17.12.2012 Views

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

gazeta e muajit - Kisha dhe Jeta

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tetor 2012 Kisha dhe jeta

6

Koncili ka folur më këmbëngulje për apostullatin

e laikëve. Dhe dua të theksoj këtë aspekt të jetës

së besimtarëve laikë: kemi nevojë për ju! Kemi

nevojë për besimtarë që kuptojnë thirrjen e tyre

për të qenë bashkëpunëtorë me ne. Është nder i

madh për ju të jeni apostuj të Krishtit në botë,

duke shpallur ungjillin e Krishtit me shembullin

e jetës, me fjalë, me vepra. Ju jeni dora jona e

djathtë. Gëzohuni kur meshtari ju kërkon për

ndonjë punë për Kishën.

Në Dekretin mbi Mbarështimin Misionar të

Kishës, Koncili ka thënë se plani shpëtimtar i

Hyjit nuk mund të mbyllet e të kufizohet në

brendësinë e zemrës së njeriut. Prandaj edhe

Papa Benedikti, në Letrën me të cilën ka shpallur

Vitin e Fesë, ka theksuar se feja duhet të shprehet,

të kremtohet. Është absurd qëndrimi i atyre

besimtarëve, të cilët shfajësojnë vetveten se nuk

vijnë kurrë në kishë duke thënë: “Fenë e kam në

zemër”! Ja pse në fakt dokumenti i parë i shpallur

nga Koncili ishte Kushtetuta mbi Liturgjinë. Atje

u vendos se pjesëmarrja e besimtarëve në Liturgji

duhet të jetë e plotë, e vetëdijshme dhe aktive.

Prandaj u vendos që gjuha e Liturgjisë të mos jetë

gjuha latine, por gjuha që e flet populli. Liturgjia

është gjuha e besimit tonë, atëherë duhet t’i

afrohemi Hyjit në mënyrë që lavdia jonë të jetë

me të vërtetë një dialog me Zotin.

Dëshiroj t’u referohem edhe dy paragrafëve të

rëndësishëm të Kushtetutës së Liturgjisë.

I pari është paragrafi ku flitet për pranitë e

ndryshme të Krishtit. Krishti është i pranishëm

në Kishën e vet në Fjalën e tij, sepse është Ai që

flet kur Shkrimi Shenjt lexohet në Kishë. Është i

pranishëm kur Kisha lutet dhe këndon, sepse Ai

premtoi: “Ku ka dy apo tre të bashkuar në emrin

tim, unë jam në mesin e tyre”. Është i pranishëm

në sakramentet, sepse, siç thotë shën Augustini,

kur njëri pagëzon, është Krishti që pagëzon.

E mbi të gjitha, Krishti është i pranishëm në

eukaristinë e shenjtë, nën dukjet e bukës dhe

të verës.

Paragrafi tjetër është ai që flet për sakramentet.

Bëhet fjalë për qëllimin e trefishtë të sakramenteve:

shenjtërimi i njeriut, ndërtimi i Kishës dhe

nderimi i Hyjit. Atëherë njeriu shenjtërohet

nëpërmjet sakramenteve. Kisha ekziston në sajë

të sakramenteve, kështu që nuk ka Kishë pa

sakramente, as ka sakramente pa Kishë. Dhe

Zoti do që ne t’i afrohemi jo vetëm në lutjet

tona private, por edhe më shumë në mbledhjen

liturgjike. Pastaj paragrafi vazhdon duke thënë

se sakramentet jo vetëm nënkuptojnë fenë, por

edhe, nëpërmjet fjalëve dhe sendeve, e ushqejnë,

e forcojnë dhe e shprehin. Ky është një pohim

shumë i rëndësishëm dhe dëshiroj që të gjithë ju ta

kuptoni mirë. Së pari, sakramentet presupozojnë

fenë. Ja pse, veçanërisht pas Koncilit, kërkojmë

katekezë para pranimit të sakramenteve. Dhe

katekeza nuk është thjesht të mësosh një libër,

disa formularë ose disa lutje. Krishtërimi nuk

është një ideologji, por është njohja e personit të

gjallë të Krishtit. Përgatitja për sakramentet nuk

është të mësosh diçka mbi Krishtin, por është

një ecje me Krishtin. Sakramentet e ushqejnë

dhe e forcojnë fenë: feja jonë vyshket nëse nuk

ushqehet dhe forcohet me sakramentet. Së

fundi, sakramentet e shprehin fenë. Feja duhet

domosdoshmërisht të shprehet në mënyrë të

dukshme, të jashtme dhe komunitare. Njeriu

patjetër duhet të shprehë konkretisht ndjenjat

e veta të brendshme. Dhe kjo vlen edhe për

përmasën fetare të jetës së tij. Me fjalë të tjera,

i krishteri duhet t’u afrohet sakramenteve. Pa

sakramente është i krishterë vetëm me emër.

