12.07.2015 Views

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përmbajtja e lëndësLinja: Këndim 10Mësimi 1: “Himni i Flamurit” 10Linja: Mësimi i këngës dhe bazat e arsimit muzikor 13Mësimet 2-3. “Tring zilja” 13Linja: Loja në instrument 15Mësimi 4: Instrumentet me goditje 15Linja: Mësimi i këngës 17Mësimet 5-6 “Bilbili dhe gjinkalla” 17Linja: Bazat e arsimit muzikor 21Mësimi 7: Masa 2/4 21Linja: Shprehje dhe mendimi muzikor 23Mësimi 8. Shprehje dhe krijim muzikor 23Linja: Mësimi i këngës 25Mësimet 9-10 “Erdhi Viti i Ri” 25Linja: Të luajmë në instrumente 27Mësimi 11: “Të ndërtojmë instrumente me goditje” 27Linja: Dëgjim muzikor 30Mësimi 12: Dëgjim muzikor 30Vepra muzikore nga Bethoven, Shubert dhe Aleksandër Peçi 30Linja “Këndim” 33Mësimet 13-14 Kënga “Për mëmëdhenë” 33Linja Bazat e arsimit muzikor 35Mësimi 15. Masa 3/4 35Linja: Mësimi i Këngës 37Mësimi 16-17. Kënga “Partizani i vogël” 37Linja: Shprehje dhe krijim muzikor 38Mësimi 18. Të vizatojmë figurat sipas notave 383

Linja: Të mësojmë këngën 39Mësimi 19-20: Kënga “Kam një mik kam një shok” 39Linja: Bazat e arsimit muzikor 41Mësimi 21: Masa 4/4 41Linja: Mësimi i këngës 43Mësimi 22 - 23: Kënga “Katra mbeti pa shtëpi” 43Linja: Dëgjim muzikor 45Mësimi 24: Dëgjim muzikor 45Linja: Mësimi i këngës 47Mësimi 25-26: Kënga “Jingle bells” 47Linja: Shprehje dhe krijim muzikor 49Mësimi 27: Shprehje dhe krijim muzikor 49Linja: Bazat e arsimit muzikor 50Mësimi 28: Vetitë e tingullit dhe timbrit 50Linja: Mësimi i këngës 52Mësimi 29-30: Kënga “Kur shikoj një yll” 524

Plani mësimor“Edukimi muzikor 4”Nr. Linja Orët Objektivat Tema Mjetet mësimore didaktike1 Këndimi 1 Të këndoni bukur “Himnin e Flamurit” “Himni iFlamurit”234 Luajtje nëinstrument567 Bazat earsimitmuzikor2 • të këndojnë këngën solo dhe në korr, duke qëndruar drejt,duke kënduar me pak zë (pa bërtitur) dhe duke shqiptuarmirë fjalët e tekstit.-të kuptojnë anën edukative të tekstit.-Të dallojnë tingujt nga zhurmat.1 • të identifikojnë instrumentet me goditje;• të përdorin instrumentet trupore;• të ndërtojnë sistrën;• të shoqërojnë këngët që kanë mësuar me instrumentetrupore.Këndimi 2 • të këndojnë këngën “Bilbili dhe gjinkalla”;• ta interpretojnë atë solo dhe në kor;• ta shoqërojnë me instrumente të ndryshme me goditje; •të tregojnë shenjat muzikore që quhen nota.8 Shprehjedhe krijimmuzikor9101 • të përcaktojnë ndryshimin midis rrokjeve të ndryshme;• të tregojnë lidhjen e theksit të fjalëve me ritmin muzikor;• të japin karakteristikat e masës muzikore dhe ritmit 2/4.1 • të interpretojnë këngën “Bilbili dhe gjinkalla” bukur, mendjenjë dhe me imagjinatë;• të përcaktojnë disa nga karakteret e këngëve apo vepraveartistike, siç është p.sh. poezia.Këndimi 2 • të interpretoni me ndjenjë këngën korale “Erdhi Viti i Ri”;• të përgatiteni për festën e bukur të fundvitit.magnetofon, kasetofon, Cdplayer.Tring Zilja magnetofon, kasetofon, cdplayerInstrumenteme goditjeBilbili dhegjinkallamagnetofon, kasetofon, cdplayer, mjete të ndryshme përndërtimin e instrumenteve megoditjemagnetofon, kasetafon, cdplayer, instrumente perkusionitë ndërtuara nga nxënësit,fletore muzike me lapsaMasa 2/4 magnetofon, kasetafon, cdplayer, instrumente perkusionitë ndërtuara nga nxënësit,fletore muzike me lapsa tabelatë ilustruarShprehje dhekrijim muzikorMagnetofon, Kasetofon, Cdplayer,tabela didaktikeErdhi Viti i Ri Magnetofon, Kasetofon, Cdplayer,postera për Vitin e Ri,letra me ngjyra, ngjitëse5

11 Luajtje nëinstrument1 • të ndërtoni me mjete të thjeshta disa instrumente megoditje;• t’i përdorni ato në theksimin ritmik të këngëve të mësuara;12 Dëgjimmuzikor• të tregoni notën DO në pentagram.1 • të nxirrni tiparet muzikore të veprave të shquara muzikore;• të imagjinoni figurat artistike që na ngjallin ato;• të dalloni tingujt e instrumenteve të ndryshme muzikore.131415 Bazat earsimitmuzikorKëndimi 2 • të përshkruani rrethanat historike në të cilat u krijua dhe ukëndua ajo;• të respektoni rregullat e frymëmarrjes dhe ta dalloni atënë partiturë.1 • të dalloni ritmin 3/4, duke shquar theksin e fortë në fillimtë çdotri lëvizjeve;• të identifikoni notat Re dhe Mi.1617Këndimi 2 • të këndoni këngën “Partizani i vogël”;• të dalloni ritmin 3/4;• të shkruani në pentagram notat Fa dhe Sol.18 Shprehjedhe krijimmuzikor192021 Bazat earsimitmuzikor1 • të përsërisni notat që kemi mësuar si dhe ritmet 2/4 dhe3/4, duke ngjyrosur figura të ndryshme.Këndimi 2 • të mësoni këngën “Kam një mik e kam një shok”;• ta interpretoni atë bukur dhe me ndjenjë.2 • të përcaktoni ritmin 4/4, duke dalluar theksin e fortë nëfillim të katërlëvizjeve dhe theksin gjysmë të fortë në lëvizjen e tretë.• të shkruani nëpentagram dhe të tregoni në tastierë notatLa dhe Si.Të ndërtojmëinstrumenteme goditjeMagnetofon, Kasetofon, Cdplayer,mjete të ndryshmedruri, plastike e metalike përpërgatitjen e instrumenteve,tabela ilustrueseDëgjimmuzikorPërMëmëdhenëMagnetofon, Kasetofon, Cdplayer,tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike tëndryshmeMagnetofon, Kasetofon, Cdplayer,tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike ngangjarjet e kohësMasa ¾ magnetafon, kasetafon, cdplayer, instrumente perkusionitë ndërtuara nga nxënësit,fletore muzike me lapsa tabelatë ilustruarPartizani ivogëlmagnetofon, kasetofon, cdplayerTë vizatojmëfigurat sipasnotaveKam një mik ekam një shokMasa 4/4magnetofon, kasetofon, cdplayer6

222324 Dëgjimmuzikor2526Këndimi 2 • të interpretoni këngën “Katra mbeti pa shtëpi”;• të përsëritni masat ritmike 2/4, 3/4 dhe 4/4.1 • të dëgjoni muzikën dhe të zhvilloni imagjinatën që lind ngaemocionete tingujve muzikorë.• të dalloni disa nga veprat e muzikës sonë dhe asajbotërore.Këndim 2 • të interpretoni këngën “Jingle bells ”• të këndoni me intonacion të pastër duke e shoqëruarkëngën me instrumente me goditje.27 Shprehjedhe krijimmuzikor28 Bazat earsimitmuzikor29301 • të këndoni kanonin e mëposhtëm duke e lexuar atë menota.1 • të përkufizoni se ç’është timbri;• të renditni vetitë e tingullit;• të inskenoni në klasë pjesën e dhënë në tekst.Katra mbetipa shtëpiDëgjimmuzikormagnetofon, kasetofon, cdplayerMagnetofon, Kasetofon, Cdplayer,tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike tëndryshmeJingle Bells magnetofon, kasetofon, cdplayerShprehje dhekrijim muzikorVetitë etingullit dhetimbriKëndim 2 Kur shikoj njëyll31 Orë e lirë32 Orë e lirë33 Orë e lirë34 Orë e lirë35 Orë e lirëmagnetofon, kasetofon, cdplayer7

Linja: KëndimMësimi 1: “Himni i Flamurit”Në përfundim të mësimit nxënësi/sja do të jetë i/e aftë:• të tregojë rëndësinë e Himnit të Flamurit;• të recitojë fjalët e himnit tonë;• të këndojë bukur në kor melodinë e “Himnit të Flamurit”.Mjete mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player.Njohuri për mësuesinTë gjitha shtetet dhe kombet, historikisht kanë pasur dhe kanë një himn, i cili përdoretnë ato momente solemne, festive kombëtare të garave ndërkombëtare sportive,në momentet e vizitave të përfaqësuesve të shtetit në vende të ndryshme. Pra, ështësimbol i kombit apo i shtetit.Të gjitha himnet kombëtare të kombeve kanë karakter marcial, ndërtohen mbimuzikën dhe tekstet e autorëve të shquar dhe personifikojnë idealet më të larta tëforcimit të ndjenjave kombëtare të unitetit të bashkëkombësve. Pra, himni është njëelement i rëndësishëm i krenarisë kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha tekstet e“Edukimit muzikor”, për të gjitha klasat, nga programi i Ministrisë së Arsimit ështëvendosur himni kombëtar.Himni ynë kombëtar është kompozuar nga kompozitori rumun Ciprian Porumbeszku,me fjalët e Asdrenit.Një vështrim historik i himneve kombëtareHimni i parë kombëtar, fillimisht, filloi të popullarizohej në Angli, nga mesi ishekullit XVIII. Në fakt, himne ka pasur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhekuptimi i tyre nuk ka qenë në këtë shkallë kaq të rëndësishme, së cilës i referohemine sot, pasi askush nuk e mendonte se ky lloj formimi i ri muzikor do të përfaqësontenjë nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve.Data e himnit të parë kombëtar i përket vitit 1572, “Wilhelmus van Nassouwe”, icili është himni i Holandës. Historia e formimit të himneve kombëtare, në vende tëndryshme është e ndryshme.Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtarDihet se poeti i madh Lasgush Poradeci e ka përshkruar dhe botuar i parihistorinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar”/ “Flamurit pranëtë bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtëngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollësi lidhet10

me faktin e thjeshtë se, askush në ato çaste historike për Shqipërinë nuk mendontese ajo këngë, e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptaretë Bukureshtit do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: “…me fjalë të tjera,himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçëm që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushëmisionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.Nga këto radhë, por edhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë,vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte e vështirë që dikush tëmendonte për himnin kombëtar. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjenishkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare.Lidhur me fjalët e himnit, dihet se në asnjë vend të botës nuk gjejmë ndonjë himnkombëtar, i cili t’i kushtohet një simboli të tillë kombëtar si flamurit.Poezia e plotë e “Betimi mi flamur” (Himni patriotik), e shkruar dhe e publikuarnga Asdreni në vitin 1908, është kjo:Rreth flamurit të përbashkuarme një dëshir` e një qëllim,të gjith` atij duk` ju betuartë lidhim besën për shpëtim.Prej lufte veç ay largohetqë është lindur tradhëtor,kush është burrë nuk frikohet,po vdes, po vdes si një dëshmor!Në dorë armët do t`i mbajmëtë mbrojmë atdhenë më çdo kënt,të drejtat tona ne s`i ndajmë;këtu armiqtë s`kanë vënt.Se Zoti vetë e tha me gojëqë kombe shuhen përmi dhè,po Shqipëria do të rrojë;për të, për të luftojmë ne!O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,te ty betohemi këtu,për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,për nder` edhe lavdimn` e tu.Trim, burrë quhet dhe nderohetAtdheut kush iu bë theror;për jet` ay do të kujtohetmi dhet, mi dhe si një shenjtor!Këto fjalë, sigurisht janë shqipëruar në gjuhën e sotme letrare.Zhvillimi i mësimitËshtë e nevojshme që, së pari, fëmijëve t’u mësohen fjalët e himnit, por ka edhe11

