13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 11. Komente dhe

rekomandime

11.2 Aksesi në kohë i informacionit të besueshëm nga institucionet

publike raportuese

Institucionet publike raportuan me shumë vonesë përtej çdo afati dhe me

shumë mospërputhje. Përmes pyetjeve drejtuar institucioneve publike ne

kuptuam se strukturat dhe sistemet e tyre të administrimit të informacionit

nuk mund të prodhonin informacionin e kërkuar për qëllime të raportit EITI.

11.2.1 Mangësitë e raportimit të konsoliduar në qeverisjen qëndore dhe

vendore

Sistemet e informacionit të Qeverisjes qëndrore nuk mund të prodhonin të

dhëna për taksat e paguara nga çdo taksapagues. Arkëtimet dhe pagesat e

Qeverisë regjistrohen në një sistem të veçantë për administrimin e parasë:

Sistemi i Thesarit. Ne kuptojmë që ky sistem mund të prodhojë informacion

për arkëtimet mujore në total sipas taksave, por nuk mund të prodhojë

informacion të detajuar për çdo taksapagues. Për këtë arsye, MSG i kërkoi

agjencive qeveritare që mbledhin pagesat në sektor të raportojnë arkëtimet

nga të ardhurat kryesore në sektor, meqënëse nuk mund ta merrte këtë

informacion nga një burim i vetëm.

Rekomandime

Për të përmirësuar kohën, kostot dhe cilësinë e raportimit nga Qeveria ne

rekomandojmë:

Bashkëpunimin me ekipin e raportimit të Qeverisë për të krijuar raporte që

mund të prodhohen nga sistemi i Thesarit me informacion për pagesat e

mbledhura për çdo taksapagues sipas llojit të taksave. Për disa arsye

shpjeguar më poshtë, ne mendojme se qasja në raportet e prodhuar nga

sistemet e informacionit të Qeverisjes Qëndrore do të ishte zgjidhja më e

mirë

Megjithatë, nëse kjo nuk mund të realizohet në një periudhë afatshkurtër

apo afatmesme, ne rekomandojmë vlerësimin e mundësisë për të marrë

këtë informacion nga sistemet e informacionit të agjencive qeveritare që

arkëtojnë të ardhura në sektor.

11.2.2 Raportimi i Njësive të Qeverisjes Vendore

Duke qenë se raportimi nga njësitë e licensuara është përfshin një numër të

madh njësish qeverisëse, MSG zgjodhi disa NJQV për raportim bazuar në

nivelin e aktivitetit prodhues raportuar nga AKBN për vitin 2015. Procesi i

raportimit nuk përfshin të gjitha NJQV nga sektori naftës dhe gazit, sektori

minerar dhe ai i hidro-energjisë.

Pavarësisht bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Sekretariatit ALBEITI dhe

NJQV-ve, raportimi ishte jo i plotë dhe me vonesa të konsiderueshme.

Rekomandime

Gjithësesi, NJQV-të kanë autonomi të caktuar në bashkëpunimin me

biznesin dhe tatimin e aktivitetit në zonat nën administrim. Për të

përmirësuar transparencën e këtij bashkëpunimi në aspektin e pagesave të

tatimeve dhe taksave lokale, tarifave për shërbimet, kontributet dhe

aktivitetet në dobi të komunitetit lokal, etj., ne rekomandojmë zgjedhjen e

një numri të caktuar të NJQV bazuar në nivelin e aktivitetit prodhues të

raportura nga AKBN. Zgjedhja e NJQV-ve që do të raportojnë duhet të

planifikohet dhe komunikohet muaj përpara punës rakorduese, në mënyrë

që tu përshtaten kërkesave të raportimit.

Ligji për Naftën dhe Gazin (i ndryshuar në Mars 2015) dhe ligji për Sektorin

Minerar (i ndryshuar në Tetor 2014) i kërkon njësive të licensuara që

operojnë në sektorin e naftës dhe gazit, dhe sektorit minerar të raportojnë

të dhënat dhe informacionet në zbatim em Standardet EITI. Gjithashtu të

dy ligjet kërkojnë raportim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,

98

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!