20.06.2013 Views

Nis sprinti drejt 23 qershorit - Tribuna News

Nis sprinti drejt 23 qershorit - Tribuna News

Nis sprinti drejt 23 qershorit - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

8

Sikur të mos e

kisha njohur

Egin Cekën

personalisht, mund

ta kisha besuar

se një diplomat

shqiptar ka shkuar

dhe ka provokuar

Edi Ramën në

takimin e tij në

Vjenë. Akuzat për diplomacinë

tonë, që historikisht ka punuar si

shërbëtore e pushteti të radhës dhe

jo si përfaqësuese e shtetit shqiptar,

qëndrojnë dhe jo pak. Por, duke e

njohur Eginin, mendimi që kam

krijuar për dinamikën e incidentit

të Vjenës është se s’kemi të bëjmë

me provokim, por se pikërisht

pasi ai i është drejtuar Ramës me

mirësjelljen që e karakterizon, kjo

i ka dhënë “zemër” kryetarit të PS

që të bëjë gjestin e shkuljes apo

tërheqjes së veshit.

Personalisht mendoj se një gjest

i tillë është tregues i një kulture

primitive, paternaliste, autoritare,

prandaj dhe i palejueshëm, madje

i dënueshëm edhe kur e kryejmë

ndaj fëmijëve tanë në familje, qoftë

edhe me gjysmë përkëdhelie. Kurse

i kryer nga kryetari i opozitës ndaj

një të rrituri, qoftë ky diplomat apo

jo, është ngjarje që i kalon kufijtë

e normales. Në një vend normal

me njerëz normalë – kam parasysh

me “normal” një vend të lirë dhe

demokratik ku njeriu, pikërisht pse

e konsideron tjetrin të barabartë në

dinjitet, nuk e prek me dorë – ky

gjest, për një politikan, do të ishte

i barabartë me vetëvrasje politike.

Sepse mendimi i parë që të vjen

ndër mend është: edhe pa pushtet

ky sillet kështu, mendo sikur të ketë

edhe pushtetin e një Kryeministri;

do të kërkojë të na marrë për veshi

të gjithëve. Në fakt, politikani në një

vend të lirë dhe demokratik është

i detyruar të durojë edhe njerëz të

pakënaqur ndaj tij që e sulmojnë

verbalisht apo edhe me domate apo

me vezë, e jo të bëhet agresor.

Por ne nuk jemi një vend normal.

Ne jemi një vend ku anormaliteti

legjitimohet me një anormalitet edhe

më të madh nga pala tjetër. Mjaft të

shohësh mënyrën se si u mor ngjarja

nga PD-ja dhe pastaj u rimor nga

PS-ja dhe mediat pranë saj për të

kuptuar se njeriu shqiptar është i

kapur jo për një veshi, por për të dy

veshët, që i tërhiqen fort e më fort

nga të dyja palët në garë se cili është

më i dhunshëm.

Si kundërpërgjigje ndaj aktit

të Ramës pamë Kryeministrin

të lëshojë një lumë sharjesh që

tregonin edhe ato një mendësi

super paternaliste – sikur është

ai mbrojtësi ynë nga dhunuesit,

pasi është më i fortë se tjetri në

përdorimin e dhunës qoftë fizike,

qoftë verbale – ndërkohë që edhe

mund të mos prononcohej fare për

këtë punë e t’ia linte Ministrisë

së Jashtme dhe gazetarisë. Pamë

pastaj shumë nga mediat pranë

maxhorancës të gënjejnë haptazi

duke thënë sikur Edi Rama e kishte

qëlluar Egin Cekën me grushte, pa

përfillur fare as deklaratën e tij,

duke e keqpërdorur, kështu, edhe

ata njeriun Egin. Dhe, sikur të mos

mjaftonin këto, u krijua edhe një

komision parlamentar hetimi për

ngjarjen që tingëllon krejtësisht

grotesk. Pra, ndaj tërheqjes së

veshit pala tjetër vuri në përdorim

grushtet. Dhe si përgjigje ndaj

“grushteve”, pala tjetër e pa të

arsyeshme të hedhë ca “shqelma”.

