29.07.2013 Views

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

NUK IA DOLI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët e Botës

Për gjithçka ekziston

hera e parë

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

CAMILLA,

Camilla, dukesha

e Cornwall, derisa

reagon ndaj sulmit mbi

veturën në të cilën po

udhëtonin ajo dhe burri

i saj, princi Charles,

nga ana e studentëve

që protestonin në

Londër, për shkak të

kundërshtimit të rritjes

së taksave të shkollimit.

Ata kanë një raport

shumë të ngrohtë...

Ekziston një lidhje unike mes

atyre që e kanë bërë këtë punë

Robert Gibbs

Zëdhënës i Shtëpisë

së Bardhë, për

presidentin Obama

dhe ish-presidentin

Clinton; Obama kërkoi

një takim me Clintonin,

për t’u këshilluar lidhur

me marrëveshjen

e tatimeve, që e

ka përmbyllur me

republikanët në

Kongres.

Në jetë ka njerëz që i

thyejnë gjërat dhe ka asi

që i rregullojnë ato. Ky njeri

është rregullues i tyre

Barbara Walters,

Derisa e emëron

gjeneralin David Petraeus,

që është kryekomandant

amerikan në Afganistan,

për personin e saj më

fascinant për vitin 2010.

Max: 4 °C

Min: -2 °C

Max: 3 °C

Min: -2 °C

Në qoftë se

nuk ndërhyhet

për ndryshimin

e gjërave duke

ndryshuar

vetë jetën

tonë, mund ta

ndajmë “me

vullnet” veten

tonë nga Nëna

Natyrë.

E hënë, 13 dhjetor 2010

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Frrok.Çupi

Kush ia ndan

Mamanë njeriut?

Sa shume njerëz po “alarmohen” dhe po bëhen

kritizerë kundër kujtdo, duke thënë se iu vjen keq

për njerëzit, iu vjen keq për militantët e partisë

së tyre dhe për miqtë. Si shprehet kjo keqardhje?

Keqardhja për njeriun shprehet në mënyrë cinike

dhe jonjerëzore. Në momentin kur njeriun e

ndan prej Natyrës, prej asaj që është vetë mamaja,

atëherë njeriun e ke bërë asgjë. Njeriu jeton

në Natyrë dhe është produkt i saj... njëmijë herë

para se njeriu të jetë qenie politike ose shërbëtor

i dikujt tjetri. Në mënyrën më arbitrare, tendenca

për ta shkëputur njeriun prej natyrës, u konstatua

në Shkodër. Që më 1 dhjetor Shkodra dhe

rrethinat e saj, si dhe disa zona të tjera të vendit,

ndodhen nën ujë. Janë përmbytur mbi 13 mijë

hektarë tokë dhe mijëra shtëpi, duke detyruar

rreth 15 mijë njerëz të lënë shtëpitë dhe të evakuohen.

Kjo i ngjan një katastrofe apokaliptike

natyrore, por shumë kush do ta shkëpusë nga

fjala natyrë. Ka disa njerëz që thonë banalitetin

më të madh të botes se “ujin nuk e solli natyra”,

se “përmbytja erdhi prej kutive të votimit”, se

“i përmbyti qeveria”, etj. Kjo është ta marrësh

njeriun me dhunë nga krahu dhe ta ndash nga

Natyra, Mamaja e tij e padiskutueshme. Gjatë

vitit 2010, jo vetëm këtu, por në mbarë globin

ndodhën katër katastrofa të mëdha të Natyrës,

që iu ngjanin modeleve të lashta të kozmologjisë.

Katastrofat ndodhën në thelbin e Natyrës,

në elementët bazikë të saj: në AJER, në TOKE,

në ZJARR dhe në UJE. Këta janë katër përbërësit

e Natyrës, dhe prej këndej erdhën katastrofat.

