17.10.2019 Views

Gjuha shqipe 3

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha shqipe 3

Burimet dhe materialet didaktike:

-njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit/es;

-teksti mësimor;

-fisha me fjali të ndara në etiketa me fjalë e grupeve

fjalësh

-mjete shkrimi, lapustila, fletore, tabakë letre, fletë

A 4

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve/eve

Lidhja me fushat e tjera:

-shoqëria dhe mjedisi;

-arte.

• Metodologjia:

-diskutim, bisedë;

-rishikim në dyshe;

-punë në çift, punë në grup, punë individuale, punë me gjithë klasën.

• Veprimtaritë e nxënësve/eve

Veprimtaria e parë

Mësimi fillon me leximin dhe diskutimin rreth detyrave të shtëpisë që nxënësve iu është dhënë në orën e

mëparshme.

Nxënësit/et lexojnë fjalitë e krijuara duke zhvendosur etiketat me fjalë.

Tregojnë grupet e fjalëve të lëvizshme dhe grupet e fjalëve të qëndrueshme.

Veprimtaria e dytë

Rishikim në dyshe. Nxënësit /et punojnë individualisht ushtrimin 3. Ata/ato do të ndërrojnë vendin e fjalëve

dhe grupeve të fjalëve në dy mënyra pa prishur kuptimin.

Nxënësit/et shkëmbejnë librat ndërmjet tyre, vlerësojnë njëri-tjetrin dhe diskutojnë ushtrimin me gjithë klasën.

Veprimtaria e tretë:

Rishikim në dyshe. Mësuesi/ja paraqet një figurë. U kërkon nxënësve të vërejnë me kujdes figurën ta

përshkruajnë atë dhe të ndërtojnë dy fjali rreth saj. Më pas nxënësit/et do të zhvendosin fjalët në fjali pa i prishur

kuptimin asaj. Nxënësit/et shkëmbejnë fletoret, diskutojnë dhe vlerësojnë në dyshe punën e njëri-tjetrit.

Vlerësimi bëhet për:

-dallimin e grupeve të fjalëve të lëvizshme dhe grupeve të qëndrueshme në fjali;

-tregimin gjatë zhvendosjes së fjalëve në fjali, kur fjalisë i prishet kuptimi dhe kur jo;

-krijimin e fjalive duke zhvendosur fjalë e grupe fjalësh, pa prishur kuptimin e saj;

-paraqitjen dhe komunikimin e lirshëm dhe të saktë të mendimeve të tij /saj;

-demonstrimin e besimit dhe vullnetit në arritjen e rezultateve;

-respektimin për përpjekjet individuale dhe ato në grup.

• Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Tema mësimore

Lexojmë

Motra e birësuar (ora I)

Lënda:

Gjuhë shqipe

Klasa 3

Data:

Situata e të nxënit

Duke punuar me tekstin nxënësit/et diskutojnë

rreth:

-mënyrës se si e kuptojnë pjesën;

-interpretimit të tyre ne lidhje me birësimin e

Lilit, një vajzë e shtëpisë së fëmijës;

-gjykimeve që ato kanë për humanizmin që

duhet të tregojë shoqëria ndaj fëmijëve jetimë.

141

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!