21.01.2015 Views

Shkenca e Tokës - Erik Botime

Shkenca e Tokës - Erik Botime

Shkenca e Tokës - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shkenca e Tokës

10

Kurrikula bërthamë

Libër mësuesi

1

Përmbajtja e lëndës

Mësimi 1.1 Çfarë studion Shkenca e Tokës 16

Mësimi 1.2. Shkenca dhe teknologjia e në eksplorimin e hapësirës 17

Mësimi 1.6 : Forma dhe përmasat e tokës 19

Mësimi 1.7 : Qarkullimi i Tokës rreth Diellit 20

Veprimtari praktike nr.1: “Ndërtimi i maketit të vendosjes së Diellit dhe

planetëve në sistemin diellor” 22

Mësimi 2.1: Globi, Plani, Harta 23

Mësimi 2.2 : Rrjeti gjeografik dhe hartografik 24

TEMA 2.5. Projekt kurrikular:

“Ndërtoni dhe interpretoni profilin topografik të zonës suaj” 26

Mësimi 3.1: Atmosfera dhe përbërja e saj 27

PUNË PRAKTIKE:

“Llogarisni temperaturën mesatare ditore, mujore, vjetore” 28

Mësimi 3.11 : Moti dhe klima 29

Mësimi 3.12 : Zonat klimatike 31

Mësimi 3.15. : Valët detare 33

Mësimi 3.18 : Lumenjtë dhe regjimi hidrologjik 34

TEMA 3.23. Përsëritje e kapitullit të atmosferës dhe hidrosferës 36

Mësimi 3.32 : Biosfera 37

Mësimi 4.1 : Tektonika e pllakave 38

Mësimi 4.2. : Relievi i Tokës 40

Mësimi 4.6. : Vullkanet 41

Eseja argumentuese “Pasojat globale të shkrirjes së akullnajave” 43

Përsëritje e linjës “Dinamika e Tokës” 44

Mësimi 5.1. : Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm 46

Mësimi 5.2 : Ndotja e Tokës 47

3

PLANI SINTETIK SHKENCA E TOKËS

Plani sintetik 36javë x 2 orë - 72 orë

Njohuri të reja - 52 orë

Punë praktike - 3 orë

Përsëritje - 2 orë

Projekt kërkimor - 8 orë

Ese - 2 orë

Vëzhgim në terren - 2orë

Veprimtari praktike - 1 orë

Testime - 2 orë

Shënim : Kolona “ Mjetet mësimore “( interneti ,harta ,atlase etj ) në bazë të udhëzimit , plotësohet nga mësuesi paralel me

zhvillimin e orëve mësimore dhe jo në fillim të hartimit të këtij plani.

Nr. Blloku

total tematik

1 Kreu I Sistemi

diellor dhe

Toka si planet

Nr .i

orëve

Objektivat për çdo temë Temat për çdo

orë

Çfarë studion Shkenca e

Tokës

1 1. Të përshkruajë objektin e studimit të Shkencës së

Tokës

2. Të përshkruajë lidhjen e Shkencës së Tokës me

degët e tjera të shkencës

2 9 orë 2 1. Të përshkruajë konstelacionet dhe galaktikat,

3 8orë Njohuri

të reja

1 orë Punë

praktike

shoqëruar me shembuj të disa prej tyre

2.Të diskutojë mbi arritjet e shkencës e teknologjisë

për eksplorimin e hapësirës

3 1. Të argumentojë hipotezën e formimit të sistemit

diellor

2. Të përshkruajë përmasat, strukturën dhe

karakteristikat e diellit

3. Të vlerësojë rëndësinë e diellit për dukuritë

gjeografike

4 4 1. Të përshkruajë planetët si trupa të sistemit diellor

2. Të dallojë planetët e brendshëm, të jashtëm, e

satelitët e tyre

3. Të përshkruajnë disa ndër karakteristikat kryesore

të tyre

5 5. 1. Të përshkruajë kometat, asteroidët, meteorët dhe

veçoritë e tyre

Shkenca dhe teknologjia në

eksplorimin e hapësirës

Materiali

burimor

Mjetet mësimore

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Dielli dhe Sistemi Diellor Harta e sistemit diellor

Planetët dhe tiparet e tyre teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Harta e sistemit diellor

Kometat ,Asteroidët dhe

Meteorët

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

5

6 6. 1. Të përshkruajë formën e Tokës, përmasat e saj dhe

rëndësinë e tyre.

2. Të interpretojë evolucionin historik të mendimit

gjeografik mbi formën e tokës nëpërmjet një eseje

argumentuese

3. Të identifikojë provat që tregojnë se Toka

rrotullohet rreth boshtit të saj

4. Të shpjegojë pasojat e rrotullimit të Tokës rreth

boshtit

7 7 1. Të analizojë lëvizjen e Tokës rreth Diellit

2. Të shpjegojë pasojat e kësaj lëvizje

8 8 1. Të përshkruajë Hënën si trup qiellor e satelit natyror

i Tokës dhe strukturën e saj

2. Të demonstrojë varësinë e fazave të Hënës nga

pozicioni relativ i Diellit, Hënës dhe Tokës

3. Të shpjegojë pse dhe si ndodhin eklipset, duke

diferencuar eklipset e Hënës nga ato të Diellit

4. Të argumentojë hipotezat e formimit të Hënës

9 Veprimtari

praktike

1 1. Të realizojë në grup projekte mbi ndërtimin e

sistemit diellor

2. Të realizojë në grup ose individualisht projekte

kërkimore për llojet e satelitëve artificialë

10 Kreu II

Hartografia

5 orë

1 1. Të krahasojë mënyrat e ndryshme të paraqitjes së

sipërfaqes së Tokës në glob, hartë e plan

2.Të përshkruajë llojet e projeksioneve hartografike

11 3 orë Njohuri

të reja

1 orë Punë

praktike

1 orë projekt

kurrikular

2 1. Të analizojë ndërtimin e rrjetit gjeografik

2. Të vlerësojë rëndësinë e përdorimit të koordinatave

gjeografike në përcaktimin e vendndodhjes së pikave

të ndryshme

3. Të interpretojë me ndihmën e hartës brezat e kohës

12 Punë praktike 2 1. Të përcaktojë në hartë e në glob vendndodhjen

gjeografike të një vendi përmes koordinatave

gjeografike

2. Të llogarisë kohën lokale e zonale në vende të

ndryshme në bazë të gjatësisë së tyre gjeografike

Format dhe përmasat e

tokës

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Globi

Qarkullimi i Tokës rreth

Diellit

Hëna ,sateliti natyror i

Tokës ,hipoteza e formimit

të saj

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Veprimtari praktike nr.

1: Ndërtimi i maketit të

vendosjes së Diellit dhe

të planetëve në Sistemin

Diellor

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Globi, Plani, Hartat teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Rrjeti gjeografik dhe

hartografik

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Punë praktike nr. 1:

Përcaktimi i vendndodhjes

gjeografike të vendeve të

ndryshme në hartë

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

6

13 3 1. Të klasifikojë hartat sipas përmbajtjes, shkallës,

përdorimit mbi bazën e veçorive dalluese të tyre

2. Të diskutojë mbi përdorimet e hartës dhe të

imazheve satelitore në jetën e përditshme

3. të lexojë hartën topografike

14 Projekt

kurrikular

15 Sistemet

gjeofizike të

Tokës

34 orë

16 Atmosfera

13 orë

17 9 orë Njohuri

të reja

3 orë Punë

praktike

1 orë Projekt

3 Projekt kurrikular:

Ndërtoni dhe interpretoni

profilin topografik të zonës

1 1. Të përshkruajë hipotezën e formimit të atmosferës

2. Të analizojë përbërjen e atmosferës, ndërtimin

strukturor, duke dhënë karakteristikat e saj

3. Të interpretojë rëndësinë e shtresës së ozonit për

jetën në tokë dhe pasojat e ndikimit të veprimtarisë

njerëzore në të

2 1. Të evidentojë rëndësinë e rrezatimit diellor

2. Të analizojë llojet e rrezatimit

3. Të vlerësojë ndikimin e rrezatimeve në sistemet

gjeofizike të Tokës

3 1. Të analizojë ndryshimin e temperaturës në kohë

dhe në hapësirë dhe faktorët që ndikojnë në të

2. Të interpretojë shpërndarjen e temperaturës së ajrit

në hartën e izotermave

3. Të vlerësojë ndikimin e ndryshimit të vlerave të

temperaturës në gjeosistem

4. Të dallojë llojet kryesore të aparaturave për matjen

e temperaturës

18 Punë praktike 4 1. Të llogarisë temperaturën mesatare ditore, mujore

e vjetore të ajrit

2. Të llogarisë amplitudat ditore dhe vjetore të

temperaturës së ajrit

19 4 1. Të formulojë konceptet: lagështirë e ajrit, lagështirë

absolute dhe relative

2. Të përshkruajë proçesin e kondensimit të avujve të

ujit dhe formimin e vesës, mjegullës, brymës e reve

3. Të shpjegojë kushtet e formimit të llojeve të

ndryshme të reshjeve

4. Të analizojë shpërndarjen në kohë dhe në hapësirë

të reshjeve;

5. Të vlerësojë rëndësinë gjeografike të reshjeve;

Klasifikimi i hartave teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

suaj

Atmosfera dhe përbërja

e saj

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Rrezatimi diellor Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Temperaturat e ajrit Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Punë praktike nr.2:

Llogaritni temperaturën

mesatare ditore, mujore

dhe vjetore

teksti Të dhëna statistikore

Uji në atmosferë teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

7

20 Punë praktike 5 1. Të ndërtojë dhe interpretojë grafikët e shpërndarjes

hapësinore dhe kohore të reshjeve

21 5 1. Të analizojë ndryshimet e trysnisë atmosferike në

kohë e në hapësirë

2. Të përshkruajë shkallën barometrike dhe

përdorimin e saj

22 6 1. Të analizojë faktorët kryesorë që përcaktojnë

elementët e erës

2. Të shpjegojë erërat e qarkullimit të përgjithshëm

dhe formimin e tyre

3. Të përshkruajë erërat lokale.

23 7 1. Të formulojë konceptet masë ajrore dhe front

2. Të analizojë ciklonin dhe anticiklonin

3. Të shpjegojë ndikimin e regjimit ciklonik në gjerësitë

mesatare

24 Vëzhgim 6 1. Të përgatisë një projekt përmes hulumtimit në

burime të ndryshme informacioni (libra, revista,

Internet) prezantime mbi tornadot, uraganët, tiparet

e tyre, zonat më të prekura prej tyre, dëmet materiale

dhe njerëzore, parashikimi i tyre përmes satelitëve

25 8 1. Të formulojë konceptet mot dhe klimë

2. Të analizojë faktorët që ndikojnë në formimin e

klimës

3. Të vlerësojë rëndësinë e klimës për jetën dhe

proceset në Tokë

26 9 1. Të klasifikojë zonat klimatike nga ekuatori në pole 2.

