13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 4. Sektori minerar

4.4 Të ardhurat në Buxhetin e Shtetit nga sektori minerar

Shteti gjeneron të ardhurat e tij nga sektori minerar përmes mbledhjes së

rentës zbatuar mbi vlerën e shitjes së mineraleve, tatimit mbi fitimin dhe

taksave të tjera. Të ardhurat kryesore nga sektori minerar të analizuara më

poshtë u regjistruan të gjitha në Buxhetin e Shtetin për vitin 2015:

Tabela 8 – Të ardhurat kryresore nga sektori minerar

Të ardhura

fiskale në MLek

Të ardhura

fiskale në M$

Struktura në

Renta minerare 1,105 8.8 28%

Tatimi mbi fitimin 632 5.0 16%

TVSH 643 5.1 16%

Pagesat për sigurime shoqërore dhe shëndetësore 1,159 9.2 29%

Tatimi mbi të ardhurat nga personale 303 2.4 8%

Tatimi mbi dividendin 64 0.5 2%

Penalitete tatimore 25 0.2 1%

Total 3,930 31.2 100%

Këto të ardhura përbenin rreth 1.1% të totalit të të ardhurave tatimore në

Buxhetin e Shtetit në vitin 2015.

Renta minerare

Renta minerare përbën fluksin kryesor të të ardhurave nga aktivteti

minerar. Ajo përllogaritet mbi vlerën e tatueshme (ose vlerën fiskale) të të

ardhurave nga aktiviteti i nxjerrjes, në bazë të ligjit Nr. 9975, datë 28

korrik 2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Renta për eksportet

mblidhet nga Administrata Doganore Shqiptare dhe për shitjet vendase nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në përpudhje me ligjin për taksat

kombëtare, Shteti transferon një pjesë të rentës së mbledhur tek njesitë e

qeverisjes vendore që gjeneruan prodhimin minerar (shiko kapitullin 6).

Renta minerare e paguar gjatë vitit 2015 përllogaritet në 5% të prodhimit

minerar dhe përafron me normën mesatare të zbatuar për mineralet

kryesore në vend (tabela 9 më poshtë).

Tabela 9 – Renta e zbatuar për mineralet

Mineral Renta e zbatuar në 2011-2015

Krom 6%

Bakër 6%

Nikel-silikat 6%

Hekur-nikel 5%

Qymyret dhe bitumet

200 – 19,940 Lek / ton

Gëlqerorë 47 Lek / m 3

Ranorët 491 Lek /m 3

Në nëntor 2014, ligji

për taksat kombëtare u

ndryshua që të lejojë

zbatimin e një rente të

reduktuar në masën

2/3 e normës nominale

për mineralet metalore

të përpunuar në vend.

Në vitin 2017, norma e

zbatueshme për

mineralet e prodhuara

në vend do të ulet më

tej në masën 1/2 e

normës nominale për

mineralet metalore të

përpunuar në vend.

Gips - Alabastër 21 Lek / ton - 423 Lek / m 3

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!