Nga Ajri erdhi hiri vullkanik i Islandës, që paralizoi

trafi kun ajror mbi kontinentin e Evropës;

nga Toka erdhi rrëshqitja tokësore në Kinë dhe

tërmetet; nga Zjarri erdhi tragjedia e Moskës që

gati e bëri qytetin e madh të pajetueshëm dhe

nga Uji erdhi cunami në Indonezi, përmbytjet

në Pakistan, me miliona njerëz të zhvendosur,

përmbytjet në Evropë dhe në Shkodër... Ja, kështu

bëri Nëna Natyrë edhe ndaj krijesave të saj, që

janë njerëzit. Kush e ndan Njeriun nga Natyra, ky

ka bërë dhunën më të madhe të botes. Pse është

bërë Natyra e egër me njeriun? Pyetja është e

gjerë dhe iu përket kategorive të shkencëtarëve;

por një pyetje tjetër duket më e thjeshtë për njeriun:

A mund të përballojë Njeriu edhe egërsinë

e Natyrës dhe a do të ketë gjatë vitit 2011 egërsi

natyrore? Nganjëherë, duke kërkuar përgjigje,

na duket se po bëhemi dëshmitarë të fundit të

Natyrës. Ose shpesh e përdorim magnitudën

natyrore, si një armë për të mprehur njeriun me

njeriun. Vetëm shkencëtarët e motit nuk lejo-

hen të fl asin, ose këta lejohen vetëm në fund.

Mbasi kishin folur të gjithë në Shkodër, një ditë

u pa edhe profesor Hoti, kërkuesi i shkencës

së Ujërave, që u lejua të fl iste. Edhe në botë po

ankohen për një fenomen si ky. Madje shumë

shpesh, ekspertët e Natyrës janë thërritur të

bëjnë rolin e “ekspertëve të opinionit”. Studiues

të katastrofave natyrore në botë, po alarmohen

pse mes Njeriut dhe Natyrës kanë hyrë elemente

shkatërrimtare, që ndajnë krijesën nga krijuesja.

Vetëm ekspertët mund ta shikojnë “vrimën

e ozonit”, shkruan Slavoj Zizek, një fi lozof politik

dhe kritik kulture i lindur në Slloveni. Filozofi do

të thotë me këtë, se ekspertët duhen vendosur në

rolin e tyre, gjithashtu njeriu në rolin e krijesës

që varet nga Natyra. Ose siç shkruante Wagneri

i falshëm, plagën mund ta mbyllë vetëm maja e

gozhdës që e ka bërë atë”. Vetëm natyra e shëron

natyrën. Në bazë të së gjithës, qëndron mençuria

e shenjtë se Natyra përbëhet nga Toka, Era,

Ajri, Uji dhe Zjarri. Ndërsa shkencëtarët po e

ndihmojnë njeriun, shkenca nuk mund ta bëjë

të gjithë punën. Ashtu sikurse askush nuk mund

ta bëjë gjithë punën; aq me pak politika. Politika,

si në rastin tonë konkret, shikon gabimisht

gjithçka në dorën e një pike; herë e shikon te

qeveria, herë te vetëm një njeri që është kryeministër,

herë e shikon shpëtimin te vetvetja.

“Unë iu shpëtoj nga gjithçka”,- arrin opozita

të thotë marrëzira. Ndërsa shikojmë te shkenca,

ose vetëm te politika që të shpëtojë botën,

në fakt duhet të kërkojmë nga vetvetja dhe të

mësojmë të imagjinojmë e të krijojmë një botë

të re. Të paktën për ne njerëzit që e rendisim

veten në hemisferën perëndimore, është shumë

e vështirë që të pranojmë të rrimë vetëm si

vëzhgues dhe të shikojmë çfarë po ndodh me

fatin tonë. Çfarë po dëshmon edhe qëndrimi

ynë, sidomos ky më i fundit? Gjysma jonë është

angazhuar në përpjekjen për të përballuar

“çmendurinë” e Nenës Natyrë; ndërsa gjysma

tjetër (të paktën) po shikon si do të përfundojë

fati. Nganjëherë po kapen edhe duarkryq, ose të

gëzuar se po ndodh “çmenduria” e natyrës për të

fi tuar pushtet prej saj. Sa tragjike është. Në anën

tjetër vërejmë qëndrime perverse të martirizimit

të parakohshëm, që shprehet kështu: “Ne e ofenduam

Nenën Natyrë, kështu që po marrim atë që

meritojmë”. As kjo nuk shkon. Edhe kjo mund të

na kthehet kundër. Në qoftë se nuk ndërhyhet

për ndryshimin e gjërave duke ndryshuar vetë

jetën tonë, mund ta ndajmë “me vullnet” veten

tonë nga Nëna Natyrë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!