10.07.2015 Views

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Teste <strong>Gjuha</strong> shqipe 8Test vjetorEmri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.NJË LEXUES I ETURNë atë kohë unë isha i etur për lexime. Falë dëshirës së tim ati për të më çuar nëShkollën Politeknike, më duhej të merrja mësime të veçanta në matematikë, të paguararregullisht. Mësuesi im privat, bibliotekari i kolegjit, më kishte lënë dorë të lirë për të marrëlibra, pa më kontrolluar aspak se çfarë huazoja nga biblioteka, një vend i qetë, ku orëve tëpushimit, lypsej të shkoja aty për mësimin që ai duhej të më zhvillonte. Për mendimin tim,ai duhej të ishte o ndopak i pazoti, o tepër i zënë me ndonjë punë të rëndësishme, sepsemë linte mua pothuaj tërë kohën të lirë për të lexuar gjithçka që më binte në dorë, në vendqë të përsërisja mësimet, ndërsa ai vetë seç jepte e merrte me diçka që as e kam haberin.Me një fjalë, mbi bazën e një marrëveshjeje të heshtur, të pëlqyeshme për të dyja palët,unë nuk ankohesha që s’përfi toja gjë prej tij, kurse ai bënte një sy qorr për librat që unëhuazoja nga biblioteka. I përpirë i tëri nga një pasion i pakohshëm, lija pas dore mësimetpër të thurur vjersha, që domosdo s’kish si të premtonin ndopak për të ardhmen, kur kamparasysh atë varg timin tepër të gjatë, që fi toi famë ndër shokët e mi dhe që shpaloste njëepope të tërë për inkasit:O inkas! O mbret i pafat e mjeran!U mbiquajta Poeti, si për të më thumbuar në një farë mënyre për shkarravinat qëbëja, mirëpo thumbimet nuk më vunë në binarë. Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, megjithë këshillën e urtë të Zotit Mareshal, drejtorit tonë, i cili u përpoq të më shëronte nganjë ves, mjerisht i rrënjosur thellë, duke më treguar nëpërmjet një fabule fatkeqësitë e njëlaureshe, e cila ra nga foleja ngaqë donte të fl uturonte para se t’i dilnin pendët. Vazhdojagjithnjë të lexoja, u bëra nxënësi më i ngathët, më dembeli, më ëndërrimtari i tërë grupittë të Vegjëlve, e doemos, herë-herë edhe më i ndëshkuari.Marrë nga romani “Lui Lambert”Honore dë BALZAK20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!