metoda sinkretike, të cilat kërkojnë njëherazi mësimin e fjalëve dhe të melodisë nësegmente të veçanta muzikore, të cilat përputhen me vargjet e tekstit.Për vështirësinë e veçantë që paraqet ky proces te nxënësit e klasës IV, për arsye tëintervaleve të mëdha dhe kalimeve të vështira melodike, së pari, duhet këmbëngulurnë fiksimin e saktë të ritmit muzikor. Kështu, mësuesi, përpara se t’u mësojë fëmijëvemelodinë, mund t’u fiksojë atyre leximin e fjalëve, së bashku me ritmin:Do të ishte e udhës që, pasi nxënësit të mësonin ritmikën muzikore, së bashku mefjalët të fillonin të mësonin melodinë, mundësisht të ekzekutuar së pari nga mësuesime ndonjë instrument: tastierë, fizarmonikë, violinë etj.Pas mësimit të himnit mund të këndohen edhe këngë të tjera, për ta bërë mësiminmë të larmishëm.Në përfundim, do të ishte mirë që himni të këndohej në klasë mbi bazën muzikoretë orkestruar dhe nga një aparat regjistrimi.VlerësimiMësuesi vlerëson nxënësin më të mirë apo një grup nxënësish, duke stimuluarseriozitetin, por edhe aftësinë e të kënduarit bukur.12

Linja: Mësimi i këngës dhe bazat e arsimit muzikorMësimet 2-3. “Tring zilja”Në përfundim të orëve të mësimit nxënësi/sja do të jetë i/e aftë:• të kuptojë anën edukative të tekstit;• ta këndojë këngën solo (vetëm) apo në kor;• të respektojë pozicionin e rregullt të trupit;• t’i shqiptojë mirë fjalët e tekstit;• të dallojë tingujt nga zhurmat.Mjete mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player.Informacion për mësuesinKënga “Tring zilja” është një këngë që ka mbetur në repertorin më të mirë tëkëngëve të kësaj moshe. Autorët e kësaj kënge janë autorë të shquar, të cilët kanëdhënë ndihmesë të rëndësishme në krijimin e këngës për fëmijë, por edhe në shumëgjini muzikore dhe poetike të artit tonë.Limos DizdariLimos Dizdari ka lindur në vitin 1942. Që në fëmijëri filloi të merret me muzikë.Më pas studion në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), në klasën ekompozitorit Çesk Zadeja, duke shkruar në diplomë Simfoninë Nr 1. Pas një qëndrimitë shkurtër në rrethin e Sarandës, në vitin 1974 emërohet kompozitor në Kinostudion“Shqipëria e Re”. Në këtë institucion shkruan mjaft muzikë për filmat e kohës, por,njëkohësisht, merret edhe me gjini të tjera muzikore, që nga kënga e lehtë e deri meveprat simfonike, të muzikës së dhomës, tablotë koreografike dhe vepra të tjera. Përaktivitetin e tij të pasur artistik, në këto vite i akordohet titulli “Artist i Merituar”.Pas viteve 90 përfshihet plotësisht në politikë dhe zgjidhet deputet i parlamentit demokratikshqiptar. Vitet e fundit është vendosur në qytetin e Ksamilit, në të cilin kahapur një teatër artistik, ku zhvillon aktivitete të suksesshme muzikore e artistike.Gjikë Kurtiqi, shkrimtar dhe poet i shquar shqiptar, është aktivizuar edhe me realizimine skenarëve të ndryshëm për filmat shqiptarë (Ëndërr për një karrige) (1984).Kënga “Tring zilja” është një këngë shumë e thjeshtë, në pikëpamjen muzikore,dhe e përshtatshme për moshat e kësaj klase. Në mënyrë artistike, kënga trajtontemën e shfrytëzimit të kohës, e përcjellë kjo nga muzika e një karakteri të gëzuare me ndjeshmëri të lartë. Vendosja e kësaj melodie në tonalitetin origjinal nuk do tëthotë që mund të mos këndohet edhe në një testurë më poshtë, si në vijim:Zhvillimi i mësimitSë pari, do të ishte e udhës që nxënësit ta dëgjonin këngën në regjistrimin origjinal,për të ndjerë karakterin, harmoninë dhe bukurinë e saj. Më pas, do të ishte mirëtë mësohej teksti sipas ritmit muzikor të këngës; vetëm kështu do të bëhej e mundurmësimi i melodisë në fraza, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kënga është e ndër-13

tuar në një mënyrë të tillë, që mund të këndohet edhe nëpërmjet alternimit të njënxënësi solist dhe grupit të gjithë nxënësve në kor. Kjo ndarje mund të bëhet midisstrofës dhe refrenit (refreni fillon në masën e 14-të të këngës) ose të përsëritet edhestrofa edhe refreni; së pari, nga solisti e më pas nga kori.Tingujt dhe zhurmatDallimi i tingujve nga zhurmat dhe anasjelltas është një nga qëllimet e këtij mësimi.Nëpërmjet shembujve të shumtë, mësuesi duhet ta shpjegojë këtë dallim; për këtëmund të përdorë fotografi të printuara, elemente të ndryshme tingëllore, si dhe mjetekonkrete, për ta bërë mësimin më të kuptueshëm për nxënësit.Mësuesi duhet të dijë se tingujt janë vibrime të rregullta, të cilat prodhojnë njëtingull me frekuencë të përcaktuar apo që mund të jetë i njëjtë me një nga tingujt etastierës së pianos. Nga ana tjetër, zhurmat janë vibrime të çrregullta apo bashkimetë parregullta të shumë tingujve të ndryshëm dhe që nuk mund të përcaktohen menjë apo me ndonjë nga tingujt e tastierës së pianos.Sigurisht, mund të shfrytëzohen edhe fotot e tekstit, të cilat duhet të shtohen ngavetë mësuesi. Mjete të tilla të thjeshta deri te më të ndërlikuarat mund të jenë:1. përplasja e gurëve;2. përplasja e dy mjeteve metalike;3. zhurma të ndryshme, që mund të ilustrohen nga magnetofoni.Si dhe mjete tingëllore, të tilla si1. fyelli;2. tinguj nga tastiera;3. zile të ndryshme;4. celular;5. regjistrime nga magnetofoni i instrumenteve të ndryshme.Kërkesë parësore e mësimit duhet të bëhet dallimi i tingujve nga zhurmat edhenëpërmjet aktivizimit dhe shembujve që mund të japin vetë nxënësit në klasë.Në rubrikën “Mësoni se...” mësuesi duhet t’ua shpjegojë nxënësve rëndësinë ezërit njerëzor, si një nga instrumentet më të vjetra e më të përkryera muzikore, sidhe mësimin e termave soliste dhe kor. Sqarimi i këtyre termave duhet bërë konkretisht,nëpërmjet ekzekutimit të këngës dhe alternimit të saj nga solisti dhe kori, siç eshpjeguam edhe më sipër.VlerësimiVlerësimi konsiston në veçimin e të kënduarit apo të zërave më të bukur të klasës,ashtu sikurse edhe shembujve të saktë të tyre, në dallimin e tingujve nga zhurma.ShpjegimiMësimi i këngës dhe sqarimi i termave tinguj, zhurma, solist dhe kor do të realizohensë bashku në dy orë mësimi, duke i lënë mësimit të këngës hapësirë më tepër se njëorë mësimore.14

Linja: Loja në instrumentMësimi 4: Instrumentet me goditjeNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të shquajë apo të identifikojë instrumentet me goditje apo siç quhen ndryshe,instrumentet e perkusionit;• të ndërtojë disa instrumente me goditje;• të mësojë përdorimin e ndonjë instrumenti apo të disa instrumenteve;• të arrijë të shoqërojë me instrumente trupore këngët që ka mësuar deri tani.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, mjete të ndryshme përndërtimin e instrumenteve me goditje.Njohuri për mësuesinInstrumentet me goditje apo perkusive janë ato instrumente që i nxjerrin tingujte tyre nga vibrimi i trupit të tyre të ngurtë apo nga lëkura e tendosur (e bagëtive tëndryshme).Në grupin e instrumenteve të perkusionit, historikisht, së pari, janë përdorur tëashtuquajturat mjete trupore: trokitja e duarve, e tokës me këmbë, e këmbëve meduar, goditjet e gjoksit etj. Duke hedhur një vështrim që nga lashtësia, në fazat e paratë zhvillimit të njeriut, instrumentet trupore janë përdorur si mjete të spikatura nërealizimin e këngëve dhe valleve rituale, që lidheshin me besimin e këtyre popujvedhe me kërkesat e tyre.Me instrumentet trupore është marrë mjaft shkenca e entno-muzikologjisë, e cilana mëson se ato ishin instrumentet e para në fazat fillestare të zhvillimit të qenieshumane. Edhe sot, në fise të ndryshme të këtij stadi zhvillimi, vërehen ekzekutime tëndryshme të mjeteve trupore.Qëllimi i mësimit është që nxënësit t’i marrin njohuritë e para mbi ritmin, rëndësinëe tij në muzikë dhe të aktivizohen aktivisht. Së pari, duke përdorur trokitjen e duarvetë gishtërinjve apo të këmbëve me duar, në shoqërimin e thjeshtë të këngëve, ataduhet të kuptojnë se ritmika muzikore përmban theksime të modeleve të ndryshme,të cilat mund të realizohen nëpërmjet mjeteve trupore.Në tekstin mësimor është menduar realizimi i thjeshtë i sistrës, në përdoriminperkusiv të shumë këngëve tona popullore, por edhe në muzikën e lehtë.Sipas rrethanave, mësuesi mund të përzgjedhë edhe ndërtimin e ndonjë instrumentitjetër, si për shembull, ndërtimin e zileve të ndryshme, të triangolos, të dajresetj.Zhvillimi i mësimitMësimi duhet filluar nga shpjegimi konkret i instrumenteve me goditje, ngatë kuptuarit e asaj pjese të tyre që quhen instrumente trupore dhe aplikimi i tyre15

konkret në klasë. Nxënësit duhet të stimulohen të realizojnë performanca të shkurtratë ritmikave të ndryshme, edhe si mjet për zhvillimin e ndjenjës së tyre ritmike. Kyqëllim mund të bëhet nëpërmjet duartrokitjeve, kërcitjes së gishtave apo përplasjessë këmbëve.Së dyti, mësuesi duhet të organizojë ndërtimin e një instrumenti të thjeshtë perkusivapo sistrës, duke u munduar t’i aktivizojë të gjithë nxënësit në grupe të ndryshmeedhe nëpërmjet pyetjeve individuale.Këto pyetje mund të qëndrojnë në krijimin e një liste të shkurtër me instrumenteperkusioni, për të arritur qëllimin që nxënësit ta kuptojnë karakterin e tyre të përgjithshëm;pra, karakteristikat e tyre të përbashkëta.Listës së instrumenteve të perkusionit, e cila është vendosur në tekstin muzikor,mund t’i shtohen edhe mjaft instrumente të tjera nga muzika folklorike e zonës aponga shumëllojshmëria e instrumenteve të tilla, që përdoren në muzikën e sotme.Me këtë rast, mësuesi duhet të sqarojë dallimet e instrumenteve të perkusionitnga instrumentet e tjera muzikore, duke organizuar një garë mes grupeve të klasës,të cilat do të përcaktonin, nga njëra anë instrumentet e perkusionit dhe, nga anatjetër, instrumentet tingëllore muzikore, si për shembull: pianoja, violina, fizarmonika,fyelli, trompa, klarineta etj.Në fund të orës së mësimit mësuesi mund të bëjë një përmbledhje të njohurive tëmësuara, si dhe një rikujtim të këngës “Tring zilja”.Kënga “Tring zilja” është një këngë shumë e përshtatshme për t’u shoqëruar meinstrumente trupore ose perkusioni, të ndërtuara në klasë, jo vetëm për veçoritë etekstit të saj, por edhe për karakteristikat tingëllore të këngës.VlerësimiGjatë aktivizimit në orën muzikore, si dhe në këndimin e këngës “Tring zilja” apotë ndonjë repertori tjetër muzikor, mësuesi duhet të vlerësojë nxënësin apo grupin enxënësve më të mirë.16

