29.01.2015 Views

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Blegina Bezo (Hasko)

Edukata

shoqërore

Libër Mësuesi

6

Tiranë, 2012

1

SHTEPIA BOTUESE ERIK

Botues:

Dëshira SHEHU

Autor:

Blegina Bezo (Hasko)

Redaktore përgjegjëse:

Anila KONOMI

Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:

Edlir PODA

Kopertina:

Blerina Balla DAUTI

Botimi i parë, viti 2012

© ERIK BOTIME

Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.

Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,

përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia

Botuese “ERIK”.

Botimet “ERIK”

Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.

Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;

Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442

E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com

2

Përmbajtja

Kreu 1. Individët, grupet, institucionet

Ligjet dhe rregullat. Roli i tyre në shoqëri............................................................................12

Këshilli i Evropës........................................................................................................................14

Disa nene nga konventa mbi të drejtat e fëmijës...............................................................16

Kreu 2. Idealet dhe praktikat e qytetarisë

Pakicat kombëtare dhe vlerat e tyre....................................................................................22

Kreu 3. Pushteti, Autoriteti, Qeverisja

Hartimi dhe miratimi i një ligji................................................................................................24

Kreu 4. Prodhimi dhe shpërndarja

Puna dhe shkollimi.....................................................................................................................26

Disa nga konceptet dhe aftësitë bazë të edukimit për qytetari demokratike..............28

Test..................................................................................................................................................29

3

Hyrje

Libri i mësuesit, i tekstit “Edukata shoqërore 6”,

është ndërtuar në përputhje me tekstin e edukatës sipas

programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e

Shkencës.

Në këtë libër vihen në shërbim të mësuesve të edukatës

modele orësh mësimore, duke mos prekur hapësirat që ka

vetë mësuesi për të përcaktuar, ideuar e organizuar orën e

mësimit. Në libër është paraqitur fillimisht plani mësimor

i ndarë në kapituj e orë mësimi me objektivat kryesore

sipas niveleve dhe mjetet e nevojshme që do të përdoren

gjatë orës së mësimit.

Zhvillimi i mësimit është modeluar sipas strukturës

PNP. Edukata shoqërore 6 ka gjithsej 28 tema të reja të

ndara në 4 kapituj, 3 orë përforcim konceptesh dhe 4 orë

të lira që plotësojnë programin vjetor prej 28 orësh.

Çdo orë mësimore kalon në tre faza:

- Faza I: Parashikimi ose evokimi. Mësuesi shkruan

temën e re në dërrasë dhe i njeh nxënësit me objektivat që

do të arrihen, mjetet që do të përdoren, fjalët kyçe që do

të trajtohen. Përmes të pyeturit mësuesja nxit te nxënësit

të kujtojnë njohuritë e marra më parë, që do t’i shërbejnë

në fazën e dytë. Metodat që përdoren më tepër në këtë

fazë janë: bashkëbisedimi, debati, kllasteri, krahasimi, stuhi

mendimi etj.

- Faza II: Ndërtimi i njohurive. Jepen njohuritë e

reja duke nxitur te nxënësit mendimin kritik për njohuri,

të cilat i kanë mësuar në klasat e mëparshme, në lëndë të

tjera apo i kanë dëgjuar në mjetet e informimit. Mësuesja

përdor metoda të tilla, si diagram veni, punë në grupe,

kllaster etj.

- Faza III: Përforcim ose reflektim. Kjo fazë përfshin

një përmbledhje të çështjeve kryesore të temës së re.

Mësuesja shfrytëzon punën me tekstin, tabelat, komenton

fotot, mund të zhvillojë një minitest duke përforcuar

konceptet kryesore.

5

Plani mësimor

Edukata Shoqërore 6

35 jave X 2 orë/javë 35 orë

Njohuri të reja 28 orë

Orë të lira 7 orë

Nr. i

orëve

1

Kreu Objektivat e Kreut

• Të rendisë disa rregulla dhe ligje

• Të shpjegojë termin “marrëdhënie shoqërore”

• Të tregojë rëndësinë e rregullimit të marrëdhënieve

shoqërore me anë të rregullave dhe ligjeve

• Të listojë arsyet e domosdoshmërisë së rregullave dhe

ligjeve në shoqëri

• Të vërë në dukje rolin e ligjeve në shkollë, familje,

punë, etj.

• Të argumentojë rolin e ligjit si mbrojtës i interesave të

individit

• Të listojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut sipas

Deklaratës Universale

• Të shpjegojë nevojën e respektimit të të drejtave dhe

lirive të individit

• Të analizojë respektimin dhe garantimin e të drejtave

në ligjet shqiptare

• Të përkufizoni termin “atdhetari”

• Të tregoni si shfaqet atdhetaria në një shoqëri

Tema mësimore për

çdo orë mësimi

Rregullimi i

marrëdhënieve

shoqërore

Materiali burimor dhe mjetet

mësimore

Kushtetuta, Kodi Rrugor, Kanuni i Lek

Dukagjinit, pamje që lidhen me

rregullat dhe ligjet,

INDIVIDËT, GRUPET, INSTITUCIONET

(8 orë)

