14.01.2015 Views

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Blegina Bezo (Hasko)

Edukata

shoqërore

Libër Mësuesi

7

Tiranë, 2012

1

SHTEPIA BOTUESE ERIK

Botues:

Dëshira SHEHU

Autor:

Blegina Bezo (Hasko)

Redaktore përgjegjëse:

Anila KONOMI

Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:

Edlir PODA

Kopertina:

Blerina Balla DAUTI

Botimi i parë, viti 2012

© ERIK BOTIME

Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.

Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,

përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia

Botuese “ERIK”.

Botimet “ERIK”

Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.

Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;

Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442

E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com

2

Përmbajtja

Kreu.1 Individët, grupet, institucionet

1.1 Demokracia dhe mirëkuptimi.......................................................................................12

Kreu.2 Organizimi dhe funksionimi i shtetit demokratik

Mësimi 2.3 Punë praktike..................................................................................................14

Kreu.3 Format e pushtetit

Mësimi 3.3 Pushteti ekzekutiv...........................................................................................16

Kreu.4 Opinioni

Mësimi 4.1 Opinioni dhe fakti...........................................................................................22

Kreu.5 Prodhimi dhe shpërndarja

Mësimi 5.4 Reklama dhe etika...........................................................................................24

Kreu.6 Idealet dhe praktikat e qytetarisë

Mësimi 6.4 Të drejtat e fëmijëve në deklaratë....................................................................26

Disa nene nga konventa mbi të drejtat e fëmijës

Pjesa 1...................................................................................................................................28

TESTE

Testi Nr.1

Kreu I. Individi, Grupet, Institucionet + Kreu II. Organizimi dhe funksionimi i shtetit

demokratik...............................................................................................................34

Testi Nr.2

Kreu III. Pushteti ligjvënës + Kreu IV. Opinioni dhe fakti.................................................36

Testi Nr.3

Kreu V. Prodhimi dhe shpërndarja + Kreu VI. Idealet dhe praktikat e qytetarëve...............38

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

3

3

Hyrje

Libri i mësuesit, i tekstit Edukata shoqërore 7, është ndërtuar

në përputhje me tekstin e edukatës sipas programit të

miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Te ky libër u vihen në shërbim mësueseve të edukatës

modele orësh mësimore duke mos prekur hapësirat

që ka vetë mësuesi për të përcaktuar, ideuar e organizuar

orën e mësimit.

Në libër është paraqitur fillimisht plani mësimor i

ndarë në kapituj e orë mësimi me objektivat kryesore sipas

niveleve dhe mjetet e nevojshme që do të përdoren gjatë

orës së mësimit.

Zhvillimi i mësimit është modeluar sipas strukturës

PNP dhe ERR. 27 tema të reja të ndara në 6 kapituj, 3

orë përsëritje dhe 5 orë të lira plotësojnë programin vjetor

prej 25 orësh. Në këtë libër janë paraqitur 3 teste, të cilat

mësuesja mund t’ i zhvillojë me shkrim, pas dy kapitujve.

Çdo orë mësimore kalon në tre faza:

-Faza I- Parashikimi ose evokimi. Mësuesi shkruan

temën e re në dërrasë dhe i njeh nxënësit me objektivat që

do të arrihen, mjetet që do të përdoren, fjalët kyçe që do të

trajtohen. Përmes të pyeturit mësuesja nxit te nxënësit të

kujtojnë njohuritë e marra më parë, që do t’i shërbejnë në

fazën e dytë. Metodat që përdoren më tepër në këtë fazë

janë: bashkëbisedimi, debati, kllasteri, krahasimi, stuhi

mendimi etj.

-Faza II- Ndërtimi i njohurive ose realizimi i

kuptimit. Jepen njohuritë e reja duke nxitur te nxënësit

mendimin kritik për njohuri, të cilat i kanë mësuar në klasat

e mëparshme, në lëndë të tjera apo i kanë dëgjuar në mjetet

e informimit. Mësuesja përdor metoda të tilla, si: diagram

veni, punë në grupe, kllaster etj.

-Faza III- Përforcim ose reflektim. Kjo fazë përfshin

një përmbledhje të çështjeve kryesore të temës së re.

Mësuesja shfrytëzon punën me tekstin, tabelat, komenton

fotot, mund të zhvillojë një minitest duke përforcuar konceptet

kryesore.

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

5

Nr.

rendor

PLANI MËSIMOR I

EDUKATA SHOQËRORE 7

Orët Tema Kreu Objektivat Mjete mësimore

1 1 Demokracia dhe

mirëkuptimi

Kreu I

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i

aftë:

- të përshkruajë termin demokraci

- të vlerësojë demokracinë si sistem i

mirëkuptimit.

2 2 Ligjet zakonet dhe traditat Individët grupet institucionet - të respektoje fjalën e shokut.

- të përshkruajë rolin e Parlamentit si organ

ligjvënës.

- të krahasojë ligjet me traditat dhe zakonet.

- të analizojë rolin e ligjeve në harmonizimin e

marrëdhënieve.

3 3 Angazhimi dhe

- të përkufizojë termin angazhim.

vendimtarja 3 orë - të demonstroje aftësi në marrjen e vendimeve në

shkolle dhe komunitet.

- të vlerësojë pjesëmarrjen në aksione konkrete në

shërbim të komunitetit.

4 1 Shteti demokratik Kreu II - të listojë parimet e shtetit demokratik.

dhe parimet e tij

- të argumentojë rëndësinë e ndarjes se pushteteve.

Organizimi dhe - të vlerësojë rolin e opozitës në mirëqeverisjen e

funksionimi i vendit.

5 2 Presidenti shtetit - të përshkruajë format e Republikës.

përfaqësues i demokratik - të vlerësojë rolin e Presidentit si përfaqësues i

unitetit të popullit

unitetit të popullit.