Linja: Mësimi i këngësMësimet 5-6 “Bilbili dhe gjinkalla”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• ta këndojë bukur këngën “Bilbili dhe gjinkalla”;• ta interpretojë atë solo dhe në kor;• ta shoqërojë me instrumente të ndryshme dhe të përshtatshme perkusioni;• të dallojë shenjat e ndryshme muzikore që quhen nota.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetafon, Cd-player, instrumente perkusionitë ndërtuara nga nxënësit, fletore muzike dhe lapsa.Zhvillimi i mësimitSë pari, mësuesi duhet të komentojë bukur subjektin dhe figurat artistike të tekstittë këngës, duke u ndalur kryesisht në dallimin estetik dhe emocional të figurëssë bilbilit, nga njëra anë dhe të gjinkallës, nga ana tjetër. Gjithashtu, mësuesi duhet tëprezantojë te nxënësit autorët e këngës.Isak Shehu është një trombist dhe kompozitor i shquar i muzikës sonë. Ai lindinë qytetin e Peshkopisë, në vitin 1956, ku nisi mësimet e para muzikore. Në vitin 1976nisi studimet për trombë dhe për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (sotAkademia e Arteve) në Tiranë, në klasën e trombistit Prokop Nishuni dhe në klasën ekompozitorit Çesk Zadeja. Isak Shehu ka shkruar mjaft vepra muzikore, si “Koncertpër trompë dhe orkestër”, pjesë të ndryshme orkestrale e simfonike, pjesë për trompëme shoqërim piano, si dhe mjaft këngë të bukura për fëmijë. Isak Shehu mban titullinProfesor dhe, aktualisht, është pedagog i trombës në Akademinë e Arteve, duke qenëmjaft kohë i zgjedhur në pozicionet drejtuese të kësaj akademie.Ferid Lamaj është shkrimtar me një prodhimtari të pasur artistike për fëmijë dhepër të rritur. Ai ka shkruar libra të bukur me fabula dhe poezi, duke u radhitur ndërpoetët në zë të poezisë shqiptare.Mësimi i këngës duhet nisur nga të mësuarit e tekstit, e më pas nga mësimi nëfraza të shkurtra i melodisë së saj të kënduar. Nxënësve duhet t’u bëhet i qartë nivelii notave apo i tingujve të këngës, për të arritur një intonacion muzikor të mirë, sipasskemës:etj.17

Duke sqaruar se çdo notë ka lartësinë e saj, ky proces do të bëhet shumë më ikuptueshëm, nëse do të mundësohet dëgjimi i këngës nga nxënësit, nëpërmjet Cd-sëtë librit të mësimit.Shtrirja e këngës “Bilbili dhe gjinkalla” brenda një amplitusi me gjashtë nota,do ta bënte shpjegimin e lartësive të tyre shumë të thjeshtë, nëse nga mësuesi do tërealizohej ndarja e frazave dhe shpjegimi si më lart, në gjashtë nivele të ndryshmetingëllore. Për këtë do të nevojitej përshkrimi në dërrasën e zezë të këtyre gjashtëniveleve, për të realizuar të kuptuarit e ndryshimit të tingujve të ndryshëm të këngësdhe realizimin e një intonacioni të mirë.Së dyti, pasi nxënësit ta kenë mësuar këngën, rekomandohet edhe shoqërimi isaj me mjete trupore apo edhe me ndonjë instrument perkusioni, sipas partiturës sëmëposhtme:18

e frymës pas çdo fraze muzikore, si dhe për mënyrën e të kënduarit me zë të ulët dhetë mirintonuar.VlerësimiDo të bëhet për nxënësin që arrin ta këndojë këngën bukur dhe mirë nga ana intonative,për shqiptimin e fjalëve dhe për saktësinë ritmike.Shënim:Në fund të orës së mësimit, mësuesi duhet t’i sqarojë edhe njëherë kërkesat e detyrës,të cilat do të realizohen nga nxënësit në shtëpi, në fletoren e punës.20

Linja: Bazat e arsimit muzikorMësimi 7: Masa 2/4Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë rrokjet e theksuara nga ato të patheksuarat;• të kuptojë organizimin ritmik brenda ritmit 2/4 të gjëzës së tekstit;• të kuptojë karakteristikat e ritmit binar, i cili është formuar nga dy lëvizjenjë e fortë dhe një e butë.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, instrumente perkusionitë ndërtuara nga nxënësit, fletore muzike, lapsa, tabela të ilustruara.Informacion për mësuesinShpjegimi i ritmit muzikor 2/4 ose ndryshe, siç quhet në gjuhën muzikore, ritmibinar, kërkon t’i afrojë njohuritë e nxënësve drejt ritmikës muzikore, duke qenë seritmi binar është një element që përkon me ritmin apo theksin ritmik të teksteve osefjalës. Nga pikëpamja didaktike, këshillohet që kjo përqasje të jetë e tillë.Organizimi i mësimitMësuesi ka për detyrë të sqarojë se të gjitha fjalët kanë një rrokje të theksuar dhese këto theksime rrokëzore vendosen zakonisht në mënyrë të rregullt te poezitë merimë. Për këtë qëllim edhe poezia-gjëegjëzë e zgjedhur ka theks të rregullt, dukekonturuar një ritmikë të qartë binare leximi i vargjeve të gjëegjëzës. Për t’u kuptuarmë mirë nga nxënësi dhe si mjet për të arritur më shpejt qëllimin e mësimit, duhettë shoqërohet me lëvizjen e dorës: poshtë për rrokjet e theksuar dhe lart për ato tëpatheksuara.Për ta zhvilluar më tej ilustrimin e këtij procesi, mësuesi mund të përzgjedhëedhe shembuj të tjerë, siç është shembulli i mëposhtëm.O moj nënë sa të duaqë më fale jetën muapërqafime më ke dhënërrofsh sa malet t’i moj nënë!Është e rëndësishme të përzgjidhen tekste me ndjenjë të spikatur edukative dheestetike.Në përfundim, duhet që të gjithë nxënësit të mësojnë dhe ta kuptojnë mirë përkufizimine masës ritmike 2/4 apo të ritmit binar.Gjithashtu, duhet që mësuesi t’u shpjegojë nxënësve se jo gjithmonë brenda masësritmike 2/4 apo ritmit binar ka edhe një lëvizje të butë lart (si në fund të shembullittë tekstit, ku rrokjet -llak dhe –rak nënkuptojnë një notë muzikore, e cila përfshinlëvizjen e fortë, por edhe lëvizjen e butë që pason. Kështu, në këto momente nxënësi21

duhet të realizojë me lëvizjen e dorës edhe lëvizjen që mungon brenda një ritmi uniformtë nisur që më parë.Shembujt me lisharësen apo veprime të tjera të ngjashme janë shembuj që do tëndihmojnë në të kuptuarit e mirë të ritmit binar që vendoset nga programi.Më pas, mësuesi duhet t’u mësojë fëmijëve këngën e “Gjëzës”, e cila, realisht,është vetëm një shkallë muzikore që do të ndihmonte në:- intonimin e mirë të katër notave të para të shkallës;- realizimin dhe ndjeshmërinë e theksit të lëvizjes së parë;- lidhjen e lëvizjes së dorës me të kënduarit, si një nivel më i zhvilluar i lidhjessë mëparshme të tekstit me lëvizjen e dorës, e cila i jep nxënësit një refleks dhekoncept të qartë mbi lëvizjen e theksuar dhe atë të patheksuar.Në pjesën e fundit të mësimit mësuesi, nëpërmjet tabelave të ilustruara, mund t’ushpjegojë nxënësve nocionet e notave dhe të përbërësve të tyre, kokën e notës, bishtine notës dhe vendosjet e tyre në pentagram, si dhe kërrabat që nënkuptojnë elementetbazëtë shkrimit muzikor. Nëpërmjet pyetjeve rreth njohurive të shpjeguara, mësuesiduhet të sigurojë një aktivizim masiv të gjithë nxënësve.VlerësimiVlerësimi i nxënësve duhet të bëhet nëpërmjet aktivizimit të tyre dhe reagimit tëdrejtë në detyrat e klasës. Për shembull: në nënvizimin e rrokjeve të theksuara tëpoezive, që mund të jepen në klasë apo në memorizimin e përkufizimit të ritmit 2/4,si edhe nga të kënduarit bukur të këngëve që janë mësuar deri tani.Shënim:Mësuesi duhet të sqarojë kërkesat e realizimit të detyrës së shtëpisë nga nxënësi, nëfletoren e punës.22

Linja: Shprehje dhe krijim muzikorMësimi 8. Shprehje dhe krijim muzikorNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të interpretojë bukur, me ndjenjë dhe me imagjinatë këngën “Bilbili dhegjinkalla”;• të përcaktojë karakterin e disa poezive të parashtruara nga teksti i muzikësapo nga mësuesi dhe të bëjë komentimin e tyre;• të shprehë emocione nëpërmjet arteve të tjera, si valëzimit, pikturës, poezisëetj.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela didaktike etj.Informacion për mësuesinQëllimi i këtij mësimi do të qëndrojë në evidentimin, nxitjen dhe zhvillimin endjeshmërisë së nxënësve. Kjo ndjeshmëri, sigurisht që është e ndryshme te nxënëstë ndryshëm dhe më mirë se llojet e ndryshme të artit, asgjë nuk mund ta realizojëkëtë. Në pikëpamjen psikologjike, mësuesi duhet të ketë parasysh dhe të vërë nëdukje ndjeshmërinë e nxënësit ndaj këtyre llojeve të artit, duke kërkuar të stimulojëpikërisht atë lloj arti që është më afër natyrës së secilit nxënës.Organizimi i mësimitSë pari, siç është parashtruar edhe në tekstin mësimor, mësuesi mund të kërkojënjë koment të zgjeruar mbi tekstin e këngës “Bilbili dhe gjinkalla”, por, gjithashtu,mund të komentojë nëpërmjet tabelave didaktike edhe dy foto apo piktura, dy materialemuzikore apo dy tregime të shkurtra, brendia e të cilave të jetë e njohur përnxënësin. Në tërësi, mësuesi duhet të kërkojë sqarimin e karaktereve të lirikës, nganjëra anë dhe të epikës, nga ana tjetër, duke kërkuar të përcaktojë gjithashtu edhekarakteristika më të holla të këtyre dy blloqeve të mëdha, si për shembull: lirika egëzueshme, përshkruese, vajtuese apo epika historike, tregimtare, tragjike, dramatikeetj.Në tekst, poezia e Filip Shirokës duhet filluar të komentohet, së pari, nëpërmjetsqarimit të figurës së autorit:Filip Shiroka lindi në Shkodër. Një nga mësuesit e tij ishte poeti Leonardode Martino, ndikimi i të cilit ndihet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuarishte All’Albania all’armi, all’armi! (Në Shqipëri, në armë, në armë!), një poezi me theksluftarak kombëtar, që i kushtohet mbrojtjes së Ulqinit. Ashtu si miku i tij nga i njëjtiqytet, Pashko Vasa, ai studioi në Itali. Si shumë intelektualë shqiptarë të shekullitXIX, Filip Shiroka e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Shqipërisë.Më 1880-n, pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u vendosnë Egjipt dhe Liban, ku punoi si inxhinier. Aty u lidh me lëvizjen e emigrantëveshqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-23

