundër uverturave serbo-çetnike, të cilat ishin të

orientuara kundër popullit të Kosovës. Bacë Shabani

është njeri i refuzimit dhe kundërshtimit të regjimit

komunist dhe krajatave që po i bëheshin pas shpine

Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se

ai ishte hero i përpjekjeve të mëdha për liri dhe shtet

të Kosovës. Duke folur për rolin historik të heroit

Polluzha, kryeministri Thaçi, vlerësoi se ai ishte

njeri, ndërtues i një epoke të re për lirinë e Kosovës.

“Duke përkujtuar figurën e heroit Polluzha, angazhimi

dhe guximi i tij më bëjnë të ndihem krenar,

pikërisht sot kur ne përkujtojmë këtë ditë të madhe

të komandantit Shaban Polluzha, bashkë me të rënët

e shumë bashkëluftëtarëve të tij të lëvizjes çlirimtare

të Kosovës”, vlerësoi Thaçi, duke shtuar se nuk

ishte vetëm guximi dhe heroizmi i pashoq, po bacë

Rruga e pavarësisë - histori e shkruar me

gjak

Idealet dhe objektivat e heroit Shaban

Polluzha, ishin mesazh dhe reflektime

të denja kombëtare, shkëndijat e të cilit

mbajtën gjallë vullnetin e kombit shqiptar

për liri dhe pavarësi.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në

Prishtinë, me rastin e 64-vjetorit të rënies

së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha,

udhëheqësit e lartë të shtetit, studiues

të historiografisë dhe bashkëluftëtarë

të Shabanit, e vlerësuan lart tribunin e

popullit, i cili nuk kurseu asgjë për të

mbrojtur atdheun, truallin dhe kullat. Në

këtë rast, figura e Shaban Polluzhës është

vlerësuar si hero legjendar, njeriu i cili organizoi dhe udhëhoqi luftën e armatosur kundër pushtuesit serbosllav

në periudhën e fundit të Luftës II Botërore (1945).

Shabani ishte edhe njeriu i cili ndërtoi raport të ri të

Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sensibilizuar

përpjekjet liridashëse të popullit shqiptar

për liri dhe shtetësi. Ai shtoi se Shaban Polluzha,

ishte luftëtari i demokracisë së kësaj ane, nga fakti se

ai luftoi vendosmërisht kundër diktaturës komuniste,

fryma e së cilës fillonte një pushtim të ri për Kosovën

dhe shqiptarët. “Brigada e Polluzhës përbëhej

nga njerëzit më të mirë të kombit tonë, ata

të cilët treguan guxim dhe trimëri që t’u thonë jo

përpjekjeve antishqiptare. Vepra dhe heroizmi i tij

mbeten mësim për gjeneratat e reja, të cilat vazhduan

rrugën e lirisë, të cilën ne sot e gëzojmë”, theksoi

Thaçi, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës

janë arritur falë angazhimit, heroizmit dhe guximit

të brezave më të çmuar të kombit tonë. Ai tha se 53

vjet pas rënies së Shaban Polluzhës, luftuan heroikisht

komandanti legjendar Adem Jashari, për të filluar

një epokë te re për historinë e Kosovës.

Rruga e lirisë-sakrificë sublime kombëtare

Idealet dhe objektivat e heroit Shaban Polluzha,

ishin mesazh dhe reflektime të denja kombëtare,

shkëndijat e të cilit mbajtën gjallë vullnetin e kombit

shqiptar për liri dhe pavarësi. Kështu vlerësoi, publicisti

Agim Zogaj, duke iu referuar rolit të figurës

së heroit Polluzha, në përpjekjet e tij dhe të popullit

shqiptar për liri. “Lufta e Shaban Polluzhës, në vitin

1945, ishte një simbol i rezistencës shqiptare, e cila

më vonë është bartur edhe nën luftën emblematike

të UÇK-së. Në fakt betejat e armatosura e viteve të

45-ta përbënin një luftë me përmasa, ideale, qëllime,

objektiva dhe me reflektime të thella kombëtare”,

vlerësoi Zogaj, duke shtuar se ky dimension i luftës

së Shaban Polluzhës me aradhet e tij, mbetet jo

vetëm kujtesë e lavdishme, por edhe si frymëzim

qenësor dhe shpirtëror për Kosovën tonë të pavarur

dhe demokratike. Ai përkujtoi rrezikun që ka

ndier Shaban Polluzha pas ndikimit dominant të

shovinistëve serbë, të cilat nuk i njohën vendimet e

Konferencës së Bujanit dhe e ripushtuan Kosovën.

Ndërkaq, aktivisti i çështjes kombëtare, Adem Demaçi,

theksoi se nëse atëherë vdiqëm që ta mbronim

veten, sot me sakrifica të mëdha dhe falë ndihmës së

miqve tanë, Kosova ka filluar të lulëzojë si një shtet

i qëndrueshëm, duke lëshuar mesazhin e stabilitetit

dhe modernizmit të shqiptarëve. Ndërkaq, duke folur

për rrjedhat e brendshme, Demaçi, kritikoi bashkësinë

ndërkombëtare për lojalitet të madh ndaj Serbisë.

“Mos e lazdroni shumë Serbinë. Edhe sot e kësaj

dite në këtë vend, kanë mbetur në udhëheqësi po ata

çetnikë që kanë qenë”, theksoi Demaçi. Shaban Polluzha

lindi në vitin 1873 dhe u vra gjatë përpalljes

me komunistët serbo-jugosllav në vitin 1945, pas një

lufte heroike që bëri brigada e tij, e cila numëronte

mijëra anëtarë nga të gjitha viset e Kosovës.

Shaban Polluzha nderohet me

Urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti Sejdiu dekoroi Shaban Polluzhën me

Urdhrin “Hero i Kosovës”. Në bazë të Kushtetutës

së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe

në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat

dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i

Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies

së Tyre, neni 3, 19 dhe 34, Presidenti i Republikës

së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që

ta dekorojë me Urdhrin “Hero i Kosovës” luftëtarin

e shquar Shaban Polluzha, për kontributin e dhënë

dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë

e Kosovës gjatë viteve ‘40 të shekullit të kaluar. Ky

Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të

Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit

e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë

vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, kurse medalja

me Urdhrin “Hero i Kosovës” do t’u dorëzohet

familjarëve të Shaban Polluzhës në një ceremoni të

veçantë

Nebih BUNJAKU

RRUGËS SË DIELLIT

Shaban Palluzhës

Dardania kur digjej flakë

nga piromanët e tërbuar

asnjë i ri plak as plakë

s’donte vatrën për ta lëshuar

nëpër krisma dhe acar

dielli shahej veç sllavisht

zemra eshkë ndizej zjarr

gjoksi hapej martirisht

e me armë rrugës së diellit

nuk e braktisi Dardaninë

meteor Shaban Palluzha

shumë e deshi Ilirinë

të lajthiturve nga drit’e hënës

përbetuar në yll të kuq

mos lejoni u tha në Besianë

lot e gjak t’na shkojnë huq

me agimin në rrugën e diellit

si në legjendë dikur Anteu

maja e Lisit Shaban Palluzha

htriu rrënjët n’thellësi dheu

Halil Xani

LIRISË

Në Likashan e Drenicë

Lirisë iu gëzua edhe guri

Në fshat mbi gjashtë lisat

Lirshëm valon flamuri.

Liria ka aromë lulkuqeje

E ngjyrosur me ngjyrë gjaku

Ajo ka flatra sikur pëllumbi

Vjen e na përgëzon te pragu.

Dhe ju pyetni kush e solli

Nga Bajgora n`male të Sharrit

Në gjithë Kosovën atë e solli

Ushtria e Adem Jasharit.

NË PËRVJETORIN E VDEKJES SË JERONIM DE RADËS

Jeronim de Rada është Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës

arbëreshe. Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër

Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe

kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia” , në të cilën shprehu pikëpamjet

e tij për ngjarjet e kohës.

Pas dështimit të revolucionit

më 1848 e mbylli gazetën dhe i

zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij

të lindjes der! në fillim të viteve

60 të shek. XIX. Duke nisur nga v.

