29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

4

Politikë

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 PDK

PDK u rikonfi rmua

të dielën si partia

e parë në vend,

në një proces

zgjedhor i vlerësuar

përgjithësisht në

rregull. Isa Mustafa

dështoi përballë

Hashim Thaçit.

Vetëvendosje

shembi ambiciet

e AAK’së për të

qenë partia e tretë.

LDD dhe FER duket

se nuk arritën ta

kalojnë pragun. KQZ

nuk dha rezultate

preliminare, por

Demokracia në

Veprim dhe Exit-

Poll’i i “Gani

Bobit” konfi rmuan

tendencën se PDK

është e para, LDK e

dyta, e Vetëvendosje

e treta.

Shpend Limoni

Valmir Klaiqi

Faton Ismaili

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Prishtinë 12 dhjetor —

Partia Demokratike e Kosovës

duket se ka arritur me lehtësi ta

ruajë primatin në skenën politike

në vend, të cilën e kishte siguruar

3 vjet më parë.

Të paktën kështu, të dielën,

kanë treguar rezultatet e para

që janë shpallur nga koalicioni

Demokracia në Veprim dhe nga

Exit Poll’i i organizuar nga instituti

“Gani Bobi”, pas zgjedhjeve të

jashtëzakonshme të së dielës, të

cilat janë karakterizuar me mjaft

incidente.

Sipas Demokracisë në Veprim,

e cila ka shpallur një rezultat të

pjesshëm, Partia Demokratike e

Kosovës prin me 34. 4 për qind

të votave, e pasuar nga Lidhja

Demokratike e Kosovës me 25.36

për qind, Lëvizja Vetëvendosje

me 11.97 për qind, AAK me 10.19,

LDD e Nexhat Dacit ka siguruar

vetëm 2.868 për qind - pak më

shumë se Fryma e Re me 2.26 dhe

Aleanca Kosova e Re me 7.52 për

qind. Sipas DV’së, të gjitha subjektet

tjera kanë fi tuar 5.82 për qind

të votave.

Demokracia në Veprim ka bërë

të ditur se numërimi i votave do

të vazhdojë deri në mëngjesin e

së hënës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

institucioni kryesor për organizimin

e zgjedhjeve në vend,

nuk ka arritur të dielën të japë

ndonjë rezultat. Ky institucion ka

njoftuar vetëm për përqindjen e

daljes së votuesve, që kësaj radhe

ka shënuar 47.8 për qind të trupit

elektoral.

Por, KQZ ka njoftuar se problemet

që janë shfaqur nëpër vendvotime

nuk e dëmtojnë legjitimitetin

e këtyre zgjedhjeve.

Pavarësisht rezultateve të pjesshme,

Kryetari i Partisë Demokratike

të Kosovës, Hashim Thaçi,

ka shpallur triumfi n para simpatizantëve

të tij në Prishtinë.

“Urime fitorja Kosovë, urime

fitorja demokratë të Kosovës.

Fitorja jonë është referendum i

qytetarëve për qeverisjen e mirë

E hënë, 13 dhjetor 2010

ESHT

të Kosovës dhe është vizion i jonë

për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Kreu i Partisë Demokratike të

Kosovës dhe aktualisht kryeministri

në dorëheqje, Hashim Thaçi

fitoren e ka shpallur në orët e

vona të mbrëmjes, me mëngë të

përvjela, me një zë nganjëherë

emocional dhe djersë që ia kanë

mbuluar ballin.

“Sot foli dhe vendosi qartë

vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Sot foli Kosova europiane, sot foli

Kosova euroatlantike. Zgjedhjet

sot ishin edhe referendum për të

ardhmen evropiane. Sot folën dhe

vendosën europianët më të rinj.

Kosova foli qartë dhe njëzëri, ne

e shprehem vullnetin tonë për

vlerat europiane”, ka thënë Thaçi.

Në fakt, zyrtarë të lartë të

PDK’së kanë folur për fitoren

menjëherë pasi janë mbyllur vendvotimet

dhe ka fi lluar numërimi

i votave.

Gjatë kësaj kohe është shfaqur

edhe një luftë e ftohtë mes PDK’së

dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës,

e cila ka kritikuar pohimet

e rivalëve për fi tore, duke thënë

se është LDK ajo që prin.

Kjo situatë është reflektuar

edhe në rrugët e kryeqytetit mes

ithtarëve të PDK’së dhe LDK’së,

të cilët gati sa nuk janë përplasur.

Në orët e vona të mbrëmjes,

madje, është dashur edhe

ndërhyrja e Policisë së Kosovës,

e cila ka hyrë në mes të simpatizantëve

të këtyre partive, për të

shmangur incidentet eventuale.

Megjithtë, thyrje xhamash të lokaleve

dhe dëmtime tjera të vogla

ka qenë e pamundur të shmangen.

Përfaqësues të partive politike

kanë polemizuar edhe nëpër

debate televizive, duke shfaqur

edhe mospajtime për rezultatet

që fi llimisht janë prezantuar nga

Exit Poll’i i “Gani Bobit”.

Pas gjithë kësaj, në një konferencë

për media është paraqitur

edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa,

i cili ka kërkuar që të mos

shpallen rezultatet nga partitë,

duke aluduar në PDK’në.

“Nuk ka nevojë të presupozojmë

rezultate. Nuk ka nevojë

për asnjë tension”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së, megjithatë,

nuk është dukur aq entuziast para

mediave, por nuk ka pranuar se

LDK është duke humbur.

Sido që të jetë, LDK është

shfaqur shumë kritike për procesin

e votimit në Skënderaj,

duke kritikuar ashpër njoftimet

se atje kanë votuar 94 për qind e

elektoratit.

Zyrtarë të kësaj partie kanë paralajmëruar

ankesa zyrtare për

“rastin e Skënderajt”.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas

të gjitha gjasave do të radhitet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!