11.07.2015 Views

Historia e Arteve - Erik Botime

Historia e Arteve - Erik Botime

Historia e Arteve - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHTEPIA BOTUESE ERIKBotues:Dëshira SHEHURedaktore përgjegjëse:Anila KONOMIArti grafik, studio grafike “ERIK” <strong>Botime</strong>:Blerina (Balla) DAUTIKopertina:Blerina (Balla) DAUTIBotimi i parë, viti 2012© ERIK BOTIMETë gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga ShtëpiaBotuese “ERIK”.<strong>Botime</strong>t “ERIK”Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com2


36 javë x 1 orë = 36 orëNr. Linja Nr. iorëve1. 1. <strong>Historia</strong> e artitpamor13 orëPlani mësimorHistori e arteve 11(Kurrikula bërthamë)Objektivat për temë mësimi Tema Mjetet burimore dheliteratura1 Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë:- të marrin informacion për veprat e para të njerëzimit.- të tregojnë ç’është imazhi si strukturë shenjash.- të shpjegojnë transformimin e shenjave dhe përpunimin e guritnë artin prehistorik.2 1 - të renditin tiparet kryesore të qytetërimit egjiptian.- të shpjegojnë konceptin e të jetuarit përtej vdekjes.- të përshkruajnë periudhat e zhvillimit të qytetërimit egjiptian.3 1 - të tregojnë tiparet e kulturës dhe qytetërimit të ishullit të Kretëse të Mikenës.- të shpjegojnë artin e ndërtimit të pallateve mbretërore.- të përshkruajnë dallimet mes kulturës egjiptiane, asire dhe asajtë Kretës.4 1 - të njohin artin grek dhe periudhat e zhvillimit të tij.- të renditin skulptorët dhe qeramistët më të mëdhenj të këtij arti.-të krahasojnë artin grek dhe atë egjiptian.5 1 - të emërtojnë pararendësit e artit romak.- të nxjerrin në dukje elementet e artit italik.- të shpjegojnë rrugën që ndoqi arti në gadishullin italik.6 1 - të përshkruajnë se ç’është arti i krishterë dhe ai bizantin dhe kuu përhapën ato.- të argumentojnë pse arti bizantin përkon me artin helenikoromak.- të shpjegojnë karakteristikat historike, stilistike dhe estetike tëkëtyre periudhave historike të artit.Arti prehistorik Teksti bazë,Artet 10Materiale nga internetiArti egjiptian Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiArti i Egjeut Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiArti grek Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiArti romak Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiKristianizmi ihershëm dhe artibizantinTeksti bazë, Artet 10Materiale nga interneti3


7 1 - të mësojnë se cili është trualli ku u kultivua arti romanik dhepse quhej i tillë.- të analizojnë fillimet e artit pamor në artin romanik.- të shpjegojnë elementet dhe parimet e përdorura në realizimin eartit arkitektonik, skulptural dhe në pikturat romanike.8 1 - të shpjegojnë domethënien e fjalës “gotik” dhe kushtet në të910cilat lindi arti gotik.- të përshkruajnë karakteristikat e artit gotik në Francë, duke undalur te arkitektura.- të analizojnë elementet e skulpturës dhe pikturës.2 - të përshkruajnë prirjet dhe zhvillimet e artit indian, kinez dhejaponez.- të dallojnë veçoritë e artit në këto qytetërime.- të krahasojnë tiparet artistike midis tyre dhe të nxirrni të veçantatdhe të përbashkëtat.11 1 - të përshkruajnë artin e Rilindjes së parë në Itali, fillimet e këtijarti në Toskanë dhe përhapjen në qytetet e tjera.- të dallojnë dhe shpjegoni veçoritë e artit të Rilindjes së parë;drejtimet që mori ky art në pikturë, skulpturë dhe ndërtime;- të renditin përfaqësuesit më të mëdhenj të epokës së Rilindjessë parë.12 1 - të tregojnë mënyrat e kërkimit të së bukurës në art në periudhëne Rilindjes së Lartë italiane.- të renditin përfaqësuesit kryesorë të artit të Rilindjes së Lartëdhe veçoritë e artit të Rilindjes.- të përshkruajnë teknikat që janë përdorur dhe parimet e këtij artinë skulpturë e pikturë.13 1 - të përshkruajnë artin e Rilindjes në Evropën Veriore.- të tregojnë përfaqësuesit kryesorë të kësaj periudhe dhe veprate tyre.- të shpjegojnë risitë që ata sollën në artin e pikturës.Arti romanik Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiArti gotik Teksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiArti indian, kinez,japonezTeksti bazë, Materialenga internetiRilindja italianedhe rilindja e parëTeksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiRilindja e lartëTeksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiRilindja nëEvropën VerioreTeksti bazë, Artet 10Materiale nga interneti4


14 2. <strong>Historia</strong> emuzikës7 orë1 - të përshkruajnë hapat në të cilat kaloi zhvillimi i muzikës nëlashtësi.- të shpjegojnë pse muzika e botës primitive studiohet përmeshipotezave.- të krahasojnë zhvillimin e muzikës në qytetërimet e lindjes sëAfërt dhe të Largët.15 1 - të përshkruajnë zhvillimin e muzikës në Greqinë dhe Romën evjetër.- të vënë në dukje rolin që luan muzika në formimin e personalitetittë njeriut.- të shpjegojnë se si ndikoi doktrina teorike mbi muzikën, nëzhvillimin e këtij arti në mbarë botën.16 1 - të njohin kulturën muzikore në Mesjetë.- të shpjegojnë ndikimet e kishave lindore në fazën e parë tëmuzikës kishtare katolike.- të vënë në dukje veçoritë e këngëve gregoriane.17 1 - të identifikojnë format e para të shkrimit muzikor.- të përshkruajnë strukturën e shkrimit muzikor të krijuar ngaGuido d’Areco.- të argumentojnë “hendekun” që ndante teorinë prej praktikësmuzikore në Mesjetë.18 1 - të përshkruajnë se çfarë kuptoni me “Ars Nova” dhe “ArsAntiqua”.- të shpjegojnë kushtet politiko-shoqërore që përcaktuan zhvillimete reja artistike dhe muzikore në shek. XIV në Francë dheItali.- të krahasojnë periudhën mesjetare dhe atë të Ars Nova, dukenxjerrë tiparet e përbashkëta dhe të veçanta.MUZIKA NËBOTËN E LASHTËTeksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiMUZIKA NËGREQINË DHEROMËN EVJETËRTeksti bazë, Artet 10Materiale nga interneti; CD që përmban“Himnin e Muzës’’,nga muzika antikegreke; magnetofonKULTURAMUZIKORE NËMESJETËTeksti bazë, Artet 10Materiale nga internetiCD që të përmbanmuzikën gregoriane;magnetofonSHKENCA Teksti bazë, ArtetMUZIKORE DHE 10 Materiale ngaMUZIKA interneti; CD qëLAIKE të përmbajë këngëMESJETARE franceze truvere.ARS NOVA Teksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti; CD qëtë përmbajë këngëfranceze të Gijom deMashosë; magnetofon5


19 1 - të përshkruajë risitë që solli Rilindja evropiane në muzikë.- të tregojë kronologjikisht zhvillimet e polifonisë vokale prejshek. XIV në shek. XVI, duke u ndalur në shkollat më kryesore.- të përcaktojë tiparet e kompozitorit kishtar mesjetar dhe atij tëRilindjes.20 1 - të përshkruajnë se nga e ka origjinën madrigali italian dhekënga franceze.- të specifikojnë risitë që solli Klaudio Monteverdi në madrigalinitalian.- të krahasojnë madrigalin italian dhe këngën franceze, dukenxjerrë në pah të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre.21223. <strong>Historia</strong> ekërcimit6 orë2 -të përshkruajnë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën antike.-të tregojnë se cilat ishin kërcimet në periudhën e Paleolitit dheNeolitit; në Lindjen e Largët e të Mesme; si dhe në Egjiptin eLashtë.- të shpjegojnë rolin e dansit në jetën shoqërore të kësaj periudhe.23 1 - të përshkruajnë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën eqytetërimit antik grek;- të tregojnë se cilat ishin kërcimet gjatë kësaj periudhe;- të shpjegojnë rolin e valleve në jetën shoqërore të kësaj periudhe.24 1 - të përshkruajnë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën eqytetërimit antik romak;- të tregojnë se cilat ishin kërcimet gjatë kësaj periudhe;- të shpjegojnë rolin e valleve në jetën shoqërore të kësaj periudhe.25 1 - të përshkruajnë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën eqytetërimit antik romak;- të tregojnë se cilat ishin kërcimet gjatë kësaj periudhe;- të shpjegojnë rolin e valleve në jetën shoqërore të kësaj periudhe.RILINDJAEVROPIANE DHEMUZIKAMADRIGALIITALIANDHE KËNGAFRANCEZE NËSHEKULLIN XVIARTIPREHISTORIKKËRCIMI NËPERIUDHËN EQYTETËRIMITANTIK GREKKËRCIMI NËPERIUDHËN EANTIKITETITROMAKZHVILLIMII KËRCIMITGJATËMESJETËSTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti; CD qëpërmban motetine regjistruar tëPalestrinës.Teksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti; CD qëpërmban madrigalin“Dyluftimi i Tankreditdhe Klorindës” të K.Monteverdit.Teksti, Artet 10materiale të marranga interneti,Teksti, materiale tëmarra nga interneti,Artet 10Teksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti6


26 1 - të përshkruajnë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën eRilindjes.- të tregojnë kushtet në të cilat lindi baleti si gjini.- të përcaktojnë ata që bënë emër dhe i dhanë shtysë zhvillimit tëbaletit në këtë periudhë.27 Linja 4<strong>Historia</strong> e teatrit10 orë1 - të shpjegojnë lindjen e teatrit dhe origjinën e tij.- të tregojnë se si u plotësua hap pas hapi struktura e brendshmee veprës dramatike.- të përshkruajnë ndikimin e kultit të Dionisit në lindjen dhezhvillimin e teatrit grek.28 1 - të njihem me elementet e teatrit antik.- të dallojnë strukturën e dramës antike greke dhe romake.- të përshkruajnë teatrot në Greqinë e lashtë.- të krahasojnë teatrin antik grek dhe atë romak.29 1 -të rendisin autorët kryesorë të teatrit antik grek si dhe veprat etyre.- të vënë në dukje tiparet e mëvetësishme të secilit autor.- të krahasojnë, duke nxjerrë në pah dallimet dhe ngjashmëritëmidis tyre.30 1 - të identifikojnë autorët kryesorë të teatrit antik romak.- të vënë në dukje tipare e mëvetësishme të secilit prej tyre.- të bëjnë përqasje duke në pah dallimet dhe ngjashmëritëndërmjet tyre.31 1 - të përshkruajnë me teatrin gjatë periudhës së Mesjetës.- të tregojnë karakteristikat e Komedisë së Artit gjatë periudhëssë Mesjetës.- të analizojnë përbërësit e Komedisë së Artit.PERIUDHA ERILINDJES.LINDJA EBALETIT SIGJINIORIGJINAE TEATRIT.TEATRI ANTIKStruktura edramës. teatri antikgrek dhe romakAUTORËT ETEATRIT ANTIKGREKAUTORËT eteatrit romakTEATRI gjatëperiudhës SËMESJETËSTeksti bazë, Artet 10CD, videokaseta mebalete të ndryshme.Teksti bazë, Materialenga internetiTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiTeksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti7


32 1 - të njihen me teatrin aziatik dhe karakteristikat e tij.- të vënë në dukje karakteristikat e teatrit indian, japonez dheatij kinez.- të krahasojnë teatrin indian, japonez dhe atë kinez, duke nxjerrëtë veçantat dhe të përbashkëtat midis tyre.TEATRI AZIATIK Teksti bazë, Artet10 Materiale ngainterneti33 1 - të identifikojnë vendet kryesore ku u zhvillua teatri gjatëRilindjes Evropiane.- të vënë në dukje tiparet kryesore të teatrit në Itali, Spanjë, Angli.- të krahasojnë zhvillimin e teatrit në vendet evropiane, dukenxjerrë të veçantat dhe të përbashkëtat midis tyre.34 1 - të cilësojnë Shekspirin, si majën më të lartë të dramaturgjisë sëtë gjithë kohëve.- të përshkruajnë etapat nëpër të cilat ka kaluar krijimtariaTEATRI GJATËRILINDJESEVROPIANETeksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiUilliam shekspiri Teksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetiartistike e Shekspirit.- Të inskenojnë njërën nga veprat e tij.35 1 - Të përshkruajnë elementet e teatrit e klasicizmit si dhe parimetbazë të klasicizmit;- Të tregojnë pse Molieri, konsiderohet komediografi më gjenialTEATRI IKLASICIZMITMOLIERITeksti bazë, Artet10 Materiale ngainternetii të gjithë kohërave dhe shpjegoni elementet që përdori nëkomeditë e tij.- Të analizojnë një prej veprave të tij.36 1 PËRSËRITJE MBINJOHURITË EFITUARA GJATËLËNDËS SË“HISTORISË SËARTIT”8