1861, në jetën e De Rada nisi një

fazë e re, kur ai shfaqet si një nga

figurat më në zë te Rilindjes sonë

Kombëtare. Pas traktatit Parimet

e estetikës (Principii di estetica,

1861) botoi veprat hashtësia e

kombit shqiptar (Antichità della

nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi

të një poeme arbëreshe (Rapsodie

d’un poema albanese, 1866),

që luajtën një rol të rëndësishëm

për propagandimin e çështjes

kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë

me patriotët shqiptarë

dhe me personalitetet kulturore evropiane,

dashamirë të Shqipërisë,

ndoqi me interes të gjallë ngjarjet

në Shqipëri. Më 1878 përkrahu

Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe

ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor

të Shqipërisë. Një ndihmesë

të çmuar çështjes kombëtare i

dha me revistën Flamuri Arbrit ,

që botoi në vitet 1883-1885. Në

Testamentin politik (1902) shprehu

optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë

dhe pakënaqësinë e tij ndaj

politikës imperialiste të Italisë ndaj

atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme

edhe në fushën e studimeve gjuhësore;

u kushtoi vemendje çështjeve

të prejardhjes së shqiptarëve dhe

të gjuhës shqipe, duke mbrojtur

lashtësinë e tyre. De Rada është

nga të parët studiues vendës të

strukturës gramatikore të shqipes.

Në të dy veprat gramatikore që

hartoi (1870, 1894) vuri në dukje

aspekte të patheksuara më parë nga

dijetarë shqiptarë dhe albanologë

dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara

ose të panjohura. Në veprat

e tij gjuhësore jepen të dhëna me

interes për të folmet arbëreshe.

Bëri përpjekje të vijueshme për një

alfabet të përbashkët të shqipes që

të jepte një sistem sa më të plotë

dhe të përshtatshëm për shqipen

me karaktere latine, të plotësuara

me shenja diakritike. Në veprimtarinë

gjuhësore të De Rada duhet

përmendur edhe organizimi i dy

kongreseve gjuhësore të shqipes, i

pari (1895) në Koriliano Kalabro,

i dyti (1897) në Lungro ( Kongreset

gjuhësore arbëreshe). Dha

me vetmohim mësimin e shqipes

në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër

Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë

gjersa vdiq.

E gjerë është edhe krijimtaria poetike

e De Rada Nisi të botojë që

herët por krijimi që i solli famën si

poet me talent të shquar është poema

lirike-epike Këngët e Milosaos

(1836), vepra e parë e letërsisë

sonë me vlera të mëdha artistike.

Në qendër të veprës është historia

e një çifti të ri që bashkohet pas

shumë pengesash. Autori nuk kufizohet

me dënimin e paragjykimeve

klasore që pengonin lumturinë e

të rinjve; në vepër kumboi ideja e

detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë

për të luftuar për mbrojtjen

e tij. Historia e dashurisë fatkeqe

midis dy të rinjve nga rrethet aris

tokratike të Shqipërisë së shekullit

XV është edhe në qendër të poemës

Serafina Topia, mbi të cilën

poeti punoi në vitet 1839-1843. I

pakënaqur nga puna e tij, De Rada

këtë subjekte rimori në poemën

Pasqgra e një jete njerëzore (1898)

duke e zgjeruar dhe duke trajtuar

në të një problematikë më aktuale

për kohën, luftën kundër pushtuesit

otoman. Vepra më e rëndësishme

e De Radaës është Skënderbeu i

pafan, të cilën e mbajti në duar një

kohë të gjatë (1837-1896). Skënderbeu

i pafan është kryevepra e

De Radës në të u dukën në mënyrë

të qartë veçoritë kryesore të talentit

të tij, si mjeshtër i tablove të gjera

historike dhe i përshkrimit me

zotësi të botës së brendshme të heronjve,

të mendimeve dhe të ndjenjave

më të thella e më të fshehta të

njeriut. Si poet, sidomos në Këngët

e Milosaos, De Rada u çmua lart

edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në

historinë e letërsisë shqiptare; ai

është i pari që shkroi vepra me

frymë kombëtare. Figura e tij

ngrihet si figura më e kulluar dhe

më e fuqishme e letërsisë dhe e

botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi

shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës

ishte i madh; tradita poetike

krijuar prej tij vijon të jetojë e

përtërirë edhe në letërsinë e sotme

arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri

janë botuar të adoptuara veprat e tij

kryesore. Mban titullin “Mësues i

Popullit”

Raimonda Moisiu

SI NJE DRENUSHE E BUKUR.....

Si nje drenushe e bukur me syte e

qe- shur,

Qe ....

ne cdo nate merr puthje pafund,

U zhgjove ate mengjes te perhirte,

ne

guven e erret ku

per drite kishim

fenerin e dashurise .....

Gulcimat renkuese embel dhe

buzeqeshja jote e pafaj,

“U vodhen “ nga

veshtrimi hamshor i

mureve te lashte.

Thinjoshe e fisnike,

Si kalldremet e femijerise.

Nga ....

buzet e tyre gurgullonte fishkellima

e ujit,

Si nje.....

sinfoni magjike kaq e embel, qe

mezi pret

nje puthje, nje brishtesi,nje embelsi......

Ti me nje padurim te fshehte

prisje t’i

marresh ere borzilokut…

….Se i perkasim gjithesise se

gjalle ---

Mezi prisje te te krehja floket,

me gishtat e mij, Te ....

prekja pemen e manjoles, te

kepusja gjethet e saj lart-lart dhe

me kercellin e borzilokut

te shkruaja emrin tend mbi

cipen e virgjerise te

petaleve – manjole,

te bardha, te verdha, te kuqe, te

blerta,

qe mezi presin castin magjik.

Ate cast,

Qe te perket ty, nga verbimi i

yllit,

te purpurt, qe e

enderroje ne vajzeri,

dhe ja po vjen ---

…Po vjen...po vjen....

Ai...Ai....feneri....Ndricimi i drites

qe

e duam kaq shume ne

shtratin e guves se lashte , ne

te nxehtin e gjoksit , ne

perqafimin tend, ne

lotin e syve, ne

trembjen e zogjve, ne

bulkthet e vajzerise ---

Po rizgjohen perseri

nga rrebeshi veror

I puthjeve ---

Puntorie Ziba

Pas betejës

Pas betejës u qetësua mali

zbriti Miti me luftëtarë,

zogu në pemë shtriu flatrat

me këngë në gojë

mbetën vashat.

Retë zhurmuan një vesë shi

flladitën një zemër nëne

mikluan faqe fushe

dhe djemtë e ramë.

Pas betejës

mbi varre trimash,

çeli lule vasha

dhe kukureku.

Sa të shpërndahet kurm lirie

në pranverë,

mikloni e puthni,

deheni e nisjani këngës së moçme:

“O trima luftëtarë, o bijtë e Skënderbeut”

dhe bëni tufa,tufa

manushaqet,

lulevashe e kukurekë.

Bahtir Latifi

Për ty

Për ty që po mendoj

Për ty që do të jesh pjes e imja

Për ty që më mungon

Për ty që kam mall

Për ty që nuk të kam afër

Për ty që ëndërroj

Për ty që do të të bëjë qmos

Për ty që shkrihem

Për ty që flojohem

Për ty që sakrifikohem

Për ty që do të të dua për jet

Baki Ymeri

KALTRINA

Qe dymijë vjet se po vrapoj

Pas teje

Porsi një mesazher i flatërzuar.

Që nga Durrësi e deri në Odesë:

Rumunë, shqiptarë e arumunë

Më ftonin në qëndresë.

Një valë prej mali

Apo fisnikërimi

Më rrethonte me temjan

E vaj të shenjtë

Qe dymijë vjet -

Porsi një mësazher i flatërzuar

Drejt Kështjellës së Bukurisë vrapoj

Që të të gjej.

