29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

20 ARTE

arté Nga

Redaktor: Arben Idrizi

e-mail: arben.idrizi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

RENE

MAGRITTE

Tirana Film Festival, 83 fi lma në garë

mbi 760 fi lma të paraqitur nga

50 vende të botës, në këtë edicion

do të shfaqen 83 syresh, ndarë sipas

kategorive të ndryshme, në fi lm të

gjatë artistik (10), të shkurtër (41),

eksperimental (9), dokumentar (14)

dhe të animuar (9).

Nga sa shihet nga programi, në këtë

CECI N’EST PAS UNE PIPE

Nëse do të flasim për artistin e

madh belg, Rene Magritte, pa

mëdyshje menjëherë do të na

shkojë nëpër mendje vepra e tij

e cila ndërroi koncepte në kohën

kur u krijua.

“Kjo nuk është llullë” është një

pikturë e Magritte, që paraqet një

llullë të pikturuar, me shumë realizëm,

me poshtëshkrimin: “Kjo

nuk është llullë”. Çfarë është kjo,

atëherë? Kjo nuk është asgjë më

shumë veçse një iluzion i pikturuar

i llullës, një imitim i saktë i saj.

Në gjithë punën e tij, qartë

shihet që piktori luan me

objektet e jetës së përditshme,

të zakonshmet njerëzore duke

i vendosur ato në kontekste të

panjohura dhe duke e vënë në

dyshim kuptimin e tyre të përditshëm.

Vë në qendër objektin

e përditshëm duke i dhënë

hapësirë ashtu siç e meriton,

mirëpo duke e lënë një pikëpyetje,

siç ndodh me pikturën e tij të

njohur “Kjo nuk është llullë”. Jo i

rastësishëm është arti i tij, ngaqë

kjo lidhet ngushtë me mënyrën e

jetës që jetonte, sipas studiuesve

ai kishte një jetë të çuditshme dhe

nën një analizë të vazhdueshme.

“CECI N’EST PAS UNE PIPE”

përmban ngjyra të errëta, ashtu

siç mund të paraqitet në formën

më të përsosur ky objekt. Llulla

ka ngjyrë kafe të errët, prapavija

është e kafe e çelur apo nuanca

më e zbehtë e kafes, në prapavijë

me shumë mjeshtëri është e

vendosur hija e llullës e cila të jep

përshtypjen që ajo me të vërtetë

është një llullë, por poshtë saj

autori e thotë të kundërtën CECI

N’EST PAS UNE PIPE (Kjo nuk

është një llullë), kjo fjali është e

vendosur, poshtë objektit, në një

lloj pllakati në shtrirje i cili i takon

kornizës së pikturës.

Rene Magritte lindi në Lessines

të Belgjikës më 21 nëntor 1898.

Në moshën 12-vjeçare ai nisi të

merrte mësime arti në Chatelet,

ndërsa në vitin 1916 nisi studimet

në Akademinë e Arteve të Bukura

në Bruksel. Peizazhet në bregun

e lumit Sambre, ku e ëma vrau

veten në vitin 1912, ishin pikturat

e tij të para. Arti i Magritte

tregon një stil më përfaqësues të

surrealizmit krahasuar me stilin

automatik që vërehet te artistët e

tjerë të kësaj rryme.

“Kjo nuk është llullë” e artisti

surrealist belg, është vetëm njëra

nga veprat e pa vdekshme të tij,

ai me këtë dhe shumë tjera shfaq

mjeshtërinë jo vetëm të së dukshmes,

por edhe të padukshmes.

Gjatë vitit 1927 ai pikturoi shumë

imazhe të çuditshme. Një

vepër klasike e Magritte në këtë

kohë ishte ‘Vrasësi i Kërcënuar’.

Gjatë qëndrimit në Paris, Magritte

u njoh shumë me teorinë

surrealiste përfshi këtu edhe nocionin

e romantizuar të skandalit,

krimit dhe përbuzjes. Gjithsesi, i

pakënaqur nga metodat sipërfaqësore

të surrealistëve parisienë

dhe varësia e tyre nga ëndrrat,

droga dhe magjia për vizionin,

Magritte u transferua sërish në

Bruksel tre vjet më pas. Gjatë

kthimit për në Bruksel, Magritte

u njoh me shumë surrealistë të

tjerë. Një natë, pas një grindjeje

të hidhur me një grup artistësh,

Magritte i ‘dogji’ të gjitha

lidhjet e tij me këtë rrymë arti.

