17.10.2019 Views

Gjuha shqipe 3

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha shqipe 3

• Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve/eve

• Metodologjia:

- diskutim;

- rishikim në dyshe;

- shkrim i lirë;

- punë individuale, punë në çift, punë me gjithë klasën, punë në grup.

• Veprimtaritë e nxënësve/eve

• Veprimtaria e parë

Diskutim: Ushtrimi 1. Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë tabelën e zgjedhimit të foljeve në kohën e ardhme

dhe të diskutojnë në dyshe dhe më pas me gjithë klasën, rreth drejtshkrimit të foljeve sipas vetave dhe numrit,

nën drejtimin e mësuesit/es.

• Veprimtaria e dytë

Rishikim në dyshe: Ushtrimi 2 synon që nxënësit/et të shkruajnë saktë foljet në kohën e ardhme në të gjitha

vetat e njëjësit dhe shumësit.

Mësuesi/ja i lë nxënësit të lirë të mendohen për disa çaste. Më pas ata/ato punojnë individualisht. Shkëmbejnë

librat për të kontrolluar njëri-tjetrin.

Diskutojnë me gjithë klasën nën drejtimin e mësuesit/es.

• Veprimtaria e tretë

Shkrim i lirë: Ushtrimi 4 synon që nxënësit/et të shkruajnë një tekst të shkurtër në të cilin të përdorin folje

në kohën e ardhme dhe fjalët ndihmëse të dhëna, duke u bazuar te figura. Në përfundim, nxënësit/et lexojnë

shkrimet e tyre.

Me ndihmën e mësuesit/es, nxënësit/et bëjnë qortime të thjeshta drejtshkrimore.

• Vlerësimi bëhet për:

- diskutimin në grupe të vogla rreth drejtshkrimit të foljeve të rregullta të mënyrës dëftore, në kohën e ardhme;

- krijimin e fjalive duke përdorur foljet në kohën e ardhme, të mënyrës dëftore;

- shkrimin e një teksti të shkurtër mbi bazën e figurave dhe fjalëve ndihmëse, duke përdorur folje në kohën e

ardhme;

- zbatimin e rregullave drejtshkrimore gjatë të shkruarit;

- vërejtjet e thjeshta drejtshkrimore që bën me ndihmën e mësuesit/es;

- vlerësimin e punës së shokëve e të shoqeve;

- demonstrimin e besimit dhe vullnetit në arritjen e rezultateve;

- bashkëpunimin në grup për kryerjen e detyrave.

• Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3

Fusha: Gjuhët dhe

komunikimi

Tema mësimore

Lexojmë

Qilimi prej guri

Lënda: Gjuhë shqipe Klasa 3 Data:

Rezultatet e të nxënit

Nxënësi/ja:

• dallon elementet e poezisë si: strofa, vargu;

• lexon poezinë rrjedhshëm dhe me intonacionin e duhur;

• shpjegon fjalët e reja, duke ndërtuar fjali me to;

• tregon për karakteristikat dalluese të qytetit të Gjirokastrës,

të cilat dalin në poezi;

• u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së poezisë;

• nisur nga poezia, përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e

gurgdhendësit;

• shpreh ndjenjat dhe mendimet personale rreth poezisë;

• argumenton me fjalë të thjeshta, rëndësinë që ka ruajtja e

trashëgimisë kulturore;

• respekton përpjekjet individuale dhe ato në grup.

Situata e të nxënit

Bisedë rreth pamjeve nga Gjirokastra, qytetit

të gurtë.

Fjalë kyçe:

poezi;

strofa;

varg;

qilim;

Gjirokastër;

avlëmend;

gdhend;

mjeshtër;

medalje.

297

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!