13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 4. Sektori minerar

4.3 Organizimi dhe qeverisja e sektorit minerar dhe guror

Sektori minerar në Shqipëri rregullohet nga Ligji nr. 10304 "Për sektorin

Minerar në Republikën e Shqipërisë", datë 15 korrik 2010 ("Ligji Minerar"), i

cili hyri në fuqi në gusht të vitit 2010 dhe shfuqizoi Ligjin Minerar të

mëparshëm nr. 7796, datë 17 shkurt 1994. MEI dhe AKBN paraqesin një

përmbledhje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për sektorin minerar në

faqet e tyre të internetit, përkatësisht www.akbn.gov.al dhe

www.energjia.gov.al.

Ligji Minerar i grupon mineralet në katër kategoritë e mëposhtme:

1. Metalet, jo-metalet, qymyri dhe bitumi;

2. Mineralet që përdoren në ndërtim

3. Mineralet të çmuara dhe gjysëm të çmuar;

4. Mineralet radioaktive.

Ligji minerar dhe aktet rregullative shoqëruese paraqesin kushtet kryesore

të lejeve minerare për aktivitetet e kërkimit dhe shfrytëzimit për secilin

grup mineralesh.

Në vitin 2015, të gjitha shoqëritë minerare ishin licensuar në kërkim dhe /

ose shfrytëzim të mineraleve të klasifikuar në dy grupet e para. AKBN dhe

SHGJSH nuk raporuan leje të dhëna për kërkim dhe / ose shfrytëzim të

mineraleve të çmuara, gjysëm të çmuar dhe radioaktive.

Sipërfaqet dhe vlerat minimale të investimit në USD sipas tipit të lejes dhe

mineralit paraqiten në Rregulloren “Për përcaktimin e kritereve, të vlerës

minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare dhe të vlerës minimale

të investimit e të prodhimit për një leje minerare” miratuar me VKM nr. 364

në 4 maj 2011. Këto përcaktime variojnë nga tipi i mineralit, sidoqoftë afati

dhe sipërfaqja nuk mund të tejkalojnë limitet e vendosura në ligj si më

poshtë:

Tabela 7 – Afatet dhe sipërfaqet për lejet minerare

Metalet, jo-metalet, qymyri dhe

bitumi

Mineralet që përdoren në

ndërtim

Afati për lejet e kërkmit 3 vite (deri në 2 vite shtesë) 1 vit

Sipërfaqja maksimale në kërkim (*) jo më e madhe se 100 km 2 jo më e madhe se 10 km 2

Afati për lejet e shfrytëzimit

25 vite (deri në 10 vite shtesë)

Sipërfaqja maksimale në shfrytëzim (*) jo më e madhe se 10 km 2 jo më e madhe se 5 km 2

Leja për shfrytëzim i jep të licensuarit të drejtën ekskluzive për zhvillimin e

infrastrukturës, nxjerrjen dhe zotërimin e mineralit të prodhuar në zonën e

licensuar. MEI mund të japë gjithashtu leje për përpunimin e mbetjeve

minerare.

Mbkiqyrja dhe garancitë financiare

Sipas Ligjit të ri Minerar (2010), të licensuarit në këtë sektor nuk janë të

detyruar të paguajnë më taksën mbi sipërfaqen në shfrytëzim. Në vend të

saj, ligji i ri paraqet konceptin e përfshirjes së planit të rehabilitimit

mjedisor dhe të planit vjetor të punës dhe investimeve.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!