Në mënyrë grafike njohuritë e reja do i paraqisnim në këtë mënyrë:Çfarë na tregojnëshprehjet e para tëartit pamor?Cili është roli i tëpikturuarit apo tëvizatuarit?Ç’të reja sollinë art zhvillimii njeriut dhendërgjegjësimi i tijpër jetën?Cilat vepra artie riprodhojnërealitetin nëformën e tyrenatyrale, nëformë skematike,simbolike etj.?Monumentetmegalitike.Llojet dherëndësia e tyreMësuesi ndihmon në përqendrimin e vëmendjes së nxënësve nëkonceptet bazë me anë të pyetjeve: Përse studiuesit prej kohësh kanëanalizuar çdo gjurmë të paraardhësve tanë? Çfarë duan të vërtetojnë mezbulimet e tyre? Çfarë tregojnë gjetjet në paleolitik dhe në neolitik? Mendërgjegjësimin e qenies njeri për veten dhe botën që e rrethonte, çfarëu vu re në vizatimet e tij? Cilat ishin subjektet më të përhapura dhe çfarëevokohej nëpërmjet tyre? Ç’kuptoni me paraqitjen e realitetit në mënyrënatyraliste, skematike dhe simbolike? Po në ditët e sotme a përdoren këtoforma? Çfarë janë monumentet megalitike? Ku i gjejmë ato? Ku qëndronfunksioni dhe magjia e tyre?Nxënësit u përgjigjen pyetjeve hap pas hapi në fletore, por edhe meanë të përgjigjeve të tyre në klasë. Ata ndjekin tekstin dhe e lexojnë atësipas pyetjeve që dikton mësuesi.Kjo teknikë mund të zgjasë 20 – 25 minuta dhe mban gjallë kureshtjene nxënësve deri në fund, të cilët arrijnë të nxjerrin përfundime individualepër përmbajtjen shkencore të mësimit.Gjatë kësaj faze, nxënësit kryejnë disa procese njëherësh, duke upërqendruar te të kuptuarit, të dëgjuarit aktiv, marrjen e informacionit dhearritjen e përfundimeve.Reflektimi: (Rrjeti i diskutimit)POA ekzistontefunksioni magjik nëfigurat e pikturuaranë periudhënprehistorike?JONxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për 10 minuta për të dhënëargumente pro ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas u kërkohet që tëballafaqojnë argumentet e përdorura në favor të idesë së tyre.10


Detyrë:Kërkoni informacione nga burime të ndryshme (materiale të shkruara oseelektronike) që dëshmojnë për praninë ose jo të njerëzve prehistorikë në vendin tonë.Sillni në klasë faktet që keni gjetur.Mësimi 2. Arti egjiptianNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të renditë tiparet kryesore të qytetërimit egjiptian.- të shpjegojë konceptin e të jetuarit përtej vdekjes.- të përshkruajë periudhat e zhvillimit të qytetërimit egjiptian.Struktura e mësimit:E Brainstorming 15 minR Të nxënit në bashkëpunim 20 minR Gushëkuqi rrethor 10 minBurimet: Mjetet e punësInformacione të marra nga interneti mbi artin egjiptian, foto tëndryshme mbi arkitekturën e ndërtimit të piramidave, skulpturën dhepikturën, etj.Evokim (brainstorming)Me anë të kësaj teknike, nxënësve u drejtohen pyetje të ndryshme dheata janë të lirë të tregojnë ose të shkruajnë në lidhje me to, pa u shqetësuarnëse idetë, mendimet që ata shprehin janë të sakta apo të gabuara.Kështu, mësuesi hedh pyetjen: Kur themi piramida apo faraonë, çfarësillni në mend, mumje? Cilit vend i përkasin ato? Çfarë keni mësuar nëlëndën e historisë për Egjiptin e lashtë? Për çfarë dalloheshin ndërtimetarkitekturore të Egjiptit? Këto e pyetje të tjera u drejtohen nxënësve, tëcilët me njohuritë që kanë do të përpiqen të përgjigjen pa u stepur se ekanë thënë mirë apo gabim përgjigjen.Realizimi i kuptimit (Të nxënit në bashkëpunim)Klasa ndahet në tre grupe, sipas problemeve që trajton teksti.Grupi i parë ka për të detyrë të renditë tiparet kryesore të qytetërimitegjiptian dhe t’i shpjegojë ato.11


Grupi i dytë të shpjegojë konceptin e të jetuarit përtej vdekjes nëpërmjetrregullave përpjesëtuese dhe pozicionit të figurës, e po ashtu edhe përbalsamosjen.Grupi i tretë të përshkruajë periudhat e zhvillimit të qytetërimitegjiptian, nëpërmjet prirjeve të dinastive të ndryshme.Secili nxënës punon mbi materialin, duke hedhur shënimet në fletore. Ikonsultojnë të gjithë së bashku dhe arrijnë në përfundimet e tyre. Kryetarii grupit ose së bashku japin përfundimet se ku kanë arritur, në bazë tëobjektivave që u janë dhënë.Me anë të kësaj metode, nxënësit përqendrohen në një problem tëcaktuar, hulumtojnë rreth tij dhe nxjerrin se cilat janë përfundimet rrethkësaj çështjeje. Gjithashtu, ata dëgjojnë dhe mësojnë nga shokët e tyre, përpjesën tjetër të mësimit.Reflektimi: (Gushëkuqi rrethor)Nxënësit, të ndarë në grupe diskutojnë rreth një çështjeje të ngriturprej tyre, në kuadër të zhvillimit të artit pamor në Egjipt. Ata mund tëdiskutojnë rreth piramidave të Egjiptit, skulpturave, logjikës së strukturësdhe mënyrës së ndërtimit të tyre etj.Detyrë:Kërkoni dhe gjeni (në enciklopedi, revista, internet etj.) kuriozitete rreth artit tëndërtimit të piramidave dhe lexojini në klasë. Shoqërojini edhe me fotot përkatëse.Mësimi 3: Arti i EgjeutNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të tregojë tiparet e kulturës dhe qytetërimit të ishullit të Kretës e tëMikenës.- të shpjegojë artin e ndërtimit të pallateve mbretërore.- të përshkruajë dallimet mes kulturës egjiptiane, asire dhe asaj tëKretës.Struktura e mësimitE Brainstorming 5 minR Kllaster 30 minR Diagrami i Venit 10 min12


Burimet (mjetet e punës)Informacione të marra nga interneti për artin e Egjeut, foto të ndryshmeetj.Evokim (Brainstorming)Mësuesi me një brainsorming individual merr ide për çështjet emëposhtme:- Tregoni disa nga tiparet e qytetërimit të Kretës?- Përse Kreta është quajtur djepi i qytetërimit?- Çfarë dini ju për domethënien e emrave që kanë të bëjnë me ishullin?Realizimi i kuptimit (Kllaster)Mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u shpjegon të lexojnëtekstin, duke vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:(kontrollo) + (plus) - (minus) ? (pikëpyetje)Nxënësit do të plotësojnë ndarjen e parë të tabelës me njohuritë që kanëpër zhvillimin e artit të Egjeut, tiparet dhe të veçantat e tij; në ndarjen edytë do të vendosin informacionin e ri që mësuan nga teksti; në ndarjen etretë do të vendosin shënimet për ato gjëra që dalin ndryshe në tekst ngaato që dinin; në ndarjen e fundit do të shkruajnë pyetje ose kërkesa përsqarim të mëtejshëm.Puna e kryer në grup: konsultohet me grupin, më pas dalin me njëpërfaqësues që lexon punën e bërë. Këtu futet edhe mësuesi, i cili mund tëjapë informacionin e ri ose të sqarojë konceptet e paqarta.Kjo teknikë shmang monotoninë dhe pasivitetin e orës së mësimit.Reflektimi: (diagrami i Venit)Në fazën përmbyllëse mësuesi u thotë nxënësve, që në diagramin e Venittë vendosin ngjashmëritë dhe dallimet midis kulturës egjiptiane dhe asireme atë të Kretës.13


Detyrë:Gjeni materiale (nga enciklopedia, gazeta, revista, interneti apo burime të tjerainformacioni) mbi zhvillimin e artit të Egjeut dhe lexojini në klasë.Mësimi 4: Arti grekNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të njohë artin grek dhe periudhat e zhvillimit të tij;- të renditë skulptorët dhe qeramistët më të mëdhenj të këtij arti;-të krahasojë artin grek dhe atë egjiptian.Struktura e mësimitE Parashikim me terma paraprakë 7 minR Leksion i avancuar 30 minR Ese 8 minBurimet: Mjetet e punësInformacione të marra nga interneti për artin grek, foto të ndryshmeetj.Parashikimi me terma paraprakëMësuesja shkruan në dërrasë termat paraprakë: Arti egjiptian, Arti iEgjeut, zhvillimi i artit pamor, karakteristika specifike.Nxënësit, duke u nisur nga këto terma, do të ndërtojnë një ndërlidhjemidis tyre, për t’i paraprirë njohurive të reja që do të marrin për artin grek.Realizimi i kuptimit: Leksion i avancuarMësuesi i përgatit nxënësit për veprimtarinë, duke u treguar temën eleksionit dhe objektivat e tij. E ndan klasën në grupe me numër çift dheu shpjegon detyrën. Nxënësit duhet të listojnë një listë me gjithçka qëdinë rreth kësaj teme. Pas 4-5 minutash mësuesi u kërkon nxënësve që t’iatregojnë punën e tyre shokëve.Mësuesi shkruan në tabelë idetë e hedhura nga nxënësit dhe u tërheqvëmendjen mbi problemet që trajton. Ai i nxit nxënësit të flasin lirisht rrethtemave që ata vetë kanë listuar dhe më pas bën shpjegimet përkatëse.14


Pjesa e tretë e leksionit ka të bëjë me gjetjen e të përbashkëtave dhe tëveçantave midis artit grek dhe atij egjiptian.Nxënësit në këtë fazë sjellin ndërmend gjithçka kanë mësuar nëmësimet e mëparshme dhe përqasin njohuritë që kanë për të nxjerrë tëpërbashkëtat dhe të veçantat që ka midis këtyre dy qytetërimeve.Nxënësve u lihet 3-5 minuta të reflektojnë mbi çështjet e dhëna dhe mëpas diskutohen në grup. Pasi nxënësit thonë mendimet e tyre, ndërtohetdiagrami i Venit.Arti grekArti egjiptianMësuesi bën krahasimin e ideve të dhëna, duke i krahasuar me idetëqë jep tema e re. Në këtë mënyrë njohuritë unifikohen dhe lënda e reezaurohet e gjitha.Në fund të kësaj faze, nxënësit jo vetëm që kanë qenë aktiv gjatëgjithë orës së mësimit, por kanë mundur të përqasin tiparet midis dyqytetërimeve, duke rimarrë njohuritë e fituara në orët e mëparshme.Reflektimi: EseNë fund të orës mësuesi u kërkon nxënësve që të vizatojnë strukturëne një tempulli, me njohuritë dhe talentin që ata kanë.Detyrë:Verifikoni nëse ka gjurmë të qytetërimit të lashtë grek në Shqipëri? Ku gjendendëshmitë?Mësimi 5: Arti RomakNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të emërtojë pararendësit e artit romak.- të nxjerrë në dukje elementet e artit italik.- të shpjegojë rrugën që ndoqi arti në gadishullin italik.Struktura e mësimitE Brainstorming 5 minR Diagrami i Venit (punë në grupe) 30 minR Diskutim 10 min16


Burimet: Mjetet e punës: Figura të artit romak, informacione nga internetietj.Evokimi: BrainstormingMësuesja hedh 2-3 pyetje në klasë mbi mësimet e kaluara, duke iparaprirë mësimit të ditës. Pyetje të tipit:- Nga e kishte origjinën arti grek?- Ku u vinin theksin artistët dhe dijetarët grek?- Cili ishte qëllimi i artit në prehistori, Egjiptit e lashtë dhe në Greqinëe lashtë?- Si ishin ndërtimet në qytetërimin kretas? Po në atë mikenas?Realizimi i kuptimit: Diagrami i Venit (punë në grupe)Mësuesja paraqet foto të ndryshme që kanë të bëjnë me artin romaknë periudha të ndryshme dhe hedh pyetje të ndryshme te nxënësit, dukeplotësuar njëkohësisht edhe diagramin në dërrasën e zezë me shkumësame ngjyra.Pyetjet që ajo u drejton nxënësve mund të jenë të tipit:- Nga zbarkuan etruskët dhe cili ishte roli i tyre?- Çfarë ndikimi patën etruskët në zhvillimin e artit në Italinë e hershme?- Çfarë ishte karakteristikë në arkitekturën e tyre?- Përvijoni karakteristikat e skulpturës dhe pikturës etruske.Nxënësit thonë mendimet e tyre, ndërsa mësuesi i shkruan në dërrasë.Ndahet klasa në dy grupe: Grupi i parë duhet të nxjerrë karakteristikate etrusEtruskëtZbarkuannë brigjet eToskanësdëshmitë më tëmëdha të artit tëtyre janë gjeturnë Nekropoletishin arkitektëgjenialëFormuanqytet-shteteshfrytëzuanminierat e Elbësdhe Tolfëspërdorënsistemin earkitrautpërdorënsistemin mehark17