Të interpretojë hartat e ndryshme sinoptike

27 Projekt 7 2. Të realizojë në grup një projekt mbi ndryshimet

klimatike, pasojat, politikat menaxhuese të tyre

Punë praktikenr.3:

Ndërtimi dhe interpretimi

i grafikëve të shpërndarjes

së reshjeve

Të dhëna statistikore

Trysnia atmosferike teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Erërat dhe sistemet e tyre

kryesore

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Masat ajrore dhe frontet . teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Vëzhgim: Prezantime për

tornadot, uraganet dhe

tiparet e tyre

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Moti dhe klima teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Zonat klimatike Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga internet

Hrat e zonave klimatike

Projekt kurrikular:

Ndryshimet klimatike dhe

fenomenet ekstreme të

motit

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

8

28 Hidrosfera

10 orë

8 orë Njohuri

të reja

10 1. Të përshkruajë hidrosferën dhe lidhjen e saj me

sistemet e tjera (litosferën, atmosferën, biosferën)

2. Të interpretojë qarkullimin e ujit në natyrë

3. Të identifikojë vetitë fizike e kimike të ujit të

oqeaneve e deteve

29 1 orë Projekt

1 orë

Përsëritje

1 orë Testim

11 1. Të përcaktojë format e lëvizjeve të ujërave oqeanike

2. Të shpjegojë elementet e valës detare dhe mënyrën

e formimit të valëve detare

30 12 1. Të analizojë shkaqet e formimit të baticave dhe

zbaticave dhe pasojat e tyre

2. Të vlerësojë rëndësinë e baticave e zbaticave dhe

shfrytëzimin e energjisë së tyre nga njeriu

31 13 1. Të analizojë lëvizjen e rrymave oqeanike, faktorët

që ndikojnë në formimin e tyre dhe llojet kryesore të

këtyre rrymave;

2. Të vlerësojë rëndësinë e rrymave oqeanike për

klimën në Tokë

32 14 1. Të përshkruajë karakteristikat kryesore të pjesëve

përbërëse të lumit

2. Të analizojë regjimin hidrologjik të lumenjve

33 15 1. Të analizojë liqenet sipas origjinës së formimit të

tyre shoqëruar me shembuj konkretë nga bota e vendi

ynë

2. Të përshkruajë evolucionin e liqeneve në kënetë

dhe faktorët që ndikojnë në këtë shndërrim

34 16 1. Të dallojë llojet e ujërave nëntokësore dhe mënyrën

e formimit të tyre;

2. Të përshkruajë llojet e ndryshme të burimeve

3. Të vlerësojë shfrytëzimin e ujërave nëntokësore

nëpërmjet hapjes së puseve dhe rëndësinë e burimeve

35 17 1. Të analizojë kushtet e formimit të borës së

përhershme dhe akullnajave;

2.Të diferencojë akullnajat malore nga ato

kontinentale

Hidrosfera, përbërja, vetitë teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Valët detare teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Baticat dhe zbaticat teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Rrymat oqeanike teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Lumenjtë dhe rregjimi

hidrologjik

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Liqenet teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ujërat nëtokësore teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Bora e përhershme dhe

akullnajat

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

9

36 Projekt 8 1. Të realizojë në grup një projekt mbi rolin e

hidrografisë (lum, liqen, ujëra nëntokësorë, burime,

etj., në varësi të zonës ku banon) në aspektet natyrore

dhe ekonomike të asaj zone apo rajoni.

Projekt mbi rolin e

hidrografisë

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

37 Përsëritje 9 Përsëritje e kapitullit të

atmosferës dhe hidrosferës

38 10 Testim (modele testi) teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

39 Litosfera dhe

historia e

Tokës

8 orë

40 6 orë Njohuri

të reja

1 orë

Ekskursion

1 orë Ese

vlerësuese

18 1. Të diferencojë shtresat e tokës duke dhënë veçoritë

kryesore të secilës prej tyre;

2. Të shpjegojë ndryshimin e temperaturës, trysnisë

dhe dendësisë në brendësi të Tokës

19 1. Të përshkruajë mënyrën e formimit të mineraleve

dhe vetitë fizike të tyre (fortësia, ngjyra, shkëlqimi,

thyerja)

2. Të vlerësojë përdorimet e ndryshme të mineraleve

3. Të përshkruajë llojet kryesore të shkëmbinjve

4. Të interpretojë ciklin e shkëmbit dhe proceset që

ndodhin në të

41 20 1. Të analizojë krijimin e magmës dhe mënyrën e

formimit të shkëmbinjve magmatikë

2. Të diferencojë shkëmbinjtë magmatikë sipas

përbërjes së magmës

42 21 1. Të shpjegojë kushtet e formimit të shkëmbinjve

sedimentarë dhe llojet e tyre

2. Të shpjegojë mënyrën e formimit të shkëmbinjve

metamorfikë dhe llojet e tyre 3. Të vëzhgojë në

kampione të ndryshëm mineralesh dhe shkëmbinjsh

ndryshimet midis tyre

4. Të vlerësojë rëndësinë gjeografike dhe ekonomike të

shkëmbinjve

Litosfera dhe tiparet e saj teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Shkëmbinjtë teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Shkëmbinjtë magmatikë teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Shkëmbinjtë sedimentare

dhe metamorfik

43 11 Ekskursion në laboratorin

gjeologjik (vëzhgim nr. 1)

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

10

44 22 1. Të përshkruajë mënyrat e formimit të fosileve

2. Të diferencojë moshën absolute dhe relative të

shkëmbinjve dhe mënyrat e përcaktimit të tyre

3. Të përshkruajë ndarjen e kohës gjeologjike në era

dhe periudha

4. Të interpretojë evolucionin e botës së gjallë gjatë

erërave të ndryshme gjeologjike dhe ndryshimet që

kanë ndodhur në sipërfaqen e Tokës

45 Ese

vlerësuese

46 Biosfera

2 orë

1 orë Njohuri

të reja

47 1 orë projekt

kërkimor

48 Kreu IV

Dinamika e

Tokës

18 orë

12 1. Të përgatisë një ese vlerësuese mbi rëndësinë e

fosileve për dokumentimin e ngjarjeve dhe dukurive

(përmes hulumtimit në burime të ndryshme

informacioni si Internet, literaturë, apo dëshmi

konkrete)

23 1. Të përkufizojë biosferën, ekosistemin,

biodiversitetin, popullatën, biomasën

2. Të analizojë faktorët që ndikojnë në botën bimore e

shtazore

13 1. Të vlerësojë rëndësinë e menaxhimit në mënyrë të

qëndrueshme të botës bimore

2. Të realizojë në grup projekte kërkimore mbi

përhapjen e botës bimore e shtazore (p.sh., në zonën

ku jeton, rajon apo më gjerë) përmes shfrytëzimit të

lidhjeve ndërlëndore

1 1. Të përshkruajë konceptin pllaka tektonike dhe

shpërndarjen e tyre

2. Të analizojë mënyrën e lëvizjes së tyre

3. Të listojë argumentet që mbështetin tektonikën e

pllakave dhe kundërshtitë

4. Të analizojë llojet e kufijve të pllakave tektonike

49 2 1-të shpjegojë krijimin e topografisë së sipërfaqes së

50 Ndryshime

në Tokë nën

ndikimin e

forcave të

brendshme

8 orë

tokës dhe të dyshemesë së oqeanit përmes tektonikës

së pllakave

2. Të përshkruajë relievin e fundit të oqeanit

3 1. Të përshkruajë llojet e lëvizjeve luhatëse

2. Të analizojë shkaqet e lëvizjeve luhatëse dhe pasojat

e tyre

3. Të përmendë dëshmi të lëvizjeve luhatëse pozitive

dhe negative

Gjeokronologjia teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ese vlerësuese: Rëndësia e

fosileve për dokumentimin

e së kaluarës

materiale nga interneti

Biosfera teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Projekt kurrikular :

Përhapja e botës bimore

dhe shtazore

Harta e bimësisë

Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Tektonika e pllakave

Relievi i Tokës teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Lëvizjet luhatëse teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

11

51 6orë Njohuri

të reja

2 orë Projekt

kërkimor

4 1. Të analizojë lëvizjet rrudhosëse e shkëputëse dhe

shkaqet e tyre

2. Të evidentojë format e relievit që krijohen si pasojë

e lëvizjeve rrudhosëse e shkëputëse

52 5 1. Të shpjegojë dukurinë e formimit të tërmeteve

2. Të përshkruajë tipat e tërmeteve sipas thellësisë dhe

origjinës

3. Të tregojë instrumentet që përdoren për regjistrimin

e tërmeteve dhe për llogaritjen e intensitetit të tyre

4. Të identifikojë pasojat e tërmeteve

53 6 1. Të përshkruajë vullkanin, pjesët përbërëse të tij,

54 Projekt

kurikular

55 Projekt

kurrikular

56 Ndryshime

në Tokë nën

ndikimin e

forcave të

jashtme

10 orë

produktet vullkanike, përmes maketeve të ndërtuara

prej tij/saj

2. Të analizojë shkaqet e shpërthimit të vullkaneve

3. Të diferencojë llojet e shpërthimeve dhe format

vullkanike që krijojnë

4. Të vlerësojë rrjedhojat e vullkaneve

14 1.Të përcaktojë në hartë shpërndarjen gjeografike të

vullkaneve

2. Të përcaktojë në hartë shpërndarjen gjeografike të

tërmeteve

15 1 Të realizojë në grup një projekt mbi historikun e

tërmeteve më të mëdhenj në vendin tonë dhe pasojat

që i kanë shoqëruar

2. Të realizojë në grup një projekt mbi historikun e

vullkaneve më të mëdhenj në botë dhe pasojat që i

kanë shoqëruar

7 1. Të përkufizojë konceptin tjetërsim fizik, kimik e

biologjik

2. Të analizojë kushtet në të cilat ndodh secili prej

tjetërsimeve

3. Të argumentojë ndikimin e tjetërsimit në dinamikën

e sipërfaqes së Tokës

57 8 1. Të përshkruajë procesin e formimit të dherave

2. Të analizojë faktorët që ndikojnë në formimin e

dherave

3. Të dallojë shtresat e dherave dhe veçoritë e tyre

Lëvizjet rrudhosëse dhe

shkëputëse

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Tërmetet teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Vullkanet teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Projekt kurrikular:

Përhapja e tërmeteve dhe

vullkaneve në botë

Harta e zonave sizmike

dhe vullkanike

Projekt kurrikular :

Përhapja e tërmeteve dhe

vullkaneve në botë

Harta e zonave sizmike

dhe vullkanike

Procesi i tjetërsimit Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Procesi i formimit të

dherave

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

12

58

8 orë Njohuri

të reja

9 1. Të evidentojë ndikimin e gravitetit në relievet me

pjerrësi

2. Të analizojë kushtet në të cilat ndodhin rrëshqitjet,

rrëzimet dhe shembjet

3. Të vlerësojë ndikimin e veprimtarisë së gravitetit

në relievin e vendit tonë (rrëshqitjet, rrëzimet,

shembjet)

Dukuritë shpatore teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

59 1 orë Ese

argumentuese

1 orë

përsëritje

10 1. Të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese

e depozituese të erës dhe format karakteristike të

relievit që krijohen si pasojë e saj

2. Të vlerësojë rëndësinë e shfrytëzimit të energjisë

së erës si burim alternativ i energjisë

60 11 1. Të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese

e depozituese të ujërave rrjedhëse (lumenj, përrenj)

dhe format e krijuara prej saj

2. Të vlerësojë rëndësinë e shfrytëzimit të

potencialeve hidroenergjetikë të lumenjve në vendin

tonë

61 12 1. Të përkufizojë konceptin karst

2. Të analizojë kushtet në të cilat zhvillohet procesi i

karstit

3. Të përshkruajë format sipërfaqësore dhe

nëntokësore të krijuara nga veprimtaria karstike

4. Të argumentojë vlerën e mjediseve karstike

62 13 1- të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese

e depozituese të akullnajave dhe format e krijuara

prej saj;

63 16 1- të përgatisë një ese argumentuese mbi pasojat

globale të shkrirjes së akullnajave;

64 14 1. Të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese

e depozituese në brigjet detare

2. Të përshkruajë format e krijuara nga veprimtaria

gërryese, transportuese dhe depozituese e deteve

3.Të klasifikojë tipat e bregdeteve (i ulët, i lartë) dhe

karakteristikat e tyre.

