13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 2. Pamje e përgjithshme

e industrisë nxjerrëse dhe sektorit të hidro-energjisë në Shqipëri

Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit (ME) është përgjegjëse për hartimin e politikave,

strategjive dhe planeve të veprimit për mbrojtjen dhe administrimin e

mjedisit, pyjeve, ujërave dhe peshkimit në mënyrë që të arrihet zhvillim i

qëndrueshëm, dhe të përmirësohet cilësia e jetës. ME lëshon liçensa për

përdorimin e ujit dhe mjedisit për të gjitha centralet përfshirë ato hidrike, të

erës dhe biomasës, subjekt i miratimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis në

përputhje me Ligjin Nr. 10 440, datë 7 korrik 2011, të ndryshuar.

ME është gjithashtu shërben si institucioni kryesorë ndërlidhës për qeverinë

shqiptare nën Protokollin e UNFCCC dhe të Kiotos.

Shoqëritë në pronësi të Shtetit (SOE-të) në sektorin e energjisë dhe

burimeve

Përfaqësuesit e MEI-t kryesojnë Bordin e Drejtorëve të shoqërive në pronësi

shtetërore në sektorin e energjisë dhe burimeve. Ministria e Zhvillimit

Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes (“MZHETTS”) përgjegjëse

për politikat ekonomike, zotëron aksione në këtë sektor përmes zotërimit

të:

Albpetrol Sh.a (100% të aksioneve) – kërkim, zhvillim dhe prodhim i

naftës dhe gazit (*)

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Sh.a (“KESH”) (100% të

aksioneve) – prodhim i energjisë elektrike

Operatori i Sistemit të Transmetimit Sh.a. (“OST”) (100% të aksioneve)

– transmetim i energjisë elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.a. (“OSHEE”) (100%

të aksioneve) – shpërndarja e energjisë elektrike

(*) Në vitin 2016, pronësia e Albpetrol u transferuar nga MZHETTS tek MEI

si pjese e përpjekjeve për të arritur një koordinim më të mire të

aktiviteteve të tij në sektorin e energjisë.

Gjithashtu, Shteti zotëron 15% të aksioneve në shoqërinë ARMO Sh.a.

angazhuar në përpunimin e naftës. Roli i shoqërive Albpetrol dhe ARMO

shpjegohet në seksionin kapitullin 3 Sektori i naftës dhe i gazit. Roli i KESH,

OST dhe OSHEE shpjegohet në kapitullin 5 Sektori i Hidro-energjisë.

2.1.3 Anëtarësimi në nismat Rajonale të Energjisë

Shqipëria është anëtare e Komunitetit Rajonal të Energjisë që nga viti 2006,

pjesë e iniciativave të Bashkimit Evropian për krijimin e tregut Evropian të

energjisë.

Komuniteti i Energjisë, si një organizatë ndërkombëtare, ka si qëllim bazë

zhvillimin e një politike të përbashkët të energjisë në rajonin e Evropës

Juglindore dhe integrimin e saj në tregun e energjisë të Bashkimit Evropian

(BE), përmes krijimit të një tregu të integruar të energjisë për të lejuar

tregtimin ndër-kufitar të energjisë dhe integrimin me tregun e BE-së.

Me nënshkrimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria është

angazhuar për zbatimin e legjislacionit të tregut të përbashkët bazuar në

acquis communautaire duke zhvilluar një rregullore të përshtatshme dhe

duke liberalizuar tregun e energjisë në përputhje me acquis. Detajet mbi

qëllimet dhe aktivitetet e komunitetit mund të gjenden në: www.energycommunity.org.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!