SkulpturaetruskePërfaqësuesikryesorVulka i VeiosU dhaveprave të tijekspesivitetdhe gjallërithemeloishkollën eskulpturësetruske (realizoishtatore bronzi)Veprat qëai përpunoiishin Ujkonjadhe Kimera eArecosPikturaetruskeMë së shumtiështë gjeturnë varret eetruskëveështërealizuar mestuko mbirelievJepte skenajete tëgëzueshmeNgjyratishin tëqarta dhe tëgëzueshmeArti romakU mbështet në elementetgreke dhe etruskeU ndërtuan tempuj, varre,ura, ujësjellës, amfiteatro,terme, banja e pishinapublike.Perëndi +personazhehistorikë18


Elemente të arkitekturës romakeHarku (arti etrusk) Kolona (arti grek) U ndërtuan hapësiratë harkuara (amfiteatro,terme etj.)Skulptura dhe portretiFigura njerëzore u krijuanë vërtetësinë e saj, dukerealizuar kështu karakteret epersonazheve realëPikturaIshte më tepër dekorative;u çlirua nga rregullat fikse;Piktori konsiderohejshërbyes, ndërsa arkitektivlerësohejReflektim: DiskutimNxënësit diskutojnë rreth çështjeve të tilla, si:- Çfarë ishte Magna Grecia dhe përse u quajt e tillë?- Përse themi që në Italinë e parë qytetet e reja ndërtoheshin me njëbujari mjetesh?- Cili ishte ndikimi i etruskëve në zhvillimin e artit në Italinë e hershme?- Ku u mbështet arti romak?- Si u përsos dhe kujt i dha më shumë rëndësi arti romak?- Çfarë elementesh të kulturës greke u përvetësuan nga ajo romake?Detyrë:Bëni një ese me temë: “Jeta është një dhuratë e mrekullueshme që duhetrespektuar në çdo formë të saj”.Mësimi 6. Krishterimi i hershëm dhe arti bizantinNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë se ç’është arti i krishterë dhe ai bizantin dhe ku upërhapën ato.- të argumentojë pse arti bizantin përkon me artin heleniko-romak.- të shpjegojë karakteristikat historike, stilistike dhe estetike të këtyreperiudhave historike të artit.Struktura e mësimitEParashikim me terma paraprakë 5 minR Ditari dypjesësh 30 minR Diagrami i Venit 10 min19


Burimet: Mjetet e punës: foto të artit të krishterë, mozaikë bizantinë etj.Evokim: Parashikimi me terma paraprakëMësuesja shkruan në dërrasë termat paraprakë: Krishterim, kulturëperëndimore, Bizanti.Nxënësit do të japin mendimet e tyre rreth këtyre termave, duke krijuarnjë situatë për të arritur në përfundimet e nevojshme.Realizimi i kuptimit (ditari dypjesësh)Në vijim mësuesi e ndan klasën në grupe dhe u shpjegon nxënësvedetyrën e cila konsiston si më poshtë:Brenda grupit nxënësit ndahen në çifte (1,2), (3,4), (5,6), (7,8). Kjo ndarjekorrespondon me ndarjen e pjesëve në tekst. Secili nga çiftet lexon e i thotëshokut idetë, dhe më pas këtë gjë e bëjnë edhe në grup. Një anëtar i grupitparaqet idetë dhe detyrën e realizuar.Këtu është vendi që mësuesi të ndërhyjë për të shpjeguar idetë dhekonceptet e paqarta.Reflektimi: Rrjeti i diskutimitNë këtë fazë përdoret teknika e rrjetit të diskutimit.PONga dallohet stili ikatakombeve?A përkon artibizantin me artinheleniko-romak?JONxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre për të dhënëargumente pro ose kundër pyetjes së drejtuar. Më pas grupohen sipasargumenteve dhe u kërkohet që të ballafaqojnë argumentet e përdoruranë favor të idesë së tyre.Detyrë:A janë gjetur vepra arti (skulptura, piktura, ndërtime, basorelieve) të stilitbizantin në vendin tonë? Nëse po, shkruani cilat janë ato dhe demonstrojini nëklasë, nëse keni gjetur edhe fotot përkatëse.20


Mësimi 7: Arti romanikNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të mësojë se cili është trualli ku u kultivua arti romanik dhe pse quheji tillë.- të analizojë fillimet e artit pamor në artin romanik.- të shpjegojë elementet dhe parimet e përdorura në realizimin e artitarkitektonik, skulptural dhe në pikturat romanike.Struktura e mësimitE Brainstorming 5 minRTë nxënit në bashkëpunim dhe diagrami i Venit 35 minR Rrjeti i diskutimit 5 minBurimet: Mjetet e punës: Piktura të artit romanik, informacione tëgjetura nga burime të ndryshme, shkumësa me ngjyra etj.Evokim: Stuhi mendimeshMe anë të kësaj metode mësuesi kontrollon njohuritë e përvetësuaranjë orë më parë dhe parapërgatit terrenin për marrjen e njohurive të reja.Mësuesi i drejton klasës pyetje dhe nxënësit japin një stuhi mendimeshnë lidhje me pyetjen e bërë.- Pse themi që lindja e Krishterimit dhe shtrirja e tij në të gjithë Evropën,solli një ndryshim të madh në drejtimin e kulturës perëndimore?- Çfarë sollën prurjet e fiseve veriore që zbritën në Evropë?- Përmendi disa nga modelet klasike.- Duke njohur zhvillimin e deritanishëm të artit, përvijoni se si do tëzhvillohej ai më tej?Realizimi i kuptimit:Të nxënit në bashkëpunim dhe diagrami i VenitMësuesi u shpjegon nxënësve se periudha e artit romanik përkonme epokën feudale dhe komunale. Një nga fenomenet kryesore të kësajperiudhe ishte rilindja e qytetit. Zhvillimi shoqëror solli një këndvështrimtë ri për mënyrën e jetesës, ku tani puna ishte ajo që sillte pasuri dheKisha e predikonte si shpëtimtaren e shpirtit. Jeta e përditshme ishte ekushtëzuar dhe e përshkruar nga feja.21


Burimet: Mjetet e punës:Foto që i përkasin artit gotik, materiale të gjetura në internet etj.,kompjuter, monitor etj.Evokim: Tryeza e rrumbullakët (gushëkuqi rrethor)Në një letër në formë fizarmonike, mësuesja shkruan pyetjen: “Përsethemi se arti romanik është një koordinim i prirjeve të ndryshme me njëfrymë unike? Në cilat aspekte e gjejmë këtë fakt?”. Më pas, nxënësit ekalojnë te njëri-tjetri, duke dhënë përgjigjen e tyre rreth kësaj çështjeje, porpa parë se çfarë ka shkruar shoku. Në fund mësuesja lexon mendimet edhëna dhe një nxënës shkruan në tabelë, përgjigjet e sakta.Realizimi i kuptimit: Leksion i avancuarMësuesja bën një paraqitje të shkurtër të temës mësimore. Ajo tregonse fjala “gotik” me origjinë rilindëse, do të thotë “barbare”, e egër,shkatërruese e traditës klasike. Termi “gotik” tregon artin dhe qytetërimine shek. XIII dhe XIV. Gotiku është arti i “zotërinjve”, i manastireve, iborgjezisë së pasur. Ai lindi nga gjysma e shek. XII në Francë, në zonënveriore të Parisit.Më pas mësuesja paraqet në slaidera me anë të projektorit, ose në printimfoto të arkitekturës gotike dhe nxënësit diskutojnë rreth tyre. Ata shprehinatë që shohin, mënyrën se si është shprehur dhe çfarë mesazhi marrin.“The kiss of Juda”, scrovegni chapel padova(pikture)Nicola Pisano, Baptister (skulpture)Hap pas hapi mësuesja hedh pyetje të ndryshme. Nxënësi konsultohetme tekstin, por edhe me njohuritë që ka marrë në klasën e dhjetë.- Çfarë të veçante vini re në ndërtimin e katedraleve gotike franceze?- Cilat janë elementet e trashëguara nga romaniku dhe ato të rinj qëu futën në stilin gotik? Çfarë kuptojmë me termin “ekuilibër statik” dhe“ekuilibër dinamik” përkatësisht në arkitekturën romanike dhe gotike?24


Mësuesja vendos strukturën në dërrasë dheaty tregon hollësisht elementet e arkitekturësgotike, së bashku me nxënësit.Hapin tjetër paraqiten figura të skulpturësdhe pikturës gotike. Duke parë ato dhe lexuarmaterialin e tekstit, nxënësi do të arrijë tënxjerrin veçoritë e skulpturës dhe pikturësgotike. Mësuesi mund të drejtojë pyetje të tipit:- Cila ishte e veçanta e skulpturës gotike? Sijepej qenia njerëzore në këtë gjini?- Cilat ishin materialet që u përdorën mëshumë?- Nga karakterizohej piktura gotike?- Cili ishte përfaqësuesi më i madh i saj?Reflektimi: EseBëni një ese duke u mbështetur në pikturën e Xhotos “Puthja e Judës”.Detyrë:Përshkruani me pak fjalë tiparet e arkitekturës gotike.Mësimi 9: Arti indian, kinez, japonezNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë prirjet dhe zhvillimet e artit indian, kinez dhejaponez.- të dallojë veçoritë e artit në këto qytetërime.- të krahasojë tiparet artistike midis tyre dhe të nxirrni të veçantatdhe të përbashkëtat.Struktura e mësimit:E Kubimi 5 minR Kubimi 30 minR Diagrami i Venit 10 min25


Burimi: Mjetet e nevojshme: Foto nga arti indian, kinez e japonez,materiale të gjetura nga burime të ndryshme, shkumësa me ngjyra,kompjuter, projektor etj.Evokimi: (Kubimi)Në fazën e evokimit, nxënësit parapërgatiten për të zbatuar me lehtësiveprimet që parakupton teknika e kubimit. Edhe gjatë evokimit, nxënësitmund të përshkruajnë, të krahasojnë dhe të shoqërojnë duke plotësuar trefaqet e kubit.Klasa ndahet në grupe. Mësuesi u paraqet nxënësve disa kërkesa:Përshkruani tiparet e tre qytetërimeve.Krahasoni tre qytetërimet ndërmjet tyre.Shoqëroni me mendimin tuaj: Cili është raporti midis zhvillimit të artitnë të tre qytetërimet?Realizimi i kuptimit: (Kubimi)Analizoni kushtet historike, në të cilat lindën dhe u zhvilluan këtoarte.Zbatoni: Tregoni zhvillimin e artit pamor në të tre qytetërimet veç eveç dhe më pas përpiquni të dalloni të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.Argumentoni: Çfarë vendi zë dhe çfarë ndikimesh ka pasur arti indian,kinez dhe ai japonez në artin botëror në mentalitetin e kohëve të hershmedhe sot?Nxënësit i shkruajnë mendimet e tyre në faqet e kubit dhe i shkëmbejnëpërgjigjet për secilën faqe të kubit. Kjo teknikë nxit aftësitë e komunikimitmidis nxënësve dhe respektimin e mendimeve të tyre.Reflektimi: Diagrami i VenitNxënësit me anë të diagramit të Venit, nxjerrin të përbashkëtat dhe tëveçantat e artit indian, kinez dhe japonez.Detyrë:Ç’rol luajti feja në zhvillimin e artit në Indi? Mendimet tuaja shkruajininë trajtën e një eseje.26