Veprimtaria e erës

Veprimtaria e ujrave

rrjedhëse

Veprimtaria karstike

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Veprimtaria e akullnajave teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ese argumentuese “

Pasojat globale të shkrirjes

65 17 Përsëritja e linjës “Dinamika

e Tokës”

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

së akullnajave

Veprimtaria e valëve detare Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

13

66 Kreu V

Mjedisi dhe

shoqëria

7 orë

67 4 orë Njohuri

të reja

2 orë Projekt

kërkimor

1 orë testim

1 1. Të interpretojë konceptin për mjedisin dhe

zhvillimin e qëndrueshëm

2. Të analizojë ndikimin pozitiv dhe negativ të

veprimtarisë së njeriut në mjedis

2 1.Të listojë format kryesore të ndotjes

2.Të analizojë shkaqet kryesore të ndotjes së tokës;

3.Të vlerësojë pasojat e ndotjes së tokës;

4. Të diskutojë rëndësinë e mirëmenaxhimit të tokave

68 3 1.Të analizojë ndotjen e ajrit duke identifikuar

faktorët kryesorë që ndikojnë në të

2.Të përshkruajë smogun, shiun acid dhe pasojat e

tyre

3.Të vlerësojë rëndësinë e cilësisë së ajrit për

organizmat e gjallë dhe shëndetin e njerëzve

4.Të japë opinione për mundësinë e minimizimit të

ndotjes së ajrit dhe përmirësimit të cilësisë së tij

69 4 1.Të analizojë ndotjen e ujit duke identifikuar faktorët

70 Projekt

kërkimor

71 Projekt

kërkimor

kryesorë që ndikojnë në të

2.Të vëzhgojë ndotjen e ujit në një zonë pranë

shkollës e të diskutojë mbi ndikimin e ndotjes së ujit

në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve

3.Të përshkruajë disa ndër problemet më të mëdha

globale me burimet ujore, si: thatësira, rritja e

popullsisë, ujitja

4.Të identifikojë strategji të mundshme të mbrojtjes

së ujit

18 1.Të përgatisë një raport mbi një problem të caktuar

mjedisor (p.sh.: ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës,

Elbasanit, etj., faktorët, pasojat,; ndotja e ujit në

liqenin e Ohrit, faktorët, pasojat, etj).

2 Të vlerësojë kompleksitetin e Tokës dhe

ndërveprimin me aktivitetin njerëzor.

19 1.Të përgatisë një raport mbi një problem të caktuar

mjedisor (p.sh.: ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës,

Elbasanit, etj., faktorët, pasojat,; ndotja e ujit në

liqenin e Ohrit, faktorët, pasojat, etj).

2 Të vlerësojë kompleksitetin e Tokës dhe

ndërveprimin me aktivitetin njerëzor.

Mjedisi dhe zhvillimi i

qëndrueshëm

teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ndotja e Tokës teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ndotja e ajrit teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Ndotja e ujit teksti Harta ,Atlase të

ndryshme, materiale

nga interneti

Projekt: “Raport mjedisor

per ndotjen e mjedisit”

Projekt: “Raport mjedisor

per ndotjen e mjedisit”

72 Testim 20 Testim vjetor: Test 1 ,Test 2

14

HYRJE

Libri “Në ndihmë të mësuesit” ka si qëllim t`u ofrojë mësuesve një alternativë

ndihmëse për zhvillimin e orës së mësimit, me metoda sa më bashkëkohore, si dhe

synimin që të nxisë te nxënësit të menduarit kritik. Autorja kërkon t`ua lehtësojë

punën mësuesve, t’i aftësoi nxënësit në të fituarit e shprehive të ndryshme të

komunikimit, në shprehitë e punës në grup etj.

Në libër janë rekomanduar teknika të ndryshme mësimdhënie, në përshtatje

me objektivat mësimore të temave të ndryshme. Për të gjitha modelet e rekomanduara

është përdorur struktura trefazëshe e mësimit (ERR). Kjo strukturë është përdorur

nga mësues me përvojë dhe krijon mundësi për përdorimin e teknikave të larmishme.

Struktura e rekomanduar krijon përparësi për nxënësit, duke shërbyer si udhërrëfyes

i shkëlqyer për të gjitha kategoritë e niveleve të mësimnxënies.

Struktura ERR ka përparësi edhe në drejtim të të lexuarit dhe të nxënit të

drejtuar nga mësuesi, duke krijuar hapësira të gjera në fushën e të kuptuarit, të të

vepruarit logjik, por, sidomos, në fushën e përpunimit të njohurive (punët praktike,

veprimtaritë mjedisore etj.).

Me modelet e paraqitura nuk pretendojmë që të japim shabllone ditarësh, në

kuptimin e mirëfilltë, por struktura ditarësh me teknika që e ndihmojnë mësuesin për

ta ndarë me arsye orën e mësimit. Teknikat e përdoruara janë: Teknika e Parashikimit

me terma paraprake, DRTA (veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar),

Kubimi, Kllasteri, Leksioni i avancuar, Rrjeti i diskutimit, Tabela e koncepteve,

Diagrami i Venit, Metoda e kombinimit.

Shpresojmë se rekomandimet do të jenë të vlefshme dhe në ndihmë të

mësuesve, të cilët do ta përdorin këtë libër.

Të nisur nga qëllimi për t`ju ndihmuar në organizimin sa më të mirë e më të

suksesshëm të orës së mësimit dhe për të qenë larg monotonisë, shprehim bindjen

se kombinimi i teknikave të mësipërme, gjatë tri fazave të organizimit të mësimit,

krijon hapësira krijuese, si për mësuesin edhe për nxënësin, duke e bërë interesante,

të këndshme dhe tërheqëse orën e mësimit.

TIRANË, 2011

AUTORJA

15

Mësimi 1.1 Çfarë studion Shkenca e Tokës

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të evidentojnë domosdoshmërinë e lindjes dhe rëndësinë e shkencës së Tokës;

• të rendisin shkencat që bëjnë pjesë në grupin e shkencës së Tokës;

• të analizojnë objektin e studimit dhe detyrat e shkencës së Tokës.

Fjalë kyç: mekanika qiellore, kompleksitet.

Struktura e mësimit

E Kllaster 10 minuta

R INSERT 25 minuta

R Shkrim i lirë 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: harta të ndryshme: hartën fizike

dhe politike të botës, hartën e zbulimeve të mëdha gjeografike, si dhe atlase të

ndryshme.

ZHVILLIMI

Evokimi (Kllaster)

Nëpërmjet kllasterit, nxënësit do të shprehin njohuritë e tyre për rajonin, në kuptimin

e konceptit.

Tokë

përshkruaj

pamjen fizike Shkenca e Tokës sqaron

Veprimtarinë shoqërore

faktorët

Realizimi i kuptimit (INSERT)

Në vijim, mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u kërkon nxënësve të lexojnë

tekstin, duke vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:

(kontrollo) Nëse

diçka që lexoni,

pohon atë që dini.

+ (plus) Nëse një pjesë

e informacionit është e

re për ju.

- (minus) Nëse një ose

disa informacione janë

ndryshe nga ajo që dini.

(pikëpyetje) Nëse

ka informacion që

është i paqartë për

ju.

Punohet në grup, konsultohet brenda grupit dhe nxënësit dalin me një përfaqësues

që lexon punën e bërë. Këtu është vendi që mësuesi të paraqesë informacionin e ri

ose të sqarojë konceptet e paqarta.

16

Reflektimi (Shkrim i lirë)

Mësuesi u kërkon nxënësve që, nëpërmjet një shkrimi të shkurtër, pasi të kenë

përdorur tekstin për informim, të japin mendime mbi domosdoshmërinë e zbulimit

të territoreve të reja dhe motivet e zbulimeve. Mësuesi dëgjon mendimet e nxënësve

dhe bën një përmbledhje të tyre.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të bëjnë kërkime mbi arritjet kryesore të shkencave

që bëjnë pjesë në grupin e Shkencës së Tokës. Është e udhës që nxënësit t’i

shoqërojnë kërkimet e tyre me fakte konkrete.

Mësimi 1.2. Shkenca dhe teknologjia e në eksplorimin e hapësirës

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përshkruajnë konstelacionet dhe galaktikat, shoqëruar me shembuj të disa

prej tyre;

• të diskutojnë mbi arritjet e shkencës dhe teknologjisë, për eksplorimin e

hapësirës.

Fjalë kyç: qiellvëzhgues, dinamika qiellore.

Struktura e mësimit

E Parashikimi me terma paraprake 10 minuta

R DRTA 25 minuta

R Diagrami i Venit 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën e sistemit diellor, materiale nga

Interneti, atlase dhe albume, foto etj., nga astronomia.

ZHVILLIMI

Evokimi (Parashikimi me tema paraprake)

Jepen disa terma paraprake: gjithësi, galaktikë, konstelacion, satelitë artificialë dhe

astronaut.

Duke u nisur nga këto terma, nxënësit do të ndërtojnë një marrëdhënie të shkurtër

midis tyre.

17

Realizimi i kuptimit (DRTA, veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar)

Gjatë kësaj veprimtarie nxënësit nxiten të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, të bëjnë

lidhje të dukurive dhe të nxjerrin përfundime.

Kjo veprimtari do të organizohet grafikisht në këtë mënyrë:

Çfarë kuptoni me këto

koncepte

Cilat janë disa nga tematbazë

të hapësirës

Cili është roli i NASA-s në

studimin e hapësirës

Për të plotësuar tabelën, mësuesi rekomandohet të bëjë pyetjet e mëposhtme,

të cilat e përqendrojnë vëmendjen e nxënësve në konceptet-bazë: “Ç’kuptoni me

gjithësi, “Cilat janë disa galaktika që ju njihni”, “Cilat janë disa konstelacione

që njerëzit i përdorin si pika orientimi”, “Përse është i domosdoshëm studimi i

hapësirës”, “Përse është e veçantë të qenit astronaut”.

Nxënësit i shkruajnë në fletoret e tyre përgjigjet që ata mendojnë, por edhe ato

përgjigje që do të jepen në klasë, pasi ata ta kenë lexuar tekstin pjesë-pjesë, sipas

pyetjeve që u orienton mësuesi. Kjo teknikë, që mund të zgjasë 20-25 minuta, e mban

gjallë kureshtjen e nxënësve deri në fund, kur ata arrijnë të nxjerrin përfundimet

individuale për rëndësinë e pesë koncepteve-bazë në gjeografi, si marrëdhënie që

njerëzit krijojnë me territorin ku ata banojnë, por edhe më gjerë. Nxënësit, siç e

shohim, kryejnë disa procese gjatë përdorimit të kësaj teknike, duke u përqendruar

në të kuptuarit, të dëgjuarit aktiv, në marrjen e informacionit dhe në arritjen e

përfundimeve.

Reflektimi (Diagrami i Venit)

Për këtë fazë, rekomandohet Diagrami i Venit, pasi nxit te nxënësit aftësinë për të

arritur në përfundime individuale dhe më pas në grup, pas një pune të orientuar me

tekstin.

Cilat janë kriteret e përzgjedhjes së rajoneve fizike dhe humane

Sistemi Diellor Gjithësia NASA

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të bëjnë kërkime dhe të gjejnë argumente që dëshmojnë se

eksplorimi i hapësirës do të vazhdojë të jetë objekt i studimeve të së ardhmes.

Është mirë që nxënësit t’i shoqërojnë kërkimet e tyre me fakte e foto nga mjedisi

ku ata jetojnë, nga qyteti, fshati apo edhe krahina, së cilës ata i përkasin.

18

Mësimi 1.6 : Forma dhe përmasat e tokës

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përshkruajnë formën e Tokës, përmasat e saj dhe rëndësinë e tyre;

• të identifikojnë provat që tregojnë se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj;

• të shpjegojnë pasojat e rrotullimit të Tokës rreth boshtit.