2

3

4

Ligjet e rregullat dhe roli

i tyre në shoqëri

Të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut

Atdhetaria

Kushtetuta, dispozitat normative të

arsimit, Kodi i Familjes, pamje të

ndryshme që lidhen me rregullat dhe

ligjet,

Deklarata Universale e të drejtave të

njeriut, Konventa për mbrojtjen e të

drejtave të fëmijëve, Kushtetuta,

pamje që lidhen me

Kushtetuta, pamje të ndryshme që

lidhen me veprimtari për

6

5

6

7

8

demokratike

• Të analizoni rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive

ndaj atdheut

• Të listojë disa nga vlerat dhe përgjegjësitë

• Të vërë në dukje rëndësinë e vlerave si e vërteta dhe

drejtësia

• Të analizojë disa nga përgjegjësitë kryesore të

qytetarëve në një shoqëri demokratike

• Të listojë disa shërbime të qeverisë vendore

• Të tregojë rëndësinë e qeverisjes në shoqëri

• Të krahasojë funksionet e qeverisë qendrore dhe

vendore në lidhje me komunitetin

• Të përkufizojë termin ‘vendimmarrje’

• Të dallojë mënyrat e marrjes së një vendimi si individ,

grup dhe institucion

• Të analizojë rëndësinë e mirëkuptimit dhe

bashkëpunimit në vendimmarrje

• Të tregojë ç’është Këshilli i Evropës

9 Përforcim konceptesh

• Të vërë në dukje qëllimin e krijimit dhe ekzistencës së

Këshillit të Evropës

• Të rendisë disa nga strukturat e kësaj organizate

10

• Të përkufizojë termin ‘përgjegjësi qytetare’

• Të shpjegojë nevojën e lidhjes së të drejtave me

përgjegjësitë qytetare

• Të argumentojë pse pjesëmarrja dhe gjykimi i drejtë

në një juri është përgjegjësi qytetare

Vlerat shoqërore dhe

përgjegjësitë

Qeverisja dhe komuniteti

Vendimmarrja

Këshilli i Evropës

Të drejtat dhe

përgjegjësitë e qytetarit

atdhedashurinë,

Rregullorja e shkollës, dispozitat

normative për arsimi, pamje të

ndryshme që tregojnë vlerat dhe

përgjegjësitë shoqërore

Kushtetuta, Ligji për Organizimin dhe

Funksionimin e Qeverisjes Vendore,

pamje nga jeta dhe puna në

komunitet

Kushtetuta, materiale të shtypit që

lidhen me vendimmarrjen, Kuvendin e

Shqipërisë, foto nga mbledhjet e

senatit të shkollës

Informacione për KE‐në, pamje dhe

foto të flamurit, selisë së KE‐së, mjete

zanore për himnin e Këshillit të

Evropës

Konventa e të drejtave të njeriut,

mjete kancelarie (tabakë, lapustila,

lapsa me ngjyra) për veprimtari

krijuese për të drejtat dhe

përgjegjësitë, foto nga veprimtari të

IDEALET DHE

PRAKTIKAT E

QYTETARISË (8

orë)

7

11

12

13

14

15

• Të përkufizojë termin ‘pakicë kombëtare’

• Të dallojë karakteristikat e pakicave kombëtare në

vendin tonë

• Të analizojë vlerat e pakicave për demokracinë

• Të listojë disa nga sjelljet e pahijshme në shkollë ose

shoqëri

• Të tregojë disa mënyra për kundërshtimin dhe luftën

ndaj sjelljeve të pahijshme

• Të analizojë rëndësinë e përgjegjësisë së gjithsecilit

për sjelljen e pahijshme

• Të përkufizojë termin ‘krim’

• Të vë në dukje shkaqet e përfshirjes së të rinjve në

rrugën e krimit

• Të analizojë rëndësinë e parandalimit të krimit nga të

rinjtë

• Të dalë në përfundim se përdorimi i drogave është i

dëmshëm për shëndetin

• Të vërë në dukje rëndësinë e parandalimit të

përdorimit të substancave të dëmshme

• Të shpjegojë kontributin individual lidhur me

parandalimin e përdorimit të drogave nga të rinjtë dhe

adoleshentët

• Të përkufizojë termin ‘HIV/AIDS’

• Të vërë në dukje rrugët e transmetimit të tyre

• Të argumentojë mënyrat e parandalimit të përhapjes

Pakicat kombëtare dhe

vlerat e tyre

Sjelljet e pahijshme

Për një shoqëri të sigurt

Drogat dhe dëmtuesit e

tjerë të shëndetit

HIV/AIDS

ndryshme konkurruese (olimpiada,

Kushtetuta, magnetofon dhe kaseta

ose CD me këngë të minoriteteve në

vendin tonë, foto dhe pamje të

ndryshme nga jeta dhe kultura e

pakicave

Botime për të drejtat e njeriut, të

drejtave të fëmijëve, rregullorja e

shkollës, foto me pamje nga

aksidentet, pllakate kundër dhunës

Kushtetuta, Kodi Penal, pamje me

foto nga puna e policisë,

bashkëpunimi me forcat e rendit, foto

nga qendrat e rehabilitimit dhe

burgjeve për të miturit

Deklarata e të drejtave universale,

broshura për duhanin, drogën, dhe

dëmtuesit e tjerë të shëndetit, foto

me pamje nga përdorimi dhe

aksidentet nga përdorimi i dëmtuesve

Broshura dhe botime të tjera për

HIV/AIDS, foto me pamje nga persona

të infektuar, veprimtari të ndryshme,

8

16

17

• Të rendisë disa nga rregullat për shkrimin e një letre

për një zyrtar vendor

• Të përcaktojë mënyrën se si përcillet mesazhi në një

letër drejtuar një zyrtari

• Të analizojë rëndësinë që ka zbatimi i rregullave për të

shkruar një letër drejtuar një zyrtari

• Të përkufizojë termin ‘shoqatë’