Jo vetëm që nuk pamë ndonjë grimë

reflektimi, por të gjithë militantët

grushtbashkuar kryetarit të PS

filluan të sulmojnë Egin Cekën. Kjo u

shoqërua edhe me fushatën kundër

tij në shtypin pro opozitës. Kulmin

papërgjegjshmëria e tyre e arriti – të

paktën deri tani – me deklaratën

publike të Ramës, i cili, duke u tallur

me të gjithë të vegjlit e këtij vendi,

deklaroi se në popullin e internetit

(kupto të b…lëpirësve të tij) paska

gjetur shumë entuziazëm propozimi i

akademikut Fatmir Velaj që 24 prilli

të bëhet dita e festës kombëtare të

tërheqjes së veshit.

Unë nuk e di a e ka thënë Velaj

këtë apo e ka sajuar Rama,

por cilado qoftë e vërteta, e

gjithë kjo ngjarje të bën të

mendosh se ne jetojmë në

një çmendinë publike që të

kujton thënien e Lacanit:

“Një njeri që pandeh se është

mbret, është i çmendur,

por është shumë herë më

i çmendur një mbret që

pandeh se është mbret”.

Sipas meje, ka ardhur

dramatikisht koha që

shqiptarët të mendojnë

seriozisht: pse këtij vendi

i dalin gjithherë në krye

njerëz kaq të papërgjegjshëm

që do të duhej të ishin duke

kryer psikoterapi intensive

në vend se duke u marrë me

punën më të rëndësishme

që mund t’i bjerë njeriut në

jetë: menaxhimi i fateve të

jetës së bashkatdhetarëve të

tyre.

TRIBUNA • E premte, 10.05. 2013 - e enjte, 16.05. 2013

KOMENTE/ANALIZA Na ndiqni në twitter: @TRIBUNA_SHQIP

Nga Fatos

LUBONJA

Të fitojë Berisha,

e ka të pamundur,

por vetë po bën Rama,

gjithçka për të humbur!

Ndaj tani më duket,

mundim krejt i kotë,

kur kërkoj me ngulm,

votë e nga një votë!

Kokërr e një kokërr,

porsi milingona,

kur Edvini votat,

i heq me kamiona!

Dhe vërtetë më duket,

një punë e pistë,

kur shumë luftëtarë,

nuk i shoh në listë!

Të kapur për dy veshësh ...

Lidheni Edvinin, se ju vuri pishën !

Edvini do mbetet,

prapë te bishti i urës,

një mandat të sigurt,

e humbet në Durrës!

Cdo ditë kryetari,

shton e shton minuse,

dhe listë e PS-së,

është demotivuse!

Një eufori,

keq e ka rrëmbyer,

qindra në mos mijra.

humbet dhe në Fier!

Nastradini tha,

nesër ke muzikën,

LSI-ja ka,

sa këta që ikën!

C’mund të regullohet,

sa pa ardhur fundi,

do themi ku ishim,

hiç dhe asgjëkundi!

S’di nga kush i merr,

këshillat o mik,

kjo është shumë e

thjeshtë,

veç arithmetikë!

I kam thënë të gjitha,

po pa thénë më mbeti,

mendoj se Edvini,

ka frikë nga pushteti!

Ka frikë nga pushteti,

se të gjithë e dimë,

që vëndi ka mbetur,

trokë e trokëllimë!

Ndaj ecën përpara,

si punë e gafores,

se largon çdo ditë,

votat e fitores!

Po le të na thotë,

se s’jemi me bisht,

mos i marrim zgjedhjet,

dhe kaq seriozisht!

Kur i zoti i punës,

çdo ditë bolet tall,

sikur s’ka kuptim,

të bëhem tellall!

Kur ai partisë,

vetë po i kall flamën,

ç’vleré ka thirrja ime:

“Votoni për Ramën!.”

Shënjat janë që s’do,

ta heqi Berishën,

lidheni Edvinin,

se ju vuri pishën!

Arben DUKA

Në altarin e përjetësisë!

Ju kish rritur nëna,

Për një ditë të re,

Lule, more trima,

Që ratë për atdhe!...

Nga Kastriot

LEKDUSHI

Në sfondin e sallës të Universitetit

të Tetovës, midis bustit të

legjendarit Adem Jashari dhe

flamurit kombëtar Shqipëtarë ishin shkruar

vargjet e mësipërme. Ishte një veprimtari

e organizuar nga Lidhja e Veteranve

Shqipëtarë në Republikën e Maqedonisë

dhe rektorati i Universitetit të Tetovës.

Veprimtaria u zhvillua në 5 maj 2013.

