12.07.2015 Views

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

Edukimi muzikor 4 - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Linja: Bazat e arsimit <strong>muzikor</strong>Mësimi 28: Vetitë e tingullit dhe timbriNë përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë teorikisht dhe praktikisht timbrin e instrumenteve <strong>muzikor</strong>e;• të përcaktojë vetitë kryesore të tingullit;• të inskenojë në klasë pjesën e tekstit si përgjithësim i njohjes së të gjitha notave tëmuzikës.Informacion për mësuesinTingulli nuk është tjetër përveçse vibrimi i një trupi elastik që krijon valë ajrore , qëpërhapen deri në veshin tonë. Pra, tingulli është një ndjesi dëgjimore, i cili nga vibrimetmekanike përcillet te ne. Kështu, kuptohet që tingulli lind nga një objekt vibruesi cili quhet burimi i tingullit. Sa më i shpejtë të jetë vibrimi në njësinë e kohës aq më ilartë është tingulli. Kjo lartësi e tij quhet frekuencë dhe matet me Hertz. Veshi i njeriutmund të dëgjojë tinguj me frekuencë nga 20 deri në 20 mijë Hz. Tingujt me frekuencëmë të ulët se 20.000 Hz quhen ultratinguj dhe tingujt me frekuencë më të madhe se20.000 Hz quhen infratinguj.Tingulli përveç se i lartë apo i ulët mund të jetë edhe i shkurtër apo i gjatë. Kjo gjatësi(apo shkurtësi) varet nga njësia e kohës gjatë të cilit ai tingëllon. Nëse një burim tingulliaktivizohet për një kohë rreth 1 sekond, mund të themi se tingulli i prodhuarështë i shkurtër; nëse burimi i këtij tingulli do të aktivizohet për 10 apo 15 sekonda,atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një tingulli të gjatë.Tingulli mund të ndryshojë nga forca e tij. Sa më e madhe të jetë forca e vibrimit tëtrupit elastik aq më e madhe është dhe forca e tingullit, pra forca e tingullit është njëveti e tij që lidhet me presionin e valës tingëllore mbi veshin tonë. Forca e tingullitmatet me dicibel.Së treti, tingulli ka edhe një veti tjetër. Ajo quhet timbër. Timbri ka të bëjë me cilësinëe tingullit dhe varet nga forma e valës tingëllore. Pra, me fjalë të tjera timbri varet ngakarakteristikat e burimit të tingullit dhe në shumë raste ne mund të shqujmë timbrine një violine edhe pse ajo mund të ekzekutojë brenda një orkestre të madhe violinash.Po ashtu vetë zëri i njeriut ka timbrikën e vet personale dhe ne mund të njohim dikëedhe pa e parë atë.Pra, tingulli mund të jetë i gjatë apo i shkurtër; i ulët apo i lartë; i fortë apo i butë,përveç timbrit të tij, që është karakteristikë e brendshme e tij.Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë me këndimin e një kënge; p.sh. “Jingle bells” për ta përdorursi model në ilustrimin e vetive të tingullit.Gjatë shpjegimit është e mira të parapërgatiten tabela me karakteristika të veçanta tëtingullit për të arritur një perceptim të plotë dhe të saktë nga nxënësit. Shembujt që50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!