Mësimi 10. Rilindja italiane, Rilindja e parëNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë artin e Rilindjes së parë në Itali, fillimet e këtij artinë Toskanë dhe përhapjen në qytetet e tjera.- të dallojë dhe shpjegojë veçoritë e artit të Rilindjes së parë;drejtimet që mori ky art në pikturë, skulpturë dhe ndërtime.- të renditë përfaqësuesit më të mëdhenj të epokës së Rilindjes sëparë.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Kllasteri 30 minR Ese 10 minBurimet: Mjetet e punës: hartë e Evropës dhe e Italisë, atlas me veprate Rilindjes,Evokim: BrainstormingMësuesi/sja u drejton pyetjet nxënësve:- Rilindja është një term i njohur për ju, të cilin e keni hasur në letërsi,por edhe në histori. Çfarë kuptoni ju me këtë term?- A ju kujtohet ndonjë nga përfaqësuesit e Rilindjes?- Nga çfarë karakterizohej kjo periudhë?- Cilat ishin tiparet e artistit të Rilindjes? Gjeni ndryshimet e statusit tëartistit në Mesjetë dhe në Rilindje.- Çfarë karakteristikash pati kjo periudhë në shkenca të ndryshme?LetërsiMuzikëShkencëRilindja (përfaqësuesit)Tarkuarto Taso, Nikolla Makiaveli, Erazmi iRoterdamit, Anxhelo Policiano, Ludovik AriostoZhvillohet muzika magrigaleNikolla KopernikuRealizimi i kuptimit:Mësuesja u shpjegon nxënësve se Rilindja është një lëvizje madhekulturore dhe artistike e shek. XV-XVI. Karakteristika kryesore e kësajperiudhe ka qenë përhapja e gjerë dhe e gjithanshme e mendimit27


humanist të shek. XIV. Përvoja e rizbulimit dhe rigjallërimit të traditavetë qytetërimeve antike greke e romake, prej nga vjen dhe termi “Rilindje”përfshiu të gjitha fushat e dijes: edukimin, retorikën, poezinë, artet nëpërgjithësi, historinë, moralin filozofik.Kjo lëvizje lindi fillimisht në Itali dhe djepi i saj ishte qyteti i Firences.Mësuesja përmend emrat e vendeve ku u përhapën më pas prirjet e reja tëartit rilindës dhe një nxënës i tregon në hartë.Harta e Evropës e shek. XVHarta e ItalisëMë pas, klasa ndahet në tri grupe:Grupi i parë ka për detyrë të nxjerrë tiparet karakteristike të arkitekturësnë periudhën e Rilindjes Italiane (burimet dhe modelet e frymëzimit).Në qendër të të gjitha arteveqëndron figura e njeriutItaliRilindjaVendet e ulëta e GjermaniArkitekturaPërfaqësuesit: FilipoBruneleski, LeonBatista Alberti;Struktura:arkitektonikeideali kryesor: përmasadhe harmonia;Subjekti: nga filozofia,natyraPerspektivaPikturaPërfaqësuesit:Mazaco, PaoloUçelo, Piero delaFrançeska, SandroBotiçeli; Zbulimii perspektivës,Teknikat e reja:pastel, lapssanguinj, teknika evajit.SkulpturaPërfaqësuesit:Donatelo.U shkëput ngaarkitekturaFigura njerëzore nëpërsosmëri anatomikeMaterialet: bronz,mermeri e terakota.Hubert & Jan vanEyck (shpikës tëngjyrave të vajit),Hans Memling,28


Grupi i dytë ka për detyrë të nxjerrë karakteristikat e pikturës nëperiudhën e Rilindjes italiane.Grupi i tretë ka për detyrë të nxjerrë karakteristikat e skulpturës nëperiudhën e Rilindjes italiane.Reflektimi: EsseHidhni në fletore në trajtën e një eseje përshtypjet tuaja lidhur me artinnë periudhën e Rilindjes italiane.Detyrë:1. Shihni veprën “Pranvera” të Boticelit. Përshtypjet tuaja hidhininë fletore në formën e një eseje, ku të përdorni një gjuhë të thjeshtëartistike.2. Krijoni një album me fotografi ku të vendosni pamje nga kryeveprat në:a) arkitekturë;b) skulpturë;c) pikturë.Mësimi 11: Rilindja e LartëNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë të aftë:- të tregojë mënyrat e kërkimit të së bukurës në art në periudhën eRilindjes së Lartë italiane.- të renditë përfaqësuesit kryesorë të artit të Rilindjes së Lartë dheveçoritë e artit të Rilindjes.- të përshkruajë teknikat që janë përdorur dhe parimet e këtij artinë skulpturë e pikturë.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Turi i galerisë 35 minR Diskutim 5 minBurimet: Mjetet e Punës: Foto nga pikturat e Leonardo da Vincit,Mikelanxhelos, Rafaelos, tabakë të mëdhenj etj.29


Evokim: BrainstormingKujtoni nga lënda e historisë për gjendjen e Italisë në vitet katërqinddhe pesëqind. Nga se karakterizohej kjo periudhë dhe si ndikoi përzhvillimin e artit dhe të kulturës në Itali.Realizimi i kuptimit: Turi i galerisëNjë orë më parë mësuesi i lajmëron nxënësit që të grumbullojnëmateriale për këtë temë. Klasa ndahet në tre grupe.Grupi i parë do të gjejë pamje nga pikturat e Leonardo da Vincit;Grupi i dytë do të gjejë pamje nga pikturat e Mikelanxhelos;Grupi i tretë do të gjejë pamje nga pikturat e Rafaelos.Çdo grup i organizon fotot e gjetura duke krijuar një album dhe nëkrah të tij vendos karakteristikat kryesore të secilit përfaqësues, risitë qësolli në art dhe teknikat që ai përdori.Pasi përfundojnë punën, nxënësit i vendosin tablotë e plotësuara nëmur dhe shikojnë punën e shokëve. Diskutojnë me njëri-tjetrin për parimetdhe teknikat e përdorura nga secili prej autorëve.Reflektim: DiskutimNë fund të mësimit nxënësit diskutojnë rreth punës së tyre dhe shpallingrupin më të mirë.Detyrë:1. Gjeni në libra dhe revista të ndryshme vepra të Leonardos,Mikelanxhelos dhe Rafaelos. Krahasojini ndërmjet tyre dhe thoni seç’të veçanta ka personaliteti dhe vepra e secilit prej tyre.Mësimi 12: Rilindja në Evropën VerioreNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë artin e Rilindjes në Evropën Veriore.- të tregojë përfaqësuesit kryesorë të kësaj periudhe dhe veprat e tyre.- të shpjegojë risitë që ata sollën në artin e pikturës.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR DRTARBurimet: Mjetet e punës – harta e Evropës,30


Evokim: BrainstormingNxënësit së bashku me mësuesentregojnë në hartën e Evropës, vendet qëbëjnë pjesë në Evropës Veriore. Shkurtimishtpërmendin edhe disa nga veçoritë tipiketë tyre, që i bëjnë të famshme në të gjithëbotën.Realizimi i kuptimit: DRTAMësuesja ndërton në dërrasën e zezëkllasterin e mëposhtëm:EvropaFlandraGjermaniaJan VanHansAlbreht DyrerMatias GrunevaldAjo i orienton nxënësit që të plotësojnë njohuritë duke u bazuar nëfjalët kyçe të vendosura në diagramin e Venit.Në këtë mënyrë nxënësit marrin njohuri me anë të leximit të tekstit,por gjithmonë të orientuar nga mësuesi.Më pas ata japin mendimet e tyre për atë që lexojnë, duke argumentuarhap pas hapi përgjigjet e tyre.Reflektimi i kuptimit: Diagrami i VenitNë këtë fazë përfundimtare, nxënësit plotësojnë diagramin e Venit, tëdhënë nga mësuesja në fillim të mësimit, duke plotësuar karakteristikat esecilit vend dhe përfaqësues dhe të rejat që solli secili prej tyre.Detyrë:1. Shihni veprën “Poliptiku i qengjit mistik” i Jan Van Eyck dhediskutoni mbi të. Çfarë të veçante shihni? Ku qëndron magjia e kësajvepre? Përgjigjen argumentojeni.31


Linja 2. <strong>Historia</strong> e muzikësMësimi 1. Muzika në botën e lashtëNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë hapat në të cilat kaloi zhvillimi i muzikës në lashtësi.- të shpjegojë pse muzika e botës primitive studiohet përmeshipotezave.- të krahasojë zhvillimin e muzikës në qytetërimet e Lindjes së Afërtdhe të Largët.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Bashkëbisedim/ditari dypjesësh 30 minR Kllaster 10 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10 Materiale nga interneti.Evokimi i mësimit: Brainstorming (stuhi mendimesh)Mësuesja shkruan në dërrasën e zezë fjalën “muzika” dhe me mendimete nxënësve plotëson skemën “stuhi mendimi”.Realizimi i kuptimit: Bashkëbisedim/ ditari dypjesëshMësuesja u shpjegon nxënësve se muzika është një ndër artet më tëvjetra të shoqërisë njerëzore, së bashku me kërcimin dhe poezinë. Ajodokumentohet nëpërmjet shkrimit, pra nëpërmjet gjuhës së tingujve. Kjobën që çështje që kanë të bëjnë me kohën apo me vendin se ku lindi muzikatë mbeten pa përgjigje.Mësuesja për të realizuar kuptimin e këtij mësimi hedh pyetje në klasë,si:32


- Si lindi muzika? Cilat ishin format e para të saj? Përse themi që kohadhe vendi se ku lindi muzika nuk mund të identifikohen dhe as që mundtë ketë një përgjigje të saktë për to? Zëri i parapriu instrumentit apo ekundërta?E rëndësishme në këtë mësim është të kuptohet se pse muzika e botësprimitive studiohej përmes hipotezave.Për këto, nxënësit diskutojnë në klasë dhe arrijnë në përfundiminse mungesa e dokumentacionit të shkruar dhe e fakteve nga e kaluara,bëjnë që e gjithë kjo periudhë të studiohet dhe të interpretohet në bazë tëhipotezave.Më pas mësuesja u tregon në hartën e botës se ku shtrihen vendet eLindjes së Afërme dhe të Largët. i lë nxënësit të lexojnë pjesën “MuzikaAntike në popujt e Lindjes së Afërt dhe të Largët”.Nxënësit lexojnë materialin e tekstit, bëjnë plotësimet duke u nisur ngapërvoja e tyre dhe më pas nxjerrin konkluzionet, të cilat i shkruajnë nëdërrasën e zesë.Reflektimi: KllasterKonkluzionet e nxjerra nga mësimi dy nxënës i shkruajnë në dërrasë tëzezë, ndërsa të tjerët në fletore.Lindja e AfërtQytetërimi egjiptianQytetërimi mesopotamQytetërimi hebre- dëshmi të ekzistencës sëkëtij arti i gjejmë të shprehuranë basorelieve (grupemuzikantësh që këndojnëdhe luajnë në instrumente)- përdorin të tre tipat e instrumenteve(flauti, harpa,sistra)- Rol themelor nëritualet fetare luantekëndimi koral dheloja në instrumente- Përdorën muzikëprofane.- muzika kishte karakterfetar- këndohej në kishanga kore me rreth 20mijë vetë- instrumenti më i përdorur:shofari.Lindja e LargëtQytetërimi kinezinstrumentet: lini dhe pibaSistemi teorik muzikor LiuQytetërimi indianinstrumentet: ravanastra dhe vinaSistemi teorik muzikor ShrutiSinkretizmi muzikor ishte në shkallënmë të lartë33


Detyrë:1. Bëni një ese, duke u bazuar në thënien e Tolstoit se “Arti është pasqyrëe jetës”.Mësimi 2: Muzika në Greqinë dhe Romën e vjetërNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë zhvillimin e muzikës në Greqinë dhe Romën evjetër.- të vërë në dukje rolin që luan muzika në formimin e personalitetittë njeriut.- të shpjegojë se si ndikoi doktrina teorike mbi muzikën, nëzhvillimin e këtij arti në mbarë botën.Struktura e mësimitE Parashikim me terma paraprakë 5 minR Punë në grupe 20 minR Diskutim 20 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10 Materiale nga interneti;CD që përmban “Himnin e Muzës’’, nga muzika antike greke; magnetofon.Evokim: Parashikim me terma paraprakëMësuesja shkruan në dërrasën e zezë cilësimet: Greqia e lashtë – Romae lashtëNxënësit në bazë të këtyre termave ndërtojnë një lidhje midis zhvillimittë artit në Greqinë dhe Romën e lashtë, duke u bazuar edhe në njohuritë qëkanë marrë gjatë klasës së dhjetë.Realizimi i kuptimit: Punë në grupeNdahet klasa në dy grupe:Grupi i parë do të nxjerrë tiparet dhe karakteristikat e zhvillimit tëmuzikës në Greqinë e Lashtë.Grupi i dytë do të nxjerrë tiparet dhe karakteristikat e zhvillimit tëmuzikës në Romën e Lashtë.34


