13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 2. Pamje e përgjithshme

e industrisë nxjerrëse dhe sektorit të hidro-energjisë në Shqipëri

Sektori minerar

Si një vend tradicional minerar, Shqipëria ka një numër në rritje të

shoqërive të vogla dhe të mesme në këtë sektor, si dhe numëron vetëm

disa shoqëri të mëdha industriale. Në dhjetor 2015, AKBN raportoi 597

licensa minerare, ku 116 licensa prodhonin krom në minierat e Bulqizës.

Prodhimi minerar në vitin 2015 u vlerësua me rreth 230.2 milion USD, duke

përfshirë vlerën e shtuar në vend nëpërmjet përpunimit të mineraleve.

Prodhimi i kromit zinte pjesën më të madhe të prodhimit minerar vendas

me rreth 55% në vitin 2015. Guri gëlqeror dhe mineralet e tjera të

ndërtimit përfaqësonin grupin e dytë më të madh të mineraleve pas kromit.

Pesha e tyre në prodhimin minerar vendas ishte rreth 31% në vitin 2015.

Sektori minerar punësoi rreth 5,000 punonjës në vitin 2015 (0.4% të fuqisë

punëtore të regjistruar në vend), ku punësimi në nën-sektorin e kromit, në

veçanti, zinte rreth 66% të totalit të fuqisë punëtore punësuar në sektorin

minerar në vitin 2015.

Miniera e Kromit, Albchrome Bulqizë

Të ardhurat me natyrë fiskale dhe jo-fiskale nga sektori nxjerrës i naftës

përbënin jo më pak se 1% të totalit të të ardhurave regjistruar në Buxhetin

e Shtetit.

Sektori i hidro-energjisë

Prodhimi hidro-energjitik në Shqipëri dominohet nga sektori publik. Në fund

të vitit 2015, Shteti Shqiptar zotëronte dhe administronte Korporatën

Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit

(OST) dhe Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Miniera e Kromit, Albchrome Bulqizë

KESH është prodhuesi më i madh në vend. Me një kapacitet të instaluar

prej 1,448 MW, ndërtuar në kaskadën e lumit Drin në veri, KESH gjeneroi

rreth 76% të prodhimit të energjisë në vitin 2015 raportuar në 5,866 GWh.

Prodhimi vendas i energjisë përbënte rreth 81% të flukseve të energjisë

transmetuar dhe shpërndarë për konsum të brendshëm në vitin 2015. Një

pjesë e konsiderueshme e energjisë së transmetuar humbet për shkak të

për shkak të kushteve të dobta teknike dhe lidhjeve informale në rrjet.

Qeveria e Shqipërisë dhe OSHEE punojnë vazhdimisht për të ulur si

humbjet teknike ashtu edhe humbjet financiare të cilat përllogariteshin në

31.7% në vitin 2015.

Qeveria e Shqipërisë kërkon vazhdimisht të shfrytëzojë potencialet

hidroenergjetike në vend nëpërmjet investimeve private dhe me kocension.

Në fund të vitit 2015, AKBN raportoi rreth 533 HEC-e të dhëna më

kocension, nga të cilat vetëm 74 prodhuan energji në vitin 2015. Sipas

AKBN, një numër i madh i HEC-ve dhënë me kocension nuk kanë filluar

ende të ndërtohen ose janë në ndërtim e sipër në datën e këtij raporti,

duke shfaqur vonëse mbi dy vjet.

HEC Koman, KESH Koman

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!