27.11.2015 Views

udhezues gjuha shqipe 9

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër për mësuesin

“Gjuha shqipe 9”

Përgatitur nga:

Lindita Isufi

Ma. Artan Xhaferaj

Ma. Niazi Xhaferaj

Botime shkollore Albas

Botues:

Latif AJRULLAI

Rita PETRO

Redaktore:

Natasha PEPIVANI

Redaktore letrare:

Vasilika DINI

Arti grafik:

Eva KUKALESHI

© Albas, Tiranë 2010

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia Botuese Albas

Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2

Tel/Fax: ++ 355 4 2379184

e-mail: albas_tr@yahoo.com

Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105

Tel: 044 344047

e-mail: albas_te@yahoo.com

Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47

Tel: 038 5457139

e-mail: albas_pr@yahoo.com

10

11

12

Rubrika: Të folurit

Tema: Teksti dhe llojet e tij

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë rreth klasifikimeve dhe funksioneve të teksteve.

• Të shprehë mendimet e tij rreth llojeve letrare.

• Të ushtrohet për të klasifikuar tekstet letrare dhe joletrare.

Materialet dhe mjetet mësimore:

teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa me ngjyra, fletore.

Teknika dhe metoda mësimore:

bashkëbisedim, lexim i koduar,

Diagrami i Venit, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Ora e parë e mësimit për vitin e ri mësimor nis me një bisedë të shkurtër

rreth pushimeve verore. Mësuesi/ja shtron për bashkëbisedim pyetjet:

- Si ndiheni ditën e parë të shkollës?

- Çfarë të veçantash kishin pushimet për ju?

- A keni lexuar libra?

- Cilët ju kanë pëlqyer më tepër?

Vëmendja e nxënësve përqendrohet në dhënien e përgjigjeve, në ndërtimin e një

teksti, që të përfshijë këto të dhëna.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë temën: “Teksti dhe llojet e tij”,

për t’iu përgjigjur pyetjeve që ai/ajo shënon në tabelë.

- Çfarë është teksti?

- Përse shërben ai?

- Ku i përdorim tekstet?

- Ç’kuptoni me: Tekstet përdoren në mënyrë pasive dhe aktive?

Konkretizojeni me shembuj pyetjen e fundit.

Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të shtruara, plotësojnë njëri-tjetrin, pyesin.

Hapi III. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë nënçështjen: Klasifikimi i

teksteve sipas qëllimit:

• Teksti me funksion praktik – tekst joletrar.

• Teksti me funksion artistik – tekst letrar.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetje, të cilave do t`u përgjigjen nxënësit pas marrjes

së informacionit (përmes leximit individual).

- Ku i përdorim tekstet letrare?

- Çfarë qëllimi kanë këto tekste?

- Përse shërbejnë tekstet joletrare?

- Cili është funksioni i tyre në jetën e përditshme?

- Ç’është letërsia?

- Cili është funksioni i saj?

- Si klasifikohen tekstet letrare?

- Ç’lloje të tekstit letrar kemi në varësi të anës së jashtme a të brendshme?

Përgjigjet e nxënësve (të saktat) mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

13

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Veprimtari: Diagrami i Venit

Klasifikimi i teksteve sipas qëllimit

Teksti joletrar

(gazeta, revista, udhëzues,

tekste mësimore, enciklopedi, programe

televizive etj.)

- Qëllimi kryesor është sjellja e informacionit.

- Funksioni praktik

- Ndihmon për të informuar

- Për të ditur si e kur duhet bërë diçka

- Për të mësuar

- Për të thelluar njohuritë

- Kryesisht gjuha standarde

Teksti letrar (mite, legjenda, përralla,

tregime, novela, romane, poezi, drama etj.)

- Qëllimi kryesor është edukimi artistik i

lexuesit.

- Funksioni estetik - artistik

- Përdoret për kënaqësinë e të lexuarit.

- Për nxitjen dhe zhvillimin e imagjinatës

- Për t`u argëtuar etj.

- Gjuha e figurshme

Janë tekste të shkruara.

Shfrytëzohen në mënyrë pasive dhe aktive.

I shërbejnë njeriut për pasurimin e kulturës së tij.

Hapi V. Praktikë e pavarur, punohet ushtrimi 5.

Nxënësit ushtrohen për të klasifikuar sipas tabelës, llojet e teksteve.

Tekstet letrare

Tekstet joletrare

14

Hapi VI. Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fletë A 4

, në të cilën është fotokopjuar

një tekst letrar (një fragment nga poezia “Gjuha shqipe” e shkrimtarit Gjergj Fishta)

dhe një tekst joletrar (“Këshilla për jetën”).

Nxënësit do të shkruajnë në fletoret e tyre dallimet ndërmjet teksteve duke u

përqendruar te:

Qëllimi përse përdoret teksti.

Lloji, p.sh., tregim, poezi, reportazh etj.

Gjuha që përdor autori, e figurshme ose jo.

Për këtë veprimtari nxënësve u vihen në dispozicion deri në 7 minuta.

Mësuesi/ja plotëson tabelën në dërrasën e zezë me përgjigjet e nxënësve.

Vlerësohen nxënësit për përgjigje të shprehura bukur, saktë, për pjesëmarrje në

bashkëbisedim e diskutim, në mënyrë që të nxiten, të motivohen për të qenë aktivë

në orët e ardhshme.

Detyrë shtëpie. Për tekstet e dhëna (“Gjuha shqipe” dhe “Këshillat për jetën”),

analizoni dallimet në gjuhën e përdorur: përshkruese, rrëfyese, poetike, argumentuese,

informuese, shtjelluese, udhëzuese, sugjeruese.

Rubrika: Të folurit

Tema: Teksti rrëfimtar (letrar dhe joletrar)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë elementin formal gjuhësor të teksteve të ndryshme.

• Të flasë për veçoritë e tekstit rrëfimtar letrar dhe joletrar.

• Të klasifikojë tekste rrëfimtare letrare dhe joletrare.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, mjete

shkollore, shkumësa me ngjyra.

Metodologjia e mësimdhënies:

bashkëbisedim, diskutim,

lexim i koduar, vështrim krahasues.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Për

të dyja tekstet bëhet një analizë mbi dallimet gjuhësore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan

në dërrasë:“Klasifikimi i teksteve sipas veçorive gjuhësore”. Nxënësit lexojnë

informacionin e dhënë me tabelë në faqen 10. Më pas, së bashku me mësuesin/en

plotësojnë në dërrasë.

Teksti rrëfimtar - ka si veçori gjuhësore rrëfimin në vetën I ose në vetën III.

– (tregimtar) - elementi formal, lloji: tregim, novelë, roman etj.

Vazhdon plotësimi i veçorive gjuhësore për çdo tekst.

Nxënësit i lihet hapësirë që materialin e lexuar ta interpretojë.

Hapi III. Mësuesi/ja shkruan në qendër të tabelës:

një ndodhi

vende

rrëfej → tregoj ku përfshihen personazhe

disa ndodhi

situata të vërteta

imagjinare

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Ç’do të thotë të rrëfesh?

Mësuesi/ja plotëson pemën e mendimit me informacionin që sjellin nxënësit duke

shkruar ato mendime që janë të sakta.

Ditari dypjesësh. Mësuesi/ja shkruan në tabelë tekstet e klasifikuara në dy grupe,

për të cilat nxënësit, pas shtjellimit, do t`u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme.

- A kanë tekstet e të dyja grupeve element të përbashkët rrëfimin?

- Rrëfehet një ngjarje e vërtetë apo e imagjinuar?

- A kanë një autor?

- A është ai dëshmitar?

- Autori shkruan në bazë të të dhënave e dokumenteve të mbledhura nga të tjerët?

- Autori shkruan duke shfrytëzuar fantazinë e tij?

15

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- A është qëllimi praktik, pra të informojë marrësin?

- Qëllimi është të përfshijë marrësin në lojën e krijimit letrar?

Tekstet joletrare Komenti Tekstet letrare Komenti

- udhëpërshkrimi

- biografia

- autobiografia

- shkrimi në formë dialogu

- intervista

- ditari

- reportazhi

- kronika

- legjenda

- miti

- përralla

- fjalë të urta

- anekdota

- tregimi

- novela

- romani

Çdo përgjigje që do të japin nxënësit do të shkruhet në tabelë.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve, duke shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin. Në fund

të përgjigjeve të dy grupet vendosin titujt: ndodhi imagjinare/ndodhi të vërteta; rrëfim

letrar/rrëfim joletrar.

Hapi IV. Në këtë hap nxënësit plotësojnë grafikun Rruga e krahasimit, ku nëpërmjet

krahasimit veçojnë tiparet dalluese midis rrëfimit letrar dhe atij joletrar.

Hapi V. Nxënësit lexojnë informacionin në faqen 11, Rrëfimi letrar (në prozë).

Ata plotësojnë tabelën. Mësuesi/ja përdor hartën e mendimit, përdor shkumësa me

ngjyra ose forma gjeometrike.

- më e çlirët se poezia

- gjuha afër komunikimit të

përditshëm

- fjalia nuk fillon me rend të ri

- kuptimi shprehet me fjali, fraza,

tekste, pjesë, krerë, vëllime

P

R

O

Z

A

vetën I

- rrëfim në vetën III

- ligjërata e zhdrejtë

- ligjërata e drejtë

- dialog

- monolog

Hapi VI. Lojë në çift. Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve fletë A 4

, ku janë shkruar

llojet e tekstit rrëfimtar letrar. U kërkohet t’i renditin mbi bazën e traditës së hershme

dhe mënyrës si janë zhvilluar llojet e prozës: romani, novela, mitet, tregimi, anekdota,

legjenda, përralla, fabula, fjalët e urta.

16

Mësuesi/ja i sqaron nxënësit se ç’duhet të kuptojnë me:

bazë të traditës së hershme

format elementare

mënyrë e zhvillimit të prozës

format e përbëra

Kjo veprimtari të zgjasë deri në 10 minuta. Mësuesi/ja zgjedh nga një përfaqësues

të dy çifteve që të japin përgjigjet.

Nxënësi I. → Renditja e tekstit rrëfimtar letrar mbi bazën e traditës së hershme:

legjenda, miti, përralla, fabula, anekdota, fjalët e urta, tregimi,

novela, romani.

Nxënësi II. → Renditja e prozës mbi bazën e mënyrës së formimit.

Format elementare

legjenda, miti, përralla

fabula, anekdota, fjalë të urta

Format e përbëra

tregimi, novela

romani

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi VII. Mësuesi/ja bashkë me nxënësit do të rikujtojnë informacionet e marra vitin

e kaluar për llojet e prozës. Nxënësit lexojnë informacionin në faqen 11 për romanin.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë informacionin që sjellin nxënësit, si p.sh.:

lloji sipas temës romani toni i shkrimit

tema

përmbajtja

- sentimental

- humoristik

- didaktik

historik

shoqëror

erotik

psikologjik

filozofik

fantastik

fantastiko-shkencor

fantastiko-filozofik

reale

- rrjedhë e

natyrshme e

ngjarjeve

- karakterizim i

personazheve

-moderne

- nuk ka subjekt të

përcaktuar

- anon nga shkrimet

eseistike, poetike

- personazhet sjellin

ide, nuk portretizohen

- koha e papërcaktuar

Diskutim: - Cili nga dy romanet e studiuara i përket romanit realist dhe cili atij

modern:

- “Odin Mondvalsen” (Kasëm Trebeshina)

- “Vdekja e Ali Pashës” (Sabri Godo). Pse?

Nxënësit do të argumentojnë përgjigjen duke u mbështetur edhe te pema e

mendimit më sipër.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës. Vlerësohet

ora e mësimit.

17

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Muji dhe Halili

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë gojore.

• Të përmbledhë legjendën në pak fjali dhe t`i vendosë një titull.

• Të dallojë dhe të interpretojë figurën e hiperbolës, si karakteristikë e këtij lloji.

• Të dallojë elementin fantastik nga ai real.

• Të gjejë shprehje me forcë të madhe shprehëse dhe të shpjegojë rolin e tyre.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

mjete shkollore, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Stuhi mendimi, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja përzgjedh një nxënës për të lexuar detyrën e shtëpisë.

Hapi II. I njeh nxënësit me titullin e ri të mësimit, me llojin e tekstit letrar dhe

zhvillon me nxënësit një stuhi mendimesh për legjendat. Shkruan në tabelë titullin e

mësimit dhe plotëson stuhinë e mendimit.

Hapi III. Mësuesi/ ja lexon fragmentin “Muji dhe Halili” duke ruajtur gjatë leximit

karakteristikat e gegërishtes. Nxënësit do të nënvizojnë hiperbolën dhe elementin

fantastik.

tekst letrar

lloji i veçantë i rrëfimit popullor

elemente fantastike

legjenda

mrekullia dhe e

jashtëzakonshmja

përcillet gojë

më gojë

flet për një

ngjarje

figurë historike

Ka një qëllim, është

trillim poetik:

a. hiperbolë

b. personifikim

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Do të zhvillohet në formë diskutimi.

Ushtrimi 2.

Përgjigje të mundshme:

Të dy kreshnikët largohen nga vendi, futen nën dhè, sepse na s’kemi shka ba

mbi ftyrë të tokës.

Tragjikja qëndron në largimin e tyre nga jeta mbi tokë; tërheqja e tyre jo prej

luftërave, por prej një sendi: pushkës, plumbit.

18

Ushtrimi 3.

Përgjigje. Ilustrimi: Muji e shtrëngoi aq fort çelikun, sa e shtypi si të ishte prej dylli.

Forca e një vendi matet nga fuqia e banorëve të tij.

Ushtrimi 4. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë tituj gojëdhënash, përzgjedh

dhe shkruan në tabelë titujt më të përshtatshëm.

Ushtrimi 5. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Pikat e përbashkëta që lidhin dy gojëdhënat.

Vendi: nëpër male

Personazhet: Muji, Halili, bariu

Mesazhi: Zhvillimi i shoqërisë, largimi prej skenës së luftërave dhe jetës

shqiptare të Mujit dhe Halilit.

Diskutim i lirë

Ushtrimi 6. Shprehja: “Jo fort larg prej këtyre kohëve tona”, gojëdhëna e dytë

rrëfen për një kohë të papërcaktuar, që qëndron shumë larg kohëve të lashta dhe

më pranë kohës së luftërave me armë baruti.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 7. Do të punohet me tabelën e figurave.

Fjalia

Mos ia shtje dorën, se

t’a kputë

Lloji i figurës

Hiperbolë

Interpretimi im

Imazhi që përftohet është i

madhështisë fizike. Njerëz me fizik

të madh, që jetojnë nëpër malet e

Shqipërisë, ashtu siç është dhe vetë

natyra shqiptare.

Ushtrimi 8. Do të punohet me teknikën Ditari dypjesësh.

Fragmenti

Ai vend po ishte i dam tanë

megja-megja e aty gjindej Muji me Halilin.

Komenti i nxënësit

Ushtrimi 9. Toponimet e vendeve reale që u përmendën në legjendë janë:

Shpella e Bjeshkëve të Kelmendit, Qafa e Diellit, Dukagjini.

Ushtrimi 10. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre për gjetjen dhe interpretimin

e shprehjeve. Më pas përfaqësues të grupeve do të japin përgjigjet, të cilat mësuesi

i shkruan në tabelë.

Shprehja

E shpon anë m’anë

Mbi ftyrë të tokës

Asht ende gjallë ndër shpella

Interpretimi

Përdorimi i shprehjes anë m’anë në kuptimin

që përftojnë sot, tregon për lashtësinë e

gjuhës dhe legjendës. Plaga që lë pushka

ndihet në çdo pjesë të trupit.

Detyrë shtëpie. Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

19

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Dielli dhe Hëna, Gjarpri ylber

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e mitit për fenomenet e natyrës.

• Të interpretojë shpjegimin mitologjik të fenomenit nga ai shkencor.

• Të dallojë figurën e personifikimit dhe të metamorfozës.

• Të interpretojë figurën e personifikimit dhe të metamorfozës, si figurë qendrore

të këtij lloji.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, enciklopedi,

foto të Sistemit Diellor, mjete shkollore.

Metodat e teknikat e mësimdhënies:

Stuhi mendimesh, lexim i drejtuar,

pema e mendimit, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë titullin “Dielli dhe hëna”.

U drejton pyetje nxënësve:

- Cilat janë informacionet që keni për yjësinë?

U shpërndan nxënësve foto të Sistemit Diellor. Nxënësit japin informacione, të

cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

- Si i identifikonte këto fenomene njeriu në hershmëri përmes vizatimit?

Zgjidhen dy nxënës që punojnë në tabelë.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan

në tabelë “Dielli dhe hëna”, “Gjarpri ylber”. I njeh me mitet, informacion i marrë në

njohuritë e kaluara, lexojnë informacione “Mitet për dukuritë”.

Përzgjidhen tre nxënës që të lexojnë me role, dy personazhe dhe një autor. I nxit

nxënësit që të lexojnë bukur, me intonacion, rrjedhshëm.

Gjatë kohës që nxënësit lexojnë, nxënësit e tjerë do të nënvizojnë:

a) fjalët që nuk i kuptojnë – shpjegimin e të cilave do ta bëjë mësuesi/ja,

b) personifikimet (shpirtëzimi i dukurive).

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. - Cilat personazhe veprojnë në këto tregime mitologjike?

- Cilat dukuri natyrore mundohen t’i shpjegojnë?

Këtyre pyetjeve nxënësit u përgjigjen duke interpretuar informacionin që lexuan,

pa ilustrime.

Ushtrimi 2. Nxënësit i jepet mundësia të interpretojë informacionin e mësipërm,

përmes krahasimit të shpjegimit të dukurisë në mit dhe atij shkencor.

Marrëdhënia ndërmjet Diellit dhe Hënës:

20

Në mit: - shkojnë për vizitë te njëri-tjetri

- bëjnë dhurata të ndërsjella

- bisedojnë, gëzojnë, mërziten dhe hidhërohen.

Në shkencë: Nxënësit përdorin informacione të marra nga lëndët shkencore.

- Drita që merr Hëna nëpërmjet Diellit...

- Hëna e ndryshon formën për shkak të fazave të saj, gjatë rrotullimit

rreth Tokës...etj.

Në mit: - gjarpri - ylber rrinte në një kanistër dhe:

- u puq me dheun

- u harkua si një urë mbi valë.

Në shkencë: Nxënësit përdorin informacione nga enciklopedia.

- Pikat e shiut e zbërthejnë dritën e Diellit në ngjyra të ndryshme

duke formuar ylberin.

- Prej rrumbullakësisë së Tokës ylberi duket si një hark... etj.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Analiza e strukturës: Nxënësit rikthehen në tekst te paragrafët.

Ushtrimi 3. - Cilat personazhe janë të pranishme?

o Dielli

o Hëna

o yjet

o ylberi

o dy motrat plaka?

- Si do ta shpjegonit nga pikëpamja e drejtshkrimit përdorimin e shkronjës së

madhe te fjalët: Dielli dhe Hëna?

Ushtrimi 4. - Në ç’vend zhvillohet ngjarja në këto mite?

o në qiell

o në fushë

o pranë një lumi?

Ushtrimi 5. - Cila është koha kur ndodhin këto ngjarje?

o bashkëkohësia

o lashtësia

o apo një kohë e papërcaktuar?

Ushtrimi 6. - Me cilin ngjason fillimi i këtyre miteve? Me atë të një:

o legjende

o përralle

o tregimi?

Argumento pse.

Nxënësit punojnë individualisht për të përcaktuar strukturën e mitit.

Pasi kanë përcaktuar fillimin e strukturës, duke ilustruar me fjalët kyç, kërkohet

prej tyre të dallojnë pikën kulmore të të dyja miteve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

a. Pika kulmore: A më mëson si t’ia pres këto petka?

Zgjidhja: Një fjalë po ta them, në paç nevojë për dritën time, merr sa të duhet për

me hijeshu trupin tënd, për tjetër të mirë u pafshim.

Mbyllja: Hëna u zbeh prej hidhërimit, që atë ditë zuri me e këqyrë Diellin disi

tërthorazi.

b) Pika kulmore: Papritmas u gjend pranë një lumi, që pak më parë nuk ishte e

që i bllokonte rrugën.

Zgjidhja: Dhe ja ku ylberi u harkua si një urë mbi valë –e dinte që ai ishte

gjarpër.

Mbyllja: Çdo mëngjes para se të lindte dielli...

21

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Duke analizuar strukturën u tërhiqet vëmendja nxënësve që: Teksti rrëfimtar letrar

ka strukturën e vet:

struktura e tekstit tregimtar

hyrje zhvillim pikë kulmore zgjidhje mbyllje

Ushtrimi 8. - Në cilin mit kemi metamorfozë (shndërrim)? Tregojeni atë me fjalët tuaja.

Ushtrimi 9. Gjatë leximit, nxënësit kishin për detyrë të nënvizonin personifikimet

(shpirtëzim të dukurive):

Hëna shkon te Dielli; mbolli nëpër qiell; Ç’ka t’i çoj?

U vrenjt vetullash; hijeshu trupin tënd.

Hapi V. Mësuesi/ja shkruan në qendër të tabelës Mitet dhe krijon me përgjigjet

e nxënësve pemën e mendimit.

për origjinën e botës

lindën bashkë

me kultet dhe festat

personifikimi

Mitet

rrëfime të lashta

për dukuritë natyrore

formë e thjeshtë tregimi

me strukturë

Hapi VI.

Kalohet te rubrika “Detyrë”.

Nxënësit ndahen në dy grupe:

Grupi I. Shkruani një fund tjetër për mitin e parë.

Grupi II. Rishkruajeni me fjalët tuaja mitin e dytë, duke respektuar strukturën e mitit.

Nxënësit lihen të punojnë rreth 7 minuta. Dëgjohen tre-katër nxënës dhe

vlerësohen.

Kjo detyrë përfundon në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve për pjesëmarrjen.

22

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur përemrat vetorë.

• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur trajtat e shkurtra dhe trajtat e

shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë.

• Të zbërthejë trajtat e shkurtra të bashkuara në tekste të ndryshme.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

Kllaster, punë në çift, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të

nxënësve të niveleve të ndryshme për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë

brenda orës së mësimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Shkruhet në qendër të tabelës së zezë fjala përemrat dhe nxiten nxënësit

të flasin për ta pa u shqetësuar për gabimet që mund të bëjnë.

vetorë

Përemrat

Hapi III. Përqendrohet vëmendja te përemrat vetorë. Rikujtohen njohuritë së

bashku me nxënësit duke i ndihmuar me pyetjet:

- Çfarë tregon përemri vetor i secilës vetë?

- Në cilat rasa dalin trajtat e shkurtra?

- Si formohen trajtat e shkurtra të bashkuara?

Duke kujtuar tabelën e lakimit të përemrave vetorë në rasën dhanore dhe kallëzore,

sqarohet se të gjitha trajtat e shkurtra të rasës dhanore bashkohen me trajtën e

shkurtër e të rasës kallëzore, veta e tretë, numri njëjës dhe me trajtën e shkurtër

të rasës kallëzore i, veta e tretë, numri shumës. Në këtë mënyrë formohen trajtat e

shkurtra të bashkuara.

më + e = ma të + e = ta

më + i = m’i të + i = t’i

Mësuesi/ja sqaron se për të zbërthyer një trajtë të shkurtër të bashkuar, në fillim do

të bëjmë pyetjen kujt? të rasës dhanore dhe pastaj pyetjen kë? të rasës kallëzore.

Hapi IV. Hapet teksti “Gjuha shqipe 9” në f. 180. Ndahen nxënësit në grupe dyshe

dhe nxiten të lexojnë fjalitë në kuti e të shikojnë me kujdes fjalët e shkruara me

shkronja të zeza. Udhëzohen të diskutojnë për përdorimin e drejtë ose të gabuar të

përemrave vetorë ose të trajtave të shkurtra. Këmbëngulet që të dallohen gabimet

në rasë, numër dhe vetë.

Hapi V. Bëhet një test i vogël për të matur rendimentin e orës së mësimit, duke i

udhëzuar nxënësit të punojnë në fletore në grupe dyshe. Njërit grup i jepet ushtrimi

23

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

1 në faqen 182; tjetrit i jepet ushtrimi 2 në faqen 182. Grupet alternohen në mënyrë

që të mos kopjojnë nga njëri-tjetri.

Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve duke inkurajuar nxënësit e niveleve të

ndryshme.

Detyrë shtëpie.

a) Shpërndahen për çdo nxënës fisha me tekste, në të cilat ata duhet të korrigjojnë

gabimet që janë bërë në përdorimin e përemrave vetorë dhe trajtave të shkurtra.

b) Ushtrimi 3 në faqen 182.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Ushtrime për përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur trajtat e shkurtra dhe trajtat e

shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë.

• Të formojë fjali dhe të argumentojë me anë të pyetjeve (kujt? dhe kë?) përdorimin

e trajtave të shkurtra të bashkuara.

• Të dallojë trajtën e shkurtër të vetës së parë njëjës më nga pjesëza më.

• Të dallojë trajtën e shkurtër të vetës së tretë shumës u nga pjesëza u, që shërben

për të formuar formën joveprore të foljeve.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”,

shkumësa me ngjyra, fisha.

Metoda dhe teknika mësimore:

Diskutim, punë e drejtuar,

punë në grup.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Punohet ushtrimi 1 në faqen 183, sipas kërkesës. Nxënësit punojnë me

grupe dyshe.

Hapi II. Nxënësit zgjidhin me shkrim ushtrimet 2, 4 dhe 5 në faqen 183, sipas

kërkesave, dhe i diskutojnë.

Në ushtrimin 6, mësuesi/ja sqaron se fjala më është trajtë e shkurtër e përemrit

vetor, veta e parë njëjës, rasa dhanore ose kallëzore. Kur ndodhet para foljes u

përgjigjet pyetjeve kujt? ose kë?. Më-ja është pjesëz përforcuese, ajo mund të hiqet

pa u prishur kuptimi i fjalisë.

Hapi III. Në ushtrimin 7, mësuesi/ja sqaron se u është trajtë e shkurtër e vetës

së tretë, shumës, rasa dhanore, kur i përgjigjet pyetjes kujt?. U-ja është pjesëz, kur

shërben për të formuar formën joveprore të foljeve. Kjo ilustrohet me shembujt e

këtij ushtrimi.

Hapi IV. Ushtrimet 8, 9 dhe 10 zgjidhen e diskutohen sipas kërkesës.

Në fund, bëhet përmbledhja e orës së mësimit, vlerësimi për arritjen e objektivave

dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie: Jepet Ushtrimi 11 në faqen 184 dhe ushtrime nga Fletorja e

punës, f. 4, sipas niveleve.

24

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Narcisi

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar mitin për hyjnitë.

• Të lexojë bukur mitin duke iu përmbajtur rrjedhës së ngjarjes.

• Të dallojë ngjashmëritë ndërmjet hyjnive, njerëzve dhe dukurive natyrore.

• Të dallojë dhe të interpretojë figurën e epitetit dhe të metamorfozës, si figura

qendrore të këtij lloji.

• Të vlerësojë qëndrimin e tij në raport me mitin.

Mjetet e mësimit:

Teknikat dhe metodat:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletë formati A 4 stuhi mendimi, pema e mendimit,

me ngjyra, fjalor mitologjik, CD,

lexim zinxhir, ditari dypjesësh,

shkumësa me ngjyra.

hartë semantike e personazheve,

rrjeti i diskutimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimi. Rikujton njohuritë për mitin. Mësuesi/ja shkruan në qendër

të tabelës me shkumës me ngjyrë: MITET dhe së bashku me nxënësit ribën pemën

e mendimit.

për origjinën e botës

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

rrëfime të lashta

lindën bashkë

me kultet dhe festat

Mitet

personifikimi

formë e thjeshtë tregimi

për dukuritë natyrore

me strukturë

Pas kësaj veprimtarie nxënësit (dy –tre) lexojnë detyrën e shtëpisë. Nxënësit bëjnë

vlerësime për punët e shokëve.

Hapi II. Nxënësve u shpërndahen skeda me informacion të shkurtër për historinë

e veçoritë e disa heronjve të Mitologjisë së Greqisë së lashtë.

Afërdita - e bija e Zeusit dhe e Dionës, por është i përhapur edhe miti që

ka lindur nga shkuma e detit. Orët (stinët) e veshën dhe ua paraqitën zotave

të Olimpit. Mbahet si perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë, por edhe e jetës

në përgjithësi dhe e pjellshmërisë.

Narcisi – djalë i perëndisë lumore Cefis dhe i nimfës Liriopa. Sipas mitit, pak

pasi lindi, e ëma e tij pyeti falltarin Tirezia për jetëgjatësinë e të birit. Falltari iu

përgjigj se do të rronte gjatë në qoftë se nuk do të shikonte vetveten. Narcisi

ishte një djalosh me bukuri të jashtëzakonshme, që kishte refuzuar dashurinë e

25

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

të gjitha nimfave. Ai u ndëshkua nga Nemesi, që i nxiti një dashuri të çmendur

ndaj vetvetes. U dashura me imazhin e vet që reflektohej në ujin e burimit

Ramnusia. U mbyt në ujë (ra apo e shtynë perënditë) dhe u shndërrua në

lulen që mban emrin e tij.

Nimfa Jehonë (Ekoja)- njëra nga nimfat e maleve, bijë e Arias dhe e Gjeas.

U dashurua më kot me Narcisin që e refuzoi. E drobitur nga dhimbja, nimfa

u fsheh në pyll ku vazhdoi të tretej derisa i mbeti vetëm zëri.

(Për hollësi të tjera rreth figurave mitologjike shih Fjalorin mitologjik.)

Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit të ri: “Narcisi”dhe përzgjedh nxënësit

që do të lexojnë. Me këtë metodë ai/ajo u jep mundësinë nxënësve të lexojnë të gjithë

dhe të kontrollohet leximi.

Gjatë leximit nxënësit do të nënvizojnë epitetet dhe shprehjet frazeologjike.

Hapi III. Kalohet te rubrika“Reflektimi kuptimor”.

Edhe në këtë temë, nxënësit njihen me një mit për zotat dhe heronjtë.

Një nga veçoritë e miteve është se perënditë sillen njësoj si njerëzit.

- Gjeni në mit rastet kur personazhet:

o dashurojnë (Jehona mbeti e mahnitur nga bukuria e djalit...)

o qajnë (Vajtuan në pyll nimfat e reja...)

o vuajnë (Jehona vuante atje nga dashuria për Narcisin....)

o dënojnë (Perëndesha e dashurisë Afërdita e ndëshkoi Narcisin...)

o hakmerren (Dëshira e nimfës u përmbush...)

o vdesin (Narcisi vdiq...)

Përgjigjet i ilustroni me pjesë nga teksti.

Ushtrimi 2. Ndaluni në ngjashmëritë ndërmjet hyjnive dhe dukurive natyrore:

Nimfa Jehonë - dukuria e jehonës; kthimi i zërit mbrapsht.

Afërdita - dashuria njerëzore kërkon përkushtim, sakrificë dhe respekt ndaj atij që

dashuron, sepse gjithkujt mund t’i ndodhë që të vuajë nga mospërgjigjja e dashurisë

(siç i ndodhi Narcisit).

Narcisi - lulja e vdekjes. Të dashuruarit e vetvetes dhe mohimi i tjetrit të çon në

vuajtje të madhe deri në shkatërrim.

Ushtrimi 3. Ritregoni me fjalët tuaja përmbajtjen e këtij miti.

Nxënësve u rikujtohet skema përmbledhëse e përmbajtjes.

Kur e ku zhvillohet ngjarja?

Cili është mesazhi?

Si shkoi Narcisi drejt rrugës tragjike? Përmbajtja Cilat janë personazhet?

26

Çfarë dënimi rëndonte mbi Nimfën Jehonë?

Pse e ndëshkoi Narcisin

perëndesha Afërditë?

Si ndodhi që Narcisi shkoi

drejt rrugës tragjike?

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Në këtë veprimtari nxënësit do të ndalen te veçoritë e rrëfimit mitologjik.

Nxënësit do të ndahen në grupe dhe do të flasin duke ilustruar.

Grupi I. Flisni për rrëfimin e veprimeve, p.sh.:

po gjuante, hodhi sytë përqark, thirri me të madhe, vështroi përqark etj.

Grupi II. Dialogu: Hej, kush është këtu? Këtu! Shpejt, eja këtu tek unë!

Grupi III. Përshkrimi i mjedisit:

pyll i dendur, nuk dukej asnjeri, burim me ujë të ftohtë.

Grupi IV. Ushtrimi 5. Përshkrimi i liqenit, ku sheh veten të pasqyruar, përshkruhet

si mjedis i virgjër. Cilat janë ato detaje që e shprehin këtë?

Deri në atë ditë në ujët e këtij burimi nuk kishte vënë buzët asnjë bari apo

ndonjë dhi mali, mbi ujët e tij nuk kishte... ishte i kulluar.

Për çdo grup do të dalë një përfaqësues, që do të japë zgjidhjen e detyrës.

Mësuesi/ja plotëson në tabelë:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

rrëfimi i veprimeve Veçoritë e rrëfimit mitologjik përshkrimi i mjedisit

Hapi V. Ushtrimi 6. Nxënësit do të përqendrohen te personazhet Narcisi dhe

Jehona. U kërkohet të gjejnë epitetet në tekst dhe t’iu shtojnë edhe të tjera për të

cilësuar personazhet. Ky ushtrim punohet me hartën semantike të personazheve.

Narcisi në raport me:

dialogu

vetveten → i bukur, i dashuruar.

mjedisin → i çuditur.

nimfat → i zemëruar, kryelartë.

perëndeshën Afërditë → zemërgur.

vetveten → e dënuar, fatzezë.

Jehona në raport me: mjedisin → e heshtur.

Narcisin → e hutuar, e mahnitur, e përbuzur.

Për këtë ushtrim nxënësit do të gjejnë detajet artistike me të cilat përshkruhet

vuajtja e Narcisit dhe fundi i tij tragjik sipas shkallës së rritjes së emocionit, nga vuajtja

në fund tragjik.

Hapi VI. Ushtrimi 7. Nxënësit do të punojnë me ditarin dypjesësh.

Detajet artistike

Narcisi harroi gjithçka:

- nuk largohej dot nga burimi

- nuk ia shqiste sytë pamjes së vet

- as nuk hante, as nuk pinte, as nuk flinte

- kulmi i dëshpërimit

- po tretej si vesë

- i rraskapitur

- me zë të shuar

Komenti im

Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës që do të bëjnë komentin.

Ushtrimi 8. Kjo veprimtari zgjat deri në 10 minuta.

27

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Cila është metamorfoza që ndodh në këtë mit?

Nxënësit do të ilustrojnë mendimin me pjesë nga teksti.

- Pse Narcisi quhet sot Lulja e Vdekjes?

Gjeni fjalinë në tekst dhe argumentoni.

Hapi VII. Rrjeti i diskutimit. Mësuesi/ja shkruan në tabelë për të diskutuar. Çdo

mendim nxënësit duhet ta argumentojnë.

Po Mendoni se dënimi që i dha Afërdita Narcisit ishte Jo

shumë i rëndë? Pse?

Ndahen nxënësit në pro dhe kundër duke sjellë argumentet e tyre.

Në fund nxirret përfundimi.

Diskutim i ngrohtë: Mësuesi/ja është i vëmendshëm për të njohur edhe qëndrimin

e nxënësve. Shkruan pyetjen:

- Si do të vepronit ju, po të ishit në vend të personazhit apo perëndisë?

Me këtë veprimtari, mësuesi/ja synon të nxisë nxënësit drejt një qëndrimi kritik.

Hapi VIII. Ushtrimi 10. Këtë ushtrim nxënësit do ta punojnë në fletoren e klasës,

ndërsa mësuesi në tabelë bën ditarin dypjesësh.

Nxënësit mund të punojnë në çift. Ushtrimit i lihet një kohë për t`u menduar prej

5 - 7 minutash.

Mësuesi do të dëgjojë tre- katër nxënës pa i ndërprerë, pa marrë pjesë në diskutim,

po duke i nxitur që të jenë sa më aktivë e të lirshëm në shprehjen e mendimeve.

Në fund të diskutimit mësuesi/ja bën një përmbledhje të interpretimit, duke e

shkruar atë në tabelë.

Fjalia

Komenti im

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi i rubrikës “Detyrë”.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën një vlerësim për detyrat e kryera, për

pjesëmarrjen e nxënësve gjatë orës së mësimit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Djali, shkabonja dhe e Bukura e Dheut

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar përrallën si lloj të letërsisë gojore.

• Të zbërthejë strukturën e përrallës.

• Të dallojë rolin e paragrafëve në çdo element të strukturës së saj.

28

Mjetet:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

mjete shkollore,

shkumësa me ngjyra.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Në këtë orë mësimi, nxënësit do të njihen me përrallën, si lloj i letërsisë

rrëfimtare letrare.

Në temat e kaluara nxënësit janë njohur me mitet. Mësuesi/ja mund të bëjë një

përmbledhje të njohurive të marra në vitet e kaluara për përrallat.

I njeh me temën e re: “Djali, shkabonja dhe e Bukura e Dheut”. Lexojnë nxënësit

informacionin për përrallat në faqen 2.

Veprimtari: Diagrami i Venit

Teknika e metoda e mësimdhënies:

lexim zinxhir, diagrami i Venit,

praktikë e drejtuar, praktikë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mitet

- rrëfime të lashta

a. për origjinën e botës

b. për dukuritë natyrore

- lindën bashkë me kultet dhe festat

- formë e thjeshtë tregimi me strukturë

- personifikimi

Rrëfenja

Përrallat

- tregime popullore ku gërshetohen

elementet reale me ato fantastike

- trillim i gjerë poetik, fantazia e

guximshme, e pasur

- tema kryesore është:

a. e mira kundër së keqes,

b. e bukura kundër së shëmtuarës,

c. virtyti kundër vesit

- personazhet – pozitive dhe negative

- struktura – hyrja dhe mbyllja

- mbizotëron fryma e aventurës

- ka të papritura.

- gjuha popullore e pasur

- figuracion i fuqishëm

- kthesa të papritura të ngjarjes

Nxënësit plotësojnë në fletoren e klasës, ndërsa mësuesi/ja në tabelë.

Hapi II. Mësuesi/ja përzgjedh nxënësit që të lexojnë zinxhir përrallën. Zgjedhja

mund të jetë e rastit ose dy –tri nxënës që lexojnë më bukur. Gjatë leximit nxënësit

e tjerë nënvizojnë figurat letrare, shprehjet frazeologjike dhe shprehjet nga gurra

popullore.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Për të kuptuar përrallën mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet.

- Përse vasha vendosi të ikë me të Paemrën?

- Cilat janë vështirësitë që kapërcen djali?

- Si iu shpërblye e mira që bëri?

29

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 1. Mësuesi/ja informon nxënësit për strukturën e përrallës.

Përralla është e ndarë në paragrafë, të cilët janë të lidhur me njëri-tjetrin, ku secili

sjell një informacion të ri. Për çdo paragraf nxënësit do të vendosin një titull dhe do

të analizojnë duke iu përgjigjur pyetjeve.

Paragrafi I - situata fillestare.

- Kur zhvillohet ngjarja?

- Me çfarë njihemi? (me temën)

- Si e quanin njerëzit?

Paragrafi II - urdhri i ndaluar.

- Ç’do të thotë për ju “urdhër i ndaluar?”

- Përse vajza lidhi fjalën me të Paemrën?

Paragrafi III - thyerja e urdhrit të ndaluar.

Analizoni: - Kush ishte djali?

- Përse niset të kërkojë vashën?

- Cili është elementi fantastik?

- Çfarë parashikimi për jetën i kishte thënë në gjumë?

Paragrafi IV - ndërhyrja e heroit.

- A mund të quhet djali hero?

- Pasi lexoni fjalët e nënës, mendoni se djali duhej të hiqte dorë nga

rruga e ndërmarrë?

Paragrafi V- peripecitë e heroit.

- Cilat janë të papriturat, peripecitë e heroit?

- Çfarë roli luajnë ato në plotësimin e figurës së heroit?

- A shërben ajo si një mjet për të shpërblyer heroin?

Paragrafi VI - takimi me ndihmësin.

- A menduat se shqiponja mund ta vriste djalin?

- Çfarë mjeti stilistik përdoret në përrallë për të zgjidhur konfliktin?

- Mendoni se mirësia shpërblehet?

Paragrafi VII - përdorimi i një ndërmjetësi për ndihmë.

- Cili është mesazhi që nxirrni nga ky paragraf?

- Çfarë mendimesh ju lindën kur shqiponja mbërtheu me sqep merimangën?

- Cili është roli që luan merimanga?

Paragrafi VIII - mbërritja në vendin e synuar.

- Mendoni se në këtë paragraf mund të përdoreshin më tepër detaje për

udhëtimin e tyre deri në vendin e synuar?

- Pse është përdorur një përshkrim i zhveshur?

- Çfarë përshkrimesh dhe detajesh mund të përdornit ju?

Për këtë pyetje nxënësit shkruajnë në fletoren e tyre.

Kjo veprimtari zgjat deri në 5 minuta. Më pas dëgjohen dy përshkrime.

Paragrafi IX - arritja e synimit.

- Cilat janë synimet që arrin heroi?

- A ishte e lehtë arritja e synimeve?

Paragrafi X– martesa.

- A u vërtetuan fjalët që i tha Mira heroit në gjumë?

- Fundi i përrallës mbyllet me fundin klasik të një përralle?

30

Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë te veçoritë e përrallës, që u

punuan në hapin e parë.

Hapi V. Ushtrimi 2. Meqenëse në paragrafët përkatës, nxënësit, jo vetëm

vendosën titujt, por edhe analizuan duke ilustruar, tashmë ata e kanë më të lehtë që

të përcaktojnë se në cilët paragrafë mbizotëron rrëfimi, përshkrimi apo dialogu.

Mësuesi/ja i vë në punë nxënësit:

- Gjeni fjalët kyç.

o rrëfimi → në paragrafin e pestë.

o përshkrimi → i së Bukurës së Dheut.

o dialogu → në paragrafin e gjashtë.

Hapi VI. Ushtrimi 3. Nxënësit nëpërmjet zhvillimit të ushtrimeve u njohën me

përrallën, si: letërsi gojore; me paragrafët, që përcjellin qëllimin, mesazhin e përrallës,

pjesëmarrjen e elementit fantastik. Në çdo tekst rrëfimtar përralla ka strukturën e saj.

Nxënësit do të përcaktojnë se cilët paragrafë hyjnë në strukturë.

o Hyrja → paragrafi 1.

o Zhvillimi → paragrafët 2, 3, 4 dhe 5.

o Pika kulmore → paragrafi 6.

o Mbyllja → paragrafi 10.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi VII. Mësuesi/ja shkruan në tabelë: Gjuha e përrallës

Për këtë veprimtari punon me tabelën:

Figura letrare

Shprehje frazeologjike

Cilat?

Si e kuptoj?

Fjalë të marra nga gurra popullore

Detyrë shtëpie. Rishkruani ata paragrafë të përrallës, të cilët do të donit t’i

ndryshonit.

Mësuesi/ja në fund të orës së mësimit bën vlerësimin e nxënësve pjesëmarrës,

duke motivuar çdo nxënës aktiv në zhvillimin e temës.

Bëni vlerësimin e orës së mësimit.

31

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Rolet e personazheve të përrallës

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të analizojë me shkrim rolin e personazheve të përrallës sipas modelit të

dhënë.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”

Teknika dhe metoda:

Diskutim, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore “Rolet e personazheve

të përrallës” dhe me objektivin që duhet të arrijnë, të cilin e shkruan në dërrasë.

Rikujtohen njohuritë mbi përrallën nëpërmjet pyetjeve:

- Si paraqitet rrëfimi i një përralle?

- Si i njohim personazhet?

- Po karakterizimi i personazheve?

Rrëfimi i përrallave paraqitet si një ngjarje, në të cilën personazhet kryejnë veprime

dhe e arrijnë suksesin në çastet më kulmore të jetës së tyre.

Nxënësit udhëzohen të lexojnë informacionin në faqen 24, duke përzgjedhur me

nënvizime informacionin e nevojshëm për punën me shkrim.

Hapi II. Nxënësit punojnë në çift për 10 minuta. Ata, duke u mbështetur në përrallën

“Djali, shkabonja dhe e Bukura e Dheut” analizojnë me shkrim personazhet: dallimi

nga emri, paraqitja e jashtme, vendbanimi, mënyra si hyjnë në përrallë dhe si është

fundi i tyre.

Heroi

Djali

Dërguesi

Mira

Antagonisti

E Paemra

Ndihmësi

Shkabonja

Marrësi

E Bukura e Dheut

Personazhe të tjerë:

nëna e djalit, zogjtë e shkabonjës, gjarpri ezhdërha, merimanga.

Hapi III. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të bërë analizën e

personazheve në përrallë, duke u ndihmuar nga informacioni i f. 24. P.sh.:

Heroi, djali është personazhi që mban peshën kryesore të zhvillimit të ngjarjeve.

Ai është djali i një nëne të varfër, që zotëron aftësi të rralla në krahasim me djemtë e

tjerë, që dëshironin të Bukurën e Dheut...etj.

Dërguesi, Mira, i flet djalit në gjumë duke e nxitur që ai të ndërmarrë aventurën e

guximshme për të gjetur të Bukurën e Dheut... etj.

Në fund të orës së mësimit mblidhen fletoret për të bërë vlerësimin e të gjitha

punëve.

32

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Foljet ndihmëse

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kur e njëjta folje përdoret si folje ndihmëse dhe si folje me kuptim të

plotë leksikor.

• Të dallojë format foljore që formohen me anë të foljeve ndihmëse.

• Të zgjedhojë format foljore, që formohen me anë të foljeve ndihmëse.

• Të formojë fjali ku foljet kam dhe jam të përdoren si folje ndihmëse dhe si folje

me kuptim të plotë.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

fisha, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

Kllaster, punë në çift, diskutim,

punë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet në qendër të tabelës së zezë togfjalëshi Kohët e foljes. Nxiten

nxënësit të thonë fjalë apo fjali rreth kësaj teme, pa gjykuar rreth tyre.

të përbëra Kohët e foljes të thjeshta

kanë folje ndihmëse

nuk kanë folje ndihmëse

Shkrimi i fjalëve a fjalive ndërpritet kur mbaron koha e caktuar.