Tani është rradha jote

Të vraposh pas meje

Dhe s’do t’i gjesh flatrat e mia

Ngase aq shpirt kam vënë në to,

Saqë i rrëmbyer nga arti

Për të të përvetësuar,

As që e kam ditur

Se kam depërtuar në vetëdijen tënde

Edhe për dymije vjet.

Arsim Halili

BENI NË TREG

Në tregun plotë njerëz

Enden shumë fëmijë

Xhaxhi a do ta mbushësh karrocën

ti

Ja ku jam unë

Lajmërohet Beni

Do t’i çoj gjërat

Aty ku është vendi

50 cent xhaxhi

Jo më shtrenjtë

E mbush karrocën xhaxhi për

qejf të vet

Niset Beni i vogël

Poshtë e lartë në qytet

I fiton 50 cent me krahët e vet

Nebih BUNJAKU

DIELLI I MESNATËS

Në mesnatë lind

në agim perëndon

qiellin e huaj përcëllon

me errësirë verbon

rrezet e tij me ngjyra

ngjyrat me tre fytyra

kur nga qielli zbret

gëlltit fëmijët e vet

prapa gurit të varrit

vritet me dorë të vet

Sokol Demaku

NËNËLOKJA

Shekujt e stepen, vitet e mjeruan,

Por Nënlokja nuk u dorëzua!

Rrudhatë në ball i vijzohen cdo ditë,

Tregojne vuajtjet mjerimin e pashpirt.

Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,

Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e

dheut.

E fortë, krenare me shpirt celik.

Nënëlokja qendorn me ballin fisnik.

Bijët e saj, bijët e shqipes

Radhisin fitoret dita ditës.

Nehat Jahiu

KETU JEMI...KETU KEMI

QENE...

Ketu kemi qene,kur lindi dielli

per here te pare,

shekuj me radhe

diellin e zjarrte kemi deshmitar.

Ketu kemi qene,kur lindi hena

per here te pare,

shekuj me radhe

henen e arte kemi deshmitar.

Ketu kemi qene,me dege e me

rrenje,

qysh nga krijimi i botes

Rrenjet tona-ne mesin e tokes,

qiellin e larte kemi deshmitar...

Hysen KËQIKU

ABC-ja IME

A ma jep dorën ti

Bashkë me ngrohtësi,

Cakun tim n’ hapësirë

Çfarë më bën të lirë.

Diellin me ngrohtësi

Dheun me gjyshëri.

Edhe rrugën time

Ëmbël për ëndërrime.

Flamurin kuqezi

Gërshetin ma lidh ti

Gjuhën e nënësë sime

Hirësinë me rrezatime.

Iriqi të ketë therra

Jelek me dredha-dredha

Kumbulla ëmbëlsinë

Lulja bukurinë.

Llokumin me sheqer

Më jep e mos ma merr,

Nëse më ke shoqe të mirë

Njomëz me ëmbëlsirë.

Ofshama ime abetare

Prijëse përparimtare,

Që më bën të përkulem

Rinimit të mos i druhem.

Rrush me shumë kokrra

S’flasim kurrë për dokrra,

Shkollë me shumë ngrohtësi

Timon të kemi ty.

Thellë në shpirtin tonë

Uratë bekimi të thonë,

Valën e liqenit ma falë

Xim o, më trimi djalë.

Xhaketën e pranverës ta dua

Yllin e shndritëshëm si thua,

Zemër me mrekullitë

Zhveshur nga djallëzitë

Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë

Koh’e shkuar në Vllahi

Ishte larë me flori

Se luftonim veç për ti,

Veç për famë-e-madhëri,

Shqipëri moj Shqipëri

Mun në qendrën e Vllahisë,

Në qytetin e Bukureshtit,

Mbiri zëri-i Shqipërisë

Si zëmbaku në mes të sheshit.

Mbiu atje ku politika

Nuku di ç’ësht helm-i-gjakut,

Ku shëndriu Elenë Gjika

E kuvendi i Naço-Plakut,

Ku i mblodhi porsi dhentë

Bijtë e Tërpo-Vasili,

Ku këndon Naim-i shentë

Duke thirur si bilbili.

O! moi kohërat e arta!

O! moj zembërzat e dlira

Me ç’gëzim ju shkruan karta

Kur ja sheh nër shoqërira:

Drita-plakë e Diturija

E Bashkimi edhe Shpresa;

Edhe Lira e Shoqërija

E Sofia Mbretëresha…

Cilado sa mund m’e mirë,

Sa m’e zjarrtë cilado;

E nër to gjith një dëshirë,

Gjith një shpresë nëpër to-

…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,

Se kështu pat thënë Zoti,

Prandaj vdes me shpirt të gurtë

Edhe humb si pikë loti.

Humbi pra dh’Elenë Gjika,

Humbi fjal e Naço Plakut,

Pa zu prapë politika,

Zu të rrjedhë lumi-i-gjakut:

Atëherë i ndolli dhentë

Dh’i bekoj Tërpo Vasili…

Fluturoj Naimi-i shentë

Duke qarë si bilbili;

O! moj kohërat e arta

O! moj zembërzat e dlira!

Me ç’të zi ju shkruan karta

LASGUSH PORADECI

KËNGA E “SHQIPËRISË SË RE”

(Koh’ e shkuar në Vllahi)

Ndaj s’u sheh nër shoqërira.

Ju kaluat porsi hije

Kur shëndriu në terr të shkretë,

O! moj zemra shentërije

Që më s’ini atje ku qetë

Ah! q’aherë zu të shtrijet

Rëndë-e keq linçoj i zisë,

Po ka nxirë vetëdijet

Me çdo vend të Rumanisë.

Dh’u helmua Shqipëtari,

E vajtoj e prapë prej të qari

Uturiu gjith Bukureshti.

O! moj kohërat e arta!

O! moj zembërzat e dlira!

Se me ç’mall ju shkruan karta

Nër këto vështirësira.

Sepse ja, në dhe të huaj,

Një fletore zu të nisë,

Që të jetë zëri juaj

Edhe zëri-i Shqipërisë.

Zu të nisë duke dale

“Shqipërijëza e Re”:

Kur bën fjalë me ngadalë…

Kur godet porsi rrufe…

Sepse kjo’sht’-udh’e mbarë

E ndërgjegjse së kulluar;

Duke ngarë e duke sharë,

Edhe duke përgjëruar

E kështu shkoj mot-i dytë

E si-i treti u pat vdarë,

Moti-i katërt mbylli sytë.

Që sot nis një mot i ri,

As t’u flakeshim o Zot!

Qajmë, o-nënë Shqipëri,

Qajmë, e derdhim pika lot.

Shqipëri! Moj nëna ime:

Më ke rritur me thërime.

Shqipëri! Të qofsha falë

Të kam nënë, më ke djalë.

(“Shqipëri e Re”, Konstancë (Rumani),

29 korrik 1923. E zgjodhi për Ju:

Baki Ymeri)

Ajete Beqiraj

Dikur do t’pendohesh

Hija e dashurisë sime

Zgjohet në dhomën tonë

Sa herë ti me tjetrën

Shtrihesh në atë shtrat

Por je I verbër ta shohësh

I shurdhër ta dëgjosh

Tek psherëtin heshtur

Sonte e për çdo natë

Me kohë do të shohësh

Sa keq verbon epshi

Vaji I fëmijës së palindur

Do të t’I shpoj veshët

Klithma ime e thekshme

Serish do të çaj muret

Pse ma vratë pa arritur

Ta mbaj një herë në prehër

Breshërimat e lotëve të mi

Në shpirt do të t’bëhen gur

Do t’mallkosh kush ndan

Ata që bashkon Zoti

Aty ku mbylla nusërinë

Do të qash do t’vajtosh

Por lutjet e përgjërimet

Do t’I bësh kot së koti

Nga realiteti do të shkundesh

Si nga një ëndërr e ligë

Nga magjia e zezë

Atë ditë që të kthjellohesh

Duart e saj të venitura

Kur të ndjesh në trup

Do të stepesh, do t’djersitesh

Do të dridhesh, do t’tmerrohesh

Aty do ta ndjesh

Peshën e rëndë të mëkatit

Dhe do të shohësh

Në atë plakë një shtrigë

Do t’pendohesh pse zhbive

Bimën e dashurisë sonë

Për një nepëprkë që t’pjell

Bolla e gjarprinj

PIANISTI I VOGËL ERION REXHEPI

Në komunën e Brämhultit mësimin e zhvillojnë fëmijët nga klasat parashkollre deri në klasën e nëntë të

shkollës fillore.Kjo veprimtari përshkruhet nga një perspektivë e plotë për nxënësit nga 1 deri në 16 vjeq.

