21.02.2013 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sokol DEMAKU - Skene - Suedi

KOSOVE GËZUAR NJËVJETORIN E PAVARËSISË

Me 21 shkurt në qytetin e vogël suedez në Suedin përendimore të quajtur Skene shqiptaret që jetojnë dhe

veprojnë në në këto treva kishin organizuar manifestimin qendror për festimin e nje vjetorit të Pavarësisë së

Republikës së Kosovës.

Në fjalëne tij veprimtari Avni Ismaili përshendeti të pranishmit me Urimin

KOSOVË – GËZUAR PAVARËSIN!

Me intonimnin e himnit shtetëror filloj manifestimi ku mbi 200 të pranishëm në sallë ishin tubuar që të

kremtojnë këtë ditë të madhe.

Të prnanishmëve iu drejtua Avni Ismaili aktivist i dalluar në jeten kulturore ketu në këtë qytet i cili foli për

rëndësin që ka kjo ditë për ne shqiptarët, ku në sallën ku zhvilloj aktiviteti në pjesën e lart të murit, ku ishte

e improvizuar një kënd për grupin muzikor dhe pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive, ishin të vendosur

Flamuri i Kosovës, Flamuri Kombëtar , Flamuri amerikan, Flamuri suedez, fotografitë e Ibrahim Rugovës

dhe komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe mbishkrimi me shkronja kuq e zi:

”KOSOVËS GËZUAR

NJË VJETORIN E PA-

VARËSISË”!

Pjesen artistike të kësaj

mbrëmje festive e udhëhoqën

të rinjët Agnesa

Bekteshi dhe Liridon

Mavraj, nxënës.

Nxënësit dhe të rinjët e

ketij qyteti nën përkujdesjen

e mësusit të

gjuhës shqipe në keto

treva kishin përgatitur

nje kollaz muzikoro

humoristik për këte dite

me rëndësi për kombin

shqiptar.

Ishte kënaqesi të degjoje

voglushet dhe voglushit

shqiptar duke recituar

për atdheun, kombin,

heronjët dhe të arriturat e

vendit tonë.

Ishte interesant skeqi mes ”Ramadanit dhe Zhivkos” dy fqinje të dikurshem e sot…. Ku kjo u prit me ovacione

të gjata nga të pranishmit.

Po ashtu edhe skeqet humoristike të benin përshtypjen se keta fëmije dhe të rinjë kanë se cka të prezentojnë

para publikut apo me mire te themi para prinderve të tyre dhe mysafirëve të ftuar.

Muharem Shabani dhe Agim Bekteshi thonë se kjo është traditë e shqiptareve këtu, se jo vetem dita e pavaresë

së Kosovës por edhe festat tjera kombëtare ketu festohen në menyrë madheshtore, e kete ne e bejme

thon ata qe fëmija tant ë dinë me teper per vendlindjen, per atdheun se jemi larg e atyre eu duhet kurr me

shume që të kene njohuri për vendlindjen.

Por eshte pune e madhe thone keta bashkepunimi mes familjes dhe shkolles ku ka dhene rezultate pozitive

dhe kjo shihet nga puna dhe ajo cka fëmija tonë dinë dhe mund të hsprehin para mysafirëve tanë.

Kjo ishte nje mbëmje e cila do mbahet mend kohe të gjatë , u festua deri ne oret e hershme të mengjesit e të

gjithë ishin të kenaqur dhe te entuziasmaur me këtë.

Ishte kënaqesi kur vallëzohej me falmurin kombëtar të bashkuar me flamurin e Kosovës nga të rinjët dhe të

rejat që ishin në valle. Pra ky nje gjest që simbolizon deshirën për bashkim kombetar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!