Hapi II. Mësuesi/ja paraqet një tabelë, ku është shkruar teksti i faqes 185 ose e

shkruan atë në dërrasën e zezë. Diskutohet rreth foljeve të nënvizuara. Sqarohen foljet

ndihmëse kam dhe jam, të cilat përdoren si mjete gramatikore për të formuar kohët

e përbëra.

Hapi III. Nxënësit hapin tekstet në faqen 185 dhe lexojnë shembujt me zgjidhjen

përkatëse. Diskutohet rreth fjalive për të sqaruar kur foljet kam dhe jam janë ndihmëse

dhe kur janë me kuptim të plotë.

Shkruhen në dërrasë të zezë përfundimet:

o Foljet ndihmëse i paravendosen pjesores së foljes.

o Folja jam nuk është ndihmëse, kur përdoret në kuptimin ndodhem, gjendem.

o Folja kam nuk është ndihmëse kur ka kuptimin zotëroj.

Hapi IV. Paraqitet në dërrasën e zezë një tabelë me zgjedhimin e foljeve të formës

veprore dhe joveprore në kohët e përbëra të të gjitha mënyrave, sipas modelit të tekstit.

Diskutohet rreth formave që marrin foljet ndihmëse kam dhe jam.

Theksohet se ajo që ndryshon gjatë zgjedhimit të foljeve në kohët e përbëra është

folja ndihmëse.

Mësuesi/ja thekson:

o Folja ndihmëse kam shërben për të formuar edhe format foljore kam për të

shkruar, kisha për të shkruar.

33

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Shkruhen shembujt e tekstit dhe sqarohet kuptimi i foljes.

o Folja ndihmëse jam vendoset para përcjellores së foljeve, duke formuar format

foljore jam duke lexuar, isha duke lexuar.

Sqarohet kuptimi i tyre nëpërmjet shembujve të tekstit.

Hapi V. Punë në grupe sipas bankave. Grupi A punon ushtrimet 1 dhe 3 në faqen

186; grupi B punon ushtrimet 3 (faqe 186) dhe 4 (faqe 187).

Diskutohet puna e grupeve.

Hapi VI. Për të matur rendimentin e orës së mësimit jepet punë e pavarur. Nxënësit

ndahen në dy grupe. Grupit A i jepet ushtrimi 6, ndërsa grupit B i jepet ushtrimi 7.

Bëhet vlerësimi i punës së pavarur dhe i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 5 në faqen 187 si dhe ushtrime nga Fletorja e

punës, f. 5, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Foljet gjysmëndihmëse

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet gjysmëndihmëse.

• Të bëjë dallimin kur e njëjta folje përdoret si folje gjysmëndihmëse dhe kur

përdoret me kuptim të plotë leksikor.

• Të përdorë me kuptimin e duhur në fjali foljet gjysmëndihmëse.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa me ngjyra, fisha.

Metoda dhe teknika mësimore:

Diskutim, organizuesi grafik,

punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Vendoset në dërrasë të zezë tabela e parapërgatitur me fjalitë e tekstit në

fillim të faqes 188 ose ajo shkruhet paraprakisht në dërrasë. Diskutohet me nxënësit

e të gjitha niveleve për kuptimin e foljeve të nënvizuara.

Bashkë me nxënësit arrihet në përfundimin se:

o Foljet që përdoren me kuptim të zbehtë leksikor quhen gjysmëndihmëse.

Si të tilla përdoren:

1. Folja këpujore jam, kur është pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror.

2. Foljet me vlerë modale, të cilat shprehin qëndrimin e folësit për veprimin që

emërton folja vijuese, të tilla janë: mund, duhet, do.

3. Foljet që shprehin mënyrën e zhvillimit të veprimit, si: filloj, vazhdoj, mbaroj.

Bashkë me nxënësit bëhet organizuesi grafik si më poshtë:

Foljet gjysmëndihmëse

Folja këpujore

jam

Foljet modale

Foljet që shprehin mënyrën

e zhvillimit të veprimit

34

mund duhet do fillim vazhdim mbarim

Nxënësit e shkruajnë organizuesin grafik në fletore.

Hapi II. Bashkë me nxënësit diskutohen kuptimet e foljeve gjysmëndihmëse në

faqen 189. Sqarohen nxënësit se në dialektin gegë, në vend të foljes në mënyrën

lidhore, foljet modale bashkohen me paskajoren gege:

- Duhet të vij atje sa më shpejt. (në shqipen standarde)

- Duhet me ardhë atje sa më shpejt. (në gegërisht)

- Sapo nisa të flas, ra zilja dhe gjithçka u harrua. (në shqipen standarde)

- Sapo nisa me fol, ra zilja dhe gjithçka u harrue. (në gegërisht)

Hapi III. Punë në dyshe. Sipas bankave formohen dyshet dhe punohen sipas

kërkesave ushtrimet 1 dhe 2, në faqen 190. Diskutohet puna e nxënësve.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ndahen nxënësit në dy grupe. Grupi A punon ushtrimin

3, ndërsa grupi B, ushtrimin 4. Puna e pavarur ndiqet nga mësuesi/ja. Në fund bëhet

vlerësimi. Korrigjohen dhe vlerësohen me notë dy fletore për secilin grup.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Falëndero nxënës të niveleve të ndryshme për

pjesëmarrjen në orën e mësimit dhe për dhënien e përgjigjeve të sakta.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 5 në faqen 190 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 5, sipas niveleve.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Rinë Katerinëza (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar rrëfenjën si llojin e tregimit.

• Të dallojë situatën fantastike ku zhvillohet rrëfimi nëpërmjet vendit dhe

personazheve.

• Të gjejë veçoritë e përbashkëta të rrëfenjës me përrallën.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

mjete shkollore, shkumësa.

Metoda dhe teknika mësimore:

pema e mendimit, DRTA, ditari dypjesësh,

vështrim krahasues.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja paraqet temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë.

Më pas, përmes teknikës Pema e mendimit, rikujton njohuritë e marra për autorin

Mitrush Kuteli, si dhe për rrëfenjat: “Vendosa të shkoj në mërgim” dhe“Gjonomadhë

e Gjatollinj”.për këtë ndihmohen nxënësit edhe me anë të pyetjeve:

- Kush është Mitrush Kuteli?

- Ç’dini për të?

- Ç’vepra të tij keni lexuar?

- Cili është ndryshimi i këtij prozatori nga prozatorët e tjerë?

35

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

fjalë të gjuhës popullore

shprehje frazeologjike

rrëfen rrëfenjën

për ngjarje

ruan tiparet e

prozës popullore

Gjuha

Mitrush Kuteli

bashkëjetesë të dy

tipave të shkrimit

mbart tiparet e

prozës së shkruar

Dhimitër Pasko

(emri i vërtetë i Kutelit)

vepra

“Tregime të moçme shqiptare”

përshtatje në prozë e Ciklit të kreshnikëve.

........................................................ etj.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit se fragmenti është shkëputur nga tregimi me

të njëjtin titull.

Hapi III. Do të punohet me teknikën “DRTA”.

Mësuesi/ja do të lexojë me ndalesa, të cilat janë përgatitur më parë. Nxënësit do të

sqarojnë, së bashku me mësuesen, fjalët dialektore apo fjalët e vjetra (arkaizmat).

Paragrafi I. Hëna... deri te ... qivur të Kirolloit.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Ku zhvillohet ky rrëfim? (vendi)

- Kur zhvillohet? (koha, si kohë e ditës, është natë)

- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

- Çfarë parashikoni se do të ndodhë?

- Cilat janë detajet që ju bindin për parashikimin tuaj?

Paragrafi II. U hoq... deri te ... Katerinëza i foli.

Mësuesi/ja nuk komenton rreth parashikimit të bërë nga nxënësit. Përgjigjen, nëse

ishte i saktë apo jo ky parashikim, ata e marrin gjatë leximit.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Mbështetet ky tregim në rrëfimet fantastike popullore?

- Për ç’element fantastik bëhet fjalë?

- Cilat janë mjetet sugjestionuese që mbizotërojnë?

- Si e përfytyroni Rinë Katerinëzën? Përshkruajeni atë duke përdorur detaje

nga teksti.

- Si mund ta përshkruani Kirolloin?

Paragrafi III. Sa i tretur je o im Zot... deri te ... e mejtuar.

- Përse M. Kuteli zgjedh pikërisht varrezat për të zhvilluar rrëfimin e tij:

a) Për të treguar fatalitetin e vdekjes apo

b) forcën e dashurisë?

Argumentoni zgjedhjen e alternativës së dytë.

- Cili është mesazhi që merrni?

o Vdekja e trimit na njeh si lexues edhe me një temë tjetër që ka ndikuar në

historinë e vendit tonë, në jetën sociale e kulturore të popullit shqiptar.

- Mendoni se është një zgjidhje e rastësishme apo autori e ka sjellë për të

karakterizuar personazhin Kirillo?

36

- Kjo e dhënë na ndihmon për të përcaktuar kohën e rrëfenjës?

o Po aq e rëndësishme në jetë, sa lidhja e dy të dashuruarve, është edhe lidhja

e nënës me fëmijën e saj. Ku shprehet kjo në tregim?

Paragrafi IV. Vështronte... deri te ... së Rinë Katerinëzës.

- Në ç’dilema i vendos autori personazhet?

Ndaluni në ndjesitë e kundërta.

Hapi IV. Në këtë etapë mësuesi/ja mund të punojë me teknikën Ditari dypjesësh

ose me organizuesin grafik për të komentuar ndjesitë e kundërta të personazheve.

Ushtrimi 4.

Paragrafi

Komenti im

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

ose

Fragmenti nga tregimi

(rrëfenja)

Ç’ndjenja e mendime ju

shkaktojnë këto fjalë?

Ç’tipare të karakterit dalin

nga këto fjalë?

Mësuesi/ja u lë nxënësve një kohë të mjaftueshme 7’-10’ dhe u kërkon mendimet,

të cilat i shkruan në tabelë. Duhen shmangur përsëritjet. Nëse është e nevojshme

mësuesi jep mendimin e vet duke shtuar një kolonë me titull komenti i mësuesit.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

- Flisni për veçoritë e përbashkëta të kësaj rrëfenje (tregimi) me përrallën.

Çdo tipar do të plotësohet me të dhëna nga fragmenti i tregimit nëpërmjet fjalive

dhe fjalëve kyç.

Rrëfenja

Përralla

a. Komunikimi “i fshehtë” i rrëfyesit me lexuesin.

E askush s’duhej të dinte besën e martesës së tyre...

b. Elementi fantastik.

Trak-trak, kërcitnë ca drrasa që thyheshin; drrasat e qivurit të Kirollojit.

c. Dialogu i pasur me shprehje popullore.

- O im-zoti Kirollo

As unj veshin më dëgjo

As zgjat krahun më shpëto...

d. Gjuha dialektore.

Ndenjnë në një tjatër varr...

e. Dëshira për shndërrim (metamorfoza).

- Ç’do deshe të bëhej ti, o im-zot?

- Qiparis, o vasha ime.

- Edhe unë dhriz’ e bardhë...

37

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Pas kësaj merret për krahasim një përrallë dhe mësuesi së bashku me nxënësit

ndalet në pikat e mësipërme:

a. Kujtoni si komunikon autori i përrallës me lexuesin (hyrja, mbyllja, gjatë rrëfimit etj.)

b. Jofrymorët shpirtëzohen.

c. Gjuha e përrallës është e mbushur me shprehje popullore e arkaizma.

ç. Murosja e të gjallëve ose sjellja e tyre prapë në jetë; shndërrimi i princit në

bretkosë, i vajzës në zog etj.

Detyrë shtëpie.

Zgjidhni një nga alternativat e detyrës në f. 28. Udhëzohen nxënësit që detyra e

parë lidhet me shumë elemente dhe duhet vënë në plan të parë fantazia, por edhe

shfrytëzimi i skenave nga filmat që ata kanë parë. Ndërsa alternativa tjetër lidhet më

tepër me ndjenjat e tyre në një raport krejtësisht personal.

Vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Rinë Katerinëza (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dëshmojë vjetërsinë e kohës së ngjarjes nëpërmjet të folurit dhe veshjeve të

personazheve (të arbëreshëve).

• Të gjejë shprehje të rralla figurative, të cilat nxitin imagjinatën e lexuesit.

• Të përshkruajë mjedisin dhe gjendjet shpirtërore të personazheve.

• Të vlerësojë veçoritë gjuhësore të Mitrush Kutelit.

• Të vlerësojë stilin e këtij shkrimtari.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

fletore, tabelë, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, lexim i detajuar, punë me shkrim,

kllaster.

38

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja do ta nisë këtë orë mësimi duke kontrolluar detyrat e shtëpisë.

Pesë nxënës do të lexojnë detyrën. Janë nxënësit, ata që do të vlerësojnë punën

e shokëve.

Mësuesi/ja u bën këto pyetje:

- Përse vlerësuat këtë detyrë?

- Cilat janë ndryshimet ndërmjet dy alternativave të detyrave?

Nxënësit mund të citojnë ato shprehje, përshkrime që u kanë pëlqyer më

shumë.

Hapi II. Ushtrimi 6. Nxënësit do të nxjerrin nga teksti detajet që dëshmojnë për

vjetërsinë e kohës së ngjarjeve.

...Kirolloj me opinga telatine...

...Katerinëza rrinte tanithi krye-unjur,si nuse e nusëruar...me mandilezën në dorën

e mëngjër...

Ushtrimi 7. Nxënësit do të gjejnë shprehje të rralla figurative, figura letrare, që

përdoren në përshkrime të mjedisit.

Nxënësi I → mjedisi: hëna e ruante; hija besnike; hëna e larë ndë ar, e ndë ergjënd;

re si linja të bardha; mermer i bardhë si borë.

Nxënësi II → personazhi: me gojë e zemër plot, si rusp e shkruar ruspi, si nuse e

nusëruar, hapi gojën.

Nxënësi III → gjendja shpirtërore: sikur bredhin në qiell, tjetër gja më të ëmbël

as që ka ...etj.

Nxënësit plotësojnë tabelën:

Figura letrare

Shprehja figurative

Hapi III. Në këtë etapë do të punohet teknika “Punë me shkrim”.

Klasa ndahet në grupe. Pas përfundimit të ushtrimit mësuesi/ja është i interesuar

të njohë dhe të vlerësojë botën imagjinare të nxënësit, që është nxitur nga figurat,

shprehjet, përshkrimet.

Punë në grupe. Duke përdorur shprehjet, figurat letrare bëni një përshkrim si e

parafytyrojmë:

Grupi I - mjedisin.

Grupi II - personazhet.

Grupi III - Si mund të përshkruani gjendjen e tyre shpirtërore?

- Cilat janë ngjyrat që do të përdorni në përshkrim?

Lloji

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Ushtrimi 8. Nxënësit do të kujtojnë ndonjë baladë tjetër, ku i vdekuri dhe

i gjalli bisedojnë mes tyre.

- Çfarë elementesh të përbashkëta do të gjenit?

- (varrezat, yjet, nata, ngjyra e mykut, e baltës etj.)

Hapi V. Në këtë etapë do të përdoret teknika “Kllaster”.

Nga të gjitha informacionet e marra, nxënësit duhet të dallojnë veçoritë gjuhësore

të krijimtarisë së Kutelit.

bashkëbisedim me lexuesin mbart karakteristika të prozës popullore

përdor kohën e shkuar

përdor fjalë të vjetra dhe dialektore

Veçoritë gjuhësore

pasues i gjuhës së rilindësve

rënie të tingujve në fjalë për të ruajtur

ritmin e brendshëm (muzikalitetin)

Informacioni plotësohet nga mësuesi në tabelë nga përgjigjet e nxënësve.

bashkëbisedim me lexuesin

rrëfen rrëfimin për ngjarjen

përdor shumë figura letrare Veçori të stilit shprehje të rralla

bashkëjetojnë dy tipa të shkrimeve

proza tradicionale

proza moderne

39

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Ai (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit psikologjik.

• Të njihet me elementin karakteristik të prozës së Mopasanit.

• T’i përgjigjet pyetjeve për fragmentet e tregimit.

• Të komentojë lidhjen logjike ndërmjet fjalëve:

halucinacion→ frika→ nënvetëdija

realja→ gjakftohtësia→ vetëdija

• Të diskutojë rreth ndjenjës së frikës dhe vetmisë.

• Të shpjegojë domethënien e fjalisë së fundit të tregimit “...se ai është... vetëm

se unë jam vetëm”.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

parashikim, lexim, bisedë, punë në çift.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në

tabelë: “Ai”. Shpjegohen veçoritë e tregimit. Pastaj nxënësve iu tërhiqet vëmendja te

piktura në faqen 30. U kërkohet të zbulojnë misterin e përbashkët që lidh këtë pikturë

me titullin e tregimit “Ai” - si një i panjohur apo si pjesa e panjohur e vetvetes.

40

Hapi II. Mësuesi/ja zgjedh një nxënës të lexojë fragmentin. Nxënësit njihen me

autorin francez Gi de Mopasan dhe me veçoritë e prozës së tij. Emri i plotë i tij është

Anri Rene Alber Gi dë Mopasan. Ka lindur më 5 gusht të vitit 1850.

(Jepet një informacion i shkurtër për jetën dhe veprën e Mopasanit).

Hapi III. Ndahet tregimi në fragmente:

Fragmenti I. Kur dal nga apartamenti... për t’i prekur supin.

Fragmenti II. Dora më ndeshi... Natyrisht nuk isha fare i qetë.

Fragmenti III. Bëra disa hapa... Kjo kishte marrë fund!

Fragmenti IV. Që nga ajo kohë... se unë jam vetëm!

Nxënësit do të punojnë në çift për të nxjerrë një përfundim dhe për të punuar në

një kohë të shkurtër.

Ata do t`u përgjigjen pyetjeve, që mësuesi u shpërndan në skeda. Përgjigjet

nxënësit do t’i shkruajnë në fletore.

Pyetjet për fragmentin I:

1. Fjalia hyrëse e tregimit është ndryshe (për nga ndërtimi), po ta krahasojmë me

hyrjet e veprave të tjera, cili është detaji që na paralajmëron se do të ndodhë diçka?

2. Cili ishte mendimi i parë që ju erdhi në mendje?

3. Pse personazhi nuk pati frikë?

Argumento duke ilustruar me fjalë apo fjali nga fragmenti.

Pyetjet për fragmentin II:

1. Cilat janë detajet që përshkruajnë fillimin e ankthit, burimin e frikës?

2. Cilat janë detajet që tregojnë për mendime të arsyeshme, pa emocion?

Shkruajini.

3. Cili është shpjegimi që do t`ju bënit dy fjalive:

...Kalova një halucinacion, kaq ishte.

...Natyrisht, nuk isha fare i qetë.

Pyetjet për fragmentin III:

1. Cilat janë veprimet që bën personazhi për t’i treguar vetes se ai nuk ka frikë,

por është i sigurt?

2. A është i qetë personazhi? Ilustro me fjali.

3. Midis vetëdijes dhe nënvetëdijes zhvillohet një luftë e frikshme. Në ç’paragrafë e gjetët?

Pyetjet për fragmentin IV:

1. A i shfaqet më ai vizioni?

2. Ku ndodhet Ai? Gjeni fjalët kyç dhe bëni komentin tuaj. Për këtë do të punohet

me teknikën “Ditari dypjesësh”.

Fjalët kyç

Ai është përpara dyerve, në

dollapin e mbyllur, nën shtrat, në të

gjitha qoshet e errëta, në të gjitha

hijet, ai është prapa meje.

Komenti i nxënësit

- Ai (frika) shfaqet vetëm:

- në errësirë

- është reagim i nënvetëdijes

- frika e të ndjerit vetëm

- shfaqet te njeriu që në fëmijëri e deri sa...

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mësuesi/ja përzgjedh përfaqësues nga çiftet që do të lexojnë përgjigjet. Aktivizon

nxënësit e tri niveleve dhe shkruan në tabelë përgjigjet që do t’i hyjnë në punë dhe

do ta ndihmojnë për të zhvilluar veprimtaritë dhe ushtrimet e tjera.

Hapi IV. Ushtrimi 3. Te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

- Ç’do të thotë personazhi në fund të tregimit “...sepse ai është, ...vetëm se unë

jam vetëm”.

Nxënësit do të ndihmohen nga mësuesi/ja për të kuptuar më saktë se ç’ka dashur

autori të zbulojë tek individualiteti i njeriut me pyetjen:

- Personazhi ynë ka frikë nga Ai, ka frikë nga vetmia?

Shpjegimet, analiza e nxënësve për këtë fjali duhen kontrolluar nga mësuesi për

të mos dalë jashtë temës dhe për të mos përsëritur mendimet.

Ushtrimi 4. Komentoni lidhjen logjike ndërmjet fjalëve:

Halucinacion→frika→nënvetëdija (Mund të jetë e nevojshme që mësuesi ta

shkruajë në tabelë shpjegimin e këtyre fjalëve.)

Realja→gjakftohtësia→vetëdija

Hapi V. Diskutohen ushtrimet 5, 6 dhe 7.

Do të zhvillohet një diskutim i lirshëm. Dy nxënës do të tregojnë ndonjë rast kur

kanë ndier frikë.

Ushtrimi 6. - Pse në përgjithësi njerëzit kanë frikë nga vetmia?

Mund të përdoren mendime të psikologëve rreth kësaj pyetjeje, shpjegimet

shkencore që ata bëjnë.

Ushtrimi 7. - Si mund të shmanget frika sipas jush?

Detyrë shtëpie. Përpiquni të shkruani edhe ju një tregim psikologjik për ndonjë

rast kur keni pasur frikë nga vetmia. Bëni kujdes në strukturën e tregimit.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit pjesëmarrës dhe mendimet

e tyre.

41

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Ai (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë se në cilën vetë është shkruar rrëfimi.

• Të gjejë në tekst detajet që përdor autori në përshkrimin e personazhit, gjendjes

psikike, gjendjes së turbulluar.

• Të vlerësojë veçoritë e stilit të Mopasanit në tregim.

Mjete:

teksti “Gjuha Shqipe 9”,

fletore, tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

Punë në çift, pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit duke lexuar disa nga detyrat e shtëpisë.

Nxënësit do të vlerësojnë punën e shokëve duke argumentuar në ndërtimin e strukturës

së tregimit, ngjarjen, përshkrimin e frikës. Mësuesi/ja bën vlerësimin përfundimtar për

punën e nxënësve.

42

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 8. - Në cilën vetë është shkruar rrëfimi?

Nxënësi – Rrëfimi është shkruar në vetën e parë. Autori ia ka dorëzuar rrëfimin e

tij protagonistit. Pse?

1) Përjetimi i situatës së ankthit, tensionit, frikës, gjendjes psikologjike të personazhit

krijon një situatë terrori, që përjetohet nga lexuesi.

2) Nisur nga veçoria e krijimtarisë së Mopasanit që analizon, i bën një studim

natyrës shoqërore të mendimit, të individualitetit të njeriut, që bën një tregim të

vërtetë, realist.

Ushtrimi 9. Nxënësit do të shkruajnë detajet në fletore duke punuar në çift. Më

pas, mësuesi/ja u shkruan në tabelë detajet e lexuara nga përfaqësues të çifteve që

përzgjedh.

Objektet e dhomës:

dera e shtyrë, zjarri në vatër, kolltuku, dollapi, shtrati,

njeriu i panjohur, halucinacioni....

Halucinacioni (i panjohuri):

Njëri krah i varej, rrinte këmbë mbi këmbë, koka ishte mbështetur

pak në të majtë të kolltukut...

Gjendja psikike e personazhit:

Kalova një halucinacion...nuk kisha asnjë turbullim mendor... natyrisht nuk

isha fare i qetë... u zgjova i përhumbur... kam frikë të jem vetëm natën...

Mjaft më, në emër të Zotit! Nuk dua të merrem më me të...

Ushtrimi 10. Plotësohet në libër.

- Nisur nga detajet, si do ta përshkruanit personazhin e tregimit?

Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre për rreth 15 minuta. Do të dëgjohen trikatër

punë të nxënësve, duke bërë dhe vlerësimet e punës nga vetë nxënësit, dhe

më pas nga mësuesi/ja.

Hapi III. Në këtë etapë nxënësit do të bëjnë një përmbledhje të njohurive për

autorin Gi de Mopasan dhe veçoritë e stilit, të ndërtimit të tregimit me teknikën “Pema

e mendimit”. Nxënësit do të punojnë në çift në fletoret e tyre. Më pas, me përgjigjet

e përfaqësuesve të çifteve që mësuesi përzgjedh për të vlerësuar, plotëson pemën

e mendimit në tabelë.

objekteve

përdorimin e detajeve

gjendjes psikologjike

Ai

Gi de Mopasan

tregimi psikologjik

shkrimtar realist

studim analitik i njeriut dhe mendimit shoqëror

rrëfim në vetën e parë

struktura

hyrja

zhvillimi

mbyllja

në gojën e protagonistit

Vazhdon plotësimi i pemës së mendimit.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja vlerëson nxënësit që morën pjesë në orën

e mësimit, nxit dhe nxënësit që ishin më pak aktivë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie. Ripunojeni punimin e orës së kaluar, duke shkruar një ese

psikologjike të shkurtër me temë: “Frikë nga vetmia”.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Ushtrime për foljet ndihmëse dhe gjysmëndihmëse

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• T`i konkretizojë njohuritë e marra për përdorimin e foljeve ndihmëse dhe

gjysmëndihmëse.

• Të shkruajë në formën e duhur foljet ndihmëse kam e jam në mënyra e kohë

të ndryshme.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

punë në grupe, punë e drejtuar, diskutim,

stuhi mendimesh, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje punimin e detyrës së shtëpisë. Aktivizon

dy nxënës të niveleve të ndryshme të lexojnë fletoret. Nga niveli i detyrës shikohet

përgatitja e nxënësve. Paqartësitë që mund të kenë nxënësit plotësohen në këtë orë

ushtrimesh.

43

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Punohen ushtrimet.

Ndahen nxënësit në dy grupe sipas bankave. Njërit grup i jepet ushtrimi 1,

faqe 191, ndërsa tjetrit ushtrimi 2, faqe 192. Diskutohet puna e secilit grup. Bëhen

vlerësimet e duhura në fillim nga nxënësit, pastaj nga mësuesi/ja.

Punohet ushtrimi 3 në faqen 191. Në fillim diskutohet për formimin e fjalive, pastaj

nxënësit formojnë fjalitë sipas kërkesës.

• Një zgjidhje e mundshme e ushtrimit mund të ishte kjo:

1. Sot kisha për të lexuar një libër të bukur.

2. Nesër kemi për të bërë shumë detyra.

3. Në darkë ishim duke pirë kafe me shokët.

4. Nuk kam kohë, se jam duke shkruar një ese.

Punohet nga nxënësit sipas kërkesës ushtrimi 4, faqe 191.

Ushtrimi 5, faqe 191, plotësohet duke vendosur ku duhet foljet që janë në fund

të ushtrimit.

Ushtrimi 6, faqe 192, veprohet njëlloj si tek ushtrimi 5.

Ushtrimi 7 plotësohet sipas kërkesës. Aktivizohen dy nxënës të niveleve të

ndryshme të thonë cilat folje janë përdorur si folje gjysmëndihmëse dhe cilat janë

përdorur me kuptim të plotë leksikor.

Ushtrimi 8 mund të zgjidhet kështu:

1. Nuk mund të kalosh pa mësuar.

2. Duhet qeverisur vetja, pastaj të tjerët.

3. Do menduar mirë kjo punë, pastaj të vendosim.

4. Nisa të shkruaj poezi.

5. Vazhdoj t’i përsëris çdo mëngjes pjesët që do të recitoj para shkollës.

6. Pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të mirë.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve

të niveleve të ndryshme.

Sipas kohës që mbetet në dispozicion, mësuesi/ja punon edhe ushtrime të Fletores

së punës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9 në faqen 192 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

6-7, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Kategoria gramatikore e diatezës

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë katër diatezat e foljeve (veprore, pësore, mesore dhe vetvetore).

• Të përdorë në fjali folje të ndryshme në diatezën e duhur.

44

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

Stuhi mendimesh, pema e mendimit,

diskutim, punë e pavarur, organizuesi grafik,

Çfarë? E çfarë? Po tani, çfarë?

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar

për foljen. Mendimet e nxënësve për foljen mësuesi/ja i përmbledh në pemën e

mendimit, të cilën e vizaton në tabelë me shkumësa me ngjyra.

vetat

folje pavetore

ndihmëse

gjysmëndihmëse

kohët

mënyrat

folje njëvetore Folja kalimtare

zgjedhimi

joveprore

veprore

jokalimtare

Hapi II. Rikujtohen njohuritë për formën veprore dhe joveprore të foljeve, duke i

nxitur nxënësit me anë të pyetjeve:

- Si formohet forma joveprore e foljeve?

- Cilat trajta foljore e formojnë formën joveprore me pjesëzën u?

- Cilat trajta foljore e formojnë formën joveprore me foljen ndihmëse jam?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë kartoni me fjalitë e faqes 193. Në

të janë nënvizuar foljet e theksuara në tekst. Diskutohet me nxënësit:

- A janë në formën veprore apo joveprore foljet me të zeza?

- Kush e kryen apo e pëson veprimin e shprehur nga këto folje?

Diskutohet për çdo folje.

Shkruhet në dërrasë të zezë kuptimi i diatezës.

Diateza është një kategori gramatikore e foljes me të cilën shprehet lidhja

midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës së fjalisë.

Bashkë me nxënësit argumentohet se kur folja është në diatezën veprore, pësore,

mesore dhe vetvetore. Përdoren shembujt e tekstit për ilustrim.

Bëhet organizuesi grafik për diatezat e foljes.

Diateza

veprore pësore mesore vetvetore

Diateza Folja në formën Folja në formën Veprimin e kryen Veprimin e pëson

veprore joveprore kryefjala kryefjala

Veprore + +

Pësore + +

Vetvetore + + +

Mesore + +

45

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Diskutohen të përbashkëtat dhe dallimet që kanë diatezat në gjuhën shqipe.

Hapi IV. Punohet rubrika Ushtrime.

Ushtrimet 1 dhe 5 (faqe 194-195).

Ushtrimi 5 mund të zgjidhet kështu:

1. veprore Pastruesja lan shkallët.

2. pësore Fëmija u la nga nëna.

3. vetvetore Fëmijët u lanë në det.

Hapi V. Bëhet përmbledhja e orës së mësimit duke vizatuar tabelën e mëposhtme

në dërrasë të zezë. Bashkë me nxënësit arrihet në këto përfundime:

Çfarë?

Diateza është kategori

gramatikore e foljes.

Me anë të saj shprehet

lidhja mes veprimit të

emërtuar nga folja dhe

kryefjalës së fjalisë.

E çfarë?

Diatezat e foljes në

gjuhën shqipe janë katër:

1. veprore

2. pësore

3. mesore

4. vetvetore

Po tani, çfarë?

Diateza veprore shprehet me

folje në formën veprore.

Diateza pësore, vetvetore

dhe mesore shprehen me

folje në formën joveprore.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 5 në faqen 195 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 8-9, sipas niveleve.

Rubrika: Të dëgjuarit dhe të folurit

Tema: Frika dhe misteri në arte

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë rreth ndjenjës së frikës dhe ankthit në jetën e përditshme.

• Të shpjegojë lidhjen e frikës me misterin, të panjohurën.

• Të flasë rreth tematikës (horrorit) në kinematografi.

• Të shprehë opinionin e tij për anët pozitive dhe negative të këtij lloji.

Mjetet:

teksti “Gjuha Shqipe 9”,

pamje të frikshme, foto,

pamje filmike, DVD “Harri Potteri”,

“Drakula”, video, TV.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Bisedë, Di – Dua të di – Mësova.

46

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesja e nis këtë temë mësimi duke i njohur nxënësit me titullin: “Frika

dhe tmerri në arte”. Për këtë temë nxënësit kanë lexuar dhe mësuar në temën “Ai”,

një tregim psikologjik. Nxënësit lexojnë në faqen 32 a dhe b.

Nxënësit shprehin me fjalët e tyre se cilat janë gjërat që kanë frikë, që i trembin më shumë.

Gjatë të folurit të nxënësve mund të ketë gjëra të përbashkëta, por duhet të bëjnë kujdes në

individualitetin e interpretimit të ndjesive, përjetimeve, duke shmangur përsëritjen.

Hapi II. Lexohet pika b.

Mësuesi/ja do të punojë me teknikën “Di – Dua të di – Mësova”. Nxënësit punojnë

në të majtë të tekstit me fragmentin duke vendosur shenjat përkatëse.

Mësuesi/ja plotëson në tabelë përgjigjet e nxënësve. Kjo veprimtari do të zgjasë

deri në 15 minuta.

(Mësuesi/ja jep informacion për lindjen e këtyre skenave, të kësaj letërsie në Angli,

ndonjë personazh etj.)

Hapi III. Ushtrimi 3. Nxënësit kanë punuar që në klasën e 6-të pjesë nga libri

“Harri Potter” dhe mund të kujtojnë ndonjë skenë prej tij.

Mësuesi/ja vendos një DVD me filmin “Harri Potter” dhe zgjedh një pjesë nga seritë

e filmave. Pas filmit u drejton nxënësve disa pyetje për diskutim:

- Cila ishte skena më e frikshme?

- Çfarë emocioni ndjetë?

- Si mund të jetë realizuar teknikisht kjo skenë?

- Ç’ndodh kur njeriu ka frikë?

Nxënësit flasin, dëgjojnë, diskutojnë për këto dhe të tjera pyetje që u lindin.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Ushtrimi 4.

- Cili prej jush ka lexuar librin “Drakula” ose ka parë filmin?

Nxënësit lexojnë informacionin mbi këtë libër. Krahasojnë përshkrimet me skenat

filmike:

- Çfarë kishit imagjinuar në mendjen tuaj?

- A kishte gjëra të përafërta me skenat filmike?

- Cilat përshkrime ju pëlqejnë më tepër?

Hapi V. Ushtrimi 5.

- Po ju a jeni dhënë pas këtyre filmave? Pse?

- Çfarë funksioni luajnë ato? Si mendoni, këta filma realizohen për të tmerruar

njerëzit apo përcjellin ndonjë mesazh pozitiv?

Hapi VI. Ushtrimi 6.

a) Pse ndalohet të ndiqet nga fëmijët filmi, kur është me skena tmerri e dhune?

b) Duke u nisur nga mosha e fëmijëve, dëmtimet psikologjike, pasojat që

shkaktojnë: cilat janë gjurmët që lënë filma të tillë?

Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë nga mësuesi/ja. Në fund të orës së

mësimit, mësuesi bën vlerësime për nxënësit pjesëmarrës, shpjegimet e tyre.

47

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Pas betejës (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit historik.

• Të hulumtojë rreth historisë së shtetit të pavarur shqiptar në vitet 1450-1458 nën

udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

• Të dallojë në fragmentin e dhënë kohën dhe vendin e zhvillimit të ngjarjeve në

këtë roman.

• Të përshkruajë personazhet reale dhe të trilluara, duke u mbështetur në

fragmentin e dhënë dhe në informacionin që ka hulumtuar.

• Të shprehë mendimet e tij lidhur me linjat, që trajtohen në fragment.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha Shqipe 9”, material nga

vepra “Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe

Lufta shqiptaro-turke e shek. XV”,

foto nga Berati dhe nga Kalaja e këtij qyteti,

vargje nga “Kënga e Beratit”, e Gavril Darës.

Teknika dhe metoda

të mësimdhënies:

Hulumtimi, lexim, punë në çift,

organizues grafikë, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Punë përgatitore.

Nxënësit kanë sjellë informacione të marra nga vepra historike mbi luftën shqiptaroturke

dhe përforcimi i shtetit të pavarur shqiptar në 1450-1458, nën udhëheqjen e

Skënderbeut. Në klasë janë shpërndarë foto, pamje nga Berati dhe Kalaja e Beratit.

Nxënësit do të bëjnë kujdes të mos përsëritin informacionet. Mësuesi/ja shkruan në

tabelë (ose u shpërndan nxënësve në fletë formati A 4

vargje nga poema “Kënga e

Beratit” (Gavril Dara) ose e ka shkruar vetë, parapërgatitur në tabak letre).

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit “Pas betejës”, autorin dhe

romanin nga është shkëputur.

Hapi II. Nxënësit do të lexojnë në heshtje, duke nënvizuar me laps të kuq kohën

kur zhvillohet ngjarja, ndërsa me laps blu nënvizojnë shenjat që tregojnë vendin ku

zhvillohet ngjarja. Mësuesi u shpërndan skeda me pyetjet, nxënësit punojnë në çift

për fragmentin e dhënë.

Skedat: 1. Lloji i romanit.

2. Tema për të cilën flet.

3. Cilën periudhë kohore përfshin ky roman?

4. Në ç’vend zhvillohet ngjarja?

5. Cilat janë personazhet?

6. Kush rrëfen?

7. Në cilën vetë tregohen ngjarjet?

Nxënësit punojnë në çift në fletoret e tyre për të dhënë përgjigje të sakta. Mësuesi

do të aktivizojë dy grupe nxënësish, përgjigjet e të cilëve do t’i shkruajë në tabelë.

48

oman historik

Romani “Pas betejës”

tema e luftës së shqiptarëve kundër turqve.

Nxënësit për këtë çështje shfrytëzojnë të dhënat që kanë hulumtuar:

- Humbja e parë e madhe.

- Koha kur zhvillohet ngjarja.

- Vendi në të cilin zhvillohet ajo.

Ata do të përdorin detajet e marra nga fragmenti.

Koha e zhvillimit të ngjarjes - do të qartësohet nga mësuesi/ja:

1. ngjarja historike

2. koha e rrëfimit, mbrëmje (qielli u vesh me një mjegull të mugët, dielli humbi...)

Pyetja 4. - Në ç’vend zhvillohet ngjarja?

Nxënësit japin të dhënat e marra nga fragmenti: ...në grykën e Osumit, mbi Tomor,

zallishtet e lumit, kodrinat me ullishte, lagjet e jashtme të Vareshit...

Nxënësit caktojnë vendet reale të ngjarjes: në grykën e Osumit, mbi Tomor.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Këto të dhëna i shërbejnë mësuesit dhe nxënësve për të plotësuar veçoritë e

romanit “Pas betejës”. Në romanin historik kemi gërshetim të vendeve reale dhe

ngjarjes.

Nxënësit shprehin mendimet e tyre për këtë lidhje, duke u mbështetur në materialet

që kanë hulumtuar.

Pyetja 5. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Nxënësit i ndajnë personazhet në dy grupe.

Personazhe reale historike

Gjergj Kastrioti,

Gjergj Arianiti

Personazhe të trilluara

Stresi, Marashi,

Evrenozi

Ushtarë turq, italianë, shqiptarë

Hapi III. Nxënësit do të përshkruajnë personazhet e trilluara nga autori dhe

personazhet reale historike. Do të përdoret organizuesi grafik.

Personazhi

Stresi

Veprimet

u kthye e u nis

nëpër fushë

Çfarë mendon

të gjejë trupin e

Marashit

Si ndihet (i lodhur)

-i lodhur

Marashi

s’kishte dhënë

ende shpirt

vështrim të

mbërthyer

-buzët i lëviznin me

habi e me dhimbje

sikur donin të pinin

të gjallët

festonin fitoren

-kishin bërtitur

të vdekurit

heshtin

-kishin bërtitur me sa

u vinte në kokë

-s’lodheshin në krahët

e njëri-tjetrit

49

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 4. Nxënësit dallojnë personazhet e trilluara te “Kënga e Beratit”.

Ushtrimi 5. Për këtë ushtrim nxënësit do të punojnë me paragrafë nga fragmenti,

do të diskutojnë, do të shprehin mendimin e tyre duke u bazuar mbi argumentin.

a) Dashuria dhe sakrifikimi për vendlindjen - Ecte dhe pengohej nëpër të vrarë...

b) Hierarkia në ushtrinë turke - Turqit kishin mbledhur vetëm kufomat e

komandantëve të tyre të lartë...do t’i varrosnin të nesërmen.

c) Kontrasti ndërmjet të vdekurve dhe të mbeturve gjallë nga lufta - Lart në kala të

gjallët festonin fitoren me mishra në hell, me ahengje e orgjira. Të vdekurit heshtnin

të rënë përmbys...

kontrasti:

festonin - heshtnin

bërtisnin - heshtnin (antitezë)

d) Fataliteti i pashmangshëm i luftës - Të gjithë njerëzit kishin vrapuar shumë gjatë

sitës, kishin bërtitur me sa u vinte në kohë dhe tani heshtnin e çlodheshin në krahët

e njëri-tjetrit dhe bashkërisht në krahët e vdekjes.

- Në ç’vetë dhe në ç’kohë zhvillohet rrëfimi?

Nxënësi: Rrëfimi është në vetën e tretë dhe realizohet nga autori.

Koha e rrëfimit: koha e pakryer, e kryera e thjeshtë, më se e kryera.

Hapi IV. Mësuesi/ja bën një përmbledhje të veçorive të këtij romani.

rrëfimi në vetën III

disa linja

veprimi

Pas betejës

Romani

historik

gërshetim të vendit

dhe ngjarjes

personazhe

ngjarje

reale të trilluara reale të trilluara

tema:

Lufta shqiptaro-turke

1450-1458

Mësuesi/ja bën një vlerësim të veçantë për nxënësit pjesëmarrës me materialin e

hulumtuar, pjesëmarrësit në orën e mësimit, nxit dhe nxënësit që ishin më pak aktiv.

Mësuesi/ ja bën vlerësimin e orës së mësimit duke iu drejtuar nxënësve pyetjet:

- Çfarë e bën interesante këtë temë mësimi?

- Çfarë do të mbetet në mendjen tuaj nga kjo orë?

- Me çfarë ushqimi do ta krahasonit?

Detyrë shtëpie. Të ritregojnë përmbajtjen e fragmentit në vetën e parë duke vënë

në dukje emocionet, ndjenjat e tyre.

50

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Pas betejës (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të gjejë fragmente të rrëfimit që përshkruajnë natyrën, ndodhitë dhe përjetimet

e personazheve.

• Të portretizojë personazhet e trilluara dhe ato reale.

• Të gjejë similituda dhe epitete, të shpjegojë funksionet e tyre kuptimore dhe

shprehëse.

• Të krahasojë trajtimin e së njëjtës temë në dy lloje të ndryshme shkrimi.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha Shqipe 9”, tabela,

shkumësa, mjete shkollore.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Ritregimi zinxhir, ditari dypjesësh,

punë me shkrim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ ja përzgjedh dy nxënës që të ritregojnë zinxhir në vetën e parë

fragmentin “Pas betejës”. Nxënësit vlerësojnë ritregimin më të rrjedhshëm, më me

ndjenjë, më me intonacion, përdorimin e gjesteve dhe mimikës.

Kjo veprimtari mund të zgjasë deri në 15 minuta.

Hapi II. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë.

Ushtrimi 6. Me rubrikën “Reflektim stilistik-gjuhësor”. Për këtë veprimtari nxënësit

do të punojnë në fletoren e tyre me teknikën “Ditari dypjesësh”. Mësuesi/ja do të

caktojë nxënësit, që do të lexojnë detyrën. Dëgjohen interpretimet e tyre, duhet të

shmangen përsëritjet.

Fragmenti

- Përshkrimi i natyrës.

Nëpër grykën e Osumit vazhdoi të frynte

fyti i një njeriu gjer vonë në mbrëmje...

- Informacioni për ndodhitë e

mëparshme.

Ata që ishin vrarë paradite tani kishin

filluar të prisheshin.

Komenti im

- Përjetimi që ndiej nga leximi i

paragrafëve.

E imagjinoj këtë vend si të sëmurë,

që vuan nga afshi i përvëluar.......

- Ata, të tjerët, ndonjëri diçka e

papërcaktuar, ka humbur formën, ka

filluar të prishet, duke harruar se çfarë

kishte qenë para fatalitetit të luftës.

Përjetimet e personazhit.

Çudi si nuk kishte vdekur ende ky

njeri kaq delikat e i njomë, me gjithë

këto plagë.

Po edhe pse ishte gjallë, ai tani

kishte vdekur.

Çfarë e mban gjallë?

Çfarë i jep forcë?

Ishte gjallë e kishte vdekur...

51

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 7. Çdo paragraf të përmblidhet në një fjali. Vlerësohet fjalia e nxënësit.

Hapi III. Në këtë veprimtari nxënësit do të punojnë individualisht në portretizimin e

personazheve. Për zhvillimin e kësaj pune nxënësit do të mbështeten në orën e kaluar.

Hapi IV. Në këtë veprimtari nxënësit do të dallojnë figurat letrare, shprehjet

frazeologjike dhe funksionin e tyre kuptimor e shprehës.

Nxënësit do të punojnë në fletoren e tyre në tabelë.

Figura letrare

Juglindja e përvëluar

si një frymëmarrje e helmatisur,

si një ulërimë vrastare e kësaj ushtrie

Lloji

Epitet

Similitudë

Funksioni kuptimor

Erë e nxehtë si era e kohës

historike që po kalonte

Shqipëria.

Një frymëmarrje që do të

do të pasohej nga vdekja

dhe ulërima vrastare.

Detyrë. Dallimi ndërmjet romanit historik dhe poemës. Për këtë ushtrim do të

punohet me teknikën “Diagrami i Venit”.

Romani historik

Tema

Poema epiko-lirike

a. Rrëfim në rreshta, lloji më i gjatë i prozës.

a. Ka ndërtim të ndërlikuar, rrëfim të

hollësishëm me detaje të shumta, ritëm të

ngadalshëm, figuracion të pasur.

a. Rrëfimi i romanit në vetën e tretë, objektiv.

b. Rrëfim në vargje, më e gjatë se një këngë.

b. Rrëfimi i poemës është në vetën e tretë, objektiv.

b. Ka ndërtim të thjeshtë; rrëfim konciz me detaje

poetike; figuracion të pasur, ritëm të shpejtë,

muzikalitet.