• Të tregojë qëllimin e krijimit të një shoqate

• Të analizojë anët e dobishme të misionit të një

shoqate

18 Përforcim konceptesh

19

Letër drejtuar një zyrtari

të pushtetit vendor

Shoqata, qëllimi dhe

funksionimi i saj

postera dhe pllakate ndërgjegjësuese

Modele letrash, tabakë, lapustila, zarf,

pullë, Ligji për Organizimin dhe

Funksionimin e Qeverisjes Vendore,

foto me pamje nga njësite vendore

(kryetar komune/bashkie)

Ligjit për Shoqatat Jo‐Fitimprurëse,

foto të veprimtarive të shoqatave

PUSHTETI, AUTORITETI, QEVERISJA

(7 orë)

20

21

• Të përkufizojë termat ‘ligj’ dhe ‘zakon’

• Të vërë në dukje ndryshimet midis ligjeve dhe

zakoneve

• Të analizojë rëndësinë e zakoneve dhe respektimit të

tyre

• Të përshkruajë me fjalët e tekstit rëndësinë e ligjeve

• Të vërë në dukje ndikimin e ligjeve në shoqëri

• Të dalë në përfundimin se ligjet ndihmojnë në

zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e shoqërisë

• Të rendisë hapat e miratimit të ligjeve

• Të vërë në dukje nevojën për informimin e ndryshimit

të ligjeve

• Të analizojë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjeve

22

• Të përkufizojë termat “të drejta” dhe “përgjegjësi”

• Të tregojë përgjegjësitë qytetare ndaj shtetit dhe

Zakonet dhe ligjet dhe

funksionimi i tyre

Rëndësia e ligjeve në

jetën tonë

Hartimi dhe miratimi i

një ligji

Të drejtat dhe

përgjegjësitë në një

Kushtetuta, Kodi Civil, konventa, foto

me pamje nga zakone e rite të

ndryshme të zonave nga vijnë

nxënësit

Kushtetuta, dispozitat normative të

arsimit, rregullorja e shkollës, Kodi i

Familjes, Rregullorja e Kuvendit,

Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit,

Fletorja zyrtare, foto me pamje nga

puna e Kuvendit, komisioneve

kuvendore

Konventa për mbrojtjen e të drejtave

të njeriut, Kushtetuta, Deklarata

9

institucioneve të tij

• Të shpjegojë rëndësinë e shoqërimit të të drejtave me

përgjegjësitë

23

• Të listojë disa nga të drejtat e fëmijëve

• Të tregojnë rëndësinë e Konventës së të Drejtave të

Fëmijëve

• Të krahasojë të drejtat me përgjegjësitë

24

25

• Të listojë të drejtat e pakicave

• Të vë në dukje institucionet e mbrojtjes së të drejtave

dhe lirive të pakicave në vendin tonë

• Të analizojë domosdoshmërinë e respektimit të të

drejtave të pakicave në një shtet demokratik

• Të listojë gjykatat dhe llojet e çështjeve që gjykohen

në to

• Të vërë në dukje rrugën e ndjekur për një çështje nga

Gjykata e Rrethit Gjyqësor deri në Gjykatë të Lartë

• Të dalë në përfundimin pse njerëzit i drejtohen

gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

26 Përforcim konceptesh

shoqëri demokratike Universale, foto nga jeta dhe

veprimtaria në një shoqëri

demokratike

Të drejtat dhe

përgjegjësitë e fëmijëve

Kushtetuta, Ligji për Mbrojtjen e të

Drejtave të Fëmijëve, Deklarata e të

drejtave të fëmijëve, foto nga jeta

dhe veprimtaria e fëmijëve, poster

për të drejtat e fëmijëve

Të drejtat e pakicave

Kushtetuta, botime dhe foto të

ndryshme nga veprimtaria e pakicave

në vendin tonë, Kodi Civil,

Sistemi gjyqësor në

Shqipëri

Kushtetuta, ligjet për sistemin e

drejtësisë dhe gjykatave dhe sistemit

gjyqësor në Shqipëri, foto me pamje

nga një proces gjyqësor, sallë gjyqi,

gjykatë

PRODHIMI DHE

SHPËRNDARJA (5 orë)

27

28

• Të përkufizojë termat “punë” dhe “shkollim”

• Të rendisë llojet e punës

• Të analizojë lidhjen e punës me arsimin

• Të përkufizojë termat ‘punë’ dhe ‘karrierë’

• Të rendisë llojet e punës

Puna dhe shkollimi

Aftësitë dhe karriera

Kodi i Punës, Kushtetuta, kopje të një

kontrate pune, foto me pamje nga

vende pune dhe profesione të

ndryshme, të laboratorë të

universiteteve

Kodi i Punës, foto të personaliteteve

të politikës, punës, artit, sportit, që

10

29

30

31

32 Orë e lirë

33 Orë e lirë

34 Orë e lirë

35 Orë e lirë

• Të analizojë lidhjen midis punës, arsimit dhe karrierës kanë bërë karrierë, foto me pamje

nga profesione të ndryshme pune

• Të përkufizojë termin ‘CV’ (jetëshkrim)

