23.01.2015 Views

sat - Albas

sat - Albas

sat - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

TË BUTË DHE MIQËSORË

LUAJNË,

LUAJNË

DHE VETËM

LUAJNË!

Në këtë numër folëm

për një mik të botës

ujore. Nëse takoni një

delfin mos kini frikë,

pasi ata janë miqësorë,

kështu që mund të luani

pa frikë me ta.

Delfinët janë kafshë shumë miqësore. Ata jetojnë në tufa

të përbëra nga një numër i madh delfinësh, gati 20 në

një tufë. Në vende ku ka shumë ushqim tufat mblidhen

duke formuar një tufë edhe më të madhe, deri në 1000

delfinë. Ata komunikojnë me anë të fishkëllimave apo

tingujve të ndryshëm. Tingujt e tyre të cilët quhen

valë ultrazanore funksionojnë si “navigatorë” për të

gjetur rrugën dhe ushqimin. Ky lëshim valësh është i

kuptueshëm vetëm për ta. Uji përhap valët me shpejtësi

dhe kjo i ndihmon shumë ata.

Delfinët janë shumë altruistë dhe krijojnë lidhje të

forta. Nëse njëri nga ta është i sëmurë apo i dëmtuar,

të tjerët e ndihmojnë dhe e nxjerrin në sipërfaqe për

të marrë frymë, nëse është nevoja.

Delfinët kanë disa mënyra për të kapur ushqimin e

tyre. Një mënyrë përfshin të gjithë tufën, e cila rrethon

peshqit dhe delfinët afrohen për t’i shtypur ata. Mënyra

tjetër është duke e shtyrë tufën e peshqve në ujëra

më të cekëta, pasi aty e kanë më të lehtë t’i kapin.

Siç përmenda dhe më parë, delfinët janë shumë

lozonjarë. Ata hidhen mbi ujë në lartësi të mëdha.

Shkencëtarët nuk e kanë kuptuar ende arsyen përse

e bëjnë, por besojnë se në këtë mënyrë ata arrijnë

të shohin nga lart tufat e peshqve nën ujë. Loja, nga

ana tjetër, hyn në kulturën e delfinëve. Ata hynë në

lojë me tufat e tjera si dhe ndonjëherë ngacmojnë

zogjtë apo breshkat e ujit. U pëlqen shumë të

“kalërojnë” dallgët dhe shumë shpesh janë vënë re

para anijeve, pasi aty formohen valë të shpejta.

SI FLENË DELFINËT

Sipas studimeve është zbuluar se delfinët flenë

me anë të njërës prej hemisferave të trurit. Tjetra

i ndihmon ata të marrin frymë dhe të jenë të

kujdesshëm ndaj sulmeve të ndryshme. Ata mund

të bien në gjumë të thellë kur kanë të dy sytë të

mbyllur dhe nuk ndiejnë rreziqe. Frymëmarrja bëhet

automatike dhe bishti lëviz si refleks për ta mbajtur

në sipërfaqe kur është nevoja. Shumë rrallë ndodh

që ata të bien në gjumë të thellë, pasi duhet të jenë

të kujdesshëm nga rrymat e ujit. Delfinët që rriten

në rezervuare kanë më shumë mundësi të bien në

gjumë të thellë.

36 • GRUP-sat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!