Detyrë: Nxënësit punojnë ushtrimin detyrë. Për këtë do t’i ndihmojë skema e

mësipërme.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja do të vlerësojë nxënësit pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Prilli i thyer (ora e parë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social;

• Të dallojë si shfrytëzon autori pasurinë burimore;

• Të nënvizojë ato detaje që ndihmojnë në përshkrimin e personazheve;

• Të zbërthejë dramën e personazheve;

• Të përshkruajë si e imagjinon tronditjen që ndodh te Diana Vorpsi dhe Gjorg Berisha.

52

Mjetet e mësimit:

teksti i nxënësit, mjete shkollore,

informacion mbi Kanuni i Lekë Dukagjinit,

Universe letrare të Kadaresë.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Stuhi mendimesh

Diskutim

Lexim zinxhir

Punë me grupe

Analizë personazhesh

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja do të punojë me teknikën Stuhi mendimi:

- Ç’do të thotë për ju muaji prill?

- Çfarë lidhjesh do të vendosnit midis prillit dhe jetës?

prill

Nxënësit shprehin mendimet e tyre dhe mësuesi/ja përzgjedh dhe shkruan në

dërrasë ato që i afrohen nga ana kuptimore titullit Prilli i thyer.

Hapi II. Mësuesi\ja tregon (ose nxënësit lexojnë materialin në tekst) për jetën e

autorit. Do të ishte me interes për nxënësit që mësuesi\ja të ritregonte përmbledhtas

romanin.

Hapi III. Do të punohet me teknikën Lexim me role. Nxënësit gjatë leximit do të

nënvizojnë të ndarë në grupe:

Grupi I - të dhënat apo detajet që jepen në tekst, të cilat konkretizojnë temën

sociale – atë të gjakmarrjes dhe ta përshkruajnë këtë zakon si dukuri të përgjithshme

për banorët e Rrafshit.

Grupi II - detajet që përshkruajnë:

a) paraqitjen fizike;

b) veprimet e personazheve;

c) mendimet e personazheve;

Grupi III - detajet që përshkruajnë se gjakmarrja nuk ka qenë dukuri ekskluzive

shqiptare.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Do të diskutohet mbi përgjigjet e nxënësve.

Përgjigjet e mundshme.

Grupi I - Në mëngën e tij dallohej qartë rubi i zi (mësuesi\ja bën sqarimin e kësaj

shprehjeje dhe të frazave të tjera në tekst).

Para tri ditësh ka kaluar këndej ... për taksën e gjakut.

Grupi II. Përshkrimi i personazheve. Këtu gjen përgjigje edhe Ushtrimi 1 i rubrikës

“Reflektimi kuptimor”.

Gjorg Berisha - “Një malësor i ri, tepër i zbehtë vështronte me sy të shtangur

në drejtim të tyre. Malësori ktheu sytë nga ai.

- Gjorg – u përgjigj i panjohuri, me zë disi të pasigurt, të shkërmoqur pak.

Malësori e vështronte si në ethe gruan e re. ...etj.”

Diana Vorpsi – “Diana atë çast kishte hyrë në karrocë. Te dritarja e karrocës, e

kaltëryer lehtazi nga qelqi, u duk fytyra e Dianës.

- E dëgjova, tha ajo me zë të ulët, pa hedhur sytë nga xhami.

- Sa i zbehtë, - ia bëri Diana. Asaj gjithashtu, megjithëse e ndjeu se nuk duhej

ta vështronte më, iu duk se nuk kishte fuqi...

- Ishte tmerrësisht i zbehtë,

- Ashtu dukej ai, krejt si i ardhur me leje që andej, Diana mori frymë thellë. Diana

dëgjonte e përqendruar, megjithëse diçka i shpëtonte nga kuptimi i fjalëve të tij.

Diana mori përsëri frymë thellë.

53

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Gjorg, - tha ajo me zë të ulët. “Besiani”. Besiani qëndroi akoma një grimë te

shkallina, si për të parë në do të përgjigjej apo jo i panjohuri. Besiani u lëshua në

ndenjësen pranë së shoqes.

- E vure re sa i zbehtë ishte ai malësori? – tha Besiani duke ia ngulur sytë,

kushedi pse, unazës në dorën e saj.

- Kush? Ah po! Sigurisht!

Grupi III – Do të alternohet përgjigjja me ushtrimin 2 të rubrikës “Reflektim

kuptimor”.

Për të arritur në përfundimet e duhura nxënësit ilustrojnë me pjesë që flasin për

ritet e gjakmarrjes në Rrafsh dhe i krahasojnë me hakmarrjen që i kërkon fantazma

Hamletit.

Hakmarrja te ne

“Në shtëpitë që kanë për të marrë gjak...

kjo?”

“këmisha që kërkon... haku i tij.”

“kjo është një farë lejeje... krejt të

saktë.”

“Motori që vë në lëvizje atë është jashtë

tij, madje disa herë jashtë kohës së tij...”

“Duhet një vullnet prej titani... të zhdukur

njerëzore.”

Hakmarrja te “Hamleti”

Hamletit iu shfaq fantazma për ta

shtyrë në hakmarrje.

Fantazma iu shfaq Hamletit 2-3

herë...

Hapi V. Nxënësit do të punojnë, do të diskutojnë rreth ushtrimit 3.

- E ç’janë lëkundjet e Hamletit përpara dyshimeve të këtij Hamleti të malësive

tona?

Përgjigje: Tragjedia e dhimbshme e një djali të ri ka për sfond një tragjedi shekullore.

Dihet se gjakmarrja nuk ka qenë dukuri tipike vetëm shqiptare. Por ajo që vihet në

dukje te “Prilli i thyer” është mesazhi: aty ku nuk ka vepruar ligji i shkruar, është ngritur

një legjislacion i hollësishëm e i pashkruar për të. Gjakmarrja nuk duhet parë si diçka

që ka të bëjë me instinkte shtazarake.

Ushtrimi 4. Në këtë ushtrim nxënësit do të zbërthejnë dramën e personazheve,

duke u përqendruar në dy linjat e subjektit dhe duke i ilustruar:

1 – Dukuria e gjakmarrjes dhe përjetimi i saj prej personazheve Besian e Diana.

2 – Dashuria për jetën. Kjo shfaqet te mënyra se si Gjorgu i shpenzon ditët që i

kishin mbetur, pasi pagoi taksën e gjakut.

Sytë e të panjohurit vazhduan të nguleshin mbi katrorin e dritares, ku ishte fytyra

e Dianës.... Që nga vendi ku dukej si i mbërthyer, malësori e vështronte si në ethe

gruan e re.

Gjorgu u plagos ëmbël nga sytë e Dianës.

“Prilli i thyer” përcjell emocionet e një himni madhështor për jetën.

Hapi VI. Përshkrim –shkrim i lirë.

Nxënësit do të përshkruajnë si e imagjinojnë tronditjen e dy personazheve Diana –

Gjorg. (Vazhdon si detyrë shtëpie.) Dëgjohen 2-3 mendime dhe bëhen vlerësime.

54

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Prilli i thyer (ora e dytë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kohën historike nga koha e brendshme e rrëfimit.

• Të zbulojë në paragrafët elementin kohë.

• Të interpretojë se si përshkruhet jeta e malësorit Gjorg në besën e madhe (3-

ditëshe).

• Të komentojë figurën e metaforës në përshkrimin e kohës.

• Të analizojë se çfarë do të tregojë autori për shpirtin e malësorit të ri, të cilin

hakmarrja e vjetër e detyroi të bëhej vrasës.

Mjetet e mësimit:

teksti i nxënësit, fletore.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Përshkrim

Koment i figurës

Përshkrim personazhesh

Pema e mendimit

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja do të kontrollojë detyrën e shtëpisë, duke lexuar përshkrimin

e 2-3 nxënësve mbi tronditjen që shfaqet te dy personazhet e panjohura: Diana dhe

Gjorgu. Nxënësit e tjerë shprehin mendime e vlerësime për punën e shokëve.

Hapi II. Kalohet te rubrika Reflektimi stilistik - gjuhësor.

Koha historike: mbështetemi te të dhënat: tradita, veshja (rub i zi); mjeti i

komunikacionit: karrocë; vendi i pushimit: bujtinë, “Nëna Mbretëreshë”: ngjarjet

zhvillohen në vitet ’30.

Koha e brendshme: 30 ditë, vetëm një gjysmë mars e një gjysmë prill.

Në fragmentin: “Po e merr dot me mend se ç’fantazmë e tmerrshme del përpara

malësorit për ta shtyrë të niset për gjakmarrje? Fantazma e babait iu shfaq Hamletit

dy-tri herë në mesnatë dhe vetëm për pak çaste, kurse këmisha që kërkon gjakmarrje

në kullat tona rri aty ditë e net, muaj dhe stinë të tëra, dhe gjaku ndërron ngjyrë në të,

dhe njerëzit thonë:”Ja, të vdekurit s’po i durohet sa të merret haku i tij”.

Përgjigje.

Gjakmarrja është një dukuri e përgjithshme për banorët e Rrafshit. Ishte diçka e

dhimbshme, tragjike, por ishte një realitet nga i cili nuk mund të dilje dot. Megjithëse

veprimi i subjektit nuk i kalon 30 ditët, aty përfshihen shekuj. Tragjedia e dhimbshme

e një djali të ri ka për sfond një tragjedi shekullore.

Ushtrimi 5. Subjekti zhvillohet në rrjedhë kronologjike, por edhe me kthim prapa.

Nxënësit do të nënvizojnë detajet që përshkruajnë çaste kohore të së shkuarës dhe

të së tashmes: koha e brendshme.

E tashmja: kishte vetëm gjysmë ore që i ishte dhënë besa 30-ditëshe. Copa tjetër

e jetës, e shkurtra, katërjavore, e vrullshmja, e shpejta si një ortek, vetëm me një

gjysmë mars e një gjysmë prill.

55

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

b. E shkuara: për Rrafshin ajo kishte lexuar dhe dëgjuar aq shumë kur

studionte në institutin e vajzave “Nëna Mbretëreshë”, gjatë kohës së fejesës.

E tashmja: tani po rendnin drejt Rrafshit të zymtë verior; ai Rrafsh edhe e tërhiqte,

edhe e trembte.

Hapi III. Ushtrimi 5\c. Komentoni figurën e metaforës në përshkrimin e kohës.

Kishte vetëm gjysmë ore që i ishte dhënë besa 30-ditëshe.

Komenti: Në gjysmë ore Gjorgu kupton se si ishte harxhuar një kohë e mirë e jetës

së tij, një jetë e ngadaltë gjer në mërzi; tjetra: e vrullshmja, e shpejta. Këtu autori i

ngre himn jetës, triumfit të jetës mbi vdekjen.

Hapi IV. Ushtrimi 6. Pika më kulmore e romanit, që mban ngarkesën emocionale

më të madhe është vendosja e Gjorgut midis dy rrugëve: të ngujohet apo të ndjekë

udhën pas kësaj zane? Dhe zgjedhjen e rrugës së dytë ai e bën pa mëdyshjen më

të vogël.

o Nxënësit do të analizojnë anën shpirtërore të malësorit të ri, të cilin hakmarrja

e detyroi të bëhej vrasës.

Përgjigje.

Në poezinë popullore anonimati i zgjedh fjalët për të përfytyruar apo për të krijuar

një efekt emocional, kur flet për goditjen që merr mashkulli nga kontakti i parë me

bukurinë e rrallë të një vajze. Edhe këtu qëllimi i autorit është të shprehë në mënyrë

simbolike që malësori i ri nuk është një vrasës. Ai, në kohën kur po mbaronte besa e

madhe, turret të shohë edhe një herë karrocën, edhe një herë zanën. Pra, e jep jetën

për të bukurën. Kjo zgjedhje që bën malësori i ri jep idenë e krisjes së këtij zakoni, ai

e kryen gjakmarrjen jo me urrejtje.

Hapi V. Bëni një përshkrim të shkurtër të gjendjes shpirtërore të Gjorgut kur ndodhet

para udhëkryqit: të marrë rrugën e zanës apo rrugën e ngujimit.

Dëgjohen 2 punime të nxënësve dhe të tjerëve u lihet si detyrë ta përfundojnë

në shtëpi.

Hapi VI. Përmbledhje e njohurive. Pema e mendimit.

Femonemi:

gjakmarrja

Prilli i thyer

2 linja subjekti

zakoni

thyerja e zakonit

Kadare

roman social

56

tema e gjakmarrjes

Romani social

Koha historike

Koha e brendshme

Simboli dhe

metafora në raport

me kohën

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: E ardhmja e së shkuarës e dëftores

dhe e tashmja e kushtores

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë të përbashkëtat dhe ndryshimet që kanë foljet në të ardhmen e së

shkuarës të dëftores dhe në të tashmen e kushtores.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

Stuhi mendimi, organizuesi grafik,

bisedë e kombinuar me shpjegim,

punë e pavarur, punë në dyshe,

diagrami i Venit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku njohuritë.

Shkruhen në tabelë këto pyetje që plotësojnë njëra-tjetrën:

- Si paraqiten veprimet e shprehura nga foljet në mënyrën dëftore? Po në mënyrën

kushtore?

- Si ndërtohet folja në kohën e ardhme të së shkuarës të mënyrës dëftore?

- Po folja në kohën e tashme të mënyrës kushtore si ndërtohet?

Nxitet debati midis nxënësve të niveleve të ndryshme.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehen lirshëm duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje:

- Si është veprimi në gjashtë mënyrat e foljeve?

(i vërtetë, i mundshëm apo i diskutueshëm).

Diskutohen mënyrat duke dhënë edhe shembuj.

Mbas përgjigjeve të nxënësve dhe ndërhyrjeve të mësuesit/es, plotësohet në

tabelë organizuesi grafik:

dëftore

i vërtetë

habitore

Veprimi

i mundshëm

lidhore

kushtore

dëshirore

i dëshirueshëm

urdhërore

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë kartoni, ku janë shkruar dy fjalitë

e tekstit:

1. Ajo premtoi se do ta përfundonte detyrën brenda afatit.

2. Po të kishte kompjuter në shtëpi, do ta përfundonte detyrën brenda afatit.

Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për formën e foljes do ta përfundonte, duke

veçuar trajtën e shkurtër e të përemrit vetor.

Duke përdorur edhe shembuj të tjerë, bëhet krahasimi midis foljes në të ardhmen

e së shkuarës së dëftores dhe të tashmes së kushtores.

57

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Punë e pavarur: Punohen Ushtrimet 1 dhe 2. Kontrollohet e vlerësohet

puna e pavarur.

Hapi IV. Punë në dyshe: Punohen Ushtrimet 3 dhe 4. Bëhet lëvizje e nxënësve

në mënyrë që ushtrimin 3 ta zgjidhin nxënësit e nivelit mesatar, ndërsa ushtrimin 4

ta zgjidhin nxënësit e nivelit të lartë, sepse kthimi nga ligjërata e drejtë në ligjëratën

e zhdrejtë nuk është i lehtë për të gjithë nxënësit.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi V. Nxirren të përbashkëtat e dallimet ndërmjet së ardhmes të së shkuarës së

dëftores dhe së tashmes së kushtores. Plotësohet së bashku me nxënësit Diagrami

i Venit.

- e tregon veprimin si të vërtetë.

- përdoret gjatë kalimit nga

ligjërata e drejtë me të zhdrejtën.

- përdoret edhe në fjalitë e varura.

- e tregon veprimin si të

mundshëm

E ardhmja e së shkuarës e dëftores

E tashmja e kushtores

- pjesëza do.

- folja ndihmëse kam + forma

e tipit për të punuar

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve

të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie: Jepet Ushtrimi 5 në faqen 197 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 10 -11, sipas niveleve.

Tema:

Ushtrime

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë foljet në diatezën e duhur.

• Të përdorë atje ku duhet format foljore të së ardhmes së shkuar të dëftores

dhe të së tashmes së kushtores.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 9”,

shkumës me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

Bisedë e kombinuar, punë e drejtuar,

punë në dyshe, punë e pavarur.

58

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Bisedë e kombinuar. Rikujtojmë së bashku:

- Si formohet forma joveprore e foljeve?

- Cilat trajta foljore e formojnë formën joveprore me mbaresa?

- Cilat trajta foljore e formojnë formën joveprore me pjesëzën u?

- Cilat trajta foljore e formojnë formën joveprore me foljen ndihmëse jam?

U kërkohet nxënësve të thonë nga një fjali ku folja të jetë:

1. Në diatezën veprore.

2. Në diatezën pësore.

3. Në diatezën mesore.

4. Në diatezën vetvetore.

Hapi II. Punë e drejtuar. Punohen sipas kërkesës ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 198.

Diskutohet nga nxënës të niveleve të ndryshme për çdo rast. Kërkohen argumente.

Hapi III. Punë në dyshe. Ushtrimi 3, 4 në faqen 198, sipas kërkesave. Kontrollohet

e vlerësohet puna e grupeve në dyshe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Punë e pavarur. Ndahen nxënësit në dy grupe:

o Grupi I punon ushtrimin 5,

o Grupi II punon ushtrimin 6.

Tek ushtrimi 6 kërkohet jo vetëm nënvizimi i foljeve, por edhe përcaktimi i vetës,

numrit dhe diatezës. Kjo kërkesë do të plotësohet me gojë. Nxënësit japin argumentet

e tyre për çdo folje.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 7 në faqen 199 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 10-11, sipas niveleve.

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Gjakmarrja, një plagë e shoqërisë sonë

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë për tematikën e gjakmarrjes duke u nisur nga shkrimi publicistik.

• Të shprehë opinionin e tij rreth këtij fenomeni negativ.

• Të diskutojë rreth kontributit të tij për të luftuar këtë dukuri.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha Shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumës, informacione

të marra rreth kësaj dukurie.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Bisedë, lexim, komentim.

Zhvillimi i mësimit

Punë përgatitore: Mësuesi/ja u ka caktuar nxënësve një detyrë: të marrin

informacion rreth kanunit dhe dukurisë së gjakmarrjes.

Hapi I. Mësuesi/ja do të zhvillojë një bisedë me nxënësit për temën e re të mësimit,

e cila është shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Që të luftohet një fenomen i tillë

duhen njohur anët e errëta.

59

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësit sjellin informacion të ndarë sipas grupeve:

Grupi I. (grupi i historisë)

Kushtet historike dhe shoqërore të lindjes së Kanunit, cili është autori i tij?

Grupi II. (grupi i gjeografisë)

- Cilat janë vendet, sipas pozitës gjeografike, që e përkrahën Kanunin?

- Cili ishte zhvillimi ekonomiko-kulturor në këto zona?

Grupi III. (grupi i sociologjisë)

- Cilat janë ligjet që përfshihen në Kanun?

Grupi IV. (grupi i statistikave)

Të dhënat e dala rreth dukurisë së gjakmarrjes në shoqërinë shqiptare.

Nxënësit lexojnë informacionet e marra, mund t’i drejtojnë pyetje dhe njëri-tjetrit.

Hapi II. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë materialin e tekstit dhe të

nënvizojë detajet që duan t’i diskutojnë. Nëse gjatë leximit u lind ndonjë pyetje, le t`i

shkruajnë në fletore dhe t’i drejtojnë në klasë për të marrë përgjigjen. Nëse nxënësit

nuk mund të përgjigjen, ndërhyn mësuesi/ja.

Hapi III. Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të tekstit.

Ushtrimi 5. Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa mesazhe që sjellin nxënësit.

Bëhet komenti i fotove. Nxënësit inkurajohen të shprehin lirisht mendimet e tyre.

Ndihmohen nga mësuesi, p.sh., mund të përqendrohen:

te kontrasti dritë – errësirë

kangjella – duar gjysmë të dala

Nxënësit shfrytëzojnë kohën për të bërë komentet e tyre, të cilat dëgjohen dhe

vlerësohen nga nxënësit dhe mësuesi/ja.

Hapi IV. Bisedë: Shkruani në fletoret tuaja një plan pune se si mund të kontribuoni

për të luftuar këtë dukuri. Dëgjohen dy nxënës. Ata mund t’i shtrojnë pyetje njëritjetrit,

të cilat mund t`i mbajnë shënim, nëse nuk mjafton koha kjo detyrë përfundon

në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve pjesëmarrës

në orën e mësimit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Jesminë (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e novelës sociale.

• Të lexojë për të dalluar përshkrimin e vendlindjes, brengën e Jesminës dhe të

mësuesit.

• Të japë gjykimet e tij rreth sjelljes së personazheve.

• Të diskutojë rreth rolit të njeriut në qytetërimin e një vendi.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha Shqipe 9”,

fletore, lapsa, tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Bisedë, lexim zinxhir, punë me grupe,

tabela e personazheve, ditari dypjesësh.

60

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kjo orë mësimi do të nisë me leximin e detyrës së shtëpisë, me temë: “Cili është

kontributi juaj për të luftuar dukurinë e gjakmarrjes?”. Dëgjohen dy nxënës, të cilët i përzgjedh

mësuesi, por mund të aktivizohen edhe ata, që kanë dëshirë të lexojnë detyrën. Nxënësit

vlerësojnë punën e shokëve. Mësuesi/ja shkruan në tabelë mesazhin e detyrës.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Informon nxënësit

për autorin duke zgjedhur ndonjë detaj interesant për jetën dhe veprën e tij.

Nxënësit që kanë dëshirë ose të përzgjedhur nga mësuesi lexojnë fragmentin

“Jesminë”, ndërsa nxënësit e tjerë të ndarë në grupe do të nënvizojnë.

Grupi I - Nënvizoni të dhënat dhe detajet që përdor autori për përshkrimin e

vendlindjes së mësuesit.

Grupi II - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e Jesminës.

Grupi III - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e mësuesit.

Përfaqësuesit e grupeve lexojnë paragrafin.

Hapi III. Mësuesi/ja shënon në tabelë.

Tema: “Jesminë”

Vendi ku zhvillohet ngjarja.

Personazhet dhe kë përfaqësojnë.

Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi/ja shkruan në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Mësuesi/jo do të punojë së bashku me nxënësit me tabelën të cilën e

vizaton në dërrasën e zezë.

Personazhi

Mësuesi

Jesmina

Babai

Çfarë thotë

Rrëfen për vendlindjen

Çfarë mendon

Nëse kthehem një ditë

atje.. çka do të mbesë

prej atij dheu...

Si ndihet

Ndihet i trishtuar,

pesimist

Për efekt kohe nxënësit punojnë në 3 grupe në çifte. Me përgjigjet e përfaqësuesve

të grupeve, mësuesi plotëson në tabelë, ndërsa nxënësit plotësojnë në fletoret e tyre.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektime kuptimore”.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të shprehin gjykimin e tyre rreth sjelljes së personazheve.

Për këtë do t’i ndihmojë tabela, e cila u punua në hapin e katërt.

Ushtrimi 3. Nxënësit lexojnë fragmentin. Do të përdoret teknika “Ditari dypjesësh”.

Fragmenti

Komenti

Ushtrimi 4. Bisedë: Duke u përqendruar në thënien: “Ai s’është qytet, por katund”,

cili është roli i njeriut në qytetërimin e një vendi?

Dëgjohen disa mendime bazuar në fragment.

Detyrë shtëpie. Përshkruani mësuesin/en, duke u mbështetur në përshkrimin

objektiv dhe subjektiv.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit.

61

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Jesminë (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë veçoritë e objektivitetit të rrëfimit.

• Të nxjerrë fjalët kyç që përdor autori në përshkrimin e vendlindjes.

• Të gjejë mjetet e figurshme, figurat stilistike dhe të shpjegojë funksionin e tyre.

• Të diskutojë rreth imazhit të Jesminës, të diplomuar në vendet e Evropës,

Mjete:

teksti “Gjuha Shqipe 9”,

mjete shkollore, tabela,

shkumësa, fletore.

Zhvillimi i mësimit

Metodat e teknikat e mësimdhënies:

Diskutim, komenti im,

Tabela e figurave letrare,

përshkrim -diskutim.

Hapi I. Mësuesi/ja zgjedh 2-3 nxënës për të lexuar detyrën e shtëpisë. Nxënësit

do të bëjnë komentet e tyre rreth përshkrimit të personazhit të mësuesit (objektiv

dhe subjektiv).

Hapi II. Kërkohet prej nxënësve të ritregojnë fragmentin në vetën e parë duke u

mbështetur në hapat që ndiqen gjatë ritregimit. Mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësit

që ritregoi më rrjedhshëm, që e tërhoqi dëgjuesin në emocionet e ngjarjes.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 6. Pasi lexojnë informacionin, nxënësit bëjnë në mendjen e tyre ose

duke diskutuar me shokun, një krahasim ndërmjet rrëfimit të autorit dhe rrëfimeve

të nxënësve.

Lexojnë paragrafin dhe bëjnë komentet e tyre mbi përshkrimin objektiv. Nxënësit

do të nënvizojnë ato detaje që e bëjnë rrëfimin objektiv. P.sh.: nuk due të flas asgja

të keqe; fole shqipesh; nuk due të më mbulojë marrja etj.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që, për të bërë komentin e tyre rreth rrëfimit, të

mbështeten te pyetësori që e ka shkruar në tabelë, ndërkohë që nxënësit lexojnë e

gjejnë detajet. Do të punohet me teknikën Ditari dypjesësh.

Pyetja

- Për çfarë vendi apo mjedisi flitet?

- Ç’tipare të veçanta mund të vihen re përmes

një vëzhgimi të kujdesshëm?

- Çfarë cilësish paraqet: të mira apo të këqija?

- Cili është qëllimi i përshkrimit?

Komenti

Dëgjohen 3- 4 komente të nxënësve dhe në tabelë mësuesi/ja shkruan komentin

më të saktë (më të përmbledhur).

Hapi II. Ushtrimi 7. Për këtë ushtrim nxënësit do të shfrytëzojnë të dhënat që kanë

nxjerrë orën e parë rreth përshkrimit të vendlindjes. Punojnë me tabelë në fletoret e

tyre dhe një nxënës punon në dërrasë.

62

Fjalët kyç

edhe një palë maje

vende të vështira, të egra

shkëmbinj e humnera mbas

humnerash

kodra e boka

Figurat letrare

katakrezë (metaforë)

epitet, varg epiteti

shkallëzim në zbritje

Përfytyrimi im

Nxënësi që punon në tabelë jep përgjigjet e veta, nëse është e domosdoshme

ndërhyn mësuesi/ja ose nxënësit e tjerë.

Ushtrimi 8. Mësuesi/ja rikujton me nxënësit përmes shembujve paralelizmin

figurativ: si realizohet dhe cili është funksioni i tij.

1. Gjeni në tekst, ilustroni si shprehet lufta për ekzistencë e njerëzve (si ligj i

shoqërisë).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Fragmenti

- Asht ma keq me i vra bletët, sesa me

thanë kanë cofë bletët.

- Nuk `asht se yt atë vret bletët e

veta, në fund të fundit, po i rrallon në

mënyrë që ato të mbesin , të marrin

fuqi e të qesin fryte.

- Burri i dheut për t’u marrë bletëve

mjaltin i vriste, e nga ana tjetër..., po si

njeriu vetë.

Komenti

Po të vëzhgohen me kujdes ligjet e

natyrës, ka një luftë për ekzistencë, për

mbijetesë, dhe në këtë luftë, fiton qenia

më e fortë, më e shëndetshme, dhe

është e destinuar të humbasë qenia e

dobët, e sëmurë.

Detyrë. Nxënësit do të bëjnë një përshkrim të shkurtër rreth Jesminës të diplomuar

në vendet e Evropës që kthehet në vendlindjen e saj për të bërë ndryshime.

- Cilat janë rrugët që do të zgjedhë ajo për të bërë ndryshime duke njohur

mentalitetin e vendlindjes?

Nxënësit do të punojnë deri në 10 minuta dhe do të diskutojnë.

Kjo detyrë do të përfundojë në shtëpi.

Në fund të mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: M’at anë gardhit asgja të re

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të nxjerrë mesazhin filozofik të dëshirës për ndryshim.

• Të dallojë simbolin dhe ironinë në këtë skicë.

• Të interpretojë simbolin dhe ironinë e kësaj skice.

Mjete:

teksti “Gjuha Shqipe 9”,

mjete shkollore, fletë formati A4.

Metodat e teknikat e mësimdhënies:

Diskutim, tabela, organizues grafikë,

ditari dypjesësh, pema e mendimit.

63

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi e fillon mësimin me një diskutim për jetën dhe veprën e Migjenit:

- Si e ka emrin e vërtetë Migjeni?

- Ku lindi ai?

- Pse pati një jetë të vështirë?

- Nga se vuante dhe sa vjeç vdiq Migjeni?

- Në cilin vend ndërroi jetë?

- Si u quajt ndryshe?

- Çfarë temash trajtoi në krijimtarinë e tij?

Nxënësit përgjigjen:

- Migjeni – emri i të cilit është Millosh Gjergj Nikolla.

- Lindi në Shkodër.

- Vuante nga tuberkulozi, vdiq në moshën 27-vjeçare.

- Në një sanatorium në Itali.

- Është quajtur uragani i letërsisë shqiptare.

- Trajtoi tema aktuale, goditi regjimin në fuqi për gjendjen e mjerueshme të popullit.

64

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin “M’at anë gardhit asgja të re”.

Çfarë sugjeron titulli i prozës:

a) një botë që pret ndërrime?

b) që do të tretet pa kuptuar?

Nxënësit shprehin mendimin e tyre. Mësuesi/ja pranon të gjitha mendimet pa

ndërhyrë dhe pa bërë vlerësime, duke i nxitur që të argumentojnë mendimin e tyre.

Kjo veprimtari mund të zgjasë deri në 7 minuta.

Hapi III. Mësuesi/ja lexon skicën duke shpjeguar fjalët në gegërishte, duke

vendosur theksin logjik, për ta kuptuar më mirë.

Në fund të leximit në heshtje nxënësit kanë bërë dhe vlerësimin për alternativën

e zgjedhur në lidhje me titullin.

Hapi IV. Mësuesi/ja u jep nxënësve informacionin se ç’është skica letrare, të cilin

e shkruan në tabelë.

Skicë letrare: Përshkrim i shkurtër i një situate me një stil të thjeshtë.

Nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në faqen 44.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Mësuesi u shpërndan nxënësve fleta formati A 4

, në të cilat janë shkruar pyetjet:

a. Ku zhvillohet ngjarja?

b. Si kalon jeta?

c. Autori përdor përshkrime të natyrës, gjejini ato dhe thoni se në ç’stinë zhvillohet

ngjarja?

d. Cili është detaji që paralajmëron, jep shkëndijëzën e shpresës për ndryshim?

e. Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

f. A ka një përshkrim të tyre?

g. Si i kuptoni fjalët e së resë: s’ndëgjohet gja!?

Mësuesi/ja shkruan përgjigjet në tabelë, ku në qendër është titulli “M’at anë gardhit

asgja e re”.

Për pyetjen 7 punohet me teknikën “Ditari dypjesësh”, në anën e majtë vendosen

fjalët e personazhit, ndërsa në anën tjetër komenti i nxënësit.

Hapi VI. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 4. Nxënësit lexojnë informacionin dhe i përgjigjen pyetjes:

- Ç’elemente natyrore zgjedh Migjeni për ta bërë sa më të gjallë përshkrimin?

Nxënësi: Fryni një erë e rreptë, gjethet si të t`urbueme flituroj, shin, nuk u qetsojshin

në ndoj qoshe, një rreze dielli, e cila kishte depërtue retë.

Ushtrimi 5. Lexojmë ushtrimin dhe punojmë me pyetjet:

Nxënësit sjellin detajet dhe mësuesi/ja shkruan në tabelë:

Detajet

- e mbas saj, ngadalë, një plakë: - Plaç

he dreq! Se më trembe! – përshpëriti

plaka, e cila ish vue me vështrimin m’at

anë gardhit.

- mbrrin te gardhi, ndalet, vështron m’at

anë gardhit një copë herë.

Për dhënien e përgjigjes nxënësit duhet

të përqendrohen te veprimet e së resë:

Çfarë simbolizojnë

a) Çfarë simbolizon plaka?

b) Ç’rol merr e reja në këtë prozë?

Vështrimi i saj përtej gardhit është instinktiv

apo i vetëdijshëm? Argumento.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi VII. Nxënësit lexojnë informacionin për ironinë në faqen 45. Punojnë dhe

me ushtrimin 6 duke shkruar tri fjalitë që shprehin ironinë nëpër tri shkallë:

1. vetë nji rreze dielli, e cila kish depërtue retë dhe shifet rue mos gjetë vend

ma të mirë në votë, kish ra në pleh.

2. një gjel të cilin e kish zanë gjumi mbi pleh, u zgjue dha ja tja kikirikukun gjatë

e tingëllushëm.

3. plaç, he dreq! Se më trembe! – përshpëriti plaka e cila ish vue me vështrim

m’at anë gardhit, nuk shifte gjelin aty afër mbas gardhit.

Në këtë fjali gjeni shmangie nga rregullat e drejtshkrimit, si dhe përdorimin e

shenjave të pikësimit.

Ushtrimi 7. - Përse Migjeni zgjedh pikërisht stinën e vjeshtës për këtë prozë

simbolike?

Vjeshta: stinë e ndryshimeve, parapërgatitja e një ndryshimi të madh (dimri);

shpresa e autorit për ndryshim, por...

Hapi VIII. Në këtë hap do të punohet me teknikën “Pema e mendimit”.

simboli i plakës

i vjeshtës

i së resë

prozë simbolike

M’at anë

gardhit

asgja të re

përshkruhet nga ironia

mungon ngjarja

përshkrim i gërshetuar me

një dialog të shkurtër

Në fund të mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës.

Detyrë shtëpie. Detyra e tekstit.

65

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Parafjalët

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë parafjalët në rasa të ndryshme.

• Të dallojë të njëjtën fjalë kur përdoret si parafjalë dhe kur si pjesë tjetër ligjërate.

• Të dallojë ç‘tregon gjymtyra e prirë nga parafjala.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha Shqipe 9”, tabelë me

parafjalë e me shembuj sipas rasave,

shkumësa me ngjyra.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Formohet bashkë me nxënësit pema e mendimit për pjesët ligjëratës:

emri mbiemri përemri

Vështirësia: Niveli II

Metoda dhe teknika mësimore:

Bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,

pema e mendimit, punë e drejtuar, punë

në dyshe, punë e pavarur, organizimi grafik

numërori

parafjala

pjesët e ligjëratës

ndajfolja

folja

66

lidhëza pasthirrma pjesëza

Hapi II. Zhvillohet me nxënësit një bisedë duke rikujtuar njohuritë për parafjalët.

Vendoset në dërrasën e zezë një tabelë, që përmban përkufizimin e parafjalës,

shembuj me parafjalë, parafjalë të formuara nga ndajfoljet dhe emrat, si dhe parafjalë

të ndryshme sipas rasave.

Shpjegohen njohuritë duke u mbështetur në shembujt e tabelës dhe diskutohet

rreth tyre duke sjellë argumente për çdo rast.

Hapi III. Punë e pavarur. Punohen nga të gjithë nxënësit ushtrimet 1 dhe 2 në

faqen 201. Kontrollohet e vlerësohet puna e pavarur.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimet 3, 4 dhe 5.

Hapi V. Punë në dyshe. Ndahen nxënësit në dy grupe sipas bankave. Numrave

tek u jepet ushtrimi 6, ndërsa numrave çift u jepet ushtrimi 7.

o Zgjidhja e ushtrimit 6 është si më poshtë:

1. Po shkoj për një vizitë te mjeku. (qëllim, synim)

2. Për një vonesë të vogël u shkaktua gjithë ai problem. (shkak)

3. Do të kthehem për një javë. (kohë)

4. Nesër mendoj të nisem për Shkodër. (vend)

o Diskutimet për vizitën e tij nuk kishin mbaruar ende. (kufizim)

o Zgjidhja e ushtrimit 7 bëhet si më poshtë:

1. Prej veriut po frynte një erë e fuqishme. (vend)

2. Shtëpia prej guri dukej shumë e ftohtë. (lëndë)

3. Ata njiheshin prej kohësh, që gjatë shkollës. (kohë)

4. Asaj nuk i trembej syri prej fjalëve të tij. (shkak)

Bëhet vlerësimi i motivuar i punës së nxënësve të niveleve të ndryshme, duke u

mbështetur në aktivizimin e tyre gjatë orës së mësimit në të gjithë hapat e caktuar

metodikë.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 8 në faqen 202 dhe ushtrimet nga Fletorja e punës,

f. 12-13, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Pjesëzat

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e pjesëzave sipas ngjyrimit kuptimor që kanë.

• Të dallojë se kur e njëjta fjalë është pjesëz dhe kur është pjesë tjetër e ligjëratës

(lidhëz, ndajfolje, emër).

• Të vendosë pjesëzën e duhur në një tekst ku ajo mungon.

• Të përdorë pjesëza sinonimike në një tekst të dhënë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti “Gjuha Shqipe 9”,

tabelë për pjesëzat,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

Bisedë e kombinuar me shpjegim e

diskutim, punë në grupe dyshe,

punë e drejtuar, punë e pavarur,

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen bashkë me nxënësit pjesët e ligjëratës. Përqendrohet vëmendja

te pjesëzat. Vendoset në dërrasë të zezë tabela e parapërgatitur për pjesëzat dhe

llojet e tyre sipas ngjyrimeve kuptimore. Diskutohet rreth tyre sipas shembujve.

Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve për të pasur kujdes që:

a) Të mos ngatërrojnë përdorimin e fjalës që si lidhëz.

b) Të mos ngatërrojnë përdorimin e fjalës vetëm si ndajfolje dhe si pjesëz.

c) Të mos ngatërrojnë disa fjalë që përdoren si pjesëza dhe si pjesë të tjera të

ligjëratës në fjali të ndryshme.

Të gjitha këto raste ilustrohen me shembujt e tekstit dhe shkruhen në dërrasë të

zezë, duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Hapi II. Punë në dyshe. Punohen Ushtrimi 1 në faqen 204 dhe ushtrimi 4 në

faqem 205, sipas kërkesave. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve, me qëllim

që ata ta ndiejnë veten të vlerësuar e të stimuluar.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimi 2 dhe 3, faqe 204. Vlerësohen nxënësit

që u aktivizuan më shumë. Inkurajohen nxënësit e dobët.

67

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Punë e pavarur. Punohet Ushtrimi 5. Kontrollohen tre nxënës të niveleve

të ndryshme.

Hapi V. Bashkë me nxënësit bëhet pema e mendimit për pjesëzat.

dëftuese

nuk kanë kuptim leksikor të pavarur

pjesëzat

saktësuese

përcaktuese përafruese mohuese

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 6 në faqen 205 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 14 -15, sipas niveleve.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Suksesi i raportit të shokut Zylo (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit satirik.

• T’u përgjigjet pyetjeve rreth subjektit, duke e vendosur veprën në kontekstin e saj.

• Të ndërtojë organizuesin grafik të personazheve mbështetur në fragmentin e dhënë.

• Të shkruajë një ese rreth fragmentit.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore,

tabela, shkumësa.

Teknika e metoda e mësimdhënies:

Diskutim, stuhi mendimesh, lexim me role,

organizues grafik, ese.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja zhvillon një diskutim me nxënësit rreth pyetjeve:

- Ç’është burokracia?

- A mendoni se mendimi i lirë dhe i emancipuar duhet kundërshtuar apo luftuar?

Nxënësit shprehin opinionet e tyre, të cilat i diskutojnë me njëri-tjetrin. Për termin

“burokraci”, nëse kuptimi nuk del i plotë, ndërhyn mësuesi duke e shkruar:

Për mësuesin

Burokracia: sistem qeverisjeje, me shumë nëpunës, që janë të shkëputur nga

populli dhe veprojnë në kundërshtim me interesat jetësore të

njerëzve, që mbivlerësojnë shkresat, zvarritin punët dhe pengojnë

zgjidhjen e çështjeve.

68

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e re: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Stuhi mendimesh.

- Çfarë dimë për shkrimtarin Dritëro Agolli?

Dritëro Agolli

Nxënësit i shtojnë njohuritë duke lexuar informacionin mbi autorin dhe veprën.

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me llojin e romanit satirik dhe veçoritë e tij dalluese.

Nxënësit plotësojnë skedën me veçoritë e romanit satirik.

Skeda:

- Shkallëzimi rritës i humorit dhe talljes bën që ironia të arrijë në sarkazëm duke

përfaqësuar një opinion shoqëror.

- Rrëfimi vihet në shtratin e prozës me tiparet e komedisë së karaktereve.

- Plani komik krijohet nga pranëvënia e të kundërtave.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Lexim në role. Në këtë etapë lexohet pjesa në role. Nxënësit gjatë leximit

do të nënvizojnë fjalë, shprehje që kanë nota humori.

Mësuesi/ja ka shkruar në dërrasë ose në një tabak letre pyetjet:

- Ku dhe kur zhvillohet ngjarja në këtë fragment?

- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

- Çfarë teme trajtohet?

- A ka nota ironie?

- Pse autori ka zgjedhur këtë mënyrë?

- Cili është konflikti që zhvillohet?

Nxënësi: Konflikti midis aftësisë dhe paaftësisë, midis punës dhe shpërblimit.

Nxënësit përgjigjen, diskutojnë me njëri-tjetrin dhe plotësojnë përgjigjen e duhur.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Nxënësit lexojnë ushtrimin 2. Njohja me kontekstin e një vepre.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën:

Monizëm:

1. doktrinë filozofike, sipas së cilës bota dhe të gjitha dukuritë kanë

vetëm një fillesë a bazë, materien ose idenë, e kundërta dualizmi,

2. sistem politik e shoqëror që pranon udhëheqjen e shtetit dhe

përbërjen e qeverisë vetëm nga një parti e kundërta pluralizmi.

Nxënësit sjellin informacion që kanë marrë nga lëndët shoqërore për monizmin

dhe burokracinë, si një plagë e sistemit monist, që lufton mendimin e lirë dhe të

emancipuar.

Në këtë kontekst ata diskutojnë edhe për personazhet: Zylon dhe Demkën, duke

vënë në dukje tipare që lidhen me kohën.

Ushtrimi 1. Ku zhvillohet ngjarja?

në fragment

Koha në roman.

69

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësi:

a) Në këtë fragment njihemi me shkëlqimin e shokut Zylo. Është koha kur ai

shkëlqen me raportet e Demkës në mbledhje. Ngjarja në fragment zhvillohet në

konferencë.

b) Në roman ngjarjet zhvillohen në kohën e monizmit.

Hapi V. Mësuesi/ja do të realizojë objektivin e parë në këtë etapë. Nxënësi të

identifikojë veçoritë e romanit satirik. Shkruan në qendër të tabelës:

Romani

“Shkëlqimi dhe rënia

e shokut Zylo”

Lloji

roman satirik

Veçoritë

- ka në qendër tipin e burokratit, individit,

që identifikon veten me shtetin,

- ka nota humori dhe ironie, që shkojnë

deri në sarkazëm,

- tema e luftës mes aftësisë dhe paaftësisë,

mediokritetit dhe talentit,

- e hipokrizisë dhe intrigës që dalin shpesh

fituese mbi të vërtetën,

- titulli i fragmentit dhe i romanit kanë

nëntekst ironik,

- rrëfimi ka karakteristikat e prozës

satirike, por edhe me tiparet e komedisë

së karaktereve.

Hapi III. Në këtë hap do të punohet për karakterizimin e personazheve.

Ushtrimi 3. Nxënësit do të rilexojnë fragmentin për të gjetur fjalë, shprehje që

karakterizojnë personazhet.

Do të punohet me organizuesin grafik të personazheve.

Fjalët, shprehjet

- Zyloja lexonte

1. qetë, qartë, bukur.

Zyloja u vrenjt. Ai më

hodhi një vështrim të

rreptë dhe pastaj me një

buzëqeshje të shtirë:

- Shoku Zylo

2. fshiu djersët dhe priti sa

të pushonin duartrokitjet.

Si përshkruhet

personazhi? Si ndihet?

- i ngurtë, i vetëkënaqur,

triumfues.

- Ka marrë forcë pas

konferencës, vërejtja

tregon epërsinë ndaj

Demkës.

- Si një figurë komike,

ndihet i suksesshëm,

fshin djersën që nuk

tregojnë lodhjen e tij.

Ç’mendime ju lindin?

1) Zyloja shkëlqen në

sajë të raporteve të

shkruara nga ndihmësi i

tij, Demka. Është thithës

i energjisë të të tjerëve.

2) Demka është një

vëzhgues i kujdesshëm;

në ato djersë, shihet

djersa që ka fshirë

ndihmësi kur e ka

shkruar raportin.

70

Hapi IV. Do të punohet me teknikën “Punë me shkrim”. Nxënësve u kërkohet të

bëjnë një ese që lidhet me një nga figurat e fragmentit. P.sh., për Demkën ata mund

të shkruajnë esenë me titull “Guximin ke humbur, ke humbur vetveten”.

Nxënësit duke u mbështetur në disa veçori karakterizuese të Demkës do të punojnë

me esenë, si: Demka karakterizohet nga frika, përulja. Ai hesht, nuk rebelohet, por

përfundon e vuan tjetërsimin e tij.

Nxënësit shkruajnë deri në 15 minuta. Lexohen 3-4 punime dhe së bashku me

nxënësit e tjerë, bëhet vlerësimi për esenë më të mirë.

Nxënësit që s’e kanë përfunduar në klasë e vazhdojnë esenë si detyrë shtëpie.

Mësuesi vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Suksesi i raportit të shokut Zylo (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të gjejë fjalët kyç, që shkaktojnë humor dhe ironi.

• Të interpretojë rolin që u është dhënë personazheve, duke hyrë në natyrën dhe

karakteret e tyre.

• Të japë gjykimin e tij për personazhin e parapëlqyer.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mjetet:

teksti i nxënësit, mjete shkollore,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, organizues grafik, balon.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë temë mësimi me punimin e detyrës së shtëpisë.

Nxënësit dhe mësuesi/ja vlerësojnë detyrat.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”. Nxënësit do të gjejnë

fjalë kyç që shkaktojnë humor.

