17.10.2019 Views

Gjuha shqipe 3

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha shqipe 3

• diskuton rreth pjesës që dëgjon, duke u mbështetur në

shënimet e mbajtura;

• vë në dukje domosdoshmërinë e zbatimit të rregullave në

shtëpi dhe pasojave që sjell moszbatimi i tyre;

• bën lidhjen e situatës së dhënë në tekst me situata nga

jeta e vet;

• tregon rregullat që zbaton në shtëpi;

• pranon dhe tregon respekt ndaj ideve dhe mendimeve të

shokëve rreth pjesës që dëgjojnë.

Burimet dhe materialet didaktike:

- njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit/es;

- teksti mësimor;

- mjete shkrimi, lapustila, tabakë letre, fletë A 4

Lidhja me fushat e tjera:

- shoqëria dhe mjedisi;

- arte.

Lidhja me temat ndërkurrikulare:

- të drejtat e njeriut;

- mjedisi;

- bashkëjetesa paqësore.

• Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve/eve

• Metodologjia:

- diskutim për njohuritë paraprake;

- dëgjim i drejtuar;

- pyetja sjell pyetjen;

- lojë në role;

- punë në çift, punë në grup, punë me gjithë klasën.

• Veprimtaritë e nxënësve/eve

Veprimtaria e parë

Diskutim për njohuritë paraprake. Mësuesi/ja paraqet në tabelë temën e mësimit.

Nxiten nxënësit/et të diskutojnë rreth temës.

Ata ndihmohen nga pyetja: Me se mund të kenë lidhje rregullat e Jetonit?

Veprimtaria e dytë

Dëgjim i drejtuar. Mësuesi/ja fton nxënësit/et (U.1) të dëgjojnë historinë e Jetonit. (Në pamundësi, lexohet

teksti nga mësuesi/ja).

Orientohen nxënësit/et që gjatë dëgjimit/leximit të tregimit të mbajnë shënime të shkurtra për ato që i bëjnë më

shumë përshtypje.

Nxitet diskutimi midis nxënësve në lidhje me historinë që dëgjuan/lexuan duke u mbështetur dhe në shënimet

që mbajtën. Në dyshe nxënësit/et komentojnë secilin prej rregullave të U.1. Ata gjejnë rregullin që nuk zbatoi

Jetoni si dhe pasojën e moszbatimit të këtij rregulli. (U.2) Orientohen që gjatë diskutimit të shprehen qartë,

lirshëm dhe me fjali të plota. Diskutohen në dyshe pyetjet e U.3,4,5,6 dhe më pas me gjithë klasën. Nxënësit/et

do tregojnë rregullat që zbatojnë në shtëpi; ngjarje të ngjashme që u kanë ndodhur; si kanë vepruar më pas.

Ata/ato do të shtojnë rregulla në lidhje me sigurinë në shtëpi.

• Veprimtaria e tretë

Pyetja sjell pyetjen. Nxënësit/et nëpërmjet diskutimit, pyetjeve që u drejtojnë njëri-tjetrit tregojnë lidhjen

shkak-pasojë midis rregullave dhe zbatimit apo moszbatimit të secilës prej tyre. (U.5)

• Veprimtaria e katërt

Lojë në role. Nxënësit/et në grupe, nën drejtimin e mësueses/it do të improvizojnë situata në të cilat do të

tregojnë si kujdesen për sigurinë në shtëpi.

Nxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi bëhet për:

- diskutimin rreth pjesës që dëgjon, duke u mbështetur në shënimet e mbajtura prej tij/saj;

- vënien në dukje të domosdoshmërisë së zbatimit të rregullave në shtëpi dhe pasojave që sjell moszbatimi i

tyre;

- lidhjen e pjesës me përvoja nga jeta;

- tregimin për rregullat që zbaton në shtëpi;

- bashkëpunimin në grupe;

- vlerësimin që i bëjnë njëri-tjetrit.

335

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!