17.10.2019 Views

Gjuha shqipe 3

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha shqipe 3

Hyrje

Lënda e Gjuhës shqipe bën pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor

e letrar, që është boshti themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve/eve.

Më konkretisht, fusha “Gjuhët dhe komunikimi” i aftëson nxënësit që të përdorin gjuhën për të komunikuar,

për të plotësuar interesat e tyre personale dhe për të përmbushur kërkesat e shoqërisë dhe të vendit të punës.

Mësimi i Gjuhës shqipe, gjithashtu, zhvillon te nxënësit/et të menduarit kritik dhe i bën të vetëdijshëm për

identitetin e tyre personal dhe kombëtar. Nëpërmjet leximit të teksteve nga letërsia shqipe dhe ajo botërore,

nxënësit zhvillojnë botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë

gjuhët dhe kulturën kombëtare e atë botërore.

Fusha “Gjuhët dhe komunikimi” nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve/eve për t’u bërë lexues aktivë

e të pavarur dhe shkrues të saktë, origjinalë dhe krijues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit/et njohuritë,

shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të flasin dhe të dëgjojnë në mënyrë korrekte në varësi të

situatës dhe qëllimit që kanë. Arritjet gjuhësore të nxënësve/eve janë përcaktuese jo vetëm për lëndët e fushës

“Gjuhët dhe komunikimi”, por edhe për çdo lëndë që zhvillohet në shkollë. Nëse nxënësit/et nuk janë të aftë

të dëgjojnë, të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë mirë, atëherë ata nuk mund të jenë të suksesshëm në shkollë

dhe në jetë. Duke pasur një rëndësi të tillë, fusha dhe lëndët që e përbëjnë atë, janë një nga detyrat parësore të

arsimit bazë.

Çfarë përmban ky libër?

Ky libër është konceptuar në përputhje me programin e Gjuhës shqipe të shkallës së parë (klasa II) të

lëndës “Gjuhë shqipe 2”, miratuar nga MAS-i, në dhjetor 2014.

Libri synon të orientojë dhe të ndihmojë mësuesit/et që japin mësim në klasën e dytë, për të përmbushur

qëllimet e fushës së kurrikulës “Gjuhët dhe komunikimi” për ndërtimin e kompetencave lëndore dhe ato kyçe

te nxënësit/ et e klasës së dytë, për të planifikuar dhe realizuar detyrat e tyre si mësimdhënës të kësaj lënde,

bazuar në dokumentet zyrtare dhe fazat nëpër të cilat kalojnë mësimdhënia dhe të nxënit.

Libri u ofron mësuesve/eve njohuritë për dokumentacionin e ri, si: korniza kurrikulare, kurrikula bërthamë

për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, programin mësimor dhe vlerësimin, bazuar në nivelet e arritjes së

kompetencave.

Tri fazat më të rëndësishme janë përkatësisht:

a) planifikimi i të nxënit;

b) metodologjia e mësimdhënies;

c) vlerësimi i të nxënit, bazuar në qasjen e re me kompetenca.

Libri zbërthen programin në një variant analitik dhe në mësime model, me metoda, teknika e strategji që

lehtësojnë të nxënit e nxënësve/eve për veprimtari të larmishme dhe efektive, me procedime metodike

të çdo ore mësimore, me forma të ndryshme të konceptimit dhe të zhvillimit të orëve, si dhe me burime

informacioni e mjete didaktike e mësimore që janë të domosdoshme dhe të nevojshme.

Qëllimet e programit të Gjuhës shqipe

Qëllimet e lëndës së Gjuhës shqipe në arsimin bazë janë:

- Zhvillimi i aftësive për të folur, dëgjuar, lexuar dhe shkruar tekste të llojeve të ndryshme letrare dhe

joletrare, si dhe kultivimi nëpërmjet këtyre teksteve i mendimit kritik e krijues.

- Kërkimi, gjetja, gjykimi në mënyrë kritike dhe përdorimi i informacionit që merret nga mediat dhe

interneti.

- Njohja dhe vlerësimi i letërsisë shqipe dhe i letërsisë botërore nëpërmjet studimit të krijimtarisë së

shkrimtarëve përfaqësues të periudhave të ndryshme (tekste të përshtatshme për moshën e nxënësve/eve).

- Krijimi i besimit se përmes letërsisë dhe teksteve joletrare zhvillohet mënyra e të menduarit, bota

shpirtërore dhe personaliteti i njeriut.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!