• Të rendisë elementët përbërës të një CV

• Të përshkruajë procesin e intervistës për punë

• Të përkufizojë termin ‘tregu i punës’

• Të rendisë disa nga burimet e informacionit për tregun

e punës

• Të analizojë elementët e tregut të punës dhe

rëndësinë e burimeve të tij

• Të përkufizojë termin ‘buxhet’

• Të tregojë rrugët e planifikimit dhe përdorimit të të

ardhurave

• Të hartojë një buxhet vetjak

Hartimi i CV‐së dhe

intervista e punës

Tregu i punës dhe

burimet e informacionit

Si të hartojmë një buxhet

Kopje të CV‐ve të ndryshme (formati i

BE‐së për CV), foto nga intervista

pune, foto të mjediseve të punës

Kodi i Punës, botime dhe gazeta me

njoftime pune, foto me pamje nga

njoftime të ndryshme në internet,

revista, gazeta

Ligji për biznesin, Kodi Civil, foto me

pamje nga blerje në qendra tregtare,

supermarket, materiale të ndryshme

kancelarie (tabakë, lapustila)

11

Kreu

1

Individët, grupet, institucionet

Mësimi 1.2

Ligjet dhe rregullat.

Roli i tyre në shoqëri

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

• të listojnë arsyet e domosdoshmërisë së rregullave dhe ligjeve në shoqëri;

• të vënë në dukje rolin e ligjeve në shkollë, familje, punë etj.;

• të argumentojnë rolin e ligjit si mbrojtës i interesave të individit.

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: ligje, rregulla

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: kushtetuta, rregullorja e shkollës, ligji “Për Arsimin

Parauniversitar”

P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min

N Stuhi mendimesh 25 min

P Diagrami i Venit 10 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje

Mësuesja u drejton nxënësve pyetjet:

• Ç’është ligji Po rregulli

• Thoni një ligj dhe një rregull.

• Kush i harton ligjet

• Çfarë ndodh kur shkelen ligjet apo rregullat

Mësuesja i shkruan në tabelë disa nga përgjigjet e nxënësve dhe u shpjegon

rëndësinë dhe rolin e tyre në rregullimin e jetës në shoqëri.

Ndërtimi i njohurive: Stuhi mendimesh

Mësuesja ndërton në tabelë skemën e ditarit dy-pjesësh, ndërkohë nxënësit

lexojnë duke nënvizuar çështjet kryesore, dhe bëjnë komentet përkatëse në fletoret

e tyre.

12

Fjala ose çështja

Komenti nga nxënësi

Ndikimi i ligjeve dhe rregullave • Shoqëria funksionon sipas rregullave dhe

ligjeve të saj

• rregullojnë marrëdhëniet në familje, në

shkollë, në punë

• sigurojnë jetën e qytetarëve

• disa nga rregullat dhe ligjet në mesjetë

shkelnin të drejtat e njeriut;

Rëndësia e ligjeve dhe rregullave • Kanë rol thelbësor në çdo aspekt të jetës,

‐ Në shkollë (si duhet të sillen mësuesit e

nxënësit, orari i mësimeve, uniformat,

etj.)

‐ Në jetën familjare dhe atë të

përditshme, si ndarja e detyrave, të

drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, etj.

‐ Në jetën ekonomike, si marrëdhëniet

mes punëdhënësve e punëmarrësve,

kontratat, etj.

‐ Në jetën sportive dhe artistike, rregullat

e sporteve, të artit (konkurset,

festivalet, kampionatet,) etj.

1

Përforcimi: Diagrami i Venit

Nxënësit plotësojnë diagramin, duke gjetur të përbashkëtat dhe të veçantat

midis ligjeve dhe rregullave.

Ligjet

Të përbashkëtat

Rregullat

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Shkruani në fletore disa nga rregullat që keni vendosur në familjen tuaj.

13

Mësimi 1.8

Këshilli i Evropës

1

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të tregojnë ç’është Këshilli i Evropës;

- të vënë në dukje qëllimin e krijimit dhe ekzistencës së Këshillit të

Evropës;

- të renditni disa nga strukturat e kësaj organizate.

Fjalët kyçe: Këshilli i Evropës, Anëtarësi, Strukturat e Këshillit,

Të drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Informacionet e dhëna për KE-në dhe BE-në, flamurin e BE-së,

hartën memece të Evropës, flamujt e shteteve anëtare.

Struktura e mësimit:

P Parashikimi me terma paraprakë 5 min

N Harta e mendjes 30 min

P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min

Zhvillimi i mësimit:

Parashikimi me terma paraprakë

Kjo metodë nxit nxënësit të kenë kureshtje për të lexuar mësimin dhe për të

zhvilluar imagjinatën për një kuptim më të mirë të informacionit gjatë leximit.

Nxënësi vihet në rolin e një zbuluesi. Mësuesi shkruan në tabelë termat si dhe

vendos foto të flamurit e selisë së KE-së, ku nxënësit bëjnë lidhjen mes këtyre

termave dhe fotove me informacionin që do të marrin në mësimin e ri. Mësuesja

dëgjon përgjigjet e nxënësve dhe më pas vë të dëgjojnë himnin e Këshillit të

Evropës.