• Në fjalët e Adilës:

- Dy javë të tëra u sfilit Zyloja

- Sa punë të vështirë ka Zyloja! Lodhet shumë!

- Atë pasdite që mbaroi raporti, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e

rëndë.

- Si do të pritet raporti i Zylos?

-... po sa lezet i pati. Unë nuk e dija se Demka qenka shakaxhi!

• Në fjalët e Demkës kemi një ironi qesëndisëse:

- E kam lexuar më përpara se shoku Zylo!

- E detyroi suksesi!

• Në reagimin e shokut Zylo autori e rrit shkallën e ironisë në sarkazëm:

Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushonin duartrokitjet.

- Ai ishte ende i skuqur, i skuqur e i djersitur nga lodhja. Por në qenien e tij ndiheshin

një kënaqësi e madhe dhe një lumturi e hapur.

Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj me një

buzëqeshje të shtirë:

- Demka rrallë bën shaka, po kur bën, bën!

71

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mësuesi/ja do të zhvillojë një veprimtari së bashku me nxënësit për të interpretuar

rolin e personazheve, duke hyrë në natyrën dhe karakteret e tyre.

Do të punohet me tabelë.

Fragmenti

1. Fjala iu dha shokut Zylo.

2. Unë dëgjoja frazat e mia.

3. Ai i dha fund fjalës së tij.

4. Tok me sallën ndjeva dhe

unë emocion, unë i panjohur,

unë që rrija diku në një karrige

në auditorin e madh.

5. Mua më hipi në kokë një

marrëzi.

6. Shoku Zylo fshiu djersët.

7. U përpoqa ta hedh mendjen

jashtë sallës.

8. Unë e humba durimin.

9. Shoku Zylo u vrenjt. Një

buzëqeshje e shtirë.

Lloji i figurës letrare

1) metonimi

2) metonimi

3) metaforë

4) metaforë

5) shpreh. frazeologjike

6) ironi

7) shpreh. frazeologjike

8) shpreh. frazeologjike

9) metaforë/ironi

Efekti stilistik

1. Raporti përbëhet nga fjalë.

2. Shkëlqimi i shokut Zylo mbetet në

fushën e fjalëve, jo të veprave, që i

ka bërë dikush tjetër.

3. Jep meritat e vërteta të këtij tipi

shoqëror.

4. Gjendja emocionale e Demkës

është për të ardhur keq. Ai vuan,

ndihet i shfrytëzuar keq, ndihet i

zvogëluar në auditorin e madh, ka

frikë nga shefat.

5. E quan marrëzi të thotë të

vërtetën, të fyejë, të dalë nga

natyra e tij e duruar, frikacake dhe e

nënshtruar.

6. Djersët e shokut Zylo i kujtojnë

djersët e tij.

7. Adila i ka ndërprerë ëndrrën.

8. Maksimumi i së vërtetës së tij.

9. Rezistenca e Demkës ka marrë

fund, ai e di që nuk ka shpëtim nga

raportet.

72

Hapi V. Roli që u është dhënë personazheve.

Shoku Zylo: është i paaftë, karrierist, mjeshtër i hipokrizisë, servilizmit, përvetësues

i djersës së të tjerëve, gëzon privilegje që nuk i meriton. Zylo është pjesë e mekanizmit

që mban gjallë mentalitetin e zyrtarit.

Demka:

Adila:

Hapi VI. Në këtë etapë do të punohet me teknikën Balona.

Nxënësit, pasi kanë analizuar natyrën, karakterin dhe rolin e personazheve janë

të gatshëm të zhvillojnë veprimtarinë Balona. Hapat e veprimtarisë:

1. Do të ndahet klasa në tri grupe.

2. Nxënësit duhet të sjellin një argument, që personazhi i zgjedhur prej tyre është

më i mirë se dy të tjerët. Të sjellin argumente që (ndoshta) personazhi i tyre, edhe pse

nuk është i tillë, është sistemi i tillë, mentaliteti i zyrtarit, që po edukohej te njeriu.

3. U tregoni grupeve se cilët janë konkurrentët e personit që po studiojmë, në

mënyrë që secili grup të mendojë cilësitë e tij, përkundrejt personazheve të tjera në

balonë.

4. Grupet zgjedhin nxënësin që do të luajë rolin e personazhit dhe argumentet

që do të përdorë për ta mbrojtur atë para klasës. Secili aktor duhet të përfaqësojë

sa më mirë personazhin e tij, sepse balona nuk mund të mbajë shumë personazhe.

5. Në kohën që personazhet brenda balonës aktrojnë dhe argumentojnë, nxënësit

e tjerë mbajnë shënime dhe vendosin se cili do të hidhet nga balona.

6. Nxënësit deri në 4 minuta diskutojnë për vendimin që do të marrin, duke përdorur

argumente bindëse.

7. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit për këtë punë, veprimtari sa zbavitëse aq dhe e

vështirë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6 i tekstit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Një vizitë familjare (ora e parë)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social.

• Të lexojë për të kuptuar subjektin.

• Të përshkruajë personazhet duke u nisur nga mbresat e çastit.

• Të flasë rreth situatave të ngjashme.

Mjete:

teksti i nxënësit, mjete shkollore.

Teknika e metoda e mësimdhënies:

diskutim, pema e mendimit,

lexim zinxhir, organizues grafik.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit me leximin e detyrës së shtëpisë “Gjeni

diçiturën”. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin. Kjo etapë zhvillohet deri në 5 minuta.

Pema e mendimit

tema

ironia

konflikti Romani satirik sarkazma

përshkrimi

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e re të mësimit. I njeh me fragmentin

e shkëputur nga romani “Ne të tre”.

Tema: Atmosfera e Tiranës në vitet ’80.

Nxënësit lexojnë zinxhir për t’u njohur me fragmentin. Më pas mësuesi/ja bashkë

me nxënësit plotësojnë Pemën e mendimit.

-Ç’kuptojmë me roman social?

73

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

rrëfimi bëhet nga personazhi në

këndvështrimin e autorit

temë sociale

Romani social

shkrim origjinal i

besueshëm

autori i nënshtrohet

logjikës së personazhit

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve duke sjellë ilustrime nga teksti.

Ushtrimet 2 dhe 3. Për këto ushtrime nxënësit do të gjejnë në tekst detajet, me të

cilat do të argumentojnë mendimet e tyre. Në këto ushtrime mësuesi/ja do të pranojë

mendimet e nxënësve duke shmangur përsëritjet.

Ushtrimi 4. Për këtë ushtrim do të zhvillohet një diskutim rreth pyetjeve:

- Ju pëlqejnë apo jo vizitat?

- Çfarë ju pëlqen?

- Çfarë ju bezdis?

Në këto ushtrime mësuesi/ja do të vlerësojë zgjedhjen e detajeve bindëse, gjuhën

e zgjedhur, rrjedhshmërinë e mendimeve.

Hapi IV. Punë me shkrim me temë: “Përshkruani një personazh duke u mbështetur

në mbresat e çastit”.

Punohet me organizues grafik:

Fjalët

Ç’mendime e ndjenja

më zgjon

Karakterizimi

Nxënësve u lihet kohë deri në 10 minuta. Dëgjohen dy nxënës. Kjo detyrë do të

përfundojë në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Një vizitë familjare (ora e dytë)

74

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë këndvështrimin e autorit nëpërmjet personazhit rrëfyes.

• Të zbulojë këndvështrimin e personazhit kryesor nga mënyra se si ai përshkruan.

• Të gjejë shprehje të gjuhës së përditshme në rrëfim.

• Të përshkruajë gjendjen emocionale të djaloshit, duke përdorur detaje që

fshehin emocione të forta.

• Të diskutojë për sjelljen e tij dhe të bashkëmoshatarëve duke e krahasuar me

atë të personazheve rinore.

Mjetet:

teksti i nxënësve, mjetet shkollore.

Teknika e metoda e mësimdhënies:

diskutim, punë në grup, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e fillon këtë orë mësimore me leximin e detyrës së shtëpisë

me temë: “Përshkruani një personazh duke u nisur nga mbresat e çastit”. Mësuesi/ja

vlerëson punët e nxënësve. Kjo veprimtari zhvillohet deri në 7 minuta.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Ushtrimi 5. - Në ç’vetë rrëfehet në këtë roman?

Nxënësi: Rrëfimi bëhet në vetën e tretë.

- Kujt ia drejton shkrimtari rrëfimin e tij?

Nxënësi: Autori ia beson rrëfimin personazhit.

Ushtrimi 6. Nxënësit lexojnë ushtrimin dhe të dhënat.

Punë në grupe. Analiza e personazheve.

a) Zbuloni këndvështrimin e personazhit kryesor nga mënyra se si ai

përshkruan.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi I. – doktori (...i bardhë, me refleksin e syzeve...)

Grupi II. – babai i Inës (...me profil të ashpër...)

Grupi III. – mamaja e Inës (...si statujë e lashtë...)

Grupi IV. – Ina (...qafa e hollë, trupi i brishtë...)

Grupi V. – Roberti (abazhuri me dritë të butë...)

Çdo grup do të plotësojë organizuesin grafik:

Përshkrimi i

personazhit

Karakterizimi

Këndvështrimi i

personazhit kryesor

Hapi III. Në romanin social përdoret një rrëfim origjinal.

Ushtrimi 6.

Mësuesi/ja u jep si detyrë nxënësve të gjejnë shprehje të gjuhës së përditshme që

përdoren nga të rinjtë. Ndërkohë që nxënësit plotësojnë në libër, mësuesi/ja shkruan

pyetjet:

- Çfarë ligjërimi përdoret në fragment përveç përshkrimit?

- Cili është roli i ligjërimit?

- Ç’raport krijohet me lexuesin?

Mësuesi/ja shkruan në tabelë shprehje të gjuhës së përditshme që kanë nxjerrë

nga fragmenti nxënësit, plotëson në tabelë:

ligjërimi

raporti me lexuesin Shprehje të gjuhës së përditshme

roli i tyre

Hapi IV. Ushtrimi 7. Në rrëfimin e djaloshit për takimin me Inën, sillen detaje që

tregojnë emocionet e fshehta të tij. Shkruajini disa nga shprehjet.

75

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi V. Punë me shkrim me temë: “Përshkruani gjendjen emocionale të djaloshit

duke përdorur detaje, që tregojnë emocione të fshehura”.

Nxënësve u jepet një kohë e caktuar. Dëgjohen dy punime të nxënësve. Bëhet

vlerësimi nga mësuesi/ja.

Hapi VI. Diskutim: Nxënësve u shtrohen tema për të diskutuar.

Diskutoni për sjelljen e rinisë së sotme, duke e krahasuar me sjelljen e personazheve

rinore të fragmentit.

Hapi VII. Vështrim krahasues.

Pas informacionit që kanë marrë, nxënësit bëjnë një krahasim mes romanit satirik

dhe atij social.

Në lidhje me: temën, personazhet, rrëfimin, këndvështrimin dhe gjuhën.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve për pjesëmarrjen aktive,

për përgjigjet e sakta dhe për përshkrimet e detajuara.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Pasthirrmat

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pasthirrmat në një tekst të dhënë.

• Të dallojë pasthirrmat në varësi të kuptimit.

• Të gjejë pasthirrma të përafërta në një tekst tjetër.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti i nxënësit, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika e mësimdhënies:

Bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,

punë e drejtuar, punë e pavarur,

thesi i fjalëve, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re, të cilën e shkruan në dërrasë të

zezë. Hapen librat. Lexohet nga një nxënës pjesa e shkëputur nga romani“Sikur të

isha djalë”, i Haki Stërmillit. Diskutohet rreth fjalëve që shprehin thirrje a përshëndetje.

Arrihet në përfundimin se pasthirrma, si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, shërben

për të shprehur ndjenja dhe emocione të ndryshme ose vullnetin e folësit. Shkruhen në

dërrasë të zezë, me shkumës me ngjyra, pasthirrmat e ndryshme. Theksohet se:

Pasthirrmat nuk i emërtojnë ndjenjat ose dëshirat e folësit,

por vetëm i shprehin ato.

Hapi II. Vendoset para nxënësve tabela e parapërgatitur për pasthirrmat që

shprehin ndjenja të ndryshme. Diskutohet rreth shembujve. Sqarohen me shembuj

rastet kur pasthirrma të ndryshme, të përdorura me intonacion të njëjtë, mund të

76

shprehin të njëjtat ndjenja. Lexohen tekstet e tabelës (në mungesë të tabelës, tekstet

mund të shkruhen në dërrasë të zezë duke theksuar pasthirrmat me shkumësa me

ngjyra). Diskutohet për: pasthirrmat emocionuese, që shprehin ndjenjën e folësit; dhe

pasthirrmat nxitëse, që shprehin dëshirën e folësit.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohet Ushtrimi 1, faqe 207. Vlerësohen nxënësit që

u aktivizuan më mirë e u përgjigjën saktë.

Hapi IV. Punë dyshe, një bankë po, një jo. Njërit grup i jepet ushtrimi 2, ndërsa

tjetrit i jepet ushtrimi 3. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e grupeve.

Hapi V. Punë e drejtuar. Punohet Ushtrimi 4 . Ushtrimi kërkon që të përdoren

pasthirrma të tjera, në vend të pasthirrmës “Ua”. Pasthirrmat e tjera të përdorura

me intonacion të njëjtë, që shprehin të njëjtën ndjenjë, mund të jenë: “Oooo”, “Oh”,

“Ua”.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi VI. Thesi i fjalëve – ditari dypjesësh. Nga një kuti e vogël kartoni nxirren nga

një nxënës fjali të shkruara. Në këto fjali ka fjalë të nënvizuara. Shkruhen fjalitë që

kanë pasthirrma dhe bëhet komenti duke shkruar se çfarë shprehin. Pra, përdoret

teknika “Ditari dypjesësh”.

Fjalia që ka pasthirmë

Bobo, ç’e gjeti të shkretin!

Komenti im

Shumë keqardhje.

Në fund, bëhet përmbledhja e orës së mësimit, vlerësimi për arritjen e objektivave

dhe vlerësimi i motivuar i dy nxënësve, krahas vlerësimit të bërë gjatë hapave të

ecurisë metodike.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5 në faqen 207 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

16-17, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Morfologji

Tema: Dallimi i lidhëzave nga përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë veçoritë e përbashkëta dhe ndryshimet nga ndajfoljet, parafjalët dhe

përemrat.

• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si ndajfolje dhe si lidhëz.

• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si parafjalë dhe si lidhëz.

• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si përemër lidhor dhe si lidhëz.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tabelë,

shkumës me ngjyra.

Metoda dhe teknika e mësimdhënies:

bisedë e kombinuar me diskutim,

diagrami i Venit, punë e drejtuar,

punë dyshe, punë e pavarur.

77

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen së bashku me nxënësit njohuritë për lidhëzat, ndajfoljet dhe

parafjalët duke i ndihmuar me pyetjet:

- Ç’janë lidhëzat? Përse shërbejnë ato?

- Ç’janë ndajfoljet? Përse shërbejnë ato? Sa llojesh janë? Shembuj.

- Cili është funksioni i parafjalëve?

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë e parapërgatitur që përmban fjali,

ku e njëjta fjalë të përdoret:

1. Si lidhëz dhe si ndajfolje.

2. Si lidhëz dhe si parafjalë.

3. Si lidhëz dhe si përemër.

Bëhet diskutim rreth tyre duke dhënë argumente për çdo rast.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohet Ushtrimi 1 në faqen 209.

o Zgjidhja e këtij ushtrimi është:

1. Fjala veç është lidhëz (veç vetes).

2. Fjala sapo është lidhëz (sapo kishte mbaruar).

3. Fjala veç është lidhës (veç krahëve të tyre).

4. Fjala që është përemër lidhor (që i kishte dhënë).

5. Fjala tek është lidhëz (tek e shihja).

6. Fjala sapo është lidhëz (sapo hëna pa ujin), kurse fjala në është parafjalë

(në lumë).

7. Fjala në është lidhëz (në mbaroftë).

Hapi IV. Punë dyshe sipas bankave. Punohet Ushtrimi 2 dhe 3. Kontrollohet dhe

vlerësohet puna e nxënësve. Grupi që ka punuar ushtrimin 2 jep mendime për grupin

që ka zgjidhur ushtrimin 3 dhe anasjellas.

Hapi II. Punë e pavarur. Ndahen nxënësit në grupe. Grupeve u jepen përkatësisht

ushtrimet 5, 6 dhe 7. Kontrollohet puna e grupeve duke argumentuar se kur fjala e

përdorur në fjali është: ndajfolje, parafjalë, përemër lidhor apo lidhëz.

Hapi II. Bashkë me nxënësit bëhet diagrami i Venit për të përbashkëtat dhe dallimet

e lidhëzave me ndajfoljet, parafjalët me përemrat.

a)

Lidhëzat

Nuk përdoren si

gjymtyrë më vete.

Janë pjesë të

pandryshueshme

të ligjëratës.

Ndajfoljet

Kanë kuptim të mëvetësishëm.

Mund të përdoren si gjymtyrë

më vete në fjali.

78

c)

Lidhëzat

Shprehin marrëdhënie

varësie ose barazie.

Lidhëzat

Nuk përdoren si

gjymtyrë fjalie.

Janë pjesë të

pandryshueshme të ligjëratës.

Janë fjalë lidhëse.

Kanë funksion lidhëz.

Parafjalët

Shprehin vetëm

marrëdhënie varësie.

Përemrat

Përdoren edhe si

gjymtyrë fjalie.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, f. 17-18.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Kumbulla përtej murit (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të shijuar estetikisht përshkrimin në një tregim.

• Të dallojë në tekst elementet e përshkrimit të kopshtit.

• Të komentojë si ngacmohen shqisat nga elementet e përshkrimit, si: zhurmat,

ngjyrat dhe shijet.

• Të përshkruajë ndryshimet e dy kopshteve gjatë viteve.

• Të gjejë shkakun “që nji dëshir i falisur i flakoi në shpirt Lec Gurrmollës”.

• Të komentojë përdorimin e metaforës në fjalinë “At dit princesha e mërtisun në

degërmija andrre ishte Fminija. Kishte ikë përgjithmonë, apo do të kthente?”

Mjete:

teksti i nxënësit, fletore.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, DRTA, ditari trepjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë titullin e fragmentit: “Kumbulla përtej murit”.

U drejton nxënësve pyetjen:

Si mendoni, çfarë tregon ky titull?

Nxënësit japin disa mendime, të cilat mësuesi nuk i kundërshton, por kërkon prej

tyre të arsyetojnë për opinionet e dhëna. Iu tërhiqet vëmendja nxënësve te tabloja

e Idromenos “Kopsht shtëpie në Shkodër”, me qëllim që nxënësi më pas të bëjë

përqasjen ndërmjet saj dhe përshkrimit të Koliqit.

79

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Mësuesi/ja informon nxënësit se ky fragment është marrë nga tregimi me

të njëjtin titull. Shkruan në tabelë:

Autori përshkruan ndjesitë e personazhit nëpërmjet kujtimeve të së shkruarës, të

fëmijërisë.

Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin. I drejtojnë pyetje mësuesit,

nëse u lindin gjatë leximit të informacionit.

Mësuesi/ja e lexon fragmentin me qëllim që nxënësit të shijojnë përshkrimin në

dialektin geg. Gjatë leximit nxënësit mund të kërkojnë shpjegim për ndonjë fjalë që

nuk e kuptojnë, të cilën e shpjegon mësuesi/ja.

Hapi III. Rilexohet fragmenti i ndarë në paragrafë, për të cilët nxënësit do t’u

përgjigjen pyetjeve.

Paragrafi 1: Kjo i ndodhi ... deri te ... fminisë së largët.

- Si fillon tregimi? (A është një fillim skematik?)

- Cila pyetje lind menjëherë në mendjen tuaj?

- Cili është personazhi?

- Sa kohë kishte larg vendlindjes?

- Në ç’moshë është?

- Përse qe larguar?

- Në ç’stinë zhvillohet ngjarja?

- Çfarë veprimesh bëri?

- Me fjalën skutë, kuptoni skutat e kopshtit apo ato të nënvetëdijes së personazhit?

Paragrafi 2: Kopshti ... deri te ... përtej murit.

- Si përshkruhet kopshti?

- Çfarë insektesh ka aty?

- Ç’ngjyra zotërojnë në kopsht?

- Çfarë muzike dëgjohet në kopsht? Cilët janë tingujt? (onomatopetë)

- Çfarë shijesh e aromash të kujton leximi i paragrafit? Komento.

- Si do ta interpretonit dëshirën e Lecit: “i tërhequn prej nji fuqie shortare kërkuen

nji kumbull përtej murit”.

botën e ndaluar?

Muri simbolizon:

frenimin individual të njeriut të përgjegjshëm?

konservatorizmin e shoqërisë së kohës përkundër

idesë së lirisë së individit?

Nxënësit interpretojnë mendimin e tyre. Mësuesi/ja nuk bën vlerësime për mendimin

e drejtë apo jo. Përgjigjen nxënësit do ta marrin në komentet dhe argumentet e

ushtrimeve të mëposhtme.

80

Paragrafi 3: Ishin 10 vjet ... deri te ... e shije të harrueme.

- Çfarë ndryshimesh vë re?

- Si përshkruhet muri, me çfarë ngjyrash?

- A ndihet në sytë e Lecit muri i vjetër dhe i plakur? Ilustro.

Në këtë fragment autori përdor antitezën:

jasemin...me lule të bardha të çeluna / pleqësia e murit.

- Çfarë interpretimi mund t’i bëni?

Përgjigje: jaseminë e bardhë – harmoni e pafajësisë, me tërheqjen, kureshtjen e

vet ngushëllonte pleqësinë...(vazhdimësi e jetës).

- Përse në sytë e Lecit ka adhurim për kumbullën që zgjatej përtej murit?

Nxënësi: Kumbulla e ka më të lehtë të kapërcyejë murin e vjetër.

Muri i vjetër: norma prangosëse që duhen kapërcyer.

- Për çfarë ëndërronte Leci?

Nxënësi: Sikur të kthehej përsëri fëmijëria e pastër.

Paragrafi 4: Përmbante kopshti ... deri te ... këthente?

- Çfarë të dhënash mësojmë në këtë paragraf?

- Cila është dëshira që i flakoi në shpirt Lec Gurrmollës?

- Cili është shkaku që nji dëshir e falisur i flakoi në shpirt. Ilustroje me fjali nga teksti.

Nxënësi: Ndjeu dëshirën, nevojën e çuditshme për të kërkuar ato kokrra të vogla,

të verdha me ngjyrën e dyllit, të kumbullës përtej murit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Në grupin e fjalëve: ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit (pse jo e

verdha e diellit). Është simbol, metaforë apo alegori?

Nxënësi: metaforë.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 6. Do të punohet me teknikën “Ditari trepjesësh”.

Komenti i nxënësit

Komenti i mësuesit

Detyrë shtëpie. Përshkruani imazhin, ngjyrat që përftoni në vetëdijen tuaj, kur

përfytyroni një kopsht që ka kohë që nuk është punuar, me bimësi të dendur, të rritur

spontanisht, me pak dritë, si vendi i princeshave të zhdukura, nën këmbët e të cilave

gjendet një tokë e virgjër, hali përrallash shpalisë nën kâmbët...

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

- Çfarë shije ju la kjo orë mësimi?

Nxënësit sjellin shembuj frutash apo nga ushqimi i preferuar. Mësuesi/ja vlerëson

nxënësit pjesëmarrës, nxit dhe ata që ishin më pak pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Kumbulla përtej murit (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë veçoritë që e përcaktojnë këtë fragment si përshkrues.

• Të rendisë detajet që përshkruajnë ndjesitë e personazhit.

• Të dallojë fjalët kyç të përshkrimit, si pasuri e leksikut të gegërishtes.

• Të shkruajë një ese përshkruese: “Një vend aq i afërt nga fëmijëria e largët”.

81

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore,

tabelë, shkumësa.

Teknikat dhe metoda e mësimdhënies:

mësimi i përqendruar mbi argumentin,

ditari trepjesësh, punë në çift, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit me dëgjimin e punës së nxënësve:

“Përshkruani imazhin dhe ngjyrat që përfitoni në vetëdijen tuaj”. Bëhet vlerësimi i

punëve që kanë imagjinatë të detajuar. Kjo veprimtari të mos i kalojë 10 minuta.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”. Punohen ushtrimet

7 dhe 8. Nxënësit ndalen në detaje që e përcaktojnë këtë fragment si përshkrim.

Ata argumentojnë se pse është përshkrim dhe jo rrëfim. Komentojnë se në këtë

fragment mbizotëron ndjesia e personazhit. Ky ushtrim zhvillohet me teknikën “Ditari

trepjesësh”:

Fragmenti

... ngjyra e atij muri e

bante Lecin me andrrue.

Ndjesitë dhe mendimet e

personazhit

ëndërrimtar

i zhytur në kujtimet e

fëmijërisë

Ç`kujtojmë?

Dëshirën për të kthyer

fëmijërinë.

Ushtrimi 8. Nxënësit punojnë në tri grupe për të gjetur fjalët kyç në përshkrimin e

bimëve, përkatësisht: emra, mbiemra, folje. Përfaqësuesit e çifteve lexojnë punën

e tyre, ndërsa mësuesi/ja plotëson në tabelë.

Hapi III. Shkrimi i lirë. Shkruani një ese përshkruese me temë: “Një vend aq i afërt

nga fëmijëria e largët”.

Nxënësve u lihet 10 minuta kohë. Dëgjohen përshkrimet e dy nxënësve. Kjo detyrë

do të vazhdojë në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve dhe i orës së mësimit, duke

bërë këto pyetje nxitëse:

- Si u ndjetë në këtë orë?

- Çfarë do t’u mbetet në mendje nga kjo temë?

- Ç’lloj të menduari vutë në veprim?

82

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Muri i Kinës dhe muri i botës

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social (tema e tolerancës dhe e mirëkuptimit).

• Të lexojë për të kuptuar lidhjen midis titullit të tregimit dhe mesazhit që jep autori.

• Të shkruajë katër fjali përmbledhëse për këtë tregim.

• Të ritregojë sipas skemës.

• Të argumentojë pasojën e konfliktit në rrëfim.

• Të diskutojë rreth mesazhit të tregimit.

Mjetet:

teksti i nxënësit, Fletorja e punës,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, parashikim me terma paraprakë,

punë me grupe,

grafiku skematik i personazheve.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit

vlerësojnë esenë përshkruese, ndërsa mësuesi/ja bën vlerësimin duke parë strukturën

e esesë, idetë që përcjellin nxënësit dhe gjuhën artistike në përshkrim.

Hapi II. Në këtë hap zhvillohet një diskutim rreth pyetjeve që shkruan mësuesi/ja

në tabelë:

- A duhet të jetë njeriu tolerant, mirëkuptues?

- Të qenit tolerant, mirëkuptues të bën të ndihesh:

• rehat me të tjerët,

• të afron me njerëzit

• të shqetëson?

Mësuesi/ja shkruan ato mendime që kanë lidhje me mesazhin e temës, e cila do

të punohet në këtë orë.

Hapi III. Do të punohet me teknikën “Parashikimi me terma paraprakë”.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë termat:

Muri i Kinës, para syve, fqinjët, dëshirë sëmbuese, nuk na zgjidhej gjuha.

Nxënësit punojnë 7 minuta. Dy nxënës lexojnë tregimin që kanë krijuar dhe titullin

që i kanë vënë. Për këtë punë nuk bëhet vlerësim. Përgjigjen e nxënësit do ta marrim

pas leximit të tregimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin dhe autorin, të cilat i shkruan në

tabelë. Nxënësit lexojnë zinxhir. Gjatë leximit ata do të nënvizojnë detajet që:

a) përshkruajnë mjedisin.

b) përshkruajnë veprimet, gjendjen emocionale dhe psikologjike të personazheve.

c) përshkruajnë pasojën e një konflikti të ndodhur më parë.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:

- Ku zhvillohet ngjarja?

- Cili është personazhi kryesor?

- Cila është brenga e tij?

- Pse ai u ndie keq kur mësuesja e pyeti për murin kinez?

Ushtrimi 2/a. Punojnë nxënësit me teknikën “Ditari trepjesësh”.

Fjalia

-Nuk ka më mur ndarës se ky, o bir.

- Shpina, shpina e njeriut është muri

i vërtetë i botës.

Komenti im:

83

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 2/b. Bëni lidhjen ndërmjet titullit të tregimit dhe mesazhit që jep autori.

Mesazhi:

Fëmijët duhet të ushqehen nga prindërit me ndjenjën e tolerancës, të

pajtimit dhe të dashurisë.

Ushtrimi 3. Shkruani katër fjali përmbledhëse për këtë tregim. Duhet bërë kujdes

që fjalitë përmbledhëse të bëhen sipas skemës përmbledhëse: Ku? Kur? Çfarë?

Pse? Si?

Hapi VI. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Klasa ndahet në katër grupe. Detajet që nënvizuan gjatë leximit do t’u shërbejnë

në këtë punë.

Ushtrimi 4. Qëllimi i autorit nuk është të rrëfejë një ndodhi që ka një konflikt, por

të rrëfejë pasojën e një konflikti që ka ndodhur më parë. Të katër grupet punojnë me

organizues grafik (tabelë).

Grupi I:

Ilustrime nga teksti Pasojat e konfliktit Cilës ngjarje i referohet Ç’mendime keni ju?

detaje

Grupi II:

Detaje Ilustrime nga teksti Karakterizimi i personazheve Ç’ndjenja e mendime

ju shkaktojnë?

- veprimet e djalit

- fjalët e tij

- gjendja emocionale

- gjendja psikologjike

Grupi II:

Babai Ilustrime nga teksti Karakterizimi Ç’ndjenja e

i personazheve mendime ju shkaktojnë?

- veprimet e babait

- fjalët e tij

- gjendja emocionale

- gjendja psikologjike

Grupi IV. Do të punojë me përshkrimin e mjedisit. Fjala mur do të shërbejë si fjalë kyç.

Fjala kyç Ilustrime nga teksti Ç’ndjenja e mendime Pse të mbetet në mendje?

ju shkakton?

mur

84

Nxënësit punojnë 15 minuta, ndërkohë që mësuesi ka bërë gati një tabelë

grafike.

Për çdo grup del një përfaqësues që lexon, ndërsa mësuesi/ja plotëson në tabelë.

Ushtrimi 7. Gjeni në tekst tri fjalë kyç, që shprehin pasojën e hatërmbetjes së

pakuptimtë, që bie veçanërisht mbi dy të rinjtë.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do të shkruajnë në fletore arsyet se sa e rëndësishme

është që prindërit t’i ushqejnë fëmijët me ndjenjën e dashurisë, tolerancës, mirëkuptimit

dhe jo me atë të armiqësisë e të hakmarrjes për tjetrin.

Tema:

Ushtrime

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë parafjalët e rasave të ndryshme.

• Të përdorë drejt parafjalët në fjali.

• Të dallojë pjesëzat sipas ngjyrimit kuptimor.

• Të dallojë kur të njëjtat fjalë dalin, si: lidhëza, përemra, ndajfolje dhe parafjalë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

punë e drejtuar, punë e pavarur,

punë dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Punë e pavarur. Punohen Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 210.

o Zgjidhja e ushtrimit 1 është:

- Mos shih vetëm sipër,... (ndajfolje vendi).

- Ajo e mban shumë drejt trupin,... (ndajfolje mënyre).

- Libraria gjendet përballë pallatit,... (parafjalë).

- Tani do të udhëtojmë drejt Sarandës,... (parafjalë).

- Merre pak librin që ndodhet sipër tryezës,... (parafjalë).

- Atë ditë u ndeshën përballë pas kaq kohësh. (ndajfolje).

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësit.

Hapi II. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimet 3-9.

Ushtrimi 4 zgjidhet kështu:

- Si thua, takohemi në bibliotekë.... (vend).

- Fitorja e saj u prit me gëzim... (ndjenjë).

- Kishte veshur një triko prej leshi. (lëndë prej së cilës është përbërë).

- Jam e lodhur, sepse sapo u ktheva nga mbledhja. (vend).

Gjatë punës së drejtuar kërkohet nga nxënësit e niveleve të ndryshme të japin

argumentet për çdo përgjigje. Bëhen vlerësime të motivuara të nxënësve.

Hapi III. Punë dyshe. Punohet Ushtrimi 10. Analizohen fjalitë e formuara duke u

përqendruar te pasthirrma.

85

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke kërkuar nga

nxënësit të thonë me shembuj:

1. Kur përdoret e njëjta fjalë si parafjalë dhe kur si ndajfolje?

2. Kur përdoret e njëjta fjalë si parafjalë dhe kur si emër?

3. Kur mund të dalë e njëjta fjalë si lidhëz dhe si përemër?

4. Sa llojesh i kemi pjesëzat?

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 11 në faqen 211 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

17-18, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Drejtshkrimi i bashkëtingëlloreve /d/, /t/, /l/, /dh/, /c/ në fjalët e huaja

Vështirësia: Shkalla IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shqiptojë si duhet fjalët e huaja që kanë bashkëtingëllore /d/, /t/, /l/ dhe /c/.

• Të formojë fjalë të prejardhura nga fjalë të huaja që kanë në përbërjen e tyre

bashkëtingëlloret e përmendura më lart.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tabela,

shkumësa me ngjyra,

teksti “Shqipja standarde”,

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” etj.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë, shpjegim, punë dyshe,

punë e pavarur, diskutim.

86

Fjalë kyç: drejtshkrim, drejtshqiptim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema në dërrasë të zezë me shkumës me ngjyrë. Bisedohet me

nxënësit për futjen e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Theksohet se drejtshqiptimi

dhe drejtshkrimi i këtyre fjalëve bëhet sipas disa rregullave. Sqarohen duke i shkruar

në dërrasë të zezë fjalët:

Drejtshkrim – sistem rregullash për t’i shkruar drejt e njëlloj fjalët në gjuhën letrare.

Drejtshqiptim – sistem rregullash për t’i shqiptuar drejt e njëlloj fjalët në gjuhën letrare.

Hapi II. Hapen librat. Lexohet me kujdes fragmenti “Gjon Shllaku midis legjendës

e reales”, duke u përqendruar në drejtshkrimin e fjalëve me shkronja të zeza. Fjalët

me të zeza janë emra të huaj të përgjithshëm dhe të përveçëm.

Shpjegohet se për shkrimin dhe shqiptimin si duhet të tyre, duhet të kemi parasysh

disa rregulla. Këto rregulla u përcaktuan në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës

shqipe, në nëntor të vitit 1972. U tregohen nxënësve librat, që na vijnë në ndihmë

për drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e gjuhës shqipe:

1. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe

2. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe

3. Fjalori i gjuhës shqipe

4. Shqipja standarde (Rami Memushaj)

Hapi III. Paraqitet në dërrasën e zezë një tabelë me:

o fjalë të huazuara nga greqishtja e vjetër, që shkruhen dhe shqiptohen me /d/,

/t/ e jo me /dh/, /th/;

o fjalë të huaja, që shkruan e shqiptohen me /l/.

o fjalë dhe emra të përveçëm me burim të huaj, që shkruhen e shqiptohen me /c/.

Diskutohet rreth tyre.

Shkruhen në dërrasë duke përdorur shkumësa me ngjyra rastet e veçanta, që

paraqiten në tekst e që bëjnë përjashtim nga kjo rregull. Në mungesë të tabelës, ecuria

metodike e hapit të tretë mund të bëhet edhe duke përdorur dërrasën e zezë.

Hapi IV. Punë dyshe. Ushtrimi 1, 2, punohen sipas kërkesave. Kontrollohet dhe

diskutohet puna e nxënësve, duke vlerësuar nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi V. Punë e pavarur. Punohen Ushtrimet 3 dhe 4.

Për ushtrimin 4, nxënësit mund të bëjnë këtë zgjidhje:

fals – falsifikator, falsifikim, falsifikoj, falsifikues, falsitet.

atlet – atletik, atletikë, atletizëm.

cikël – ciklik, cilkizim, ciklizoj (radhit).

diplomë – diplomim, diplomohem, i diplomuar, i padiplomuar.

makinë – makineri, makinist, makinacion.

klasë – klasor, i deklasuar, deklasim.

teori – teorik, teorizim, teorizoj, teorizues.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie. Formoni fjalë të prejardhura nga fjalët: dialog, celebroj, deficit,

proces, llogari, bllok, hipotekë. Ndërtoni fjali me to.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Shpirti i botës (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit psikologjik.

• Të përcaktojë kohën kur vepron personazhi.

• Të zbulojë botën e brendshme të personazhit kryesor.

• Të reflektojë duke sjellë përvojën e vet personale.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fjalor psikologjik,

fletore, tabela, shkumës.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

stuhi mendimesh, lexim zinxhir,

mësim i përqendruar mbi argumentin,

ruaj fjalën e fundit për mua, diskutim,

punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis mësimin me teknikën Stuhi mendimesh duke u drejtuar

nxënësve pyetjet:

- Ç’është adoleshenca?

87

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Cilat janë shenjat që kuptoni se keni hyrë në këtë fazë?

Mësuesi/ja dëgjon mendimet e nxënësve me vëmendje dhe i shënon ato në

tabelë.

Adoleshenca

Mësuesi mund të japë edhe një informacion mbi adoleshencën, i marrë nga

Psikologjia.

Për të bërë lidhjen me temën e re mësimore mësuesi/ja shfrytëzon mendimet e

nxënësve, nëse janë të ngjashme me pyetjet dhe shqetësimet e Valterit.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan

në tabelë, autorin dhe romanin nga është shkëputur ky fragment, si dhe llojin e

romanit. Nxënësit, që janë njohur vitin e kaluar me romanin psikologjik, së bashku

me mësuesin/en kujtojnë veçoritë e tij, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë:

Romani psikologjik → zbulon botën e fshehtë të mendimeve dhe ndjesive të individit.

Mësuesi/ja i njeh me fillimin e subjektit të fragmentit dhe shkruan në tabelë temën:

Jeta e adoleshentit Valter në një familje ku dashuria nuk shfaqet, nuk ndihet

e pranishme dhe rruga për njohjen e vetvetes.

Hapi II. Lexohet fragmenti nga dy nxënës, që i përzgjedh mësuesi/ja. Gjatë leximit

vëmendja e nxënësve të tjerë do të përqendrohet në:

a) shqetësimet e personazhit

b) gjendjen shpirtërore

c) periudha kohore, kur vjen personazhi Valter

Hapi III. Punohet rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Nxënësit lexojnë shënimin dhe diskutojnë rreth pyetjes:

- Në cilën kohë vjen personazhi?

Përgjigjja: Në kohën më të vështirë – fillimet e adoleshencës.

- Ilustroni me detaje (fjalë e fjali) nga teksti, si ndihet Valteri?

Përgjigjja: Ai ndihet si një kafshë në fund të gjumit letargjik, mendonte vetëm për

zbrazëtirën.

Ushtrimi 1. Nxënësit do të ilustrojnë me fjali nga teksti dhe do të argumentojnë

mendimin e tyre.

Ushtrimi 2. Valteri është i mërzitur. Përgjigjet e nxënësve duhen ilustruar.

Ushtrimi 3. Për këtë ushtrim nxënësit do të lexojnë fragmentet që kanë zgjedhur.

Për të folur për marrëdhëniet baba-bir, ata duhet të përdorin teknikën “Ruaje fjalën

e fundit për mua”.

Fragmenti

Komenti im

Isha gjithmonë i hutuar nga fakti që

nuk ma drejtonte fjalën kurrë.

Përqendroni vëmendjen te rendi i

gjymtyrëve: fjalën kurrë.

88

Mësuesi/ja cakton një nxënës që përzgjedh këtë fragment, komenti i të cilit do të

dëgjohet në fund, kur nxënësit nuk kanë më ç’të shtojnë.

Ushtrimi 4. - Valteri habitet shumë me historinë e dashurisë së nënës me babanë.

Cilat janë ato detaje që e shpjegojnë qartë këtë habi?

Diskutim: - A gjeni gjurmë të së shkuarës së prindërve në të tashmen?

Nëna – e heshtur, e qetë.

Sa më shumë e shihja, aq më shumë bindesha se ajo vajzë nuk ishte mamaja ime,

por tjetër njeri.

Diskutimit mund t’i lihen 7 minuta dhe do të diskutojnë dy-tri nxënës.

Ushtrimi 5. Për këtë ushtrim nxënësit do të zgjedhin pjesë nga teksti.

Nxënësit: Prindërit nuk kanë të drejtë të mburren vetëm se kanë qenë në luftë. E

djeshmja dhe e sotmja e prindërve duhet t’i bëjë krenarë fëmijët për ta. Fëmijët kanë

nevojë për prindër që arsyetojnë dhe kanë durim për të forcuar lidhjet prind-fëmijë.

Këta të fundit duan të ndihen të rrethuar nga dashuria.

Mesazhi: Dashuria është e vetmja ndjenjë që i jep kuptim jetës njerëzore.

Ushtrimi 6. Punë e pavarur. Për këtë ushtrim nxënësit do të punojnë në fletore

duke i lidhur mendimet e tyre me vuajtjen e Valterit, por edhe me tablonë në libër faqe

60. Kjo tablo është realizuar nga djali i Frojdit, i cili ka pikturuar veten dhe dy fëmijët

e tij. Ky piktor njihet për karakterin psikologjik të pikturave të tij.

Në fillim do të dëgjohen mendimet që vijnë drejtpërdrejt nga kuptimi i fragmentit.

Valterit i mungon liria dhe dashuria.

Kjo detyrë do të përfundojë në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja vlerëson nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Shpirti i botës (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të gjejë ato pjesë në fragment ku notat e ironisë kalojnë deri në sarkazëm.

• Të interpretojë sarkazmin si element qendror të rrëfimit.

• Të analizojë botën e brendshme të personazhit në raport me mjedisin familjar.

• Të përshkruajë karakteret e personazheve në raport me mjedisin familjar dhe

shoqëror.

• Të diskutojë rreth shkaqeve të sjelljeve e veprimeve të personazheve.

Mjetet:

teksti i nxënësit, mjete shkollore.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, ditari dypjesësh, punë me grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimi me dëgjimin dhe vlerësimin e detyrës

së shtëpisë. Nxënësit bëjnë vlerësimin për punën, argumentimin më të plotë dhe më

pas mësuesi/ja vlerëson nxënësit për mendimet e tyre. Kjo veprimtari do të zgjasë

deri në 10 minuta.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Ushtrimi 7. Në rrëfimin e Valterit kemi nota shumë të forta ironie.

89

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

a) Për fëmijët duhet të kujdeseshin gratë, ndërsa burrat hynin në lojë në një

moment tjetër.

- Çfarë nënkupton personazhi Valter me lojë?

- Ç’domethënie ka rritja e fëmijës për babanë?

Rritja e fëmijës shihet si një lojë në sytë e babait, një baba që është marrë vetëm

me luftë.

Nxënësit shprehin mendimet e tyre.

Ditari dypjesësh: Me anë të sarkazmit, Valteri fshikullon fort gjithçka që lidhet me

hipokrizinë.

Interpretoni, bëni komentin tuaj lidhur me sarkazmin.

Fjalia

Hipokrizia në familje:

- vetja më ngjante si një stacion

autobusi.

- isha një pako e dërguar me

korrespondencë.

- unë që duhet të kisha qenë

kurorëzimi i asaj ëndrre.

Hipokrizia në shoqëri:

- unë shikoja përreth dhe pyesja

veten: “Ku është kjo botë (më e mirë)?

- Pa ty dhe pa ata, bota nuk

do të kishte ndryshuar kurrë.

Komenti im

Familja vazhdon udhëtimin e saj,

të cilin e zgjedh shoferi (babai).

Hapi III. Punë në grupe.

Grupi I. Përshkruani botën e brendshme të personazhit Valter në raport me

mjedisin dhe familjen.

Nxënësit do të shfrytëzojnë fjalët kyç: si të jetë plak, i habitur nga fakti që nuk

ma drejtonte fjalën kurrë, si një shurdhmemec, gjendje apatie, duhet të kisha qenë

kurorëzimi i asaj ëndrre.

Grupi II. Përshkruani karakterin e nënës duke zgjedhur ato cilësi që e kanë bërë

Valterin të ndihet aq i vetmuar (grua e heshtur dhe e qetë).

Ajo vajzë nuk ishte mamaja ime. “Yt atë ka luftuar për një botë më të mirë” - më

përsëriste mamaja.

Grupi III. Përshkruani karakterin e babait, duke zgjedhur ato cilësi që e kanë bërë

Valterin të vuajë dhe të ndihet i vetmuar.

- diskutonte vetëm me të ëmën, i drejtohej mamasë

- tani nuk ishte aspak asnjanës

- humbiste durimin gjithmonë, e humbiste për hiçgjë

- mallkonte me fjalë të vrazhda

- gjuante me shkelma

- dilte duke përplasur derën

Një përfaqësues i çdo grupi paraqit punën para klasës. Mësuesi/ja dhe nxënësit

bëjnë vlerësimin e punimit më të mirë.

90

Hapi IV. Diskutim.

Nxënësit do të diskutojnë rreth përfundimit që ka arritur Valteri për marrëdhëniet

e babait me fëmijën. Diskutimi mund të aktualizohet edhe me mendime të nxënësve

lidhur me marrëdhëniet e tyre në familje dhe veçanërisht për marrëdhëniet me

babanë.

“Kështu kuptova një nga ligjet e natyrës, që nuk është shkruar gjëkundi, pra, nëse

fëmijët shkojnë mirë, janë të babait, në të kundërt, mbeten gjithmonë një shtojcë e

nënës”.

Nxënësit do të diskutojnë deri në 10 minuta.

Hapi V. Në këtë etapë do të zhvillohet një veprimtari krahasuese. Nxënësit do të

përzgjedhin disa detaje që karakterizojnë Valterin, që janë në antitezë me shqetësimet

dhe gjendjen shpirtërore të tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Unë

Valteri

Ndonjë nxënës mund të gjejë shqetësime, gjendje shpirtërore të përbashkëta.

Çdo nxënës është i lirë të zgjedhë krahasimin.