- të analizojë kompetencat e Presidentit.

6 3 Partitë Politike 4 orë - të përkufizojë termi Parti Politike.

- të listojë Partitë Politike kryesore në vendin tone.

- të vlerësojë rolin e pluralizmit politik në

Shqipëri.

Teksti, kushtetuta

rregullorja e shkollës

Kushtetute, postera,

teksti.

Kushtetuta, teksti,

materiale nga internet.

Teksti, foto e

materiale të ndryshme

nga kuvendi.

Kushtetuta, teksti,

pamje të presidencës

etj.

Kushtetuta, teksti,

logo dhe programe të

partive.

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

7

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

7 4 Qeverisja vendore

në Shqipëri

- të përkufizojë termin qeverisje vendore

- të rendisë funksionet e pushtetit vendor

- të dallojë ndryshimet midis niveleve të ndryshme

të qeverisjes vendore

8

Kreu III - të përshkruajë veprimtarinë e kuvendit

1

- të analizojë veprimtarinë e kuvendit

Pushteti ligjvënës

- të argumentojë funksionimin e grupeve

parlamentare.

9 2 Hartimi dhe

- të listojë fazat neper të cilat kalon miratimi i

miratimi i ligjeve Format e pushtetit ligjeve

- të analizojë vendimin e ligjeve

- të vlerësojë kontrollin që Kuvendi i bën qeverisë

10 3 Pushteti

- të përshkruajë rolin e pushtetit ekzekutiv

Ekzekutiv 5 orë - të analizojë drejtimet e veprimtarisë se këshillit

të Ministrave;

- të argumentojë funksionimin administrative të

Përsëritje qeverise

11 4 Pushteti gjyqësor

- të përkufizojë termin pushtet gjyqësor

dhe organizimi

- të analizojë shkallet e gjykimit të procesit

gjyqësor

- të vlerësojë rolin e Gjykatës Kushtetuese

12 5 Sistemet politike - të përkufizojë termin sisteme politike

- të përshkruajë sisteme të veçanta kolitke

- të krahasojë sistemet demokratike me ato

totalitare.

13 1 Format e

pushtetit dhe

organizimi i

shtetit

demokratik

14 1 Opinioni dhe

fakti

Kreu IV

- të përkufizojë termin opinion

- të krahasojë faktin me opinionin

Logo dhe pamje të

bashkisë

Kushtetuta, foto nga

veprimtaria e grupeve

parlamentare, betimi i

deputetit

Kushtetuta, teksti

rregullorja e kuvendit

Kushtetuta, pamje të

kryeministrisë

ministrive të

ndryshme teksti

Ligji për organizimin

e sistemit gjyqësor

kushtetuta foto me

pamje të gjykatës

Kushtetuta, teksti

Teksti,

ndryshe

artikuj të

8

15 2 Ndërgjegjësimi i

shoqërisë

16 3 Gjykimi i

çështjeve

Opinioni

3 orë

- të vlerësojë rolin e opinionit në zgjidhjen e

problemeve

- të përkufizojë termin ndërgjegjësim

- të listojë mjetet e informimit publik

- të vlerësojë rolin e pjesëmarrjes publike në

transformimin e jetës

- të përshkruajë rolin e gjykatave

- të analizojë llojet e gjykimeve

- të argumentojë parimet e pushtetit gjyqësor

17 1 Tregu kërkesa

oferta

18 2 Organizimi i

biznesit

Kreu V

Prodhimi dhe

shpërndarja

7 orë

Përsëritje

- të përshkruajë funksionimin e tregut

- të analizojë faktorët që ndikojnë në kërkesën

ndaj tregut

- të vlerësojë konkurrencën si rruge e zhvillimit të

biznesit

- të përkufizojë termin biznes

- të krahasojë bizneset e vogla me bizneset e

mëdha

- të analizojë pasojat e mbylljes se biznesit si për

pronarin dhe punonjësit

19 3 Plan i biznesit - të përkufizojë termin plan biznes

- të analizojë përmbajtjen e planit të biznesit

- të vlerësojë detajet e një plan biznesi

20 4 Reklama dhe

etika

21 5 Kostoja e

prodhimit dhe

- të përshkruajë rolin e reklamës në shitjen e

produktit

- të analizojë karakteristikat e reklamës

- të vlerësojë etiken në zhvillimin me sukses të një

biznesi

- të përkufizojë termi kosto

- të vlerësojë cilësinë e një produkti

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

Teksti pamje të

ndryshme , gazeta

sondazhe

Kushtetuta , teksti

kodi civil, penal

Teksti,

tregje

reklama

pamje nga

të ndryshme

Teksti, kodi i punës

pamje nga biznese të

ndryshme

Teksti, gazeta revista

me pamje dhe

informacione nga

veprimtaria e

bizneseve

Teksti Reklama të

ndryshme revista

gazeta

Teksti, materiale nga

shtypi që lidhen me

9

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

22 6 Punësimi dhe

shërbimet

23 7 Arsimi dhe

karriera

24 2 Prodhimi dhe

shpërndarja

25 1 Të drejtat dhe

liritë e individit

në dokument

26 2 Kategoritë

kryesore të

drejtave

27 3 Kufizimi i lirive

dhe të drejtave

28 4 Të drejtat e

fëmijëve në

deklarate

cilësia - të analizojë rendësin e kontrollit të cilësisë prodhimin , cilësinë

dhe llogaritja e kostos

Kreu VI

Idealet dhe

praktikat e

qytetarisë

5 orë

Përsëritje

- të listojë rrugët që ndihmojnë për punësim

- të përshkruajë shërbimet kryesore

të vlerësojë intervistën si mjet i pare i

komunikimit me punëdhënësin

- të listojë detyrat e arsimit Professional

- të analizojë faktorët që ndikojnë në karriere

- të argumentojë domosdoshmërinë e arsimit për

një biznes të qëndrueshëm

- të përshkruajë rrugëtimin e të drejtave dhe lirive

të njeriut dhe një shoqërie demokratike

- të vlerësojë jo vetëm njohjen e të drejtave të

njeriut por dhe mosshkeljen e tyre

- të analizojë shprehjen “Liria ime mbaron aty ku

fillon liria e tjetrit”.

