13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 5. Sektori i Hidro-

Energjisë

KESH shet energjinë elektrike me çmime të rregulluara si pjesë e skemës

për ofrimin e energjisë me çmime të asyeshme për konsumatorët tariforë.

Gjatë vitit 2015, KESH e shiti energjinë elektrike tek OSHEE (Furnizuesi

Publik me Pakicë) me 3 Lek për kWh (2012-2014: 2.83 Lek për KWh) 65 .

Për të përmbushur detyrimet për furnizim publik, KESH importon energjinë

me çmime tregu dhe njëkohësisht shet tepricat e energjisë mbi prodhimin e

parashikuar në tregun vendas ose atë në eksport.

Operatori i sistemit të transmetimit (OST) 66

OST është themeluar në vitin 2004 si një njësi e shkëpur nga KESH. OST

operon në rrjetin e transmetimit duke përfshirë pronësinë, mirëmbajtjen

dhe zgjerimin e tij. Sistemi i transmetimit përfshin linjat e transmetimit dhe

linjat e interkoneksionit me tension nga 110-400kV dhe pikat e

nënstacionit.

Përkrah operimit të sistemit të transmetimit, OST kryen njëkohësisht rolin e

operatorit të tregut dhe administron likuidimet midis pjesëmarrësve të

tregut për furnizimet e energjisë elektrike dhe devijimet (disbalancat) në

furnizim.

OST faturon përdoruesit e sistemit për shërbimin e transmetimit, shërbimet

ndihmëse, pagesat sipas Marrëveshjes së Interkoneksionit dhe për blerjen e

energjisë balancuese sipas Rregullave të Tregut. Tarifat për shërbimin e

transmetimit janë të rregulluara nga ERE.

Rrjeti i transmetimit OST përfshin kapacitete interkoneksioni me vendet

fqinje si më poshtë dhe planifikohet të zgjerohet edhe më tej në kuadrin e

krijimit të Tregut Rajonal të Energjisë në Europën Juglindore:

Linja 220 kV Fierze (Shqipëri) – Prizren (Kosovë)

Linja 220 kV Koplik (Shqipëri) – Podgorice (Mali i Zi),

Linja 400 kV Zemblak (Shqipëri) – Kardia (Greqi), dhe

Linja 400 kV Tirane (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi).

Në qershor 2016, MEI inaguroi përfundimin e linjës së re të interkoneksionit

400 kV Fierzë (Shqipëri) – Prizren (Kosovë) 67 .

Në kuadrin e përmirësimeve të kapaciteteve të OST, në maj 2016, OST

inaguroi Qendrën Kombëtare Dispeçer dhe Sistemit të Ri të kontrollit

SCADA/EMS, si një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të

Sistemit të Transmetimit me vlerë rreth 23 milion EUR. Projekti i Sistemit

SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST në rrjetin

europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike

(ENTSO-E) 68 .

Linjat

Gjatësia në km

400 kV 293.6 km

220 kV 1,150.30 km

150 kV 34.4 km

110 kV 1,582.5 km

OST ka qënë dhe

vazhdon të jetë shoqëri

e zotëruar 100% dhe

administruar nga

Shtetit Shqiptar që prej

themelimit të tij.

Modelit i ri i tregut

shqiptar të energjisë, e

ngarkon OST me

përgjegjësinë për

administrimin e Bursës

Shqiptare të Energjisë.

65

Burimi: Raporti vjetor për vitin 2015, publikuar nga ERE: www.ere.gov.al.

66

Burimi i informacionit për rrjetin e shpërndarjes - Raporti “Gjendja e Sektorit të

Energjisë në Shqipëri dhe Veprimtaria e ERE – s gjatë Vitit 2015” publikuar nga ERE:

www.ere.gov.al.

67

Burimi: faqja zyrtare e OST - http://www.ost.al/sq/inaugurohet-linja-400-kvshqiperi-kosove-nje-nga-veprat-me-te-rendesishme/

68

Burimi: http://www.ost.al/en/it-is-inaugurated-the-modern-dispatch-center-of-thetransmission-system-operator/

59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!