Ne vizituma Institucionin parashkollore Häsllegården. Sipas fjalëve të drejtoreshës së këtij Insititucioni

Cristina Hultin nga viti 2006 ky institucion parashkollor ka filluar të aplikoj një filosofi të re të punës duke u

bazuar në filosofin me insiprim nga Regio Emilia e cila filosofi vjen nga Italia veriore.

Komuna ka berë një investim kapital në kopshtet e fëmijëve apo si këta këtu i quajn në Institucionet parashkollore.Të

gjithë të punësuarve në institucionet parashkollore të kësaj komunë u është mundësuar që në

kuadër të shkollës

së lartë të vijojnë

një kualifikim

profesional prej

15 poenësh brenda

Regio Emilia

filosofisë si dhe u

është mundësuar

që të gjithë pedagogët

e punësuar

në këto institucione

të vizitojnë

të gjitha kopshtet

dhe institucionet

parashkollore që

bazohen në Regio

Emilia filosofin

në punën e tyre në

Suedi.

Drejtoresha e

këtij institucioni

parashkollor na

spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne shumë ide dhe mendime, dëshirë dhe

energji për ta zhvilluar Häslegården në të ardhmen.Mu tani ne jemi në një ndryshim intersant dhe të dobishëm

ku të gjithë së bashku do të krijojmë një instituicion parashkollor ku fëmija me gëzim do mësojnë

njëqind gjuhë, do të takojë një mjedis që joshë fëmijët dhe personelin në një punë edhe ma produktive si

dhe një angazhim më të madh nga ana e pedagogëve që punojnë me këta fëmijë duke u mbeshtetur në filosofin

e Regio Emila.

E gjithë kjo do mbështetet dhe bazohet në Planin mësimor Lpfö-98.Ajo thot se ketu punohet në një reth

shumëkulturor dhe se zhvillimi gjuhësor i fëmijeve është shumë më rëndësi dhe i kushtohet një kujdes i

madh në punën e tyre.Kemi të angazhuar në nivel të komunës pedagog ndihmës ose si ne i quajm mësues

ndihmës të gjuhës në mënyrë që fëmija ta ken më lehetë në përballimin e vështirësive gjuhësore.Këta pedagog

kanë një rol të rendësishëm tek fëmijët në përvetsimin e gjuhës amtare të fëmijëve.

Muzika, kënga, lojrat muzikoro ritmike të udhëhequra nga pedagog të shkollës së muzikës së qytetit është

edhe një shembull tjetër se cka fëmijët në këtë institucion parashkollor mund të mësojnë.

Ne këtu takuam Erion Rexhepin një fëmijë shqiptar pesë vjeqar që vijon mësimet në këtë Intitucion parashkollor

të kesaj komune dhe me te zhvilluam nje bisedë lidhur ma aktivitetin e tij që aiu zhvillon këtu. Erion

thot se është pesë vjeqar dhe se i pelqen të luan në piano, ku edhe ne me kete u bindem kur Erion filloj të

luaj në piano. E pyetem se cka do luan ai këtu për ne qe ne ta degjojmë: ai u përgjegj se ai do laun këngët

për fëmije ne sudisht të cilat i ushtron për cdo ditë me mesuesen e tij Ullrika. Dhe shton se do bëhet muzikant

kurr të rritet sepse edhe babai i ndihmon që ai të jetë i suksesshëm në muzikë. Pra ketu mund të gjesh

inspirim për punë me të vegjlit, ku ata një ditë do të jenë “të mëdhenjë”.

Thomas Nydahl

Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes,

rrënjët e veta, nga do që të shkojë

RIZAH SHEQIRI: ”SORGESÅNGER - EN DIKTBUKETT FRÅN ETT HJÄRTA I EXIL” (Këngë vaji

– një buqetë me poezi nga një zemër në ekzil). Përmbledhje poezish në gjuhën suedeze dhe pjesërisht në

gjuhën angleze. Suedi 2008. Parathënja nga Thomas Nydahl, shkrimtar dhe gazetar i kulturës.

Ndjenja e të qenurit pa strehë

është një çështje e filozofisë

klasike. Filozofja franceze Simone

Weil ishte përpjekur ta refuzonte

këte duke thënë që njerëzit, për

dallim nga drunjtë, i kërkojnë

rrënjët. Gabimi vendimtar në rezonimin

e saj është, që secili njeri

bart origjinën e vet të prejardhjes,

rrënjët e veta, nga do që të shkojë.

Të kesh rrënjë nuk është e njejta

gjë sikur të jesh dru dhe pa aftësi

ndryshimi e zhvillimi.

Shumë njerëz të kësaj bote moderne

posedojnë diçka më shumë

se sistemin e rrënjve, më shumë

se vetëm një strehë. Kjo ndodhë

kështu nga një rrethanë ndjesore

ose thejsht nga një rrethanë fizike

e praktike. Në këtë kohë të globalizmit

duke pasë parasysh çdo lloj

trysnie, ekonomike dhe politike,

disa prej nesh përpiqemi të fshihe

mi në ngastrat vetanake. Në frymën

e Volterit në të vërtetë

ne kultivojmë kopshtin tonë. Por

të përpiqesh të mbyllësh sytë ndaj

katastrofave që po ndodhin në botë

do t´ishte një strategji e keqe për

mbijetesë.

Në poezitë e tij Rizah Sheqiri

tregon se bota duhet të frymojë

përmes vendeve ku qëndrojmë

përkohësisht, përmes sistemeve të

rrënjve të reja ose të vjetra, ashtu

që të lindet një ndërgjegje për

kushtet vetanake. Rizah Sheqiri

posedon dy ndjenja atdhetare: njëra

është shqiptare e tjetra suedeze.

Kjo përshkohet në gjitha shkrimet

e tij. Ai qëndron me të dya këmbët

në truallin suedez, por njëkohësisht

gjendet po aq shpesh në të kaluarën

shqiptare dhe në ëndrrat për një të

ardhme më të mirë për popullin kosovar.

Kjo përmban një simpati të

hellë që duket si vizion i dyfishtë,

që në mos asgjë tjetër tregon se sa

të barabartë janë njerëzit. Ëndërrat

dhe shpresat tona, ashtu si edhe

dështimet dhe dëshpërimet, i ngjjajnë

shumë njëra tjetrës kur këmbehen.

Dhe atëherë kur këto dy vende

nuk do t’i mjaftonin Rizasë, ai gjen

një të tretë: të shkruarit, letërsinë.

Edhe në poezi ka shtëpinë e tij: “në

bibliotekë gjeta vëllezër”, konstaton

ai në një poezi, kurse në një

tjetër thotë se aroma e një bredhi

dhe kujtimi i fushës janë të një

rëndësie për te. Kështu lidhen mali,

bimësia, me një gjuhë ku është

rrënjësur ndejnja e vendlindjes.

(Përktheu nga suedishtja

Shuquri Sejdijaj)

Arsim Halili

SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISË

Ishte pranverë, punët veç sa kishin filluar. Edhe familja e bacës Ukë, si shumë të tjera, po i kryenin punët

fillestare të pranverës. Baca Ukë, kishte një djalë. Ai e kishte emrin Shpend. Kishte kryer shkollimin dhe

ishte bërë profesor i gjuhës shqipe. Baca Ukë kishte gruan, djalin, nusen e djalit dhe dy mbesa. Prindërit e

Shpendit, megjithëse kishin mbushur të shtatëdhjetat, mbaheshin të fortë. Teuta ishte bashkëshortja e Shpendit.