Fjalë kyç: rrotullim, qarkullim.

Struktura e mësimit:

E Brainstorming 15 minuta

R Tabela e koncepteve 20 minuta

R Turi i galerisë 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën e sistemit diellor, pamje nga

Interneti etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Nxënësit ndahen në grupe dhe numërohen nga 1-3. Secili grup do të shkruajë një listë

me emra: Grupi i parë me provat e rrotullimit ditor të tokës; grupi i dytë me arsyet

se përse njerëzit nuk e dallojnë këtë lëvizje; grupi i tretë me rrjedhimet gjeografike

të rrotullimit ditor. Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve: Cilat janë ndikimet e

rrotullimit ditor në jetën e njerëzve Po te bota bimore e shtazore Argumentet që

nxënësit sjellin shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit (Tabela e koncepteve)

Nxënësit ndahen sipas grupeve të formuara gjatë Brainstorming.

Çështjet kryesore

Nxënësit sipas grupeve të formuara gjatë Brainstorming,

rigrupohen në grupe nga 1-3 ( grupet familjare ) dhe

më pas rigrupohen përsëri sipas numrave të caktuar

(tavolina me grupe ekspertësh). Nxënësit me numrin 1

punojnë për çështjen e parë, numrat 2 për çështjen e

dytë e numrat 3 për çështjen e tretë. Pasi përfundojnë

diskutimet në nivel ekspertësh, nxënësit kthehen në

grupet familjare dhe secili flet për çështjen e tij. Grupet

familjare përgatitin tabelën e mëposhtme:

Çështje kryesore

1. Përse themi që rrotullimi ditor ndikon në

jetën e njerëzve

2. Përse themi që rrotullimi ditor ndikon në

ciklet jetësore të gjallesave

3. Cili është ndikimi i rrotullimit ditor në

modelimin e formave të relievit

19

Rrotullimi ditor i tokës Provat Rrjedhimet gjeografike Rëndësia praktike

Në përfundim, nxënësit ballafaqohen dhe krahasojnë idetë dhe vlerësimet e

tyre për çështjet kryesore. Në këtë moment, është koha kur mësuesi bën shpjegimin

e informacionit të ri. Duhet të bëhet kujdes nga mësuesi që të sqarohen të gjitha

konceptet e reja.

Reflektimi (Turi i galerisë)

Secili grup e vendos tabelën e plotësuar në mur dhe të gjitha grupet shohin punën e

bërë nga shokët e tjerë, me anë të vizitës në galeri.

Detyrë:

Shkruani një shkrim të shkurtër me temën: “Sipas mendimit tuaj, argumentoni

se përse na duket se Toka nuk lëviz, kur ne dimë të kundërtën”.

Mësimi 1.7 : Qarkullimi i Tokës rreth Diellit

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të shpjegojnë lëvizjen e Tokës rreth Diellit;

• të analizojnë pasojat e kësaj lëvizjeje.

Fjalë kyç: orbitë, stinë, tropik, rrethi polar.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 15 minuta

R Tabela e koncepteve 20 minuta

R Turi i galerisë 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën e sistemit diellor, globin etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Nxënësit ndahen në grupe dhe numërohen nga 1-3. Secili grup do të shkruajë një

listë me emra: grupi i parë me provat e qarkullimit vjetor të Tokës; grupi i dytë me

20

arsyet se përse gjallesat krijojnë cikle prej kësaj lëvizjeje; grupi i tretë me rrjedhimet

gjeografike të qarkullimit vjetor. Diskutohet me nxënësit rreth pyetjes: Cilat janë

ndikimet e qarkullimit vjetor në jetën e njerëzve Po te gjallesat Argumentimet që

sjellin nxënësit shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit (Tabela e koncepteve)

Nxënësit ndahen sipas grupeve të formuara gjatë Brainstorming.

Çështjet kryesore

Nxënësit rigrupohen në grupe nga 1-3 (grupet familjare) dhe më pas:

1) Përse themi që qarkullimi vjetor rigrupohet sipas numrave të caktuar

2) Përse themi që qarkullimi vjetor ndikon në jetën e bimëve dhe të kafshëve

Nxënësit me numrin 1 punojnë për çështjen e parë, numrat 2 për çështjen e dytë

dhe numrat 3 për çështjen e tretë.

3) Cili është ndikimi i qarkullimit vjetor në modelimin e formave të relievit

Pasi përfundojnë diskutimet në nivel ekspertësh, nxënësit kthehen te grupet

familjare dhe secili flet për çështjen e tij. Grupet familjare përgatisin tabelën e

mëposhtme:

Qarkullimi vjetor i tokës Provat Rrjedhimet gjeografike Rëndësia praktike

Në përfundim, nxënësit ballafaqohen dhe krahasojnë idetë dhe vlerësimet e

tyre për çështjet kryesore. Në këtë moment, është koha kur mësuesi bën shpjegimin

e informacionit të ri. Duhet të bëhet kujdes nga mësuesi që të sqarohen të gjitha

konceptet e reja.

Reflektimi (Turi i galerisë)

Secili grup e vendos tabelën e plotësuar në mur dhe të gjitha grupe shohin punën

e bërë nga shokët e tjerë, me anë të vizitës në galeri.

Detyrë:

Shkruani një shkrim të shkurtër me temën: “Argumentoni rëndësinë e

qarkullimit të Tokës në shpërndarjen e dritës dhe nxehtësisë”.

21

Veprimtari praktike NR.1: “Ndërtimi i maketit të vendosjes së

Diellit dhe planetëve në sistemin diellor”

• Vendi i zhvillimit: klasa

• Koha në dispozicion: 45 minuta

• Mjetet e punës praktike: fletore shënimesh, bukë peshku, plastelinë, kartonë,

materiale nga Interneti etj.

• Detyrat:

1- të realizojnë në grup projekte mbi ndërtimin e sistemit diellor (për shembull,

ndërtimi i një maketi të vendosjes së Diellit dhe planetëve në sistemin diellor, me

mjete si plastelinë, karton etj.);

2- të realizojnë në grup ose individualisht projekte kërkimore për llojet e satelitëve

artificialë dhe të sondave hapësinore.

• Metodika e zhvillimit: Koha e detyrës tematike ndahet në dy pjesë kryesore: njohja

me kërkesat e punës dhe puna konkrete.

Njohja me kërkesat e punës bëhet nga mësuesi, i cili i orienton nxënësit për detyrat

që do të zgjidhin, në varësi të nëntemave që ai ka planifikuar.

Puna konkrete zë pjesën më të madhe të kohës dhe ndahet në disa faza:

1- Ndarja e klasës në grupe të vogla.

2- Puna për ndarjen e detyrave, sipas objektivave. Po ju sugjerojmë disa drejtime,

ku mund të kërkoni për objektivin e dytë:

a- materiale nga Interneti për llojet e satelitëve artificialë;

b- materiale nga Interneti për sondat hapësinore.

3- Paraqitja e punës së secilit grup, krahasimi i punimeve dhe diskutime rreth

tyre nga mësuesi, për të plotësuar paqartësitë.

•Vlerësimi i punës mund të mos bëhet për të gjithë klasën në kolonë, por në grupe,

duke pasur parasysh disa elemente:

1- saktësinë në zbatimin e detyrës, sipas kërkesës së dhënë;

2- prezantimin e punës, duke përdorur një gjuhë të pastër, të qartë, me terma

gjeografike dhe me logjikë argumenti;

3- ide origjinale, të përdorura për të ndërtuar maketin.

22

Mësimi 2.1: Globi, Plani, Harta

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të krahasojnë mënyrat e ndryshme të paraqitjes së sipërfaqes së Tokës në

glob, hartë e plan;

• të analizojnë elementet matematikore (rrjeti hartografik, shkalla e hartës)

dhe gjeografike të hartës dhe përdorimin e tyre;

• të përcaktojnë largësinë në terren, nëpërmjet shkallës së hartës.

Fjalë kyç: shformim, metoda hartografike.

Struktura e mësimit

E Kubimi 30 minuta

R

R Tabela e koncepteve 15 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: harta të ndryshme fizike, politike,

ekonomike të Shqipërisë, të Gadishullit të Ballkanit, të Evropës.

ZHVILLIMI

Evokimi (Kubimi)

Në fazën e evokimit nxënësit parapërgatiten për të zbatuar me lehtësi veprimet që

parakupton teknika e kubimit. Edhe gjatë evokimit nxënësit mund të përshkruajnë,

të krahasojnë, të shoqërojnë, duke plotësuar tri faqet e kubit.

Klasa ndahet në grupe me gjashtë nxënës. Mësuesi u paraqet nxënësve disa

kërkesa:

Përshkruani se çfarë kuptoni me hartë.

Krahasoni midis tyre hartën me planin.

Shoqëroni me opinionin tuaj: Cili është raporti midis dy elementeve të hartës

(Cila është marrëdhënia midis elementeve matematike dhe gjeografike në paraqitjen

e Tokës)

Realizimi i kuptimit (Kubimi)

Analizoni: Rëndësinë e elementeve matematike (të shkallës së hartës dhe të

rrjetit hartografik).

Zbatoni: Tregoni si paraqiten në harta elementet gjeografike (relievi, detet,

lumenjtë, liqenet, tokat etj., dhe elementet ekonomike (kulturat bujqësore, degët e

industrisë, zonat turistike etj.).

Argumentoni: Përse është i rëndësishëm përdorimi i hartave në sektorë

23

ekonomikë, si turizmi, transporti (Merrni një qëndrim pro ose kundër problemit.)

Nxënësit i shkruajnë mendimet e tyre në faqet e kubit dhe i shkëmbejnë përgjigjet

për secilën faqe të kubit. Kjo teknikë nxit aftësinë e komunikimit midis nxënësve dhe

respektimin e mendimeve të tyre.

Reflektimi (Tabela e koncepteve)

Duke përdorur maketin që paraqet llojet e hartave dhe përparësitë e secilës lloj

harte, ndërtohet tabela e koncepteve, si më poshtë:

Globi

Plani

Hartat

Përparësitë

Të metat

Detyrë:

Shkruani një ese të shkurtër me temën “Harta turistike e Sarandës më bëri

kureshtar të vizitojë Parkun Kombëtar të Butrintit”.

Mësimi 2.2 : Rrjeti gjeografik dhe hartografik

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të analizojnë ndërtimin e rrjetit gjeografik (sistemin e meridianëve dhe

paralelëve, gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike);

• të përshkruajnë llojet e projeksioneve hartografike;

• me ndihmën e hartës, të interpretojnë brezat e kohës;

• të vlerësojnë rëndësinë e përdorimit të koordinatave gjeografike në

përcaktimin e vendndodhjes së pikave të ndryshme.

Fjalë kyç: rrathë koncentrikë.

Struktura e mësimit

E Parashikimi me terma paraprake 10 minuta

R DRTA 25 minuta

R Diagrami i Venit 10 minuta

24

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: fotografi satelitore, plane, harta me

projeksione të ndryshme, glob etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Parashikimi me tema paraprake)

Jepen këto terma paraprake: rrjet gjeografik, rrjet hartografik, projeksion azimutal,

projeksion konik, projeksion cilindrik.

Duke u nisur nga këto terma, nxënësit do të ndërtojnë një marrëdhënie të shkurtër

midis tyre.

Realizimi i kuptimit (DRTA - Veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar)

Gjatë kësaj veprimtarie nxënësit nxiten të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, të

bëjnë lidhje të dukurive dhe të nxjerrin përfundime.

