29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

8

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Jeton Musliu

jeton.musliu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 12 dhjetor — Për herë

të parë në Kosovë, kryerjen e një

vrasjeje e merr përsipër një organizatë

që veten e konsideron

terroriste.

Ekzekutimin e para disa ditëve

në fshatin Postenje të Leposaviqit

të Shefko Salkovicit, shtetas

i Kosovës i përkatësisë boshnjake,

e ka marrë përsipër organizata

që veten e quan “Shqiponjat e

bardha”.

Kanë qenë zgjedhjet e

përgjithshme të Kosovës që duket

se e kanë shtyrë këtë organizatë,

jo vetëm të sulmojë një zyrë

të KFOR-it në Zubin Potok, por

edhe të marrë përsipër vrasjen e

shtetasit Salkovic.

Kjo organizatë, përmes një

letre të lënë në vendin e ngjarjes,

ka marrë përsipër gjithashtu

edhe sulmin në natën ndërmjet

të shtunës dhe së dielës të zyrës

së KFOR-it danez në Zubin Potok.

Në atë kohë aty nuk ka pasur

asnjë person, por sipas policisë,

përveç dëmeve materiale që

janë shkaktuar, aty është lënë

edhe një letër me përmbajtje

kërcënuese.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë

së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,

nuk pranon të japë shumë

detaje në lidhje me këtë letër, por

sqaron se edhe ajo është bërë

pjesë e hetimeve nga ana e tyre.

Kjo letër kërcënuese e shkruar

në gjuhën serbe dhe që mban

emrin e organizatës “Shqiponjat

e bardha”, sqaron se është ajo që

ka kryer vrasjen e Shefko Salkovicit.

“Nëse të dielën bëni përpjekje

t’i sillni kutitë e votimit në

Zubin Potok, do të bëjmë çmos

t’ua vështirësojmë jetën dhe

kësaj radhe nuk do të shijmë në

ajër…”, nis kështu përmbajtja e

letrës kërcënuese e shkruar mirë

me kompjuter.

“…Dhe, do të shihni se ajo që

ndodhi në Leposaviq (v.j. vrasja

e Shefko Salkovicit) nuk është

asgjë në krahasim me atë që do të

ndodhë këtu…”, vazhdon përmbajtja

e letrës.

“…Ne jemi organizatë terroriste

serbe dhe me këtë krenohemi,

ortodoksë ose të vdekur, kështu

i jemi betuar Zotit”, shkruan në

këtë letër, organizata që vetes i

referohet si “Shqiponjat e bardha”.

Pavarësisht kësaj, Policia e

Kosovës sqaron se ata do të verifi

kojnë vërtetësinë e kësaj letre

kërcënuese, kurse sa i përket

vrasjes së Shefko Salkovicit, ende

nuk ka asnjë të arrestuar.

“Ne së bashku me EULEXin,

hetimet e këtij rasti i konsiderojmë

prioritet”, thotë Besim

Hoti, zëdhënësi i Policisë për

rajonin e Mitrovicës.

Vrasja e Shefko Salkovicit ka

ndodhur të martën rreth orës

14, në fshatin Postenje të Leposaviqit

dhe përveç tij, është plagosur

rëndë edhe Edin Islamoviq

që ndodhej në të njëjtën veturë.

Dyshohet se Salkovic, nga fshati

Rvatska të Leposaviqit, është

vrarë në një pritë të organizuar

nga persona ende të panjohur

për policinë.

Prishtinë, 12 dhjetor -

Komisioni i Pavarur për

Media (KPM) ka nisur

procedurën për ndërmarrjen

e masave ligjore ndaj

TV Klan Kosovës, për shkak

se ky subjekt transmetues

ka vepruar në kundërshtim

me Ligjin për Zgjedhjet

e Përgjithshme dhe

Udhëzuesin 3 të KPM-së

për Periudhën e Heshtjes

së Mediave. Gjatë monitorimit

të mediave elektro-

nike në ditën e Zgjedhjeve

të Përgjithshme në

Republikën e Kosovës, më

12 dhjetor 2010, Departamenti

i Monitorimit dhe

Analizave i Komisionit të

Pavarur për Media (KPM),

E hënë, 13 dhjetor 2010

KPM ndërmerr masa ligjore ndaj TV Klan Kosova

Vetura e tipit Opel-Asra, nga e

cila dyshohet se është qëlluar viktima

Shefko Salkovic, është gjetur

e djegur, rreth tetë kilometra larg

nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri ka qenë edhe aktivist

i njërës prej partive boshnjake,

koalicionit VAKAT, që drejtohet

nga Sadik Idriz.

Ende nuk dihet nëse kjo vrasje

ka të bëjë me çështje politike, por

viktima Shefko Salkovic ka qenë

përfaqësues politik i këtij koalicioni.

I ndjeri Salkovic njihej për përkrahjen

e tij dhënë institucioneve

të Kosovës. Në kohën e vizitës së

Hillary Clintonit në Kosovë, ai

kishte vendosur në shtëpinë e tij

fl amujt e Kosovës dhe SHBA-së.

Shefko Salkovic, në zgjedhjet

e vjetshme lokale ishte zgjedhur

këshilltar komunal në Asamblenë

Komunale të Leposaviqit, si përfaqësues

i banorëve boshnjakë të

fshatrave Rvatska, Zaseok Muminoviq,

Vrba, Beberishte dhe Kalin

të komunës së Leposaviqit.

Vrasjen e tij, përveç institucioneve

të vendit, subjekteve politike

dhe pranisë ndërkombëtare

në Kosovë, e ka dënuar edhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo për faktin se ai dhe personi

tjetër i plagosur, ishin punëtorë

të KQZ-së për atë rajon.

ka gjetur se OSHP Klan

Kosova ka vepruar në

kundërshtim me Ligjin për

Zgjedhjet e Përgjithshme

dhe Udhëzuesin 3 të KPMsë,

thuhet në komunikatën

e KPM-së.

KERCENIMI I SH

“Shqiponjat e bardha”, organizatë serbe që

veten e quan terroriste, merr përsipër vrasjen e

Shefko Salkovicit dhe sulmin në zyrën e KFOR-it

në Zubin Potok. Policia i ka nisur hetimet për të

gjitha rastet, por nuk ka asnjë të arrestuar.

Ne së bashku

me EULEX-in,

hetimet e këtij rasti i

konsiderojmë prioritet.”

Besim Hoti

Nëse të dielën

bëni përpjekje t’i

sillni kutitë e votimit

në Zubin Potok, do të

bëjmë çmos t’ua

vështirësojmë jetën

dhe kësaj radhe nuk

do të shijmë në ajër…”

Shqiponjat e bardha

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!