Ajo punonte teknike medicinale në ambulantën e fshatit. Vajza e saj e madhe Blenda shkonte në klasë

të parë. Merita ishte vajza e dytë e saj dhe ishte pesë vjeçe. Për Shpendin, kishin respekt të gjithë që e

njihnin. Fjalë të mira, flisnin kolegët, bashkëfshatarët, por edhe nxënësit e tij.

Baca Ukë njihej si burrë me karakter të fortë. Ai kishte qëndrimin e një malësori, fjala e tij peshonte. Thuaj

se shumë kush në praktikë i përdorte fjalët e bacës Ukë, duke thënë; se kështu apo ashtu ka thënë baca Ukë.

Ramizja e shoqja e bacës Ukë, ishte plakë për lakmi. Oda e bacës Ukë ishte një shkollë e madhe. Aty

ruhej dhe kultivohej kombëtarja. Në këtë odë kishin qëndruar të mirëpritur, burrat e orëve të para të lirisë

së Kosovës. Po në këtë odë Shpendi kishte marrë mësimet e para të atdhedashurisë. Të gjithë ata që i njihte,

mundohej me aftësitë dhe mundësit veta t’u ndihmojë. Këshillat, sugjerimet dhe vërejtjet, nga ana e tij, ishin

jo vetëm kompliment, por edhe rrugëdalje për problemet e shoqërisë. Kolegët e tij në shkollë, kishin mendim

të mirë për shokun e tyre. Nxënësit shërbeheshin me porositë e profesorit të tyre:

-A e dini si ka thënë profesor Shpendi? A ju kujtohet kur na patë folur për atë temë shumë interesante?

-Vërtetë ashtu është! - pohonin me një zë.Fatkeqësisht për të gjitha ato aftësi intelektuale dhe profesionale,

kishin dëgjuar edhe dashakëqinjtë. Të cilët mezi nuk prisnin që të fusnin në dorë dhe ta “përpunonin”.

UDB- ja dhe shumë shërbëtorë të saj, fatkeqësisht edhe shqipfolës, ishin duke përgatitur terrenin. Një të

hëne në mëngjes, tek po shkonte në shkollë, papritmas duke ecur rrugës, ashtu i qetë! Një veturë ecte, herë

me ritëm të shtuar, herë të ngadalësuar. Papritmas u ndal vetura para këmbëve të profesor Shpendit. Nga

vetura zbritën katër policë. Ata ia zënë udhën:

-Mirëmëngjesi: - e përshëndetën si me ironi.

-Mirëmëngjesi. -ua ktheu edhe profesori.

-Ju lutem a keni mundësi të ndaleni?... Kemi një bisedë me ty!

-Urdhëroni pyetni. Mundësisht më shpejtë se kam për të shkuar në shkollë! –i luti profesori.

Policët, pak u nxehën.

-Neve nuk na intereson ku po shkon, por ti do të përgjigjesh pyetjeve tona! Kush jeni ju dhe nga jeni? ...

Policët, bëheshin sikur nuk e njihnin.

-Jam profesor Shpendi dhe jam po nga ky fshat.

-Mirë, kam dëgjuar për këtë emër. - foli polici i cili e pyeti përsëri:-Çfarë lënde jepni në gjimnaz? -Jam profesor

gjuhës dhe letërsisë shqipe. -Po edhe për këtë kam dëgjuar. – ia ktheu polici.

-Sa vjeç jeni profesor? -Jam tridhjetë e pesë vjeç.

-A jeni ju, djali i Ukës. -Po, jam djali i vetëm i tij.

-Bukur...këtë e deshëm. Ia ktheu njëri prej policëve dhe për një kohë heshtën dhe ajo heshtje ishte monotone!

Pas pak, filluan bisedës policët mes veti:

-E kapëm!... E futëm në dorë këtë bir qeni. –

-Babi i juaj, po strehon ekstremistë shqiptarë në shtëpi apo!?...

- Këtë nuk e di....- tha Shpendi. -Mbase po e dini ju! Unë për këtë nuk kam përgjigje.

-Pse nuk i përzini nga shtëpia ata dhe babin tuaj ekstremist.

- Jeni duke më ofenduar! Nuk është në etikën time të përzë prindin nga shtëpia. Ju lutem më lejoni të shkoj

në shkollë, se më humbin orët e mësimit. – i luti Shpendi edhe pse e dinte se me kë kishte punë.

-Shiko, shiko -tha njëri nga policët... Ne do të humbim kokën, qen bir qeni! Kur të pyesim, duam përgjigje

e jo të na kundërviheni. -dhe i ra shuplakë në fytyrë. Ç’të bënte Shpendi... heshti... por shpërthente për

brenda! Nuk kishte formë e as mundësi, t’i kundërvihet.

-Dëgjo!...Ku janë dhe ku fshihen ekstremistët! -ndërhyri Zorani?

- Unë nuk e di kush janë ata dhe për kë e keni fjalën?

-Bëhesh sikur nuk e dini për kë e kemi fjalën. Ata janë: Bardhi, Agimi dhe Shpëtimi. Mbrëmë e kanë sulmuar

stacionin tonë policor.

vijon në faqen tjeter

Arsim Haliliu

-Ju lutem unë nuk di se çka ka ndodhur mbrëmë, e as kush janë këta emra. Unë kam punën time si profesor.

Nuk më interesojnë këto punë!... - iu përgjigj Shpendi.

-Mirë!...Ti vërtetë e kryen punën si profesor, por si profesor nacionalist. I cili i mëson fëmijët e gjimnazit,

se kjo gjendje nuk durohet më! Duhet të ngrihemi në këmbë dhe ti japim dënimin e merituar këtij pushteti.-

tha njëri nga policët. -Unë mbaj mësim nga lënda e gjuhës shqipe dhe nuk mbajë orë politike në shkollë.- ia

ktheu Shpendi.

-Shihe, shihe edhe bënë shaka me ne, kinse nuk po e ditkemi se çka mbani ju ... -dhe i ra për herë të dytë

shuplakë.

-Dëgjo, sot shko në shkollë dhe asnjë fjalë askujt për këtë që të ndalëm sot.

-Pas ndonjë dite përsëri do të bisedojmë.

-Nëse jo me të mirë, kemi edhe forma tjera. –iu kërcënuan radhazi policët.

Posa u nis Shpendi për në shkollë. Njëri nga policët i tha:-Ndalu!... Jo tjetër ditë, por shko në shkollë dhe

përpiqu nga shokët apo nxënësit, të dish se kush kanë qenë mbrëmë! Ata që na kanë sulmuar? Emrat të kujtohen:

Agimi, Shpëtimi dhe Bardhi. Ora pesë, vjen në stacionin policor dhe na lajmëron për këta tre terroristë

të fëlliqur.- e urdhëroi kryepolici.

-Pastaj ti, do të kesh përfitime të mëdha nga ne. – vazhdoi polici tjetër.

-Do të fitosh aq shumë sa nuk do të kesh nevojë të punosh në shkollë.-e plotësoi polici tjetër.

-Pra... edhe njëherë e përsërisim: Në orën pesë pasdite, duhet të jesh në stacion. –e urdhëroi kryepolici.

Pas këtij debati të gjerë, vetura e policisë u nis. Shpendi u nis për në shkollë, ashtu i trishtuar. Tani më dy

orët e para, kishin kaluar. Shpendi, hyri në sallën e arsimtarëve. Disa nga shokët ishin informuar tërthorazi,

se çka i kishte ndodhur Shpendit, por kërkonin të dinin më shumë.

-Dukesh i shqetësuar çka të ka ndodhur. Mos, vallë, pate problem me dike rrugës.- e pyeti një koleg.

Ai njëherë nguroi të tregoj, megjithatë prapë nuk mund ta mbante fshehtë, atë që i kishte ndodhur. Filloi

t’u tregojë, gjithë atë që e kishte përjetuar dhe për atë që e kishin kushtëzuar. Tani më shokët e shkollës, e

kishin ndërruar gjendjen e tyre emocionale. E dinin se shoku i tyre, mund të pësojë edhe më keq. Asnjëri

nuk ishte në gjendje ta drejtojë në rrugën e duhur.