Ndërtimi i njohurive: Harta e mendjes

Mësuesja udhëzon nxënësit të lexojnë dhe të nënvizojnë pjesët kryesore të

mësimit, ndërkohë që shkruan në tabelë togfjalëshin “Këshilli i Evropës”.

Kjo metodë i bën nxënësit të kuptojnë se si lidhet informacioni brenda

përmbajtjes së një tabloje. Me anë të një skeme bëhet e mundur lidhja midis

koncepteve dhe ideve kryesore, të cilat paraqiten në mënyrë të strukturuar.

14

Data e krijimit: 5 maj

1949;

Selia: Strasburg,

Francë; Anëtarësia:

45 shtete;

1

Arsyeja e krijimit:

Uniteti midis

shteteve të Evropës

pas Luftës II

Botërore;

Këshilli i

Evropws

Strukturat: Komiteti i

Ministrave,

Asambleja

Parlamentare,

Kongresi i

Autoriteteve Vendore

e Rajonale

Qwllimi: mbrojtja e të

drejtave të njeriut,

forcimi i

demokracisë, sundimi

i ligjt

Përforcimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje

Mësuesja drejton pyetjet e mëposhtme për të parë përvetësimin e njohurive të reja:

1. Ç’është Këshilli i Evropës dhe pse u krijua ai

2. Cili është qëllimi i veprimtarisë së KE-së

3. Cilat janë strukturat e KE-së

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Mblidhni dhe sillni në klasë materiale të ndryshme për Këshillin e Evropës dhe

strukturat e tij. Krijoni me to një album.

15

Disa nene nga Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës

Pjesa 1

Neni 1

Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç,

me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me

legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.

Neni 2

1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë

Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e

tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni

politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria,

paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij

ose përfaqësuesve të tij ligjorë.

2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë

efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për

shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve

të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.

Neni 3

1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga

institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet

administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë

konsiderata mbizotëruese.

2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin

e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e

prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht

përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe

administrative përkatëse.

3. Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen

për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e

caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit,

të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.

Neni 4

16

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative

e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të

gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja,

në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Neni 5

Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit

ose, sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet

nga zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën,

për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe

udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.

Neni 6

1. Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.

2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën

dhe zhvillimin e fëmijës.

Neni 7

1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të

ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën

për të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.

2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me

legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet

përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre,

fëmija do të mbetej pa shtetësi.

Neni 8

1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur

identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas

ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.

2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë

elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e

duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.

Neni 9

1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër

dëshirës së tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit

gjyqësor, vendosin që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje

është e domosdoshme, në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë

i nevojshëm në raste të veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen

për fëmijën, ose kur ata jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të

banojë fëmija.

17

2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët

e interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë

të njohura mendimet e tyre.

3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy

prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta

me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin

më të lartë të fëmijës.

4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi,

burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku,

kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës,

ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një

anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari

ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave

dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e

një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose

personat e interesuar.

Neni 10

1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9,

kërkesat e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në

një Shtet Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen

nga Shtetet Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet

Palë sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të

dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.

2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të

mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy

prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe

në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet

Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo

vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për

t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me

ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik,

shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në

pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Neni 11

1. Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e

paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.

2. Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe

ose shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.

18

Neni 12

1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të

drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të,

duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë

gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet

një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e

procedurës së legjislacionit kombëtar

Neni 13

1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të

kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë

parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose me çdo

mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.

2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm

kur përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për: (a) Respektimin e të

drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose (b) Mbrojtjen e sigurimit

kombëtar,

të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.

Neni 14

1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të

ndërgjegjes dhe të fesë.

2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas

rastit, të përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të

drejtës së tij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.

3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet

vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të

mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose

liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.

Neni 15

1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e

grumbullimit paqësor.

2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç

atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike,

në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të

mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

27

Neni 16

1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në

jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cenimeve

19

të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.

2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cenimeve

të tilla.

Neni 17

Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e

komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale

që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që

synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin

e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:

(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion

dhe materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me

frymën e nenit 29;

(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe

shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme

kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;

(c) Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;

(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë

të veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është

autokton;

(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga

informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh

dispozitat e neneve 13 dhe 18.

Neni 18

1. Shtetet Palë përpiqen me të gjitha mundësitë, për të siguruar njohjen e

parimit, sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin

dhe zhvillimin e fëmijës. Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e

fëmijës e kanë prindërit, ose sipas rastit, përfaqësuesit e tij ligjorë. Ata duhet të

udhëhiqen, në radhë të parë, nga interesi më i lartë i fëmijës.

2. Për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në këtë Konventë,

Shtetet Palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës,

në ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen

e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët.

3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar fëmijëve,

prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, të drejtën të përfitojnë nga shërbimet

dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijët, për të cilat janë ngritur.

Neni 19

1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe

edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore,

fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi,

përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij

20

ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo

personi tjetër të cilit i është besuar.

2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të

efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme

të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi

dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve

të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet,

procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

Neni 20

1. Një fëmije, të cilit i mohohet në mënyrë të përkohshme ose të përhershme

mjedisi i tij familjar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qëndrojë në

këtë mjedis, ka të drejtë për një mbrojtje dhe një ndihmë të posaçme nga shteti.