Por, në mënyrë ironike, edhe pse

marrëdhëniet e tij me surrealizmin

ishin të tensionuara, veprat

e tij janë në thelb surrealiste. Si

rrjedhojë, ai përfaqësoi surrealizmin

dhe u bë mjaft i famshëm si

pjesë e kësaj rryme në të gjitha ekspozitat

e realizuara në vitet 30-ta.

Sipas studiuesve “Derisa surrealizmi

fitoi gjithnjë më shumë

vëmendje dhe vlerësim, vepra e

Magritte u bë më e vlerësuar dhe

më e njohur në të gjithë botën.

Magritte siç e dimë ishte i pasionuar

pas gjuhës së përditshme

dhe komunikimit të zakonshëm

dhe kjo duket qartë në pikturën

e tij “përdorimi i fjalëve”. Kjo

është një nga disa piktura të

Magritte që përmban vetëm një

llullë dhe frazën ‘Kjo nuk është

një llullë’. Magritte besonte se

marrëdhënia mes një objekti

dhe emrit të tij është krejtësisht

arbitrare dhe kjo e bën arbitraritetin

të dukshëm në pikturën e tij.

Sipas piktorit, fjalët, ashtu si simbolet,

përfaqësojnë në mënyrë të

gënjeshtërt vërtetësinë e objekteve.

Pavarësisht, stilit të jetës së

tij, Magritte arriti të krijonte një

ligjshmëri artistike të transformimit

të ‘së zakonshmes’ në ‘fantastike’.

Ndërsa, disa historianë arti

i atribuojnë piktorit dëshirën për

të kundërshtuar dhe luftuar jetën

e përditshme, të tjerë theksojnë se

vepra e tij shkon përtej arratisjes

dhe shërben për të rrëfyer anët

më të errëta e të ndërlikuara të

qenies njerëzore” studiuesit.

Duke besuar vërtetë se arti

mund të ndryshojë botën, Magritte

pikturoi në vitin 1940 gra

nudo me ngjyra të theksuara e

provokuese dhe epshndjellëse.

Pikturat nuk u pritën mirë dhe

Magritte hoqi dorë shumë shpejt

nga ky stil i ri i tij. Por, për të e

vërteta mbetej ajo që ndjente dhe

jo ajo që shihte apo pëlqenin të

tjerët dhe kurrë nuk hoqi dorë nga

ky koncept. Magritte duke lënë të

pavdekshëm artin e tij vdiq më 15

gusht 1957.

Përgatiti:

Albana S. Muja

festival nuk ka asnjë përfaqësim të

kinematografi së shqiptare. Gjuha

shqipe në këtë seksion përfaqësohet

nga fi lmi kosovar «Gomarët e

kufi rit», me regji të Jeton Ahmetajt.

Siç e kërkon tradita e festivalit, nuk

do të mungojnë çmimet për të gjitha

seksionet, por edhe elementët e

E hënë, 13 dhjetor 2010

ndryshëm fi lmikë, si regjia, fotografi a,

aktrimi, etj.

I ftuar i Festivalit është Jean-Philippe

Laroche. Janë dy arsyet që e sjellin

atë në Shqipëri: homazhi kushtuar

Claude Chabbrol dhe prezantimi i

njërit prej fi lmave në konkurrim. Në

vitin 2003, ai ishte fi tues i «Best Public

‘MESUES

Për popullin e tij shkroi histori dhe

për popullin e tij mbeti në histori

Prof. Dr. Skënder Rizaj u lind në

Pejë më 14 mars 1930. Në vendlindjen

e tij përfundoi shkollimin

fi llore dhe të mesëm, kurse

studimet për histori i përfundoi

në Shkup. Ndërsa studimet e

magjistraturës dhe të doktoraturës

i mbaroi në Sarajevë në

vitin 1965, duke u bërë kështu

doktori i parë i shkencave të

historisë në Kosovë.