Secili grup do të hartojë një tablo me veçoritë e secilës dhe të dy sëbashku do të interpretojnë dhe shtojnë mendime rreth ideve që janëparaqitur nga të dy grupet.Në fund, së bashku me mësuesen nxjerrin përfundimet kryesore.Reflektimi i kuptimit: DiskutimNë këtë fazë të mësimit, pasi janë nxjerrë tiparet e zhvillimit të muzikësnë Greqinë dhe Romën e vjetër, nxënësit duhet të shpjegojnë se si ndikoidoktrina teorike greke mbi zhvillimin e muzikës në të gjithë botën. Këtu,mësuesi duhet të japë edhe ndihmesën e tij.Detyrë:1. Dëgjoni në CD “Himnin e Muzës”, nga muzika antike greke dhepërmes tij përpiquni të arrini në disa përfundime mbi veçoritë etingëllimit të saj si dhe mbi marrëdhëniet e muzikës me tekstin poetik.Mësimi 3. Kultura muzikore në MesjetëNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të njohë kulturën muzikore në Mesjetë.- të shpjegojë ndikimet e kishave lindore në fazën e parë të muzikëskishtare katolike.- të vërë në dukje veçoritë e këngëve gregoriane.Struktura e mësimitE Brainstorming 5 minR Bashkëbisedim, ditari dypjesësh, lexim zinxhir 25 minR Ese 15 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10 Materiale nga internetiCD që përmban muzikë gregoriane; magnetofon.Evokim: Stuhi mendimiMësuesja shënon në tabelë fjalën “Mesjetë” dhe me përgjigjet enxënësve (ata kanë njohuritë nga lënda e letërsisë dhe historisë për këtë)plotëson skemën “stuhi mendimi”.Mesjetë35


Realizimi i kuptimit:Bashkëbisedim / Ditari dypjesësh / Lexim zinxhirMësuesja bën një panoramë të përgjithshme të kushteve historike dheshoqërore që e shoqëruan njeriun gjatë kësaj periudhe.Nxënësit lexojnë pjesën e parë të mësimit dhe reflektojnë mbi të, dukedhënë edhe mendimin e tyre. Ata shpjegojnë se si kishat lindore ndikuannë fazën e parë të zhvillimit të muzikës kishtare katolike.Më pas nëpërmjet leximit zinxhir nxirren karakteristikat e këngësgregoriane.Kënga gregoriane:- ka karakter monodik- këndohet në unison (kori i burrave)- pa shoqërim instrumental- gjuha: latinisht- ndërthur: recitimin psalmodik; theksin e gjallë dhe melodinë e pasurtë himneve; vokalizat si te halelujat.Reflektimi i kuptimit: EseNë këtë fazë nxënësit dëgjojnë në CD muzikë gregoriane dhe shkruajnënjë ese mbi “karakterin e saj impersonal” (neutral), duke bërë edhe ndonjëkrahasim të mundshëm me ikonografinë bizantine.Mësimi 4: Shkenca muzikore dhe muzika laike mesjetareNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të identifikojë format e para të shkrimit muzikor.- të përshkruajë veçoritë e shkrimit muzikor të shpikur nga Guido d’Areco.- të argumentojë “hendekun” që ndante teorinë prej praktikës muzikore nëMesjetë.Struktura e mësimit:E Stuhi mendimesh 5 minR INSERT 30 minR Diskutim 10 minBurimet: Mjetet e punësTeksti bazë, Artet 10 Materiale nga interneti; CD që të përmbajë këngëfranceze truvere.36


Evokim: Stuhi mendimeshMësuesja hedh pyetje në klasë dhe nxënësit përgjigjen duke dhënëmendimet e tyre të ndryshme.A mund të ekzistojë një disiplinë pa shkencën përkatëse? Si mendoniju? Nxënësit edhe nga njohuritë që kanë marrë deri tani i përgjigjen kësajpyetje.Realizmi i kuptimit: INSERTMësuesja bën një prezantim të temës së re, duke thënë se për një kohëtë gjatë muzika vuajti mungesën e një mendimi teorik efikas në mbështetjetë praktikës muzikore. Mungesa e shkrimit të muzikës, theksonte edhenjë herë hendekun e madh që ndante praktikën muzikore prej teorisë. Nëkëto kushte, mendimi teorik mesjetar duhet t’i nënshtrohej një reforme tëthellë. Dhe, pikërisht, kjo reformë ndodhi në shek. XI.Mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u shpjegon të lexojnëtekstin, duke vendosur shenjat në tabelën e mëposhtme:(Kontrolloni) nësediçka që lexonipohon atë që dini+ (plus) nësenjë pjesë einformacionitështë e re për ju.- (minus) nësenjë ose disainformacione janëndryshe nga ajo qëdini? (pikëpyetje)nëse kainformacion qëështë i paqartëpër ju.Puna e kryer në grup, konsultohet me grupin dhe dalin me njëpërfaqësues që lexon punën e bërë. Këtu është vendi që mësuesi të paraqesëinformacionin e ri ose të sqarojë konceptet e paqarta.Reflektimi i kuptimit: DiskutimNxënësit diskutojnë në mënyrë të lirë mbi zhvillimin e shkrimit tëmuzikës deri në ditët tona. Ku ndryshon ky shkrim, çfarë të përbashkëtashka me shkrimin e sotëm, si ka evoluar ai etj.?Detyrë:1. Pas dëgjimit në CD të një kënge franceze truvere, përpiquni të bënidallimet midis saj dhe muzikës gregoriane: forma e të kënduarit,shprehja melodike dhe ritmike, prania ose jo e instrumentit. Mbi këtëbazë arsyetimi gjykoni mbi dallimet stilistike midis kulturës fetare dheasaj laike në Mesjetë.37


Mësimi 5: Ars NovaNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë se çfarë kuptoni me “Ars Nova” dhe “Ars Antiqua”.- të shpjegojë kushtet politiko-shoqërore që përcaktuan zhvillimet ereja artistike dhe muzikore në shek. XIV në Francë dhe Itali.- të krahasojë periudhën mesjetare dhe atë të Ars Nova, duke nxjerrëtiparet e përbashkëta dhe të veçanta.Struktura e mësimitE Stuhi mendimi 5 minR Bashkëbisedim/Ditari dypjesësh/ Mësimi zbulues 30 minR Diskutim 10 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10 Materiale nga interneti; CDqë të përmbajë këngë franceze të Gijom de Mashosë; magnetofon.Evokim: Stuhi mendimiMësuesja pyet nxënësit çfarë do të thotë Ars Nova, a e kanë dëgjuarndonjëherë këtë term, ç’përfaqëson ai dhe pse arti i shek. XIV (muzika)është quajtur Ars Nova?Pasi merr mendimet nga nxënësit mësuesja shpjegon se Ars Nova ështënjë periudhë e rëndësishme e historisë së muzikës evropiane, e vendosurmidis Mesjetës së vonë dhe Rilindjes (shek. IV).Realizimi i kuptimit: Bashkëbisedim,Ditari dypjesësh, Mësimi zbuluesMësuesja shpjegon me pak fjalë kushtet social-kulturore ku lindi dheu zhvillua Ars Nova, e cila shënonte një kthesë në zhvillimin e shoqërisë,rrjedhimisht edhe në fushat kryesore të jetës. Kjo bëri që ajo t’i paraprintezhvillimeve të reja artistike të epokës së Rilindjes.Nxënësit me njohuritë që kanë nga fusha e letërsisë tregojnë edhedy veprat që lanë gjurmë të thella në ndërgjegjen artistike të kohës, si“Komedia Hyjnore” dhe “Dekameroni”. Gjithashtu, në Itali dhe Francëzuri vend fillimi i epokës së humanizmit.38


Ars NovaJeta shoqërore Letërsia Muzika Piktura- lulëzuan qytetet- ra aristokracia evjetër feudale- u përqafuantemat dhe formatlaike- Dy veprat më tërëndësishme tëkësaj periudhe:“KomediaHyjnore” dhe“Dekameroni”- bëri kthesë nëpërmbajtje dhenë stil- u zgjeruapërmbajtja laikenë krahasim meatë kishtare.- u përpunuapolifonia vokale- piktori Xhioto ushkëput nga stilibizantin mesjetar- objektet uparaqitën nëmënyrën e tyrenatyrale-Nxënësit me anë të njohurive që kanë dhe leximit të pjesës në tekst,apo të materialeve të tjera të gjetura nga burime të ndryshme, nxjerrintiparet e Ars Novës në Francë dhe Itali. Diskutojnë rreth tyre dhe dalin nënjë konkluzion të përbashkët.Më pas mësuesja shkruan në dërrasën e zëzë tiparet kryesore tëperiudhës së Mesjetës (asaj të hershme dhe asaj të lulëzuar).Mesjeta e hershme (shek. V – X)vendosja e sistemit feudal (pronësiambi tokën)lidhja e ngushtë me kristianizmin dhekishën (në art)Mesjeta e vonë (shek. XI – XIV)rritja e qyteteve, zhvillimi i zejtarisëshfaqen dukuri laike dhe pasurohenato kishtareNxënësit bëjnë krahasimin e kësaj periudhe me Ars Novën dhe tregojnëtë përbashkëtat dhe të veçantat ndërmjet këtyre dy periudhave dhe mëpas diskutojnë së bashku.Reflektimi i kuptimit: DiskutimNxënësit diskutojnë së bashku për pyetjen: “Pse themi që Ars Nova iparapriu periudhës së Rilindjes?”.Detyrë:1. Dëgjoni në CD një këngë franceze të Gijom de Mashosë dhe përcaktonilidhjet e saj me muzikën e truverëve dhe trubadurëve.39


Mësimi 6: Rilindja evropiane dhe muzikaNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë risitë që solli Rilindja evropiane në muzikë.- të tregojë kronologjikisht zhvillimet e polifonisë vokale prej shek. XIVnë shek. XVI, duke u ndalur në shkollat më kryesore.- të përcaktojë tiparet e kompozitorit kishtar mesjetar dhe atij tëRilindjes.Struktura e mësimit:E Brainstorming / Bashkëbisedim 5 minR Lexim zinxhir, Kllaster, Diskutim 30 minR Shkrim i lirë 10 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10, Materiale nga interneti;CD që përmban motetin e regjistruar të Palestinës.Evokim: Stuhi mendimeshMësuesja shënon në tabelë fjalën “Rilindje” dhe me përgjigjet enxënësve plotëson skemën “stuhi mendimi”.RilindjeMësuesja u drejton nxënësve pyetje, si:1. Nga karakterizohet Rilindja?2. Cilët faktorë ndikuan në lindjen e kësaj periudhe?3. Përmendi disa nga përfaqësuesit e Rilindjes në fusha të ndryshmetë artit.Realizmi i kuptimit: Lexim zinxhir, Kllaster, DiskutimMësuesja drejton në klasë pyetjen:- Cilët janë faktorët kryesorë shoqëror, botëkuptimorë dhe artistikë tëshek. XIV, që i hapën rrugë muzikës së Rilindjes dhe si ndikuan ato nëkëtë të fundit?Më pas nxënësit drejtohen të lexojnë materialin e tekstit në mënyrëzinxhir. Ndërkohë mësuesja plotëson tabelën me njohuritë kryesore:40


Lulëzoipolifonia vokaleLulëzuanformat laikeRilindjaDallohet përorigjinalitetlindi shtypimuzikorPërfshiu të gjithafushat e dijesLindi operaMësuesja drejton pyetje të ndryshme në lidhje me zhvillimin epolifonisë vokale.1. Ç’përfaqësojnë shkollat polifonike?2. Nga dallon kompozitori i Mesjetës nga ai i Rilindjes? Ku dallojnëdhe ku afrojnë ata?3. Cilat janë shkollat kryesore polifonike në Rilindje?4. Përmendi disa nga përfaqësuesit e tyre.Shkollat muzikoreShkollaflamandeShkollafrancezeShkollaitalianeShkollavenecianeShkollaromaneFlandër,Vendet eUlëtaParisRomë,VeneciaRepublikaVenecianeRomëDyfai,Obreht,DëPre etjGijomdëMashoMuzikantëfrancezë,flamandë,spanjollëAdrian Vileart A.dhe Xh.Gabrieli,Pjerluixhi daPalestrinaReflektim i kuptimit: Shkrim i lirëDëgjoni në CD motetin e regjistruar të Palestrinës dhe shkruanidallimet midis muzikës së këtij të fundit dhe muzikës gregoriane që kenidëgjuar më parë.41