- të listojë kategoritë kryesore të të drejtave të

njeriut;

- të analizojë përmbajtjen e këtyre të drejtave

- të vlerësojë rolin e përgjegjësive në çdo

veprimtari

- të përshkruajë rolin e ligjeve në kufizimin e të

drejtave

- të analizojë arsyet e kufizimit të disa të drejtave

- të vlerësojë zbatimin e lirive dhe të drejtave duke

mos diskriminuar ato të të tjerëve

- të përshkruajë rrugën që u finalizua konventa e të

drejtave dhe lirive të fëmijëve

- të analizojë parimet kryesore të drejtave të

fëmijëve

Tekst, hartimi in je cv

gazeta të ndryshme

Reklama për punësim

Teksti,

arsimin

ligji për

Teksti Kushtetuta

Konventa e të drejtave

të njeriut, artikuj të

ndryshëm

Teksti Kushtetuta

Konventa e të drejtave

të njeriut, artikuj të

ndryshëm

Teksti, konventa e

njohja me shoqata që

mëren me mbrojtjen e

të drejtave njeriut

,artikuj të ndryshëm

Konventa e të drejtave

të fejeve, artikuj të

ndryshëm Kushtetuta,

teksti

10

10

29 5 Si të përgatisim

një gazete

30 3 Idealet dhe

praktikat e

qytetarisë

31 Orë e lirë Orë të lira

5 orë

32 Orë e lirë

33 Orë e lirë

34 Orë e lirë

35 Orë e lirë

- të dallojë të drejtën nga përgjegjësia

- të listojë etapat e përgatitjes se një gazete

- të vlerësojë rolin e gazetës se shkollës

- të aftësohet në përgatitjen e gazetës

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

Gazeta të ndryshme,

teksti, gazeta e

shkollës

11

11

Kreu

1

Individët, grupet, institucionet

Mësimi 1.1 Demokracia dhe mirëkuptimi

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përshkruajnë termin demokraci;

- të demonstrojnë aftësi për marrjen e vendimeve;

- të vlerësojnë demokracinë si sistem i mirëkuptimit të shoqërisë;

- të respektojnë fjalën e shokut.

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

Struktura e mësimit

Fjalët kyçe: votë, demokraci, mirëkuptim.

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Kushtetuta, rregullorja e shkollës, postera

P Bashkëbisedim, Stuhi mendimesh 15 min

N Shpjegim, Debat 20 min

P Shpjegim 10 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. (Bashkëbisedim, stuhi mendimesh).

Mësuesja vendos në dërrasë një tabak ku në mes është shkruar fjala

“Demokraci”. Ajo u kërkon nxënësve të shprehin mendimin e tyre në lidhje me

njohuritë që kanë për këtë fjalë.

Lëvizjeelirë

Tolerancë

Demokraci

Barazi

Fjalëelirë

Pjesëmarrje

Mirëkuptim

Votim

12

Përmes stuhisë së mendimeve, mësuesja pret përgjigjet e nxënësve dhe shkruan

në tabak fjalët: Lëvizje e lirë, Tolerancë, Pjesëmarrje, Mirëkuptim, Votim, Fjalë e

lirë, Barazi. Mësuesja kërkon shpjegime dhe shembuj nga jeta e përditshme, që

lidhen me këto fjalë.

Ndërtimi i njohurive (shpjegim, debat).

Nisur nga përgjigjet e mësipërme, mësuesja u kërkon nxënësve të tregojnë

se cili është kuptimi i fjalës demokraci (ata e kanë mësuar edhe nga Historia 6).

Në demokraci individi ka të drejta të barabarta, por ai ka dhe detyra që përbëjnë

rregullat e demokracisë. Mësuesja u lexon nxënësve pjesë nga rregullorja e shkollës

dhe u kërkon atyre të thonë arsyet e zbatimit të saj dhe të qartësohen më mirë se

moszbatimi i tyre ka pasoja. Demokracia funksionon dhe në familje dhe mësuesja

pyet: Sa të lirë jeni ju të shprehni mendimin tuaj në familje

1

Mësuesja dëgjon argumentet dhe drejton pyetja të tjera për të krijuar debat në

klasë. Sa mirëkuptim ka në familjen tuaj për zgjidhjen e problemeve

Po senatorin e klasës si e keni zgjedhur A e respektoni ju atë

Ç’vlerë ka mirëkuptimi dhe toleranca në demokraci

Përforcim. Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik.

Zhvillohet puna në grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Shkruani një ese me temë:

“Ligjet dhe rregullat, pse janë të domosdoshme në demokraci”

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

13

Kreu

2

Organizimi dhe funksionimi i shtetit demokratik

Mësimi 2.3 Punë praktike

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të listojnë partitë politike kryesore në vendin tonë;

- të përkufizojnë termin “parti politike”;

- të vlerësojnë rolin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Fjalët kyçe: parti politike, pluralizëm, fushatë zgjedhore.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: Kushtetuta, logo partish politike, postera

Struktura e mësimit

E

R

R

Kllaster, Bashkëbisedim

Di, dua te di, mësoj

Bashkëbisedim, debat

Zhvillimi i mësimit

Evokim (kllaster, bashkëbisedim).