2. Shtetet Palë sigurojnë për këtë fëmijë një përkujdesje alternative, në përputhje

me legjislacionin e tyre të brendshëm.

3. Kjo përkujdesje alternative mund të ketë, inter alia, formën e vendosjes në

një familje, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësimit ose, në rast nevoje,

të vendosjes në një qendër të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Në gjetjen e

këtyre zgjidhjeve, duhet të mbahen mirë parasysh dëshira për vazhdimësinë në

edukimin e fëmijës, si dhe origjina e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.

Neni 21

Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë që

konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës dhe:

(a) Sigurojnë që birësimi i fëmijës të autorizohet vetëm nga autoritetet kompetente,

të cilët përcaktojnë, në përputhje me ligjin dhe procedurat e zbatueshme dhe mbi bazën

e të gjitha të dhënave përkatëse dhe të besueshme, që birësimi të lejohet duke mbajtur

parasysh gjendjen e fëmijës në raport me prindërit, të afërmit dhe përfaqësuesit e tij

ligjorë dhe, kur është e nevojshme, personat e interesuar të kenë dhënë pëlqimin e tyre

të ndërgjegjshëm për birësimin, mbi bazën e këshillimit të nevojshëm;

(b) Pranojnë se birësimi në një vend tjetër mund të shihet si një alternativë për të

siguruar kujdesin për fëmijën, në qoftë se fëmija nuk mund të vendoset në një familje

ushqyese ose birësuese, ose të ketë një mënyrë tjetër të përshtatshme përkujdesjeje në

vendin e tij të origjinës;

(c) Sigurojnë që, në rast birësimi në një vend tjetër, fëmija të gëzojë mbrojtjen dhe

normat e barasvlershme me ato që ekzistojnë në rastin e birësimit në vendin e tij;

(d) Marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, në rast birësimi në një

vend tjetër, vendosja e fëmijës të mos kthehet në një përfitim material të pavend për

personat e implikuar në të;

(e) Mbështesin, sipas rastit, objektivat e këtij neni, duke përfunduar rregullime

ose marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe përpiqen në këtë kuadër të

sigurojnë që vendosja e fëmijës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose organet

kompetente.

21

Kreu

2

Idealet dhe praktikat e qytetarisë

Mësimi 2.2

Pakicat kombëtare dhe vlerat e tyre

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përkufizojnë termin “pakicë kombëtare”;

- të dallojnë karakteristikat e pakicave kombëtare në vendin tonë

- të analizojnë vlerat e pakicave për demokracinë

Fjalët kyçe: pakicë kombëtare, pakica greke, maqedonase, serbo-malazeze,

mbrojtje dhe respektim i të drejtave të pakicave, identitet.

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Pjesa për pakicat kombëtare nga Kushtetuta e Shqipërisë,

Konventa për të Drejtat e Njeriut, teksti mësimor; magnetofon, kaseta me këngë

greke, sllave dhe rome, foto dhe pamje nga mënyra e jetesës së pakicave maqedonase,

greke dhe rome.

Struktura e mësimit

P Stuhi mendimesh 10 min

N Punë me grupe 25 min

P Rrjet diskutimi 10 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Mësuesja vendos një CD ose kasetë me një këngë greke, maqedonase, sllave ose

rome dhe nxënësit dëgjojnë. Ajo pyet se cilit komb i përket kënga që po dëgjojnë.

Më pas ajo drejton pyetje:

- A e keni dëgjuar togfjalëshin “pakicë kombëtare”

- Çfarë dini për pakicat që jetojnë në vendin tonë dhe cilat janë ato

- Kush i mbron të drejtat e pakicave kombëtare në vendin tonë

Mësuesja përmbledh idetë e nxënësve dhe i jep një përkufizim koncepteve

“pakicë”, “minoritet”.

Ndërtimi i njohurive: Punë me grupe

Nxënësit ndahen në grupe. Mësuesja secilit grup i ngarkon një detyrë:

22

1. Grupi i parë lexon pjesën e Kushtetutës ku flitet për pakicat kombëtare dhe

gjuhësore;

2. Grupi i dytë evidenton nga deklarata e të drejtave të njeriut pjesët ku bëhet

fjalë për pakicat;

3. Grupi i tretë evidenton nga Konventa e të drejtave të Fëmijëve pjesët për

pakicat;

4. Të gjitha grupet së bashku përshkruajnë disa tipare dalluese dhe karakteristika

të pakicave kombëtare e gjuhësore në vendin tonë.

2

Përforcimi: Rrjet diskutimi

Po

Pyetja

A mendoni se kulturat e pakicave kombëtare e pasurojnë jetën e

një vendi në tërësi dhe pse

Jo

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie

Përshkruani shkurtimisht një pakicë kombëtare në Shqipëri. Përfshini në

përshkrim pak histori, tiparet, traditat dhe gjuhën e asaj pakice.

23

Kreu

3

Pushteti, Autoriteti, Qeverisja

Hartimi dhe miratimi i një ligji

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të renditin hapat e miratimit të ligjeve;

- të vënë në dukje nevojën për informimin e ndryshimit të ligjeve;

- të analizojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjeve.

Struktura e mësimit

Fjalët kyçe: projektligj, komisione parlamentare, shpallje nga Presidenti,

fletore zyrtare.

