29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

A mund të mbrohet

nga një internet privat?

Zhgënjimi ishte i madh. Inati edhe

më i madh. Përse vallë kompani

të tilla si “Amazon” dhe “PayPal”

vendosën që të përjashtonin

“Wikileaks” nga lista e klientëve

të tyre? Qytetarët e inatosur kanë

bërë thirrje për bojkot të tyre në

forumet online, “Facebook” dhe

“Twitter”. Të shumtë janë edhe

ata që i akuzojnë këto kompani

për aplikim të censurës. Ky term

në fakt nuk është i saktë. Në këtë

rast nuk kemi të bëjmë me një situatë

censure. Për këtë duhet një

gjykatë që të vendosë në lidhje

me një çështje që ka të bëjë me

lirinë e shtypit. Dhe ky nuk është

rasti, kryesisht sepse kompanitë

e internetit as që e marrin mundimin

që të ndërmarrin një rrugë

ligjore. Pavarësisht gjithë presionit

politik që është ndërmarrë ndaj

“Wikileaks”, në Shtetet e Bashkuara

nuk është aspak një akt i paligjshëm

që të përcjellësh para për

një platformë që shpërndan dokumente.

E megjithatë “Amazon”

dhe “PayPal” kanë vendosur që të

mos e bëjnë një gjë të tillë më.

“Wikileaks” mund të vazhdojë

të komunikojë përmes “Facebook”

dhe “Twitter” dhe shumë njerëz

mund të kenë akses në të përmes

provajderëve të ndryshëm të internetit.

Dhe kjo sepse ka edhe

shumë kompani të tjera që nuk ia

kanë mohuar Wikileaks shërbimin

e tyre. Pikërisht këtu kemi një dilemë,

pra te reagimi i ndryshëm

i firmave të internetit ndaj publikimeve

të “Wikileaks”. Shumë

qytetarë e konsiderojnë internetin

si një hapësirë publike, por në fakt

interneti është një sferë private.

Dhe kompanitë që kontrollojnë

thuajse të gjitha forumet në web

mund të ushtrojnë të drejtat e tyre

të pronësisë dhe të ndalojnë komentet

që duan. Shkalla e lirisë së

qytetarëve në internet varet nga

këto kompani dhe përfshirja ose

jo e tyre në konfl ikte me shtetin,

apo fi rma të tjera, për shembull

kompanitë e të drejtave të autorit.

Ka një shprehje që thotë: duhet të

zgjedhësh herët a vonë në cilën

anë të konfliktit kërkon që të

jesh. Dhe në këtë rast gjigandët e

internetit “PayPal” dhe “Amazon”

kanë vendosur qartësisht që të

mos jenë në krah të “Wikileaks”

në këtë betejë. Ato kanë vendosur

që të shmangin konfl iktin dhe e

kanë përjashtuar nga sajtet e tyre,

duke u nxjerrë si pretekst termat

dhe kushtet. Dhe kanë të drejtë që

ta bëjnë një gjë të tillë. Kompanive

u duhet lejuar që të bëjnë rolin e

frikacakut, nëse rreziku me të cilin

përballen në të kundërt është shumë

i madh për to. Dhe rreziku në

këtë rast mund të jetë një kërcënim

i përgjithshëm nga estabilishmenti

politik i Shteteve të Bashkuara

të Amerikës, ose inati i konsumatorëve

amerikanë, një pjesë e të

cilëve e konsiderojnë “Wikileaks”

si një platformë për tradhti ndaj

shtetit. Një inat i tillë mund të godasë

kompanitë shumë më tepër

se revolta e aktivistëve që i dolën

në mbrojtje “Wikileaks” dhe që

aktualisht po bëjnë thirrje për një

bojkot të “Amazon” dhe “PayPal”.

Por nga ana tjetër, edhe këto

thirrje për bojkot duhen përshëndetur.

Këto thirrje duhet që t’i tregojnë

kompanive se situata është

aktualisht krejt ndryshe nga sa

pretendojnë ato dhe se ka shumë

mundësi që ato ta kenë pasur

gabim në lidhje me reagimin e

ashpër ndaj “Wikileaks” dhe në

këtë mënyrë kanë larguar nga

vetja shumë më tepër klientë nga

sa mund ta imagjinonin. Ndoshta

një herë tjetër, kompanitë do të

vepronin ndryshe. Fakti realisht

shqetësues është shpejtësia me

të cilën këto kompani e morën

vendimin për të braktisur “Wikileaks”.

Mënyra e tyre e përballimit të

momenteve të vështira e dëmton

shumë internetin, pavarësisht se

dëmin në këtë rast e pësoi “Wikileaks”.

Ndërkohë edhe aktivistët e

“Wikileaks” janë duke e shmangur

vetë një konfrontim ligjor. Në vend

E hënë, 13 dhjetor 2010

që të hedhin në gjyq “Amazon”, ata

thjesht i çuan të dhënat e tyre në

një tjetër server dhe kjo lëvizje

demonstroi shumë pragmatizëm.

Por në këndvështrimin afatgjatë

do të ishte shumë më e dobishme

për internetin në Shtetet e

Bashkuara që çështjet të përfundonin

në gjykatë për të sqaruar

nëse “Amazon” mundet apo jo të

“fshijë” përmbajtjen e një klienti.

Çështja në Shtetet e Bashkuara

është nëse Kushtetuta i jep mbrojtje

apo jo publikimeve kontroversale

të “Wikileaks”. Mbetet për t’u

shpresuar që gjykata do ta sqarojë

këtë situatë me “Wikileaks” dhe

nuk do të lejojë që kompani private

të marrin vetë vendime të bazuara

në pritshmërinë e tyre ndaj

opinionit publik dhe konfliktin

potencial me politikanët.

Vetëm falë kompanive që janë

më bujare në interpretimin e

të drejtave themelore, interneti

mund të vazhdojë që të funksionojë

si një hapësirë publike.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!