1903, u botuan në gazetat shqiptare të kohës, kryesisht tek “Albania”, e drejtuarnga Faik Konica. Ato u përmblodhën më vonë nga historiani i njohur Dom NdocNikaj dhe u botuan në vëllimin me titullin “Zani i zemrës” (nga e cila është shkëputurdhe kjo poezi). Shiroka është autor i së paku 60 poemave, i tre tregimeve të shkurta, iartikujve dhe i disa përkthimeve, veçanërisht veprave për liturgjinë katolike.Tema në veprën e poetit Filip Shiroka ishte ajo e atdhedashurisë, e krenarisëkombëtare për të kaluarën dhe shpirti liridashës i shqiptarëve. Shiroka meditonmbi fatin e tij dhe atë të atdheut. Melankolia dhe humori i hollë i përshtaten tepërShirokës, i cili me vjershat e këtij lloji sjell një notë individuale në poezinë tonë tëRilindjes.Filip Shiroka vdiq në Bejrut të Libanit, në vitin 1935, me mall e dashuri përatdheun, me dëshirën që të varroset në Varrezat e Rrmajit, ku kishte varrin e babës etë nënës së dashur.Filip Shiroka ishte poet me ndjenja të holla, një krijues lirik i lindur e krejti natyrshëm, një mjeshtër i gjuhës, i shprehjeve të ëmbla dhe të pastra si kristali.Për të gjitha këto, ai zë një vend të nderuar në historinë e letërsisë shqipe. Eshtrat eFilip Shirokës u sollën nga Libani në Atdhe dhe u rivarrosën në qytetin e Shkodrës,rreth një çerek shekulli pas vdekjes së poetit, në një ceremoni ku morën pjesë mijëraqytetarë shkodranë, admirues të poetit.Lënia e lirë e shprehjes së mendimeve është një element që nxit sinqeritetin enxënësve dhe i afron ata me drejtime të ndryshme të artit.VlerësimiVlerësimi duhet të bëhet nëpërmjet komenteve dhe saktësisë së shpjegimeve tënxënësve, për ndjesitë e tyre në lidhje me artet e ndryshme. Vlerësimit nuk duhett’i shpëtojë shprehja e ndjeshmërisë dhe e sinqeritetit të nxënësve ndaj objekteve tëndryshme artistike apo edhe ndaj këndimit me ndjenjë dhe emocion të këngëve.Shënim:Në fund të orës së mësimit, mësuesi duhet të sqarojë detyrat e shtëpisë që janëshënuar në tekst apo edhe detyra shtesë që sugjerohen nga nivele të ndryshme nxënësishe që do të realizohen në fletoren e punës.24

Linja: Mësimi i këngësMësimet 9-10 “Erdhi Viti i Ri”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• ta këndojë bukur këngën “Erdhi Viti i Ri”;• të organizojë pritjen e kësaj feste me entuziazëm dhe me larmi aktiviteteshartistike;• të përdorë instrumente të ndryshme perkusioni gjatë këndimit të këngëve;• të tregojë mbi jetën e kompozitorit Kristo Kono.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, postera për Vitin e Ri,letra me ngjyra, ngjitëse etj.Informacion për mësuesinNga pikëpamja psikologjike, momentet e festave duhet të jenë momente aktiveedhe për mësuesit e muzikës. Ato duhet të festohen bukur e me aktivitete të larmishme.Pikësëpari, si një mundësi e evidencimit dhe e stimulimit të talenteve më tëspikatura të klasës. Së dyti, duhet paramenduar që të gjithë nxënësit të gjejnë vetenbrenda organizimit të festës. Kështu, mësuesit duhet të kenë parasysh gjetjen e rolitpër secilin nxënës, duke ia bërë të qartë secilit rëndësinë e rolit të tyre.Këngët e repertorit të librit, si dhe këngët e mësuara deri tani, mund të jenë faremirë pjesë e repertorit të programit artistik që duhet përgatitur. Do të ishte e udhësqë çdo këngë të ilustrohej me lëvizje koreografike dhe gardërobë, apo me maska tëpërshtatshme, për ta bërë më tërheqëse festën dhe për të përfituar nga cilësitë e atyrenxënësve, që nuk kanë aftësi të spikatura muzikore.Organizimi i mësimitSë pari, rekomandohet që nxënësit ta dëgjojnë këngën nga Cd-ja e librit dhe t’ushpjegohet atyre ideja e përgjithshme e organizimit të festës që po afron. Në këtëkuadër, mund t’u flitet dy fjalë edhe për autorët e këngës. Kështu, mësuesi duhettë synojë t’i mbushë ata me emocione pozitive, të cilat do të ndihmojnë edhe gjithëprocesin e mësimit të këngës.Si në çdo proces të rregullt mësimor, së pari, nxënësve duhet t’u mësohet teksti.Fillimi i mësimit të këngës, pa e komentuar dhe mësuar më parë tekstin, do të ishtenjë proces i nxituar që nuk do të jepte rezultat.Së dyti, nxënësit duhet të mësojnë melodinë (fillimisht, pjesë-pjesë, me fraza tëshkurtra, aq sa janë vargjet e tekstit, e më pas edhe të bashkuara).Kjo këngë duhet të mësohet e të këndohet në grup, por më pas ajo duhet tëdemonstrohet si këngë solistike, duke evidentuar edhe cilësitë zanore apo përqendrimine nxënësve të ndryshëm.Më pas, mësuesi duhet t’u kërkojë nxënësve të hartojnë listën e këngëve për rep-25

ertorin e festës dhe njëkohësisht, të ideojnë, të projektojnë dhe të fillojnë përgatitjetpër dekorin e kësaj feste. Kështu, dikush do të merret me prerjen dhe sistemimine shiritave të letrës, dikush me ndonjë pikturë etj. Do të ishte e udhës që mësuesi imuzikës, ai i vizatimit dhe mësuesi i letërsisë të rakordonin mundësitë e tyre të përbashkëta,në orientime të njëjta dhe të organizuara të përgatitjes së festës.VlerësimiVlerësimi do të bëhet sa në këndimin e saktë dhe të bukur të këngëve, aq edhe nëidetë novatore dhe interesante në përgatitjen e festës.Shënim:Duke menduar që përgatitjet për festën do të kërkojnë kohë, mësuesi duhet t’ujapë si detyrë nxënësve përfundimin e punës për secilin prej tyre.26

Linja: Të luajmë në instrumenteMësimi 11: “Të ndërtojmë instrumente me goditje”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të ndërtojë me mjete sa më të thjeshta disa instrumente perkusioni;• të përdorë instrumentet e perkusionit në këngët e mësuara me shije dheharmoni;• të mësojë notën e parë të muzikës, notën DO.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, mjete të ndryshme druri,plastike e metalike për përgatitjen e instrumenteve, tabela ilustruese etj.Informacion për mësuesinNdërtimi i instrumenteve të thjeshta realizon një sërë qëllimesh:1- Njohjen e instrumenteve të perkusionit apo, siç quhen, instrumentet me goditje.2- Përdorimin e tyre në theksimin e ritmit të këngëve e, njëkohësisht, krijimin endjesive mbi ritmin dhe llojet e tij (binar, ternar etj.).3- Trajtimin me dashuri të tyre, pasi do të jenë instrumente që ndërtohen ngavetë nxënësit.4- Zhvillimin e fantazisë gjatë përgatitjes së instrumenteve të thjeshta muzikoreme goditje.5- Vazhdimin e asaj rruge të gjatë dhe tepër të vlefshme të përgatitjes së instrumenteveme goditje nga populli, si dhe mbajtja gjallë e kësaj tradite.Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë me prezantimin nga mësuesi i instrumenteve të ndryshmeme goditje, duke paramenduar edhe instrumente të tjera që janë karakteristike tëzonës apo ato, për të cilat mundësia e përgatitjes është më e madhe.Së dyti, duhen formuar grupet, të cilat do të merren me përgatitjen apo me ndërtimine tyre.Së treti, këshillimi, komentimi si dhe lavdërimet e rastit, në lidhje me instrumentetqë janë përgatitur.Së treti, duhet të përzgjidhen dhe të këndohen këngët që janë mësuar deri tani,duke i shoqëruar ato me instrumente me goditje. Për këtë është e udhës që mësuesit’u përcaktojë skemën ritmike për çdo instrument nxënësve që do të marrin rolin einstrumentistit, gjatë të kënduarit të këngës. Kjo skemë ritmike duhet të jetë e përshtatshme,sipas llojit të instrumentit dhe tingëllimës së tij, në përshtatje të harmonishmeme karakterin e këngës.Së fundi, mësuesi duhet të flasë mbi instrumentet popullore në muzikën tonë,duke evidentuar shumëllojshmërinë e tyre.Me këtë rast, mësuesit mund të shfletojnë librin e etnomuzikologut, studi-27

uesit dhe kompozitorit tonë Ramadan Sokoli “Organografia”.Së katërti, është e udhës t’u shpjegohet nxënësve mbi kordat vokale dhe gjithëaparatin zanor, mbi funksionimin e tyre, mbi kujdesin për zërin etj.Zëri njerëzor qëndron në tingullin e prodhuar nga një njeri, duke përdorur kordatvokale, për të folur, për të kënduar, për të qeshur, për të qarë, për të bërtitur etj.Mekanizmi për prodhimin e këtij tingulli ndahet në tri pjesë: mushkëria, kordat vokalenë laring dhe artikulatorët. Mushkëria (“pompa”) duhet të prodhojë rryma ajri dhepresion ajror, për të vibruar kordat vokale (ky presion ajror është karburanti i zërit).Kordat vokale, të kombinuara me artikulatorët, janë të afta të prodhojnë vargje tëgjata dhe të shumëllojshme zanore. Toni i zërit mund të kontrollohet në mënyrë që tëshprehë emocione, si zemërim, habi apo lumturi. Këngëtarët e përdorin zërin si njëinstrument për të krijuar muzikë.Llojet e zërave dhe kordat vokaleMeshkujt dhe femrat kanë përmasa të ndryshme, për sa u përket kordave zanore,gjë që është një reflektim i diferencave mashkull-femër në përmasat e laringut.Zakonisht, meshkujt kanë korda vokale më të mëdha. Kordat vokale të meshkujvejanë midis 17 mm dhe 25 mm në gjatësi, ndërsa të femrave janë midis 12.5 mm dhe17.5 mm.Siç shihet edhe në ilustrim, kordat gjenden sipër trakesë. Ushqimet dhe pijet nukkalojnë përmes kordave, por kalojnë përmes ezofagut, një gyp i palidhur. Të dy gypatndahen nga epiglota, një pjesë që mbulon hapjen e trakesë, ndërkohë që gëlltisim.Diferenca në madhësinë e kordave vokale midis meshkujve dhe femrave sjellpjerrtësi të ndryshme të zërit. Edhe gjenetika shkakton variacione brenda të njëjtitseks, duke qenë se zërat e burrave dhe të grave që këndojnë kategorizohen në grupetë ndryshme. Për shembull: midis burrave ka bas, bariton, tenor dhe kundërtenor.Ndërsa midis grave ka contralto, mezosoprano dhe soprano.28