Kjo veprimtari do të organizohet grafikisht në këtë mënyrë:

Cilat janë metodat që

përdoren në praktikën

hartografike

Cilat janë veçoritë e secilës

metodë

Cilët janë disa shembuj të

përparësive të metodës digjitale në

hartografimin e hartave

Për të plotësuar tabelën, mësuesi rekomandohet të bëjë pyetjet e mëposhtme, të

cilat e përqendrojnë vëmendjen e nxënësve në konceptet-bazë: “Ç’përfaqëson rrjeti

gjeografik”, “Çfarë është rrjeti hartografik”, “Për cilat arsye do ta zgjidhnit të

përdornit projeksionin azimutal”, “Pse është e domosdoshme njohja e llojit të hartës

që do të ndërtoni”, “Pse është i rëndësishëm përcaktimi i qëllimit të hartës”.

Nxënësit i shkruajnë në fletoret e tyre përgjigjet që ata mendojnë, por edhe ato

përgjigje që do të jepen në klasë, pasi ata ta kenë lexuar tekstin pjesë- pjesë, sipas

pyetjeve që u orienton mësuesi. Kjo teknikë, që mund të zgjasë 20-25 minuta, e mban

gjallë kureshtjen e nxënësve deri në fund, kur ata arrijnë të nxjerrin përfundimet

individuale për specifikat e veçanta të përdorimit të secilës metodë, për rëndësinë

e përdorimit të të gjitha metodave, në varësi të kërkesave etj. Siç e shohim, nxënësit

kryejnë disa procese gjatë përdorimit të kësaj teknike, duke u përqendruar në të

kuptuarit, të dëgjuarit aktiv, në marrjen e informacionit dhe në arritjen e përfundimeve.

Reflektimi (Diagrami i Venit)

Për këtë fazë rekomandohet Diagrami i Venit, pasi nxit te nxënësit aftësinë për të

arritur në përfundime individuale, edhe më pas në grup, pas një pune të orientuar

me tekstin.

25

Cilat janë përparësitë dhe të metat e metodës digjitale në ndërtimin e hartave

Përparësitë

Të metat

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të bëjnë kërkime mbi secilin lloj projeksioni. Është e udhës

që nxënësit ta shoqërojnë punën e tyre me fakte e foto të ndryshme ilustruese,

ose edhe me harta të ndërtuara me lloje të ndryshme projeksionesh.

TEMA 2.5. Projekt kurrikular: “Ndërtoni dhe interpretoni profilin

topografik të zonës suaj”

• Vendi i zhvillimit: klasa

• Koha në dispozicion: 45 minuta

• Mjetet e punës praktike: fletore shënimesh, bukë peshku, plastelinë, karton,

materiale nga Interneti etj.

• Detyrat

• ndërtoni dhe të interpretoni profilin topografik të një sipërfaqeje të paraqitur

në hartë, si për shembull, të zonës ku banoni etj.

• Metodika e zhvillimit: Klasa ndahet në dy pjesë kryesore: njohja me kërkesat e

punës dhe puna konkrete.

Njohja me kërkesat e punës bëhet nga mësuesi, i cili i orienton nxënësit për detyrat

që do të zgjidhin, në varësi të nëntemave që ai ka planifikuar.

Puna konkrete zë pjesën më të madhe të kohës dhe ndahet në disa faza:

1- Ndarja e klasës në grupe të vogla.

2- Puna për ndarjen e detyrave sipas objektivave. Po ju këshillojmë disa drejtime,

ku mund të kërkoni për realizimin e objektivit të dytë:

a- ndërtimi i një maketi të hartës topografike të qytetit apo fshatit tuaj;

b- interpretimi i hartës topografike të qytetit apo fshatit tuaj.

3- Paraqitja e punës së secilit grup, krahasimi i punimeve dhe diskutime rreth

tyre nga mësuesi, për të plotësuar paqartësitë.

Vlerësimi i punës bëhet për të gjithë klasën në kolonë, duke pasur parasysh disa

elemente:

1- saktësinë në zbatimin e detyrës, sipas kërkesës së dhënë;

2- prezantimin e punës, duke përdorur gjuhë të pastër, të qartë, me terma

gjeografike dhe me logjikë argumenti;

3- origjinalitetin e materialit të përdorur, për të ndërtuar maketin.

26

Mësimi 3.1: Atmosfera dhe përbërja e saj

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përshkruajnë hipotezën e formimit të atmosferës;

• të analizojnë përbërjen e atmosferës, ndërtimin strukturor, duke dhënë

karakteristikat më kryesore të shtresave të saj;

• të interpretojnë rëndësinë e shtresës së ozonit për jetën në tokë, si dhe pasojat

e ndikimit të veprimtarisë njerëzore në të.

Fjalë kyç: ppm

Struktura e mësimit

E Brainstorming 10 minuta

R INSERT 25 minuta

R Mendo, Puno në dyshe dhe Shkëmbe 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: harta-skicë të shtresave të atmosferës,

atlase, materiale nga Interneti etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Nxënësit ndahen në grupe dhe numërohen nga 1-4. Secili grup do të shkruajë një

listë me emra: grupi i parë me planetët që kanë atmosferë; grupi i dytë me shtresat që

përbëjnë atmosferën; grupi i tretë me elementet e gjeosistemit ku ndikon atmosfera.

Diskutohet me nxënësit rreth pyetjes: A është Toka i vetmi planet që ka atmosferë në

sistemin tonë Diellor Përse Argumentet që sjellin nxënësit shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit (INSERT)

Në vijim, mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u kërkon të lexojnë tekstin,

duke vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:

(kontrollo) + (plus) - (minus) (pikëpyetje)

Nxënësit do ta plotësojnë ndarjen e parë të tabelës me njohuritë që mund t`i kenë

marrë nga burime të ndryshme; në ndarjen e dytë do të vendosin informacionin e

ri që mësuan nga teksti; në ndarjen e tretë do të vendosin shënimet për ato gjëra

që në tekst janë trajtuar ndryshe nga ato që dinin, ndërsa në ndarjen e fundit do të

shkruajnë pyetje ose kërkesa për sqarime të mëtejshme.

27

Më pas, puna e kryer në grup konsultohet me grupin dhe nxënësit dalin

me një përfaqësues që lexon punën e bërë. Këtu është vendi që mësuesi të paraqesë

informacionin e ri ose të sqarojë konceptet e paqarta.

Kjo teknikë e shmang pasivitetin dhe monotoninë e orës së mësimit.

Reflektimi (Mendo, Puno në dyshe dhe Shkëmbe)

Mësuesi jep ushtrimet e mëposhtme, të cilat nxënësit do t’í kryejnë në mënyrë

individuale, do t’i diskutojnë në çift e më pas në grup:

1- Çfarë rëndësie ka atmosfera

2- Renditini planetët që kanë atmosferë.

3- Renditini disa për nga rëndësia e troposferës.

Diskutohen variantet më të sakta

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet që të vizatojnë shtresat përbërëse të atmosferës.

SHËNIM: Kjo metodë rekomandohet të përdoret edhe për temat e tjera të ngjashme,

si Rrezatimi diellor, Temperatura e ajrit, Uji në atmosferë, Trysnia atmosferike etj.

PUNË PRAKTIKE: “Llogarisni temperaturën mesatare ditore,

mujore, vjetore”

• Vendi i zhvillimit: klasa

• Koha në dispozicion: 45 minuta

• Mjetet e punës praktike: fletore shënimesh, tabela me vlera të temperaturave për

vite të caktuara, të dhëna nga INSTAT-i etj.

• Detyrat:

• llogarisni temperaturën mesatare ditore, mujore e vjetore të ajrit dhe

amplitudat ditore dhe vjetore të temperaturës së ajrit.

• Metodika e zhvillimit: Koha e detyrës tematike ndahet në dy pjesë kryesore:

njohja me kërkesat e punës dhe puna konkrete.

Njohja me kërkesat e punës bëhet nga mësuesi, i cili i orienton nxënësit për detyrat

që do të zgjidhin, në varësi të nëntemave që ai ka planifikuar.

Puna konkrete zë pjesën më të madhe të kohës dhe ndahet në disa faza:

1- Ndarja e klasës në grupe të vogla.

2- Puna për ndarjen e detyrave, sipas objektivave. Po ju sugjerojmë disa drejtime,

ku mund të kërkoni për objektivin e dytë:

a- llogaritja e temperaturës ditore, mujore dhe vjetore, sipas formulave

dhe tabelave;

28

- llogaritja e amplitudës ditore dhe vjetore, sipas formulave dhe të

dhënave të tabelave.

Tabela të sugjeruara për punën praktike

Temperatura mesatare mujore (ºC) (1961-1990) Stacioni meteorologjik Çukë (Sarandë)

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

8.10 8.70 10.50 13.10 17.10 20.40 22.40 22.60 20.50 17.20 12.50 9.40

Temperatura mesatare vjetore (ºC) (2000-2004) Stacioni meteorologjik Çukë (Sarandë)

Viti Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

2000 6.2 8.7 9.9 15 18.9 22 22.3 23.4 20.9 18.1 15.4 10.7

2001 10 9.7 13.5 13.2 18.7 21.9 22.7 23.5 21 18.6 12.5 3.9

2002 7.5 11.1 12.6 13.9 18 22.5 24.1 23.7 20.3 16.7 13.9 10.8

2003 10.7 5.5 8.2 13.1 19.5 24.8 24.3 23.7 20 17 14 4.2

2004 7.2 8.7 10.7 14.9 16.7 21.6 24.8 24 23.2 19.6 14.4 10.7

3- Paraqitja e punës së secilit grup, krahasimi i punimeve dhe diskutime rreth

tyre nga mësuesi, për të plotësuar paqartësitë.

• Vlerësimi i punës mund të mos bëhet për të gjithë klasën në kolonë, por në grupe,

duke pasur parasysh disa elemente:

1- saktësinë në zbatimin e detyrës, sipas kërkesës së dhënë;

2- prezantimin e punës, duke përdorur një gjuhë të pastër, të qartë, me terma

gjeografike dhe me logjikë argumenti;

3- saktësinë matematike të veprimeve.

SHËNIM: Në këtë mënyrë mund të zhvillohet edhe puna praktike “Ndërtimi dhe

interpretimi i grafikëve të shpërndarjes së reshjeve”.

Mësimi 3.11 : Moti dhe klima

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të formulojnë konceptet mot dhe klimë;

• të analizojnë faktorët që ndikojnë në formimin e klimës.

Fjalë kyç: klimë, masa ajrore.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 15 minuta

R Të nxënit në bashkëpunim 25 minuta

R Tabela e koncepteve 5 minuta

29

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën e zonave klimatike të botës,

atlase gjeografikë të botës, fletore shënimesh etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Mësuesi i njeh nxënësit me temën dhe bën motivimin e saj.

Përcaktimi i faktorëve që ndikojnë dhe i elementeve që e përbëjnë bazën e

shpjegimit të çdo dukurie klimatike, aq të rëndësishme nga ana praktike për studimin

e klimës së çdo zone, por edhe për të parashikuar motin e saj.

Pastaj nxënësit numërojnë nga 1 deri në 5 dhe formojnë grupet familjare.

Bëhen pyetjet:

Cilët faktorë ndikojnë në klimën e një vendi

Cili nga këta faktorë kushtëzon zonalitetin e klimës

Përse njeriu është faktor klimëformues

Realizimi i kuptimit (Të nxënit në bashkëpunim)

Formohen grupet e ekspertëve. Jepen pjesët e tekstit dhe çdo grupi i jepet fleta

e ekspertit. Çdo nxënës në grupin e ekspertëve lexon pjesën e caktuar të tekstit dhe

kërkon të gjejë përgjigjet e pyetjeve të fletës së ekspertit të grupit. Secili shkruan në

fletore dhe përgjigjet ashtu si ai mendon. Pastaj shkëmbehen mendimet për përgjigjet

e çdo pyetje, bëhen korrigjimet dhe rregullimet e nevojshme dhe, pasi vendosin për

përgjigjet e drejta, i shkruajnë ato në fletore.