Hapi VI. Do të zhvillohet një diskutim ku nxënësit do të shprehin mendimin e tyre

se si duhet të ndihmojë familja, shkolla dhe shoqëria në kapërcimin e vetmisë, njohjen

e dashurisë dhe të vetvetes. Përdoret teknika “Rrathët ekscentrikë”.

adoleshenca

familja

shkolla

shoqëria

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Vlerësohen

nxënësit që u dalluan për një arsyetim të logjikshëm, inkurajohen edhe nxënës të

tjerë për mendimet dhe pjesëmarrjen e tyre.

Detyrë shtëpie. Mendoni se komunikimi i ngrohtë dhe i vazhdueshëm në

familje, shkollë e shoqëri ndihmon që adoleshenti të përballojë dhe të kapërcejë

vështirësitë?

91

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Kthim në lice (ora e parë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit social.

• Të dallojë karakteristikat e personazhit kryesor.

• Të përshkruajë personazhin kryesor nëpërmjet sjelljes së tij me personazhet e tjera.

• Të diskutojë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëbisedimit ndërmjet

mësuesve dhe nxënësve.

Mjetet:

teksti i nxënësit, mjete shkollore,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, lexim i argumentuar,

punë me shkrim.

92

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Ora e mësimit nis me vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Mësuesi/ja ka

vizatuar në tabelë dy portrete. Tipari që bie në sy te portreti i parë është një gojë e

madhe, ndërsa te i dyti janë veshët e mëdhenj.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të gjejnë diçiturën.

Nxënësi: Portreti i parë është një njeri që flet shumë dhe që dëgjon pak.

Portreti i dytë është një njeri që flet pak dhe dëgjon shumë.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e ka shkruar

në tabelë, me llojin e tregimit dhe me autorin.

Shkruan në tabelë:

Tregim social - tregim që rrëfen ngjarje nga jeta sociale.

Mësuesi/ja ritregon një pjesë të subjektit të tregimit. Rikujtohet ai nga klasa e

shtatë: Letër babait. Ritregon hyrjen, situatën fillestare dhe pikën e lidhjes, çastin kur

vajza pas shëtitjes në bregun e detit, është kthyer në lice. Më pas nxënësit lexojnë

në heshtje se çfarë ndodh me vajzën në zyrën e drejtoreshës.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit ilustrojnë përgjigjet e tyre me pjesë nga teksti.

Ushtrimi 3. Nxënësit argumentojnë alternativat që zgjedhin.

Ushtrimi 3/b. Mësuesi/ja do të njihet me qëndrimin, mendimin kritik të nxënësve

në raport me marrëdhëniet e tyre me mësuesit.

Si do të veproni?

Ky diskutim do të orientohet nga mësuesi/ja drejt logjikës duke shmangur përgjigjet

me emocion dhe duke nxitur arsyetimin logjik.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve disa alternativa për të orientuar diskutimin:

- Mendoni se shqetësimi i drejtoreshës:

a) ishte i drejtë

b) nuk ishte i drejtë

c) nuk duhej shfaqur në atë mënyrë?

Ushtrimi 6. Cili është bashkëbisedimi që u zhvillua ndërmjet vajzës dhe mësuesit?

Përse vajza kërkoi që në fillim të bisedonte me mësuesin? Nxënësit zgjedhin

alternativën.

Për këtë ushtrim do të përdoret organizuesi grafik:

Fragmenti

- Ke bërë ndonjë udhëtim?

Po...

- Dhe...kalove mirë?

Hapi IV. Në këtë hap do të punohet me organizuesin grafik dhe Harta e

personazhit.

Lyllabaj

Si ndihet personazhi?

- Pak e shqetësuar dhe

e hutuar.

Ç’mendime e ndjenja ju lindin?

Midis tyre është krijuar një

marrëdhënie besimi reciprok,

bashkëbisedim i natyrshëm, që

nuk njeh kufirin e moshës.

Fragmenti

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- e vetëdijshme

- nuk e njeh frikën

Mbërriti para portës së liceut, hyri brenda,

u ul në një stol në fund të oborrit.

- nuk gënjen

Pas përfundimit të hartës së personazhit, mësuesi/ja vlerëson nxënësit

pjesëmarrës.

Detyrë shtëpie. Përshkruani vajzën duke cilësuar ato tipare të karakterit të saj

që spikasin në marrëdhënie me drejtoreshën dhe z. Filip.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Kthim në lice (ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të gjejë detaje, me anë të të cilave përshkruhen personazhet.

• Të krahasojë personazhet, duke u nisur nga dialogët me personazhin kryesor.

• Të zgjedhë personazhin më të dashur, duke u mbështetur në cilësitë e tij më

të mira.

Mjetet:

teksti i nxënësit, tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

diskutim, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimi me pyetjen:

- Cilat janë ato tipare të karakterit të Lyllabajt që spikasin në marrëdhënie me

drejtoreshën dhe z. Filip.

Është përgjigjja që nxënësit kanë dhënë në detyrën e shtëpisë. Nxënësit mund të

përgjigjen me gojë ose të lexojnë detyrën e shtëpisë. Vlerësohet përgjigjja që është

më e argumentuar.

93

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Ushtrimi 1. Në dialogët e dhënë nxënësit do të nxjerrin detaje që shfaqin karakterin

e drejtoreshës dhe z.Filip.

Drejtoresha

- pyet dhe përgjigjet vetë

- thotë shumë fjalë dhe me emocion

- e paragjykon nxënësen

- e qorton duke e kërcënuar

z. Filip

- bashkëbisedon lirshëm

- flet qetë

- e beson nxënësen

- e qorton në heshtje

Ushtrimi 2. Dialogu me drejtoreshën është shumë më i gjatë se me profesorin.

Përse?

Ushtrimi 3. Të fjalët e profesorit bie në sy përdorimi i trepikëshit (d.m.th. ai bën

pauza herë pas here). Ç’tregon kjo?

Përgjigje: Pauzat që herë pas here bën gjatë bisedës profesori (dhënë në tregim me

anë të trepikëshit) i lë vajzës të nënkuptojë mesazhin që ai nuk e shqipton. Përdorimi

i trepikëshit pas lidhëzës dhe si dhe vetë kjo e ngadalëson bashkëbisedimin, që të

krijon përshtypjen se do të jetë shumë i gjallë, profesori sikur tërhiqet pak, nuk i jep të

drejtë vetes të pyesë menjëherë, por afiniteti që kanë njëri me tjetrin bën që mendimi

të vazhdojë “kalove mirë”, ku shprehet dhe dëshira e tij për të dëgjuar diçka të mirë

dhe të bukur.

Kurse trepikëshi te fjalia Më bëhet qejfi..., të lë të nënkuptosh se z. Filip ka qenë

i shqetësuar për mungesën e saj dhe brenda ka edhe qortimin.

Ushtrimi 4. Përshkruajini personazhet duke u nisur nga fjalët që thonë. Që të

realizojnë përshkrimin, nxënësit duhet të krahasojnë bashkëbisedimin ndërmjet

personazheve.

Drejtoresha

1. E paragjykon vajzën dhe ka bindjen se

do të marrë përgjigjen që parashikon, pa i

lënë shteg vajzës për të thënë të vërtetën.

2. Përpiqet të duket e qetë, luan një

lojë të fortë psikologjike me vajzën.

Përdorimi i fjalës “zonjushë”, e bën

më të largët me vajzën dhe sikur i vë

përballë më shumë përgjegjësi.

3. Shfaq shqetësimin dhe përgjegjësinë

që ka ndaj vajzës.

4. Nuk e njeh vajzën dhe hamendëson.

I trembet shoqërisë me një djalë.

5. Biseda e tyre nuk është e tillë,

drejtoresha do të shkojë më tutje, deri

në marrje të ndonjë mase.

Z.Filip

1. Nis bashkëbisedimin me vajzën me tone

të qeta dhe miqësore. E nxit bisedën duke

e orientuar nga udhëtimi.

2. Vazhdon të shprehë interesimin e tij për

udhëtimin e vajzës, por i përmbajtur, për të

inkurajuar vajzën se ka besim tek ajo...

3. Edhe mësuesi është i shqetësuar për

fatin e vajzës, po mënyra e komunikimit

është miqësore.

4. Ai ka besim se vajza është e sinqertë

dhe e hapur me të...

5. Te pyetja që i bën ndihet qortimi dhe i

hap shteg vajzës për t`i treguar si do të

veprojë në të ardhmen.

94

Hapi III. Kalohet te rubrika Diskutim.

Ushtrimi 1. Diskutoni për marrëdhëniet tuaja me mësuesit.

- Çfarë dëshironi të ishte ndryshe në këto marrëdhënie?

- Çfarë vlerësoni në këto marrëdhënie?

- Çfarë do të sugjeronit?

Ushtrimi 2. - Cili do të ishte për ju mësuesi më i dashur, z.Filip apo drejtoresha?

Argumento përse.

Mësuesi/ja vlerëson nxënësit për përgjigjet e logjikshme e të argumentuara, për

përzgjedhjen e detajeve që nxjerrin në pah cilësitë e personazheve, si dhe nxënësit

që morën pjesë në diskutim.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Drejtshkrimi i zanoreve fundore

Vështirësia: Niveli II

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë si duhet fjalët, që kanë zanore fundore /ë.

• Të shkruajë si duhet mbiemra të formuar nga emra të ndryshëm.

• Të shkruajë si duhet mbiemra të formuar nga folje të ndryshme.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekstet:

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”,

“Fjalori drejtshkrimor”, “Fjalori i

gjuhës shqipe”, “Shqipja standarde”,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

shpjegim, diskutim,

punë dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Hapen librat. Lihen nxënësit të njihen me fragmentin e shkëputur nga libri

“Qumështi i vdekjes”, i Margarita Jursenar. Diskutohet për fjalët me shkronja të zeza.

Mësuesi/ja thekson se këto fjalë shkruhen me /ë/ fundore. Pastaj shkruan në dërrasë,

duke përdorur shkumësa me ngjyra, cilat fjalë shkruhen me /ë/ fundore:

- Emra fundorë me theks në rrokjen e parafundit, si: fletë, ditë, muzikë etj.

- Numërorë, si: pesë, dhjetë, mijë etj.

- Disa emra mashkullorë, si: atë, djalë, gjumë, dhallë, lumë etj.

Sqarohet se emri dhallë është i gjinisë mashkullore dhe jo i gjinisë femërore.

Kështu, thuhet dhallë dhe jo dhalla, siç përdoret në disa vende.

• Mbiemrat e ndajfoljet e tipit i/e butë, i/e ftohtë, i/e vonë etj.

Sqarohen rastet e shkrimit me /ë/ të mbiemrave dhe pa /ë/ të ndajfoljeve, si: i/e

lartë – lart, i/e shpejtë – shpejt.

• Mbiemrat e formuar me nyjëzim nga emra njërrokësh apo emra me theks fundor

ose nga folje, që mbarojnë me zanore, si: i/e artë, i/e mpitë etj.

• Emrat femërorë me –më, si: basmë, dasmë, kazmë, gjysmë etj.

• Numërorët rreshtorë, si: i/e dytë, i/e njëzetë etj.

95

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

• Trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë, si: afrikanë,

mjekë, rosakë, ushtarë etj.

Diskutohet për çdo rast, jepen argumente.

Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 216.

o Ushtrimi 4 zgjidhet kështu:

• kristal – kristalor, i kristaltë (Pasqyrë e kristaltë. Lënda është kristalore.)

• lesh - i/e leshtë (Qumështi i leshtë (i dhenve) është me yndyrë, leshtor (Pashë

një qen leshtor.)

• dru - i/e drunjtë (Bleva një krevat të drunjtë.)

• mëndafsh - i/e mëndafshtë (Bleu një pëlhurë të mëndafshtë.)

o Ushtrimi 5 zgjidhet kështu:

• thaj - i/e tharë, i/e thatë (Nxito. Mos ec si me këmbë të thata. Kishte fiq të thatë.

Mungonte makina tharëse.)

• ftoh – ftohës, i/e ftohtë, i/e ftohur (Kishte një makinë ftohëse. E bëri për ujë të

ftohtë. Qumështi ishte i ftohur.)

• mpreh – mprehës, i/e mprehtë, i/e mprehur, (Gjeti një gur mprehës. Thika ishte

e mprehtë. Ishte i mprehur për sherr.)

• zbeh - i/e zbehtë, i/e zbehur (Fëmija ishte shumë i zbehtë. I kishte faqet të

zbehura.)

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit duke u mbështetur në pyetjet:

- Çfarë mësuam sot? (Drejtshkrimin e zanores /ë/ fundore).

- Cilat fjalë shkruhen me /ë/ fundore?

Flasin nxënës të niveleve të ndryshme. Plotëson mësuesi/ja.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3 në faqen 214 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

20-21, sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Drejtshkrimi i nyjave të/së në mbiemrat e nyjshëm

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë ku duhet nyjën të dhe së te mbiemrat e nyjshëm.

• Të përdorë në fjali në rasën gjinore, dhanore ose rrjedhore në trajtën e shquar

dhe të pashquar emrat e nyjshëm, si: e sotme, e djeshme, e mërkurë, e ardhme, e

folme etj.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti i nxënësit, teksti “Shqipja standarde”,

tabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

shpjegim, diskutim, punë e drejtuar,

punë dyshe, punë e pavarur.

96

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në dërrasë të zezë. Vendoset para nxënësve

një tabelë, ku është shkruar teksti, që ndodhet në fillim të faqes 217. Diskutohet

për përdorimin e nyjave me shkronja të zeza në tekst, të cilat në tabelë janë të

nënvizuara.

Hapi II. Vendoset një tabelë tjetër, ku janë shkruar rregullat e përdorimit të nyjave

të dhe së. Në tabelë janë shkruar edhe fjalitë e tekstit. Mësuesi/ja diskuton rreth

përdorimit të nyjave të dhe së në këto fjalë dhe pastaj shkruan rregullën në dërrasë

të zezë.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 218.

Hapi IV. Punë dyshe. Punohen Ushtrimet 3 dhe 4. Diskutohet dhe vlerësohet

puna e nxënësve.

Hapi V. Punë e pavarur për nxënësit cilësorë. Punohet Ushtrimi 5.

Një zgjidhje e këtij ushtrimi është kështu:

E sotme: Frytet e së sotmes korren nesër. (gjinore, e shquar)

Duhet t’i përshtatemi së sotmes. (dhanore, e shquar)

Frytet e një të sotmeje të tillë i marrim nesër. (gjinore, e pashquar)

Dëshmitarët e një të sotmeje të tillë kanë ç’të tregojnë nesër.

(dhanore, e pashquar)

E mërkurë: Mesdita e së mërkurës pati shumë probleme. (gjinore, e shquar)

Prej së mërkurës deri të premten kam shumë punë. (rrjedhore, e shquar)

Mëngjesin e një të mërkure u takuam në muze. (gjinore, e

pashquar)

Kësaj të mërkure do të shkojmë në kinema. (dhanore, e pashquar)

E ardhme: Parashikimi i së ardhmes është i vështirë. (gjinore, e shquar)

Pas së ardhmes së afërt vjen e ardhmja e largët, që është më e mirë.

(rrjedhore, e shquar).

Parashikimin e një të ardhmeje më të mirë e bënë rilindësit tanë.

(gjinore, e pashquar)

Forcat progresive i besonin një të ardhmeje të tillë.

(dhanore, e pashquar).

E folme: Veçoritë e së folmes së Myzeqesë janë studiuar me kohë. (gjinore,

e shquar)

Pas së folmes së Çamërisë janë studiuar edhe të folme të tjera.

(rrjedhore, e shquar)

Studimi i një të folmeje kërkon shumë kohë. (gjinore e pashquar).

Studiuesit zbulojnë gjithmonë fjalë prej çdo të folmeje. (dhanore, e

pashquar)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, f. 22.

97

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Manuali i djaloshit ambientalist

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit social me temë ekologjike.

• Të marrë informacione për ndikimin mjedisor.

• Të pasurojë fjalorin me terma nga ekologjia.

Mjetet:

videoprojektor, CD, materiale të

riciklueshme, teksti i nxënësit, mjete

shkollore, shkumësa me ngjyra, tabela.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

film, diskutim, tabela.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja në bashkëpunim me disa nxënës ka krijuar një montazh me

pamje nga natyra shqiptare, flora dhe fauna. Këtë montazh e paraqet me videoprojektor

të shoqëruar në sfond me muzikë. Në vazhdimësi të filmit ka dhe pamje ku mjedisi

paraqitet i ndotur.

Mesazhi i këtij filmi është: “Të njohësh natyrën do të thotë ta duash atë, ta duash

natyrën do të thotë ta mbrosh atë, të kujdesesh për të”.

Mësuesi/ja i ka porositur nxënësit më parë që të përgatisin objekte me materiale

të riciklueshme, të cilat nxënësit i kanë vendosur në tavolinë para klasës.

98

Mesazhi që japin nxënësit është i qartë. Pas filmit, diskutojnë për mendimet që

u lindin.

- A ka ndonjë prej jush që ndihet i shqetësuar për mjedisin?

- Cili është mesazhi që do të jepnit?

Mësuesi/ja shkruan në tabelë mesazhet më mbresëlënëse. Pastaj paraqit një tabak

letre ku ka shkruar thënien: “Të mendojmë globalisht, të veprojmë lokalisht” ose

e shkruan në dërrasë me shkumës me ngjyrë.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e temës së orës së mësimit. Nxënësit

lexojnë informacionin për autorin dhe veprën. Dy deri në tre nxënës lexojnë zinxhir

fragmentin.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Mësuesi/ja cakton nxënësit që do të lexojnë pyetjet, po këta nxënës do të zgjedhin

nxënësit që do t’u përgjigjen pyetjeve.

Ushtrimi 1. - Për ç’arsye Nikola e këshillon shokun e tij Leonardon?

Punohen edhe ushtrimet 2, 3 dhe 4.

Hapi IV. Në këtë etapë zhvillohet një diskutim.

Ushtrimi 5. Mësuesi/ja shkruan në tabelë se çfarë na del si detyrë:

1. Të marrim informacion,

2. Të japim informacion,

3. Të veprojmë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Është veprimi, ai që jep më së miri mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Ushtrimi 6. Mësuesi punon në tabelë. Nxënësit do të plotësojnë dy rubrikat

“Këshillat që dija” dhe “Këshillat që mësova”.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Në këtë rubrikë nxënësit do të lexojnë informacionin për ndikimin mjedisor.

Mësuesi/ja kërkon shembuj të shkatërrimit mjedisor nga dora e njeriut. Nxënësit

sjellin shembuj:

- gërryerja e shtratit të lumenjve

- prerja e pemëve pa kriter etj.

Ushtrimi 7. Për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit do të gjejnë ilustrime nga teksti.

Mësuesi/ja plotëson në tabelë organizuesin grafik me përgjigjet e nxënësve.

Ndikimi mjedisor

a) nëpërmjet të dhënave

të etiketës

b) me dialog

c) nëpërmjet shkrimit

këshillues

Detaje nga tregimi

Detaje që i referohen ekologjisë

a) produkt ngjyrues

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 8. Punë në çift.

Për këtë ushtrim do të punojnë në çifte. Do të rendisin terma që i referohen

ekologjisë dhe fushës së mjedisit.

a) Terma që i referohen ekologjisë: ambientalist, dekompozim, toksik.

b) Terma që i referohen fushës së mjedisit, si: erë e keqe, tym i zi, shkumë e ndotjeve.

Hapi VI. Kalohet te rubrika Detyrë.

Nxënësit do të vërejnë që do të përzgjedhin diçiturën më të saktë, që shpreh

mesazhin. Kjo veprimtari do të zgjasë deri në 7 minuta.

Hapi VII. Kllaster

Mesazhi Manual i djaloshit tregimi social me temë ekologjike

ambientalist

terma ekologjike terma të mjedisit

Detyrë shtëpie: 1. Nxënësve u lihet për detyrë të krijojnë postera me temë: “Të

duam natyrën!”. Këta postera do të ngjiten në mur orën e ardhshme duke krijuar një

ekspozitë në klasë. Nxënësit do të shkruajnë mendimet dhe vlerësimet e njëri-tjetrit

në çdo poster.

2. Të sjellin informacione mbi ndikimin negativ që kanë lëndët toksike në natyrë,

çekuilibrimi natyror, rreziku që i kanoset njeriut dhe universit.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve.

99

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të folurit

Tema: Mjedisi dhe media

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të diskutojë rreth trajtimit të çështjes së mbrojtjes së mjedisit në kinema dhe media.

• Të shfaqë mendime se si mund të mbrohet mjedisi në komunitetin e tij.

Mjete:

teksti i nxënësit, postera.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

turi i galerisë, diskutim, ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxënësit në këtë orë mësimi kanë krijuar një ekspozitë me postera, një

mjedis të këndshëm. Ata vlerësojnë posterin që u ka ngacmuar mendimet.

Hapi II. Mësuesi/ja u kishte dhënë detyrë që të sillnin në klasë informacione mbi

ndikimin mjedisor, informacion të marrë nga media.

Thënien: “Të mendojmë globalisht dhe të veprojmë lokalisht”, nxënësit e kanë

ngjitur në mur.

Hapi III. Nxënësit njihen me temën e re mësimore: “Mjedisi në kinema dhe në

media”. Mësuesi/ja shkruan në tabelë objektivat që duhet të arrijnë nxënësit. Nxënësit

lexojnë informacionin. Në këtë veprimtari do të punohet me teknikën “Ditari dypjesësh”.

Zgjidhni pjesët rreth të cilave do të bëni komentin tuaj:

Fragmenti

Komenti im

Nxënësit lexojnë komentet e tyre dhe nxjerrin mesazhe, të cilat mësuesi/ja i

shkruan në tabelë.

Hapi IV. Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjet që i shkruan në tabelë:

- Cili është roli që luan media në çështjen e mbrojtjes së mjedisit?

- Kujt i drejtohet informacioni?

Mendimet e nxënësve shkruhen ne tabelë:

i drejtohet shoqërisë

jep informacion

jep mesazhe Media trajton probleme

nxjerr detyra për shoqërinë

Hapi V. Kalohet te rubrika “Mjedisi dhe media”.

Nxënësit shohin me vëmendje fotot dhe diskutojnë për to.

- Çfarë do të dëshironit?

100

- Cila është përgjegjësia që ka çdo anëtar i shoqërisë për mbrojtjen e natyrës?

Mësuesi/ja shkruan në tabelë mendimet e nxënësve. Nxënësit lexojnë informacionin

dhe diskutojnë çështjet:

- Ç’mendim keni për mbrojtjen e Vlorës dhe vendeve të tjera nga ndotja kimike?

- Si mund të ndihmojmë për një mjedis sa më të pastër?

Detyrë shtëpie. Do të punojnë në shtëpi kërkesën e rubrikës Diskutim, f. 69.

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën vlerësimin e orës së mësimit dhe vlerëson

nxënësit për përgjigjet dhe idetë që u lindin për mbrojtjen e mjedisit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Lamtumirë, universi plak (ora e parë)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e tregimit fantastiko-shkencor.

• Të listojë detaje që dallojnë mjedisin fantastiko-shkencor.

• Të dallojë notat e ironisë së gjykatësit.

• Të nxjerrë moralin e fshehur në fragment dhe mesazhin që shkrimtari kërkon të japë.

• Të përshkruajë personazhe që veprojnë në mjedisin fantastiko-shkencor.

Mjete:

teksti i nxënësit, pamje të Tokës

të marra me satelit.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

lexim, parashikim me terma paraprakë,

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja u paraqet nxënësve pamje të Tokës të marra nga sateliti.

Nxënësve nuk u kërkohet mendim për pamjet që po shikojnë.

Hapi II. Parashikim me terma paraprakë. Mësuesi/ja shkruan në tabelë termat:

universi plak, një hekurishte, Gjykatësi i Apelit, duhej të zhdukej, përtej kohës e

hapësirës sonë, universe të tjera.

Nxënësit shkruajnë një tregim, të cilit i vendosin një titull. Kjo veprimtari zgjat deri

në 7 minuta. Edhe për këtë veprimtari nuk bëhet nga mësuesi asnjë vlerësim.

Hapi III. Mësuesi/ja ka shkruar në tabelë titullin e temës së re: “Lamtumirë, universi

plak”.

Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin dhe fragmentin e lexojnë

zinxhir. Gjatë leximit atyre u jepet si detyrë të nënvizojnë ato detaje që dallojnë

mjedisin fantastiko-shkencor.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve se ky tregim është fantastiko-shkencor.

Nxënësit lexojnë informacionin mbi termin fantastiko-shkencor dhe plotësojnë në

tabelë me mësuesin kllasterin:

101

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

102

i shkurtër

rrëfen një ngjarje

ka mesazh tregimi fantastiko-shkencor veprojnë personazhe

detaje fantastike

(gjithçkangrirësi)

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. - Cilat janë karakteristikat e universeve “model i fundit”?

Përgjigjja:

- funksionon më thjesht

- tërësisht i kompjuterizuar

- të plotësuar me aksesorë modernë

- mundësitë janë të pafundme.

Ushtrimi 2. - Cilat janë ato sjellje të papajtueshme në këndvështrimin e Gjykatësit?

Përgjigjja:

- protestuan për formën e tavolinës

- secili qahej për fqinjin

- vendosën të “ngriheshin në protesta”.

Dalloni notat e ironisë së Gjykatësit.

Përgjigjja: “Jeni të sigurt se nuk keni bërë ndonjë gabim duke e klasifikuar si

inteligjente këtë formë jetese të quajtur qenie njerëzore?”

Ushtrimi 3. - Cili është morali i fshehur në këtë fragment?

Përgjigjja: Qenia njerëzore e këtij universi është përgjegjëse për shkatërrimin e

kushteve natyrore, përgjegjëse për mosangazhimin e mbrojtjes së universit plak,

vlerave që janë krijuar me kohë.

- Cili është mesazhi që jep shkrimtari?

Përgjigjja: Ta duam universin, të ndihmojmë në mbrojtjen e tij nga shkatërrimi.

Mesazhin dhe moralin mësuesi/ja e shkruan në tabelë.

Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë skemën e ushtrimit duke ilustruar me pjesë nga teksti:

a) Fredi është Shefi Shfarosës, pra merret me shfarosjen e universeve.

b) Gjykatësi i Apelit është gjykatës dhe detyra e tij është të hynte në lidhje me

universin, të intervistonte dhe të shpallte vendimin.

c) Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është kryetari i Organizatës

të të gjitha shteteve.

Hapi V. Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të ndajnë personazhet në grupe: në reale

dhe fantastike. Mësuesi/ja paraqet në tabelë organizuesin grafik.

Personazhet reale

- Sekretar i Përgjithshëm i

Kombeve të Bashkuara

- kryetarë shtetesh

- njerëz, të rinj

- protestues

detaje shkencore

(universi, kozmosi, dielli,

hëna, hapësira, koha)

Çfarë thonë?

- protestuan

- kërkuan të bënin një

konferencë mbi konferencë

- larg duart nga Bumbledori

- shfajësime

- propozime të rastit

reale

joreale

Si ndihen?

- të indinjuar

- të dëshpëruar

Personazhe fantastike

- Fredi

- Gjykatësi i Apelit

Çfarë thonë?

Kjo detyrë përfundon në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit dhe për pjesëmarrjen e

tyre.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Lamtumirë, universi plak (ora e dytë)

Si ndihen?

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të gjejë fjalë që i referohen dy dimensioneve që rregullojnë jetën tonë: hapësira

dhe koha.

• Të gjejnë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet fakteve shkencore dhe fantastike.

• Të interpretojnë idetë përmes vizatimit, informacionit shkencor dhe atij historik.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore, tabelë,

shkumësa me ngjyra, tabakë letre.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

pema e mendimit, vështrimi krahasues,

integrim ndërlëndor, punë me grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë.

Përshkrimi i personazheve, karakterizimi i tyre nga fjalët që thonë dhe ndjeshmëria

e tyre. Si ndihen?

Hapi II. Mësuesi/ja krijon kllasterin në tabelë për të përforcuar njohuritë e marra

për tregimin fantastiko-shkencor.

“Lamtumirë universi plak”

tregimi fantastiko-shkencor.

Plotëson në tabelë të gjitha veçoritë e tregimit fantastiko-shkencor.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 5. Dy dimensionet që rregullojnë jetën tonë:

a) hapësira

b) koha

Shkruani në fletore sa më shumë fjalë, që u referohen këtyre dy dimensioneve

(fusha leksikore).

Ushtrimi 6. Ky ushtrim shkathtëson nxënësit të zgjidhin termin e saktë në një kohë

të shkurtër. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të bëjnë një zgjedhje pa iu rikthyer leximit.

Zgjedhja e fjalës në çiftet e dhëna përcakton dhe nivelin e të kuptuarit.

Hapi IV. Nxënësit lexojnë individualisht informacionin e librit në faqen 73,

“Fantastiko-shkencorja në art”.

103

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësit në këtë veprimtari duhet të gjejnë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet faktit

shkencor dhe fantazisë në fragmentin “Lamtumirë, universi plak”.

Në faktet shkencore kemi të dhënat mbi universin dhe ekzistencën e universeve.

Në fakte të imagjinuara në fantazinë e njeriut:

- pjesëmarrja e personazheve

- konflikti që zhvillohet ndërmjet qenies njerëzore dhe të dërguarit

- Federata e Universeve

- rregullat

- procedura e apelimit etj.

Hapi V. Për këtë ushtrim do të punohet me Integrim ndërlëndor.

Grupi I – grupi i biologjisë

Grupi II – i historisë

Grupi III – i pikturës

Çdo grup do të punojë me materialet e nevojshme, duke sjellë komentin e tyre

në postera. Do të krijohet Turi i Galerisë. Nxënësit komentojnë idetë e paraqitura

me poster. Në fund të orës së mësimit mësuesi vlerëson disa nxënës për njohuritë e

përvetësuara dhe për pjesëmarrjen aktive. Mësuesi/ja nxit dhe nxënësit e tjerë.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Drejtshkrimi i grupeve të zanoreve ie, ye, ua dhe ue

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të shkruajë si duhet fjalët, që kanë grupet e zanoreve ie, ye, ua dhe ue.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit,

shkumës me ngjyra, fisha.

Metoda dhe teknika mësimore:

diskutim, shpjegim, punë e drejtuar,

punë dyshe, punë e pavarur, thesi i fjalëve.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema në dërrasë të zezë. Hapen librat. Lihen nxënësit disa minuta

të njihen me përmbajtjen e tekstit “Gjon Shllaku midis legjendës dhe reales”. Lexohet

pjesa nga një nxënës që lexon bukur. Diskutohet me nxënësit se ç’gjë të përbashkët

kanë fjalët me shkronja të zeza. Arrihet në përfundimin se këto fjalë kanë të përbashkët

grupet e zanoreve ie, ye, ua dhe ue. Shpjegohen nga mësuesi/ja rregullat që duhet

të kemi parasysh për fjalët që shkruhen:

a) me grupin e zanoreve ie,

b) me grupin e zanoreve ye,

c) me grupin e zanoreve ua,

d) me grupin e zanoreve ue.

Shkruhen rregullat në dërrasë të zezë duke dhënë edhe shembuj me fjalë të

ndryshme, grupet e zanoreve brenda fjalëve shkruhen me shkumësa me ngjyra.

Hapi II. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 220.

104

Hapi III. Punë e pavarur. Punohet Ushtrimi 3 dhe Ushtrimi 4. Diskutohet e

vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi IV. Punë dyshe. Punohet Ushtrimi 5. Aktivizohen grupe të ndryshme dyshe,

sipas bankave të gjejnë rastet e përdorimit të grupit të zanoreve në gegërishte, në

vend të grupit ua të shqipes letrare.

Hapi V. Nga thesi i fjalëve, të futura në një kuti të vogël kartoni, nxirren fjalë që

përmbajnë këto grupe zanoresh dhe diskutohet nëse janë shkruar sipas rregullave

të shqipes letrare.

Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve duke u mbështetur në shkallën e aktivizimit

të tyre.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 6 në faqen 221 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 20-21, sipas niveleve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Pjesëzat dhe parafjalët e përsëritura

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë atje ku duhet në fjali pjesëzat e parafjalët e përsëritura.

• Të dallojë funksionin stilistik të rimarrjes (përsëritjes).

Vështirësia: Niveli II

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra,

tekst për figurat stilistike.

Metoda dhe teknika mësimore:

diskutim, shpjegim, punë e pavarur,

punë e drejtuar, punë dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Shkruhet tema në tabelë. Paraqitet ose shkruhet

në tabelë teksti në fillim të faqes 222. Fjalët që në tekstin e nxënësit janë me të zeza,

në tabelë shkruhen me shkumësa me ngjyra. Diskutohet rreth fjalëve që përfshihen

te pjesëzat e që shërbejnë për të ndërtuar forma gramatikore foljore dhe shkallët e

mbiemrave e të ndajfoljeve. Shpjegohen rastet kur përsëriten pjesëzat. Shkruhen

shembujt në tabelë.

Hapi II. Shpjegohen rastet se kur mund të përsëriten parafjalët. Shkruhen shembujt

në tabelë. Diskutohet rreth tyre nga nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi III. Punë e pavarur. Punohet Ushtrimi 4, faqe 223. Diskutohet e vlerësohet

puna e pavarur duke u përqendruar te nxënës të të gjitha niveleve.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimi 2, faqe 223. Lexohet poezia “Rozafati”.

Dallohen figurat e ndryshme stilistike, si: përsëritja, anafora, rimarrja etj. Funksioni

stilistik i këtyre figurave në këto vargje është për të tërhequr vëmendjen e lexuesit e

105

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

për të theksuar një apo disa fjalë të rëndësishme, për të përforcuar anën shprehëse

dhe emocionale të thënies. Në këtë poezi përsëritet numërori tre si dhe pasthirrma

o, e cila shpreh dhimbje.

Diskutohet edhe për kuptimin e figurës ku nusja i jep gji fëmijës. Nëpërmjet kësaj

kujtohet përmbajtja ose historia e legjendës.

Hapi V. Punë dyshe. Punohet Ushtrimi 3. Kontrollohet e diskutohet puna e

nxënësve. Në fund, bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 4 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 26-27,

sipas niveleve.

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Udhëtim-lojë mes shkencës e fantastiko-shkencores

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shkruajë një tregim fantastiko-shkencor për një udhëtim imagjinar me

titull“Udhëtim drejt kozmosit”.

• Të vlerësojë punën e shokëve për këtë tregim.

• Të përdorë fjalorin fantastiko-shkencor.

Mjetet:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

tekste shkollore të shkencave natyrore,

Fletorja e punës.

Teknika dhe metodat e mësimdhënies:

Diskutim, shkrim i lirë, Turi i Galerisë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e fillon këtë temë mësimore me një diskutim. Besoj se në ëndrrat

tuaja e keni parë veten duke udhëtuar. Udhëtimin e parë imagjinar e shohim që në

fëmijëri. Një shembull është Piter Pani dhe ishulli tij Kurrkund. Ky udhëtim lidhet me

dëshirën për të qenë gjithmonë fëmijë, për të mos u rritur kurrë. Por, ka edhe udhëtime

imagjinare drejt universit, që lidhen me dëshirën për ta njohur atë.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të tregojnë tituj librash me udhëtime fantastikoshkencore,

përjetimet që kanë ndier kur i kanë lexuar dhe informacionet që kanë

marrë (informacione shkencore dhe imagjinare).

Hapi I. Nxënësit do të lexojnë informacionin në faqen 74 dhe mësuesi/ja shkruan

në tabelë temën e mësimit: “Udhëtim lojë mes shkencës e fantastiko-shkencores”.

106

Nxënësit do të lexojnë informacionin dhe do të shkruajnë në fletoren e klasës

mesazhin, mënyrën e organizimit të jetës në një Stacion Hapësinor, do të përshkruajnë

aktivitetin e tyre në univers a në një satelit, do të përzgjedhin informacione shkencore,

që i kanë marrë nga lëndët shkencore dhe enciklopeditë.

Mësuesi/ja këtë veprimtari e zhvillon deri në 15 minuta.

Hapi III. - Cilat figura të propozuara në tekst, sipas jush, janë fryt i fantazisë?

- Cilat përkojnë me realitetin e Universit?

Përgjigjja: Figurat që përkojnë me realitetin e Universit janë në paragrafët A, B,

E dhe F.

Figurat që janë fryt i fantazisë janë: C-ja dhe D-ja.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e punës me shkrim dhe objektivin që

duhet të arrijnë. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm në strukturën e udhëtimit-lojë

mes shkencës dhe fantastiko-shkencores.

Hapi V. Nxënësit do të përshkruajnë udhëtimin-lojë duke përzgjedhur materialin

që punuan në hapin e dytë, si dhe do të nxjerrin mesazhin e tij.

Hapi VI. Nxënësit lexojnë disa punime, ndërsa të tjerat vendosen në Turin e

Galerisë.

Nxënësit vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit:

- Çfarë u pëlqen?

- Çfarë do të sugjeronit?

Në fund të orës mësuesi/ja jep vlerësime për punët e lexuara.

107

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Teksti rrëfimtar tregimtar (ora e parë dhe ora e dytë)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të sistemojë njohuritë e marra për tekstin rrëfimtar.

• Të dallojë veçoritë kryesore të një teksti të tillë.

• Të projektojë hapat që do ta ndihmojnë për të shkruar një tregim rrëfimtar.

• Të kalojë në shtrirjen e tekstit, duke bërë kujdes me përdorimin e gjuhës.

Mjetet:

teksti i nxënësit, Fletorja e punës.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

pema e mendimit, praktikë, lexim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e ka shkruar

në tabelë. I njeh dhe me rubrikën. Në këtë etapë do të punohet me teknikën “Pema

e mendimit”. Në qendër të tabelës shkruan teksti rrëfimtar me veçoritë kryesore të

një teksti rrëfimtar.

a) personazh

legjenda

romani

proza

fantastikoshkencore

b) autor

koha e rrëfimit

rrëfyesi

lloji i rrëfimit

titulli

parashtrimi

situata

fillestare

teksti

rrëfimtar

struktura

zhvillimi

pika e lidhjes

elementet

përbërëse

rrëfen një ngjarje,

një ndodhi:

përfundim

ndodhia

vendi

koha

personazhet

ndodhia qendrore

konflikti

pika kulmore

zgjidhja e tij

protagonistë

ndihmës

veta e rrëfimit

koha e rrëfimit

Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë temën e re “Teksti rrëfimtar

(tregimtar)” në faqen 78. Lexojnë modelin e dhënë.

Hapi III. Nxënësit lexojnë hapat që duhen ndjekur për të shkruar një tregim.

Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen për ata hapa që duhet të kenë më shumë kujdes.

1. Përdorimi i vetës së parë, të mos kalojë në autobiografi.

2. Zgjedhja e titullit të përputhet me temën, por mund të vendoset dhe emri i një

108

personazhi protagonist ose të ketë lidhje me nëntekstin, moralin apo mesazhin.

3. Të përcaktojë pikën e lidhjes, për të cilën nxënësit hasin më tepër vështirësi.

4. Shkalla e objektivitetit. Kujdesi për të mos përdorur shumë detaje në rrëfim që të

mos kalojë në subjektivitet. Kjo shmang arsyen e vërtetë të rrëfimit dhe pa e kuptuar

nxënësi do të përshkruajë emocione, ndjesi, komente personale, që janë të tepërta

dhe cenojnë strukturën e tekstit.

5. Zgjidhja e kohës foljore rrëfyese është shqetësim për nxënësit. Nuk janë të

qartë se cila kohë e foljes duhet zgjedhur.

Kësaj etape mësuesi duhet t’i lërë kohë të mjaftueshme.

Hapi IV. Pas marrjes së informacionit nxënësit punojnë në fletoren e tyre. Punon

dhe mësuesi/ja.

Mësuesi/ja e lexon punën para klasës. Në këtë mënyrë, nxënësit e dinë se cilat

janë kërkesat për t’u realizuar.

Ata punojnë për të përfunduar tregimin orën e dytë.

Mësuesi bën vlerësimin e orës së mësimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Ushtrime

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të zbatojë njohuritë e marra për:

a) drejtshqiptimin e bashkëtingëlloreve /d/, /t/, /l/ dhe /c/ në fjalët e huaja.

b) drejtshkrimin e zanores /ë/ fundore.

c) drejtshkrimin e nyjave të/së në mbiemrat e nyjshëm.

d) drejtshkrimin e grupeve të zanoreve ie, ye, ua dhe ue.

e) pjesëzat e parafjalët e përsëritura.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit,

shkumësa me ngjyra, fletore.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me lexim dhe diskutim,

mësimdhënia e ndërsjellë, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen bashkë me nxënësit disa nga njohuritë e marra për:

a) drejtshqiptimin e bashkëtingëlloreve /d/, /t/, /l/ dhe /c/ në fjalët e huaja.

b) drejtshkrimin e zanores /ë/ fundore.

c) drejtshkrimin e nyjave të/së në mbiemrat e nyjshëm.

d) drejtshkrimin e grupeve të zanoreve ie, ye, ua dhe ue.

e) pjesëzat e parafjalët e përsëritura.

Hapi II. Mësimdhënia e ndërsjellë. Ndahen nxënësit në grupe prej katër vetash

(dy banka një grup). Mësuesi/ja i sqaron se do të bëjë një veprimtari që quhet

109

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

“Mësimdhënia në bashkëpunim”. Në krye të grupit vihet një nxënës i mirë, që do të

luajë rolin e mësuesit. Lexohen ushtrimet nga ai dhe sqarohen gjërat e paqarta.

Grupi I →ushtrimet 1 dhe 5.

Grupi II → ushtrimet 2 dhe 4.

Grupi III → ushtrimet 3 dhe 4

Mësuesi/ja ndjek punën e grupeve dhe në fund bën vlerësimet.

Hapi III. Ndahen nxënësit në grupe, përkatësisht A, B dhe C. Grupeve u jepen

ushtrimet 7, 8 dhe 9 në faqen 225. Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të

pavarur. Kontrollohet e vlerësohet puna e tyre.

Po japim një zgjidhje të mundshme të ushtrimit 9:

Lexoj: Leximi i mirë ndihmon për t’i mësuar më lehtë lëndët.

Pjesa e lexuar është shumë e bukur.

Dorëzoj: Dorëzimi i detyrës u bë sipas rregullave. Sot e mora përgjigjen për

detyrën e dorëzuar dje.

Dëgjoj: Veshi është organi i dëgjimit. Ai ishte njeri i dëgjuar.

Zëvendësoj: Metoda e zëvendësimit përdoret në matematikë.

Pasojat e dëmeve janë të zëvendësueshme.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit duke falënderuar nxënësit që u

aktivizuan më shumë dhe ata që dhanë përgjigje të sakta. Nuk lihen jashtë vëmendjes

edhe nxënësit që u përfshinë në diskutime.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 10 në faqen 225.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Përdorimi i pikëpyetjes (?)

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë pikëpyetjen atje ku duhet.

• Të shkruajë një monolog të shkurtër, ku të përdorë pikëpyetje.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,

punë dyshe, punë e drejtuar, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bëhet një bisedë me nxënësit për shenjat kryesore të pikësimit dhe tipat e

fjalive ku përdoren. Plotësohet së bashku me nxënësit një tabelë me shenjat kryesore

të pikësimit dhe përdorimet e tyre.

fjali dëftore –nxitëse fjali pyetëse fjali dëshirore, fjalitë thirrmore

pika pikëpyetja pikëçuditja

110

shenjat e pikësimit

dy pikat viza thonjëzat presja pikëpresja trepikëshi kllapat dialogu

– ligjërata e

drejtë

Për të ilustruar njohuritë për shenjat e pikësimit përdoret fragmenti i tekstit “Në

det”, i Anton Pashkut. Diskutohet rreth tyre.

Hapi II. Shpjegohen të gjitha rastet e përdorimit të pikëpyetjes duke marrë dhe

mendimin e nxënësve. Shkruhen shembujt në tabelë duke përdorur edhe shkumësa

me ngjyra.

Hapi III. Punë në dyshe sipas bankave. Ushtrimet 1 dhe 2, në faqen 227.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Punë e drejtuar. Punohet ushtrimi 4, në faqen 228. Nxënësit argumentojnë

përdorimin e pyetjeve retorike.

Vargjet e Mjedës, të shkëputura nga poema “Liria”, janë të ndërtuara mbi

pyetjen retorike. Poeti e di përgjigjen, po, për ta bërë situatën që paraqit në vargjet

e tij më dramatike dhe më mbresëlënëse dhe për të shprehur më fort shqetësimin e tij

për robërinë që ka mbuluar anembanë vendin, ai shtron para lexuesit disa pyetje:

“ A shndrit rreze lirije mb’ato maje?..

A keni ndie ... nëpër shkrepa... një kangë të patravajë?

Mjeda është i mendimit se lufta e popullit të thjeshtë do të sjellë lirinë e vonuar.

Mesazhi i kësaj poezie është: “ Lirim, lirim bërtet gjithkah Malsia...”

Po sqarojmë edhe disa fjalë të panjohura për nxënësit:

ograjë – pyll i vogël me lëndina për kullotë, livadh pranë pyllit.

gjimon përmallshëm - gjëmon me mall, dashuri e dhembshuri

nji kangë të patravajë – një këngë pa hidhërim, pa vuajtje.

kallxoni – kallëzoni, tregoni të vërtetën.

shklet kamba – shkel këmba.

çilet lama – del burimi.

ku i del lirimit ama – ku e ka burimin liria, ku ka lindur liria.

Hapi V. Punë e pavarur - shkrim i lirë. Punohet ushtrimi 5. Nxënësit shkruajnë

një monolog me titull “Unë dhe labirinti”, “Ç’më pret mua pasi të mbaroj shkollën 9-

vjeçare?”

Kontrollohet e vlerësohet puna e tre nxënësve të niveleve të ndryshme duke marrë

edhe vlerësime nga nxënës të tjerë.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 në faqen 228 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

28-29, sipas niveleve.

111

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Shqipëria

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e udhëpërshkrimit, si rrëfim joletrar.

• Të marrë informacionin për Shqipërinë e viteve ’20.

• Të bëjë dallimin ndërmjet shkrimit objektiv dhe subjektiv të autores.