Mësuesja pyet nxënësit pasi shkruan në dërrasë fjalën parti. Ndërkohë ka ngjitur

në dërrasë logo të flamujve të partive politike.

Parti

- Çfarë ju kujton kjo fjalë

- Flamujt e cilës partie janë këto

- Cilat janë sot partitë kryesore në Shqipëri

- Cila parti ka sot shumicën në parlament

- Ç’veprimtari zhvillojnë partitë

- Çfarë roli luan masmedia në paraqitjen e veprimtarive të partive

14

Përmes përgjigjeve mësuesja kupton se çfarë njihet nga nxënësit dhe çfarë jo.

Këto i shërbejnë asaj për zhvillimin e fazës së dytë.

Realizim i kuptimit (Di, dua të di, mësoj)

Mësuesja pasi diskuton disa nga përgjigjet e nxënësve i fton ato të hapin tekstin

dhe të plotësojnë rubrikat sipas njohurive. Te rubrika di njohuritë që nxënësi ka, te

rubrika dua të di njohuritë që kërkon të marrë dhe të mësoj nxënësit do të shkruajnë

një përmbledhje të njohurive që mësojnë nga teksti.

2

Di Dua të di Mësoj

Sot në vendin tonë ka Ç’është partia politike Si ndikojnë partitë politike

shumë parti politike.

në krijimin e edukatës

Dallon flamurin e partive

politike

Shumë parti politike

tregon pluralizëm

Kur krijohen koalicionet

partiake

Cili është roli i opozitës

politike

Jeta politike në Shqipëri dje

dhe sot.

Ndërkohë mësuesja shpjegon edhe qëllimin e partive politike, që është marrja

e pushtetit. Këtë partia e realizon përmes programit të saj, mitingjeve, debateve

në televizor etj. Në fund, mësuesja shpjegon fjalët kyçe që ka paraqitur në fillim

të ditarit duke u ndalur tek arsyet e krijimit të koalicioneve kur asnjë parti nuk

arrin të marrë 50% të votave.

Reflektim: (Bashkëbisedim, debat)

Nxënësit diskutojnë përmes aparatit pedagogjik dallimet midis partive politike

në demokraci dhe totalitarizëm, si dhe arsyen përse shërbejnë shumë parti politike.

Në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Përshkruani disa nga pasojat që solli në Shqipëri sistemi njëpartiak

gjatë regjimit komunist.

15

Kreu

3

Format e pushtetit

Mësimi 3.3 Pushteti ekzekutiv

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përshkruajnë rolin e pushtetit ekzekutiv;

- të analizojnë drejtimet e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave;

- të argumentojnë funksionin administrativ të qeverisë.

Fjalët kyçe: Pushtet ekzekutiv, Kryeministër, Administratë, Këshilli i Ministrave, Interpelancë.

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Kushtetuta, foto të kabinetit të ministrave, foto të godinave të ministrive.

Struktura e mësimit

P Stuhi mendimi, kllaster, debat 10 min

N Shpjegim, bashkëbisedim 20 min

P Lojë 15 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: (stuhi mendimi, kllaster, debat)

Mësuesja lexon pjesë nga nenet e kushtetutës, ku flitet për kompetencat e

kryeministrit.

Kompetencat e Kryeministrit sipas Kushtetutës së Shqipërisë

NENI 80

1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar

t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve.

NENI 97

Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim

Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku

me përbërjen e tij.

16

NENI 102,

1. Kryeministri:

a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;

b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe

përgjigjet për to;

c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave;

ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve

të tjera të administratës qendrore të shtetit;

d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje.

2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave.

3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.

4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën

përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave të

tij, nxjerr urdhra dhe udhëzime.

3

Më pas drejton pyetjen:

- Cilin pushtet drejton kryeministri

- Cili është kryeministri i Shqipërisë sot

Pushteti ekzekutiv

- Cilat ministri njihni (mësuesja u tregon foto të kryeministrisë dhe të ministrive të ndryshme).

- Çfarë detyrash duhet të zbatojnë ministritë si p.sh. e arsimit, shëndetësisë, rendit publik,

e jashtme (kujtoni njohuritë që keni marrë në edukatën e klasës së gjashtë).

- Kush e zgjedh kryeministrin

Ndërkohë nxënësit në fletoren e tyre dhe në dërrasë plotësojnë çdo gjë që ka të bëjë me

pushtetin ekzekutiv.

Kompetencat e Presidentit

Presidenti i Republikës ushtron këto kompetenca, sipas Kushtetutës së Shqipërisë

(Neni 67, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve thërret mbledhjen

e parë të Kuvendit të porsazgjedhur.

(Neni 74, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës mund të kërkojë mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm.

(Neni 79, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës mund të kërkojë që mbledhjet e Kuvendit të bëhen të mbyllura,

kur për këtë kanë votuar shumica e të gjithë anëtarëve të tij.

(Neni 84, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

17

3

(Neni 85, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend,

vetëm një herë.

(Neni 92)

Presidenti i Republikës:

I drejton mesazhe Kuvendit;

Ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

Jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

Jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

Jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

Me propozim të Kryeministrit emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të

Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare, pranon

letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të

organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;

Lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

Me propozim të Kryeministrit emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

Emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas

ligjit; Cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për

zhvillimin e referendumeve;

Kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore

për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

(Neni 96, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit

mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të

partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

(Neni 96, paragrafi 4)

Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë

Kryeministrin e ri.

(Neni 98, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon

ministrat.

(Neni 104, paragrafi 1, 2)

Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja

e kërkesës së Kryeministrit, në rastin kur Kryeministri i ka paraqitur Kuvendit

mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave dhe ky mocion besimit votohet nga

më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

18

(Neni 115, paragrafi 1, 3)

Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore, organi

i së cilës i zgjedhur shpërndahet ose shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për

shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe kur nuk shtron të drejtën e ankimit

brenda 15 ditëve, ose Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit

të Ministrave.

