13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | Shtojca 4 - Aktiviteti dhe

qeverisja e Albpetrol

Detajet e sasive mujore dhe vlerat e shitjeve për secilin kontraktor gjatë

2015 janë si vijon:

Tabela 55 - Shuma e shitjeve të Naftës së Albpetrol-it në 2015.

Muajt Kontraktori Sasia në ton USD / ton Vlera e Shitjeve në USD

Janar 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 5,960 182.14 1,085,619

Shkurt 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 3,874 182.71 707,805

Maj 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 10,662 159.24 1,697,855

Qershor 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 10,623 250.21 2,658,093

Korrik 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 7,705 225.60 1,738,213

Gusht 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 8,847 189.60 1,677,381

Shtator 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 10,946 160.45 1,756,287

Tetor 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 2,600 177.19 460,768

Nëntor 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 12,551 166.89 2,094,597

Dhjetor 2015 TPD Trading Petrol & Drilling Sh.A 10,855 141.04 1,530,932

Total 84,623 185.82 15,407,549

Treguesit kryesorë të performancës së Albpetrol (2011-2015) 89

Tabela e mëposhtme përmbledh të dhënat e përftuara nga pasqyrat

financiare vjetore të Albpetrol dhe pagesat në Lek për buxhetin e Shtetit

raportuar nga Albpetrol për rakordimin EITI për vitet 2011, 2012, 2013,

2014 dhe 2015.

Të dhënat financiare të Albpetrol tregojnë një marzh të kënaqshëm fitimi.

Të ardhurat operative neto gjatë katër viteve të fundit variojnë nga 8 në 10

miliardë Lek. Këto të ardhura vijnë kryesisht nga shitjet e naftës së

disponueshme. Albpetrol nxjerr naftë nga puset e veta si dhe përfton naftë

nga PSA-të për zonat që janë pjesë e Marrëveshjes Albpetrol. Prodhimi i

Albpertol përbën rreth 26-34% të totalit të naftës në dispozicion të

Shoqërisë. Albpetrol e përfton naftën kryesisht përmes pjesës nga prodhimi

i naftës nga PSA-të. Shpenzimet e personelit përbëjnë komponentin kryesor

të kostove. Gjatë periudhës 2011-2014 kostot e personelit u zvogëluan me

-19%, me normë të përbërë vjetore prej -5%. Në të njëjtën periudhë,

numri i punonjësve u zvogëlua me -49%, me normë të përbërë vjetore prej

-15%.

Këto ndryshime rrjedhin kryesisht nga procesi i ristrukturimit të Albpetrol

dhe nën-licensimi i operacioneve naftë-nxjerrëse të Albpetrol. Albpetrol i ka

kaluar përafërsisht 1,400 puse aktive shoqërive private që kanë

marrëveshje hidrokarbure me të. Sipas praktikës së Albpetrol, punonjësit

që mirëmbajnë dhe operojnë puset largohen kur këto i kalohen shoqërive

private të naftës sipas PSA-ve në fuqi. Kushtet e PSA-ve kërkojnë që

operatori të mbajë dhe kompesojë punonjësit e çdo pusi të marrë për një

periudhë minimale prej gjashtë muajsh. Në përfundim të kësaj periudhe

operatori mund të punësojë personel aq sa të jetë e nevojshme. PSA-të

sygjerojnë por nuk detyrojnë operatorët të punësojnë personel që ka

eksperiencë të mëparshme pune në puset e transferuara nga Albpetrol.

Albpetrol nuk mundi të sigurojë statistika në lidhje me numrin e punonjësve

të larguar nga Albpetrol si pjesë e ristrukturimit dhe dorëzimit të puseve,

punësuar nga operatorët PSA.

89

Informacioni financiar rrjedh nga pasqyrat financiare vjetore të audituara të Albpetrol për vitet

fiskale 2012, 2013 dhe 2014. Këto pasqyra financiare nuk janë në dispozicion për përdorim nga

palët e treta. Albpetrol e ka ndarë këtë informacion me ne për qëllim të këtij raporti.

137

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!