Mjetet:

teksti i nxënësit, informacione për

Shqipërinë e viteve ’20-të, tabela,

mjete shkollore, shkumësa.

TEKSTI RRËFIMTAR (JOLETRAR)

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

diskutim, lexim, kllaster, tabelë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i ka udhëzuar nxënësit të gjejnë informacionin mbi zhvillimin e

Shqipërisë në vitet ’20. Materiali i përzgjedhur do të ketë foto me pamje që tregojnë

aspekte të ndryshme të jetës shqiptare të atyre viteve.

Nxënësit lexojnë informacionin, disa të dhëna shkruhen në tabelë.

112

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit dhe me autoren, të

cilat i shkruan në dërrasë të zezë, pastaj drejton pyetjen:

- Çfarë ju kujton emri i Edit Durhamit?

Lexohet rubrika për çastet kryesore nga jeta e autores.

Hapi III. Nxënësit do të lexojnë në heshtje fragmentin dhe do t’u përgjigjen pyetjeve,

që mësuesi/ja ka shkruar në tabelë, ndërsa nxënësit i shkruajnë në fletore. Përgjigjet

e pyetjeve kanë lidhje me tekstin që po lexojnë. Pyetjet:

1. Në cilin vend ndaloi për herë të parë Edit Durhami?

2. Çfarë informacionesh dinte për këtë qytet?

3. Si e përshkruan ngjarjen kryesore të atij qyteti?

4. A kishin shqiptarët një besim, të cilin e mbronin me fanatizëm?

5. Çfarë ndalohej nga policia?

6. Cila ishte dëshira e shqiptarëve?

7. Cila ishte dëshira e një prifti shqiptar? A e realizoi? Pse?

8. Si e përshkruan Abatin e Mirditës, Preng Doçin?

9. Çfarë ndien Edit Durham për këtë vend dhe njerëzit e tij?

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pranë titullit të temës edhe fjalën udhëpërshkrim.

Ushtrimi 1. - Çfarë ngjarjesh rrëfen autorja? Pse?

Përgjigjja: Autorja rrëfen ngjarje reale, sepse ka qenë vetë dëshmitare. Qëllimi i

autores është të informojë lexuesin për atë që ka ndodhur.

Ushtrimi 2. - Kush i rrëfen ngjarjet?

Përgjigjja: Ngjarjet i rrëfen autorja.

Ushtrimi 3. - Ku dallon ky tekst nga teksti rrëfimtar letrar.

Për këtë ushtrim nxënësit do të punojnë me teknikën Diagrami i Venit.

Nxënësit do të punojnë në çift.

Përgjigjet e dy përfaqësuesve të çifteve mësuesi i shkruan në tabelë.

Teksti rrëfimtar letrar

- rrëfen ngjarje të trilluara,

- mbështetet mbi imagjinatën krijuese,

- ka personazhe të trilluara,

- me strukturë të ndërlikuar,

- me gjuhë të figurshme etj.

rrëfimi

Teksti rrëfimtar joletrar

- rrëfen ngjarje të vërtetë,

- mbështetet mbi fakte,

- ka personazhe reale,

- struktura e thjeshtë,

- me gjuhë të stilit gazetaresk etj.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 4. Nxënësit do të plotësojnë në libër veçoritë e tjera të tekstit rrëfimtar

joletrar.

- koha

- vendet që ka vizituar

- personat që ka takuar

Ushtrimi 5. Për këtë ushtrim nxënësit do të shfrytëzojnë informacionet e marra

në hapin e parë dhe informacionin, që morën gjatë leximit të fragmentit.

Ushtrimi 6. Nxënësit do të punojnë me tabelë:

Shkollat shqipe Fragmenti Ç’mendime dhe mesazhe

më lindin?

- madhështia e natyrës

Ushtrimi 7. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre organizuesin shqiptare grafik:

Fragmenti përshkrues Elementi letrar Funksioni stilistik

Ne soditnim Shqipërinë,

vargmale si valë të gurta

të një deti që ngriheshin

mrekullisht të kaltër.

- krahasimi

- metaforë foljore

- epitet

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 8.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve dhe i orës së mësimit.

113

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të folurit

Tema: Reportazhi

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të diskutojë rreth tematikës së një reportazhi.

• Të dallojë veçoritë e reportazhit.

Mjetet:

teksti i nxënësit, Fletorja e punës,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

lexim, diskutim, punë me grupe,

grupi i ekspertëve.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në

tabelë. Udhëzon nxënësit që të lexojnë në heshtje reportazhin.

114

Hapi II. Do të punohet me teknikën Grupi i ekspertëve. Ecuria:

Mësuesi/ja krijon gjashtë grupe, të cilave u jep nga një skedë me pyetje.

Grupi I. - Cila është tema që trajton gazetari në reportazh?

Në krye të reportazhit gazetari shpjegon toponimin e atij vendi. Cili është ai?

Grupi II. - Ku ndodhet ky vend? Përcaktoni koordinatat dhe të dhënat.

Si përshkruhet ai?

Grupi III. - Cili është problemi që ngre gazetari? Në ç’këndvështrim e sheh

problemin? Argumento.

Grupi IV. - Cili është mendimi i tij dhe si e argumenton atë?

- Ka gërshetim të fakteve reale me përshtypjet subjektive?

Grupi V. - Cili është mesazhi që jep në fund të shkrimit?

- Cilat janë sugjerimet e autorit?

Grupi VI. - Cilat janë krahasimet, fjalët dhe shprehjet që krahasohen, si dhe shkallën e

krahasimit?

- Cili është roli i fjalive pyetëse-habitore?!

Çdo grup, pasi përfundon detyrën, shkëmben pyetjet me grupin tjetër. Kjo veprimtari

zgjat 20 minuta.

Hapi III. Një përfaqësues i çdo grupi lexon përgjigjet. Mësuesi/ja në bashkëpunim

me nxënësit e grupeve të tjera vlerëson punën e grupeve.

Hapi IV. Ushtrim: Të gjitha grupet do të punojnë për veçoritë gjuhësore të këtij

teksti.

a) Kush rrëfen? Në ç’kohë është rrëfimi? Në ç’vetë?

b) Cilat klasa të fjalëve mbizotërojnë: folje, emra, mbiemra, ndajfolje.

c) Fjalitë janë të thjeshta apo të përbëra? A ka mungesë të lidhëzave apo përdorim

të lidhëzave?

d) Nga ana leksikore ç’fjalë kemi në përdorim?

- fjalë të reja (neologjizma)

- dialektalizma, krahinorizma

- fjalë të huaja.

Hapi V. Për përforcuar informacionin që nxënësit morën, mësuesi/ja së bashku

me nxënësit plotësojnë pemën e mendimit.

tekst rrëfimtar joletrar

Reportazhi ka ngjashmëri me udhëpërshkrimin

gërshetohen fakte reale me përshtypje subjektive.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit.

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Reportazhi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shkruajë një reportazh sipas modelit të dhënë.

• Të vlerësojë punimin e tij dhe të shokut duke shkëmbyer materiale me njëri-tjetrin.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletore,

pamje të ndryshme.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

bisedë, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxënësit kanë sjellë pamje dhe materiale të ndryshme, të cilat transmetojnë

shqetësimet e tyre, mendimet për problemet, sjelljet e reja të shoqërisë shqiptare.

Mësuesi/ja zhvillon një bisedë me nxënësit për mendimet që kanë, të cilat do t’i

ndihmojnë për të shkruar reportazhin.

Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të rilexojnë materialin për reportazhin:

- përmbajtja/tema

- problemi që shtrohet

- mendimet që sugjeron

- përshkrimin e problemit

- argumentimi

- mesazhi

- gjuha me veçoritë e saj.

Hapi III. Nxënësit punojnë të pavarur. Kjo punë vazhdon edhe orën e dytë.

Mësuesi/ja kontrollon për ndonjë pasaktësi. Nxënësve u lihet kohë e mjaftueshme

për të përfunduar punën e tyre.

Mësuesi/ja mbledh mbresat, përshtypjet dhe vështirësitë që patën në realizimin

e detyrës. Më pas, nxënësit shkëmbejnë fletoret dhe vlerësojnë njëri-tjetrin, duke u

mbështetur në të dhënat për të shkruar një reportazh. Nxënësit vlerësojnë punët më

të mira, të cilat autori (nxënësi) i lexon para klasës. Mësuesi/ja vlerëson punën e të

gjithë nxënësve,

Vlerësimin përfundimtar të punës e bën mësuesi.

115

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Përdorimi i pikëçuditjes (!)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë pikëçuditjen atje ku duhet.

• Të dallojë funksionin e pikëçuditjeve në shprehjen e toneve polemike dhe ironizuese.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste të tjera

alternative të klasës së nëntë,

veprat e Migjenit, tekst për figurat stilistike.

Vështirësia: Niveli II

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim

e diskutim, punë dyshe,

punë e pavarur, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontroll e diskutim i detyrave të shtëpisë. Mblidhen disa fletore për korrigjim

dhe vlerësohen me notë. Për zgjedhjen e fletoreve që do të korrigjohen, si për detyrat

e shtëpisë, ashtu edhe të klasës, kihet parasysh që për çdo 4-5 detyra, njëra duhet

të jetë e korrigjuar.

Hapi II. Bëhet një bisedë me nxënësit për të rikujtuar njohuritë që kanë për shenjat

e pikësimit. Përqendrohet vëmendja te pikëçuditja.

Hapi III. Shpjegohen të gjitha rastet e përdorimit e të mospërdorimit të pikëçuditjes.

Çdo rast ilustrohet me shembuj, të cilët shkruhen në tabelë duke përdorur edhe

shkumësa me ngjyra.

Hapi IV. Punë dyshe sipas bankave. Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 230.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi V. Punë e pavarur. Ushtrimet 4 dhe 5. Kontrollohet e diskutohet puna e

pavarur.

Hapi VI. Punë e drejtuar. Ushtrimi 6.

Pikëçuditja përdoret në fillim të skicës “Legjenda e misrit” në fjali njëkryegjymtyrëshe

emërore: Misër! Misër! që kryen funksionin e një fjalie nxitëse thirrmore që shpreh

kërkesë, thirrjen e poetit, shpërthimin e vrullshëm të ndjenjave të tij, urrejtjen e

fuqishme të tij. Edhe përdorimi i fjalisë dëshirore në formën e mallkimit, rrit tonin

polemizues të pjesës.

Leximi me intonacionin e duhur thirrmor vë në dukje më qartë tonin polemik e

ironizues të Migjenit. Thirrjen për shpëtimin e jetës poeti e quan “apoteozë e shekullit

të njëzetë”, domethënë “lavdërim madhështor” për mungesën e misrit.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Jepen ushtrime te Fletorja e punës, f. 29-30.

116

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Përdorimi i shumëpikëshit (...)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë shumëpikëshin aty ku duhet.

• Të përdorë drejt shenjat e pikësimit në një tekst të dhënë.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative

“Gjuha shqipe 9”, shkumësa me ngjyra.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me lexim,

shpjegim e diskutim, punë dyshe,

punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen bashkë me nxënësit njohuritë e mësuara për shenjat e pikësimit.

Shkruhen në dërrasë fjalitë në fillim të faqes 231. Lexohen me kujdes nga mësuesi/ja

fjalitë. Diskutohet për rolin që luajnë në këto fjali shumëpikëshit e përdorur. Shpjegohen

nga mësuesi/ja rastet e ndryshme të përdorimit të shumëpikëshit. Shkruhen shembuj

në dërrasë të zezë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Punë dyshe sipas bankave. Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 232. Nxënësit

argumentojnë shenjën e pikësimit që kanë përdorur. Kontrollohet, diskutohet e

vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi III. Punë e pavarur. Ushtrimi 3 në faqen 232. Kontrollohet puna e pavarur

e tre nxënësve të niveleve të ndryshme.

Hapi IV. Punë e pavarur. Punohet ushtrimi 3, në f. 31 të Fletores së punës. Nxënësit

flasin dhe argumentojnë me anë të rregullave përdorimin e shumëpikëshit.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit. U drejtohen nxënësve edhe

këto pyetje:

- Kur përdoret shumëpikëshi?

- Po pikëpyetja?

- Po pikëçuditja?

Kërkohet të jepet shembull për çdo rast.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4 në faqen 232 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

30-31, sipas niveleve.

117

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Përdorimi i thonjëzave (“ ”, « », ‘ ’)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë shenjat e thonjëzave.

• Të përdorë thonjëzat atje ku duhet.

• Të vendosë thonjëzat në një tekst ku ato janë hequr.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative

“Gjuha shqipe 9”, shkumësa me ngjyra.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim

e diskutim, punë e pavarur,

punë dyshe, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen njohuritë për shenjat e pikësimit dhe rastet e përdorimit të tyre.

Përgjigjet e nxënësve ilustrohen me shembuj.

Hapi II. Njihen nxënësit me temën, e cila shkruhet në dërrasë të zezë. Mësuesi/ja

u drejton nxënësve pyetjen:

- Kur përdoren thonjëzat?

Pas përgjigjeve që japin nxënës të niveleve të ndryshme, mësuesi/ja shpjegon

rastet e ndryshme të përdorimit të thonjëzave. Për çdo rast shkruhen shembuj në

dërrasën e zezë.

Shpjegohen edhe rastet kur mund të përdorim thonjëzat njëshe brenda një teksti

të mbyllur në thonjëza.

Hapi III. Punë e pavarur. Ushtrimi 1 në faqen 234. Kontrollohet e vlerësohet

puna e tre nxënësve të niveleve të ndryshme. Nxënësit e tjerë qartësohen për të

bërë korrigjimet e plotësimet e duhura në detyrat e klasës, sipas kërkesës së këtij

ushtrimi.

Hapi IV. Punë dyshe sipas bankave. Ushtrimi 2 në faqen 234. Vlerësohen grupe

të ndryshme për saktësinë e plotësimit të kërkesës së ushtrimit në fletore. Gjatë

vlerësimit merret parasysh cilësia e shkrimit dhe drejtshkrimit.

Hapi V. Punë e drejtuar. Ushtrimi 3 në faqen 234. Bëhet leximi i fjalive të ushtrimit

nga nxënës të nivelit të lartë. Nxiten nxënës të niveleve të ndryshme të shpjegojnë

përdorimin e thonjëzave në fjalitë e këtij ushtrimi.

Mësuesi/ja bën korrigjimet e plotësimet e duhura të këtyre përgjigjeve.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet Ushtrimi 5 në faqen 234 dhe ushtrime nga Fletorja e punës,

f. 32-33, sipas niveleve.

118

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Ushtrime përsëritje

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë ku duhet pikëpyetjen.

• Të përdorë ku duhet pikëçuditjen.

• Të përdorë ku duhet shumëpikëshin.

• Të përdorë ku duhet thonjëzat.

• Të shpjegojë përdorimin e shenjave të pikësimit në fjali të ndryshme.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë, punë dyshe, punë e drejtuar,

punë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Rikujtohen bashkë me nxënësit shenjat e pikësimit dhe rastet e përdorimit

të tyre. Kërkohet që çdo rast të ilustrohet me shembuj.

Hapi II. Punë dyshe sipas bankave. Ushtrimi 1. Kontrollohet dhe vlerësohet puna

e nxënësve për plotësimin e kërkesave të ushtrimit.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimi 2. Lexohen bukur fjalitë dhe pas çdo fjalie

argumentohet përdorimi i shenjës së pikësimit. Nxiten të marrin pjesë dhe të japin

shpjegime për përdorimin e shenjave të pikësimit nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi IV. Punë e pavarur –punë në grupe. Ndahen nxënësit në tri grupe.

Grupi I → punon ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 235.

Grupi II → ushtrimet 5 dhe 6 .

Grupi III → ushtrimet 7 dhe 8 në faqen 236. Kontrollohet e vlerësohet puna e

pavarur duke vlerësuar dy nxënës të niveleve të ndryshme për çdo grup.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9 në faqen 236.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalia. Llojet e saj sipas gjymtyrës kryesore

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të formulojë përkufizimin për fjalinë (njësi e plotë ndërtimore, kuptimore e

intonacionore).

• T`i grupojë fjalitë sipas gjymtyrës kryesore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,

punë e pavarur, punë e drejtuar,

pema e mendimit.

119

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku njohuritë për fjalinë. Mësuesi/ja u drejton nxënësve

pyetjet:

- Ç’quajmë fjali?

- Ç’është fjalia e thjeshtë?

- Si e dallojmë fjalinë e thjeshtë nga ajo e përbërë?

Skema bëhet në dërrasë të zezë.

e thjeshtë

Fjalia

e përbërë

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë, ku është një tekst i Kasëm

Trebeshinës. Aktivizohet një nxënës të lexojë tekstin. Aktivizohen nxënës të niveleve

të ndryshme të gjejnë fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra. Diskutohet rreth tyre.

Përqendrohet vëmendja te fjalitë: Fshati. Është si gjithë fshatrat në Shqipëri.

Bashkë me nxënësit arrihet në përfundim se fjalitë:

- Gjenden ndërmjet dy pauzave të gjata.

- Kanë intonacion të plotë.

- Janë të formuara nga një, dy ose më shumë fjalë të lidhura me njëra-tjetrën,

që kanë si bërthamë një folje, të zgjedhur në një nga mënyrat ose një emër.

- Kanë kuptim tërësor.

Shkruhet në dërrasë përkufizimi i fjalisë. Jepen shembuj fjalish që shprehin

mendimet, ndjenjat dhe vullnetin tonë.

Hapi III. Shpjegohen llojet e fjalive të thjeshta sipas gjymtyrës kryesore. Jepen

shembuj për çdo rast.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrimi 1 në faqen 238. Kontrollohet e vlerësohet

puna e pavarur.

Hapi V. Punë e drejtuar. Ushtrimi 2 në faqen 238.

Hapi VI. Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke formuar së

bashku me nxënësit pemën e mendimit për llojet e fjalive të thjeshta, sipas gjymtyrës

kryesore.

të pazgjeruara

të pazgjeruara

dykryegjymtyrëshe Fjalitë e thjeshta njëkryegjymtyrëshe

të zgjeruara

të zgjeruara

Jepen shembuj nga nxënës të niveleve të ndryshme për çdo rast.

120

Detyrë shtëpie: Jepen ushtrime nga Fletorja e punës sipas niveleve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalia. Llojet e saj sipas gjymtyrës kryesore (Ushtrime)

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë e thjeshta nga fjalitë e përbëra.

• Të dallojë llojet e fjalive të thjeshta sipas gjymtyrës kryesore (njëkryegjymtyrëshe,

dykryegjymtyrëshe, të zgjeruara, të pazgjeruara).

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë, punë e pavarur, punë dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bisedë. Rikujtohen bashkë me nxënësit njohuritë për fjalinë e thjeshtë dhe

të përbërë. Nxënësve u drejtohen këto pyetje:

- Ç’dini për fjalinë?

- Cilat janë disa karakteristika të fjalisë?

- Kur fjalia është e thjeshtë?

- Ç’ndryshim ka fjalia e thjeshtë nga një fjali e thjeshtë e zgjeruar?

- Kur fjalia është e përbërë?

- Sa llojesh janë fjalitë e thjeshta sipas gjymtyrës kryesore?

Për çdo rast kërkohen shembuj.

Mësuesi /ja shkruan në dërrasë ato njohuri që i duhen për të formuluar përkufizimin

për fjalinë dhe llojet. Mësuesi/ja përzgjedh dhe shkruan në dërrasë shembuj fjalish

ose paraqit në një tabak letre shembuj për ilustrim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Hapen librat dhe nxënësit lexojnë informacionin e dhënë.

Hapi III. Kalohet te rubrika Ushtrime. Punohet me të gjithë klasën ushtrimi 1 me

gojë. Nxënësit dallojnë fjalitë e thjeshta dhe të përbëra dhe për fjalitë e thjeshta gjejnë

gjymtyrët kryesore dhe me se shprehen. Ky ushtrim i ndihmon ata për të bërë dallimin

e llojeve të fjalisë sipas gjymtyrës kryesore.

Hapi IV. Punë e pavarur. Punohet ushtrimi 3 në faqen 239. Kontrollohet e

vlerësohet puna e pavarur. Nxënësit duhet të argumentojnë zgjidhjen e ushtrimit.

Hapi V. Punë dyshe. Ushtrimi 4. Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi VI. Punë e drejtuar. Ushtrimi 5, nxënësit përcaktojnë llojin e fjalisë sipas

gjymtyrës kryesore dhe komentojnë karakteristikat e fjalive.

Hapi VII. Shkrimi i lirë. Për nxënësit e nivelit të lartë jepet Ushtrimi 6, në kohën

që mësuesi punon së bashku me nxënësit e tjerë ushtrimin 5. Kontrollohet dhe

vlerësohet puna e nxënësve. Lexohen nga dy-tre nxënës krijimet dhe dallohen llojet

e fjalive të përdorura.

Sipas kohës në dispozicion punohen ushtrime nga Fletorja e punës.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës, f. 33.

121

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Bisedë me F. S. Nolin

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të marrë informacion për jetën dhe veprën e Fan Nolit.

• Të përshkruajë personalitetin e tij, duke u mbështetur në të dhëna të marra nga teksti.

• Të zbulojë disa veçori të bisedës.

• Të diskutojë për mesazhin që ka marrë, për mendimet që u përputhen me njëri-tjetrin.

Mjetet e mësimit:

Teksti “Gjuha Shqipe 9”,

informacione mbi jetën dhe

veprën e Nolit, mjete shkollore,

tabela, dërrasa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Bisedë, lexime zinxhir, punë me

shkrim (përshkrim), diskutim, kllaster.

122

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kjo temë mësimi do të fillojë me një histori interesante mbi fëmijërinë

dhe shkollimin (si e çoi e ëma në shkollë) e Nolit, histori që do të interpretohet nga

mësuesja.

Figura e Nolit është figurë shumëplanëshe. Informacionet për jetën dhe veprimtarinë

e tij janë të bollshme.

Nxënësit janë udhëzuar orën e kaluar të gjejnë informacione për Nolin, duke e

parë atë si:

- shkrimtar - politikan

- përkthyes - orator

- njohës i muzikës - klerik.

Kjo punë do të ndahet ndërmjet nxënësve, në mënyrë që të gjendet i gjithë

informacioni.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë: Noli dhe veprimtaria e tij, të cilën e plotëson me

informacionin që sjellin nxënësit.

Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë me intonacion dhe rrjedhshmëri.

Vëmendja e nxënësve do të përqendrohet te ndërtimi i pyetjeve dhe tematika e tyre.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1/a. Nxënësit lexojnë informacionin, ndërkohë mësuesi/ja ka shkruar

në tabelë.

biseda

karakter i lirë i pyetjeve

marrja e informacionit

autor dëshmitar

u referohet të dhënave

U kërkon nxënësve mendime se ç’është biseda, cilat janë veçoritë dalluese nga

teksti rrëfimtar letrar.

Ushtrimi 1/b. - Ku përqendrohen pyetjet e dëgjuesve?

Nxënësit gjatë leximit kanë përzgjedhur pyetjet dhe tematikën e pyetjeve për

aktivitetin artistik.

Ushtrimi 2. Për këtë ushtrim do të punohet në grupe me teknikën “Puno në

grupe”. Çdo e dhënë do të ilustrohet. Mësuesi/ja plotëson në tabelë, ndërsa nxënësit

në fletoren e tyre.

Ushtrimi 3. Ky ushtrim do të zhvillohet nga nxënësit në fletore, duke u mbështetur

në informacionin që u punua në ushtrimin 1.

Hapi IV. Nxënësit do të përshkruajnë natyrën e Nolit, duke bërë zgjedhjen e tyre.

U lihet një kohë e mjaftueshme deri në 15 minuta. Nxënësit i lexojnë punët e tyre,

pyesin njëri-tjetrin dhe në fund vlerësojnë punët e shokëve.

Hapi V. Gjetja e mesazhit. Nxënësit do të shprehin mesazhin që kanë marrë nga

“Bisedë me F. S. Nolin”. Nxënësit do të diskutojnë dhe mësuesi/ja do të shkruajë në

tabelë mendimet e tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi VI. Veçoritë gjuhësore të bisedës. Nxënësit do të dallojnë dhe do t’i shkruajnë

në fletore veçoritë gjuhësore.

Mësuesi/ja plotëson në tabelë:

Biseda – veçoritë gjuhësore.

rrëfimi: - në formë dialogu

- në vetën e parë

- me fjali të përbëra

- me fjali të thjeshta, që krijojnë një bisedë të thjeshtë dhe tërheqëse.

Hapi VII. Pas gjithë këtij informacioni që morëm për bisedën mësuesi/ja me

përgjigjet e nxënësve plotëson kllasterin.

karakter i lirë i pyetjeve

tekst rrëfimtar joletrar Bisedë jep informacion

nxjerr mesazhin

veçori gjuhësore

Detyrë shtëpie. Përpiquni të shkruani dhe ju një bisedë duke zgjedhur një nga

figurat e shquara, si: Faik Konica, Mehdi Frashëri.

Shënim: Për t’iu përgjigjur pyetjeve shfrytëzoni materiale biografike mbi jetën dhe

veprën e dy figurave të shquara.

123

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Intervista

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të hartojë pyetjet për dy personalitete nga fusha të ndryshme.

• Të shkruajë intervistën për personalitetin e zgjedhur.

Mjetet e mësimit:

materiale mbi jetën dhe veprën e një

personaliteti, fletore, mjete shkollore,

fletë formati A4, foto.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Kllaster, kërkim – hulumtimi i materialeve,

punë në Fletoren e punës.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën dhe rubrikën që do të punojnë. Shkruan

në tabelë fjalën INTERVISTA. Tërheq vëmendjen e nxënësve për strukturën e esesë,

përmbajtjen, tematikën, ndërtimin e pyetjeve dhe për veçoritë gjuhësore. Mësuesi/ja

i plotëson këto të dhëna në tabelë.

Hapi II. Mësuesi/ja i ka informuar nxënësit se duhet të përzgjedhin dy personalitete

të shquara dhe të marrin informacione rreth tyre. Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa

rregulla që duhet të mbahen mend gjatë intervistimit të personalitetit.

1. Duhet të ruani interesin e personit që po intervistoni.

2. Bëni pyetje në atë mënyrë që ju mundëson të merrni përgjigjen që doni.

3. I regjistroni përgjigjet në mënyrë besnike (mund të përdorni regjistrues, shënime).

4. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet.

5. I falënderoni për intervistën që po japin dhe po ju ndihmojnë.

6. Përdorni gjatë intervistimit titujt e tyre.

7. Mos bëni shumë pyetje dhe dëgjojini deri në fund, pa i ndërprerë.

Hapi III. Punë e pavarur:

Nxënësit hulumtojnë me materialet që janë sjellë në klasë:

a) Duke nxjerrë ato të dhëna që janë të nevojshme për zhvillimin e intervistës.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit.

b) Shkruani pyetjet dhe përcaktoni se ku do të përqendroheni: në jetën personale

apo në aktivitetin e tyre.

c) Përdorni foto të personaliteteve nga jeta apo veprimtaria e tyre.

Hapi IV. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre ose në fletë formati A 4

. Mund të

vendosin në të foto të personalitetit.

Hapi V. Nxënësit lexojnë punimet e tyre dhe shokët vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi mbledh punët e tyre dhe i vlerëson.

124

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalia njëkryegjymtyrëshe

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë njëkryegjymtyrëshe nga fjalitë dykryegjymtyrëshe.

Vështirësia: Niveli IV

• Të dallojë llojet e fjalive njëkryegjymtyrëshe (foljore, vetore, pavetore, me vetë

të përcaktuar, me vetë të papërcaktuar, me vetë të përgjithësuar, emërore:

përshkruese e treguese).

• Të ndërtojë një tekst të shkurtër me fjali njëkryegjymtyrëshe.

Materiale dhe mjete mësimore: Metoda dhe teknika mësimore:

teksti i nxënësit, tabela të shkruara, bisedë e kombinuar me shpjegim

shkumësa me ngjyra, tekste alternative. e diskutim, punë e drejtuar,

punë e pavarur, pema e mendjes.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Kërkohet nga nxënësit të thonë:

- dy fjali të thjeshta njëkryegjymtyrëshe,

- dy fjali të thjeshta dykryegjymtyrëshe,

- dy fjali të përbëra.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Vendoset në dërrasë tabela ku është shkruar teksti i Mitrush Kutelit, që

ndodhet në fillim të faqes 240. Lexohen fjalitë nga një nxënës që lexon bukur. Nxënësit

e tjerë duhet të gjejnë fjalitë e thjeshta me një gjymtyrë kryesore.

Duke u nisur nga shembujt, arrihet në përfundim se gjymtyra kryesore e fjalisë

njëkryegjymtyrëshe mund të shprehet me folje ose me emër. Kur shprehen me folje

quhen fjali foljore, ndërsa kur shprehen me emër quhen fjali emërore.

Hapi III. Vazhdohet shpjegimi për fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore, që mund të

jenë fjali vetore ose fjali pavetore.

Fjalia vetore shpjegohet duke përdorur shembuj e duke dhënë përkufizimet për

tri llojet e saj:

a) Fjali foljore me vetë të përcaktuar – folja është në vetën I e II, njëjës e shumës.

b) Fjali foljore me vetë të papërcaktuar – folja është në vetën III, shumës

c) Fjali foljore me vetë të përgjithësuar - folja është në vetën II, njëjës.

Shpjegohen edhe fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetore.

Në fund, shpjegohen edhe fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore, duke dhënë edhe

shembuj për fjalitë emërore përshkruese dhe treguese.

125

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Punë e drejtuar. Punohen Ushtrimet 1, 2 dhe 4. Vlerësohen nxënës të

niveleve të ndryshme për shkallën e aktivizimit dhe për saktësinë e përgjigjeve.

Hapi V. Punë e pavarur. Ndahen nxënësit në dy grupe. Njërit grup i jepet ushtrimi

3 në faqen 243. Grupit tjetër i jepet ushtrimi 5, në faqen 243. Diskutohet e vlerësohet

puna e nxënësve.

Hapi VI. Nxiten nxënësit të shprehin mendimet e tyre për llojet e fjalisë

njëkryegjymtyrëshe. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë pemën e mendjes (kllasterin).

Fjalia njëkryegjymtyrëshe

foljore

emërore

vetore pavetore përshkruese treguese

me vetë të përcaktuar

me vetë të papërcaktuar

me vetë të përgjithësuar

Hapi VII. Bëhet përmbledhja e orës së mësimit, vlerësimi për realizimin e

objektivave të arritjes sipas niveleve dhe vlerësimi i motivuar me notë i nxënësve që

u përgjigjën më mirë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 37.

Rubrika: Të folurit

Tema: Mesazhet e paqes

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të komentojë mesazhet e njerëzve të shquar për paqen.

• Të diskutojë për vendin që kjo tematikë zë në muzikë.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, CD,

mesazhe për paqen.

Teknika dhe metoda:

Bisedë, ruaje fjalën e fundit për mua.

126

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit me leximin dhe vlerësimin e detyrës së

shtëpisë. Ajo shkruan në tabelë fjalinë:

... mos vallë ajo do të ishte e lumtur, si atë ditë unë në Shkodër, kur e shihja nën

pjergull, nëse do të ndjente hapat e mia në trotuaret e qytetit të saj?

Një nga përgjigjet e mundshme:

Kufijtë janë kapërcyer, një miqësi e sinqertë lidh dy gra intelektuale, një shqiptare

e tjetra serbe, nuk ka më kufij në mendje dhe në shpirt, bashkëpunimi, mirëkuptimi

toleranca i bën njerëzit të lumtur, më të fortë, por që të arrihen këto duhet të kesh

shpirt të paqtë dhe mendje të hapur.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh me temën të cilën e shkruan në tabelë. Nxënësit lexojnë

individualisht temën: “Mesazhet e paqes”.

Në këtë veprimtari nxënësit do të punojnë me teknikën “Ruaje fjalën e fundit për mua”.

Nxënësit do të zgjedhin një nga thëniet, do ta shkruajnë në fletore dhe do ta komentojnë

atë. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehin mendimet e tyre dhe të komentojnë. Kur të

mos ketë më komente nga nxënësit, mësuesja lexon komentin e vet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Diskutim: Rruga e kosovarëve drejt Pavarësisë.

Nxënësit kanë informacion për Kosovën, rrugën e gjatë e të vështirë, plot sakrifica të

shqiptarëve atje për të arritur drejt Pavarësisë. Ata do të diskutojnë dhe do të shprehin

mendimet, ndjenjat dhe përjetimet e tyre për ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Hapi IV. Mësuesi/ja vendos në sfond melodi ose këngë për paqen, si p.sh., “Lëre

diellin të ndriçojë” nga filmi “Flokët”. Diskutohet për efektin që ka muzika dhe kënga

te njerëzit. Secili nga nxënësit sjell informacionet e tij mbi këtë temë si dhe flet për

shijen e tij muzikore.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Gjymtyrët homogjene (ora I)

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalinë e thjeshtë e të përbërë.

• Të dallojë llojet e gjymtyrëve homogjene, sipas marrëdhënieve që vendosen

ndërmjet gjymtyrëve të tyre.

• Të përdorë drejt shenjat e pikësimit te gjymtyrët homogjene.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela, shkumësa me ngjyra,

letër të bardhë A4.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë e drejtuar,

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen së bashku me nxënësit njohuritë për gjymtyrët homogjene.

Nxënësve u drejtohen këto pyetje:

- Ç’dini për gjymtyrët homogjene?

127

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Cilat gjymtyrë mund të jenë homogjene?

- Me cilat gjymtyrë lidhen: kryefjalët homogjene?

- Po gjymtyrët e tjera?

Nxënësit ndërtojnë fjali që të kenë kryefjalë, kallëzues dhe gjymtyrë të dyta

homogjene.

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabak letre ku është shkruar teksti i

Mitrush Kutelit në fillim të faqes 244 (në mungesë të tabelës teksti mund të shkruhet

në dërrasë të zezë duke theksuar me shkumës me ngjyrë gjymtyrët homogjene). Në

tekstin në tabelë janë nënvizuar gjymtyrët homogjene. Nxiten nxënës të niveleve të

ndryshme të diskutojnë për funksionin që kryejnë këto gjymtyrë dhe për mjetin me

të cilin ata lidhen.

Në fjalinë e parë të tekstit foljet: del, zbardh, shtron kryejnë funksionin e

kallëzuesit, lidhen me të njëjtën gjymtyrë fjalie, pra, me kryefjalën hëna, i përgjigjen

së njëjtës pyetje (cila?), kanë marrëdhënie bashkërenditjeje ndërmjet tyre.

Së bashku me nxënësit nxjerrin përkufizimin dhe mësuesi bën në dërrasë

skemën.

gjymtyrë homogjene

kryejnë të njëjtin funksion

lidhen me të njëjtën gjymtyrë

Përkufizimi i gjymtyrëve homogjene shkruhet në dërrasë të zezë.

Shpjegohet se gjymtyrët homogjene bashkohen ndërmjet tyre me lidhëza

bashkërenditëse, me intonacion ose me të dyja bashkë. Jepen shembuj për çdo rast.

Shpjegohet se kur gjymtyrët homogjene nuk lidhen me lidhëza, ndërmjet tyre vihet

presja, p.sh., Liri u ngrit, u la, u vesh dhe iku.

Shpjegohen llojet e gjymtyrëve homogjene sipas marrëdhënieve që vendosin

ndërmjet tyre:

a) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie këpujore.

b) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie veçuese.

c) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie kundërshtore.

Ilustrohet me shembuj çdo rast. Shembujt shkruhen në dërrasë të zezë.

Sqarohen edhe fjalët përgjithësuese.

Lirinë e kishit kudo: në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushta.

Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën homogjene lihet për orën e ardhshme.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohen ushtrimet 1 dhe 2. Vlerësohen nxënësit, që u

aktivizuan më shumë dhe që dhanë përgjigje të sakta.

Hapi IV. Bashkë me nxënësit bëhet pema e mendimeve për llojet e gjymtyrëve

homogjene:

128

përcaktorë

kundrinorë

kryefjalë gjymtyrë homogjene kallëzues

përcaktorë kallëzuesorë

rrethanorë

Bëhet pema e mendimeve (kllasteri), edhe për llojet e gjymtyrëve homogjene sipas

marrëdhënieve që vendosin ndërmjet tyre:

me marrëdhënie këpujore

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

me marrëdhënie gjymtyrët homogjene me marrëdhënie

kundërshtore

veçuese

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyra e shtëpisë: Jepen ushtrime nga Fletorja e punës, f. 36.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Gjymtyrët homogjene (ora II)

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të ndërtojë një tekst të shkurtër me gjymtyrë homogjene.

• Të dallojë dhe të përdorë fjalët përgjithësuese pranë gjymtyrëve homogjene.

• Të njohë dhe të zbatojë rregullat e përshtatjes së kallëzuesit me kryefjalët

homogjene.

Materiale dhe mjete mësimore:

Teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabak letre

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë e pavarur,

punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen njohuritë për gjymtyrët homogjene. U kërkohet nxënësve të

sjellin shembuj për gjymtyrët homogjene:

a) me marrëdhënie këpujore.

b) me marrëdhënie kundërshtore.

c) me marrëdhënie veçuese.

Së bashku me nxënësit, mësuesi nxjerr përkufizimin dhe bën në dërrasë skemën.

129

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Shpjegohen pesë rregullat e përshtatjes së kallëzuesit me kryefjalët

homogjene. Për çdo rregull jepen shembuj, të cilët shkruhen në tabelë.

Hapi III. Punë e pavarur. Ushtrimi 3 në faqen 246. Kontrollohet dhe vlerësohet

puna e pavarur.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimet 4 dhe 5. Nxiten nxënës të niveleve të ndryshme

të argumentojnë mendimet e tyre për plotësimin e kërkesave të ushtrimeve. Po të

ketë kohë në dispozicion, mësuesi/ja mund të punojë ushtrime të ndryshme nga

Fletorja e punës.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit duke vlerësuar me gojë ose

shkrim (me notë) nxënësit që u aktivizuan më shumë dhe dhanë përgjigje të sakta

ose që sollën argumente bindëse.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 në faqen 247 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 37.

TEKSTI POETIK

Rubrika: Të folurit

Tema: Teksti poetik

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë për veçoritë e tekstit poetik, duke e krahasuar me tekstin tregimtar.

• Të gjejë të përbashkëtat midis poemës epike dhe romanit historik.

• Të gjejë lidhjen ndërmjet poemës legjendare dhe gojëdhënave.

• Të klasifikojë veprat e njohura sipas llojeve të ndryshme poetike.

Mjetet mësimore:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fragmente

nga romani historik “Pas betejës”,

“Kënga e Gjergj Elez Alisë”, “Rozafati”,

“Shkëmbi i Skënderbeut”.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë temë mësimi me një përmbledhje të njohurive për

tekstin tregimtar dhe plotëson në tabelë pemën e mendimit.

struktura

hyrje zhvillim mbyllje

gjuha më afër komunikimit

të përditshëm

elementare

format

legjenda, miti,

përralla, fabula,

anekdota, fjalë të urta

130

të përbëra

Teknikat dhe metoda të mësimdhënies:

pema e mendimit, stuhi mendimesh,

vështrimi krahasues, punë në çift.

Teksti tregimtar

rrëfim në

vetën I dhe III

tregimi, novela, romani,

udhëpërshkrimi,

biografia etj.

rrëfimi i ngjarjes

personazhet

reale

ka qëllim të tregojë e

të informojë lexuesin

joreale

reale

imagjinare

koha

vendi

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë vargje nga poezitë që kanë studiuar vitin e

kaluar. Nxënësit dallojnë nga forma se materiali është tekst poetik. Mësuesi/ja kërkon

njohuritë që kanë nxënësit për tekstin poetik, që e dallon nga teksti tregimtar. Pema

e mendimit plotësohet nga pyetjet që drejton mësuesi/ja.

rimë

struktura

vargje

Teksti Poetik

strofa

autori

ka qëllim të komunikojë gjendjen

shpirtërore emocionale

vetërrëfen - veta I

përshkruan - veta III

dialogon - veta II

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

muzikalitet

këngë

Nxënësit e plotësojnë skemën duke lexuar informacionin.

Hapi III. Ushtrimi 3. Kalohet te rubrika “Kujto dhe shto njohuritë”. Në këtë rubrikë

nxënësit njihen me llojet poetike.

Nxënësve u shpërndahen në fletë formati vargje nga “Kënga e Gjergj Elez Alisë”

dhe pjesë nga romani historik “Pas betejës”. Ata do të bëjnë një krahasim për ngjasimet

midis poemës epike dhe romanit historik duke u përqendruar te:

- rrëfimi dhe përshkrimi

- ngjarja historike

- tema heroike

- figuracioni në portretizimin e heroit.

Nxënësit do të punojnë në çift. Mësuesi/ja do të përzgjedhë dy nxënës që të lexojnë

punën e tyre në fletore, ndërsa mësuesi/ja do të plotësojë në tabelë.

Hapi IV. Ushtrimi 4. - Ç’lidhje ka ndërmjet poemave legjendare dhe legjendave?

Nxënësve do t’u shërbejë si material legjenda “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe poema

legjendare “Rozafa”, në faqen 118.

Ata do të përqendrohen te:

- subjekti (mbështetet në besimet e lashta)

- personazhet (legjendare)

- vendet (reale)

- elementi i jashtëzakonshëm.

Përfaqësues të çifteve japin përgjigjet e tyre, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë.

Hapi V. Ushtrimi 6. Nxënësit punojnë në çift për të plotësuar tabelën, duke u

mbështetur në informacionin që morën.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve për njohuritë e

qëndrueshme, nxënësit pjesëmarrës dhe nxit ata që ishin më pak aktiv.

131

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Iliada - Poemë epike

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar poemën epike si lloji i epikës në vargje.

• Të zbulojë veçoritë e rrëfimit epik në vargje.

• Të zbulojë tiparet e heroit grek përballë tri detyrave të rëndësishme, si: bashkëshort,

baba dhe prijës.

• Të gjejë figurat letrare dhe të shpjegojë funksionin kuptimor të tyre.

• Të krahasojë heroin epik me një hero epik shqiptar.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

poema epike “Iliada”, DVD me

filmin “Troja”, mjete shkollore,

tabela, shkumësa, video, TV,

kompjuter ose videoprojektor.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Hulumtim, lexim, ditari dypjesësh,

punë me shkrim, rrjeti i diskutimit,

tabela e figuracionit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxënësit kanë lexuar dhe hulumtuar informacione për luftën greko-trojane nga

poema epike “Iliada”. Mësuesi/ja ka përgatitur një material në DVD, duke përzgjedhur

momentet kryesore të filmit “Lufta e Trojës”. Nxënësit sjellin informacionet që kanë marrë

mbi autorin, historinë e luftës së Trojës dhe shkakun e lindjes së këtij konflikti.

Hapi II. Mësuesi/ja zgjedh një nxënës që të lexojë fragmentin.

Etapat e punës:

Ushtrimi 1. Mësuesi/ja përqendron punën në zbulimin e veçorive të rrëfimit epik.

U shpërndan nxënësve skeda, në të cilat janë shkruar pyetjet, përgjigjet e të cilave

mësuesi/ja do t’i shkruajë në tabelë.

- “Iliada” është tekst tregimtar apo tekst poetik? Pse?

- Cila është ngjarja historike që trajton?

- A mban një qëndrim rrëfyesi?

- A shpreh simpatinë ndaj virtyteve të personazheve?

Veçoritë e poemës epike, nxënësit i shkruajnë në skeda dhe i ngjisin te mësimi i

ditës. (Njohuri e marrë vitin e kaluar.)

Veçoritë e poemës epike janë:

- Krijim i gjatë në vargje.

- Trajton ngjarje historike dhe luftëra të vërteta.

- Rrëfyesi i rrëfen ngjarjet pa mbajtur anën e asnjërës palë, por shpreh

simpatinë ndaj virtyteve të personazheve.

- Fati i heronjve është në dorë të hyjnive.

- Veprat epike nisin me thirrje drejtuar muzës.

Poemat epike dallohen:

- për një lirizëm të hollë

- për dialogun e shkathët

- për konflikte të fuqishme

- për mënyrën tërheqëse të thurjes së ngjarjeve

- për forcën oratorike dhe ligjërimin e bukur.

132

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Përfshijeni këtë fragment në ngjarjen historike.

Përgjigjja: Hektori ka vendosur të dalë në dyluftim me Akil këmbëshpejtin, për të

mbrojtur nderin e Trojës dhe nderin e tij si prijës i trojanëve. Hektori ishte udhëheqësi

shpirtëror i trojanëve dhe nderi i tij nuk ia lejonte të hynte si frikacak brenda mureve

të Trojës. Ai mendonte fatin e trojanëve, të grave dhe të gruas së tij. Këtë luftë e fitoi

Akili, pra lufta u fitua nga akejtë.

Hapi IV. Ushtrimi 2. Ç’është Kali i Trojës?

Nxënësit për të dhënë përgjigjen mund zgjedhin një nga alternativat e dhëna. Për

të argumentuar zgjedhjen, ata i referohen poemës. Duke u nisur nga rrëfimi në poemë,

kali ishte dhuratë që grekët ua bënë trojanëve, por kjo dhuratë do të shërbente si

zgjidhje e konfliktit 10-vjeçar midis grekëve dhe trojanëve. Në kuptimin simbolik kali

përfaqëson dinakërinë dhe rrezikun e fshehtë.

Grekët për nëntë vjet me radhë sulmuan Trojën, por pa sukses. Vetëm në sajë

të dinakërisë së Odisesë, ata hynë brenda mureve të Trojës me Kalin e Drunjtë, që

shënoi pushtimin e Trojës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi V. Ushtrimi 3. Nxënësit do ta rilexojnë në heshtje duke nënvizuar figurat

letrare, që shërbejnë për karakterizimin e Hektorit. Do ta ndajnë poemën në fragmente

dhe do t`i vendosin çdo fragmenti një titull:

Fragmenti 1: Një bashkëshort, një mik: “Ja priti.....e robërisë sate...”.

Fragmenti 2: Trashëgimtar i denjë i të atit: “ Si foli ashtu... gëzoftë zemra e nënës”.