(Neni 125, paragrafi 1, 4)

Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit emëron anëtarët dhe kryetarin

e Gjykatës Kushtetuese.

3

(Neni 136, paragrafi 1, 2)

Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit emëron anëtarët dhe kryetarin

e Gjykatës së Lartë.

(Neni 136, paragrafi 4)

Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë emëron

gjyqtarët e tjerë.

(Neni 147, paragrafi 2, 3)

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Presidenti

i Republikës i propozon Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zgjedh nga radhët e

anëtarëve të tij një zëvendëskryetar.

(Neni 149, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit emëron Prokurorin e Përgjithshëm.

(Neni 149, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës me propozim të Kuvendit mund të shkarkoj Prokurorin

e Përgjithshëm për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë

ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që

diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.

(Neni 149, paragrafi 3)

Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm emëron

dhe shkarkon nga detyra prokurorët e tjerë.

(Neni 150, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës mund të vendos zhvillimin e referendumit për çështje

të një rëndësie të veçantë kur kjo kërkohet nga 50 mijë shtetas me të drejtë vote.

19

3

(Neni 151, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës shpall ligjet e miratuara me referendum.

(Neni 161, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit, emërimin e Guvernatorit të

Bankës së Shqipërisë.

(Neni 162, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit emërimin dhe shkarkimin e

Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

(Neni 168, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

(Neni 169, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura

nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

(Neni 169, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës në kohe lufte me propozim të Kryeministrit, emëron

dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura

(Neni 169, paragrafi 3)

Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon

Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes,

emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

(Neni 171, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së

Shqipërisë, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.

(Neni 171, paragrafi 2)

Presidenti i Republikës në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për

mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, i propozon

Kuvendit shpalljen e gjendjes së luftës, vendosjen e gjendjes së mobilizimit dhe të

çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.

(Neni 172, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës në rastin e situatës të parashikuar në nenit 171, paragrafi

1, i paraqet Kuvendit dekretin për vendosjen e gjendjes së luftës brenda 48 orëve

nga nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat që kufizohen.

20

(Neni 176)

Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Ministrave, kur Kuvendi

nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së luftës, ka të drejtë të nxjerrë akte që kanë

fuqinë e ligjit, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij më të

parë.

Ndërtimi i njohurive: (shpjegim, bashkëbisedim).

Mësuesja pasi ka marrë përgjigjet nga nxënësit shpjegon organizimin e pushtetit

ekzekutiv, funksionet politike dhe administrative të tij. Ajo tregon disa nga

kompetencat e kryeministrit dhe të ministrave të tij.

Për ta konkretizuar mësuesja drejton pyetjen:

- Spitalet nga cila ministri varen

- Çfarë problemesh ka sot në spitalet tona

- Kush e siguron qetësinë publike

Debat: Si i realizon detyrat senatori i klasës

3

Përforcim: (lojë).

Mësuesja cakton një nxënës (si kryeministër) dhe ai zgjedh disa djem dhe vajza

në postin e ministrave. Secili prej tyre tregon detyrat në ministrinë që përfaqëson,

duke theksuar se çfarë do të bënte më mirë.

Puna me tekstin

Jepen përgjigjet e pyetjeve dhe në fund detyra e shtëpisë.

Detyrë

Përshkruani mbledhje e fundit të Këshillit të Ministrave dhe vendimeve që u

morën në të. Bëni një listë të ministrive me emrat e ministrave të tyre.

21

Kreu

4 Opinioni

Mësimi 4.1 Opinioni dhe fakti

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përkufizojnë temin “opinion”;

- të krahasojnë faktin me opinionin;

- të vlerësojnë rolin e opinionit në zgjidhjen e problemeve.

Struktura e mësimit

Fjalët kyçe: Opinion; Fakt; Mjete të informimit

Metoda e përdorur: PNP

Mjetet mësimore: Revista, artikuj gazete, teksti.

E Stuhi mendimi, kllaster, debat 5 min

R Diskutim, shpjegim 20 min

R Debat, bashkëbisedim 20 min

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: (Stuhi mendimi, kllaster, debat).

Mësuesja pyet nxënësit se në lajmet që kanë dëgjuar a lexuar për kulturën,

sportin, shëndetësinë, politikën çfarë ju ka bërë përshtypje dhe cili është opinioni

i tyre rreth këtij lajmi.

Nxënësit të orientuar një orë më parë për temën kanë sjellë copëza lajmesh nga

gazeta, revista. Ata lexojnë lajmet dhe mësuesja formulon pyetjen: Ç’është opinion

Ndërkohë në dërrasë ajo shkruan përveç opinionit edhe termin fakt, dhe

Opinion

Fakti

22

vazhdon pyetjet:

- Cila nga këto të dyja është më pranë të vërtetës

- Cila nga këto është një dhe kush janë disa

- Thoni mendimin tuaj për çështje të tilla, si:

4

Higjiena në shkollë Gjelbërimi në komunitet Situata në spitale

Debat

Ka raste që opinionet dëmtojnë individin qoftë ky sportist, këngëtar, politikan,

por edhe nxënës.

Pasi zhvillohet kjo stuhi mendimesh dhe jepen disa përgjigje, mësuesja shpjegon

disa çështje që nuk dolën në fazën e parë.

Ndërtimi i njohurive: (Shpjegim, debat)

Mësuesja shpjegon ndryshimin mes faktit dhe opinionit.

Në fillim jep një opinion:

Unë mendoj se… ; Sipas mendimit tim… .

Pra, opinioni është personal. Në rastet kur ky opinion ndahet me të tjerët, pra

kthehet në një opinion më të gjerë, mund të quhen opinione publike.

