12.07.2015 Views

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Linja: Loja në instrumentMësimi 4: Instrumentet me goditjeNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të shquajë apo të identifikojë instrumentet me goditje apo siç quhen ndryshe,instrumentet e perkusionit;• të ndërtojë disa instrumente me goditje;• të mësojë përdorimin e ndonjë instrumenti apo të disa instrumenteve;• të arrijë të shoqërojë me instrumente trupore këngët që ka mësuar deri tani.Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, mjete të ndryshme përndërtimin e instrumenteve me goditje.Njohuri për mësuesinInstrumentet me goditje apo perkusive janë ato instrumente që i nxjerrin tingujte tyre nga vibrimi i trupit të tyre të ngurtë apo nga lëkura e tendosur (e bagëtive tëndryshme).Në grupin e instrumenteve të perkusionit, historikisht, së pari, janë përdorur tëashtuquajturat mjete trupore: trokitja e duarve, e tokës me këmbë, e këmbëve meduar, goditjet e gjoksit etj. Duke hedhur një vështrim që nga lashtësia, në fazat e paratë zhvillimit të njeriut, instrumentet trupore janë përdorur si mjete të spikatura nërealizimin e këngëve dhe valleve rituale, që lidheshin me besimin e këtyre popujvedhe me kërkesat e tyre.Me instrumentet trupore është marrë mjaft shkenca e entno-muzikologjisë, e cilana mëson se ato ishin instrumentet e para në fazat fillestare të zhvillimit të qenieshumane. Edhe sot, në fise të ndryshme të këtij stadi zhvillimi, vërehen ekzekutime tëndryshme të mjeteve trupore.Qëllimi i mësimit është që nxënësit t’i marrin njohuritë e para mbi ritmin, rëndësinëe tij në muzikë dhe të aktivizohen aktivisht. Së pari, duke përdorur trokitjen e duarvetë gishtërinjve apo të këmbëve me duar, në shoqërimin e thjeshtë të këngëve, ataduhet të kuptojnë se ritmika <strong>muzikor</strong>e përmban theksime të modeleve të ndryshme,të cilat mund të realizohen nëpërmjet mjeteve trupore.Në tekstin mësimor është menduar realizimi i thjeshtë i sistrës, në përdoriminperkusiv të shumë këngëve tona popullore, por edhe në muzikën e lehtë.Sipas rrethanave, mësuesi mund të përzgjedhë edhe ndërtimin e ndonjë instrumentitjetër, si për shembull, ndërtimin e zileve të ndryshme, të triangolos, të dajresetj.Zhvillimi i mësimitMësimi duhet filluar nga shpjegimi konkret i instrumenteve me goditje, ngatë kuptuarit e asaj pjese të tyre që quhen instrumente trupore dhe aplikimi i tyre15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!