13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 3. Sektori i naftës dhe

gazit

Tatimi mbi të ardhurat personale

Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi përllogaritet dhe paguhet në përputhje

me Ligjin Nr. Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i

ndryshuar. Bazuar në këtë ligj të ardhurat nga punësimi deri në 30,000 Lek

tatohen me normën 0%, të ardhurat e fituara mbi shumën 30,000 dhe deri

në shumën 130,000 Lek tatohen me normën 13%, ndërsa të ardhurat e

fituara mbi shumën 130,000 Lek tatohen me 23%.

Bazuar në të dhënat e raportuara nga tatimet dhe AKBN, pagesat për

tatimin mbi të ardhurat personale gjatë vitit përllogariten të jenë rreth 234

mijë Lek për të punësuar në vit ose 19 mijë Lek për të punësuar në muaj.

Interesat e Shtetit në industrinë nxjerrëse

Shteti ka të drejtë të përfitojë dividentët dhe të ardhurat nga privatizimi i

mundshëm i Albpetrol. Albpetrol është gjithashtu subjekt i tatimit dhe

taksave të zbatueshme për shoqëritë tregtare si tatimi mbi fitimin, renta

minerare, TVSH, etj. Përveç shpërndarjes së dividentëve, nuk ka politika të

tjera transferimi midis Shtetit dhe Albpetrol.

Të ardhurat e gjeneruara nga Albpetrol nga administrimi MH

Të ardhurat kryesore që Albpetrol gjeneron nga PSA-të përfshijnë:

Ndarja e prodhimit të naftës që i shkon Albpetrol-it, dhe

Bonuset e trajnimit dhe të nënshkrimit.

Të ardhurat nga ndarja e prodhimit të naftës 36

Të ardhurat nga ndarja e prodhimit të naftës përfaqësojnë zërin e dytë më

të madh të të ardhurave nga sektori privat i naftës në vitin 2015. Albpetrol

zotëron pjesë të naftës së prodhuar nga Shoqëritë private që operojnë në

zonat nën administrimin e tij në bazë të prodhimit para-ekzistuese ose

gjëndje në momentin e transferimit të puseve – (“PPE” ose “PEP”) dhe

prodhimit shtesë (prodhimi i nxjerrë nga investimi i kontraktorit – ASP) në

varësi të sasisë së prodhuar dhe shkallës së mbulimit të kostove matur nga

faktori R 37 .

Pjesa e prodhimit që i takon Albpetrol paguhet në natyrë ose në vlere

monetare 38 . Detyrimi i shoqërive të naftes për vitin 2015 përllogaritej në

74,688 ton PPE (2014: 91,039 ton) dhe 11.985 ton ASP (2014: 13,140

ton) 39 . Albpetrol shet naftën e prodhuar dhe të mbledhur nga marrëveshjet

hidrokarbure nëpërmjet ankandeve publike vjetore.

Në zbatim të kontratave të naftës alokuar në vitin 2015 dhe mbartjes nga

vitet e kaluara, Albpetrol raportoi shitjen e 84,623 ton naftë bruto shoqërisë

TPD-Trading Petrol & Drilling në vlerën 15,4 milion USD, me një çmim

mesatar shitje prej 182 USD për ton. TPD operon përmes një marrëveshje

bashkëpunimi me ARMOn për rafinerinë e naftës në Fier zotëruar nga ARMO

dhe në vitin 2016 mori në administrim edhe rafinerinë e Ballshit (shiko

seksionin 3.2). Detaje të ankandeve dhe shitjet e naftës sipas muajve gjatë

vitit 2015 paraqiten në shtojcën 4.

Grafiku 13 - Ndarja e

prodhimit të naftës nga MH

2011 - 2015 (ton'000)

116.7 111.9 106.7 104.2

50.5

2011 2012 2013 2014 2015

Burimi: Albpetrol

36

Ky informacion u raportua nga AKBN për përpilimin e këtij raporti.

37

Faktori R perllogaritet si perpjestim i shumes se te ardhurave nga shitja e naftes

akumuluar qe nga hyrja ne fuqi e MNP-se me shumen e kostove te naftes te

akumuluara per te njejten periudhe. Renta minerare e perllogaritur gjate periudhes

zbritet nga te ardhurat e naftes dhe nuk perfshihet ne kostot e naftes.

38

Udhëzim i përbashkët i MEI dhe MF Nr. 1, datë 26.5.2015 “Mbi rregullat dhe

procedurat e marrjes, në para, të vlerës korresponduese të sasisë së prodhimit të

gjykuar dhe të pjesës së Albpetrol, sha”

39

Burimi: Raportuar nga Albpetrol

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!