Debat:

A mund të thoni raste kur opinioni publik i komunitetit ku jetoni ju ka pyetur

për zgjidhjen e problemeve që ju shqetësojnë.

Përforcim (bashkëbisedim)

Gjatë këtyre minutave nëpërmjet pyetjeve përforcohen njohuritë e marra.

Shfrytëzohen rubrikat, puna me grupe, komentohen fotot e përforcohen fjalët

kyçe. Në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Mblidhni opinione të banorëve të komunitetit tuaj mbi veprimtarinë

e pushtetit vendor.

23

Kreu

5

Prodhimi dhe shpërndarja

Mësimi 5.4 Reklama dhe etika

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përshkruajnë rolin e reklamës në shitjen e një produkti;

- të analizojnë karakteristikat e reklamës;

- të vlerësojnë etikën në zhvillimin me sukses të një biznesi.

Struktura e mësimit:

Fjalët kyçe: Plan biznesi; Taksa e tarifa; Sigurime shëndetësore e shoqërore;

Elementet e planit të biznesit.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: revista, gazeta, fletëpalosje, postera, teksti.

E Stuhi mendimi, kllaster, debat 5 min

R Diskutim, shpjegim 20 min

R Debat, bashkëbisedim 20 min

Zhvillimi i mësimit

Evokim: (stuhi mendimi, kllaster, debat)

Në dërrasë të zezë janë ngjitur disa foto të reklamave të ndryshme të produkteve

të cilat kërkohen në treg. Edhe nxënësit në bankat e tyre kanë nxjerrë vizatimet

me reklama apo fletëpalosje të kompanive të ndryshme. Nisur edhe nga njohuritë

e marra në temat e këtij kreu mësuesja drejton pyetje:

- Cilat janë elementet që ndikojnë në rritjen e fitimit të një biznesi.

- Përmes përgjigjeve të nxënësve mësuesja veçon reklamën dhe pyet:

- Çfarë tregojnë reklamat që keni sjellë

Reklama

24

Nxënësit komentojnë për disa minuta reklamat që kanë sjellë duke veçuar

elementet pozitive që ata vlerësojnë te produktet.

- A ju nxisin reklamat për të blerë

- Sa ju tërheqin zbritjet e çmimeve në sezone

- A kanë gjithnjë cilësi produktet që reklamohen Pse

Realizim i kuptimit (Diskutim, shpjegim)

Mësuesja shpjegon karakteristikat e reklamave dhe rolin që luan marketingu

në shitjen e produkteve. Roli i madh i masmedies për produktet e reja.

5

Diskutim: Çfarë i bashkon

Reklama

Etika

- Pse ka rëndësi paraqitja me kulturë në një biznes a shërbim gjatë

reklamimit

- Ç’është etika

Klasa ndahet në tre grupe dhe sipas reklamave që kanë gjetur bashkohen

për reklama ekonomike, artistike-kulturore dhe elektronike. Ata edhe mund të

dramatizojnë reklamat e tyre si në masmedie ose t’i kenë krijuar vetë.

Reflektim (Debat, bashkëbisedim)

Debat: Jepni mendimin tuaj rreth pohimit: “Reklama rrit fitimin”.

Nxënësit japin mendimet e tyre rreth këtij pohimi.

Tregoni lidhjen:

Etikë

Fitim

Reklama

Marketing

Konkurrencë

Në fund të mësimit jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Përshkruani rrugën që ka ndjekur një i afërmi apo i njohuri juaji për

zhvillimin e një biznesi.

Përshkruani shkurtimisht përmbajtjen e planit të tij të biznesit.

25

Kreu

6

Idealet dhe praktikat e qytetarisë

Mësimi 6.4 Të drejtat e fëmijëve në deklaratë

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përshkruajnë rrugën që u finalizua me konventën e të

drejtave e lirive të fëmijëve;

- të analizojnë parimet kryesore të konventës së fëmijëve;

- të dalloni të drejtën nga përgjegjësia.

Fjalët kyçe: Kufizimi i të drejtave; E drejtë kushtetuese; Diskriminim.

Metoda e përdorur: ERR

Mjetet mësimore: Deklarata Universale e të Drejtave të Fëmijëve, fletëpalosje,

postera, teksti.

Struktura e mësimit

E Stuhi mendimesh, kllaster 10 min

R INSERT 20 min

R Ese 15 min

Zhvillimi i mësimit

Evokim: (stuhi mendimesh, kllaster)

Mësuesi pyet nxënësit: - Cilat janë të drejtat e fëmijëve që ju njihni

Shkruajini ato në fletore në mënyrë individuale.

Më pas nxënësit grupohen. Një përfaqësi lexon listën e shkruar dhe disa prej

tyre i shkruan në dërrasë. Grupet lexojnë me radhë listat e tyre dhe shkruajnë në

dërrasë disa nga të drejtat që nuk i ka shkruar grupi paraardhës.

Kështu vazhdohet derisa përfaqësitë e grupeve përfundojnë.

Të drejtat e fëmijëve

26

Realizimi i kuptimit: (INSERT)

Në këtë fazë mësuesi kërkon nga nxënësi të lexojnë informacionin e tekstit duke vendosur

shenjat e INSERT-it

- shënohet informacioni që nxënësi e di.

+ - një pjesë e informacionit që është i ri për nxënësin.

- - një pjesë e informacionit që është e ndryshme nga ajo që di nxënësi.

- kur informacioni që lexon në tekst është i paqartë.

Shënimet e mbajtura nga leximi i tekstit hidhen në tabelë në kolonën përkatëse. Nga puna

individuale kalohet në punën me grupe, ku çdo grup lexon punën e bërë.

