29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

10

Ekonomi

Redaktor: Arben Hyseni

e-mail: arben.hyseni@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Kina, e pesta

Pekin, 12 dhjetor– Kina u bë një ndër investuesit

më të mëdhenj në botë. Në renditje

para saj janë SHBA-ja, Franca, Japonia dhe

Gjermania. Kështu shkruante më 9 dhjetor,

gazeta britanike, “Financial Times”. Që nga viti

2004, investimet direkte të Kinës në vende të

tjera kanë njohur vetëm rritje. Në vitin 2003,

vëllimi i investimeve direkte të Kinës në vende

të tjera, arriti 2 miliardë e 8500 milionë dollarë,

kurse në vitin 2009 shkoi deri në 56 miliardë e

500 milionë dollarë. Sipas përllogaritjeve, rritja

mesatare vjetore ishte 55 për qind. Specialistët

parashikojnë se gjatë viteve të ardhshme

investimet direkte të Kinës në vende të tjera,

do t'i kalojnë madje përmasat e investimeve

të ndërmarrjeve të huaja në Kinë.

E hënë, 13 dhjetor 2010

Foli Banka Botërore

Banka Botërore foli edhe një herë për Kosovën. E renditi në vendin e 11-të prej 15 vendeve pa stabilitet politik. Sipas

raportit të BB-së, kjo është pengesa kryesore që investitorët hezitojnë të vijnë në Kosovë. Por ekspertët, veç kësaj,

përmendin edhe procedurat burokratike.

Express

Prishtinë, 12 dhjetor–

Pas kritikave për ambient të pafavorshëm

për investime dhe mungesës

së mbrojtjes së investitorëve,

Banka Botërore foli edhe një herë

për Kosovën. Kësaj here është jostabiliteti

politik, një nga pengesat,

të cilat bëjnë që investitorët

e huaj hezitojnë të investojnë në

Kosovë.

Si pasojë, në raportin më të

fundit të kësaj organizate, Kosova

radhitet e 11-ta, prej 15 destinacioneve

të mundshme në mesin

e vendeve ku jostabiliteti politik

ndikon në investimet e huaja potenciale.

Nga vendet e rajonit, Bosnja e

Hercegovina radhitet e katërta,

ndërsa pas Kosovës renditet Uzbekistani,

Angola dhe Kameruni.

Njohës të çështjeve ekonomi-

ke, fajin e hedhin tek institucionet,

të cilat, sipas tyre, ende nuk kanë

arritur të krijojnë një ambient të

përshtatshëm për investitorët e

huaj. Sipas tyre, ende ekzistojnë

procedura burokratike karshi investitorëve

ndërkombëtarë.

Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv

në Odën Ekonomike Amerikane

në Prishtinë, thotë se investitorëve

potencialë, në radhë të parë, u

intereson stabiliteti politik, gjë që

deri tani i ka munguar Kosovës.

“Jostabiliteti politik është faktori

kyç, sepse në formulën e investitorëve

të huaj, ata dëshirojnë

të kenë një qartësi karshi tyre“,

shprehet Musa.

Pothuajse në të gjitha raportet e

institucioneve ndërkombëtare që

kanë të bëjnë me fushën ekonomike,

e ku përfshihen edhe investimet

e huaja, Kosova nuk tregon

rezultate pozitive.

Për këtë, Musa thotë se institucioneve

të vendit u mbeten shumë

punë për të bërë.

“Të eliminohen favorizimet

e ndryshme, të cilat vijnë për

shkaqe politike apo për shkak të

ndërlidhjes së politikës me biznesin.

Duhet të përmirësohet edhe

efikasiteti në gjyqësi”, thekson

Musa. Edhe Agim Shahini, nga

Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë

se me gjithë interesimin e kompanive

të huaja për të investuar

në Kosovë, investitorët hezitojnë

për shkak të infrastrukturës jo të

duhur ligjore dhe procedurave burokratike.

Këto çështje, sipas tij, do

të mund të përmirësoheshin nga

institucionet shtetërore.

“Pasojë mund të jetë edhe politika

tregtare jo e favorshme, pastaj

infrastruktura fi zike. Të gjitha këto

mund të shkojnë në drejtim që të

bien investimet. Prandaj, Kosova

Jostabiliteti politik është faktori kyç,

sepse në formulën e investitorëve të huaj,

ata dëshirojnë të kenë një qartësi karshi tyre.”

duhet ta përmirësojë veten, kushtet

e jetës së qytetarëve të saj”,

thotë Shahini. Megjithëkëtë, Shahini

shpreson se pas zgjedhjeve të

12 dhjetorit, qeveria e ardhshme

do ta përmirësojë ambientin për

investimet ndërkombëtare.

“Kosova, pas zgjedhjeve, me siguri

se do të ndryshojë dhe do të

Leke Musa

Pasojë mund të jetë edhe politika tregtare

jo e favorshme, pastaj infrastruktura

fizike. Të gjitha këto mund të çojnë në drejtim të

rënies së investimeve.”

Agim Shahini

përmirësojë renditjen se ku gjendet

aktualisht”, thekson Shahini.

Gjithashtu, edhe në një raport

tjetër të Bankës Botërore, të quajtur

“Të bërit biznes”, për vitin

2011, Kosova ishte radhitur në

vendin e 173-ta sa i përket mbrojtjes

së investitorëve, në mesin e

183 shteteve ku është bërë matja.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!