Fiziologjia dhe timbriTingulli i zërit të çdo individi është tërësisht unik, jo vetëm falë formës dhemadhësisë së kordave vokale të çdo individi, por edhe falë madhësisë së pjesëve tëtjera të trupit të atij personi, veçanërisht trakteve vokale dhe mënyrës se si artikulohetzëri. Njerëzit kanë korda vokale që mund të lirohen, shtrëngohen ose ta ndryshojnëtrashësinë. Forma e kraharorit dhe e qafës, pozicioni i gjuhës dhe ngushtësia emuskujve të tjerë mund të alternohet. Secila nga këto ndodhi sjell ndryshime nëpjerrtësi, volum, timbër ose të tonit.Fëmijët kanë korda ende të paformuara dhe mjaft më të vogla në përmasa. Përtë ruajtur rritjen organike dhe pa sforcime të tyre është e këshillueshme përdorimii tyre me kriter. Te meshkujt në moshën 14-15 vjeç dhe te vajzat shumë më herëtkordat arrijnë pjekurinë e tyre të plotë. Në këto mosha te meshkujt “ndryshimi izërit” ndodh menjëherë, shpesh edhe brenda një nate, duke u trashur në mënyrë tëndjeshme. Specialistët e koreve këshillojnë që deri në moshën e pjekurisë këngëtarëtduhet të këndojnë me zë të ulët koke apo falset, edhe për krijimin e intonacionit tëmirë muzikor.Në fund të orës së mësimit, në formën e kuriozitetit duhet t’u shpjegohet nxënësvepozicioni i notës DO në pentagram, si dhe pozicioni i saj në tastierën e pianos.Pyetjet mbi të gjitha këto momente duhet të jenë të shumta, si një element inatyrshëm për organizimin e gjithë nxënësve në mësim.VlerësimiVlerësimi do të bëhet për të gjitha momentet:1- krijimi i instrumenteve me goditje;2- përdorimi i tyre gjatë këndimit të këngës;3- zërat më të bukur gjatë këndimit;4- vëmendja gjatë orës së mësimit.Shënim: Në fund të orës së mësimit mësuesi duhet të sqarojë detyrat që nxënësit dotë realizojnë në shtëpi në fletoren e punës apo me mjete të ndryshme.29

Linja: Dëgjim muzikorMësimi 12: Dëgjim muzikorVepra muzikore nga Bethoven, Shubert dhe Aleksandër PeçiNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dëgjojë dhe komentojë veprat muzikore të vendosura në program;• përmes komenteve individuale, të zhvillojë imagjinatën dhe, kësisoj, tëzhvillojë ndjesitë ndaj së bukurës dhe arteve, në përgjithësi;• që gjatë dëgjimit të veprave të caktuara të bëjë dallimin e tingujve, të timbrevedhe të linjave të ndryshme melodike;• që të afrohet me muzikës klasike, duke e konsideruar atë si një pasuri tëzhvillimit intelektual të njerëzimit dhe si pjesë e pasurisë kulturore botërore.•Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike të ndryshme etj.Informacion për mësuesinTë dhëna mbi Ludvig van BethovenBethoveni i nisi hapat e para të muzikës nën kujdesin edukativ të babait të tij, icili ishte i varur nga alkooli. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuaraq sa për të interpretuar në moshën shtatëvjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte njëmuzikant, mundohej që Bethovenin ta bënte një gjeni, sikurse Mozarti në moshën etij fëminore.Në vitin 1779 Bethoveni u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atijkompozimin. Bethoveni mësoi shpejt të punojë me Neefe-në, si asistent organist, nëfillim pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.Në vitin 1787 Bethoveni udhëtoi në Vjenë, duke shpresuar se mund të studiojëme Moxartin. Por, pas dy jave në Vjenë, ai merr vesh se nëna e tij ishte sëmurë,kështu që detyrohet të kthehet në Bon. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dyvëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon pesë vitet e ardhshme në Bon.Më vonë, në vitin 1792, ai u kthye përsëri në Vjenë. Bethoveni nuk iu përkushtuamenjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtrohej në piano. Duke punuarnën drejtimin e Jozef Hajdenit, ai arriti aq shumë, saqë vendosi të ndjekë edhe orëmësimi të violinës.Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, në vitin 1792Bethoveni shkoi përsëri në Vjenë. Ai nuk e paraqiti menjëherë veten si kompozitor,por iu përkushtua studimit dhe pianos. Po ashtu, mori leksione në violinë, nënmbikëqyrjen e Joseph Haydn. Bethoveni mori reputacionin si profesionist, dukeluajtur në sallat e fisnikërisë, ku shpesh luante veprat e Bahut.Paraqitjen e tij të parë para publikut të Vjenës Bethoveni e kishte në vitin 1795, mekoncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrierës së tij, më së shumti ai merrej30

me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 sonatave për piano daton para vitit 1802, kumë e njohura është “Pathétique”. Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershmetë Bethovenit ishin shumë të ngjashme me ato të Hajdenit dhe Moxartit. Rreth vitit1801, Bethoveni filloi ta humbasë dëgjimin. Tregojnë se gjatë premierës së Simfonisësë Nëntë i është dashur të kthehej nga publiku, që të shikonte duartrokitjen e tyre.Duke mos dëgjuar asgjë, nga fundi i vitit 1802 ra në depresion dhe tentoi të bëntevetëvrasje. Bethoveni e la Vjenën, për një qytet të vogël austriak, Hailkengstandin,ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte, edhe pse gati nukdëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që vetë ta luante veprën e tij në piano,“Concerto nr 5 ‘emperor”, ai asnjëherë nuk luajti më para publikut.Të dhëna mbi Franc ShubertinFranz Peter Shubert ishte kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntësimfoni, duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar”, muzikë liturgjike,opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë për piano solo.Shuberti ka lindur në Himelfordgund (tani një pjesë e Alsergrund), Vjenë, në vitin1797. Babai i tij, Theodore Franz Schubert, bir i një fshatari moravian, ishte pedagog ifamullisë. Në moshën pesëvjeçare, Schuberti filloi të marrë mësim të rregullt nga babaii tij dhe një vit më vonë u regjistrua në shkollën e babait të tij në Himelpfordgund.Babai i tij vazhdoi t’i mësonte atij bazat e violinës, ndërsa Ignaz, vëllai i tij, i dhamësimet e pianos. Gjithashtu, Shubert ka luajtur në violë, me vëllezërit Ferdinanddhe Ignaz në violinë, ndërsa babai i tij në violonçel. Schubert shkroi shumë vepra përkuartet harqesh. Ai i tërhoqi vëmendjen Antonio Salieri-t, atëherë autoriteti kryesori Vjenës muzikore. Në tetor të 1808-s, Schubert u ishte nxënës në seminarin Imperial,nëpërmjet një burse si korist. Atje u njoh me muzikën e Moxartit. Ekspozimin e tijnë këto pjesë dhe në kompozime të ndryshme të lehta, kombinuar me vizitat e tij tërastit në opera, vendosën themelet e njohurisë së tij muzikore.Gjatë jetës së tij, Shuberti la shumë vepra të bukura dhe të vlefshme, por, mbitë gjitha, janë ciklet vokale për zë dhe piano, simfonitë dhe muzika e dhomës. Aicilësohet si autori i parë romantik, fill pas Beethoven-it, i cili i përkiste epokës klasike.Të dhëna mbi kompozitorin shqiptar Aleksandër PeçiAleksandër Peçi, aktualisht, është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë.Ai lindi në Përmet, në vitin 1951, dhe që fëmijë u lidh me muzikën. Studimet e larta ikreu në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), në klasën e kompozitoritÇesk Zadeja. Pas studimeve punoi disa vjet në Përmet, si përgjegjës i muzikës, përt’u transferuar më pas në Tiranë, si Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Këngëvedhe Valleve Popullore. Në vitin 1989, për krijimtarinë e tij të pasur instrumentale,simfonike, vokale dhe për ndihmesën e tij në muzikën e filmit, i akordohet titulli“Artist i merituar”Aleksandër Peçi është gjithashtu edhe autor i mjaft këngëve të lehta, disa prej tëcilave fituese në festivalet e Këngës në RTSh.Në ditët e sotme, Aleksandër Peçi punon si pedagog i kompozicionit nëAkademinë e Arteve, duke mbetur një ndër kompozitorët më aktivë shqiptarë dheperkusor i hapësirave të reja në muzikën tonë.31

Organizimi i mësimitSë pari, duhet t’u sqarohet nxënësve mbi veprat që do të dëgjojnë dhe mbi karakteristikate autorëve të tyre.Së dyti, duhet të dëgjohen veprat në klasë.Së treti, duhet të bëhet një koment nga mësuesi, duke kërkuar alternimin me komenteedhe nga nxënësit mbi imazhet, fantazinë dhe emocionet që ofrojnë veprat edëgjuara.Së katërti, mundohuni të bëni dallimin midis tyre, në pikëpamje të karakterit,përbërjes instrumentale, ritmit, melodisë etj.VlerësimiNxënësit duhet të vlerësohen përmes pyetjeve, interesit, emocioneve që shfaqin,fantazisë që u provokon muzika dhe aktivizimit në klasë.32

Linja “Këndim”Mësimet 13-14 Kënga “Për mëmëdhenë”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të njohë dhe të komentojë rrethanat historike të Rilindjes sonë Kombëtare,në të cilat u krijua kjo këngë;• të mësojë të këndojë bukur e me intonacion të saktë këngën “Për mëmëdheun”;• të njohë dhe të respektojë shenjat e frymëmarrjes, të vendosura në tekst.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike nga ngjarjet e kohës etj.Informacion për mësuesinEpoka e Rilindjes sonë KombëtareShekulli XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si edhe për popujt e tjerë tëBallkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendevetë Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëritjetrindhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha ePerandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura. Këto lëvizje u zhvilluannë kushtet e rënies së Perandorisë Osmane, të shthurjes së marrëdhënieve të vjetrafeudale dhe të lindjes së ekonomisë së tregut, të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjeskombëtare të popujve të këtij gadishulli dhe të zgjerimit të ndërhyrjeve të Fuqive tëMëdha në këtë Perandori.Megjithëse, për një varg rrethanash të brendshme e të jashtme, Shqipëria ishtevendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpallipavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin eshekullit XVIII dhe në fillimin e shekullit XIX, nga pikëpamja ekonomiko-shoqëroree politike nisi të zhvillohej në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë.Proceset e reja që u shfaqën në jetën politike e kulturore të Shqipërisë nëdhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX shënuan fillimin e epokës së RilindjesKombëtare Shqiptare, e cila zë një periudhë të tërë historike, shtrihet nga vitet30-40 të atij shekulli dhe deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n.Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtjetë re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajosynonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, ta çlironte vendinnga sundimtarët e huaj osmanë, t’i bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëme të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politike kulturor të Shqipërisë. Pra, Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë tëzhvillimit të kombit shqiptar. Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve,të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduar veçanërishtnë shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike33

të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt. Pra, epoka e Rilindjes sollipërparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e, në radhë të parë, në lëvrimin egjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombitshqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje.Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet dhe nënvariantet eshumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushësmateriale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, tëndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkëte gjithë popullit.Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjeskombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinënë të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, qëkishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dheqë dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri, si rrjedhim iqëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’u mbrojtur nga pushtuesit e huaj e,sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokëne Rilindjes.Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin dhe drejtimin e lëvizjesçlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet ebesëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarakenë shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare,që e drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit(1878-1881) dhe Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900), gjatë shekullit XIX, si dhekomitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave dhei shoqërive kulturore në shumë qytete të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Gjirokastër,Vlorë Elbasan etj., diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevatshqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj.Organizimi i mësimitSë pari, duhet t’u flitet nxënësve mbi rëndësinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare,duke i lidhur këto me rolin e autorit të këngës, Mihal Gramenos.Së dyti, duhet t’u recitohet atyre teksti i këngës dhe të komentohet ai.Së treti, duhet të fillohet mësimi i tekstit dhe i melodisë në ritmin e duhur, duke indarë apo vënë në pah frazat melodike, të cilat duhet të këndohen me një frymëmarrje.Së katërti, nxënësit më të vëmendshëm duhet të vihen ta këndojnë solo këngën,duke respektuar frymëmarrjet e shënuara në tekst. Në përfundim të mësimit, mësuesiduhet t’u flasë nxënësve mbi rëndësinë e frymëmarrjes dhe rregullat e saj gjatëtë kënduarit. Gjithashtu, duhet të përsëriten në klasë edhe këngë të tjera të repertorittë mësuar.VlerësimiBëhet për nxënësit që e këndojnë më bukur dhe më saktë melodinë e këngës dhe qëarrijnë ta komentojnë në nivel artistik tekstin e këngës.34