Mësuesi lexon tabelën përmbledhëse dhe bën shpjegimin e informacioneve të reja. Herë

pas here mësuesja kërkon mendimin e nxënësve.

6

Reflektim: (Ese)

Mësuesi u kërkon nxënësve të mendojnë për demonstrimin e një të drejte që u është shkelur

në shkollë, familje dhe lagje (ndërkohë nxënësit kanë sjellë edhe fletëpalosje dhe postera që

tregojnë të drejtat e tyre). Pastaj ata vihen të shkruajnë një ese rreth ndjesisë që provojnë kur

u shkelet e drejta. Në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë

Përcaktoni të drejtat dhe përgjegjësitë në familje, shkollë e komunitet.

27

Disa nene nga konventa mbi të drejtat e fëmijës

Pjesa 1

Neni 1

Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç,

me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me

legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.

Neni 2

1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë

Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e

tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni

politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria,

paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij

ose përfaqësuesve të tij ligjorë.

2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë

efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për

shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve

të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.

Neni 3

1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga

institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet

administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë

konsiderata mbizotëruese.

2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin

e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e

prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht

përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe

administrative përkatëse.

3. Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen

për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e

caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit,

të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.

28

Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative

e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të

gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja,

në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Neni 5

Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit

ose, sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet

nga zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën,

për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe

udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.

Neni 6

1. Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.

2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën

dhe zhvillimin e fëmijës.

Neni 7

1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të

ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën

për të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.

2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me

legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet

përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre,

fëmija do të mbetej pa shtetësi.

Neni 8

1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur

identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas

ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.

2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë

elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e

duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.

Neni 9

1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër dëshirës së

tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit gjyqësor, vendosin

që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje është e domosdoshme,

në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë i nevojshëm në raste të

veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen për fëmijën, ose kur ata

jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të banojë fëmija.

29

2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët

e interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë

të njohura mendimet e tyre.

3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy

prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta

me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin

më të lartë të fëmijës.

4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi,

burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku,

kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës,

ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një

anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari

ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave

dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e

një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose

personat e interesuar.

Neni 10

1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9,

kërkesat e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në

një Shtet Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen

nga Shtetet Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet

Palë sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të

dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.

2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të

mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy

prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe

në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet

Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo

vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për

t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me

ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik,

shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në

pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Neni 11

1. Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e

paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.

2. Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe

ose shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.

Neni 12

1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të

30

drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të,

duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë

gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet

një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e

procedurës së legjislacionit kombëtar

Neni 13

1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të

kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë

parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose me çdo

mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.

2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm

kur përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për: (a) Respektimin e të

drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose (b) Mbrojtjen e sigurimit kombëtar,

të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.

Neni 14

1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të

ndërgjegjes dhe të fesë.

2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas

rastit, të përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të

drejtës së tij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.

3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet

vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të

mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose

liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.

Neni 15

1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e

grumbullimit paqësor.

2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç

atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike,

në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të

mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Neni 16

1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në

jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cenimeve

të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.

2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cenimeve

të tilla.

31

Neni 17

Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e

komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale

që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që

synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin

e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:

(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion

dhe materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me

frymën e nenit 29;

(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe

shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme

kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;

(c) Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;

(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë

të veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është

autokton;

(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga

informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh

dispozitat e neneve 13 dhe 18.

Neni 18

1. Shtetet Palë përpiqen me të gjitha mundësitë, për të siguruar njohjen e

parimit, sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin

dhe zhvillimin e fëmijës. Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e

fëmijës e kanë prindërit, ose sipas rastit, përfaqësuesit e tij ligjorë. Ata duhet të

udhëhiqen, në radhë të parë, nga interesi më i lartë i fëmijës.

2. Për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në këtë Konventë,

Shtetet Palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës,

në ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen

e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët.

3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar fëmijëve,

prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, të drejtën të përfitojnë nga shërbimet

dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijët, për të cilat janë ngritur.

Neni 19

1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe

edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore,

fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi,

përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij

ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo

personi tjetër të cilit i është besuar.

2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të

efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme

32

të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi

dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve

të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet,

procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

Neni 20

1. Një fëmije, të cilit i mohohet në mënyrë të përkohshme ose të përhershme

mjedisi i tij familjar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qëndrojë në

këtë mjedis, ka të drejtë për një mbrojtje dhe një ndihmë të posaçme nga shteti.

2. Shtetet Palë sigurojnë për këtë fëmijë një përkujdesje alternative, në përputhje

me legjislacionin e tyre të brendshëm.

3. Kjo përkujdesje alternative mund të ketë, inter alia, formën e vendosjes në

një familje, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësimit ose, në rast nevoje,

të vendosjes në një qendër të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Në gjetjen e

këtyre zgjidhjeve, duhet të mbahen mirë parasysh dëshira për vazhdimësinë në

edukimin e fëmijës, si dhe origjina e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.