Punën pedagogjike për të

edukuar nxënësit në frymën

kombëtare dhe për të ngritur

vetëdijen kombëtare e për të

krijuar tek ata idenë e pavarësisë

dhe krijimin e shtetit të Kosovës

e fi lloi në vitin 1948 duke

shërbyer si mësues në shkollën

e Gllaviçicës, për të vazhduar

në Pejë deri në vitin 1956. Pastaj,

duke qenë një nga kuadrot

më të përgatitura nga fusha e

historisë dhe një punëtor i

dalluar në arsimimin e gjeneratave

në Kosovë, në vitin 1956

punësohet në gjimnazin e Pejës

si profesor i lëndës së historisë

për të vazhduar deri në vitin

1961. Mandej, me qenë se në

Kosovë kishte nevojë për kuadro

profesionale dhe shkencore,

atëherë Prof. Skënder Rizaj

posedonte përvojë pedagogjike

dhe profesionale, kështu u angazhua

në Degën e Historisë

në Fakultetin Filozofi k në Prishtinë

për të ligjëruar lëndën e

historisë nga periudha e Kohës

së Re deri në vitin 1984, të cilën

e themeloi së bashku me Prof.

Ali Hadrin. Prof. Skënder Rizaj,

kishe sens në edukimin

e gjeneratave dhe studimin e

historisë kombëtare. Po kështu

me qenë se ishte rritur dhe

edukuar në një rreth familjar që

kishte frymuar kombëtarisht,

kjo ndikoi edhe më shumë që

Prof. Skënder Rizaj qysh në moshën

rinore të orientohet dhe

të angazhohet në veprimtarinë

patriotike kombëtare. Në

moshë 17-vjeçare angazhohet

në ilegalitet, ku mbante pseudonimin

”Fishkëllima” dhe

i takonte organizatës ilegale

“Besa Kombëtare”. Gjykata e

Qarkut në Prizren në nëntor

të vitit 1946 i shqiptoi dënimin

me 1 vit burgim të rëndë, në

bazë të nenit 3/1 të ligjeve të

atëhershme në fuqi. Me qenë

se përfundoi studimet për histori,

Prof. Skënder Rizaj u angazhua

të punonte në ndriçimin

e fakteve historike dhe në

argumentimin e tyre mbi bazë

të dokumenteve arkivore. Kjo

punë e tij ndeshte në kundërshti

të historiografi së serbe e cila

ishte në aksion të falsifi kimit të

ngjarjeve dhe periudhave më të

rëndësishme të historisë shqiptare.

Prof. Skënder Rizaj i fi lloi

hulumtimet në arkivat evropiane

për të mbledhur dokumentacion

origjinal mbi ngjarjet

kryesore historike që ishin pika

kyçe në historiografi në shqiptare.

Këtu duhet veçuar studimet

e tij dhe të dhënat shkencore

që sjellë në librin Kosova

gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII,

pastaj mbi të ashtuquajturën

Dyndje e Madhe Serbe, Lidhjen

Shqiptare të Prizrenit etj. Me

përkushtim profesional ishte

angazhuar që të zbardhte mitin

mbi Betejën e Kosovës (1389),

që të paraqiste me argumente

shkencore të drejtën historike

të shqiptarëve për vetëvendosje

dhe mbi të gjitha që të

shembte falsifikimet e historiografisë

serbe për Kosovën.

Kësisoj një rëndësi të posaçme

kishte kumtesa e tij ‘‘Burimet

osmane nga shekulli XV deri

në shekullin XVIII për banorët

e Deçanit dhe të rrethinës’’ që

u prezantua në simpoziumin

shkencor të organizuar nga

Akademia Serbe e Shkencave

dhe Arteve në bashkëpunim

me Akademinë e Shkencave

dhe Arteve të Kosovës të mbajtur

në Beograd dhe Deçan, në

të cilën shfaqi hapur mendimin

e tij të ndërtuar mbi dokumentacionin

arkivor se Manastiri i

Deçanit është autentik shqiptar

dhe se banorët shqiptarë e

ndërtuan dhe u përkujdesën

për të. Duke prezantuar të vërtetën

shkencore për Manastiret

dhe kishat mesjetare në Kosovë

në shumë sesione, simpoziume

dhe konferenca ndërkombëtare

me karakter shkencor, Prof.

Skënder Rizaj bëri jehonë si

në opinionin vendor dhe atë

ndërkombëtarë. Ai ishte i ftuari

kryesor dhe me kompetenti për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!