Linja Bazat e arsimit muzikorMësimi 15. Masa 3/4Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë ritmin ¾ nga ritmi 2/4, pra ritmin binar nga ai ternar;• të dallojë theksin e fortë në lëvizjen e parë dhe dy theksat e buta në lëvizjene dytë dhe të tretë;• të mësojë shenjat dhe vendndodhjen e notave RE dhe MI.Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, kasetofon, tabela ilustruese të masës ¾ ritmikeetj.Informacion për mësuesin:Ritmi ¾ ose ritmi ternar, ose ritmi i valsit është një nga dy ritmet bazë në muzikë.Krijimi i koncepteve të qarta te nxënësit i këtyre ritmeve është një nga kërkesat kryesoretë programit të lëndës, pasi kjo mund të konsiderohet pikënisja e rrokjes së gjithëritmikës së muzikës në tërësi (bashkimet rimike bazë binar dhe ternar krijojnë tëgjitha organizimet e mëtejshme. P.sh ritmi 4/4 është bashkimi i dy ritmeve 2/4; ritmipopullor 7/8 është bashkimi i dy ritmeve binare me një ternar e kështu me radhë).Për këtë arsye mësuesit duhet të përqendrojnë vëmendjen në të kuptuarit e saktë nganxënësit të këtij mësimi. Rrokja e konceptit mund të jetë shumë e thjeshtë përmesritmikës së gjëzës së zgjedhur. Kjo metodë didaktike gjendet në shumë tekste të këtijlloji. Në këtë proces është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet nxënësve rëndësia ekryerjes së lëvizjeve të dorës sipas skemës:Organizimi i mësimitFillimisht mësuesi duhet të lexojë tekstin e gjëzës duke e filluar mësimin në formëne lojës. Sigurisht nxënësit nuk do ta kenë të vështirëm të gjejnë se në këtë gjëegjëzëbëhet fjalë për ashensorin. Më pas ai duhet t’u kërkojë nxënësve që njëkohësish dhenë lëvizje të ndara ritmike të lexojnë tekstin e gjëegjëzës, duke lëvizur dorën sipasskemës së mësipërme. Është e rëndësishme që nxënësit të ndiejnë goditjen e fortë të35

lëvizjes së parë dhe patheksueshmërinë e dy lëvizjeve të tjera. Në përfundim të këtijprocesi mësuesi duhet të thotë përkufizimin e ritmit ¾ dhe t’u kërkojë nxënësve që tapërsërisin atë. E gjithë kjo pjesë e mësimit duhet të ilustrohet me grafikën e lëvizjessë dorës, pra skemën ritmike të ritmit ¾.Së dyti mësimi i melodisë së këngës së gjëzës do të konsistonte në lidhjen eshpjegimit teorik me atë praktik muzikor. Kjo këngë shtjellohet rreth një shkalle mevetëm 5 nota: DO, RE, MI, FA, SOL. Kësisoj mësuesi përmes tabelës ilustruese tëshkallëzimit të këtyre notave, si më poshtë:Do të konkretizonte dhe kërkesën për një intonim të mirë të nxënësve gjatëkëndimit të kësaj kënge.Pas kësaj menjëherë duhet të këndohet kënga “Për Mëmëdhenë” e cila ështëzgjedhur për t’u mësuar si një shembull paraprak dhe i vlefshëm për të kuptuarritmin ¾. Mësimi mund të vazhdojë me mësimin e notave RE dhe MI, duke përdorurtabelat ilustruese të shkrimit dhe vendndodhjes së tyre.VlerësimiVlerësimi bëhet për secilin nxënës që aktivizohet në klasë në të kuptuarit e anësteorike, por dhe në reagimin praktik të saj. Gjithashtu duhen vlerësuar nxënësit qëkëndojnë më mirë këngën gjëzë dhe memorizojnë shpejt shënimet: ”Mbani mend”të tekstit.Shënim: Mësuesi duhet të shpjegojë qartë kërkesat për detyrat e shtëpisë, të cilatduhet të shishen në fletoren e punës.36

Linja: Mësimi i KëngësMësimi 16-17. Kënga “Partizani i vogël”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë saktë nga ana ritmike dhe intonative këngën;• të gjejë dhe të perceptojë drejt njohuritë e mësuara mbi ritmin ¾;• të shkruajë dhe të tregojë pozicionin në tastierë të notave FA dhe SOL.Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, kasetofon, CD pleyer etj.Informacion për mësuesinËshtë e rëndësishme që fillimisht nxënësit të njihen me periudhën e luftësNacionalçlirimtare. Kjo do të arrihet nëse mësuesi përmes ndonjë tregimi a ngjarjejetë jetuar, e cila mund të jetë shkëputur nga kjo periudhë e lavdishme e popullit tonëtë perceptojë qartë figurën qendrore artistike që evokon kënga “Partizani i vogël”.Ky qëllim mund të arrihen nëse do të përmenden subjektet e njohura nga filmat tanëapo edhe letërsia artistike mbi këtë periudhë. Një botim i përshtatshëm do të ishtendonjë përmbledhje nga libri: ”Ti je partizane” tregime nga Lufta Nacionalçlirimtarenga shkrimtari Bedri Dedja etj. Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm pikërisht nëtheksimin e sakrificës që koha kërkonte, e cila shkonte deri në vetësakrifikim, si njëndjenjë e largët sot, por heroike dhe konkrete për kohën që kënga evokon.Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë pikërisht me fjalën emocionuese të mësuesit mbi rëndësinëdhe rolin e Luftës Nacionalçlirimtare, për të vazhduar me dëgjimin e këngës sëincizuar në CD nga të gjithë nxënësit.Më pas duhet të recitohen vargjet. Mësimi i melodisë duhet të fillojë ndarazi nësegmente muzikore aq sa dhe vargjet e tekstit, duke u përsëritur nga e gjithë klasa,për t’u lidhur më pas. Duhet kërkuar vazhdimisht që nxënësit të këndojnë me pak zë,apo me atë që quhet zë koke, jo vetëm për të krijuar atmosferën e nevojshme artistike,por edhe për të krijuar një edukatë të mirë të të kënduarit.Më pas mësimi mund të vazhdojë me përsëritjen e këngëve të tjera të repertorit,duke i shoqëruar ato edhe me instrumente me goditje. Alternimi i këtyre këngëve meshpjegimin e shkrimit dhe të vendndodhjes së notave FA dhe SOL do ta bënte orënmë tërheqëse dhe do t’i krijonte nxënësve momente pushimi vokal.VlerësimiVlerësimi do të bëhet për ata nxënës që do ta këndojnë këngën më bukur dhe dotë jenë më të vëmendshëm gjatë shpjegimit.37

Linja: Shprehje dhe krijim muzikorMësimi 18. Të vizatojmë figurat sipas notaveNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të përsërisë notat e mësuara;• të vizatojë bukur estetikisht figurat e librit;• të zhvillojë imagjinatën vizive përmes vizatimit;• të përcaktojë karakteret e figurave të vizatuara.Mjetet mësimore didaktike: Lapsa, ngjyra etj.Informacion për mësuesinMësimi i muzikës është padyshim i lidhur me figuracionin artistik. Ky figuraciongjendet në imazhet që krijon vepra muzikore. Deri në këtë moshë fëmijët krijojnëkryesisht imagjinatë të zhvilluar në drejtimin figurativ. Ata janë ndjekës të rregullttë filmave vizatimorë, librave me ilustrime shpesh të çuditshme etj. Tërheqja drejtimagjinatës muzikore, drejt karaktereve të ndryshme që emocionalisht muzika ngjalldo të ishte një hap përpara në zhvillimin e imagjinatës komplekse të fëmijëve.Organizimi i mësimitMësimi duhet të nisë me sqarimin e detyrës së thjeshtë të ngjyrosjes së figuravetë tekstit, sipas ngjyrave të notave të paracaktuara. Kjo duhet të alternohet edhe mekëndimin e ndonjë kënge nga të gjithë. Më pas mësuesja duhet ta avancojë detyrënduke kërkuar që nxënësit të vizatojnë imazhet e figurës artistike të ndonjë kënge apotë ndonjë momenti emocional të përjetuar ato ditë.VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që kanë ngjyrosur me kujdes dhe estetikisht figuratdhe që kanë respektuar notat e muzikës me ngjyrat e tyre përkatëse, si dhe ngaaktivizimi i tyre në orën e mësimit.Shënim: Pas mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për detyrat që dotë përgatiten në shtëpi.38

Linja: Të mësojmë këngënTema 19-20: Kënga “Kam një mik e kam një shok”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë bukur këngën “Kam një mik kam një shok”;• të provojë disa nga elementet e interpretimit gjestual dhe muzikor të këngës,përmes realizimit të dinamikës muzikore (diku këngë duhet të këndohet mëfort e diku më piano) etj.• të shoqërojë me shije këngën me instrumente perkusioni.Mjetet mësimore didaktike: “Magnetofon, kasetofon, CD player etj.Informacion për mësuesinInterpretimi artistik është jo vetëm dhunti e nxënësve të talentuar, por një procesi cili duhet të provohet, të stërvitet dhe të përmirësohet vazhdimisht.Ka shumë teori mbi interpretimin artistik; ato ndahen në rryma e shkolla të ndryshme,por në rastin e punës me fëmijët teoria më e pranuar është çlirimi i tyre ngakomplekset dhe lënia e lirë për një interpretim sa më të natyrshëm.Interpretimi ndonjëherë trajtohet nga mësuesit si zë i fundit i një procesi fizik,edhe pse të folurit dhe të kënduarit nuk është një proces fizik. Motivi i kësaj ështëndikimi i interpretimit të gjinisë së këngëve të lehta, e cila konceptohet dhe realizohetnë ditët tona si një gjini e ndërthurur me lëvizjen dhe koreografinë. Edhe kur mësuesitu tregojnë nxënësve mbi stilin dhe praktikën muzikore të llojeve të ndryshme tëinterpretimit, shumica e tyre mendojnë ashtu siç kanë parë në televizor këtë apo këtëkëngëtare të preferuar.Sipas disa mësuesve të interpretuarit është një dhunti që lind me nxënësit etalentuar dhe nuk mund të mësohet. Duhet thënë se nxënësit që nuk kanë të zhvilluarimagjinatën artistike dhe kreativitetin natyral të një sensibiliteti estetik kanë shumëpak mundësi ta mësojnë këtë nga dikush tjetër. Por, interpretimi nuk është një defektvokal edhe pse e ndihmon mjaft vokalin.Procesi mbi interpretimin duhet të fillojë me zbërthimin ideor të tekstit të këngës.Përgjatë kësaj analize duhen evidentuar momentet e ndryshme të intonacionit, tëinterpretimit të fjalës, duhet të krijohet kurba emocionale përgjatë recitimit dhe poashtu duhen përcaktuar gjestet më të bukura dhe më domethënëse për të shprehurgjendjen artistike dhe emocionale të tekstit. Nëse për këngëtarin e vogël është e qartëse çfarë do të duhet të transmetonte te dëgjuesit dhe cila do të ishte mënyra më epërshtatshme e këtij transmetimi, atëherë puna mbi interpretimin mund të themi seka filluar.Procesi i interpretimit artistik nuk është një proces i thjeshtë. Përsëritja e këngës(në rastin e këngëtarit) me dhjetëra herë do të përkryente interpretimin deri në atë39

pikë sa ai të shfaqet i natyrshëm, pa asnjë sforcim dhe në lidhje të afërt më karakterine këngës.Organizimi i mësimitFillimisht mësuesit do t’i duhet të komentojë tekstin e këngës, për të vazhduar mëtej me sqarimin e ritmit frazë për frazë. Lidhja e këngës me tekstin duhet të realizohetpërmes përsëritjeve të strofës dhe të refrenit veç e veç, duke pasur kujdes që grupi inxënësve që do të këndojnë zërin e dytë të paracaktohet dhe ta mësojnë linjën e tyreveçmas.Së fundi, mësuesi mund t’i sqarojë nxënësit mbi procesin e interpretimit nëpërgjithësi dhe të këngës “Kam një mik e kam një shok” në veçanti.Pyetjet rreth këngës, kafshëve shtëpiake apo autorit të këngës do të ishin pauza qërekomandohen të bëhen si shplodhje përgjatë të kënduarit në grup.VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që do të këndojnë dhe do të interpretojnë mëmirë këngën.Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për realizimine detyrave të shtëpisë në fletoren e punës.40