Neni 21

Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë

që konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës dhe:

(a) Sigurojnë që birësimi i fëmijës të autorizohet vetëm nga autoritetet

kompetente, të cilët përcaktojnë, në përputhje me ligjin dhe procedurat e

zbatueshme dhe mbi bazën e të gjitha të dhënave përkatëse dhe të besueshme, që

birësimi të lejohet duke mbajtur parasysh gjendjen e fëmijës në raport me prindërit,

të afërmit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë dhe, kur është e nevojshme, personat e

interesuar të kenë dhënë pëlqimin e tyre të ndërgjegjshëm për birësimin, mbi

bazën e këshillimit të nevojshëm;

(b) Pranojnë se birësimi në një vend tjetër mund të shihet si një alternativë

për të siguruar kujdesin për fëmijën, në qoftë se fëmija nuk mund të vendoset në

një familje ushqyese ose birësuese, ose të ketë një mënyrë tjetër të përshtatshme

përkujdesjeje në vendin e tij të origjinës;

(c) Sigurojnë që, në rast birësimi në një vend tjetër, fëmija të gëzojë mbrojtjen

dhe normat e barasvlershme me ato që ekzistojnë në rastin e birësimit në vendin

e tij;

(d) Marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, në rast birësimi në një

vend tjetër, vendosja e fëmijës të mos kthehet në një përfitim material të pavend

për personat e implikuar në të;

(e) Mbështesin, sipas rastit, objektivat e këtij neni, duke përfunduar rregullime

ose marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe përpiqen në këtë kuadër të

sigurojnë që vendosja e fëmijës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose

organet kompetente.

33

TESTE

Testi Nr.1 Kreu I. Individi, Grupet, Institucionet +

Kreu II. Organizimi dhe funksionimi i shtetit

demokratik

1. Plotësoni:

- Fjala demokraci rrjedh

- Konfliktet mund të zgjidhen me

________________________________dhe_____________________________

- Partitë politike janë

2. Cilat janë parimet e shtetit demokratik

3. Krahasoni duke veçuar të përbashkëtat dhe dallimet midis rregullave dhe

traditave:

Rregullat

Tradita

4. Pse duhet respektuar senatori i klasës

5. Sa të pranishëm jeni ju në vendimmarrjet në klasë

34

6. Analizoni thënien: “Para ligjit të gjithë janë të barabartë”.

7. Tregoni të përbashkëtat dhe veçoritë e Republikës Presidenciale dhe

Republikës Parlamentare:

Republikë

presidenciale

Republikë

parlamentare

8. Rrethoni alternativën e saktë.

- Mandati i presidentit zgjat: - Vendi ynë përbëhet nga:

a) 3 vjet; a) 10 prefektura;

b) 4 vjet; b) 11 prefektura;

c) 5 vjet. c) 12 prefektura.

- Në shtetin demokratik:

a) Pushtetet janë të ndara;

b) Pushtetet veprojnë së bashku.

9. Roli i opozitës në demokraci është____________________________

10. Listoni disa nga partitë politike në vendin tonë.

11. Disa nga kompetencat e presidentit janë

35

TESTE

Testi Nr.2 Kreu III. Pushteti ligjvënës +

Kreu IV. Opinioni dhe fakti

1. Plotësoni:

- Detyrat e Kuvendit Popullor janë

- Disa nga komisionet parlamentare janë:

- Llojet e gjykimeve janë

- Opinioni është

- Pavarësi e organeve gjyqësore do të thotë

- Disa nga kompetencat e Gjykatës Kushtetuese janë

- Për miratimin e kodit rrugor duhet të votojnë

_____________ ose _____________ deputet.

- _______________________________________ është figura kryesore e

pushtetit ekzekutiv.

2. Krahasoni:

Monarki

absolute

Monarki

36

3. Rrethoni përgjigjen e saktë:

- Pjesë e veprimtarisë së Kuvendit Popullor janë edhe:

a) mocionet;

b) rezolutat;

c) interpelancat;

d) të gjitha.

- Pas botimit në fletoren zyrtare, ligji hyn në fuqi pas:

a) 5 ditësh;

b) 10 ditësh;

c) 15 ditësh;

d) 25 ditësh.

- Gjykimi i çështjeve për shqyrtim kalon përmes:

a) 2 shkallëve;

b) 3 shkallëve;

c) 4 shkallëve.

- Këshilli i lartë i drejtësisë drejtohet nga:

a) Presidenti i Republikës;

b) Kryeministri;

c) Kryetari i parlamentit;

d) Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

4. Vendosni sipas radhës fazat në të cilat kalon miratimi i ligjeve:

- Shqyrtimi i projektligjit;

- Votimi;

- Propozimi i ligjit;

- Shpallja e ligjit.

5. Tregoni veçoritë kryesore të shtetit demokratik dhe atij totalitar. Ku

afrojnë dhe ku dallojnë ato

Demokratik

Totalitar

6. Analizoni thënien e Ruzveltit “Qeveri e popullit, nga populli, për popullin”.

37

TESTE

Testi Nr.3 Kreu V. Prodhimi dhe shpërndarja +

Kreu VI. Idealet dhe praktikat e qytetarëve

1. Plotësoni:

-Tregu është:

-Reklamat shërbejnë për:

- Tregu i marketingut mbështetet në këto shtylla.

- Karakteristikat e reklamave janë:

- Tregoni radhën që ndiqet në planin e një biznesi.

2. Analizoni:

a) arsyet e falimentimit të një biznesi.

b) faktorët që ndikojnë në një ofertë.

c) rëndësinë që merr sot kontrolli i cilësisë.

d) faktorët që ndikojnë në karrierë.

e) arsyet e kufizimit të ligjeve.

f ) parimet kryesore të deklaratës Universale të të Drejtave të Fëmijëve.

38

3. Përgjigjuni pyetjeve:

- Cilat janë disa nga shërbimet publike që ofron komuna apo bashkia ku ju jetoni

- Si duhet të kërkojmë një vend pune

- Ç’rëndësi kanë shkollat profesionale

4. Rrethoni përgjigjen e saktë:

- Janë pjesë e llogaritjes së kostos së produktit:

a) blerja e makinerive;

b) taksat ndaj shtetit;

c) pagat e punëtorëve;

d) të gjitha.

- Ekonomia e tregut është tregues i sistemit:

a) Demokratik;

b) Totalitar.

5. Listoni:

- disa të drejta të njeriut në fushën ekonomike.

- rubrikat që mund të përmbajë një gazetë.

39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!