“Të shkoj në stacion policor, apo të mos shkoi fare”... Kjo dilemë dhe frikë ekzistonte te të gjithë. Ajo

ditë mësimore u krye, por si të thuash me ngarkesë emocionale nga të gjithë. Ishte misteri, se çfarë do të

ndodhë pas orës pesë. U kthye Shpendi në shtëpi, por asnjëherë nuk ishte kthyer, ashtu me atë gjendje të

rëndë shpirtërore si të ditë. Rrugës duke u kthyer për në shtëpi, kishte menduar si t’u tregojë pjesëtarëve të

familjes. T’i tregoj e dinte se do të shqetësohen, të mos u tregoj... kjo do të dëgjohet. Kishte ra në dilemë të

madhe, por me gjithë atë në fund vendosi t’u tregojë se nuk bënë.- hoshte me vete. Megjithatë u tregoj për

të gjitha përjetimet e ditës. Pas disa orësh, dëgjohet një trokitje e fortë në dyer të oborrit. Me të dëgjuar këtë

trokitje, doli Shpendi, pas tij edhe baca Ukë, kurse gratë mbetën në hyrje të shtëpisë. Kur e panë policinë,

gratë e fëmijët ia dhanë të qarit nga dhembshuria për Shpendin. –Pse nuk erdhe në kohë të caktuar? Na detyrove

të vijmë të marrim kështu. – i foli njeri me dhëmb të çaraveshur.

-Nuk munda të vij. –ia ktheu Shpendi.

-A mos është i tepërt ky maltretim që po i bëni djalit dhe familjes time? – u tha baca Ukë.

-Shiko ti plak... mos fol asgjë, mund të hysh brenda sa nuk të ka ndodhur ndonjë e keqe para syve tu!... Të

urdhërojmë që menjëherë ta mbyllni gojën. Ne Shpendin do ta shoqërojmë në stacionin e policisë dhe asgjë

më tepër. S’ka koment! Ky është urdhër i prerë nga lart dhe jemi të detyruar ta zbatojmë. -iu përgjigj Zorani.

U nisën drejt rrugës kryesore. Pas humbjes së veturës prapa kodre, gratë dhe vajzat e Shpendit më tepër e

rritën të kujën . Baca Ukë, mundohej ta qetësonte gjendjen, por e kishte të kotë.

Me të arritur pranë stacionit të policisë, zbritën nga vetura policët së bashku me Shpendin edhe me të arrestuarit

e tjerë. Shpendin e dërguan në një dhomë dhe e urdhëruan të piste aty.

-Tash kemi punë me ty profesor i nderuar.- iu kërcënua polici që e futi aty.

Pas disa minutash në dhomë, hyri një njeri me rroba civile. Ai ishte njeri nga inspektorët e stacionit. Inspektori,

djallëzisht në fillim e përshëndeti duke e urdhëruar policin që e shoqëronte:

-Sillni një kafe për këtë zotëriun.

Shpendi nuk fliste... vetëm shikonte dhe thuajse nuk e kishte mendjen fare aty...Pas pak vazhdoi inspektori:

Vijon në numrin tjetër

Zgjodhi dhe përgatiti për botim:

Agron Cela

Një Vushtrriase, talente e botës

Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim,

5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esenë e saj e kishte

shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare.

Gara ndërkombëtare “Eseja më e mirë” u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shkrimet

konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli “Eseistja më e mirë” i takoi kosovares nga

Vushtrria, Shpresa Rama. Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para

gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme. Talenti

i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë,

moderatorë e programeve dhe iniciativë themeloi shoqatën bamirëse “5-shja bamirëse” dhe me ndihmat e

mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari”, shkollë në të cilënedhe Shpresa vijoi

mësimet. Motivimi për të marrë pjesë në këtë garë asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia për të qenë e para

ose për të fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotë se All-llahu ndihmon në çdo hapë të jetës. Malli për

babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente

shtytëse për të shkruar një ese me

titullin “Letër babait”.

Më poshtë sjellim për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e

Bashkuara Arabe.

Letër babait

Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me flladin

pranveror më përkëdhelnin flokët.Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i

mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite

fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që

la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim. I dashuri Baba,

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita

kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s’dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua

mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere. Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna

më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç’zë

kishe, ta shikoj buzëqeshjen

Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s’mund t’ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s’dua të jem

robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,., qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan

tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më

doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s’më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e

lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më

le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj

askush s’më nget, s’më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua...

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t’i

lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin

që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim

me trenin e pakthyeshmërisë. Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij

rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryrë në gji që kur të vij tek

Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s’do të të njoh, por mbaje këtë letër në

dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë.

TË DON ME GJITHË ZEMËR!

Bija jote

P.S.: Të lutem, m’i bëj të fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju

Zotit në emrin tim që të m`i falin gabimet e mia, të familjes time dhe

gjithë njerëzve që e lexuan këtë ese.

Shpresa Rama

Nga Arqile V Gjata Athinë

Sinqeriteti Poetikë në Poezi

Shumë nga ne, na bëri jeta, që dhimbjen dhe gëzimet e shpirtit ti hedhim në vargje tani vonë . Dhe nuk u

munduam as të botojmë ndonjë libër në të Ri, kjo dhe për fajin tonë... dhe as të quhemi - Poet tani që po

krijojmë vargje dhe se jetojmë brenda gjysmës së vetes ... .

- Poet është një Titull, një e drejtë e pa dekretuar nga askush, por që s’mund ta mbaj kushdo mbi shpinë, se

rëndesa e saj të kërrus, të thinjë.. Të bënë ‘’Perëndi‘’

- Poet nuk të bëjnë botimi i librave me shumicë, por vatra e shpirtit që mban zjarrin gjithmonë ndezur dhe

prushin e shndëron në vargje .Të lëngosh në shtratin e titujve dhe në ethet e botimeve, të bën të flasësh përçart

. Nxitimet e çastit të shprishin ekuilibrin e ndërgjegjes krijuese . U lodhëm duke dëgjuar anë e kënd; Ky

është poetë, unë jam një poetë...tani jemi shumë më të kamur pasi kemi me tepricë ‘’ poetë ‘’ se sa lexues

.Dhe kjo vjen nga mungesa e të vepruarit, të seleksionimit nga ana kritikës dhe e studimeve të veçanta për

Poezinë . Por një gjë e tillë është një temë për të cilën duhet diskutuar me kurajo, dinjitet dhe në mënyrë

shumë të ndershme...në të ardhmen duke pasur si pikë drejtpeshimi dhe studimin e Zotit F. Terziu ‘’ Kritika

ndryshe....’’

- Jo çdo gjë që fluturon – hajet, thotë një fjalë e urtë .Kjo përbën një të vërtetë për këdo që krijon dhe shkruan

vargje ( Poezi ) .Pasi vërehet se, në disa krijime poetike rendet pas –Sinqeritetit të Shpirtit dhe jo pas

SINQERITETIT POETIKË ( Ndoshta, mund të ketë dhe miq, të cilët mund të reagojnë, ose të çuditen me

terminologjinë që unë po përdor. Por, është një e vërtetë për mua dhe do mundohem ta mbroj me modesti.

Në këtë rast, për mua më shumë ka vlerë artistike, letrare-termi Sinqeritet ) .

E para, ka në thelb emocionet e çastit, të shpirtit sipërfaqësor të jetës së përditshme,Sinqeriteti shpirtëror

është i përafërt, i prekshëm dhe deri diku i përbashkët për një masë të madhe krijuesish; Ndërsa Sinqeriteti

Poetikë ka për bazë ndjenjat e fuqishme Poetike dhe që vërtetë kanë marr qytetarin e sinqeritetit të dëlirë, të

brishtë që fugojnë, barisin, vallëzojnë,grinden, përplasen, përtërihen, shkatërrohen, lodrojnë në mënyrë të

padukshme, të pakapshme dhe në mënyra shumë të ndryshme nga njeri tjetri dhe të thellë, të pacak, të vet

menduar jo nga syri dhe perceptimi i jetës empirike dhe emocioneve të çastit, si reflekse, por si një botë e

fuqishme ndjenjash që vlojnë nëpër gryka krateresh të veçanta diku thellë nëpër troje të çuditshme që syri,

veshi i njeriut nuk ka mundësi ti ‘’blej apo ti shes ‘’ e të tjera...

