14.01.2015 Views

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

Edukata shoqërore - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3

(Neni 85, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend,

vetëm një herë.

(Neni 92)

Presidenti i Republikës:

I drejton mesazhe Kuvendit;

Ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

Jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

Jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

Jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

Me propozim të Kryeministrit emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të

Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare, pranon

letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të

organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;

Lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

Me propozim të Kryeministrit emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

Emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas

ligjit; Cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për

zhvillimin e referendumeve;

Kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore

për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

(Neni 96, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit

mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të

partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

(Neni 96, paragrafi 4)

Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë

Kryeministrin e ri.

(Neni 98, paragrafi 1)

Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon

ministrat.

(Neni 104, paragrafi 1, 2)

Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja

e kërkesës së Kryeministrit, në rastin kur Kryeministri i ka paraqitur Kuvendit

mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave dhe ky mocion besimit votohet nga

më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!