MARRËDHËNIA E KISHËS ME

SHOQËRINË NJERËZORE

Këtu bëhet fjalë veçanërisht për dokumentin më

të gjatë të Koncilit, të miratuar në ditën e fundit

të Koncilit, e që sigurisht është ndër dokumentet

më të rëndësishme. Është Kushtetuta Baritore

mbi Kishën në Botën Bashkëkohore, e cila i

përgjigjet pyetjes së botës: “Kishë, çfarë thua ti

për veten?” Ishte dashur që Koncili t’i fliste edhe

botës, dhe të përshkruante marrëdhëniet e Kishës

me botën. Kisha në dhe për botën, dhe jo kundër

botës. Qëllimi i dokumentit shprehet në këto

fjalë: “për të shndritur misterin e njeriut dhe që të

bashkëpunojmë në kërkimin e zgjidhjeve në pyetjet

e ngutshme të kohës sonë” (n. 10).

Qysh nga fillimi thuhet se dokumenti u

drejtohet “të gjithë njerëzve” dhe shikon botën

dhe kulturën bashkëkohore me optimizëm,

megjithatë nuk mungon të flasë për problemet e

mëdha që po përballon njeriu në botën e sotme.

Cilësia kryesore e botës së sotme është ndryshimi

i shpejtë. Procesi i ndryshimeve po bëhet

vazhdimisht më i shpejtë. Por ky ndryshim

shkakton më shumë pabarazi, për shembull mes

të pasurve dhe të varfërve. Ndërsa gjendja e gruas

ende është shumë përulëse në vende të ndryshme.

Ndryshimi sjell rritjen e diturisë dhe të fuqisë e

ka pasoja jo vetëm për shoqërinë në përgjithësi,

por edhe për individin: e bën dyshues (edhe për

sa i përket fesë), të pakënaqur, duke kërkuar më

shumë.

Të gjitha këto ndryshime po çojnë botën drejt

një krize: “para saj hapet rruga e lirisë dhe e

robërisë, përparimit dhe të prapësimit, vëllazërimit

ose të urrejtjes” (9). Megjithatë jemi të bindur se

“Krishti, i cili ka vdekur dhe është ngjallur për të

gjithë, me Shpirtin e tij i jep njeriut dritën dhe

forcën për t’iu përgjigjur thirrjes së tij të lartë ...

Kisha beson se në Zotin e saj dhe Mësuesin gjendet

çelësi dhe qendra si dhe caku i mbarë historisë

njerëzore” (10).

Një ide themelore e të gjithë Kushtetutës Baritore

mbi Kishën në Botën Bashkëkohore është bindja

se “Populli i Zotit dhe njerëzimi, i cili përfshin

edhe këtë popull, i shërbejnë anasjelltas njëri-tjetrit”

(11). Prandaj Kushtetuta vë shumë në dukje

dinjitetin e personit njerëzor. Çfarë është njeriu?

Nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje duke

mohuar ekzistencën e Hyjit, ose pa iu referuar

Krishtit, njeriut të përsosur (22). Dinjiteti i

njeriut bazohet mbi faktin se ai “është i thirrur në

bashkim me Hyjin” (19). Përnjëmend, njeriu “qe

krijuar në përngjasim të Hyjit” (12). Mishërimi i

Birit të Hyjit, domethënë misteri i Birit të Hyjit

që mori natyrën tonë njerëzore, ka shtruar edhe

një themel të ri për dinjitetin e veçantë të çdo

njeriu, në mënyrë që në çdo njeri të mund të

shohim fytyrën e Krishtit. Njeriu është pajisur

me ndërgjegjen, që është “thelbi më intim dhe

shenjtërorja e njeriut” (16). Ndërgjegja përfshin

përgjegjësinë, dhe përgjegjësia përfshin lirinë.

Kushtetuta kërkoi të mbrojë dhe të përparojë

dinjitetin burimor të martesës dhe vlerën e saj të

lartë dhe të shenjtë (47). Mund të theksojmë disa

shenja pozitive të gjendjes së martesës në botën

e sotme. Për shembull lëvizja për përparimin e

gruas ka ndihmuar për një shqyrtim të martesës

si bashkim i dy personave të barabartë. Por

nuk mungojnë as shenjat negative. Në shumë

mjedise, martesa nuk vlerësohet më si një

bashkim i shenjte dhe i përjetshëm, por vetëm

si një kontratë që mund të zgjidhet kur duan

bashkëshortët, me divorcin. Koncili vëren se

“denjësia e këtij institucioni nuk shndrit gjithkund

e gjithnjë me të njëjtën qartësi” dhe përmend disa

rreziqe (47).

Pastaj Koncili jep një përkufizim të martesës që

thekson dashurinë martesore e marrëdhëniet mes

të martuarve (48-49). Martesa është një bashkësi

dashurie, që për të krishterët është sakrament

dhe pasqyrim i bashkimit të Krishtit dhe Kishës.

Martesa ka si qëllime kryesore dashurinë dhe

lindjen e fëmijëve.

Atëherë Koncili jep disa këshilla praktike dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!