Kthehen nxënësit te grupet familjare, tashmë të përgatitur si ekspertë për pyetjet e

tyre. Secili nga ekspertët u shpjegon të tjerëve në grupin familjar përgjigjet e pyetjeve

të fletës së tij të ekspertit. Shokët e grupit sqarohen, duke pyetur për t`u informuar

më mirë, si dhe japin edhe ata mendimet e tyre për problemet që diskutohen.

Këtu është rasti që mësuesi të vërë në qendër të debatit ato probleme që nuk

janë trajtuar nga nxënësit ose dhe ato që kanë nevojë për më shumë sqarime, duke

parashtruar kështu edhe materialin e ri.

Reflektimi (Tabela e koncepteve)

Kjo fazë e mësimit organizohet si veprimtari praktike. Nxënësit në grupin familjar

ndërtojnë tabelën, ku në njërën kolonë shënojnë faktorët dhe në anën tjetër aspektet,

në të cilat ai faktor ndikon në klimë.

FAKTORI

Rrezatimi diellor

Gjerësia gjeografike

NDIKIMI I TIJ

- Përcakton shpërndarjen e elementeve të klimës.

- Kushtëzon tipin e klimës.

- Kushtëzon vlerat e elementeve të klimës

(diellzimin, temperaturat, erërat, masat ajrore, frontet, sasinë e

reshjeve etj.

30

Qarkullimi i atmosferës

Relievi

Detet dhe oqeanet (rrymat

oqeanike)

Bimësia

Veprimtaria e njeriut

- Kushtëzon llojin e fronteve që mbizotërojnë.

- Ndikon në ndryshimet e vlerave të elementeve të motit.

- Ndikon në ndryshimet stinore të elementeve të klimës etj.

- Ndikon në zonalitetin vertikal të klimës.

- Ndikon në ndryshimin e vlerave të elementeve të klimës, me rritjen

e lartësisë (vlerat e temperaturës, llojin e reshjeve, erërat lokale,

sasinë e diellzimit etj.).

- Kushtëzon ndryshimet e vlerave të elementeve të klimës (llojin

e erërave, sasinë e reshjeve, masat ajrore me lagështirë, zbutjen e

klimës në çdo stinë etj.).

Ndikon në zbutej e klimës, nëpërmjet transpirimit dhe avullimit

- ndikon në krijimin e mikroklimave, nëpërmjet krijimit të zonave

urbane dhe gazeve që lëshohen në atmosferë nga veprimtaria

ekonomike.

Grupet paraqesin punën e tyre.

Detyrë:

Shkruani një shkrim të shkurtër me temën “Njeriu dhe ndryshimet klimatike”.

Mësimi 3.12 : Zonat klimatike

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të klasifikojnë zonat klimatike nga ekuatori në pole;

• të vlerësojnë rëndësinë e klimës për jetën dhe proceset në Tokë.

Fjalë kyç: hemisfera, pika referimi.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 5 minuta

R Leksion i avancuar 30 minuta

R Veprimtari praktike 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: globin, hartën e klimës së botës, atlase të

ndryshme etj.

31

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Mësuesi, me një Brainstorming individual, merr ide për problemet e mëposhtme:

- Cilët janë faktorët që kushtëzojnë zonalitetin e klimës etj

- Çfarë rëndësie ka pozita gjeografike e rajoneve

- Cili është roli i relievit në klimë

- Cila është rëndësia praktike e studimit të zonave klimatike

Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve, disa prej tyre shkruhen në tabelë dhe mësuesi

përzgjedh ato që kanë lidhje me temën e re.

Realizimi i kuptimit (Leksion i avancuar)

Në fillim, mësuesi i përgatit nxënësit për aktivitetin, duke u treguar atyre temën

e leksionit dhe objektivat e tij.

Pjesa e parë. Mësuesi e ndan klasën në grupe me numër çift. U shpjegon nxënësve

detyrën; pra, ata duhet të hartojnë një listë mbi gjithçka dinë rreth kësaj teme. Pas

një kohe prej (4-5 minutash), mësuesi u kërkon dysheve t’ua tregojnë punën e tyre

shokëve.

Mësuesi shkruan në tabelë idetë e dhëna nga nxënësit dhe u tërheq atyre

vëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat vetë ata i kanë listuar më parë. Mësuesi

i nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të prezantuara dhe u bën shpjegimet

përkatëse.

Bëhen pyetjet:

- Cilat janë zonat klimatike në drejtim horizontal

- Cilat janë zonat klimatike në drejtim vertikal

Diskutohet 2-3 minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Pjesa e dytë e leksionit lidhet me përcaktimin e tipareve të zonave klimatike.

Nxënësve u kërkohen dy-tri ide, në lidhje me këto probleme:

- Çfarë tiparesh ka klima ekuatoriale

- Çfarë tiparesh ka klima subekuatoriale

- Çfarë tiparesh ka klima tropikale

- Çfarë tiparesh ka klima subtropikale

- Çfarë tiparesh ka klima mesatare

- Çfarë tiparesh ka klima subpolare

- Çfarë tiparesh ka klima polare

Diskutohet dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Pjesa e tretë e leksionit lidhet me shembuj praktikë të gjetjes së zonave klimatike

në hartë. Nxënësve u kërkohen dy-tri detyra praktike, në lidhje me këto probleme:

- Cilat janë tiparet e zonalitetit vertikal të klimës

32

- Çfarë rëndësie ka shfrytëzimi i pasurive klimatike

Diskutohet dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Më pas, mësuesi bën krahasimin e ideve që kanë dhënë nxënësit, nga informacionet

paraprake që ata kishin me idetë që trajtohen në temën e re, si dhe bën shpjegimin e

problemeve të paqarta, duke plotësuar edhe ndonjë informacion të ri.

Reflektimi (Veprimtari praktike)

Në fund të orës së mësimit, mësuesi u kërkon nxënësve që, për 10 minuta, të

ndërtojnë një skicë, ku të tregojnë rëndësinë gjeografike, ekonomike dhe humane të

pasurisë klimatike për njerëzimin.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të gjejnë material nga Interneti, për të dëshmuar mbi

vlerat pozitive dhe negative të klimës.

Mësimi 3.15. : Valët detare

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përcaktojnë format e lëvizjeve të ujërave oqeanike;

• të shpjegojnë elementet e valës detare dhe mënyrën e formimit të valëve

detare.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 10 minuta

R Të nxënit në bashkëpunim 25 minuta

R Ese 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë hartën fizike të botës, atlase gjeografikë

të botës etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Mendo individualisht, diskuto me partnerin, diskuto në grup.

Pyetje:

- Si formohet vala e detit

- Cilët janë faktorët që e shkaktojnë atë

Bëni një listë të deteve që ju njihni.

33

Realizimi i kuptimit (Të nxënit në bashkëpunim)

Ndahet teksti, sipas problemeve që trajton. Formohen grupe me tre nxënës, në

varësi të numrit të nxënësve në klasë (1/a, 1/b, 1/c, 2/a, 2/b, 2/c, 3/a, 3/b, 3/c).

Çdo grup do të punojë me materialin (grupi 1 për llojet e lëvizjes së ujit të deteve

dhe oqeaneve; grupi 2 për valët detare; grupi 3 për rëndësinë e valëve) dhe çdo

pjesëtar i grupit do të punojë mbi pjesën e tij, si dhe i hedh në fletore shënimet e tij.

Në fund, anëtarët e grupeve japin tiparet e deteve dhe i krahasojnë idetë e tyre me

ato të grupeve të tjera.

Këtu është rasti që mësuesi të shpjegojë pasaktësitë, si dhe të japë edhe material

tjetër të ri për nxënësit.

Reflektimi (Ese)

Në fund të orës së mësimit, mësuesi u kërkon nxënësve që, për 10 minuta, të

shkruajnë një shkrim të shkurtër me temën “Deti Adriatik, porta e Ballkanit”.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet që të plotësojnë në hartën–skicë të botës detet që njohin.

SHËNIM: Në këtë mënyrë mund të zhvillohet edhe tema për baticat dhe zbaticat, si

dhe rrymat oqeanike.

Mësimi 3.18 : Lumenjtë dhe regjimi hidrologjik

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përshkruajnë karakteristikat kryesore të pjesëve përbërëse të lumit;

• të analizojnë regjimin hidrologjik të lumenjve.

Struktura e mësimit

E Kllaster 5 minuta

R Ditari dypjesësh 30 minuta

R Diagrami i Venit 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: fotografi të lumenjve të botë dhe të vendit

tonë, makete të lumenjve, harta fizike e botës, harta të Shqipërisë, atlase gjeografike.

ZHVILLIMI

Evokimi (Kllaster)

Në këtë fazë të mësimit zhvillohet një kllaster, në lidhje me çështjet e mëposhtme:

34

- Çfarë quajmë lumë

- Cilat janë elementet e lumit

- Cilat janë pjesët e shtratit të lumit

Nëpërmjet këtyre pyetjeve, i jepet përgjigje konceptit të ujërave rrjedhëse.

Realizimi i kuptimit (Ditari dypjesësh)

Në vijim, mësuesi e ndan klasën në grupe.

Çështjet kryesore si më poshtë:

Mësuesi u shpjegon nxënësve detyrën: të tregoni konceptin e lumit brenda grupit,

nxënësit ndahen në çifte (1, 2) (3, 4) – Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në (5, 6) (7,

8). Kjo ndarje korrespondon me ndarjen e regjimin hidrologjik të lumit pjesëve në

tekst.

Secili nga çiftet lexon e i thotë shokut idetë. - Cilat janë elementet e regjimit

hidrologjik të gjithë së bashku të lumit

idetë e tyre në grup. Një anëtar i grupit - Cilat janë tiparet e pjesëve të shtratit të

paraqet idetë e detyrën e realizuar. lumit

Këtu është vendi që mësuesi të ndërhyjë: Cili është roli i bimësisë në regjimin

të shpjeguar idetë e konceptet e paqarta. hidrologjik të lumit

Reflektimi (Diagrami e Venit)

Në fazën përmbyllëse të orës së mësimit, plotësohet kllasteri

Rrjedha e lumit Faktorët Regjimi hidrologjik

Pozita gjeografike e pellgut të lumit

Forma të shumëllojshme të relievit

Klimë me shtrirje horizontale dhe vertikale

Biodiversitet i pasur dhe i larmishëm

Larmi të burimeve ujore të lumit

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të krijojnë një album me fotografi të lumenjve kryesorë të

botës dhe të vendit tonë.

SHËNIM: Kjo metodë rekomandohet të përdoret edhe për temat e tjera të ngjashme:

Liqenet, Ujërat nëntokësore, Bora dhe akullnaja.

35

TEMA 3.23. PËRSËRITJE E KAPITULLIT TË ATMOSFERËS

DHE HIDROSFERËS

I. Vendosni pas numrit shkronjën përkatëse, për të përcaktuar në mënyrë korrekte

termin:

1. gjeografi a. Shenja që përdoret për të treguar objektet në harta;

2. hartë topografike b. Vizatimi i një objekti, i parë nga lart në drejtimin vertikal;

3. plan c. Studimi i popujve, i mjedisit dhe i burimeve të tyre natyrore;

4. shenja konvencionale d. Harta me shkallë të mëdha, zakonisht më të vogla se

1:10 000 dhe më të mëdha se 1:20 000, që japin pasqyrim të plotë të sipërfaqes

së tokës.

II. Përsëritja e çështjeve më kryesore

1. Shpjegoni rëndësinë e gjeografisë si shkencë, duke e ilustruar me shembuj

argumentin tuaj.

2. (a) Argumentoni Teorinë Big-Bang.

(b) Shpjegoni bazën shkencore të Teorisë Nebulare.