Ishte dita e dëshmorve, e cila në Shqipëri

është e zyrtarizuar. Veprimtaria e organizuar ishte tepër

mbresëlënse: mbi 500 pjesëmarrës, akademikë, veteranë të

luftës nga të gjitha trevat Shqiptare, intelektualë me grada

shkencore nga më të lartat, ushtarakë madhorë pjesëmarrës

në luftrat për pavarësinë e trojeve Shqiptare nga federata

artificiale e ish Jugosllavisë.

Me një seriozitet të jashtëzakonshëm folësit i nderuan të

rënët në luftrat shekullore të kombit tonë, që nga i madhi

Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri tek lufta e viteve 1990-

1999 midis Shqiptarve dhe serbëve. Me një unitet mendimi

dhe veprimi u kristalizua ideja, se dita e dëshmorëve për

kombin Shqiptarë të legjimitohet më 5 Maj,pra data e cila

zyrtarisht përkujtohet në vëndin Amë!

Midis folësve po veçojmë Lulëzim Jasharin, djalin e

Legjendarit Adem Jashari, i cili ndër të tjera tha: “Kombi

Shqiptar rrënjët i ka nga pellazgët, trungun nga Ilirët,

degët nga Arbëria, ndërsa lulet i ka hedhur në altarin

e përjetësisë, amaneti i të cilëve është Shqiptarë për

Shqipërinë të bashkuar, të lirë kudo e ku të jemi”!

Teksa ndiqja këtë veprimtari i emocionuar, në kanalin

MKTV 2 SAT, kanal televiziv në gjuhën Shqipe në Tetovë,

përjetoja ato çka disa orë më parë transmentuan kanalet

televizive Shqiptare në Shqipëri! Politika Shqiptare me

hipokrizinë më të madhe “nderon” dëshmorët e kombit!

Pozita dhe opozita të përçarë si nga hera! Të paktën për

këta bijë të flijuar për liri dhe demokraci, si nuk gjetën një

mundësi për t’i nderuar të bashkuar??!!

Mazhoranca, mbasi bëri “adetin” portokollar në varrezat

e dëshmorve të luftës, bëri vizita në familjet e atyre të cilët

ende nuk dimë se kush i ka vrarë në kohën e trazicionit

demokratik!?

Po kështu opozita bëri nderimet e çastit, por gjithsesi

këto nderime kanë më tepër ndikime në elektorat në

prag të fushatës zgjedhore, se sa një përkushtim dhe

nderim ndaj të rënëve! Kanalet Televizive Shqiptare para

se të trasmentonin rubrikën mbi përkujtimet e ditës së

dëshmorëve, transmentuan një lajm mbi një karambol, qe

kishin bërë dy policë, të cilët do të shpallen dëshmorë të

atdheut dhe do t’u lidhet pension familjeve të tyre!!!

Por ngacmimet sa vinin edhe shtoheshi. E hoqa

vëmëndjen nga politika Shqipëtare dhe për këtë gjeta

ngushëllim tek simpoziumi i zhvilluar në Tetovë, ku me

përjashtim të ministrit të mbrojtjes zotit Xhaferi nuk kishte

as një politikan të ftuar, fakt që të entuziazmon, kur shikon

se truri i kombit është rizgjuar.

Ngacmimin e kisha dhe e kam me kryetarët e shoqatave

Shqiptare në Greqi. Çfarë nuk përkujtojmë, për kë nuk

shkruajmë, ahengjet nuk kanë të sosur, mirëpo për 5

Majin askush nuk do t’ia dijë. Kjo krizë e ndërgjegjes

kombëtare është e lidhur pazgjidhmërishtë me vet krizën

që po përjeton vetë komuniteti i përçarë! Një shqetsim të

tillë e kam ngritur në shtypin e emigrantëve edhe më parë,

por si duket kryetarët e shoqatave nuk e lexojnë shtypin e

emigrantëve!

Sidoqoftë heroizmi i dëshmorve tanë në luftra shekullore

për liri kombëtare nuk mund të mohohet, të përçmohet, të

përdhunohet. Politikanët janë kalimtarë, vepra, sakrificat

vetmohimi, idealet e dëshmorve të lirisë, do të përjetësohen

në altarin e përjetësisë.

Prandaj, çdo kush nga ne që nderon dhe respekton

veprën e tyre, është krenar dhe aspiratat e tyre i kemi si

amanet për të ruajtur vlerat dhe lirinë e kombit.

Ndaj sot përulemi me përkushtim para veprës së tyre

të lavdishme. Lavdi dhe mirënjohje të rënëve për lirinë e

kombit Shqiptar në shekuj!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!