17.12.2012 Views

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tetor 2012 Kisha dhe jeta

4

Entuziazmi që përfshiu kishën universale

gjatë viteve të Koncilit iu mohua Kishës

në Shqipëri, sepse kjo varej nga pushteti

politik, por nuk iu mohua dëshmia e

fuqishme për Krishtin dhe për fuqinë

e dashurisë së tij shpëtimtare, sepse kjo

varej nga besimi që frymëzonte barinjtë

dhe besimtarët e Kishë sonë. Gjatë viteve

të Koncilit Shqipëria nuk i dha Kishës

universale etër dhe ekspertë konciliarë, por

martirë dhe dëshmitarë të fesë së gjallë.

Fryma e Koncilit hyri në vendin tonë me

mbërritjen e misionarëve menjëherë pas

rihapjes së lirisë së besimit. Le të kujtojmë në

këtë kremtim të gjithë ata vëllezër e motra që

të shtyrë nga besimi në Krishtin erdhën për ta

dëshmuar atë mes nesh me fjalë e me vepra.

Shumë prej tyre mund të jenë të

pranishëm këtu sot. Të tjerë janë kthyer në

vendet e tyre ose kanë shkuar në misione të

ndryshme për të shpallur të njëjtin Ungjill,

kurse disa kanë hyrë në atdheun qiellor.

Të gjithë këta misionarë e misionare janë

bij e bija të Koncilit. Mundi dhe lodhja

e tyre në vendin tonë është e shtrenjtë

para Zotit, ndërsa shpërblimi më i madh

për ta është rimëkëmbja e kishës vendase.

Po, rimëkëmbja e kishës vendase.

Dëshmia për Krishtin, qoftë ajo e

martirëve, qoftë ajo e misionarëve, i ka

dhënë frytet e veta me lindjen e besimit

në zemrat e shume fëmijëve, të rinjve,

burrave dhe grave të Shqipërisë. Gjatë

këtyre njëzet vjetëve i janë kushtuar Zotit

shumë rregulltarë e rregulltare lë lindur e të

rritur në Shqipëri e nga viti dymijë vijojnë

shugurimet meshtarake vendase. Pamja e një

kishe të rilindur që po rritet është burim i

madh gëzimi. Tani na takon neve, barinjve

të Kishës në Shqipëri, ta vendosim tërë

besimin tonë tek kjo kishë e re e saporilindur.

Nëse nga njëra anë, për të shpallur Vitin e

Fesë, Ati i Shenjtë ka marre shkas nga Koncili,

nga ana tjetër ka vënë si synim ungjillëzimin

e ri.

Nëse gjatë Koncilit kisha shqiptare e

ka dëshmuar me martirizim besnikërinë

e vet ndaj Krishtit dhe Kishës universale,

sot, në kohën e ungjillëzimit të ri, kisha

shqiptare duhet të dijë t’i tregojë kohës

së vet bukurinë e besimit në Krishtin.

Sikurse nxënësit në Ungjillin e sotëm, ajo duhet

të jetë e gatshme t’i thotë Zotit të saj çfarë thonë

njerëzit se ai është, dhe çfarë thotë ajo vetë.

Çfarë thonë njerëzit për Krishtin në vendin

tonë? Nga njëra anë shumë vetë e kërkojnë

atë edhe pa e ditur se po e kërkojnë, sepse

gjendja e tyre i sjell më afër kategorive të

privilegjuara ungjillore.

Këta janë të varfrit që nuk shohin rrugëdalje

nga varfëria e tyre, të sëmurë që nuk gjejnë

shërim në sistemin shëndetësor, të shtypurit e

të shfrytëzuarit të cilëve u përplasen në fytyrë

dyert e drejtësisë, punëtorë që nuk marrin

shpërblimin e merituar si edhe viktimat e

korrupsionit. Të tjerë nuk e kërkojnë sepse

janë të verbuar nga përfitimi dhe fitimi i

padrejtë, nga pushteti i keqpërdorur apo nga

pushteti i shumëlakmuar, nga urrejtja dhe nga

etja për hakmarrje.

Të gjithë këta kisha duhet t’i dëgjojë

me vëmendje, që të dijë t’i thotë Zotit të

saj çfarë thonë njerëzit për të. Kundrejt

kësaj shoqërie ajo duhet të qëndrojë e

kristaltë në besimin e vet e duhet të shpallë

me fjalë e me vepra, me Pjetrin dhe si

Pjetri: “Ti je Mesia, Biri i Hyjit të gjallë!”.

Ungjillëzimi i ri i Shqipërisë ju takon juve,

fëmijë e të rinj që e keni shikimin të ngulur

tek e ardhmja. Mos kini frikë nga errësira e

orës së vështirë historike! Lejojeni Krishtin ta

shpërndajë ketë errësirë me dritën e dashurisë

së tij.

Ungjillëzimi i ri i Shqipërisë ju takon

juve rregulltarë e rregulltare që e ndjeni gjer

në qelizën e fundit përkatësinë ndaj këtij

populli. Mos kini frikë nga lartësia e detyrës

për të cilën jeni thirrur. Ai që i njeh dobësitë

tuaja do t’ju pajisë me forcën e hirit te vet,

që ungjilli i shpëtimit të shpallet me fjalën e

me jetën tuaj.

Ungjillëzimi i ri i takon bashkësive

famullitare, kishave dioqezane dhe mbarë

kishës shqiptare të bashkuar rreth të njëjtit

Zot, në të njëjtën fe dhe të udhëhequr nga

pasardhësi i Pjetrit. Le të mos ketë frikë askush

në kishën tonë që të heqë dorë prirjet personale

për t’i lënë vendin Krishtit dhe fjalës së tij.

“Kush beson në të nuk do të mbesë i

zhgënjyer”, thotë Shën Pali në leximin e dytë.

Shumë të dashur vëllezër e motra, besimi nuk

zhgënjen, sepse Zoti është besnik.

Le ta marrim për zemër ftesën e Papës

për të kremtuar si duhet Vitin e Fesë e për te

përtërirë kështu jetën e Kishës, sikurse thotë

edhe ai vetë në letrën Porta e Fesë: “Përtëritja

e Kishës kalon përmes dëshmisë së jetës së

besimtarëve: me vetë ekzistencën e tyre në botë

të krishterët janë të thirrur t’i japin shkëlqim

Fjalë së të vërtetës që na ka lënë Zoti Jezus”.

Maria, që e ka ngjizur Fjalën në kraharorin

e saj, qoftë për ne shembulli i fesë dhe e

udhëheqtë Kishën tonë drejt ungjillëzimit

të ri! Amen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!