3. Argumentoni me shembuj rëndësinë e diellit për jetën në tokë.

4. (a) Vlerësoni me fakte nga jeta e përditshme pasojat gjeografike të rrotullimit të

Tokës rreth vetes.

(b) Argumentoni rëndësinë për jetën në tokë të rrotullimit të saj rreth vetes.

5. Argumentoni me fakte nga jeta e përditshme rolin e hënës në dukuritë natyrore

në tokë.

6. Vlerësoni rolin e stinëve në formimin e zonalitetit horizontal.

7. Jepni shembuj nga jeta e përditshme, që ndikohen nga ndryshimi i stinëve.

8. Sillni shembuj, për të argumentuar raportin e ndërsjellë mjedis–njeri.

IIII. Përsëritja e temave kyç

1. Argumentoni se si kanë ardhur duke u zgjeruar njohuritë mbi tokën, duke

treguar motivet dhe rrugët që u përdorën për zbulimet gjeografike.

2. Argumentoni rëndësinë e përdorimit të hartave, duke përdorur shembuj

konkretë.

3. Argumentoni hipotezën e formimit të atmosferës, me shembuj nga biologjia.

4. Analizoni me shembuj konkretë lidhjen e hidrosferës me mbështjelljet e tjera

gjeografike.

IV. Mendoni në mënyrë kritike

1. Bëni një lidhje të përgjithshme. Krahasoni:

(a) Raportin mjedis–shoqëri njerëzore. Sa ka ndikuar zhvillimi teknologjik në

periudha të ndryshme, në prishjen e këtij ekuilibri

(b) A vazhdon edhe sot të ketë përparësi teknologjia

36

2. Parashikoni: Nëse roli i njeriut, si shkaktar i ndryshimeve të klimës, do të jetë

intensiv edhe në të ardhmen, çfarë do të ndodhë me Tokën

V. Përdorni aftësitë tuaja

1. Nëpërmjet hartës mendore, identifikoni një vend që do të dëshironit ta vizitonit

në të ardhmen.

2. Kuptoni shkaqet dhe efektet: Nëse ngrohja globale do të vazhdojë me këto ritme

dhe sipas parashikimeve të shkencëtarëve, cilat do të jenë rajonet më të dëmtuara.

Mësimi 3.32 : Biosfera

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përkufizojnë biosferën, ekosistemin, biodiversitetin, popullatën, biomasën;

• të analizojnë faktorët që ndikojnë në botën bimore dhe shtazore.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 10 minuta

R Kllaser/Ditari dypjesësh 25 minuta

R Diagrami e Venit 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të përdorë hartën e shpërndarjes të bimësisë së botës,

atlase gjeografikë të botës etj.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Çfarë ju vjen në mendje, kur dëgjoni konceptin “biosferë”. Zhvillohet me nxënësit

një Brainstorming me këtë koncept. Nxënësit do të shprehin të gjitha njohuritë e tyre

për biosferën, të mësuara në shkollën 9-vjeçare dhe në lëndën e biologjisë.

Botë bimore

Botë shtazore

Biosferë

Elemente biotike

Elemente abiotike

Realizimi i kuptimit (Kllaster/Ditari dypjesësh)

Mësuesi e ndan klasën në dy grupe dhe u kërkon nxënësve që të ndërtojnë një

kllaster, ku të evidentojnë: grupi 1 - Si ndikojnë temperaturat te bimët dhe grupi

37

2 - Po cilësia e ajrit, çfarë roli ka te bimët Grupet i konsultojnë detyrat e tyre dhe

dalin me një kllaster të përbashkët. Detyrën e plotësuar e lexon një nga përfaqësuesit

e grupit.

Temperatura

Cilësia e ajrit

Me anë të ditarit dypjesësh, nxënësit do të zgjidhin çështjet kryesore, të cilat

lidhen me faktorët që ndikojnë në zhvillimin e bimësisë në këto mjedise jetësore.

Sipas grupeve, nxënësit do të nxjerrin rolin e faktorëve për secilën zonë bimore dhe

do t’i diskutojnë mes tyre.

Reflektimi (Diagrami i Venit)

Në fund të orës së mësimit, mësuesi u kërkon nxënësve të vlerësojnë rolin e

biosferës në gjeosistem.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të gjejnë në Internet materiale për problemet më të

mprehta mjedisore që ka biosfera, për shkak të ngrohjes globale.

Mësimi 4.1 : Tektonika e pllakave

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të tregojnë në hartë ose në glob shtrirjen e kontinenteve dhe oqeaneve në

rruzullin tokësor;

• të përshkruajnë historinë e formimit të kontinenteve dhe oqeaneve;

• të rendisin dy-tre faktorë që shkaktojnë katastrofa natyrore.

Fjalë kyç: kontinent, oqean, kore e tokës, pllaka të kores së tokës, katastrofë

natyrore.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 10 minuta

R Rrjeti i diskutimit 25 minuta

R Kllaster 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën fizike të botës, atlase të

ndryshme, hartat e tektonikës së pllakave të botës etj.

38

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Mësuesi lexon rastin e mëposhtëm:

Provat e sjella, në mbështetje të hipotezës së pllakave, ishin fryt i vëzhgimeve

dhe i kërkimeve të kujdesshme. Shpërndarja gjeografike e organizmave të sotme dhe

e disa organizmave fosile në territore që janë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit,

ngjashmëria mes shkëmbinjve në rajone të largëta, si dhe ndryshimet klimatike në

tokë në periudha të kaluara, shpjegohen me ekzistencën e një kontinenti të vetëm,

Pangea.

Mësuesi u kërkon nxënësve që t´u përgjigjen disa pyetjeve:

- Çfarë tregon lëvizja e pllakave

- Cilat janë llojet kryesore të lëvizjes së pllakave

- Cilat janë llojet e kufijve të pllakave tektonike

Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit (Rrjeti i diskutimit)

Kjo teknikë rekomandohet në këtë temë mësimi, pasi u lejon nxënësve që,

nëpërmjet leximit, të kontrollojnë shkallën e tyre të të kuptuarit të përmbajtjes dhe të

ideve kryesore. Kjo teknikë realizohet nëpërmjet organizimit grafik të informacionit.

Mësuesi harton një pyetje binare (pyetje që pranon përgjigje pozitive ose negative),

e cila prek thelbin e çështjes:

Cilat janë disa prej argumenteve pro dhe kundër kësaj hipoteze

Provat pro Argumenti Provat kundër

Hipoteza e pllakave

Nxënësit punojnë në grup. Klasa ndahet në dy grupe, për të përkufizuar konceptin

lëvizje e pllakave, duke dhënë shembuj për çdo argument që do të japim, duke i

shënuar në organizuesin grafik argumentet, por edhe kundër hipotezës. Kjo metodë

krijon lirshmëri maksimale për nxënësin në dhënien e mendimeve, në shprehjen

e mendimit me zë të lartë, në përpjekje për t’i bindur kundërshtarët, në çuarjen e

argumenteve në favor të një çështjeje, në lirshmëri për të ndërruar grup gjatë debatit

etj.

Reflektimi (Kllaster)

Në këtë fazë të fundit, mësuesi zhvillon një kllaster përmbledhës, lidhur

me hipotezën e pllakave, pasojat e saj në reliev, pasi kështu kontrollohet niveli i

përvetësimit të njohurive:

39

Kontinente Oqeane

Hipoteza e pllakave

Vargje malore Tërmete Vullkane

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet të bëjnë kërkime, mbi arsyet se përse lëvizin pllakat.

Është mirë që nxënësit t’i shoqërojnë kërkimet e tyre me pamje fotografike.

Mësimi 4.2. : Relievi i Tokës

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të shpjegojnë krijimin e topografisë së sipërfaqes së tokës dhe të dyshemesë

së oqeanit, përmes tektonikës së pllakave;

• të përshkruajnë relievin e fundit të oqeanit.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 5 minuta

R Terma paraprake 25 minuta

R Rrjeti i diskutimit 15 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën fizike të botës, hartën fizike të

Shqipërisë.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Me anën e brainstorning, nxënësit do të listojnë: Cilat janë format e relievit të tokës

Malet

Kodrat

Relievi

Fushat

Ultësirat

Realizimi i kuptimit (Terma paraprake)

Jepen terma paraprake: kontinente, oqeane, platforma kontinentale, shpati

kontinental, gropa abisale.

40

Duke u nisur nga këto terma, nxënësit do të formulojnë individualisht nga një

fjali për çdo term, por që të kenë lidhje mes tyre. Shkruhen disa variante të fjalive në

tabelë.

Për shembull:

Kontinentet janë pjesa shkëmbore e sipërfaqes së tokës.

Oqeanet janë pjesa ujore e sipërfaqes së tokës.

Platforma kontinentale është zona e kores oqeanike, nga 0-200 m thellësi.

Shpati kontinental është zonë me pjerrësi të fortë në relievin e oqeaneve.

Gropat abisale janë thellësi të mëdha në oqeane, aty ku takohen pllakat e tokës.

Para leximit të tekstit, nxënësit njihen me objektivat që duhet të arrijnë gjatë leximit

të tij: Krahasimi i pjesës së nxënësit, me pjesën e librit. Kjo do të realizohet me lexim

individual, nga ana e nxënësve.

Më pas, nxënësit diskutojnë rreth pyetjes së mësuesit: “Çfarë është e re në pjesën

e librit, të cilën ju nuk e keni përmendur në krijimin tuaj”.

Reflektimi (Rrjeti i diskutimit)

Në këtë fazë përdoret teknika e rrjetit të diskutimit

Forma e relievit të kontinenteve Relievi i tokës Format e relievit të oqeaneve

përbëhet nga

Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre, për të dhënë argumente për

formën dhe lartësinë e secilës formë të pyetjes së drejtuar. Më pas, grupohen sipas

argumenteve dhe u kërkohet që t’i ballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të

idesë së tyre.

Detyrë:

Sipas njohurive që fituan, nxënësve u kërkohet të bëjnë një shkrim të shkurtër

për relievin e zonës së banimit të tyre, duke treguar format e tij.

Mësimi 4.6. : Vullkanet

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• përmes maketeve të ndërtuara prej tij/saj, të përshkruajnë vullkanin, pjesët

përbërëse të tij, produktet vullkanike;

• të analizojnë shkaqet e shpërthimit të vullkaneve;

• të diferencojnë llojet e shpërthimeve dhe format vullkanike që krijojnë;

• të vlerësojnë rrjedhojat e vullkaneve;

• të përcaktojnë në hartë shpërndarjen gjeografike të vullkaneve.

41

Fjalë kyç: vullkan, magma, llava, krater.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 5 minuta

R Leksion i avancuar 30 minuta

R Ese 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: materiale nga Interneti për vullkanet,

dëmet që ato sjellin, makete të vullkaneve, harta të shpërndarjes së vullkaneve në

botë.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Me një Brainstorming individual, mësuesi merr ide për problemet e mëposhtme:

- Çfarë është një vullkan

- Cilat janë disa elemente të vullkanit

- Cilat janë produktet e vullkanit

- Rendisni disa vullkane që njihni

Pasi dëgjohen përgjigjet e nxënësve, disa prej tyre shkruhen në tabelë dhe mësuesi

përzgjedh ato që kanë lidhje me temën e re.

Realizimi i kuptimit (Leksion i avancuar)

Pjesa e parë. Në fillim, mësuesi i përgatit nxënësit për aktivitetin, duke u treguar

temën e leksionit dhe objektivat e tij. Mësuesi e ndan klasën në grupe me numër çift.

U shpjegon detyrën; pra, ata duhet të hartojnë një listë mbi gjithçka dinë rreth kësaj

teme. Pas një kohe prej 4-5 minutash, mësuesi u kërkon dysheve t’ua tregojnë punën

e tyre shokëve.

