10.07.2015 Views

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Teste <strong>Gjuha</strong> shqipe 8Testi nr. 2Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.GDHENDËSITPak rëndësi kishte se ç’ mendonin të tjerët, Abuja dhe Koni ishin miq. Por këtë miqësi të gjithëfqinjët e kishin të vështirë ta besonin, sepse të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nganjëri- tjetri. Ishte e sigurt se, nëse Abuja i thoshte Konit se stina e shirave do të fi llonte së shpejti, Konido të parashikonte thatësirë të menjëhershme dhe të ashpër. Ose, nëse Koni provonte një frutë dhethoshte se kishte shije të mrekullueshme, Abuja ngulte këmbë duke thënë se nuk futej në gojë, aq ihidhur ishte. Gjithçka që planifi konte Koni, Abuja do ta kundërshtonte; çdo mendim që të shprehtenjëri, tjetri do t’i dilte medoemos kundër. Të paktën kështu iu dukej banorëve të fshatit që ndodhej nënjë lirishtë, pranë një pylli të madh.Megjithatë kishte dy gjëra: Abuja kishte një respekt dhe nderim të madh për prijësin e tyre,Hunak, dhe dëshironte që një ditë të ishte nën shërbimin e tij. Duke qenë se çdo ditë të dy djemtëpunonin në pyll pranë njëri-tjetrit, kjo bënte që ata shpesh të diskutonin për çështje të ndryshme. Mesëpatën e tij të mprehtë, Abuja priste vazhdimisht pemët dhe degët e trasha, për të mos e lejuar pyllintë përparonte drejt fushës ku ishte mbjellë gruri dhe misri. Nga drurët e pemëve që rrëzonte Abuja,Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit.Një ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë u ulën mbi një bregore mebar, poshtë degëve të dendura dhe të ngatërruara të një peme të madhe. Ata pinë ujë në një burimaty pranë dhe hëngrën pak bukë misri. Papritur, Abuja e ndërpreu në mes të ngrënët dhe tha me zëtë lartë:- Sikur të mund të isha nën shërbimin e Hunakut? Por ç’mund t’i ofrojmë ne, dy druvarë tëthjeshtë, prijësit të nderuar? Ne nuk jemi as komandantë, as luftëtarë, as shërues dhe as fi snikë tëpasur!- Nuk jemi as magjistarë, as skulptorë e as astronomë, – e ndërpreu Koni. – Jo Abu! Ne jemivetëm dy druvarë, të cilët duhet të kthehen dhe të vazhdojnë punën.Abuja psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Por, ndërsa përkulej për të marrë sëpatën e tij, ai panë bar një trung, që kishte një fi guracion shumë interesant dhe të bukur. Ndërsa po ia jepte Konit përta parë, befas i shkrepi një mendim.- Unë do ta ndaj këtë trung të mrekullueshëm në dy pjesë, – i tha shokut të tij. – Ti merr njërëndhe bëj me të shtizat e tua. Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.Koni u mbështet te trungu i pemës dhe fi lloi të qeshte me të madhe.- Si mund të bësh një zbukurim për prijësin tonë me atë sëpatë të plogët,- e pyeti Abunëpërmes të qeshurave. – Harrove kur shkuam në oborrin e tij për të dëgjuar rregullat e mbretërisë?Harrove që piramida e tij është një nga vendet më të bukura të mbretërisë? Prite këtë trung në dypjesë. Pastaj me copën time të drurit, unë do të gdhend një zbukurim për Hunakun.Abuja e pa vëngër dhe me mosbesim. Me një goditje të vetme ai e ndau trungun në dy pjesëdhe e hodhi njërën prej tyre te këmbët e Konit.- A do të mundesh vërtetë që me thikën tënde të vogël të gdhendësh diçka të bukur për prijësin12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!