13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2011

2012

2013

2014

2015

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 4. Sektori minerar

Gjithë kromi i prodhuar në vend eksportohet në formën e xeherorit të

kromit ose ferro-kromit. Eksportet e ferrokromit dhe kromit në vitin 2015

ishin rreth 16 miliardë Lek (ekuivalente me 127 milion USD) 46 .

Rreth 561 mijë ton me vlerë 9.3 miliardë Lek (ekuivalente me 73.4 milion

USD) u eksportuan në formën e kromit në drejtim të Kinës (53%), Ishujve

Cayman (11%), Hongkongut (10%), Turqisë (9%) etj.

Gjatë vitit 2015, Albchrome prodhoi dhe eksportoi rreth 42 mijë ton Ferrochrome

në vlerën 6.8 miliardë Lek (ekuivalente me 54 milion USD) në

drejtim të Italisë (26%), Hollandës (21%), Austrisë (13%), Gjermanisë

(9%) etj.

Punësimi

Sipas AKBN-së 47 , në vitin 2015 kromi punësoi rreth 3,317 punonjës ose

rreth 66% të totalit të të punësuarve në sektorin minerar.

Prodhuesit më të mëdhenj me 39% të prodhimit të kromit kishin 1,097 të

punësuar ose 33% të totalit të të punësuarve në sektorin e kromit, ku

vetëm Albchrome punësoi 637 punonjës ose 19% të totalit të të punësuarve

në sektorin e kromit.

Numri i të punësuarve në krom është rritur vazhdimisht gjatë pesë viteve të

fundit, pavarësisht luhatjeve në sasinë e prodhuar. Të licensuarit në zonën

e Bulqizës punësuan rreth 69% të fuqisë punëtore të punësuar në sektorin

e kromit.

Bazuar në të dhënat e raportuar për sasinë e prodhuar dhe numrin e të

punësuarve, rezulton se sektori kromit prodhoi mesatarisht 197 ton për të

punësuar gjatë vitit 2015. Ky raport mendohet të jetë edhe më i lartë duke

patur parasysh se një pjesë e të punësuarve janë angazhuar në fabrikat e

pasurimit dhe prodhimit të ferro-kromit.

Vlera e shtuar në vend, referuar vlerës në eksport, përllogaritet në 38 mijë

USD për të punësuar në vit 48 .

Grafiku 24 - Eksporti i

Ferrokromit nga 2011-2015

ton '000

50

45

40

35

30

25

20

15

10

5

Të

tjera

Italia

Austria

Hollanda

2011 2012 2013 2014 2015

Burimi: Administrata Doganore

Shqiptare

Grafiku 25- Punësimi dhe

prodhimi në aktivitetet

e kromit

ton '000

800

700

600

500

400

300

200

100

Prodhimi në mijë ton

Numri i të punësuarve

Burimi: AKBN

numër

3,500

3,000

2,500

2,000

1,500

1,000

500

46

Informacioni për sasinë, vlerën dhe destinacionin e eksportit u raportuar nga

Administrata Doganore Shqiptare për qëllime të analizave në këtë raport.

47

Informacioni për prodhimin, vendburimet, nurmi i punonjësve është bazuar në të

dhëna të raportuara nga AKBN për analiza në këtë raport.

48

Vlera e shtuar në vend për të punësuar në vitin 2015 u përftua nga pjestimi i

vlerës në eksport me numrin e punonjësve.

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!