Detyrë:1. Bëni një ese, duke u mbështetur në thënien e Niçes: “Kemi artin për tëmos vdekur nga e vërteta”.Mësimi 7: Madrigali italiandhe kënga franceze në shek. XVINë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të tregojë nga e ka origjinën madrigali italian dhe kënga franceze.- të specifikojë risitë që solli Klaudio Monteverdi në madrigalin italian.- të krahasojë madrigalin italian dhe këngën franceze, duke nxjerrë nëpah të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Rrjeti i diskutimit 20 minR Grupet e ekspertëve 20 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti bazë, Artet 10, Materiale nga interneti;CD që përmban madrigalin “Dyluftimi i Tankredit dhe Klorindës” të K.Monteverdit.Evokim: BrainstorminMësuesja u kërkon nxënësve që t’i përgjigjen pyetjes:1. Kujtoni nga mësimet e kaluara se si ishte zhvillimi i muzikës në Italidhe Francë. Shkruani në tabelë karakteristikat e muzikës në këtovende gjatë Rilindjes Evropiane.Realizmi i kuptimit: Rrjeti i diskutimitKjo teknikë rekomandohet në këtë temë mësimi pasi u lejon nxënësveqë nëpërmjet leximit të kontrollojnë shkallën e tyre të të kuptuarit tëpërmbajtjes dhe ideve kryesore. Kjo teknikë realizohet nëpërmjet realizimitgrafik të informacionit.Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe, të cilat duhet të nxjerrinkarakteristikat e madrigalit italian dhe këngës franceze.Nëpërmjet leximit dhe thellimit në të, ata do të arrijnë të flasin mbiorigjinën e madrigalit italian dhe këngës franceze, risitë e secilës prej tyredhe veçoritë që i karakterizojnë ato.42


Kjo metodë krijon lirshmëri maksimale për nxënësit në dhënien emendimeve dhe në shprehjen e mendimeve me zë të lartë; rrit përpjekjetpër të bindur kundërshtarët me argumente në favor të një çështjeje; krijonlirshmëri për ta ndërruar grupin gjatë diskutimit etj.Reflektimi i kuptimit: Grupet e ekspertëveNë fazën e fundit të mësimit dhe jo më pak të rëndësishme, nxënësit tëndarë në grupe, reflektojnë mbi të gjitha njohuritë që kanë marrë në këtëlinjë rreth muzikës dhe në rolin e ekspertit shfaqin mendimet e tyre përzhvillimin e këtij arti. Ata shprehin idetë, opinionin e tyre, informacionetqë kanë dhe në mbyllje dalin me një konkluzion të përbashkët.Detyrë:- Plotësoni skemën e mëposhtme:(pjesët e shkruara me italik janë pjesët që duhet t’i plotësojnë nxënësit)Llojet e instrumenteve muzikoreInstrumentet Antikitet Mesjetë RilindjeFrymorëMe telaAerofone: fyej, allvosi,sirinksi (fl auti)Kordofone: lira, harpa,kitaraKornoja, flautietj.Liuti, viola etj.Me goditje Timpani, krotola trompeta,tamburi,organo.Tromba, korno,flautet endryshme etjLiuti dhe mëvonëviolina.Organo,klaviçembali,spineta43


Linja 3: <strong>Historia</strong> e kërcimitMësimi 1: Arti prehistorikNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë zhvillimin e artit të kërcimit në periudhën antike.- të tregojë se cilat ishin kërcimet para lindjes së baletit si gjini.- të shpjegojë rolin e dansit në jetën shoqërore të kësaj periudhe.Struktura e mësimit:E Stuhi mendimesh 5 minR DRTA 30 minR Ese 10 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti, Artet 10 materiale të marra nga interneti.Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesja i fton nxënësit të çohen nga banka dhe të qëndrojnë në këmbë.Në momentin që ata dëgjojnë muzikë ndjekin ritmin dhe mundohen tëthonë se çfarë muzike janë duke kërcyer.Në fund të këtij sipari, mësuesja i fton nxënësit në bashkëbisedim. Ajoi pyet:- A u argëtuan sadopak?- A ishte me vend ky kërcim në orën e mësimit?- Kur kërcehet zakonisht? Çfarë ndjesie fitojmë kur kërcejmë?- Ç’rol luan muzika në kërcim?Realizimi i kuptimit: DRTAMësuesja hedh pyetje të ndryshme rreth mësimit dhe bashkëbisedonme nxënësit. Ata lexojnë materialin sipas pyetjeve të drejtuara dhe nxjerrinpërfundime.- Cila është forma e parë e komunikimit njerëzor?- Si komunikonin njerëzit primitivë?- Cilat janë dëshmitë e ekzistencës së artit në prehistori?- Çfarë karakteri kishin vallet në prehistori?- Si ndaheshin kërcimet në epokën e artit antik grek?- Çfarë karakteri kishte kërcimi romak?- Tregoni elementet e kërcimit të zhvilluar në Lindjen e Largët.- Si ka evoluar kërcimi deri në ditët tona?- Kthehuni me imagjinatën tuaj mbrapa në kohë. Çfarë kërcimi do tëvallëzonit?44


Reflektimi: EseReflektoni mbi thënien e Ciceronit: “Asnjë njeri i matur nuk mund tëkërcejë, veç në qoftë i çmendur!”. Mendimet tuaja hidhini në fletore nëformën e një eseje.Mësimi 3: Zhvillimi i kërcimit gjatë MesjetësNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë zhvillimin e artit të kërcimit gjatë Mesjetës.- të tregojë llojet më të spikatura të kërcimit në këtë periudhë.- të shpjegojë veçoritë karakteristike të tyre.Struktura e mësimitERRStuhi mendimeshDitari dypjesëshBashkëbisedim5 min35 min5 minBurimet: Mjetet e punës: Teksti, materiale të marra nga interneti, ArtetEvokimi: Stuhi mendimiMësuesja bën një parantezë të mësimit duke u thënë nxënësve seperiudha e Mesjetës, si për të gjitha artet pati karakteristikat e saj edhe nëkërcim.Çfarë dini ju për këtë periudhë? Si mund të shihej kërcimi, kjo disiplinëe veçantë në fushën e artit? Nxënësit shfaqin mendime të ndryshme.Realizimi i kuptimit:Për të organizuar këtë orë mësimore nxënësit parapërgatiten për këtëtemë, që të gjejnë materiale shtesë nga burime të ndryshme informacioni.Ndahet klasa në dy grupe:Grupi i parë ka për detyrë të gjejë informacione të ndryshme për valletnë shoqërinë primitive dhe për kërcimin në periudhën e Mesjetës.Grupi i dytë ka për detyrë të krahasojë elementet e kërcimit të këtyre dyperiudhave dhe të nxjerrë në pah sesi ka evoluar kjo gjini deri në ditët tona.Të dy grupet, mund të improvizojnë elemente të kërcimit në shoqërinëprimitive dhe në periudhën e Mesjetës. Gjithashtu, mund të krijojnë edheveshje, apo të ndërtojnë skena në përputhje me kohën e atëhershme.Reflektimi i kuptimit: BashkëbisedimNxënësit e të dy grupeve diskutojnë për materialet e gjetura dhekërcimin gjatë periudhës së Mesjetë. Ata shprehin mendimet e tyre dhebashkëbisedojnë me njëri-tjetrin.45


Linja 4: <strong>Historia</strong> e teatritMësimi 1: Origjina e teatrit. Teatri antikNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të shpjegojë lindjen e teatrit dhe origjinën e tij.- të tregojë se si u plotësua hap pas hapi struktura e brendshme eveprës dramatike.- të përshkruajë ndikimin e kultit të Dionisit në lindjen dhe zhvillimine teatrit grek.Struktura e mësimit:E Bashkëbisedim 5 minR Leksion i avancuar 30 minR Ese 10 minMjetet e punës: teksti bazë, materiale nga interneti etj.Evokim: BashkëbisedimMësuesja bën një prezantim të shkurtër për këtë linjë dhe i pyetnxënësit se ku e ka origjinën teatri? Cilat janë disa nga elementet qëdëshmojnë lindjen e teatrit? Çfarë dini për zhvillimin e teatrit? Si ndikonai në psikologjinë e njeriut? Ç’lidhje ka teatri me artet e tjera?Zhvillimi i mësimit: Leksion i avancuarNë fillim mësuesi i përgatit nxënësit për veprimtarinë, duke u treguartemën e leksionit dhe objektivat e tij. E ndan klasën në grupe me numërçift. U shpjegon detyrën, pra ata duhet të hartojnë një listë mbi gjithçkaqë dinë rreth kësaj teme. Mësuesi u kërkon dysheve t’u tregojnë shokëvepunën e tyre.Mësuesi shkruan në tabelë idetë e dhëna nga nxënësit dhe u tërheqvëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat ata vetë i kanë listuar mëparë. Mësuesi i nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të paraqitura dheu bën shpjegimet përkatëse.Bëhen pyetjet:1. Si lindi teatri?2. Cilat ishin shkaqet që çuan në lindjen e teatrit?Diskutohet 2-3 min në grup. Më pas paraqiten idetë e grupit paraklasës.46


Pjesa e dytë e leksionit lidhet me teatrin antik grek. Nxënësve ukërkohen disa ide lidhur me këto probleme?1. Nga e kishte prejardhjen teatri te grekët?2. Nga lindi komedia? Po tragjedia?3. Si shfaqej miti në Greqinë e lashtë?4. Çfarë dini ju për kultin e Dionisit?5. Interpretoni skemën e mëposhtme duke u bazuar në rolin qëluante secili prej elementeve në teatrin antik grek.Riti teatroraktori (veprimi)roli (ajo që imitohej)spektatori (të rinjtë, që marrinpërvojë nga më të rriturit)Diskutohet 2-3 minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.Reflektim: EseBëni një ese me temë: “Miti dhe realiteti në tragjedinë greke”.Mësimi 2. Struktura e dramës.Teatrit antik grek dhe romakNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të njihet me elementet e teatrit antik.- të dallojë strukturën e dramës antike greke dhe romake.- të përshkruajë teatrot në Greqinë e lashtë.- të krahasojë teatrin antik grek dhe atë romak.Struktura e mësimit:E Punë në grup 5 minR Leksion i avancuar 30 minR Punim i lirë 10 minMjetet e punës: teksti mësimor, materiale të gjetura nga interneti,shkumësa me ngjyra etj.Evokim: Punë në grupNxënësit e parapërgatitur një orë më parë për këtë temë mësimi, sjellinnë klasë objekte që i përkasin periudhës së teatrit antik grek dhe romak47


(si: maska, veshje, lodra etj.) dhe flasin rreth rolit të tyre në teatrin grekdhe romak.Realizimi i kuptimit: Leksion i avancuarNë fillim mësuesi i përgatit nxënësit për veprimtarinë, duke u treguartemën e leksionit dhe objektivat e tij. Mësuesi e ndan klasën në grupeme numër çift. U shpjegon detyrën, pra ata duhet të hartojnë një listëme gjithçka që dinë rreth kësaj teme. Mësuesja u kërkon dysheve që t’utregojnë shokëve punën e tyre.Mësuesi shkruan në dërrasë idetë e dhëna nga nxënësit dhe u tërheqvëmendjen mbi problemet që trajton, të cilat ata vetë i kanë listuar mëparë. Mësuesi i nxit nxënësit të flasin lirisht rreth temave të paraqitura dheu bën shpjegimet përkatëse.Bëhen pyetjet:- Cila ishte struktura e teatrit antik grek?- Cilat ishin karakteristikat e teatrit antik grek?Diskutohen 2-3 minuta në grup. Paraqiten idetë e grupit para klasës.Pjesa e dytë e leksionit ka të bëjë me teatrin antik romak.Nxënësve u kërkohen disa ide mbi pyetjet e mëposhtme?Nxënësit diskutojmë me njëri-tjetrin dhe pastaj paraqesin idetë e tyrepara grupit.- Pse themi që teatri antik romak është vazhdimësi e teatrit antik grek?- Ç’efekte sillte shoqërimi i komedisë me muzikë?Pjesa e tretë e leksionit do të fokusohet në krahasimin e teatrit antikgrek dhe atij romak.Në dërrasën e zezë një nxënës me ndihmën e mësuesit dhe të nxënësvetë tjerë shkruan në dërrasën e zezë tiparet e teatrit grek dhe atij romak. Mëpas nxënësit i krahasojnë ndërmjet tyre, duke nxjerrë të përbashkëtat dhedallimet.48


Teatri antikTeatri antik grekTeatri antik romakStruktura- skena (dekori + skena)- proskeioni (aktorët)- orkestra (kori)Karakteristikat- ka karakter politik e fetar- rol kryesor luante teksti dramatikdhe kori- Teknika teatrale ishte fillestare- Maska (element qenësor)- ishte konvencional- vazhdimësi e teatrit antik grek- origjina te këngët popullore e gazmore dhefestat për nder të JehovaitU zhvillua në dy periudha:1. teatri i kohës së Republikës shek. IV p.K(komedia dhe Plauti)2. teatri i periudhës së perandorisëkozmopolite (Seneka)- Komedia shoqërohej me muzikë;- Tragjedia ndahej në pesë akte;- Kori u zëvendësua me një aktor personazh;- Mimi (shfaqje teatrore)- Pantonima (shfaqje baleti)Reflektim i kuptimit: Punim i lirëSkiconi duke përdorur imagjinatën formën e teatrit antik grek prejguri.Detyrë:Kërkoni kuriozitete për maskën. Tregoni kur, si dhe për ç’arsye ështëpërdorur ajo në kohë të ndryshme.Mësimi 3: Autorët e teatrit antik grekNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të renditë autorët kryesorë të teatrit antik grek si dhe veprat e tyre.- të vërë në dukje tiparet e mëvetësishme të secilit autor.- të krahasojë, duke nxjerrë në pah dallimet dhe ngjashmëritë midistyre.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Kubimi, të nxënit në bashkëpunim 30 minR Kllaster 10 minMjetet bazë: teksti i <strong>Arteve</strong> 10, materiale nga interneti, foto të autorëve tëteatrit antik, shkumësa me ngjyra etj.49