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Mjetet mësimore: rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta,

Fletore zyrtare, foto me pamje nga punimet e komisionit të ligjeve të Kuvendit të

Shqipërisë, rregullorja e shkollës.

P

N

P

Stuhi mendimesh

Insert

Shkrimi i lirë

Zhvillmi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Mësuesja duke pasur parasysh njohuritë që kanë nxënësit për ligjet dhe rolin

e tyre në shoqëri, u drejton atyre pyetje, përgjigjet e të cilave do të ndihmojnë

nxënësit në marrjen e informacionit të ri.

- Përse duhen ligjet

- Cili është roli i tyre në shkollë, komunitet, punë dhe veprimtari shoqërore

- Kush i harton ligjet

Ndërtimi i njohurive: Insert

Mësuesja ndërton tabelën me teknikën e Insertit.

24

Nxënësit e dinë informacionin

që po lexojnë.

Informacioni është i ri. Informacion që e

dinin ndryshe.

Informacioni

shtesë

Ligjet rregullojnë

marrëdhëniet në shoqëri

Projektligji propozohet

nga Këshilli i

Ku dhe nga kush

shkruhen ligjet;

Kushtetuta është ligji themelor

i një shteti

Ministrave, deputetët.

Projektligj: ligj i ri i pa

miratuar

ende.

Projektligji shqyrtohet

nga komisionet

parlamentare dhe

votohet nga Kuvendi

nen për nen dhe në

tërësi.

Shpallja: ligji

dekretohet nga

Presidenti dhe botohet

në Fletoren zyrtare.

Përbërja e

komisioneve

parlamentare

Çfarë është

Fletorja Zyrtare

3

Përforcimi: Shkrimi i lirë

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë një nen të rregullores së shkollës dhe u

kërkon nxënësve të japin mendimet e tyre për këtë nen dhe sugjerime të mundshme

për ndryshimin apo përmirësimin e atij neni të rregullores.

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Shkruani se çfarë mund të ndryshohet në rregulloren e shkollës.

Jepni argumente për këto ndryshime.

25

Kreu

4

Prodhimi dhe shpërndarja

Mësimi 4.1

Puna dhe shkollimi

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përkufizojnë termat “punë” dhe “shkollim”

- të rendisin llojet e punës;

- të analizojnë lidhjen e punës me arsimin.

Fjalët kyçe: Punë e paguar dhe punë vullnetare, profesion, shkollim, arsimim

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Kodi i Punës, kopje të një kontrate pune, foto me pamje nga kantiere

pune si ndërtim, bujqësi, nga një kompani e suksesshme, universitete, shkolla etj.

Ligji për Arsimin Parauniversitar.

Struktura e mësimit

P

N

P

Stuhi mendimesh

Diagrami i Venit dhe punë në grupe

Turi i galerisë dhe diskutim i lirë

Zhvillmi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Mësuesja shkruan në tabelë temën e mësimit, dhe u drejton nxënësve disa

pyetje:

- Pse duhet të punojnë njerëzit

- Cilat janë disa nga profesionet që ju pëlqejnë më shumë

- Cila është lidhja e arsimit me punën dhe profesionin

- A duhet të punojnë fëmijët

Mësuesja shkruan në tabelë disa nga përgjigjet e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Diagrami i Venit dhe punë në grupe

Mësuesja ndërton dy rrathë ku shkruan “Punë me pagesë” dhe “Punë pa pagesë”,

ndërkohë që nxënësit lexojnë mësimin.

26

Punë me

pagesë

Të përbashkëtat

Punë pa

pagesë

4

Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i ndan nxënësit në disa grupe,

duke u caktuar detyra, si:

- Sipas prirjeve tuaja, zgjidhni profesionin që doni të ushtroni në të ardhmen.

- Cilat janë kontributet që jep në shoqëri profesioni që zgjodhët

- Cilën shkollë apo arsimim duhet të ndiqni për të marrë këtë profesion

Përforcimi: Turi i galerisë dhe diskutim i lirë

Nxënësit shprehin prirjet e tyre në vizatim, muzikë, letërsi etj., dhe i paraqesin

këto punë të shpejta para klasës, duke i diskutuar ato me njëri-tjetrin. Mësuesi/ja

bën plotësimet përkatëse duke i nxitur nxënësit të vazhdojnë më tej prirjet e tyre

në fusha që nxënësit mendojnë se kanë dhunti.

Më pas, ajo u drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë profesioni kanë prindërit tuaj A doni që edhe ju të keni të njëjtin

profesion kur të rriteni dhe pse

- Përse është i rëndësishëm arsimi për të pasur një punë të suksesshme

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në

grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Mblidhni informacion për disa shkolla të mesme profesionale

dhe rëndësinë e tyre.