Dikush e quan Sinqeritetin Poetikë të baras vlefshëm me Sinqeritetin ( Se sa janë të ‘’ sinqertë ‘’ krijuesit

me vetveten nuk e di !!) Shpirtëror të çdo njeriut që percepton dhe reagon nëpërmjet shqisave . Por unë them

se Jo...Sinqeriteti Poetikë është vertebra e shtyllës Poetike, është një kategori estetike ( në se e pranojmë

‘’teorikisht ‘’ ) që, si e tillë ajo është e qenësishme, e domosdoshme për - - Poezinë - dhe sidomos për Poezinë

e sotme moderne dhe për ato poezi që janë mbartur në shekuj në mendjen dhe kujtesën e kohës si perla

të poezisë, pasi atë nuk mundë ta gjesh, ta kërkosh, ta riprodhosh me metoda klasike dhe për më tepër të

marrësh receta estetike dhe ndjesore . Te – krijuesit - ky nocion ( Sinqeriteti Poetikë, në qoftë se do ta emërtonim

kështu ) nuk është shumë i pranishëm, për shkak se Sinqeriteti Poetikë është shumë sqimatarë, nazike,

‘’ egoist ‘’ poetikë dhe dinjitoz në ndjenjat dhe i dashuruar deri në flijim për Poezinë . Ky ( nocion, kategori

) gjendet vetëm te -Sinqeriteti Poetikë- si privilegj dhe mishërim e atyre vlerave që thamë më lartë .

Padyshim nuk duhet të ngatërrojmë – trillin Poetikë dhe sinqeritetin e mendimit poetikë veç e veç me

Sinqeritetin Shpirtërorë në poezi, pasi të dy të parat –trilli poetikë dhe mendimi poetikë janë pjesë të pandarëshme,

të domosdoshme që i japin jetë, elegancë, përsosmëri,rrezatim, afrotizizëm dhe ndjeshmëri të

thellë - Sinqeritetit Poetikë kur POEZIA- vjen tek lexuesi apo i dhurohet ..

Sinqeriteti Poetikë - është një burim poetikë dhe krua shpirtëror që rrjedh, është mendimi poetikë dhe fantazia

poetike individuale e çdo –Poeti- . Dhe Ai , s’ka pse ta çoj veten të pi ujë në burimet e të tjerëve . Sinqeriteti

Poetikë venitet në qoftë se krijimi i vargjeve rreh gjithmonë me të njëjtën melodi, me të njëjta emocione

dhe me po ato ndjenja të përsëritura dhe me tema të ngjashme dhe të rëndomta nga ana e krijuesve të

veçantë .Kështu ndodhë që, krijues, jo të paktë bëhen të mërzitshëm, të palexueshëm dhe të tepërt si krijues.

Sigurisht që Sinqeriteti Poetikë është i pa shkëputur nga shumatorja cilësore dhe variacioneve të figurave

poetike dhe sintaktikore e tjera që, nuk e hazmatikojnë dhe që s’përsërisin të njëjta figuracione në një poezi

dhe më gjer . Po kështu duhet cilësuar se, Sinqeriteti Poetikë është tejet individual, vetjak, ‘’ kryeneç ‘’me

ngjyrime të shumta shpirtërore të përveçme dhe me veshje dhe meditime karakteristike e të varura nga aftësia,

talenti, shkalla e kulturës, e ambientit, botëkuptimit dhe e eksperiencës të gjithë secilit veç e veç .Sinqeriteti

Poetikë i jep ngjyrime pa kufi - Poezisë . Ato ngjyra , ai spektër( dritë-hijet ) të mrekullojnë,të drithërojnë,

të shkundin nga rrënjët ku ke mbirë, dhe ato si të tilla janë shumë të ndryshueshme, të pangjashme si

brenda (fisit) dhe më tej, në mbarë metropolin e krijuesve të poezisë . Ky lloj Sinqeriteti Poetik ndjenjash

merr frymë lirshëm gjithandej, përthithë aromën më joshëse dhe efktet më dritëdepërtuese për në të fshehtat

e të padukshmes, të pakapshmes dhe i jep Poetit mundësi të mos humbas shijen ‘’ e së vërtetës ‘’, si dhe mos

të gërgatet poezia nëpër mërira, nëpër cepa dhe oaze të mbyllura ku dëgjohen tinguj metalik të vargjeve pa

ndjesi dhe ‘’ goditje’’shpirtërore të pa ndjeshme dhe pa ngjyrime poetike .

Përfundimisht mund të them se, Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave ) në Poezi është një evolucion i përshpejtuar

që bënë të mundur të kemi shumë galaktika poetike, si në hapësirë,në kohë dhe një ndjeshmëri të pafundme

ndjenjash, që nga format, pështjellimet, antipodet, reales dhe jo reales, imagjinares apo asaj fantastiko –

lirike dhe deri te ato mistiket...Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave )mbanë firmën, vullnetin e secilit krijues në

përgjithësi dhe në veçanti të çdo - POETI . Dhe ky Sinqeritet ( thesari krijues )është në djepin, në shtratin e

vërtetë i krijuar nga Poeti gjatë rrugës poetike në vite i pakundërshtueshëm dhe i patjetërsueshëm .

Për të ilustruar gjithë sa thash më sipër po Ju njoh me një Poet ‘’ vocrak’’

Para disa ditësh lexova te ‘’ Gazeta Athina ‘’, që del në gjuhën shqipe në Greqi një cikël nga një vogëlush

me emrin Aleksandër Bodurri . Dhe vallë ky krijues i moshës 10 vjeçare nuk duhet të quhet Poet....?! Dhe

mendueshëm i thash vetes;

- Mjaftë më me poezi, s’je i zoti...!!

Ky djalosh njomëzak në moshë, por i fuqishëm në Poezi u bë shkak, që unë të ulesha dhe të shkruaja këto

mendime .

Ja çfarë mendon Aleksandri :

- Poezia duhet të jetë e thellë, e bukur dhe në gjendje t’u flas njerëzve në një nivel më të lartë mendimi se

teksti i një kënge .

Ju lutem, shijoni një Poezi të mrekullueshme nga vogëlushi A. Budurri .

Vdekja nuk është derë që hapet

papritur dhe kështu

s’ka asgjë për tu trembur . E shumta

është një korridor i errët,

ku mund të lëshosh ëndrrën

e fundit si një vezë

e të presësh të çelë . Uro të jetë

i ngjashëm me ty

të ketë sy e këmbë . Të ec,

të shoh .

Më larg . Më qartë .

Thuaj diçka . Për shembull, se si

hija e njeriut

mund të të shtyp, më keq se ai vetë .

Se si arkivoli i bardhë fëmije

mundë të ta zhbëjë përgjithnjë

spektrin e ngjyrave . Thuaj diçka të

urtë,

mundësisht pa folur; ma përcill

njëherësh

me ngrohtësinë e dorës .

Asgjë për t’u trembur

Në se ndodh që rrëzohesh e këput

këmbën

poshtë një treni a peme që

lëshohet mbi ty

njerëzit e afërt të shohin

me dhimbje,

e prapë shpejtojnë për diku,

ku janë vonë .

Ndërkaq ditët për ty ngrijnë

si heje akulli nën strehë...

Prek cungun, aty ku lëkura e

palosur

dalëngadalë është bërë një . Pa

kujtesë për atë që humbi .

Përfytyrimi, -flet më në fund,

- është si majaja e tepërt . E ciknos

magjinë e jetës .

Ti mbërrin atje pa arritur kurrë .

