23.01.2015 Views

sat - Albas

sat - Albas

sat - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Eni- “Ej grupsa, si jeni Unë kam një problem: nuk po mësohem dot që filloi shtatori, ikën pushimet

dhe për më tepër që çdo ditë duhet të shkoj në universitet. Ka ndonjëri nga ju një zgjidhje

Jooo...Aha, tani e kuptova edhe ju paskeni të njëjtin problem me mua...”

Semi- “Eni, ke filluar të flasësh me vete”

Eni- “Jo, isha duke ndarë shqetësimet e mia me miqtë e mi të vegjël. Eh, sa të trishtuar jemi të

gjithë! Na filloi shkolla!”

Semi- “Ti Eni më bën gjithmonë për të qeshur me këto që thua. Si mund të jetë trishtim fillimi i

shkollës Mbase për ty që je dembel edhe mundet, por për grupuat, jam e sigurt që jo! Sa qejf e

kam ditën e parë të shkollës, takon shokët dhe shoqet e klasës, njeh shokë të rinj! Pastaj, bie zilja

e parë dhe të gjithë ulen në pritje të mësueses. Ehh, sa bukur!”

Eni - “Bukur do të ishte sikur mos kishim detyra dhe provime!!”

Semi – “Më mirë të mos debatojmë dhe t’i përgjigjemi letrave të grupsave.

Problemet e tyre janë vërtet probleme, ky i yti, jo.”

Ata duan më shumë atë

Edhe unë kam një problem: që kur ka lindur motra ime e vogël kanë

filluar problemet. Më duket se prindërit duan vetëm atë dhe unë

bëhem shumë xheloze. Sa herë që ajo gabon, duhet të qortohem

unë. Kur ajo më bën ndonjë gjë dhe unë ia kthej, prindërit më

dënojnë të shkoj në dhomë. Ajo më ka inat mua, librat dhe gjithë

gjërat e mia!

Megi

Ardhja e një bebeje në familje pritet me gëzim nga të gjithë,

sidomos nga të rriturit dhe shpesh shoqërohet me “xhelozi”

nga motra apo vëllai i madh. Kjo ndodh pasi vëmendja e gjithë

familjes përqendrohet te pjesëtari më i ri. E megjithatë Megi, kjo

nuk do të thotë se dashuria për ty është pakësuar, përkundrazi

ajo shtohet çdo ditë. Por motra jote është ende e vogël dhe ka

nevojë për një përkujdesje më të madhe nga ana e prindërve,

pasi shumë gjëra që ty sot të duken aq të lehta, si të qëndrosh në

këmbë dhe të ecësh, të ushqehesh pa bërë pis gjithë shtëpinë

apo të flasësh dhe të kuptohesh, për të janë të vështira... gatigati

janë “mision i pamundur”. Ja, pse prindërit të qortojnë edhe

kur ajo të ngacmon e para, pasi ty ata të trajtojnë si të rritur, ti je

e aftë që kur ajo grindet, ti të shpikësh ndonjë lojë apo t’i thuash

ndonjë gjë që ajo të qetësohet. E dimë që është e vështirë, por

me pak përpjekje ti mund ta bësh... Ti duhet të përpiqesh t’i

qëndrosh afër motrës dhe t’i tregosh asaj se sa e do. Merre dhe

të kur luan me shoqet poshtë pallatit apo lexoji një nga librat e

tu të preferuar; do ishte mënyra më e mirë që ajo të mësojë t’i

“dojë” gjërat e tua dhe jo t’i ketë “inat” ato. Pastaj, pa mendo pak:

ti je me fat që ke një motër e që mund të luash me të, ka fëmijë

që ndihen të vetmuar pikërisht se nuk kanë motër apo vëlla, me

të cilët të luajnë kur janë në shtëpi, apo jo!

(Semi)

Megi duro, sa të rritet motra e vogël dhe pastaj do kesh mundësi

ta urdhërosh...Hahaha. bëj shaka! (Eni)

46 • GRUP-sat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!