27

Disa nga konceptet dhe aftësitë bazë të edukimit

për qytetari demokratike

Edukimi qytetar demokratik përmbledh në vetvete një tërësi konceptesh ose

vlerash themelore që janë të përbashkëta për të gjithë demokracitë moderne. Të

kuptuarit ashtu siç duhet i këtyre koncepteve dhe vlerave dhe i marrëdhënieve të

tyre në kushtet e ndryshimeve të shpejta, si dhe i rreziqeve që bartin, është kushti

paraprak për një pjesëmarrje të efektshme dhe të përgjegjshme të qytetarëve në

procesin e rindërtimit demokratik. Ja disa nga këto koncepte:

të drejtat e njeriut dhe liritë themelore (univesaliteti, karakteri i pandashëm

dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e

trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave

të njeriut);

demokracia (institucionet dhe procedurat; përfaqësimi dhe demokracia pjesëmarrëse;

liritë demokratike) dhe parimet demokratike (përparësia e ligjit dhe e

së drejtës, drejtësia shoqërore; barazia, pluralizmi; kohezioni shoqëror; përfshirja;

mbrojtja e minoriteteve, solidariteti; paqja, stabiliteti dhe siguria);

qytetari (fuqizimi dhe përgjegjësia; pjesëmarrje aktive);

shoqëria civile (parimet, institucionet dhe procedurat e një shoqërie civile;

fuqizimi i shoqërisë civile; marrëdhëniet me shtetin);

zhvillimi (ndryshime të qëndrueshme).

Përdorimi si duhet i koncepteve dhe i vlerave njerëzore demokratike varet

shumë nga zhvillimi i aftësive qytetare të tilla si:

të menduarit kritik: aftësia për të kërkuar, për të analizuar dhe për të zgjedhur

informacione, duke shfrytëzuar njohuritë ndërlëndore, shprehitë e shumëfishta

dhe qëndrimin kritik; aftësia për të marrë vendime mbi bazën e të dhënave dhe

për të ndryshuar qëndrimet si rrjedhojë e argumenteve të vlefshme;

të menduarit krijues: aftësia për të zbuluar mënyra të reja dhe të pazakonta për

të grupuar faktet në kuadrin e një procesi vendimmarrjeje, që shmang në maksimum

përgjithësimet e tepruara, paragjykimet dhe stereotipat;

të menduarit e prirur drejt sjelljeve shoqërore dhe shoqërisë: aftësia për të analizuar

faktet dhe problemet dhe për të bërë zgjedhje në interes të nevojave të të tjerëve

dhe të shoqërisë në tërësi, duke luftuar egocentrizmin dhe etnocentrizmin; aftësia

për të komunikuar me të tjerët dhe për të mësuar nga përvojat e ndryshme;

të menduarit e drejtuar nga e ardhmja: aftësia për të identifikuar dhe

kuptuar problemet dhe për të vlerësuar vendimet në dritën e përvojave, me qëllim

që e ardhmja e synuar të jetë më e drejtë.

28

TEST

1. Dalloni cilat janë ligje dhe cilat janë zakone

- Një person është përgjegjës për shpifje ose fyerje në qoftë se ai/ajo ka kryer

ose përhapur shprehjen e shpifjes ose fyerjes, përveç nëse është konstatuar njëra nga

përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.

- Nusja ditën e dasmës vishet me fustan të bardhë.

- Veshja me të zeza ditën që vdes një njeri i afërt ose i njohur.

- Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të cilën

gjykata e ka vlerësuar të jetë një deklarim i opinionit, me kusht që opinioni të jetë

shprehur me qëllim të mirë dhe të jetë bazuar në ndonjë fakt.

2. Nenet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ndahen në:

Deklarata Universale

e të Drejtave të

Njeriut

3. Atdhetaria është:

a) dashuria për atdheun;

b) dashuria për vendin ku kanë lindur të parët tanë, ku kemi lindur dhe jetojmë ne;

c) dashurinë për popullin dhe gadishmërinë për t’i shërbyer atij.

ç) të gjithë së bashku.

4. Qeveria qendrore krijohet nga:

a) partia që ka shumicën e deputetëve;

b) partia që ka pakicën e deputetëve;

c) votuesit me votat e tyre;

ç) asnjëra nga alternativat.

29

5. Flamuri i Këshillit të Evropës ka:

a) ka fushë të verdhë e yje blu;

b) ka fushë blu dhe yje të verdhë;

c) ka fushë blu e yje të bardhë;

ç) asnjëra prej tyre.

6. Çdo qytetar:

a) ka vetëm të drejta;

b) ka të drejta dhe detyra;

c) ka të drejta, detyra dhe përgjegjësi;

ç) ka detyra dhe përgjegjësi.

7. Grupet etnike dallojnë nga pjesa tjetër e popullsisë vendase nga:

a) kombësia, etnia;

b) gjuha, zakonet, feja;

c) raca, kultura, traditat,

ç) të gjitha së bashku.

8. Disa nga shkaqet që i shtyjnë të rinjtë drejt rrugës së krimit janë:

a) kushtet ekonomike, braktisja e shkollës etj.;

b) prania e një familjeje të shëndoshë;

c) mospërdorimi i drogës dhe i alkoolit;

ç) shoqërimi me njerëz të kulturuar.

9. Alkooli, duhani dhe droga janë:

a) dëmtues të shëndetit;

b) substanca mbrojtëse;

c) substanca që nuk shkaktojnë varësi;

ç) asnjë nga alternativat.

10. Ligjet miratohen nga:

a) Këshilli i Ministrave;

b) Gjykata;

c) Parlamenti;

ç) Bashkia.

30

11. Cila është rëndësia e ligjeve në funksionimin e një shteti

Jepni mendimin tuaj.

12. Listoni disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja.

13. Hartoni buxhetin tuaj vetjak dhe komentojeni atë:

13. Bëni një ese me temë: “Sa më shumë drejtësi, aq më pak vetëgjyqësi”.

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!