Mësuesi shkruan në tabelë idetë e dhëna nga nxënësit dhe ua tërheq atyre

vëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat vetë ata i kanë listuar më parë. Mësuesi

i nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të prezantuara dhe u bën shpjegimet

përkatëse.

Bëhen pyetjet:

Ç`janë vullkanet

Cilat janë pjesët përbërëse të vullkanit

Diskutohet dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Pjesa e dytë e leksionit lidhet me produktet e vullkanit dhe me përbërjen e tyre.

Nxënësve u kërkohen dy-tri ide, në lidhje me këto probleme:

Cilat janë produktet e ngurta të vullkanit

42

Po produkte të lëngëta, cilat janë

Produkte të gazta të vullkanit janë..........

Diskutohet dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Pjesa e tretë e leksionit lidhet me pasojat në reliev të shpërthimit të vullkanit.

Nxënësve u kërkohen dy-tri ide, në lidhje me këto probleme:

Cilat janë format e relievit të formuara nga vullkanet

Çfarë lloj dëmi shkakton një shpërthim vullkani

Diskutohet dy-tri minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.

Më pas, mësuesi bën krahasimin e ideve që kanë dhënë nxënësit nga informacionet

paraprake që ata kishin me idetë që trajtohen në temën e re, si dhe bën shpjegimin e

problemeve të paqarta, duke plotësuar edhe ndonjë informacion të ri.

Reflektimi (Ese)

Në fund të orës së mësimit, mësuesi u kërkon nxënësve të shkruajnë, për 10

minuta, një shkrim të shkurtër me temën “Vullkani i Islandës dhe Evropa”.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet që të bëjnë kërkime mbi dëmet natyrore dhe njerëzore që

shkakton një vullkan.

SHËNIM: Kjo metodë rekomandohet të përdoret edhe për temat e tjera të ngjashme,

si “Tërmetet”.

Eseja argumentuese “Pasojat globale të shkrirjes së akullnajave”

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të përgatisin një ese argumentuese mbi pasojat globale të shkrirjes së

akullnajave.

Eseja vlerësohet sipas tabelës së mëposhtme:

Shtjellimi i idesë Organizimi dhe struktura Stili dhe origjinaliteti Saktësia gjuhësore

5 pikë 5 pikë 5 pikë 5 pikë

Kriteret e vlerësimit të esesë

Kriteri 1.

Shtjellimi i idesë (vlerësohet për)

43

• Shkruani një ese, ku të argumentoni rëndësinë e fosileve.

• Shtjelloni se ç’janë fosilet.

• Mbështetini argumentet në burime të ndryshme informacioni.

• Përdorni fakte shkencore.

• Të ketë qartësi mendimi.

Kriteri 2.

Organizimi dhe struktura e esesë (vlerësohet për)

• 2 pikë Struktura e esesë

Pasi respekton elementet e strukturës: hyrjen, zhvillimin, mbylljen.

• 3 pikë Organizimi i esesë

Për organizimin e esesë shfrytëzon teknika, si koherenca dhe unifikimi i

paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

Kriteri 3.

Stili dhe origjinaliteti (vlerësohet për)

• Përmes gjuhës që përdorni, krijoni një përshtypje të përgjithshme për atë që

do të shprehni.

• Shprehuni me një gjuhë eseistike.

• Të ketë fjalor të pasur.

• Stil origjinal.

Kriteri 4.

Saktësia gjuhësore (vlerësohet për)

• Strukturoheni qartë përgjigjen, nga pikëpamja gramatikore.

• Ndërtoni fjali që të jenë të sakta dhe të qarta.

• Përdorni fjali që variojnë në modele, në gjatësi e në ritëm.

• Të ketë saktësi drejtshkrimore. (2 pikë)

Përsëritje e linjës “Dinamika e Tokës”

I. Vendosni pas numrit shkronjën përkatëse, për të përcaktuar në mënyrë korrekte

termin:

1. tërmet a. Rrjedhë uji e vazhdueshme, që lëviz në një shtrat të përpunuar drejt

pjerrësisë.

2. lumë b. Mal i lartë, nga i cili del llavë, gaze dhe materiale të ngurta.

3. vullkan c. Lëkundje të tokës nga shkaqe natyrore.

4. shembje d. Shkëputje e shtresave të tokës, për shkak të humbjes së mbështetjes.

44

II. Përsëritja e çështjeve më kryesore

1. Shpjegoni rëndësinë e bashkëveprimit të forcave të brendshme me ato të jashtme.

2. (a) Argumentoni burimin e energjisë së forcave të brendshme.

(b) Argumentoni burimin e energjisë së forcave të jashtme.

3. Argumentoni me shembuj pasojat e lëvizjeve luhatëse.

4. (a) Vlerësoni me fakte nga jeta e përditshme pasojat gjeografike të tërmeteve.

(b) Argumentoni rëndësinë e parashikimit të tërmeteve.

5. Argumentoni me fakte nga jeta e përditshme pasojat gjeografike të vullkaneve.

6. Vlerësoni rolin e energjisë diellore mbi forcat e jashtme që modelojnë tokën.

7. Jepni shembuj nga jeta e përditshme, për pasojat e tjetërsimit në mjedis.

8. Sillni shembuj, për të argumentuar veprimtarinë e erës në mjedis.

III. Përsëritja e temave kyç

1. Argumentoni se si lindi si domosdoshmëri teoria e pllakave.

2. Argumentoni rëndësinë e parashikimit dhe të llogaritjes së forcës së tërmeteve.

3. Argumentoni hipotezën e formimit të maleve (orogjenezat).

4. Analizoni me shembuj konkretë bashkëveprimin midis forcave të brendshme me

ato të jashtme.

IV. Mendoni në mënyrë kritike

1. Bëni një lidhje të përgjithshme. Krahasoni

(a) Raportin mjedis–shoqëri njerëzore. Sa ka ndikuar zhvillimi teknologjik në

parandalimin e katastrofave gjatë tërmeteve

(b) A mundet teknologjia t’i parandalojë këto dukuri natyrore

2. Parashikoni: Çfarë do të ndodhë me polet, po të shkrihen akullnajat

V. Përdorni aftësitë tuaja

1. Nëpërmjet hartës mendore, identifikoni të ardhmen e bregdetit tonë, në kushtet

e shkrirjes së akullnajave.

2. Kuptoni shkaqet dhe efektet: Argumentoni pasojat e shkrirjes së akullnajave në

veprimtarinë ekonomike dhe jetësore të njeriut.

45

Mësimi 5.1. : Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të interpretojnë konceptin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm;

• të analizojnë ndikimin pozitiv dhe negativ të veprimtarisë së njeriut në

mjedis;

• të identifikojnë mënyrat e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 10 minuta

R INSERT 25 minuta

R Mendo, Puno në dyshe dhe Shkëmbe 10 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: foto ose albume me resurse natyrore.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Nxënësit ndahen në grupe dhe numërohen nga 1-3. Secili grup do të shkruajë

një listë me emra: grupi i parë duhet të japë disa përkufizime për mjedisin; grupi

i dytë duhet të rendisë disa lloje veprimtarish të njeriut në mjedis; grupi i tretë

duhet të rendisë disa mënyra për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Diskutohet me nxënësit rreth pyetjes: A mund të ekzistojnë të gjitha llojet e resurseve

që përmendët në të njëjtin vend Përse Argumentet që sjellin nxënësit shkruhen në

tabelë.

Realizimi i kuptimit (INSERT)

Në vijim, mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u kërkon të lexojnë tekstin,

duke vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:

(kontrollo) + (plus) - (minus) (pikëpyetje)

Nxënësit do ta plotësojnë ndarjen e parë të tabelës me njohuritë që kanë për

mjedisin e qëndrueshëm; në ndarjen e dytë do të vendosin informacionin e ri që

mësuan nga teksti; në ndarjen e tretë do të vendosin shënimet për ato gjëra që dalin

ndryshe në tekst nga ato që dinin, ndërsa në ndarjen e fundit do të shkruajnë pyetje

ose kërkesa për sqarim të mëtejshëm.

46

Puna e kryer në grup konsultohet me grupin më pas dhe nxënësit dalin me

një përfaqësues që lexon punën e bërë. Këtu është vendi që mësuesi të paraqesë

informacionin e ri ose të sqarojë konceptet e paqarta.

Kjo teknikë e shmang pasivitetin dhe monotoninë e orës së mësimit.

Reflektimi (Mendo, Puno në dyshe, Shkëmbe)

Mësuesi jep ushtrimet e mëposhtme, të cilat nxënësit do t’í kryejnë në mënyrë

individuale, do t’i diskutojnë në çift, e më pas në grup:

• Bëni një listë të sjelljeve qytetare pro mjedisit.

• Bëni një listë të institucioneve që mund të kryejnë edukimin mjedisor të shoqërisë.

Diskutohen variantet më të sakta.

Detyrë:

Nxënësve u kërkohet që të bëjnë kërkime mbi mjedisin dhe problemet ekologjike

të tij. Është mirë që nxënësit t’i shoqërojnë kërkimet e tyre me foto.

Mësimi 5.2 : Ndotja e Tokës

Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:

• të listojnë format kryesore të ndotjes;

• të analizojnë shkaqet kryesore të ndotjes së tokës;

• të vlerësojnë pasojat e ndotjes së tokës;

• të diskutojnë rëndësinë e mirëmenaxhimit të tokave.

Fjalë kyç: degradimi, erozioni, gërryerja.

Struktura e mësimit

E Brainstorming 5 minuta

R Terma paraprake 25 minuta

R Rrjeti i diskutimit 15 minuta

Burimet (Mjetet)

Për këtë temë mësuesi mund të shfrytëzojë: hartën e rezervave ujore në botë, album

me zona të ndotura në vendin tonë.

ZHVILLIMI

Evokimi (Brainstorming)

Me anën e brainstorning, nxënësit do të listojnë disa shkaqe të ndotjes së tokave.

47

Degradimi

Erozioni

Tokat

Plehrat kimike

Gërryerja

Realizimi i kuptimit (Terma paraprake)

Jepen katër terma paraprake: degradim, erozion, keqpërdorim, planifikim dhe

menaxhim.

Duke u nisur nga këto terma, nxënësit do të formulojnë individualisht nga një

fjali për çdo term, por që të kenë lidhje mes tyre. Shkruhen disa variante të fjalive në

tabelë.

Për shembull:

Degradimi, shkaktar i dëmtimit të tokave.

Erozioni, vepër e ujërave rrjedhëse.

Plehrat kimike, ndotëse të pakthyeshme.

Gërryerje, dukuri shpatore.

Para leximit të tekstit, nxënësit njihen me objektivat që duhet të arrijnë gjatë

leximit të tij: Krahasimi i pjesës së nxënësit me pjesën e librit. Kjo do të realizohet me

lexim individual, nga ana e nxënësve.

Më pas, nxënësit diskutojnë rreth pyetjes së mësuesit: “Çfarë është e re në pjesën

e librit, të cilën ju nuk e keni përmendur në krijimin tuaj”.

Reflektimi (Rrjeti i diskutimit)

Në këtë fazë përdoret teknika e rrjetit të diskutimit.

Cili është roli i faktorëve natyrorë dhe humanë në ndotjen e tokave

Faktor natyror Ndotja e tokave Faktor human

Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre, për të dhënë argumente pro

ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas, grupohen sipas argumenteve dhe u kërkohet

që t’i ballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të idesë së tyre.

Detyrë:

Sipas njohurive që fituan, nxënësve u kërkohet të bëjnë një shkrim të shkurtër,

ku të shpjegojnë se përse mbrojtja e tokave është garanci për mbrojtjen e jetës

sonë.

SHËNIM: Këtë metodë mund ta zbatoni edhe për temat:

“Ndotja e ujit” dhe “Ndotja e ajrit”.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!