Linja: Bazat e arsimit muzikorMësimi 21: Masa 4/4Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të përcaktojë ritmin 4/4, duke dalluar theksin e fortë në fillim të katër• lëvizjeve dhe theksin gjysmë të fortë në lëvizjen e tretë.• të shkruajë në pentagram dhe të tregojë në tastierë notat LA dhe SI.Informacion për mësuesinRitmet 2/4 dhe ¾ quhet ritme të thjeshta. Ato janë celulat bazë me të cilat përbëhetmë pas e gjithë ritmika muzikore.Koha 4/4 është një ritëm i përbërë. Ritme të përbëra quhen të gjitha ato ritme tëcilat përbëhen nga dy celula binare apo ternare: p.sh. 2 + 2 = 4/4; 3 + 3 = 6/8; ose 3 + 3+ 3 = 9/8 etj. Meqenëse janë të përbëra nga dy celula ritmike bazë 2 + 2, ose 3 + 3 etj.Këto ritme kanë një theks kryesor dhe një apo dy theksa sekondare apo gjysmë tëfortë, pikërisht në lëvizjen e parë të celulës së dytë. Pra, ekzistenca e theksit gjysmë tëfortë është karakteristikë për ritmet e përbëra.Më tej ritmet të cilat përbëhen nga disa celula binare dhe ternare quhen ritme tëpërziera.Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë në formën e lojës me gjëegjëzat e tekstit. Më pas mësuesiduhet t’u kërkojë nxënësve përveç komentit për gjëzat edhe t’i lexojnë ato në grupduke mbajtur ritmin e me dorën e djathtë sipas skemës ritmike 4/4. Përgjatë këtijprocesi mësuesi duhet t’u evidentojë fëmijëve theksin e fortë, atë gjysmë të fortë dhetheksat e butë. Këto theksa do të përkojnë edhe me theksat logjikë të fjalëve të gjëzave(ky fakt është relativ, pasi nëpër tekste ka edhe vende kur theksi logjik i fjalës nukpërkon me theksin ritmik. Kjo shpjegohet me faktin se në një ligjëratë, fjalët kanëtheksa të paorganizuar në ritëm. Është pikërisht ritmi i muzikës që ka pulsacion dhekësisoj theksime të rregullta. Kështu shtjellimi i lirë ritmik i fjalëve në fjali duket sikurfrenohet nga ngurtësia e ritmikës muzikore e kështu theksat logjikë të fjalëve ndonjëherëtolerohen nga rregullat strikte të ritmikës muzikore.)Në përfundim të këtij procesi nxënësit duhet të përsërisin dhe të mësojnë përmendëshpërkufizimin mbi masën me ritmin 4/4.Kënga “Kam një mik e kam një shok”, me gjithë vështirësitë që paraqet është njëshembull që ilustron masën ritmike 4/4. Kësisoj ajo duhet kënduar nga të gjithë nëkor, duke mbajtur ritmin me dorën e djathtë sipas skemës.Mësimi i notave LA dhe SI do të krijonte në organizimin e mësimit një hapësirëpushimi vokal dhe kontrastin e duhur për të tërhequr vëmendjen e duhur te nxënësit.Kjo pjesë e mësimit duhet të shoqërohet me tabela ilustruese apo edhe me41

ndonjë tastierë nëse ka mundësi.Pika e tretë e mësimit do të përmbajë komentet mbi vargjet e poetit Dritëro Agollidhe kërkesa që nxënësit të përpiqen të bashkojnë karakterin e tyre me atë të një vepreartistike nga sfera e arteve pamore, muzikore, koreografike apo letrare. Ky procesjo vetëm i thërret nxënësit për ndjeshmëri, por i bën ata të kuptojnë se arti është njësistem i tërë që bën pjesë në kulturën e domosdoshme të gjithsecilit. Vetëm kështu aitë mbush shpirtin dhe të pasuron mendjen.Ushtrimi i mëposhtëm është një përmbledhje e të gjitha notave të muzikës qëbëhet në formën e lojës e që duhet të kryhet në klasë nga të gjithë nxënësit.VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhereagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhettë plotësojnë në fletoren e punës.42

Linja: Mësimi i këngësMësimi 22 - 23: Kënga “Katra mbeti pa shtëpi”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën “Katra mbetipa shtëpi”• të përsërisë masat ritmike 2/4; 3/4; 4/4.• të përsërisë përdorimin e instrumenteve me goditje në masa të ndryshmeritmike, duke mësuar skema të ndryshme ritmike për instrumente të ndryshme.Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon, CD player, instrumente perkusioni,tabela ilustruese etj.Informacion për mësuesinTë gjitha kombet e mëdha e të vogla kanë karakteristikat e tyre muzikore. Populliynë fatmirësisht trashëgon një kulturë të pasur artistike dhe muzikore. Në asnjë vendtjetër, sado të madh, nuk gjendet ai diversitet stilistik për sa i përket këngëve folklorike,përdorimit të shkallëve, mënyrave të ekzekutimit etj., sa në Shqipëri. Brenda venditpërdoren si këngët polifonike ashtu edhe ato homofonike, instrumentet janë nga mëtë vjetrat në Ballkan, si: lahuta apo fyejt deri te më të rinjtë, si klarineta e fizarmonika,ritmika shkon nga ritmet e thjeshta deri tek ato mjaft të ndërlikuarat, si p.sh. 11/8 apo12/8 me skema ritmike që bazohen mbi vendosjet e çrregullta të celulave binare dheternare.Pikërisht rritja e vetëdijes për këtë pasuri është përveçse kulturë edhe detyrëpatriotike.Organizimi i mësimitSë pari duhet bërë një koment mbi përmbajtjen e tekstit dhe theksimin e karakteritedukativ të tij. Më pas duhet të dëgjohet kënga nga incizimi në CD e librit. Më tejmund të fillohet mësimi i segmenteve të ndryshme të këngës në fraza të veçanta sipasvargjeve të tekstit. Kujdes duhet pasur në realizimin e saktë të ritmikës së vështirë tëkëngës. Mësimi i këngës duhet të realizohet me ndihmën e tabelave shpjeguese apome shënimet në dërrasë mbi lartësitë e notave të ndryshme të saj për të përftuar njëintonacion sa më të mirë nga të gjithë nxënësit. Për të realizuar pushimin vokal tëdomosdoshëm të nxënësve do të duhet që brenda këtij procesi të bëhen dhe pyetje qëlidhen me komentet e tekstit dhe anën e tij edukative.Së dyti duhet të lexohen ushtrimet e mëposhtme të librit me skemat ritmike 2/4,3/4 dhe 4/4.43

Këto melodi të thjeshta, që mbështeten mbi disa nota të shkallës DO+ duhettë shoqërohen me instrumente perkusioni apo trokitje duarsh e gishtash. Për këtëmësuesi duhet të ndajë klasën në tri grupe dhe t’i shpjegojë secilit grup melodinëapo skemën ritmike. Kjo skemë duke qenë shumë e thjeshtë do të bëjë që nxënësit tëfillojnë të kuptojnë disa nga shenjat e shkrimit muzikor.Në përfundim të mësimit mund të përsëriten këngë të ndryshme të repertorit tëmësuar si një rikujtim i domosdoshëm dhe periodik i tyre.VlerësimiVlerësimi bëhet për nxënësit që e këndojnë këngën më mirë dhe bëjnëkomente të përshtatshme rreth saj.Shënim: Në përfundim të mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve mbi detyratqë ata do të duhet të realizojnë në shtëpi në fletoren e punës.44

Linja: Dëgjim muzikorMësimi 24: Dëgjim muzikorNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të njohë, shijojë dhe komentojë veprat muzikore të vendosura në program;• të bëjë dallimin e tingujve, të timbreve dhe të linjave të ndryshme melodike;• t’i afrohet muzikës klasike, duke e konsideruar atë si një pasuri tëzhvillimit intelektual të njerëzimit dhe pjesë e pasurisë kulturore botërore.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh tëndryshme, foto artistike të ndryshme etj.Informacion për mësuesinTë përpunosh një melodi instrumentale, një këngë apo një valle populloredo të thotë ta trajtosh atë sipas të gjitha rregullave dhe njohurive shkollore që kanëdalë nga praktika më e mirë botërore. Shumë nga kompozitorët tanë kanë shkruarvepra të tilla. Përpunimet popullore të kompozitorëve Çesk Zadeja, Tish Daija, ToninHarapi, Kozma Lara etj. E rëndësishme është që nxënësit të ndjekin linjën melodikemjaft të bukur dhe shprehëse të veprës duke e shijuar atë dhe duke imagjinuar njëtablo personale sipas ndjesive që përftojnë. Pikërisht, mësuesi duhet t’u kërkojë atyretë shprehin me fjalë, përgjatë frazave poetike këtë ndjesi apo të përshkruajnë atë qënxënësit imagjinojnë.Karakteret e veprave të artit ndahen në dy grupe të mëdha. Ato mund tëjenë Lirike apo Epike. Në grupin e parë hyjnë lirika intime, lirika pasionante, lirika enatyrës, lirika melankolike, lirika e vajit, e haresë e lodrave fëminore etj.Në grupin e dytë të epikës veprat artistike mund të kenë ngjyrime të tilla, si epikalegjendare, epika historike, epika heroike, epika tregimtare, epika luftarake, por dhendërthurje me karakteret e grupit të lirikës si p.sh. epika lirike apo lirika epike. Nxënësitduhet të kuptojnë se lirika nënkupton fushën e gjerë të ndjenjave dhe epika atëtë tregimit apo përshkrimit.Organizimi i mësimitSë pari mësuesi duhet t’u sqarojë nxënësve mbi veprat që do të dëgjojnë dhe mbikarakteristikat e autorëve të tyre.Së dyti, duhet të dëgjohen veprat në klasë.Së treti, duhet të bëhet një koment nga mësuesi, duke kërkuar alternimin me komenteedhe nga nxënësit mbi imazhet, fantazinë dhe emocionet që ofrojnë veprat edëgjuara.Së katërti, mundohuni të bëni dallimin midis tyre, në pikëpamje të karakterit,45

përbërjes instrumentale, ritmit, melodisë etj.Në pjesën e dytë të orës së mësimit nxënësit duhet të mësojnë diçka nga jeta dhekrijimtaria e autorëve që dëgjuan. Në këtë mënyrë ata do të bëhen kuriozë të dëgjojnëedhe vepra të tjera të tyre dhe do t’i mbajnë mend më mirë.VlerësimiNxënësit duhet të vlerësohen përmes pyetjeve, interesit, emocioneve që shfaqin,fantazisë që u provokon muzika dhe aktivizimit në klasë.46