Fragmenti 3: Një prijës që e pret vdekjen me burrëri e nder: “O e gjorë....nga

çasti i lindjes”.

Hapi VI. Portretizimi i Hektorit përballë tri detyrave të rëndësishme, si:

baba, bashkëshort dhe prijës.

Për këtë ushtrim do të punohet me organizuesin grafik të personazhit.

HEKTORI

prijës i zoti

nuk i dredhon luftës

Për mua turpi më zë nga trojanët dhe gratë trojane të veshura hijerëndë.

kreshnik

U mësova të jem kreshnik në krye të trojanëve.

lufton për lavdi e nder

133

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Përshkrimi i Hektorit nëpërmjet figurave letrare që u nënvizuan në ushtrimin 3.

Hektor

Zëtundësi - epitet - funksion stilistik, cilësi të Hektorit

Lavdimadhi - epitet

Hapi VII. Ushtrimi 5. Nxënësit do të nxjerrin nga fragmenti ato detaje që e bëjnë

prekëse ndarjen e Hektorit nga familja. Hektor lavdimadhi, duart i shtriu nga i biri i vet

duke qarë të atin veshur me tunxh; grykas loçkën e vet e mori, e puthi ëmbël, ndër

duar e tundi, sa kur e pa u ngashërye i shoqi.

Nxënësit do të interpretojnë mendimin e tyre, ndërsa mësuesi/ja do të përpiqet të

tërheqë në diskutim sa më shumë nxënës.

Ushtrimi 6. Nxënësit do të diskutojnë duke shprehur një mendim dhe duke

argumentuar.

Ushtrimi 7. Do të punohet me teknikën “Ditari dypjesësh”.

Fragmenti

I dobëti dhe i forti nuk i shpëtojnë

dot vdekjes.

Komenti i nxënësit

Kjo fjali është ndërtuar me antitezë,

për të treguar se vdekja është për

të gjithë...

Ushtrimi 8. Do të punohet me teknikën “Rrjeti i diskutimit”.

Po A mendoni se megjithëse kanë kaluar mijëra vjet, Jo

dhe ndonëse llojet e armëve kanë ndryshuar,

lufta mbetet një shkatërrim për njerëzimin?

Hapi i tetë

Nxënësit do të lexojnë informacionin te “Reflektimi stilistik-gjuhësor”. Për këtë

ushtrim mësuesi/ja do të punojë në tabelë me teknikën “Tabela e koncepteve”.

Karakteristikat e

poemës epike

Ngjarja me të

cilën lidhet skena

Ndërhyrjet e

rrëfyesit

Dialogu i

personazheve

Epitetet për

heroin

Nxënësit do të punojnë në çift në fletoret e tyre, ndërsa mësuesi/ja do të përzgjedhë

katër nxënës për të dhënë përgjigjet.

Detyrë shtëpie: Krahasoni figurën e Hektorit me atë të Gjergj Elez Alisë, duke u

përqendruar në momentin e dyluftimit. Nxënësit do të punojnë deri në 7 minuta dhe

mësuesi do të dëgjojë disa punime. Kjo detyrë do të përfundojë në shtëpi.

134

Në fund të orës së mësimit mësuesi do të bëjë vlerësimin e nxënësve.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Rozafa

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar baladën legjendare si lloj epik.

• Të zbulojë veçoritë epiko-lirike të baladës.

• Të dallojë elementin e jashtëzakonshëm si veçori e baladës.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

mjete shkollore, tabela, shkumës.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, stuhi mendimesh, lexim,

pema e mendimit, kllaster, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit duke biseduar për baladat.

- Cilat balada keni lexuar? (Kënga e Dhoqinës, Ymer Aga etj.)

- A kanë ato një kod moral në subjektin e tyre?

- Janë të reja apo të hershme?

- Çfarë tregon ekzistenca e tyre, cili është roli i baladës në letërsi?

Mësuesi mund të shtojë të tjera pyetje nëse e sheh të arsyeshme.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e re: “Rozafati”. Drejtohen pyetjet:

- Ç’dini për këtë baladë?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektim kuptimor”.

Nxënësit lexojnë ushtrimin 1. Ndërtojnë pemën e mendimit në fletoren e tyre.

personazhet

Baladat legjendare

subjekt që mbështetet

në besime të lashta

fantastike reale ngjarje që zhvillohen

në vende reale

fantastike dhe legjendare

Plotësohet pema e mendimit me përgjigjet e ushtrimeve 2 dhe 3.

“Rozafati” ose balada e murosjes. Në qendër të baladës është flijimi për ngritjen

e mureve të kalasë, që do të shërbenin si mbrojtëse të jetës së tyre. Fjala u dha nga

të tre vëllezërit, por vetëm vëllai i vogël e mbajti.

Ushtrimi 3. Nxënësit do të shkruajnë pesë fjali sipas renditjes së veprimeve:

1. Nëna i tha Gjelinës t’i çonte bukën vëllezërve.

2. Nuset e qetësojnë duke i thënë se do të kujdesen ato për foshnjën e saj.

3. Kur afrohet Gjelina te muri i kalasë, gjithçka bie në heshtje.

4. I shoqi i jep lajmin e kobshëm se duhet ta murosin.

5. Gjelina i porosit kunetërit t’ia lenë jashtë gjysmën e trupit, që të kujdeset për

foshnjën e saj.

135

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

U tërhiqet vëmendja nxënësve te skulptura. Ta shohin me vëmendje dhe të gjejnë

elemente të tragjizmit të kësaj balade.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik- gjuhësor”.

Ushtrimi 6. Bota e brendshme e Gjelinës shprehet në fragment. Ditari dypjesësh.

Fragment

Shndosh ju, o kuneti,

Nji amanet- o po ju la

Kur në mur- o, t’më muroni

Syn e djathtë t’ma leni

jashtë...

Gjendja shpirtërore

Një grua legjendare, e fortë që

nuk dridhet përpara vendimit që

është marrë. Dhimbja shpirtërore

ndihet me pasthirrmën O.

Ushtrimi 7. Gjelina është personazh tragjik, sepse i kërkohet të flijohet në një

moshë aq të re, kur sapo ka nisur jetën bashkëshortore dhe i duhet të kujdeset si

nënë për foshnjën e saj. Tek i shoqi shohim dramën e madhe shpirtërore në momentin

kur shfaqet Gjelina. Vëllai i vogël është personazh tragjik, sepse i ra atij shorti i keq

që të humbasë gruan dhe nënën e foshnjës së tij. Nga ana tjetër, ai tradhtohet nga

vëllezërit. Është më i miri prej tyre, e mban fjalën e dhënë e, megjithatë, është ai që

ndëshkohet nga fatkeqësia.

Ushtrimi 8. Nxënësit dallojnë elementin e jashtëzakonshëm si veçori kryesore e

baladës duke ilustruar me fragmentet nga teksti.

Ushtrimi 9.

a. Fjalët e gjetura (përcaktuese): Gjelinë, moj e treta Gjelinë/ nanë e zoja nanë/

Gjelina e eme/

b. Ritmi i poezisë:

Çekiçët po ndalen – e,

zemrat s’po rrahin – e,

ftyrat po treten – e.

136

c. Fjalët që përsëriten: ...tretë çekiç e lëshon bela/ Ç’bela ke o shoqi em, /Ç’bela

i lëshon murit t’kalas! .

Këto fjalë theksojnë tragjizmin e Gjelinës.

Ushtrimi 10.

Vargjet rrëfyese: “Mori bukë e mori ujë, mori kungullin me venë, ra teposhtë ..”.

Vargjet me dialog: “Ç’bela ke, o shoqi i em, ç’bela i lëshon murit t’kalas! Kenka

kenë rrezik për ty, na në mur o me të shti!”

Vargjet medituese: “...e kur t’nisë djali gjamin...”.

Bëhet një parapërgatitje për detyrën e shtëpisë. U kërkohet nxënësve të gjejnë

elemente të përbashkëta dhe dallime ndërmjet subjektit të baladës me fragmentin

nga shkrimtarja franceze.

Detyrë shtëpie: Punë me shkrim: një mbyllje tjetër për baladën.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve në një fjali të

përbërë.

• Të dallojë marrëdhëniet me bashkërenditje nga ato me nënrenditje në një fjali të

përbërë.

• Të përcaktojë mjetin (lidhës ose fjalë lidhëse), që shpreh marrëdhëniet ndërmjet

pjesëve në një fjali të përbërë.

• Të paraqesë në skemë marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në një fjali të përbërë.

• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra, që kanë marrëdhënie bashkërenditjeje

e nënrenditjeje.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim dhe diskutim,

punë e drejtuar, punë dyshe, punë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë katër fjali të përbëra

me bashkërenditje dhe pesë me nënrenditje. Një nxënës punon në dërrasë të zezë.

Nxënësit udhëzohen për hapat që do të ndjekin për analizën e fjalisë së përbërë:

1. Nënvizohen kallëzuesit.

2. Qarkohen mjetet lidhëse.

3. Ndahen fjalitë me një vertikale.

4. Fjalive mund t’u vendosen numra.

5. Emërtohen pjesët e fjalisë së përbërë me nënrenditje.

6. Përcaktohet funksioni i pjesës së nënrenditur.

7. Bëhet skema e fjalisë së përbërë.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve. Nxënësi i ngritur në tabelë i ndan

fjalitë duke ndjekur hapat e mësipërme. Nxënësit e tjerë dhe mësuesi/ja ndërhyjnë

për të bërë korrigjime e plotësime.

Hapi II. Shkruhet në tabelë teksti i Jusuf Buxhovit, që ndodhet në fillim të faqes 248.

Nxiten nxënës të niveleve të ndryshme të dallojnë fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra.

Ndahen fjalitë e përbëra dhe bëhet skema duke ndjekur hapat e mësipërme.

Mësuesi/ja sqaron se:

kur ndërmjet pjesëve të një fjalie të përbërë vendosen marrëdhënie barazie,

fjalia është me bashkërenditje, ndërsa, kur vendosen marrëdhënie varësie, fjalia

është me nënrenditje.

marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në një fjali të përbërë shprehen me anë të

disa mjeteve:

a. lidhëzat, që janë thjesht mjete lidhëse, pra nuk janë gjymtyrë fjalie, por

shprehin marrëdhënie sintaksore.

b. fjalët lidhëse (përemrat dhe ndajfoljet lidhore), që kanë funksion të dyfishtë:

kryejnë funksionin lidhës në fjalinë e përbërë dhe njëkohësisht janë gjymtyrë

fjalie të nënrenditura. Për shembull.

137

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

1) Aty gjen varur te muri një shpatë me dorezë floriri/ që duket më mirë se e vërteta.

Pj.kr

Pj.n.1

Aty gjen varur te muri një shpatë me dorezë floriri

që duket më mirë se e vërteta

Mjeti lidhës që (e cila), është kryefjalë e pjesës së nënrenditur. Në këtë rast, mjeti

lidhës është përemër lidhor.

2) Herën e fundit,/ kur ishte takuar me Aleksin/, e kishte gjetur atë në oborr nën

hijen e manit,/ ku kishte nxjerrë tryezën/.

Herën e fundit,/ e kishte gjetur atë në oborr nën hijen e manit

kur ishte takuar me Aleksin

ku kishte nxjerrë tryezën.

Pj.kr.

Pj.n.1

Pj.n.1

Në fjalinë ku kishte nxjerrë tryezën, ndajfolja lidhore ku (në të cilën) kryen funksionin

e mjetit lidhës, si dhe funksionin e rrethanorit të vendit.

Hapi III. Punë e drejtuar. Punohen ushtrimet 1 dhe 4.

Për ushtrimin 1 po bëjmë skemat e dy fjalive:

1. Nuk e nxiti 1 ,/ sepse gjaku di vetë 2 /se ç’udhë të marrë 3 ,/ që të arrijë 4 te kullat

e Behurit.

Pj.kr.

Pj.n.1

Pj.n.2

Pj.n.3

pjesa kryesore

pjesa e nënrenditur e shkallës së parë

pjesa e nënrenditur e shkallës së dytë

pjesa e nënrenditur e shkallës së tretë

2. Fluturon 1 shpat më shpat, lë 2 prapa tym dhe mjegull,/ nxjerr 3 flakë të verdhë

nga goja/ e shkon 4 drejt kullave që zbardhin 5 tej.

Pjesët 1, 2, 3, 4 janë të bashkërenditura. Pjesa 5 është e nënrenditur.

Pj. 1 Pj. 2 Pj. 3 Pj. 4

Pj. 5

Hapi IV. Punë dyshe. Ndahen nxënësit në grupe dyshe sipas bankave. Disa

grupeve u jepet ushtrimi 2, të tjerëve u jepet ushtrimi 3. Kontrollohet dhe vlerësohet

puna e nxënësve.

138

Hapi V . Punë e pavarur. Ushtrimi 5. Po paraqitim skemën vetëm për një fjali:

Rrogozat 1 prej kashte, /që mbulonin 2 qerret/ po villnin 1 tani ujët e tepërt.

Rrogozat 1 prej kashte po villnin 1 tani ujët e tepërt

që mbulonin 2 qerret

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie. Jepet ushtrimi 6 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 37.

ose

Pj.kr.

Pj.n.1

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhënia ndërmjet pjesëve në fjalinë e përbërë

me bashkërenditje

Vështirësia: Niveli III

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve në fjalinë e

përbërë me nënrenditje (shtuese, kundërshtuese, veçuese e përmbyllëse).

• Të përcaktojë mjetin që lidh pjesët në fjalinë e përbërë me bashkërenditje.

• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra me marrëdhënie bashkërenditjeje.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra,

“Istori e Skënderbeut”, e Naim Frashërit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë një fjali të përbërë

sipas skemës së mëposhtme:

Pjesa I dhe Pjesa II , por Pjesa III

Një fjali me këtë skemë është kjo:

Përjashta era kishte pushuar 1 /dhe qielli ishte kthjelluar 2 mirë, / por të ftohtët

vazhdonte 3/ .

Diskutohen fjalitë që kanë ndërtuar nxënësit.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e

diskutim, punë e pavarur, punë e drejtuar.

Hapi II. Hapen librat. Lexohen nga mësuesi/ja vargjet e shkëputura nga “Istori e

Skënderbeut”, e Naim Frashërit. Diskutohet rreth fjalive të përbëra me bashkërenditje.

Dy vargjet e para të poezisë së mësipërme:

139

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Mori kordhën në duar/ e qëndroi në mes si burrë/

formojnë një fjali të përbërë me dy pjesë ndërmjet të cilave ka marrëdhënie

bashkërenditjeje.

Shkruhen në dërrasë lidhëzat e thjeshta, të përsëritura e të dyfishta me të cilat

lidhen ndërmjet tyre pjesët e fjalisë së përbërë me marrëdhënie bashkërenditjeje

shtuese. Jepen edhe shembuj të tjerë nga nxënësit.

E njëjta ecuri metodike ndiqet edhe për fjalitë me marrëdhënie bashkërenditjeje

kundërshtuese, veçuese e përmbyllëse.

Hapi III. Bëhet leximi i tekstit nga dy nxënës që lexojnë bukur. Diskutohet rreth

shembujve duke dalluar lidhëzat.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrimi 1, në faqen 253. Kontrollohet e diskutohet

puna e nxënësve.

Hapi i pestë

Punë e drejtuar. Ndahen nxënësit në tri grupe. Grupit I i jepet ushtrimi 2 në faqen

253. Grupit II i jepet ushtrimi 3, ndërsa grupit III ushtrimi 4. Kontrollohet dhe diskutohet

puna e nxënësve duke kërkuar të argumentohet mendimi.

Bëhen vlerësime të motivuara të nxënësve të secilit grup e të çdo niveli.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, në faqen 253 dhe ushtrimet e Fletores së punës, f. 39.

140

Rubrika: Të dëgjuarit dhe të folurit

Tema: Skenari i filmit

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë rreth veçorive të skenarit të filmit artistik.

• Të gjejë ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tij dhe veprës letrare.

• Të ushtrohet në të folurin emocional nëpërmjet lojës me role.

Mjetet e mësimit:

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

stuhi mendimi, lexim në role,

legjenda “Rozafa”, DVD me pamje tabela e koncepteve, punë në grupe dyshe,

nga filmi “Muri i gjallë”, fletore,

pyetje-përgjigje.

shkumësa, tabela, CD me muzikë të lehtë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Paraprakisht, mësuesi/ja ka përzgjedhur nga DVD-ja një pjesë nga filmi

“Muri i gjallë” dhe ka përgatitur mjedisin e klasës në formë U-je.

Hapi II. Stuhi mendimi. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të flasin rreth skenarit të

filmit artistik duke i nxitur me pyetjet:

- Ç’është skenari?

- Ku mbështet?

- A ka ndryshim në formë nga legjenda?

Tërhiëet vëmendja e nxënësve nga fotoja e marrë prej filmit. U kërkohet të gjejnë

detaje që i kanë lexuar në baladë.

Hapi III. Lexim me role. (Gjurmët e kërcënimit)

Nxënësit që shprehin dëshirë apo të përzgjedhur nga mësuesi lexojnë në role

fragmentin.

Interpretim i skenës së lutjeve të nuseve. Zgjidhen tre nxënës, të cilat iterpretojnë

pjesët në monolog. Kërkohet nga ata një deklamim shprehës e me emocion.

Ushtrim: Gjeni ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet skenarit dhe veprës letrare

ku mbështetet.

Nxënësit punojnë me diagramin e Venit. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të rilexojnë

legjendën “Rozafati” dhe ta krahasojnë me veprën letrare ku mbështetet. Nxënësit

do të punojnë në çift 10 minuta në fletoret e tyre. Përfaqësuesi i çiftit do të plotësojë

tabelën.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Legjenda Rozafa

- e shkruar në vargje

- mungon autori

- e shkruar për t’u lexuar

Muri i gjallë

- e shkruar në prozë (e ngjashme

me dramën).

- ka autorësi.

- e shkruar për t’u interpretuar dhe

shikuar nga lexuesi.

Subjekti

Personazhet kryesorë

Mesazhi

Hapi IV. Të dallojnë dialogët dhe monologët dhe sqarimet e skenarit.

Nëpërmjet dialogut dhe monologut njihemi më mirë me konfliktin dhe përshkrimin

e personazheve.

Pyetje: - A kemi përshkrim të botës së brendshme të personazhit?

- Ku dallohen notat elegjiake në baladë apo në skenar?

- Cili është roli i sqarimeve në skenar?

Nxënësit punojnë në çift dhe pas 10 minutash përfaqësuesit e tyre japin përgjigjen.

Nxënësit diskutojnë dhe pyesin njeri-tjetrin dhe shkruajnë në tabelë përgjigjet e

sakta.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve pjesëmarrës

që u aktivizuan në leximin me role.

141

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Mbi natyrën e sendeve (Poema didaktike)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e poemës didaktike.

• Të bëjë përqasjen ndërmjet interpretimit letrar dhe atij shkencor për dukuri të

ndryshme.

• Të dallojë elemente të lirizmit në poemën didaktike.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, mjete shkollore,

fletore, tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

diskutim, lexim, tabela e koncepteve.

Zhvillimi mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit në fillim të orës së mësimit me temën e re dhe

e shkruan në tabelë. Nxënësit njihen me informacionin për autorin nga mësuesi/ja

(ose e lexojnë në tekst).

Nxënësit lexojnë pjesën duke bërë kujdes me ritmin dhe intonacionin për të marrë

kuptimësinë. Mësuesi/ja ndërkohë ka shkruar në tabelë pyetjen:

- Për çfarë flet poema?

- Informacioni që lexuat a përqaset me informacionin që keni marrë në lëndët

shkencore?

- Cilat janë idetë që trajton?

Nxënësit përgjigjen duke mos përsëritur mendimet e njëri-tjetrit, duke përdorur atë

material që kuptuan me leximin e parë.

142

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”. Lexojnë informacionin.

Ushtrimi 2. Gjeni dhe lexoni me zë vargjet ku poeti shpreh këto ide:

- Materia është gjithçka që shohim,

prekim dhe ndiejmë:

- Materia përbëhet prej atomeve:

- Sendet ndryshojnë vazhdimisht:

- Syri i njeriut është i kufizuar:

- Asgjë nuk ekziston përtej materies:

S’ka asgjë që mund të prekë ose të preket,/

nëse ajo nuk ka natyrë lëndore.

Ai ujë shpërndahet, pra, në pjesë të vogla/dhe

syri kurrsesi s’mund t’i dallojë.

.... asfarë s’ shihet, si zuri vend ai ujë ndër

ato tesha/dhe si po prapë u zhduk prej

nxehtësisë...

...po dhe unazat, duke u mbajtur në gisht, ...

vijnë e zvogëlohen ...

... Sytë sado që përpiqen... për shkak të kohës

dhe të thatësisë”.

Çdo gjë që ekziston ... në drejtime të

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik- gjuhësor”.

Ushtrimi 3. Punohet me ditarin dypjesësh. Zbulohen notat lirike të poemës

didaktike.

Komenti i nxënësit

Në asnjë varg poeti nuk e përmend dashurinë për natyrën, por në të gjithë poemën

ndihet lirizmi i theksuar. Vargjet janë të mbushura me detaje nga fenomene të natyrës,

të cilat janë në një lëvizje të pandërprerë, duke u shpirtëzuar prej poetit. Nëse do të

përqendrohemi tek ilustrimi (fotoja), në f. 122, do të vemë re se sytë e fëmijës janë

tepër kureshtarë për të zbuluar misteret që fsheh natyra; madje, të fshehtat natyra

i ruan dhe nga vetë njeriu, që është dhe ai krijesë e saj. Pikërisht te kjo fshehtësi

qëndron bukuria e jetës dhe e dashurisë së njeriut (poetit) për natyrën.

Ushtrimi 4. Gjeni paralelizmin figurativ ndërmjet sendeve që përdor njeriu dhe

dukurive të natyrës.

Vargjet

Unaza duke u mbajtur në

gisht hollohet.

...palla e hekurt ...gërryhet

pa u ndjerë në arë

Paralelizmi

... ...ujët e shpon gurin

pika-pika

...shkëmbinjtë e brejtur

të cilët i ha kripa

Komenti im

Sende që me kalimin e

viteve gërryen, zvogëlohen...

zbulojnë të fshehtat e

jetës që nuk duken, por

që papritur shfaqen aq të

plota e të dukshme. Çdo

gjë në jetë ndryshon ose

transformohet.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 5. Nxënësit do të punojnë në çift dhe do të nxjerrin një mendim të

argumentuar duke punuar në fletoret e tyre me tabelë. Mësuesi/ja mund të përdorë

teknikën “Ruaje fjalën e fundit për mua”.

Zbulohet thelbi filozofik i poemës, vazhdimësia e jetës natyrore dhe njerëzore.

Unaza ka lidhje me martesën, krijimin e familjes, lënien pas të trashëgimtarëve.

Parmenda ka lidhje me punën e njeriut, i cili e bën tokën që të jetë pjellore.

Kalldrëmi ka lidhje me rrugën ku shkelin brezat njerëzorë.

Shtatorja e bronzit ka lidhje me artin e skulpturës, i cili me magjinë e vet shpesh

është identifikuar me vetë Zotin, të cilit i falen njerëzit.

Detyrë shtëpie. Kërkesa e rubrikës Detyrë. Përgatitja e një fjalorthi dhe përshtatja

e poezisë në prozë.

Fjalorth poetik

rrezja e diellit

natyra ziliqare

përfalen

buzës s’detit

shkëmbinjtë e brejtur

dallgët copa-copa

Fjalorth shkencor

natyrë lëndore

gjithë këto sende

në pjesë të vogla

trupa të padukshëm

materie

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve. Ata vlerësojnë orën e

mësimit, çfarë u pëlqeu nga kjo poemë didaktike.

143

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Këngët e Milosaos

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

- Të lexojë për të identifikuar llojin e poemës epiko-lirike.

- Të dallojë veçoritë epiko-lirike të poemës “Këngët e Milosaos”.

- Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e dashurisë.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa.

Teknikat dhe metodat e mësimdhënies:

Lexim me role, përgjigje e argumentuar,

diskutim, tabela e figurave, punë në grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. U jep informacion për

autorin dhe veprën e tij. Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës për të lexuar me role.

Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. - Çfarë rrëfen autori në këtë fragment?

Nxënësit gjatë përzgjedhjes do të përcaktojnë kohën kur zhvillohet ngjarja duke

nënvizuar fjalët kyç: -STINA E VJESHTËS - vreshtat ishin verdhullore...me të mbaruar

të vjelat -;

MBASDITE - ...kur ndër sheshe fshihet dielli...

- Cili është momenti kur nis ngjarja? (Kthimi i djalit në vendlindje.)

- Cili është vargu që tregon se ai është kthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë?

(Kur, djalosh, në Selanik vajta, vashëzat nuk ishin në katund me kaq hir)

Ushtrimi 2. - Cilat ndjenja gërshetohen natyrshëm me njëra-tjetrën dhe bëjnë që

të lindë hareja në shpirtin e Milosaos?

Nxënësit do të ndajnë poemën në 3 fragmente duke i vendosur secilit një titull

dhe, më pas, do të zbulojnë ndjenjat që gërshetohen.

Ushtrimi 3. - Si lind ndjenja e dashurisë te Milosaoja?

Nxënësit zgjedhjen e alternativës do ta argumentojnë me ilustrime nga fragmenti:

Dy të dashurit takohen në vjeshtë dhe jo në dimër. Vjeshta simbolizon pjekurinë dhe

ndjenjat, ndonëse aq e brishtë është e pjekur që në fillimet e saj.

Ushtrimi 4. Diskutim.

Mësuesi do të dëgjojë disa mendime të nxënësve, të cilat do të zgjerohen duke

pyetur nxënësit njëri-tjetrin. Kjo veprimtari mund të zgjasë 7 minuta.

144

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik- gjuhësor”.

Ushtrimi 5. Autori përdor detaje, që zbulojnë portretin fizik të Rinës. I gjeni këto

detaje në poemë.

Përgjigje: E përveshur, e lartë, me gërshet të pleksur, te balli një mendim i kishte

ije, gjifryrë e plot hije, me një të trembur hare.

Ndaluni te përdorimi i epiteteve për përshkrimin e vashës.

Përgjigje: vasha e përveshur, vasha e lartë, me një të trembur hare etj.

Ky epitet i zgjedhur nga autori është epitet metaforik.

Mësuesja punon në tabelë, kurse nxënësit në fletore.

Figura letrare

Me një të trembur hare

Vasha e përveshur

Lloji

Epitet metaforik

Funksioni kuptimor e

shprehës

Përmbledh frikën, brishtësinë

e gëzimit të ri, të një ndjenje që

po piqet bashkë me bukurinë e

vashës.

Nxënës të caktuar nga mësuesi lexojnë mendimet e tyre, që plotësohen në tabelë

nga mësuesi/ja.

Ushtrimi 6. “Këngët e Milosaos”- poemë epiko-lirike. Mësuesi/ja sqaron

nxënësit:

Kur poema është epike kemi rrëfimin për ngjarjen që ndodh, ku përfshihet dialogu

dhe përshkrimi.

Kur poema është lirike, poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve,

përshkruan ndenjën e fortë të dashurisë së djalit, por edhe ndjenjën e ndrojtur të

vajzës.

Për të zbuluar këto veçori mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi I: “Këngët e Milosaos”- poemë epike. Autori përdor rrëfimin.

- Ç’formë rrëfimi përdor? Cila është tema e kësaj kënge?

Grupi II: - Cili është mjedisi ku takohen të rinjtë? Përse autori ka përdorur këtë

vend takimi?

Nga është frymëzuar autori?

Grupi III: “Këngët e Milosaos” poemë lirike.

Gjeni vargjet ku shprehet bota e brendshme e personazheve, emocionet dhe

ndjenjat e tyre.

Në përfundim të punës në fletore, nxënësit japin përgjigjet, me të cilat mësuesi/ja

plotëson tabelën.

mbështetet në

poezinë popullore

“Këngët e Milosaos”

Poemë epiko-lirike

paralelizëm natyre

dhe personazh

vetërrëfim

rrëfen për ngjarje

dialog

përshkrimi i botës së

brendshme të personazheve, të

emocioneve, ndjenjave të tyre

motivi i takimit të

dy të rinjve

Mësuesi/ja vlerëson punën e grupeve dhe përcakton detyrën e shtëpisë.

Detyrë shtëpie. Kthimi në prozë poetike nga nxënësit do të thotë që ata të kujdesen

për figuracionin dhe për ritmin e brendshëm.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

145

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Bagëti e Bujqësi (Poema baritore)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar poemën lirike-baritore (idilike), si lloji i lirikës tradicionale.

• Të bëjë lidhjen e fragmentit me poemën “Bagëti e Bujqësi”.

• Të gjejë si shfaqet ndjenja e mallit duke ilustruar me vargje.

• Të përshkruajë peizazhin baritor duke u mbështetur në fragment, por edhe duke

përdorur përjetimet e veta.

• Të dallojë veçoritë e lirizmit nëpërmjet figurave të enumeracionit dhe apostrofit.

• Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e atdhedashurisë.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”,

pamje nga natyra shqiptare, CD.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Lexim, diskutim, tabela e figurave letrare,

punë në grupe, punë me shkrim (përshkrim),

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja paraqet pamje nga natyra shqiptare me DVD, videoprojektor

ose foto para klasës, në sfond vendoset muzikë.

Mësuesi/ja lexon fragmentin e tekstit me ndjenjë, intonacion dhe ritëm.

146

Hapi II. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Si mendoni, nga cili autor janë shkëputur këto vargje?

- Çfarë ndjenjash, emocionesh dhe mendimesh ju lindën?

Kjo veprimtari nuk duhet të zgjasë shumë.

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e orës së mësimit, të cilën e shkruan në

tabelë. Nxënësit lexojnë informacionin e tekstit në faqen 126, Poezia lirike.

E rilexojnë në heshtje fragmentin, mësuesi/ja kërkon prej tyre të bëjnë lidhjen me

hyrjen e poemës “Bagëti e Bujqësi”.

Hapi III. Ushtrimi 2. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre.

Grupi I. - Ku shfaqet në këtë fragment malli për atdheun?

Grupi II. - Në cilat vargje dallohet malli për natyrën?

Grupi III. - Në cilat vargje jepet malli për kohën e shkuar?

Nxënësit do të japin përgjigjet, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë.

Përgjigje të mundshme:

Grupi I. Poeti nuk është një soditës i pranishëm i peizazhit të vendlindjes. Ai

shkruan nga pozicioni i mërgimtarit. Përveç qëllimit për të përshkruar pasuritë

natyrore e shpirtërore të Shqipërisë, përshkruhen dhe ndjenjat e dashurisë dhe mallit

për vendlindjen ku kaloi ditët e djalërisë. Poema “Bagëti e bujqësi” është himni për

bukurinë dhe dashurinë e poetit për vendlindjen.

Grupi II. Poeti e sheh natyrën e vendlindjes jo si natyrë në vetvete, por në

përkatësinë e pronës, ku “pronari” është shqiptar. Atij i takon gjithë kjo bukuri e

begati, prandaj ai duhet ta ruajë, ta shtojë dhe ta gëzojë atë. Përshkrimi i natyrës,

jetës baritore dhe bukurisë madhështore të jetës malësore jepen me ngjyra të ngrohta

e tepër të gjalla.

Grupi III. Në vargun: Në sythin tënd shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë, autori

është nostalgjik për atë që i mungon.

Ushtrimi 3. Në fragment kemi peizazhe konkrete e të gjalla. Përshkruajeni me

fjalët tuaja (me gojë ose shkrim) peizazhin baritor, që shpaloset në këto vargje.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik-gjuhësor”.

Ushtrim. Nxënësit lexojnë informacionin dhe gjejnë vargjet ku himnizohet jeta në

natyrë dhe jeta baritore.

Ushtrimi 4. Autori, Naim Frashëri, u drejtohet sendeve dhe dukurive të natyrës

duke i shpirtëzuar ato. Nxënësit do të punojnë me tabelën.

Dukuria

Vargjet

Figurat letrare

Komenti im

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Shpirtëzimi i

natyrës

Dheu bleron e gjallëron fusha,

male, brigje, maja edhe gjithë

gjë e gjallë ndjen në zemër

një dëshirë...

Personifikimi

Shkrin natyrshëm

motivin e mallit për

natyrën me përfytyrimet

konkrete dhe

shpërthimet e heroit.

Gjithë bota përreth

është pjesëmarrëse e

përjetimeve të tij.

Ushtrimi 5. Për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit mund të përdorin informacionin

e mësimit Poezia lirike.

Përgjigjet: Vasha është personazh lirik që shkrihet natyrshëm me unin poetik.

Gjeni detajet artistike që përdor autori në përshkrimin e vashës dhe bariut.

Vashë bukuroshe/ llërë përveshur/ zemërë të dëfryer/

buzëzë të qeshur/ e bukur/sy të gëzuar.

Autori përshkruan pamjen e saj.

Ushtrimi 6. Nxënësit lexojnë materialin dhe punojnë në çift për gjetjen e

enumeracionit dhe apostrofit.

Vargu

O sa bukuri ka tufa!...

Nër lajthi,

nëpër dushnja, ndër murriza

në dëllinja

Figura letrare

Apostrof

Enumeracion

Funksioni pamor/ dëgjimor

Ndihet malli për natyrën,

dashuria për të, dhimbja

që ndodhet larg.

Ushtrim: Në poezinë lirike uni i poetit është shumë i dukshëm, në të gërshetohen

dhe shkrihen natyrshëm shpërthimet e heroit me mendimet e poetit filozof. Si jepen

këto në fragment:

a) vetërrëfim - veta e parë (dialog).

b) përshkrim - veta e dytë dhe e tretë.

Nxënësit do të zgjedhin alternativat duke ilustruar me vargje.

147

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësit: alternativat

a) vetërrëfim

b) përshkrim.

Ushtrimi 7. Poema “Bagëti e Bujqësi” është ndërtuar me vargun 8-rrokësh të

dyzuar, pra 16 rrokje. Pse ka zgjedhur këtë varg poeti?

Përgjigje: Përdorimi i 16-rrokëshit i jep poemës një frymëmarrje të gjerë.

Hapi V. Përforëcohen njohuritë e fituara duke plotësuar pemën e mendimit.

atdheun natyrën kohën

ndjenja e mallit për

peizazh baritor

shpirtëzim të sendeve,

dukurive, botës së kafshëve

muzikalitet, ritëm

B

A

G

Ë

T

I

E

B

U

J

Q

Ë

S

I

A

poemë liriko baritore

idili

personazh lirik

himnizim të jetës dhe natyrës

epitet krahasim similitudë

figuracioni

personifikim

enumeracion

apostrofë

vargu 16-rrokësh

Mësuesi/ja e zhvillon këtë veprimtari në fund të orës së mësimit.

Vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Detyrë shtëpie: Të mësojnë përmendsh vargje nga fragmenti dhe t’i recitojnë

bukur ato.

148

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë

e përbërë me nënrenditje

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë marrëdhëniet kallëzuesore, përcaktore dhe kundrinore në fjalitë e

përbëra me nënrenditje.

• Të përcaktojë mjetin që lidh pjesët në një fjali me marrëdhënie nënrenditëse

kallëzuesore, përcaktore dhe kundrinore.

• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra me marrëdhënie kallëzuesore, përcaktore

dhe kundrinore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Vështirësia: Niveli IV

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,

punë e drejtuar, punë e pavarur.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Ndahen nxënësit në grupe dyshe sipas bankave. U

jepet detyrë të krijojnë fjali të përbëra sipas skemave të mëposhtme:

Pj. kr.

Pj. kr.

Pj. n. I

Pj. n. II

Pj. n. I

Pj. n. I

Diskutohen fjalitë e nxënësve duke bërë krahasimin me skemat e dhëna.

Hapi II. Hapen librat në faqen 254. Lexohet teksti i Naum Priftit. Dallohen fjalitë

e përbëra me nënrenditje.

Nxiten nxënësit të përcaktojnë funksionin që kryejnë mbiemrat i lodhur dhe të rënda

në dy fjalitë e para të tekstit të mësipërm. Krahasohet ky funksion me funksionin e

pjesës së nënrenditur në fjalinë e tretë. Fjalia e tretë është: Ai dukej sikur nuk do të

ecte kurrë.

Kjo është fjali e përbërë me nënrenditje kallëzuesore, sepse pjesa e nënrenditur

sikur nuk do të ecte më kurrë, kryen të njëjtin funksion që kryen pjesa emërore e

kallëzuesit emëror i lodhur në fjalinë e parë dhe përcaktori kallëzuesor të rënda në

fjalinë e dytë. Pra, ajo tregon një karakteristikë kryesore të kryefjalës ai, domethënë

kali, që ndodhet në pjesën kryesore të fjalisë.

Shpjegohen pjesët e fjalisë së përbërë me marrëdhënie nënrenditëse kryefjalore,

përcaktore dhe kundrinore, duke bërë ilustrime me shembujt e tekstit.

Sqarohet se fjalitë me marrëdhënie përcaktore ndryshojnë nga fjalitë me

marrëdhënie kryefjalore, kundrinore e kallëzuesore. Pjesa e nënrenditur përcaktore

varet nga një gjymtyrë e pjesës kryesore ose e pjesës së fjalisë para saj dhe jo nga

gjithë fjalia. P.sh.:

149

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Vetëm dritarja/ ku qëndronte Rina dikur,/ ishte çelur.

Vetëm dritarja ishte çelur - është pjesa kryesore;

ku (në të cilën) qëndronte Rina dikur - është pjesa e nënrenditur përcaktore.

Kjo pjesë fjalie nuk varet nga e gjithë fjalia kryesore, por nga një gjymtyrë e pjesës

kryesore nga kryefjala dritarja.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1, 2 dhe 5. Vlerësohet shkalla e aktivizimit

dhe saktësia e përgjigjeve të nxënësve.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ndahen nxënësit në dy grupe. Grupi I punon ushtrimin

3, grupit II i jepet ushtrimi 4. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6, në faqen 256.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet rrethanore dhe vendore

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të dallojë marrëdhëniet rrethanore në një fjali të përbërë me nënrenditje.

- Të dallojë marrëdhënien vendore në një fjali të përbërë me nënrenditje.

- Të dallojë ngjyrimet e ndryshme të marrëdhënieve vendore.

- Të përdorë drejt presjen në fjalinë e përbërë në marrëdhënie nënrenditëse vendore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabelë, shkumësa me ngjyra,

lapsa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

pema e mendimit, bisedë e kombinuar

me shpjegim e diskutim, punë e drejtuar,

punë në grupe dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bashkë me nxënësit plotësohet në dërrasë pema e mendimit për llojet e

rrethanorëve.

vendi

kohe

mënyre Rrethanorë sasie

shkaku

qëllimi

Pema e mendimit pasurohet me veçori të tjera të llojeve të rrethanorëve, si: pyetja

me të cilën gjenden, me se shprehen etj.

Kërkohet nga nxënës të niveleve të ndryshme të thonë shembuj për çdo rrethanor

dhe t’i dallojnë rrethanorët me anë të pyetjeve.

150

Hapi II. Shkruhet tema në dërrasë të zezë. Vendoset para nxënësve tabela, në

të cilën është shkruar një pjesë e shkëputur nga vepra e Jakov Xoxës, që ndodhet

në faqen 257. Nxiten nxënësit të dallojnë pjesët e fjalive të përbëra me marrëdhënie

nënrenditëse dhe të thonë me ç’mjete bashkohen. Shpjegohet se në fjalitë e përbëra

me nënrenditje, pjesa e varur mund të kryejë funksione të ngjashme me ato të

rrethanorëve në fjalinë e thjeshtë. Ajo mund të kryejë një funksion të ngjashëm

me atë të rrethanorit të vendit, kohës, mënyrës, qëllimit, sasisë, duke u futur në

marrëdhënie vendore, kohore, shkakore, mënyrore, qëllimore e sasiore me pjesën

nga e cila varet.

- Përqendrohet vëmendja te fjalia:

Do të dilte patjetër në gjol aty/ ku valët dhe peshqit luajnë me njëri-tjetrin.

Pjesa e varur (ku valët dhe peshqit luajnë me njëri-tjetrin) kryen një funksion të

ngjashëm me atë të rrethanorit të vendit në fjalinë e thjeshtë, dhe si e tillë, vendoset

në marrëdhënie vendore me pjesën kryesore të fjalisë së përbërë. Këto marrëdhënie

shprehen, përveç të tjerave, edhe me anë të lidhëzave nënrenditëse vendore ku, tek,

nga etj. P.sh., Ku dhemb dhëmbi,/ vete gjuha.

Vazhdohet shpjegimi duke dhënë shembuj për fjalitë e nënrenditura me

marrëdhënie vendore.

Sipas vendit që zë në lidhje me pjesën kryesore, shpjegohet edhe përdorimi i

presjes në këto fjali.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1 dhe 3, 4. Vlerësohen nxënësit, që u aktivizuan

më shumë dhe dhanë përgjigje më të sakta.

Hapi IV. Punë në grupe dyshe sipas bankave. Njërit grup i jepet ushtrimi 2 në faqen

259, ndërsa grupit tjetër i jepet ushtrimi 4 po në atë faqe. Kontrollohet e vlerësohet

puna e nxënësve.

Hapi V. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Plotësohet pema e mendimit për

ngjyrimet e ndryshme të marrëdhënieve vendore.

vendin ku ndodh një veprim

vendin ku ndodhet një send a një njeri

pikënisjen e lëvizjes Ngjyrimet e marrëdhënieve drejtimin e lëvizjes

vendore

tregojnë

pikën më të largët deri ku shtrihet një veprim a lëvizje

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6 në faqen 259 dhe ushtrimet në Fletoren e punës, f. 43.

151

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Himni i flamurit

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar himnin si lloj të lirikës tradicionale.

• Të njohë dhe të ushtrohet për të dalluar llojet e rimës.

• Të komentojë si paraqitet artistikisht ndjenja e atdhedashurisë nëpërmjet

simboleve kombëtare.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

shkumës, tabela, flamurë shqiptarë,

kasetë me këngën “Himni i flamurit”.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Stuhi mendimesh, lexim, tabela e

figuracionit, punë me grupe,

rrjeti semantik, ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë temë mësimi me teknikën “Stuhi mendimesh”. Për

të nxitur mendimet e nxënësve mund të drejtohen këto pyetje:

- Cilat janë simbolet e një kombi? (Flamuri, gjuha, himni)

- Pse flamuri ynë ka ngjyrën kuq e zi?

- Cili është autori që ka shkruar vargjet e Himnit tonë Kombëtar? (Asdreni)

- Cili është kompozitori? (Këtë përgjigje nxënësit e kanë te lënda Edukimi muzikor).

Mësuesi vendos në sfond “Himni i flamurit”, të cilin e këndon së bashku me nxënësit.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e temës që do të punojnë së bashku

dhe i njeh me autorin. U jep nxënësve fjalën të flasin mbi jetën dhe veprën e F. S.

Nolit (informacion që nxënësit e kanë marrë në temën “Bisedë me F. Nolin”). Nxënësit

e lexojnë në heshtje poezinë, më pas mësuesja zgjedh një nxënës ta lexojë me

intonacion, rrjedhshëm dhe me ndjenjë. Mësuesi/ja u jep informacion nxënësve se

çfarë është himni dhe në cilin tekst poetik bën pjesë.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim kuptimor”.

Ushtrimi 1. Mësuesi/ja shkruan disa mesazhe që nxjerrin nxënësit nga leximi i

poezisë-himn.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të punojnë me tabelën. Klasa ndahet në grupe.

Dëshmi Vargjet Mendimet dhe ndjenjat

që më lindin

Grupi I - historike

Grupi II - kulturore

Grupi III - politike

152

Nxënësit do të punojnë 5-7 minuta, mësuesi do të përzgjedhë nxënësit që do të

përgjigjen, duke përfshirë edhe nxënësit që kanë mendime për të plotësuar, por pa

përsëritur. Mendimet dhe mesazhet e tyre mësuesi/ja ose nxënësit i shkruajnë në

tabelë.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektim stilistik- gjuhësor”.

Ushtrimi 4. Do të punohet me teknikën Tabela e figuracionit ose mund të përdoret

teknika Rrjeti semantik.

Vargjet

O flamur gjak

O flamur shkabë

O vend e vatër

O nën’ e babë

Apostrof/ simbol

Përsëritje e brendshme

Apostrof / simbol

Në strofën e pestë nxënësit gjejnë epitetet që cilësojnë qëndresë:

Vargjet

O fushë-kuq

O shkabë-zi

Figura letrare

Figura letrare

Figuracioni stilistik

kuptimor

I drejtohet këtij sendi...

Përforcon idenë

Funksioni stilistik

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rrjeti semantik.

Vargje

Epiteti

Mesazhi i autorit

Funksioni

Ushtrimi 5. Për këtë ushtrim nxënësit do të punojnë me teknikën Ditari dypjesësh.

Vargje

Komenti i nxënësit

Mësuesi/ja do të përzgjedhë nxënësit ose do të flasin ata që dalin vullnetarisht.

Hapi V. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Mendoni se kjo poezi ka muzikalitet? Nëse po, si realizohet?

Mësuesi/ja qartëson nxënësit për theksin fundor dhe rimën.

Klasa ndahet në gjashtë grupe.

- Secili grup gjen skemën e strofës së poezisë së Nolit (skema AAAB).

- Secili grup gjen fjalët që rimojnë brenda vargut e që i japin ritëm e rimë,

(rimë të brendshme, p.sh., strofa e parë lagur/ djegur).

Noli për të ruajtur ritmin bën një shmangie të rregullave drejtshkrimore,

- shmang gjymtyrën kryesore, kallëzuesin, (përdor varg eliptik),

- përdor lidhëzat (polisindetin). Këto veçori i japin poezisë muzikalitet dhe ritëm marcial.

Pas këtij shpjegimi, nxënësit ilustrojnë këto veçori me vargje në strofat e tjera.

153

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie. Nxënësve u caktohet si detyrë të gjejnë informacion për autorë të

tjerë, që kanë shkruar tekste himn për flamurin, duke bërë një krahasim me Diagramin

e Venit dhe duke nxjerrë në pah:

- mesazhin

- kujt i drejtohet

- si e shikon flamurin

- ç’simbolizon

- rima

- ritmi.