Evokim: BrainstomingMësuesja u drejtohet nxënësve duke i pyetur se cilët janë disa ngaautorët më të shquar të antikitetit. Ku i kanë hasur emrat e tyre dhe ciliështë kontributi i tyre në këtë fushë?Realizimi i kuptimit: Kubimi, të nxënit në bashkëpunimMësuesja e ndan klasën në katër grupe.Grupi i parë do të quhet grupi i Eskilit.Grupi i dytë është grupi i Sofokliut.Grupi i tretë është grupi i Euripidit.Grupi i katërt, grupi i Aristofanit.Nxënësit e secilit grup do të gjejnë materiale të ndryshme, pjesë ngaveprat e tyre, foto etj., për të ilustruar mendimet e tyre. Gjithashtu, ata janëtë lirë të improvizojnë edhe sekuenca nga veprat e katër autorëve, duke umbështetur në elementet më tipike të tyre.Reflektimi i kuptimit: KllasterNxënësit nëpërmjet kësaj veprimtarie do të ndalen në tiparet e secilitprej autorëve të teatrit antik grek dhe do të nxjerrin karakteristikat e tyre,të cilat do t’i ndihmojnë për të plotësuar tabelën e mëposhtme:Eskili (525-456p.K)- babai itragjedisë greke;- ka shkruar 90tragjedi prejtë cilave kanëmbetur 7.Sofokliu (495-406 p.K)- ka shkruar 123pjesë të cilavenjihen vetëm 7;- Ai i paraqetnjerëzit ashtu siçduhet të jenë nëjetë.Euripidi (480-406 p.K)- shkoi 80tragjedi.- E përqendroivëmendjen nëproblemet efamiljes dhepozitën e gruasnë shoqërinëgreke.Aristofani (446-385 p.K)- komediografi mëi madh i teatritantik grek;- shkroi 40 tragjedinga të cilat kanëmbetur 11.Mësimi 4: Autorët e teatrit romakNë përfundim të mësimit, nxënësi do të jetë i aftë:- të identifikojë autorët kryesorë të teatrit antik romak.- të vërë në dukje tipare e mëvetësishme të secilit prej tyre.- të bëjë përqasje duke në pah dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre.50


Struktura e mësimitE Brainstorming 5 minR Ditari dypjesësh 30 minR Bashkëbisedim 10 minMjetet e punës: libri Artet X, materiale të gjetura nga interneti dheburime të tjera, shkumësa me ngjyra etj.Evokimi: BrainstormingMësuesja vendos në para klasës fotot e tre përfaqësuesve të mëdhenj tëteatrit romak (Plauti, Terenci dhe Seneka). Nxënësit i shohin dhe hedhinmendime se cilët janë dhe cilës periudhe i përkasin. Në këtë mënyrë atai paraprijnë mësimit që do të marrin dhe shfaqin edhe mendimin e tyrerreth tyre.Realizimi i kuptimit: Ditari dypjesëshNxënësit reflektojnë ndaj asaj që lexojnë dhe më pas duke zgjedhur njëfragment shprehen pro ose kundër tij, shtojnë diçka nga përvoja e tyre oseformulojnë pyetje.Në përfundim të mësimit, konkluzionet që nxënësit do të nxjerrin do tëhidhen në tabelën e mëposhtme:LivAndroniku- Hoqi korindhe bërireduktime tëdukshme- shkroi 8tragjedi dhe 3komediKnej Nevi Kuin Nevi Plauti Terenci Seneka- shkroi 30pjesë- Afroisubjektetmengjarjetreale- përdorikontaminimin- shkroiepopenë“Analet”- përshtatidisa ngatragjeditëgreke- komediografimë ishquar romak- shkroi 21komedi, 130përshtatje.- në qendër tësubjekteve tëtij qëndroninproblemetfamiljare dheato morale- komediografishquarromak;- përdornjë gjuhëfine dhe tëkulturuar;-- filozofdhetragjediaromak- subjektetdheheronjtë ika marrëngatragjediagreke;Reflektimi i kuptimit: BashkëbisedimNxënësit pasi kanë nxjerrë tiparet e autorëve romak bëjnë një krahasimme autorët grek. Të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet tyre i shkruajnënë fletore dhe njëri prej tyre në dërrasën e zezë.Detyrë:Imagjinoni veten në rolin e njërit prej aktorëve të Antikitetit. Mendimet tuaja mbi këtëapo atë autor, vepër, personazh hidhini në fletore në trajtën e një eseje.51


Mësimi 5: Teatri gjatë periudhës së MesjetësNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë me teatrin gjatë periudhës së Mesjetës.- të tregojë karakteristikat e Komedisë së Artit gjatë periudhës sëMesjetës.- të analizojë përbërësit e Komedisë së Artit.Struktura e mësimit:E Parashikimi me terma paraprakë 5 minR DRTA 30 minR Diagrami i Venit 10 minMjetet e punës: Teksti bazë, Artet X, materiale nga interneti.Evokim: Parashikimi me terma paraprakëJepen katër terma paraprakë:Teatrot profesioniste, “Komedia e artit”,spontanitetiMaskat, Kontrasti dheRealizimi i kuptimit: DRTAGjatë kësaj veprimtaria nxënësit nxiten të mendojnë gjatë kohës qëlexojnë, të bëjnë lidhje të dukurive dhe të nxjerrin përfundime:Kjo veprimtari do të organizohet grafikisht në këtë mënyrë:Renditni karakteristikatstrukturës së teatritSi lindi Komedia e artitdhe ku u shtri ajo?Renditni veçoritë eKomedisë së artitPër të plotësuar tabelën mësuesi rekomandohet të bëjë pyetjet e mëposhtme,të cilat e përqendrojnë vëmendjen e nxënësve në konceptet bazë:- Si ishte ndërtuar teatri nga pikëpamja strukturore gjatë periudhës sëRilindjes?- Ç’rol luanin kostumet në të?- Cilat ishin shkaqet që çuan në lindjen e Komedisë së Artit?- Si realizoheshin karakteret në teatrin e Rilindjes?Nxënësit i shkruajnë në fletore përgjigjet që mendojnë, por edhe atopërgjigje që do të jepen në klasë, pasi të kenë lexuar tekstin pjesë-pjesësipas pyetjeve orientuese të mësuesit.52


Kjo metodë që mund të zgjasë 20-25 min mban gjallë kureshtjen enxënësve deri në fund kur ata arrijnë të nxjerrin përfundimet individualepër karakteristikat e teatrit gjatë periudhës së Rilindjes: veçoritë dhe tërejat që u sollën gjatë saj.Nxënësit kryejnë disa procese gjatë përdorimit të kësaj teknike, dukeu përqendruar në të kuptuarit, të dëgjuarit aktiv, marrjen e informacionitdhe arritjen e përfundimeve.Reflektimi (Diagrami i Venit)Rekomandohet diagrami i Venit për këtë fazë pasi nxit nxënësit aftësinëpër të arritur në përfundime individuale dhe më pas në grup, pas njëpune të orientuar me tekstin.Çfarë përfaqësonte Komedia e Artit?Detyrë:Ku e keni hasur tjetër përdorimin e maskës? Ç’simbolizon përdorimi i saj?Mësimi 6. Teatri aziatikNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të njihet me teatrin aziatik dhe karakteristikat e tij;- të vërë në dukje karakteristikat e teatrit indian, japonez dhe atij kinez.- të krahasojë teatrin indian, japonez dhe atë kinez, duke nxjerrë tëveçantat dhe të përbashkëtat midis tyre.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR DRTA, turi i galerisë 25 minR Bashkëbisedim 15 minMjetet e punës: Libri i nxënësit, Artet X, kompjuter, projektor, tabakë tëmëdhenj prej kartoni, shkumësa me ngjyrë etj.Evokim: BrainstormingMësuesja u drejton pyetjen nxënësve:- Çfarë ju kujton teatri aziatik? Cilët teatro përfshihen në të? Nxënësitshprehin mendimin e tyre lirshëm.53


Realizimi i kuptimit: DRTA dhe turi i galerisëMësuesja bën një prezantim të shkurtër të mësimit. Ajo tregon seteatri aziatik përfaqëson një traditë të pasur, të njohur relativisht vonë. Aishquhet për mjeshtërinë e aktorit, përdorimin e konvencionit, praninë epantonimës, për ndërthurjen e muzikës, këngës, valles, fjalës dhe veprimitmimikë.Më pas mësuesja e ndan klasën në tre grupe. Grupi i parë përfaqësonteatrin indian, i dyti atë japonez dhe i treti teatrin kinez.Nxënësit do të ndalen në tiparet e secilit teatër dhe do të nxjerrinkarakteristikat e secilit, të cilat do t’i nxjerrin në skeda. Më pas të dhënatdo i hedhin në kompjuter dhe do i prezantojnë para klasës me projektor.Përfaqësuesi i grupit shpjegon punën e bërë në grup dhe ua paraqetatë shokëve dhe shoqeve të klasës.Prezantimet mund të jenë edhe në tabakë të printuar me ngjyra dhe tëvarur në mur.Reflektimi i kuptimit: BashkëbisedimPasi të tre grupet janë njohur me punën e tyre, diskutojnë së bashkupër të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet këtyre teatrove dhe rolin qëluajti secili. Përfundimet i hedhin në fletore.Detyrë:Bëni një ese argumentuese për rolin që luajti teatri aziatik në kuadrin eteatrit botëror.Mësimi 7: Teatri gjatë Rilindjes evropianeNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të identifikojë vendet ku u zhvillua teatri gjatë Rilindjes evropiane sidhe llojet kryesore të saj.- të vërë në dukje tiparet kryesore të teatrit në Itali, Spanjë, Angli.- të krahasojë zhvillimin e teatrit në vendet evropiane, duke nxjerrë tëveçantat dhe të përbashkëtat midis tyre.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Të nxënit në bashkëpunim 30 minR Bashkëbisedim 10 min54


Mjetet e punës: Libri i <strong>Arteve</strong> X,Brainstorming: mësuesja shkruan në dërrasën e zezë termin Rilindje.Nxënësit përgjigjen për karakteristikat e teatrit gjatë periudhës së Rilindjes,duke u nisur nga njohuritë që ata kanë.Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunimMësuesja e ndan klasën në tre grupe. Grupi i parë do të përfaqësojëkulturën teatrore italiane; Grupi i dytë kulturën teatrore spanjolle dheGrupi i tretë kulturën teatrore angleze.Çdo grup do të punojë me materialin dhe çdo pjesëtar i grupit do tëpunojë mbi pjesën, duke i hedhur shënimet në fletore. Në fund anëtarëte grupeve japin tiparet e përgjithshme të zhvillimit të teatrin në vendinqë ata përfaqësojnë, duke cituar edhe materiale të gjetura nga burime tëndryshme.Mësuesi, ndërhyn kur shikon që nxënësit kanë informacione tëgabuara dhe i sqaron ata. Gjithashtu, ai u jep edhe materiale shtesë për t’ukonsultuar dhe për të fituar njohuri të reja shtesë.Reflektimi: BashkëbisedimNxënësit e ndarë në grupe bashkëbisedojnë ndërmjet tyre për elementet epërbashkëta dhe të veçanta të teatrove në Itali, Spanjë, Angli.Detyrë:- Përshkruani rolin e aktores femër. Çfarë të rejash solli ajo në teatër?Mësimi 8: Uilliam ShekspirNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të cilësojë Shekspirin, si majën më të lartë të dramaturgjisë së tëgjithë kohëve.- të përshkruajë etapat nëpër të cilat ka kaluar krijimtaria artistikee Shekspirit.- të inskenojë njërën nga veprat e tij.55


