13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 4. Sektori minerar

Minerali i hekur-nikelit dhe nikel-silikat

Vendi ynë është i pasur me hekur-nikel dhe nikel-silikat me përmbajtje Ni

0.85-1.15%. Rezervat e nikelit gjenden kryesisht në afërsi të Pogradecit,

Librazhdit, Bilishtit, Kukësit dhe Peshkopisë dhe vlerësohen të jenë rreth

300 milion ton 53 .

Figura 7 –Depozitat e Nikelit

Sektori i nikelit është relativisht i pashfrytëzuar në krahasim me potencialin

e tij. AKBN raporton se gjatë vitit 2015, sektori kishte rreth 27 subjekte të

licensuara të cilat nxirrnin mineral nga minierat dhe karrierat ekzistuese

dhe shfrytëzonin mbetjet në depozitimet pranë fabrikave të pasurimit dhe

ish kombinatit metalurgjik. Në vitin 2015, vetëm 13 shoqëri deklaruan një

prodhim të mineralit të hekur-nikel dhe nikel silikat në 746,440 ton.

AKBN nuk jep detaje të përbërjes dhe / apo përqëndrimit të mineralit të

prodhuar brënda grupit. Megjithatë, duke marrë parasysh që i gjithë

minerali eksportohet pa u përpunuar, prodhimi u vlerësua në 2.3 miliardë

Lek (ekuivalent me 18.6 milion USD), bazuar në çmimet në eksport gjatë

vitit 2015.

AKBN raportoi gjithsej 105 të punësuar në aktivitetin e nikelit, shifër

minimale krahasuar me sasinë e prodhuar gjatë vitit (rreth 7,100 ton

mineral të prodhuar për punonjës).

Prodhimi i mineralit u raportua kryesisht në rrethin e Kukësit (75%),

Librazhd (12%), Pogradec (9%) etj.

Autoritetet doganore 54 raportuan eksporte të mineralit të hekur-nikelit dhe

nikel-silikat rreth 414 mijë ton në vlerën 1.3 miliardë Lek (ekuivalente me

10.3 milion USD) në vitin 2015. Eksportet në vitin 2015 përbëjnë rreth 55%

të prodhimit vendas.

Eksportet e nikelit gjatë vitit 2015 kishin destinacion kryesor Kosovën

(68%) dhe Maqedoninë (32%).

Burimi: AKBN – www.akbn.gov.al

ton'

000

800

600

400

200

Grafiku 29 - Prodhimi dhe

punësimi në sektorin e nikelit

ton'000

546

384

203

535

746

300

200

100

no.

Burimi: AKBN

Prodhimi në mijë ton

Numri i të punësuarve

53

VKM 479, datë 29 qershor 2011 “Për aprovimin e Strategjisë Minerare në

Republikën e Shqipërisë”.

54

Informacioni për sasinë, vlerën dhe destinacionin e eksportit u raportuar nga

Administrata Doganore Shqiptare për qëllime të analizave në këtë raport.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!