Nga Arqile V Gjata Athinë – 19 – 2- 2009

Nga Athina - Julia Janku

Aktorja e Popullit Margarita Xhepa, në rolin

NENA E KONSTANDINIT

Aktorja e mirenjohur, Artistja e Popullit Margarita Xhepa ka lindur ne 2 Prill 1932 ne qytetin e Lushnjes.

Aty u rrit dhe u edukua, ne nje familje te varfer Shqipetare.Talentin e saj per here te pare e zbuloi nena e saj

(thekson znj.Xhepa). Znj. Xhepa mallengjehet kur kujton ato momente te femijnise se herrshme, para se nena

e saj te nderronte jete i thosh: Margarit, ma thuaj dhe nje here ate poezine, sepse e rreciton aq bukur. Me

pas vazhdoi te konkurronte dhe deri sa ia arriti nje dite te kalonte ne Akademine e Arteve te Bukura.

Tashme ne karrieren e znj Margarita

Xhepa, numerohen shume role,

dhe secili prej roleve ku ka luajtur

kjo Artiste e Madhe ka nje vecanti,

ka nje shpirt, nje thellesi qe vetem

nje aktor profesionist mund tia jape

personazhit duke gershetuar rolin

dhe vetveten.

Mund te permendim nje morri

personazhesh te paraqitura nga znj

Margarita Xhepa nga vitet e saj

te para ne jeten skenike 1960 dhe

deri ne ditet e sotme. Kemi filluar

nje liste nga filmi i fundit “I dashur

Armik” dhe perfundoj listen me

fillimet e karrieres se Artistes sone

te mirenjohur.

I dashur armik (2004), Mirupafshim

(1997) ,E diela e fundit

(1993) ,Misioni përtej detit (1988)

,Rrethi i kujtesës (1987) ,Fillim

i vështirë (1986) ,Gabimi (1986)

,Gurët e shtëpisë sime (1985) ,Militanti

(1984) ,Apasionata (1983)

,Dora e ngrohtë (1983) ,Shokët

(1982) ,Dita e parë e emrimit

(1981), Me hapin e shokëve (1979)

(TV) ,Dollia e dasmës sime (1978)

,Gjeneral gramafoni (1978),

Koncert në vitin 1936 (1978)

Dimri i fundit (1976) ,Pylli i lirisë

(1976) ,Tokë e përgjakur (1976)

,Vitet e para (1965)

Ne pamjen e bukur dhe fisnike te

znj Margarita Xhepa, ndjejme se

rolet e saj mbahen mend dhe Ajo

me aq mjeshteri paraqet NENEN

Shqipetare me ato virtyte aq te

larta, aq te vyera.

Nuk ka se si te

mos permendim

filmin

“Dora e

Ngrohte”, ku

ndjehet Nena

me nje dhembshuri

per djalin

e saj Beson (ne

rolin e Besos,

luan aktori i

mirenjohur ne mbare boten - Artur

Gorishti), ku mundohet mes hallesh

dhe problemesh jetike, te jetonte nje

shqetesim, dhimbje te dyfishte per

djalin e saj. Jane kaq e kaq virtyte

qe mund te gjejme ne personazhet

e paraqitura nga Znj. Margarita

Xhepa.Nese do te pershkruajme

secilin prej roleve te saj, nuk do te

qene te mjafueshme fletet e kesaj

gazete. Znj. Margarita Xhepa, e

kemi ndeshur dhe ne shume personazhe

teatri, aty ku mundesia qe me e

madhe per te vlersuar talentin e saj

te vecante.

Do te deshiroja te permend nje moment

te vitit te kaluar ku ne daten

21 Korrik te vitit 2008, Teatri i

Gurreve ne Athine - foli Shqip me

tragjedine e mirenjohur te Euripidit

“ Trojanet” e paraqitur nga Trupa

e Teatrit Kombetar. Bashkë me të

drejtori i teatrit Kombëtar, Kristaq

Skrami, regjisori grek i shfaqjes

Vangjelis Teodoropulos dhe aktori e

regjisori i mirënjohur Laert Vasili.

Nismëtar i këtij bashkëpunimi që do

ta bëjë Euripidin të flasë shqip në

skenë, në përkthimin e shkrimtarit

emigrant, Romeo Çollaku. Aktorja

e Popullit ka luajtur dhe ne nje nga

skenat me te mirenjohura dhe

enderra e cdo aktori te gjendet ne

Epidaurus teatri me i vjeter antik,

aty ka paraqitur rolin e Dados tek

Elektra e Sofokliut me 1998. Nje

vit me pas do te rindjekim perseri

nje veper Ballkanike, nje legjende

Shqipetare, por qe te njejten

legjende e

gjejme dhe ne Greqi, dhe ne

Bullgari etj duke ndryshuar emrat

e personazhit. Kete here Artistja

e Popullit Margarita Xhepa, eshte

perseri ne nje rol te gjinise se saj,

dhe me aq fisnikeri, me aq bukuri,

dashamiresi, populli Shqipetar

dhe populli Grek do te ndjeke

legjenden e vjeter “Konstandini

dhe Doruntina”, ne rolin e NENES

se Kostandinit. Ne daten 26 Mars

2009 ne Athine do te ndjekim perseri

Aktoren e Popullit Margarita

Xhepa, Zonja e Madhe, do te interpretoje:

te embelen, fisniken, me

virtytet me idale te Nenes Shqipetare,

NENEN E KONSTANDINIT.

Aktorja e njohur e skenës teatrore

dhe kinemasë shqiptare, Margarita

Xhepa, është e ftuar në Greqi për

të realizuar një performancë të re

në shqip të legjendës së shkruar

nga shkrimtari i madh Ismail

Kadare “Kush e solli Doruntinën”.

Aktorja merr pjesë në këtë shfaqje

teatrore me ftesë të regjisorit të

njohur grek, Sotiris Akxaqis.

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen

dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik

por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.

Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në

veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë

që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë

në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa

atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit,

i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin

e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot

e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i

botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

THES PËR SHTROJË, THE PËR MBUOJË

I kishte pasë zënë nata dy vetë në mal. U afruan pranë një lisi she u bënë gati për të fjetur.

Njëri po i thotë tjetrit:

A po t’merr gjumi?

E çka ke shtru?

Thes.

E me çka je mlu?

Me thes.

Ama bre, nja!

S’kam valla se jam hi në ta!

LIVADHET E SHTRENJTA

Takohen në Fushë-Krujë Ismail Qemali dhe Ali pashë Gucia.

Ali pashë Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tërë rrafshinën e pëlleshme të Fushë-Krujës.

A thua, more zotëri Ismail, këto livadhe kaq të mira e të buta, a janë të shtrenjta? – foli

Ali pashë Gucia.

Shumë të shtrenjta janë! - u përgjigj Ismail Qemali.

Çka ta merr mendja, sa teneqe flori bëjnë?

Eh, more Ali pashë Gucia, këto livadhe të buta e të mira e kanë vlerën e lartë, rrafsh sa një grua!

Sa një grua, po unë në malësi...?!

Jo Ali pashë, jo ashtu qysh po mendon ti. Këto livadhe të buta e të shtrenjta e kanë vlerën sa një

grua e mirë, bujare e fisnike si ajo që ka lind një Ali pashë Guci!

Albanska -- Shqip

Nyheter och program på albanska

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, mars, 2009

JEHONA

Programet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari”

vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në

format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.

Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë

pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.

Orari i transmetimeve

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.

Orari i transmetimeve shqip:

E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00

“Jehona” me arkiv 30 ditësh

Dhe në internet www.sr.se/albanska

Nëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap,

atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni

në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Revista “Dituria”

Kryeredaktor: Sokol Demaku; Koli284@hotmail.com

Keshilli redaktues:Rrahmon Jashari rrahmanjashari@hotmail.com; Lena Liden Lena.liden@boras.se;

Hakif Jashari familjajashari@hotmail.com ; Arsim Daka arsimdaka@hotnmail.com;

AgronCela agron@glocalnet.net;Bahtir Latifi; bahtirlatifi@live.se

Adresa e redaksisë,dituria@live.se;Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20,503 07 Borås,Suedi

Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!