Struktura e mësimitE Brainstorming 2 minR Lojë me role dhe simulim 40 minR Bashkëbisedim 3 minEvokim: BrainstormingMësuesja shkruan në dërrasën e zezë fjalën “Shekspiri”, ndërsanxënësit e veshur për shfaqjen e madhe, në mënyrë të rrufeshme thonëgjithçka që dinë për të, të vendosur në formë rrethi, para klasës ose sallëssë zhvillimit të aktiviteteve kulturore.Realizimi i kuptimit: Lojë me role dhe simulimMësuesja e përgatit klasën disa orë përpara, që nxënësit të përgatitenpër dramatizimin e një prej pjesëve të veprave të Shekspirit.Për të ndihmuar mësuesit, por edhe për efektet që ajo jep, ne po japimmë poshtë Aktin I, Skena III të “Makbethit”.Inskenimi i saj i bën nxënësit më të motivuar dhe zhvillon kreativitetine tyre. Nxënësit ngarkohen me detyra të ndryshme, për të realizuarskenën e tragjedisë dhe përmbushjen e të gjitha detajeve, që nga veshja,personalizimi i personazheve etj.Akti I Skena IIINjë yrt. Bubullimë.(Hyjnë tri magjistrica)E PARA MAGJISTRICËKu ishe, motër?E DYTA MAGJISTRICËVrisja derra.E TRETA MAGJSITRICËPo ti ku ishe, motër?E PARA MAGJISTRICËE shoq` e një detari kish gështenjaDhe hante, hante, hante: “Nemdhe mua!”I thashë “Shporru shtrigë!” më thadosa.I shoqi shkon me lundrën nëHalep:Atje me shoshë lundërzojDhe si një mi pa bisht 1 kalojDhe ia punoj dhe ia punoj.E DYTA MAGJISTRICËUnë të jap një erë.E PARA MAGJISTRICËTa paça borxh përherë.E TRETA MAGJISTRICËMë ler unë të ndihmoj.1 Sipas, një besimi të asaj kohe, magjstricamund të shndërrohej në mi, por në një mi pabisht.56


E PARA MAGJISTRICËTë tjerat vet` i plotësoj:Dhe çdo liman ku ven` e diDhe çdo nisi e sinisiMe kart` e me gjeografi.Dhe do ta fishk si bar të thatë,S`e lë të fler` as dit` as natë,Sytë ia enjt e ia rëndojJetën ia nxij e ia mallkoj,Dhe dyzetë here shatë net`Në shtrat me ethe do tat ret.Anijen ndonëse s`ia thyej,Po me furtunën do t`ia zhgërryej.Shikoni ç`kam këtu.E DYTA MAGJISTRICËTregonae, tregonae.E PARA MAGJISTRICËKy është gisht` I një detariQ`u mbyt njëditëzaj qyqari.(Daulle përbrenda.)E TRETA MAGJISTRICËGjëmon daull` e jë ushtari:Na vjen Makbethi kumandari.TË TRIADor` për dore ziruni,Rreth` e rrotull priruni,Tok` e det përpihuni,Tri her` unë e ti tri here,Tri mbi to, del nënt` e prerë.Dhe u lidh magjia sterrë. (HyjnëMakbethi e Bankoja)MAKBETHIDitë që zbardh si kjo s`kam parë.BANKOJAÇ`janë këto të fishkura errobëçjerra,Që nuk duken ndenjëse të dheut,Megjithëqë banojnë përmbi të?Të gjalla a jeni vallë?A rroni vallë? A mund t`ju pyes?Më dukeni sikur më merrni vesh,Se përmbi buzët zhubra tuajaPo vini duart e krasitura.Duhet të jeni gra po mjekrat tuajaNuk më përmetojnë ta besoj.MAKBETHIFlisni, në mundni: Ç`jeni vallë?E PARA MAGJISTRICËGëzuash, o Makbeth, o than iGlamsit.E DYTA MAGJISTRICËGëzuash, o Makbeth, o than iKodrit.E TRETA MAGJISTRICËGëzuash, o Makbeth, që bëheshnesër mbret.BANKOJAVlla, pse u drodhe? Pse të trembingjëraQ`i tingëllojnë veshit aqë bukur?Për zotin, jeni vallë pamje fantazieApo me trup, siç dukeni, të gjalla?Tim shok bujar këtu e salutoniMe hir të shpejtm` e profeti tëmadhe,Për zyrë më të lart` e shpresëfroni,Sa u habit e fluturon prej gazit;Po mua nuk më flisni. Posamundki57


Të shihni shkoqur farën e sëpritmesE të tregoni ç`mbin e ç`nuk mbin,Më flisni pra dhe mua që s`ju lyp,Favor as druhem nga urrejtja juaj.E PARA MAGJISTRICËGëzuash!E DYTA MAGJISTRICËGëzuash!E TRETA MAGJISTRICËGëzuash!E PARA MAGJISTRICËM`i vogël se Makbethi dhe m`imadh.E DYTA MAGJISTRICËJo aq i lumtur, po dhe ca m`ilumtur.E TRETA MAGJISTRICËKe për të lindur mbretër, po mbrets`bëhesh.Gëzuashi të dy, Makbeth e Banko!E PARA MAGJISTRICËGaz paçi Banko e Makbeth!MAKBETHIQëndroni folëse gjysmake,thomëni!E di, jam tha` i Glamsit, si të vdesëim atë;Po qysh i Kodrit? Than` i KodritrronE përparon; dhe, që të bëhemmbret,S`ka as të ngjarë, as e besoj mëtepërSe than i Kodrit. Thomëni, që ngaMa sillni këtë lajmë të çuditshme?Dhe pse na ndalët te ky yrt ishkretëMe të këtilla salutime profetike?Ju përgjeroj për zotin, flisni.(Magjistricat zhduken.)BANKOJAKa flluska dheu, pikërisht si uja.T`atilla janë. Ku u zhdukën vallë?MAKBETHIU shkrinë trupat si firomë n` erë.Ah, sikur të qëndronin dhe capakkëtu!BANKOJAKëtu a qenë vall` ato që pamë?Apo mos kemi ngrënë rrënjëhëlmi,Që na e turbulluan arësyen?MAKBETHIKe për të lindur mbretër.BANKOJABëhesh mbret.MAKBETHIDhe than`i Kodrit. Apo s`tha`ashtu?BANKOJAAtë avaz e ato fjalë. – Kush povjen? (Hyjnë Rosi dhe Angusi.)ROSIMakbeth, me gaz ka pritur mbretiynëMandatën e sukseseve të tua;58


Dhe kur mësoi me ç`trimëri itheveRebelët, admiroi e lavdëroiFatbardhësinë tënde dhe të tij,Pa me çudi se ç`bëre në një ditë:U sule kundër burrave norvegëPa pasur frikë nga rrezik a vdekje.Si breshërderdhur, lajmëtarëterdhënT`i thonë me lëvdat` e brohoriSe ia ke mbrojtur froninmbretëror.ANGUSIDhe na dërgoi të të falenderojmë,Përpara tij të të përcjellim vetëmE jo të të shpaguajmë.ROSIDhe si kapar prej nderesh më tëlartaMë porositi të të quaj than tëKodrit;Me këtë titull, pra, tëpërshëndosh,I vyer than! Se që tani ësht` yti.BANKOJASi? A e thënka të vërtetën djalli?MAKBETHIPo than i Kodrit rron; Qysh, pra,më vishniMe rroba që ia merrni hua tjetrit 2 ?2 Këto fjalë Makbethi i thotë në kuptim figurativ,por nuk përjashtohet mundësia edhe e njëkuptimi të drejtpërdrejtë të mirëfilltë. Në vitin1605, pak kohë para se të shkruhej “Makbethi”,një ceremoni e tillë u krye për një njeri që fitoititullin e Lordit të Skonit, gjë që mund ta ketëditur Shekspiri.ANGUSIAi që ishte than i Kodrit rron;Po një denim të rëndë ka mbi kokëDhe ejtën e humbet siç e meriton.S`di a u lidh me mbretn` eNorvegjisë,A i ndihmoi rebelët fshehtazi,A me të dyja desh ta prishtevendin,Po e përmbysi tradhti e lartë,Që iu provua dhe e shfaqi vetë.MAKBETHI(Me vete.) Jam than i Glamsit e jamthani Kodrit:M`e madhja vjen pastaj. (Rosit dheAngusit)Ju falem nderit!(Bankos) Ka shpresë pra t`ju bëhenbijtë mbretërPas profetis` së magjistricave,Se than`i Kodrit, siç më tha` ubëra.BANKOJAN´u dhënç besim zotimeve të tyreTë kanë për të ndezur kurorën…Shpesh, që të na kapë e të naprishëNa thotë të vërtetën djall´i ferrit…Ju lutem, kushërinj, një fjalë.MAKBETHIDy herë e vërteta m´është thënëSi një prolog i bardh ´ i dramëslartëMe temë mbretërore.-Zotërinj , juFalem( Me vete)59


Kjo paralajmë sipërnatyrales´mundTë jet´ e keqe, s´mund të jet´ emirë…Mejtimi i vrasjes q´ëndërroj nëkokëPo na trondit natyrën njerëzoreDhe llahtaria po na mbyt cdondenjë,Dhe asgjë s´ka, veç gjësë që s´kangjarë.BANKOJAShikoni shokun si na u shastisPërktheu: Fan NoliReflektimi: BashkëbisedimMësuesja falënderon nxënësit dhe shkëmbejnë mendime me njëritjetrinpër realizmin e pjesës.Mësimi 9: Teatri i klasicizmit. MolieriNë përfundim të mësimit nxënësi do të jetë i aftë:- të përshkruajë elementet e teatrit të klasicizmit si dhe parimetbazë të klasicizmit;- të tregojë pse Molieri, konsiderohet komediografi më gjeniali të gjithë kohërave dhe të shpjegojë elementet që përdori nëkomeditë e tij.- të analizojë një prej veprave të tij.Struktura e mësimit:E Brainstorming 5 minR Grupet e ekspertëve 25 minR Interpretim dhe ese 15 minEvokim: BrainstormingMësuesja shkruan në dërrasë fjalën “Molier” dhe nxënësit shprehinmendimet e tyre për atë që dinë rreth tij.Realizimi i kuptimit: Grupet e ekspertëveMe anë të kësaj teknike ndërthuren një seri metodash, si: paneli, debati,simpoziumi, tavolina e rrumbullakët, forumi, juria etj. Me anë të këtyreteknikave nxënësit mund të prezantojnë idetë, opinionet, informacionetdhe të shprehin pikëpamjet e tyre nga këndvështrime të ndryshme.Ata mund të interpretojnë parimet bazë të klasicizmit, duke i shoqëruar60


edhe me shembuj veprash dhe autorësh, apo duke u bazuar në veprat që kanëstudiuar në lëndën e letërsisë.Gjithashtu, nëpërmjet informacionit bazë të dhënë në tekst, por edhe tëmaterialeve të gjetura nga vetë nxënësit ata do të arrijnë të shpjegojnë pse teatri iMolierit ishte komunikues dhe pranë publikut.Reflektimi i kuptimit: Interpretim dhe Ese“Lexoni me vëmendje komedinë “Don Zhuani”.- Interpretoni në klasë pjesë të ndryshme të saj.- Ndërtoni një ese duke përcjellë idetë dhe mendimet që ju lindin rreth saj.61


Përmbajtja e lëndësLinja 1. <strong>Historia</strong> e artit pamorMësimi 1: Arti prehistorik 9Mësimi 2. Arti egjiptian 11Mësimi 3: Arti i Egjeut 12Mësimi 4: Arti grek 14Mësimi 5: Arti Romak 16Mësimi 6. Krishterimi i hershëm dhe arti bizantin 19Mësimi 7: Arti romanik 21Mësimi 8: Arti gotik 23Mësimi 9: Arti indian, kinez, japonez 25Mësimi 10. Rilindja italiane, Rilindja e parë 27Mësimi 11: Rilindja e Lartë 29Mësimi 12: Rilindja në Evropën Veriore 30Linja 2. <strong>Historia</strong> e muzikësMësimi 1. Muzika në botën e lashtë 32Mësimi 2: Muzika në Greqinë dhe Romën e vjetër 34Mësimi 3. Kultura muzikore në Mesjetë 35Mësimi 4: Shkenca muzikore dhe muzika laike mesjetare 36Mësimi 5: Ars Nova 38Mësimi 6: Rilindja evropiane dhe muzika 40Mësimi 7: Madrigali italiandhe kënga franceze në shek. XVI 42Linja 3: <strong>Historia</strong> e kërcimitMësimi 1: Arti prehistorik 44Mësimi 3: Zhvillimi i kërcimit gjatë Mesjetës 45Linja 4: <strong>Historia</strong> e teatritMësimi 1: Origjina e teatrit. Teatri antik 46Mësimi 2. Struktura e dramës. Teatrit antik grek dhe romak 4762


Mësimi 3: Autorët e teatrit antik grek 49Mësimi 4: Autorët e teatrit romak 50Mësimi 5: Teatri gjatë periudhës së Mesjetës 52Mësimi 6. Teatri aziatik 53Mësimi 7: Teatri gjatë Rilindjes evropiane 54Mësimi 8: Uilliam Shekspir 55Mësimi 9: Teatri i klasicizmit. Molieri 6063


Shtypur në Shtypshkronjën “<strong>Erik</strong>”, Tiranë, 2012

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!