Linja: Mësimi i këngësMësimi 25 - 26. Kënga “Jingle bells”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën“Jingle belles”• të përsërisë ushtrimet me skemat ritmike 2/4; 3/4; 4/4 të mësimit të kaluar.• të shoqërojë këngën me instrumente të ndryshme perkusioni.Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon CD player, instrumente perkusioni,tabela ilustruese etj.Informacion për mësuesinKënga “Jingle bells” është një këngë e njohur në të gjithë botën e shkruar ngakompozitori amerikan James Lord Pierpont. Kjo këngë futet në grupin e këngëvepër krishtlindje që festohen në të gjithë botën. Edhe sot në Medford, Massachusetts,ku akoma edhe sot gjendet një pllakë për nder të kompozitorit dhe krijimit të kësajkënge të njohur. Kënga u krijua fillimisht nën titullin “The One Horse Open Sleigh”.dhe më pas u përhap në shumë versione me titullin që mban sot.Kënga “Jingle bells” është një këngë lirike e gëzueshme me theksime ritmikekarakteristike dhe me përdorimin e intervaleve të mëdha. Kështu ajo duhet tëmësohet me kujdes pasi melodia paraqet vështirësi në të kënduar. Por, nga ana tjetër,ajo është shumë melodioze, e bukur dhe tërheqëse për fëmijët e kësaj moshe.Nga pikëpamja ritmike kjo këngë edhe përsa i përket përmbajtjes së tekstit ështëshumë e përshtatshme për t’u shoqëruar me instrumente perkusioni.Organizimi i mësimitSë pari, rekomandohet që nxënësit ta dëgjojnë këngën nga Cd-ja e librit dhe t’ushpjegohet atyre ideja e përgjithshme dhe karakteri i saj. Në këtë kuadër, mund t’uflitet dy fjalë edhe për autorin e këngës. Kështu, mësuesi duhet të synojë t’i mbushëata me emocione pozitive, të cilat do të ndihmojnë edhe gjithë procesin e mësimit tëkëngës.Si në çdo proces të rregullt mësimor, së pari, nxënësve duhet t’u mësohet teksti.Teksti i gjatë i kësaj këngë mund të ndahet për t’u mësuar në dy orët e rezervuara përkëtë këngë. Kështu orën e parë mund të mësohet strofa dhe refreni, për të mësuarorën e dytë strofën e dytë.Së dyti, nxënësit duhet të mësojnë melodinë (fillimisht, pjesë-pjesë, me fraza tëshkurtra, aq sa janë vargjet e tekstit, e më pas edhe të bashkuara).Kjo këngë duhet të mësohet e të këndohet në grup, por më pas ajo duhet të47

demonstrohet si këngë solistike, duke evidentuar edhe cilësitë zanore apo përqendrimine nxënësve të ndryshëm.Më pas, mësuesi duhet t’i organizojë nxënësit ta shoqërojnë këngën me instrumenteperkusioni apo trokitje duarsh apo gishtash.Vetëm në fund të orës së mësimit nxënësit mund ta këndojnë këngën me CD-nëe librit, pasi të kenë mësuar mirë shqiptimin e fjalëve dhe melodinë.Në fund të mësimin duhen përsëritur edhe një herë meloditë e skemave ritmike2/4, 3/4 dhe 4/4 të mësimit të mëparshëm.VlerësimiVlerësimi do të bëhet sa në këndimin e saktë dhe të bukur të këngës aq edhe përrealizimin e një shqiptimi të mirë të fjalëve të saj. Gjithashtu, nuk duhet anashkaluarvlerësimi në shoqërimin ritmik të saj.Shënim:Më poshtë po japim disa skema melodike, përmes të cilave nxënësit mund tamësojnë më shpejt këngën:1 2 34 5 6Mësimi paraprak i tyre do të shërbente për montimin shumë më shpejt të të gjithëstrofës së këngës.48

Linja: Shprehje dhe krijim muzikorMësimi 27. Shprehje dhe krijim muzikorTë përshtasim karakteret e njëjta të veprave të ndryshme të artitNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të provojë të ndihet ndryshimi i karakterit të kanonit nëpërmjet ndryshimittë shpejtësisë së ekzekutimit të tij.• të krahasojë karakterin e poezive të librit me atë të kanonit.• të krahasojë karakterin e fotove të librit me atë të kanonit.• të komentojë poezitë dhe fotot për të kuptuar karakterin e tyre.Mjetet mësimore didaktike: Lapsa, ngjyra, copëza poezie, foto etj.Organizimi i mësimitMësimi duhet të nisë me sqarimin e detyrës së thjeshtë të ngjyrosjes së figuravetë tekstit, sipas ngjyrave të notave të paracaktuara. Kjo duhet të alternohet edhe mekëndimin e ndonjë kënge nga të gjithë. Më pas mësuesja kërkon që nxënësit të vizatojnëimazhet e figurës artistike të ndonjë kënge apo të ndonjë momenti emocionaltë përjetuar ato ditë.VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që kanë ngjyrosur me kujdes dhe estetikisht figuratdhe që kanë respektuar notat e muzikës me ngjyrat e tyre përkatëse, si dhe ngaaktivizimi i tyre në orën e mësimit.Shënim: Pas mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për detyrat qëdo të përgatiten në shtëpi.49

Linja: Bazat e arsimit muzikorMësimi 28: Vetitë e tingullit dhe timbriNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë teorikisht dhe praktikisht timbrin e instrumenteve muzikore;• të përcaktojë vetitë kryesore të tingullit;• të inskenojë në klasë pjesën e tekstit si përgjithësim i njohjes së të gjitha notave tëmuzikës.Informacion për mësuesinTingulli nuk është tjetër përveçse vibrimi i një trupi elastik që krijon valë ajrore , qëpërhapen deri në veshin tonë. Pra, tingulli është një ndjesi dëgjimore, i cili nga vibrimetmekanike përcillet te ne. Kështu, kuptohet që tingulli lind nga një objekt vibruesi cili quhet burimi i tingullit. Sa më i shpejtë të jetë vibrimi në njësinë e kohës aq më ilartë është tingulli. Kjo lartësi e tij quhet frekuencë dhe matet me Hertz. Veshi i njeriutmund të dëgjojë tinguj me frekuencë nga 20 deri në 20 mijë Hz. Tingujt me frekuencëmë të ulët se 20.000 Hz quhen ultratinguj dhe tingujt me frekuencë më të madhe se20.000 Hz quhen infratinguj.Tingulli përveç se i lartë apo i ulët mund të jetë edhe i shkurtër apo i gjatë. Kjo gjatësi(apo shkurtësi) varet nga njësia e kohës gjatë të cilit ai tingëllon. Nëse një burim tingulliaktivizohet për një kohë rreth 1 sekond, mund të themi se tingulli i prodhuarështë i shkurtër; nëse burimi i këtij tingulli do të aktivizohet për 10 apo 15 sekonda,atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një tingulli të gjatë.Tingulli mund të ndryshojë nga forca e tij. Sa më e madhe të jetë forca e vibrimit tëtrupit elastik aq më e madhe është dhe forca e tingullit, pra forca e tingullit është njëveti e tij që lidhet me presionin e valës tingëllore mbi veshin tonë. Forca e tingullitmatet me dicibel.Së treti, tingulli ka edhe një veti tjetër. Ajo quhet timbër. Timbri ka të bëjë me cilësinëe tingullit dhe varet nga forma e valës tingëllore. Pra, me fjalë të tjera timbri varet ngakarakteristikat e burimit të tingullit dhe në shumë raste ne mund të shqujmë timbrine një violine edhe pse ajo mund të ekzekutojë brenda një orkestre të madhe violinash.Po ashtu vetë zëri i njeriut ka timbrikën e vet personale dhe ne mund të njohim dikëedhe pa e parë atë.Pra, tingulli mund të jetë i gjatë apo i shkurtër; i ulët apo i lartë; i fortë apo i butë,përveç timbrit të tij, që është karakteristikë e brendshme e tij.Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë me këndimin e një kënge; p.sh. “Jingle bells” për ta përdorursi model në ilustrimin e vetive të tingullit.Gjatë shpjegimit është e mira të parapërgatiten tabela me karakteristika të veçanta tëtingullit për të arritur një perceptim të plotë dhe të saktë nga nxënësit. Shembujt që50

duhen marrë duhet të jenë shembuj afër botës së tyre fëminore dhe afër mundësivetë tyre perceptive.Inskenimi i tregimit të librit mund të jetë një formë tërheqëse dhe ripërsëritëse përnjohuritë e nxënësve mbi notat muzikore dhe rëndësinë e tyre. Duke i ndarë nxënësitnë grupe teksti duhet të marrë vlerën e një tabloje të vërtetë, e cila edhe mund tëinskenohet me lëvizje të improvizuara nga vetë nxënësit.VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhereagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhettë plotësojnë në fletoren e punës.51

Linja: Mësimi i këngësMësimi 29- 30: Kënga “Kur shikoj një yll”Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën “Kur shikoj një yll”;• të krijojë te fëmijët shije të mira ndaj këngëve me intonacione kombëtare dhefëminore siç është kjo këngë.• të shoqërojë këngën me instrumente të ndryshme perkusioni.Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon CD player, instrumente perkusioni,tabela ilustruese etj.Informacion për mësuesinKënga “Kur shikoj një yll” është një këngë shumë e bukur me një teks mjaft poetik dheme një refren ritmikisht të zhvilluar, plot sinkopa që e bëjnë këngën moderne dheme pulsacion të veçantë. Kompozitorja Ina Osmanlli ka kompozuar këtë këngë, mbinjë teks mjaft intrigues mbi një raport të veçantë: atë të nënës dhe fëmijës, raportine mrekullueshëm midis këtyre krijesave kaq të afërta. Mbi këtë raport ajo ështëfrymëzuar për të na sjellë një krijim shumë intim dhe dashurinë e pafund që lindmidis këtyre dy subjekteve. E komentuar në këtë mënyrë kënga sigurisht do të bëhetshumë tërheqëse për nxënësit dhe do të mësohet e këndohet me dashuri nga ata.Organizimi i mësimitOra e mësimit duhet nisur me dëgjimin e këngës nga CD-ja e librit të muzikës dheduhet të pasohet nga komenti i gjallë e plot pasion i mësuesit. Sigurisht që komentiduhet të shoqërohet me pyetje nga mësuesi për të angaxhuar nxënësit në diskutiminpoetik që duhet të përfshijë klasën. Vetëm më pas duhet filluar të mësohet teksti poetik,me strofa i shoqëruar me komentet e duhura, për t’u memorizuar më mirë nganxënësit.Skema melodike e katër masave të para, që përbën dhe segmentin bazë apo tematiktë melodisë dhe ritmit të këngës është mirë që të shpjegohet me anë të tabelës sëlartësive të notave apo vizatimit në dërrasë të tyre.Vetëm pas kësaj duhet kërkuar që fëmijët të fillojnë të këndojnë. Të kënduarit duhett’i përmbahet një kërkese standarde për të kënduar lehtë, pra P. Në këtë mënyrëmund të sigurohet më mirë intonacioni i saktë i të kënduarit nga nxënësit.Pasi të mësohet e gjithë kënga do të ishte e nevojshme të realizohej një pushim i52

shkurtër vokal duke organizuar pyetje rreth marrëdhënieve që kanë nxënësit tuaj menënat e tyre, duke nxitur kështu edhe aftësine e tyre për t’u shprehur hapur dhe nëmënyrë të ndjeshme.Gjithashtu mësimi i këngës mund të alternohet edhe me anë të pyetjeve nga mësimete kaluara, nga ndonjë konkurs i vogël përmbyllës për të gjithë lëndën apo edhe rikujtimine këngëve të repertorit të mësuar.VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhereagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhettë plotësojnë në fletoren e punës.Më poshtë po japim modelin e skemës së 4 masave të para të këngës, si mënyrë përshpjegimin e të gjithë këngës.LaSolMiDoRe53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!