(Krahasimi mund të bëhet me Himnin e Flamurit të Asdrenit (Himni Kombëtar),

me Himnin e Flamurit Të Gjergj Fishtës (Gjuha shqipe 5, ALBAS)

Në fund të orës së mësimit mësuesi bën vlerësimin e nxënësve pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Mbi vorr t‘Anton Xanonit

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar elegjinë si lloj të lirikës tradicionale.

• Të komentojnë detajet me të cilat shprehen notat pikëlluese të poetit.

• Të veçojë fjalët që mbartin një ngarkesë emocionale duke bërë komentin e tyre.

• Të analizojë strukturën e poezisë, mjetet që përdor autori, vargëzimin për të

shprehur unin lirik.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore, tabela,

shkumësa, CD me muzikë të lehtë.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, lexim zinxhir.

154

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e mësimit, me autorin dhe llojin e

lirikës, kujt i kushtohet.

Elegjinë “Mbi vorr t‘Anton Xanonit” e lexojnë zinxhir nxënës që dalin vullnetarisht

apo që i përzgjedh mësuesi/ja. Leximi i poezisë shoqërohet në sfond me CD me

muzikë të lehtë. Gjatë leximit nxënësit do të nënvizojnë vargjet që përshkruajnë Anton

Xanonin dhe veprën e tij.

Hapi II. Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve të përgatitura:

- Kujt ia ka kushtuar poeti këtë elegji?

- Në cilat vargje përshkruhet Xanoni si mik?

- Në cilat vargje përshkruhet si njeri i kulturës?

- Ç’vend zë Xanoni në zemrat e shqiptarëve dhe rinisë?

- Si ndihet Atdheu me vdekjen e Xanonit?

- Ku ndodhet poeti në çastet kur shpreh hidhërimin e tij?

- Ju kujton ndonjë krijim ku i gjalli bisedon me të vdekurin?

Nxënësit punojnë në çift në fletoret e tyre, përfaqësuesit e çifteve japin përgjigjet,

të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Hapi III. Nxënësit do të gjejnë figurat letrare dhe do të shpjegojnë funksionin e

tyre kuptimor.

Vargjet

Xanon a vdiqe?

Shqiptarit t’mjerueme

Uzdajë ma t’gjallë

Thelb zemre

Lloji i figurës

Pyetje retorike

Epitet metaforik

Epitet metaforik

Metaforë

Funksioni kuptimor

- Poeti shpreh me ngarkesë

emocionale përjetimin e tij.

Pas pyetjes fshihet dhimbja që

ndien poeti për vdekjen e mikut

të shqiptarëve.

Kjo detyrë mund të zgjasë deri në 10 minuta. Nxënësit do të punojnë në fletoret

e tyre. Mësuesi/ja do të përzgjedhë nxënësit për të dhënë përgjigjet. Kjo detyrë për

efekt kohe mund të përfundojë në shtëpi.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 4. Do të zhvillohet në formën e një diskutimi.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Nxënësit lexojnë informacionin në heshtje dhe pastaj punojnë Ushtrimin 5. Ata

plotësojnë tabelën në fletore. Mësuesi/ja ka përgatitur tabelën në dërrasë.

Vargjet

Xanon a vdiqe?

Pse pra me vdekë

Pse n’mjerimi me i lshue

e vllaznit e tu, e miqtë...

O vdekje e tmerrshme!

Kujt i drejtohet

Mikut të vdekur

Mikut të vdekur

Mikut të vdekur

I drejtohet

vdekjes

a vdiqe?

Apostrofi, O...

Detajet

Nxënësit do të zgjedhin nga elegjia vargjet dhe detajet e nënvizuara, të cilat

mësuesi i shkruan në tabelë.

Ushtrimi 6. Nxënësit do të plotësojnë në tekst, detajet me ngarkesë emocionale,

të cilat i kanë nënvizuar gjatë leximit.

Ushtrimi 7. Do të punohet me tabelë:

Mësuesi/ja do të pranojë disa mendime dhe të shkruajë në tabelë atë që përmbledh

ngarkesën emocionale dhe nxit vizionin e së ardhmes.

Vargjet

Sa e gjatë qenka kosa

jote, e namuna...

Ah! Po, se Shqiptaria

dersa n’ndonjë zemër gjak

shqiptar t’ gurgullojë.

Toni

Pikëllues

Optimist

Funksioni kuptimor

Retiçenca e lë lexuesin të përjetojë

dhimbjen, pikëllimin e autorit, por

pas saj, pas heshtjes, autori shpalos

tone të tjera, si një rilindje, sepse

emri i Xanonit nuk do të harrohet,

dhe aq më shumë vepra e tij.

155

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 8. Për këtë ushtrim nxënësit do të punojnë me grupe duke analizuar

strukturën e vargut dhe të poezisë.

Grupi I. Analiza e strukturës së vargut.

- Poezia (elegjia) ka vargje të rimuara?

- A mbaron mendimi në fund të vargut?

- Pse autori ka zgjedhur këtë strukturë?

- A përshtatet kjo mënyrë me notat e shprehjes së unit lirik?

Grupi II. Analiza e strukturës së poezisë.

- Poezia është e ndërtuar në kolonë apo me strofa?

- A duket sikur kemi një rrëfim për ngjarjen që ka ndodhur?

- Kjo mënyrë vargëzimi përcjell te lexuesi notat e unit lirik të autorit?

Grupet do të punojnë disa minuta dhe përfaqësuesit e tyre ose nxënës që përzgjedh

mësuesi/ja përgjigjen.

Përgjigjet e mundshme:

Grupi I. Poezia nuk ka vargje të rimuara, nuk ka numër të barabartë të rrokjeve.

Autori përpiqet jo aq për formën, muzikalitetin, sesa për brendësinë. Mendimi nuk

mbaron në fund të vargut, por në fillim të vargut tjetër. Nëse do të përqendrohemi

te shkrimet e autorit, si “Lahuta e Malcis”, vihet re që punon me këtë strukturë. Ky

vargëzim përcjell notat e unit lirik të autorit, duke iu drejtuar mikut të vdekur, veprës

që ai la pas. Ndihet uni lirik dhe notat e pikëllimit dhe ato optimiste.

Grupi II. Poezia është e ndërtuar në kolonë. Autori duket sikur rrëfen ngjarjen

që ka ndodhur. Shkrimtari rrëfen jo vetëm vdekjen e mikut të tij dhe të të gjithë

shqiptarëve, por edhe dhimbjen, pikëllimin, krenarinë dhe besimin që rruga që nisi

ai dhe vepra që la pas, do të kujtohen gjithherë. Ndërtimi i poezisë në kolonë shpreh

një bashkëbisedimin që bën autori me Anton Xanonin, sikur ta kishte atë pranë, duke

përcjellë te lexuesi ndjenjat që përjeton subjekti lirik. Autori nuk kujdeset për strofën,

por për ndjenjat që duhet të përcjellë.

Mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës dhe orën e mësimit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Lirija

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar sonetin si lloj të lirikës tradicionale.

• Ta diskutojë për mesazhin e poemës, duke gjetur universalen dhe aktualen.

• Të komentojë ndjenjat, tonet që përshkrojë poemën duke ilustruar me vargje.

• Të komentojë si paraqitet artistikisht tema e lirisë së kombit.

• Të argumentojë rolin e përdorimit të apostrofit dhe retiçencës.

• Të analizojë metrikën e poezisë, të renë që solli Mjeda në poezinë tradicionale.

Mjetet e mësimit:

teksti ““Gjuha shqipe 9”, informacione

për Statujën e Lirisë, koncepti i lirisë në

Amerikë, CD me muzikë të lehtë.

156

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, lexim, përgjigje me argumentim,

punë me grupe, rrjeti i diskutimit.

Zhvillimi i mësimit:

Punë përgatitore: nxënësit do të flasin rreth informacioneve që kanë marrë për

konceptin liri në SHBA, informacion për Statujën e Lirisë.

Hapi I. Mësuesi/ja informon nxënësit për temën e re të mësimit dhe autorin. Titullin

e poemës e shkruan në tabelë. Mësuesi/ja lexon poemën, të shoqëruar në sfond

me muzikë të lehtë. I informon nxënësit për vitin e botimit, ndërtimin, metrikën dhe

tingëllimën (sonetin).

Hapi II. Punë me grupe. Klasa ndahet në grupe. Nxënësit do të lexojnë në heshtje

duke nënvizuar detajet që do t’i ndihmojnë për të argumentuar mendimin, do të

nënvizojnë apostrofat dhe pyetjet retorike.

Grupi I.

- Cili është konteksti historik kur është shkruar poezia?

- Në ç’kushte historike jetonte populli ynë?

Grupi II.

- Cili është konteksti shoqëror?

- Cilës shtresë i drejtohet autori?

Grupi III.

- Cila është tema e poemës? A ka lidhje me titullin?

- Gjeni mesazhin e poemës.

Nxënësit punojnë deri në 10 minuta, çdo përfaqësues i grupit lexon përgjigjen, të

cilën mësuesi/ja e shkruan në tabelë.

Përgjigjet:

Grupi I.

- Poema u botua për herë të parë në 1937. Ajo u shkrua nga vitet 1901 -1911, kur

Shqipëria ishte ende nën robërinë e Perandorisë Osmane.

Grupi II.

- Mungesa e lirisë ka sjellë varfëri e mjerim anembanë vendit.

- Autori u drejtohej shqiptarëve që të shkundnin pasivitetin dhe të luftonin për të

sjellë lirinë.

Grupi III.

- Liria, si domosdoshmëri jetësore për popullin shqiptar.

- Me thirrjet e tij kërkon të zgjojë ndërgjegjen kombëtare. Hija e Skënderbeut e

perceptuar si fryma e lirisë, jepet si simbol i trimërisë, i krenarisë dhe i pathyeshmërisë

shqiptare, si simbol i vetë lirisë.

Në poemë lexohet qartë dashuria e madhe, gati e padurueshme për atdheun e

lirinë e tij.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim kuptimor”.

Ushtrimi 1. Nxënësit do të diskutojnë rreth modelit të lirisë në Amerikë, duke bërë

një lidhje ndërlëndore me historinë.

Ushtrimi 3. - Cilat janë përmasat e fjalës liri te Mjeda?

Nisur nga konteksti historiko-shoqëror fjala liri ka përmasa kombëtare e morale.

Duke marrë si shembull lirinë amerikane, Mjeda (poeti shoqërisht i angazhuar) deklaron

bindjet e tij demokratike duke shtuar dhe përmasën intelektuale të fjalës liri.

157

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 4. Nxënësit do të punojnë me pyetjen e diskutimit duke argumentuar

përgjigjen.

Po

A është aktual mesazhi? Po universal? Pse?

Nxënësit sjellin argumente pro e kundër dhe në fund shkruhet në dërrasë

përfundimi.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 6. Do të punohet me tabelë. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre,

dhe më pas, ata që do të zgjedhë mësuesi/ja do të lexojnë punën e bërë.

Tiparet e ligjërimit

Tonet e ashpra, të revoltuara

Tonet e qeta, të paqta

Tonet përshkruese

Vargjet

Lirim, lirim

bërtet gjithkah..

Jo

Komenti im

Kjo është thirrje e fortë, me

nota kushtrimi për të ngacmuar

ndërgjegjen e shqiptarëve për

t’u ngritur për liri.

Ushtrimi 7. Para se të punohet ushtrimi, mësuesi/ja rikujton së bashku me nxënësit

figurat stilistike: apostrofin dhe pyetjen retorike. Pastaj nxënësit punojnë me teknikën

“Ruaje fjalën e fundit për mua”, e cila i nxit nxënësit të mendojnë rreth asaj që lexojnë

ose dëgjojnë, por edhe të krahasojnë zgjedhjet dhe komentet e tyre.

Nxënësit zgjedhin ato vargje që u lënë mbresa, u kanë ngacmuar mendime dhe ide

dhe do t’i shkruajnë në fletore. Nxënësit do të punojnë deri në 10 minuta. Mësuesi/ja

zgjedh një nxënës që do të lexojë vargun dhe do të përcaktojë figurën letrare. Do të

dëgjohen komentet e nxënësve që kanë zgjedhur këtë varg. Nxënësi i zgjedhur nga

mësuesi/ja do të bëjë komentin.

Vargu

Figura letrare

Komenti im / Roli i

figurave stilistike

158

Ushtrimi 8. Nxënësit, të udhëhequr nga mësuesi/ja, do të analizojnë metrikën e

poemën. Lexojnë informacionin për tingëllimën (sonetit).

Dy strofat katërshe (karinat) të para kanë rimë ABBA.

Dy strofat treshe (tercinat) kanë rimën CDD.

Autori përdor vargun 11-rrokësh.

Risia që solli Mjeda me poezinë e tij: përdor të njëjtin metër brenda poemës (11

rrokëshin), por poema merr intonacione të ndryshme për të theksuar momente, ide

dhe gjendje të ndryshme shpirtërore.

Detyrë shtëpie: Jepet ushtrimi i rubrikës “Detyrë” në tekst.

Në fund të orës së mësimit behët vlerësimi i nxënësve.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Gjeniu i anijes. Lirikë meditative-filozofike

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të paraqesë grafikisht veçoritë e lirikës.

• Të lexojë për të identifikuar poezinë filozofike, si lloj të lirikës moderne.

• Të dallojë kuptimin fillestar të poezisë.

• Të zbulojë idenë qendrore dhe meditimin poetik, që fshihet te poezia “Gjeniu i anijes”.

• Të dallojë në ç’pozicion qëndron uni poetik në këtë poezi.

• Të analizojë strukturën poetike të kësaj poezie duke ilustruar me strofat përkatëse.

• Të analizojë ritmin, rimën dhe muzikalitetin e poezisë “Gjeniu i anijes”.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore, tabela,

shkumësa, CD me muzikë

(mundësisht zhurma e dallgëve).

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, pema e mendimit,

tabela e interpretimit, punë me grupe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë me një rikujtim të njohurive mbi lirikën e veçoritë

e saj, me teknikën Pema e mendimit.

shoqërore e dashurisë atdhetare

meditative-filozofike

lloji

e peizazhit

poezi të shkurtra

lirika

nuk rrëfen ngjarje

shpreh ndjenjat e mendimet e poetit

është në vetën I

Mësuesi/ja shkruan në tabelë veçoritë që nxjerrin nxënësit, të cilët i shkruajnë

edhe në fletoret e tyre.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit dhe autorin e

përmbledhjet e Lasgush Poradecit (informacione të marra nga viti i kaluar).

Mësuesi/ja informon nxënësit për vlerësimet që ka për këtë poet, si poeti i parë

modern shqiptar që zhvilloi në poezinë shqipe traditën e simbolistëve francezë.

Mësuesi/ja paraqit një tabelë ku është pema e mendimit: Lirika moderne dhe

veçoritë e saj.

159

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Lirika moderne

mbështetet në lirikën tradicionale

zotërojnë përjetimet dhe mbresat e poetit

gjuha e re poetike (figuracioni)

struktura të reja stilistike

vargu i matur lidhet me vargun e lirë

përmbledhjet poetike nuk ndërtohen sipas tematikës

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë “Gjeniu i anijes”, duke

vendosur në sfond CD me tinguj nga valët e detit, ndërsa në tabelë shkruan pyetjet

të cilave do t’u përgjigjen nxënësit:

- Si e kuptoni titullin e poezisë?

- Ç’lloj lirike është: poezi peizazhi apo filozofike?

- Çfarë imazhesh përftuat gjatë leximit të shoqëruar me muzikë?

Nxënësit punojnë rreth 5 minuta në fletoret e tyre dhe mësuesi/ja dëgjon

mendimet dhe përftimet e tyre për këtë poezi. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje pa

bërë ndërhyrje.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Heroi lirik, që flet me zërin e poetit, është Gjeniu i anijes, rrëfimi është

në vetën e parë.

Ushtrimi 2. Strofa III e IV tregojnë luftën e pandërprerë të gjeniut të anijes. Nxënësit

evidentojnë vargjet: “prej zallit sot po largohem,/ fillova mërgimin e ri/hepohem..., po

sulmin s’e ndal...

Dh’ ato më gremisin në fund/ mi kulmin e valës malore/ un’ heq të shpëtoj sa mund”.

Interpretimi: Autori në këto vargje nuk rrëfen për ndodhinë, por për pasojën që

vjen prej saj.

Ushtrimi 3. Heroi lirik nuk tërhiqet. Kjo jepet në vargjet:

Hepohem.....anohem.....humbohem

Po sulmin s’e ndal kurrsesi.

Ku përpjekjet e tij me dallgët e detit arrijnë pikën kulmore. Kërkuesi, gjeniu, nuk

është në mbrojtje, në tërheqje, por në sulm. Ai përballon njëlloj me guxim valët e

gjeratores.

Ushtrimi 4. A nuk i frikësohet prekjes së vdekjes dhe tmerrit të fundosjes, sepse:

Se prapë le vazhdën e ndritur

Q’ e hapa me shpirtin fatos.

Puna që ka lënë mbrapa është e ndritur, gjithçka e ka bërë me forcën e përkushtim.

Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre me teknikën Ditari dypjesësh.

Vargjet

Valimi i anijes së letë

Qetohet, ndalohet, mbaron

Njeriu i anijes përjetë,

Hepohet...anohet..valon

Komenti im

Pas dallgëve dhe zhurmës përftohet një

imazh i qetë. Lëvizja nuk është më me

zhurmë, por e qetë. Anija shfaqet mbi

valë duke treguar triumfin. Pas stuhisë

vjen qetësia, që është përjetësi.

160

Dëgjohen komentet e nxënësve, diskutohen dhe, nëse është e nevojshme, ndërhyn

mësuesi/ja me mendimet e veta.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Nxënësit lexojnë informacionin mbi kuptimet e fshehura. Mësuesi/ja informon

nxënësit se poezia “Gjeniu i anijes”, është në ciklin e poezive mbi vdekjen, të krijuara

mbi bazën e simbolit. Vdekja është akt që shpaguhet me të mirat që bëhen në jetë,

siç shpaguhet flijimi për hir të idealit.

Në lirikën filozofike, Poradeci mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur,

por duke u përballur me të. Kjo poezi ngrihet mbi simbolin (anija, gjeniu).

Gjeniu është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar pa dhembje për idealin,

është fati i krijuesit të kuptuar.

Interpretimi i raportit të këtyre fjalëve në këtë poezi provohet nga ndeshja e shpirtit

krijues me vdekjen, në udhën e idealit të vetëflijimit, i cili është i dashur, i bukur, sepse

synon përjetësinë.

Mësuesi/ja do të pranojë interpretime të tjera të nxënësve, ata do të plotësojnë

interpretimin nëpërmjet vargjeve.

Ushtrimi 5. Nxënësit japin disa mesazhe, më të pranueshmet, mund t’i shkruajnë

vetë në tabelë.

Mesazhi: Mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të,

ndërsa në aktin sublim poetik realizohet nëpërmjet krijimit, i cili sjell pavdekësinë.

Vetëm kur të jetë përmbushur ky ideal, vdekja bëhet e pavuajtur “Po nis e përmbysem

me gas”.

Ushtrimi 6. Klasa ndahet në pesë grupe, për secilin ligjërim do të gjejnë strofën

përkatëse.

Strofa I

rrëfim (tregon një situatë).

Strofa II, III, IV, V ligjërim poetik i unit lirik (gjeniut).

Strofa VI

sugjerim, jep mesazhin.

Strofa VII heshtja e poetit, i lihet hapësirë imagjinatës së lexuesit .

Strofa VIII meditimi i poetit për përfundimin e ndodhisë, si triumf i idealit

mbi realitetin, i cili është nënteksti i përjetësisë.

Pasi shkëmbejnë mendimet në çift, japin përgjigjet përfaqësuesit e grupeve, të

cilat mësuesi i plotëson në tabelë ose përfaqësuesit e çdo grupi plotësojnë në tabelë

(për efekt kohe).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Analiza ritmike, muzikaliteti i poezisë

Klasa ndahet në shtatë grupe, secili grup do të punojë me një strofë:

1. Struktura e rimës (ABAB).

2. Përsëritja e tingujve brenda vargut (përfitimet tingullore).

3. Përdorimi i retiçencës (meditimi i poetit dhe lexuesit).

4. Strofa e heshtur e krijuar me pika: mungesa e tekstit fjalësor i lë hapësirë

imagjinatës së lexuesit.

Analiza e strukturës poetike

Ky poet lirik punon me fjalën ku mungon e ëmbla, e buta melodi. Më shpesh vjershat

e tij janë drama ku shquan prologun (aktin e parë të dramës), kulmin e dramës, pastaj

161

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

si vala e detit bie pasi pat luftuar shpirti i munduar (Eqerem Çabej “Mbi poezinë e

Lasgush Poradecit”).

Detyrë shtëpie: Shkruani një ese argumentuese: “Vdekja është akt që shpaguhet

me të mirat që bëhen në jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit”. Ose nxënësit

të zgjedhin strofën që u la më tepër mbresa, u lindi mendime, përfytyrime dhe të

shkruajnë rreth tyre.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet kohore

Vështirësia: Niveli III

162

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë marrëdhëniet kohore në një fjali të përbërë me nënrenditje.

• Të dallojë marrëdhëniet që vendosen ndërmjet pjesës kryesore dhe asaj të varur

në fjalitë e përbëra me nënrenditje (njëkohësi, parakohësi, paskohësi).

• Të përdorë pjesën në fjalinë e përbërë me marrëdhënie nënrenditëse kohore.

• Të përcaktojë mjetet (lidhëzat), që shprehin marrëdhëniet kohore në një fjali të

përbërë.

• Të shkruajë një tekst të shkurtër, ku të përdorë fjali të përbëra me marrëdhënie

nënrenditëse të llojeve të ndryshme.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra, bojëra, tabelë.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me argumentim

e diskutim, punë e drejtuar,

punë e pavarur, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku:

- Ç’dimë për rrethanorin e kohës?

- Me se shprehet?

- Me cilat pyetje gjendet?

Jepen shembuj dhe diskutohen.

Sqarohet nga mësuesi/ja se rrethanorët e kohës shprehin rrethanat e kohës në

fjalinë e thjeshtë. Në fjalinë e përbërë rrethanat e kohës shprehen me anë të pjesës

së nënrenditur kohore.

Hapi II. Vendoset para nxënësve në dërrasën e zezë një tabelë, në të cilën është

shkruar teksti i marrë nga “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” e Marin

Barletit, në faqen 260 të librit të nxënësit.

Lexohet teksti në tabelë nga mësuesi/ja dhe diskutohet rreth fjalive të përbëra me

marrëdhënie nënrenditëse.

Përqendrohet vëmendja te fjalia e parë e këtij teksti, që është një fjali e përbërë

me dy pjesë:

Kur Skënderbeu po thoshte këto fjalë,/ në qytet ia plasi kudo një zhurmë e madhe/.

- Pjesa e parë e kësaj fjalie të përbërë është e nënrenditur kohore, sepse kryen

funksionin e rrethanorit të kohës në fjalinë e thjeshtë. Si e tillë, ajo vendoset në

marrëdhënie nënrenditëse kohore me pjesën prej së cilës varet.

Shkruhen shembuj të tjerë në dërrasë të zezë duke dalluar lidhëzat nënrenditëse

kohore.

Shpjegohen teorikisht dhe me shembuj marrëdhëniet e njëkohësisë, të parakohësisë

dhe të paskohësisë në fjalinë e përbërë me pjesë të nënrenditur kohore.

Shpjegohet përdorimi i presjes në fjalinë e përbërë me pjesë të nënrenditur kohore.

Jepen shembuj kur pjesa e nënrenditur kohore ndodhet para, në mes dhe pas pjesës

kryesore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 261. Vlerësohen nxënësit

që u përfshinë më shumë në diskutim dhe argumentim.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 261. Kontrollohet e vlerësohet

puna e nxënësve.

Hapi V. Shkrim i lirë, sipas kërkesave të ushtrimit 6 në faqen 261.

Bëhet leximi e diskutimi i punës së dy nxënësve të niveleve të ndryshme.

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5 në faqen 261 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 43.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet shkakore e qëllimore

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë marrëdhëniet shkakore e qëllimore në fjalitë e përbëra me nënrenditje.

• Të përcaktojë mjetin me të cilin lidhen pjesët e nënrenditura shkakore e qëllimore.

• Të përdorë kur duhet presjen në fjalitë e përbëra me marrëdhënie nënrenditëse

shkakore e qëllimore.

• Të ndërtojë një tekst, ku të përdorë fjali të përbëra me marrëdhënie shkakore e qëllimore.

• Të bëjë skemën e fjalive të përbëra me marrëdhënie shkakore e qëllimore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë e drejtuar,

punë dyshe, shkrim i lirë.

163

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë katër fjali:

- dy të thjeshta me rrethanor shkaku e qëllimi dhe

- dy të përbëra me pjesë të nënrenditura shkakore e qëllimore.

Diskutohet rreth këtyre fjalive.

Hapi II. Vendoset në dërrasën e zezë tabela ku është shkruar teksti që ndodhet

në fillim të faqes 262. Lexohet teksti nga një nxënës që lexon bukur. Përqendrohet

vëmendja te fjalitë e përbëra me marrëdhënie nënrenditëse shkakore e qëllimore.

Diskutohet dhe analizohet fjalia e parë:

Perëndesha e dashurisë, Afërdita, u zemërua me Narcisin, /sepse ky ia ktheu

mbrapsht dhuratën.

Kjo fjali përbëhet nga dy pjesë:

Pjesa kryesore: Perëndesha e dashurisë, Afërdita, u zemërua me Narcisin.

Pjesa e nënrenditur shkakore: sepse ky ia ktheu mbrapsht dhuratën

Mësuesi/ja shpjegon se kjo pjesë e nënrenditur tregon shkakun e kryerjes së

veprimit të shprehur nga folja e pjesës kryesore. Si e tillë, ajo vendoset në marrëdhënie

nënrenditëse shkakore me pjesën kryesore dhe kryen funksion të njëjtë me atë të

rrethanorit të shkakut në fjalinë e thjeshtë.

Sqarohen nxënësit se marrëdhëniet shkakore shprehen me anë të lidhëzave e

shprehjeve lidhëzore shkakore ose me anë të lidhëzave nënrenditëse kohore.

Shkruhen shembuj për çdo rast.

E njëjta ecuri metodike ndiqet edhe për fjalitë, që shprehin marrëdhënie

nënrenditëse qëllimore.

Me anë të shembujve shpjegohet edhe përdorimi i presjes në fjalitë që shprehin

marrëdhënie shkakore e qëllimore.

Gjatë orës së mësimit të dëgjohet mendimi i nxënësve të niveleve të ndryshme,

pastaj ndërhyn mësuesi/ja me plotësime e sqarime.

Hapi II. Punë e drejtuar në dy grupe. Njërit grup i jepet ushtrimi 1 në faqen 263,

ndërsa grupit tjetër i jepet ushtrimi 2 në faqen 264. Po japim ndarjen, emërtimin dhe

skemën e dy fjalive të fundit të ushtrimit 2:

Sapo u përhap 1 lajmi/ se kablloja elektrike nuk po i përçonte 2 më sinjalet e

telegrafit,/ turma e zemëruar iu vërsul 3 njeriut /që më pas se kushdo tjetër ishte 4 me

faj në këtë rast.

1. Sapo u përhap lajmi – pjesa e nënrenditur kohore e shkallës së parë.

2. se kablloja elektrike nuk po i përçonte më sinjalet e telegrafit – pjesa e

nënrenditur përcaktore e shkallës së dytë, varet nga emri lajmi.

3. turma e zemëruar iu vërsul njeriut – pjesa kryesore.

4. që më pak se kushdo tjetër ishte me faj në këtë rast – pjesa e nënrenditur

përcaktore e shkallës së parë.

164

Bëjmë skemën e kësaj fjalie të përbërë:

Pjesa e nënrenditur shk. I

Pjesa e nënrenditur shk.II

Pjesa kryesore

Pj. 1

Pj. 2

Pj. 3

Pj. 4

Pjesa e nënrenditur shk. I

Sipas tyre ishte 1 ai/ që i mashtroi 2 qytetarët e ndershëm ngado që ishin 3 pasi

besohej 4 se ai paska 5 ditur që telegrafi 6 nuk punonte prej kohësh dhe nuk ka

treguar 7 .

1. Sipas tyre ishte ai – pjesa kryesore.

2. që i mashtroi qytetarët e ndershëm – pjesa e nënrenditur përcaktore e shkallës

së parë.

3. ngado që ishin – pjesa e nënrenditur vendore e shkallës së dytë.

4. pasi besohej – pjesa e nënrenditur shkakore e shkallës së parë (varet nga

pjesa kryesore).

5. se ai e paska ditur – pjesa e nënrenditur kryefjalore e shkallës së dytë.

6. që telegrafi nuk punonte prej kohësh – pjesa e nënrenditur kundrinore e shkallës

së tretë.

7. dhe nuk ka treguar – pjesa e nënrenditur kryefjalore e shkallës së dytë (e

bashkërenditur me pjesën kryefjalore më lart).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Pjesa kryesore

Pj. kr

PN përcaktore e shk. I

Pj. 2

Pj. 4

PN përcaktore e shk. I

PN kryefjalore e shk.II

Pj. 3

Pj. 5

Pj. 7

PN kryefjalore e shk.II

PN kundrinore shk. III

Pj. 6

Hapi IV. Punë dyshe. Ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 264. Kontrollohet e vlerësohet

puna e nxënësve.

Hapi V. Shkrim i lirë. Ushtrimi 7 në faqen 264. Lexohen, diskutohen tri krijime të

nxënësve të niveleve të ndryshme me temë “Kompjuteri im”, ku janë përdorur fjali të

përbëra me marrëdhënie nënrenditëse shkakore e qëllimore.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 në faqen 264 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f.

44.

165

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Bregu i Mollës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar lirikën e mallit.

• Të zbulojë mjetet që përdor autori për të kuptuar motivin e mallit.

• Të komentojë si paraqitet artistikisht motivi i mallit.

• Të zbulojë ritmin melodioz të poezisë nëpërmjet mjeteve që përdor autori.

• Të kthejë poezinë në një prozë të shkurtër poetike.

Mjetet e mësimit:

teksti i nxënësit, mjete shkollore.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Kllaster, Lexim, Tabela e figurave letrare

Rrjeti i diskutimit, Ditari dy-tri pjesësh

Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja rikujton njohuritë që kanë marrë nxënësit për tekstin poetik me

anë të pemës së mendimit.

vargu rima ritmi

Ligjërimi epik

Ligjërimi didaktik

Ligjërimi lirik

Teksti poetik

Elemente të formës

Tingëllim - efekte zanore

Zgjedh leksik të veçantë

Përdor një rend jo të drejtë sintaksor

Gjuhë poetike - figura letrare të pasura

patriotike

filozofike

e dashurisë

e peizazhit

meditative

Hapi II. Mësuesi\ja lexon poezinë. E veçanta e kësaj poezie është se i mungojnë shenjat

e pikësimit. Gjatë leximit nxënësit do të përqendrohen për t’u dhënë përgjigje pyetjeve:

- Çfarë motivi trajton poeti në poezi?

- Cilat janë fjalët që përsëriten?

- A ka rimë apo muzikalitet poezia?

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. a. Vendet me toponimet: Lugu i Kelmendit; Bregu i Mollës; Shpella e

Bli Hunit, Gurra e Magjupit Ujëhollë; Gurrë e Magjupit Ujëmirë.

Nxënësit gjejnë epitetet (kompozitat).

166

Ushtrimi 1. b. Disa nga lojërat që bënte me mikun e tij:

Zjarri i madh që ra shi i mbarë e na e fiku;

Turra e gurëve mbi të cilën hipnim të rritemi;

Pinim ujë me fletë ...

Dy pushkë të vogla, shtogu lidhë me tojë.

Hapi IV.

PO Përmes përshkrimit të lojërave dhe vendeve autori shpreh JO

mall, nostalgji një lidhje shpirtërore me vendlindjen?

Ushtrimi 2. Punohet me tabelën e figurave.

Gjollë - Rrasë ku vihet kripa për ta ngrënë bagëtia; vend i thatë e gurishtë, ku

shpien zakonisht bagëtinë për t’i dhënë kripë.

Vargu

Motive të kuqe:

mollët e kuqe

zjarri i madh

gjollat e kuqe

Motive të verdha

Figurat letrare

Epitet metaforik

Epitet i drejtpërdrejtë

Epitet i drejtpërdrejtë

Epitet metaforik

Epitet metaforik

Efekti mbresëlënës

Çdo kujtim i fëmijërisë së tij është

me imazhin e ngjyrës së kuqe,

ngjyrë e gëzuar, e dashur, e

ngrohtë. E tillë është vendlindja,

ndjenja që autori ka për të, brenga

që ai ka për vendlindjen.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 3. Nxënësit bëjnë zgjedhjen e tyre:

Të gjitha janë këtu, të gjitha janë ...deri te

Po lindim përmes bimëve të tjera.

Komenti i nxënësit.

Ushtrimi 4. Element i rëndësishëm i poezisë është ritmi, i cili realizohet me rënien e

theksave logjikë, po për ritmin kuptimor autori përdor përsëritjen e një vargu (përsëritja

është në funksion të theksimit të idesë së autorit).

Vargu

Komenti

Kurrgjë s’qenka kurrgjë.

Autori nuk vajton për jetën. Ai mediton

për të. Ajo që në fëmijëri e argëtonte, e

gëzonte, luante me të dhe s’i kishte dhënë

rëndësi, tani që është i rritur, i jep vlerat

dhe rëndësinë që ka, si një vlerë e asaj që

është autoktone.

Hapi IV. Nxënësit do të gjejnë në tekst përsëritjet që përforcojnë notat e mallit dhe

nostalgjisë. Në këtë etapë do të punohet me ditarin dypjesësh.

Vargjet

se digjen malet

po kush i paska prekur

as... as...

gurra e magjupit

veç toka e vjetër

rrodhi si rrodhi

të gjitha janë

po ikim nga gjaku

Komenti

Autori bën një numërim zbritës (shkallëzim) nga qielli

deri në tokë duke i lënë hapësirë lexuesit të imagjinojë,

të ketë një përfytyrim konkret, të përjetojë çdo prehje të

natyrës, çdo shenjë të saj që ka lënë gjurmë në mendjen e

autorit që në fëmijëri. Dhe ato shenja janë si zjarri; se digjen

more malet, ushtojnë nga një thirrje e pafajshme, një thirrje

fëmijërore që kërkon ndihmë, në një thirrje të fortë, sikur

kërkon të shkundë gjithçka nga e kaluara, një thirrje që me

vargun “po kush i paska prekur” tregon vuajtjen, lutjen që

i drejtohet një force si zoti. Ndoshta autori shikon nga kjo

forcë që i ka vënë një emër ‘o zot’ sikur kërkon një përgjigje,

të gjejë atë dorë që ka prishur e ndërruar gjithçka.

167

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 5. Nxënësit do të shkruajnë detajet. Punohet me teknikën Punë e pavarur.

Rrjedh - rrodhi këtyre lugjeve koha, retë përherë shtegtare;

dielli – dielli dymbëdhjetë e pesë;

personat që nuk jetojnë më – po ikim nga gjaku.

Nxënësit dëgjojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin.

Komenti. Përgjigjen e shqetësimeve autori e gjen te Koha. Koha që rrjedh, fshin

e rrëmben shumë kujtime të dashura për të e në fund, autori asgjë nuk gjen. Ai

shpreh dilemën shpirtërore të njeriut të kohës, i cili është i lidhur shpirtërisht me

vendlindjen.

Shkallëzimi i autorit arrin gjer në tokë: “Veç këtu janë të gjitha”. E përfytyron

tokën si ruajtësen më të mirë, më të kujdesshme të jetës, kujtimeve. Te kjo tokë shikon

edhe rilindjen.

Ushtrimi 6. Komenti.

Shmangia e shenjave të pikësimit krijon te lexuesi ndjenjën e diçkaje që nuk

ndalon, pra lidhet me kuptimësinë e poezisë. Ndërsa e lexon, kupton edhe gjendjen

e poetit, një njeri që mendon vrullshëm, mendime të së shkuarës që i vijnë në çast,

prandaj ai s’pyet për shenjat e pikësimit, për intonacionimn. Mungesa e tyre e jep

edhe si njeri me mendime që nxitojnë, nguten, që shprehin shqetësimin e tij dhe në

fund gjen përgjigjen e shqetësimeve.

Vendosja vetëm e retiçencës krijon përshtypjen e një çlodhjeje.

Hapi V. Në këtë hap u kërkohet nxënësve se me ç’varg punon autori.

A. Shkreli punon me një varg të lirë, duke e organizuar lirshëm vargun e gjatë

e të shkurtër. Po ashtu, organizon lirshëm nëpër vargje drejtpeshimin e fjalës dhe

idesë. Kjo mënyrë shkrimi e ligjërimit poetik të jep mundësi ta kthesh atë lehtësisht

në prozë poetike.

Hapi VI. Mësuesi u kërkon nxënësve të kthejnë në prozë 5 vargjet e para. Në këtë

punë jep edhe krijimin e tij për të qartësuar nxënësit për detyrën. Kthimi në prozë i

pjesës tjetër të poezisë vijohet detyrë shtëpie.

Në fund bëhen vlerësimet e nxënësve.

168

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Pa ty

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar lirikën e dashurisë.

• Të bëjë një lidhje logjike midis titullit dhe përmbajtjes.

• Të përshkruajë me detaje nga teksti peizazhin në të cilin poeti vendos heroin lirik.

• Të analizojë funksionin e krahasimeve dhe arsyen e përdorimit të tyre nga ana e autorit.

• Të gjejë raste të “prishjes” së rendit sintaksor dhe të interpretojë funksionin e

inversionit.

• Të analizojë metrikën e poezisë.

• Të përshkruajë atmosferën e mistershme që krijon figura e përmbysur e hënës

në poezi.

Mjetet e mësimit:

teksti i nxënësit,

CD me muzikën e lehtë “Sonata e hënës”

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

bisedë, lexim i detajuar, tabela e figurave

punë e pavarur – shkrim i lirë

praktikë e drejtuar, praktikë e udhëhequr

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja nis mësimin duke i njohur nxënësit me autorin dhe tematikën

e poezisë. Nën sfondin e muzikës “Sonata e Hënës” lexon duke interpretuar poezinë

“Pa ty”.

Hapi II. Mësuesi\ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Çfarë kumton autori?

- Çfarë përfytyrimi ngjall tek ju?

- Çfarë efektesh emocionale ju përcolli dëgjimi i kësaj poezie?

- Cilat fjalë ju ngelën në mendje si zgjedhje e kujdesshme dhe e bukur e autorit?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre. Të bëhet përpjekje të tërhiqet mendimi i atyre

nxënësve që nuk janë shumë aktivë, të cilët ndjejnë pasiguri apo emocione për të

shprehur mendimet që kanë.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Arsyet pse ka mbetur vetëm: Ti ike udhës së pafundme – ndjen mall për vajzën,

e cila ka lënë gjurmë në shpirtin e tij.

Ushtrimi 2. Autori përdor paralelizmin ndërmjet natyrës dhe gjendjes shpirtërore

të unit lirik. Nxënësit nxjerrin nga poezia elemente të peizazhit:

- ku zverdhen drurët gjetherënës

- lejlekët ikën

- si stof i keq u zbeh blerimi, mullarë të gjysmuar

- nis të fryjë erë e ftohtë.

Autori zgjedh nga natyra ngjyrën e zverdhur, ngjyrën e zbehtë. Stina e vjeshtës në

169

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

vetvete mbart trishtim, por ky është një trishtim i bukur, sepse ka ngjyra të ngrohta.

Çdo element i vjeshtës i jep mundësinë heroit lirik të bashkëbisedojë me vajzën që

i ka lënë gjurmë në shpirt.

Ushtrimi 3. Mësuesi u kujton nxënësve figurën e Don Kishotit e atë që ai

përfaqëson në letërsi: donkishotizëm – një njeri që ka qëllime dhe ideale të larta,

por rruga, mjetet që ai zgjedh jo vetëm që nuk e çojnë drejt realizimit të idealit, por

shënojnë hapa prapa.

Figurat që gjejnë nxënësit i punojnë me tabelën e figurave.

Duken që larg

si donkishotë

(mullarët)

Vargu Figurat letrare Efekti mbresëlënës

Ku qerrja baltërave

bën shkrime, të lashta

si të Gjon Buzukut

krahasim

krahasim

- Peizazhi është i shkrirë me gjendjen

shpirtërore të poetit. Atij i bien në sy

mullarët, të cilët të përgjysmuar, i

kujtojnë personazhin e letërsisë së

mesjetës Don Kishotin, për të treguar

se bota nuk është më e bukur dhe e

realizuar pa praninë e vajzës që ka

dashur.

- Gjendja shpirtërore meditative bën

që të shkrihet e shkuara e largët me

të tashmen, si për të treguar se edhe

dashuria e tij është aq e lashtë dhe aq

e vlerë sa shkrimet e shkrimtarit të parë

shqiptar, Gjon Buzukut.

Heroi lirik ndodhet në vetmi, në muzg. Baltërat e vjeshtës që përsëriten në kohë,

qerrja si një element i së shkuarës dhe Gjon Buzuku, që për heroin është si mit, i

shërbejnë heroit lirik që ta pranojë largimin e vajzës në një vend saj dhe në kohë, por

t’i shkruajë për mallin që ndien për të.

Ushtrimi 4. Në këtë ushtrim nxënësit do të përfundojnë punën pavarur. Dëgjohen

2-3 punime të nxënësve, duke bërë edhe vlerësimin e tyre.

Ushtrimi 5. Mësuesi\ja do të punojë për të ngulitur konceptin e inversionit apo

“prishjes” së rregullit sintaksor në poezi. Nxënësit do të nënvizojnë në tekst dhe

mësuesi\ja do të shkruajë në tabelë:

i arti medaljon i hënës;

ngjajnë toka, pylli, reja;

i ftohti medaljon i hënës.

Praktikë e drejtuar: Vendosini fjalët e grupeve emërore dhe foljore në rendin

normal.

- Do të përftohet: medaljoni i artë i hënës; toka, pylli, reja ngjajnë, medaljoni i ftohtë

i hënës. Në të parën e të tretën, autori nuk dëshiron të theksojë formën, por ngjyrën

dhe efektin emocional që shkakton ajo. Në të dytën, inversioni bëhet për të përftuar

efekte, muzikalitet të brendshëm të vargjeve.

170

Ushtrimi 7. Ky ushtrim do të punohet me teknikën Praktikë e udhëhequr. Mësuesi\ja

punon për metrin e strofës së parë:

Vargu: nëntërrokësh

Theksi ritmik: 2; 8.

Rima AB AB.

Në strofën e katërt, vargu III, mendimi përfundon në fillim të vargut IV.

Ushtrimi 8. Në këtë ushtrim do të punohet me teknikën Ditari dypjesësh.

Vargjet

Në grykë e di që do më ngelet

I ftohti medaljon i hënës.

Komenti

Hëna duket kaq e pastër, kaq e ndritshme,

me ngjyrë që s’të vret, por njëkohësisht e

ftohtë dhe e largët. Heroi lirik e di që ajo

(në mënyrë simbolike vajza) është një e

vetme, ashtu si ai, është larg si vend e

si kohë.

Në fund të poezisë dhimbja shpirtërore

arrin shkallën më të lartë dhe shndërrohet

në dhimbje fizike. (në grykë –medaljoni)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie. Shkruani përfytyrimet që ju ngjall kjo poezi, duke u mbështetur

në gjendjen shpirtërore të heroit lirik.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe përmbledhja

e orës së mësimit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Kadenca e Violës (vjeshta)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

•Të lexojë për të identifikuar llojin e lirikës moderne.

• Të zbulojë përmes detajeve të poezisë imazhet që sjell autori.

• Të përshkruajë përmes metaforës konceptin e kohës që rrëmben gjithçka me vete.

• Të përcaktojë efektet muzikore që ndihen në poezi.

• Të zbulojë kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar.

• Të analizojë metrikën e poezisë.

• Të komentojë lidhjen ndërmjet poezisë dhe muzikës.

Mjetet e mësimit:

teksti i nxënësit, foto të instrumenteve

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

lexim i detajuar, punë me grupe, kllaster

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën që do të punojë dhe autorin. Para se

të lexohet poezia do të kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”:

1. lexohet dhe, nëse është e nevojshme, sqarohet informacioni;

2. lexohen fjalët e shpjeguara (fjalori).

171

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Mësuesi\ja zgjedh një nxënës që reciton bukur për të lexuar poezinë.

Pyetje: - Ç’lidhje mund të vendosni midis titullit dhe përmbajtjes së poezisë.

- Nga ç’nota përshkohet poezia?

Përgjigjet mund edhe të shkruhen në dërrasë:

Poezia flet për elemente të natyrës, për vjeshtën e cila mbizotëron kudo. Ajo

përshkohet nga nota të trishtuara.

Hapi III. Punohen ushtrimet e rubrikës Reflektimi kuptimor. Ushtrimi 1. Do të

punohet me grupe:

Grupi I. Strofa I.

Të krijohet përshtypja e një koncerti në natyrë që nga bregorja e deri te jehona e

kashturinave. Kjo muzikë largon pikëllimet.

Grupi II. Strofa II.

Në këto net, plot kureshtje e kënaqësi, zhbirojnë saktësinë e këngës polifonike,

duket sikur harmonizohet kënga me zhvendosjet e yjeve, një harmonizim i bukur, i

saktë, midis botës së universit me botën e shpirtit njerëzor.

172

Grupi III. Strofa III.

Imazhet vijnë nga një mjedis dhe kohë reale: shkollarë, vajza dhe djem, rrëzë

mureve, në një stinë vjeshte, mbase në vitin e fundit që mund të jetë kufiri ndërmjet

adoleshencës dhe pjekurisë.

Ushtrimi 2. Nxënësit nënvizojnë në poezi ato fjalë poetike që sjellin nota trishtimi

e nostalgjie. Mësuesi\ja do t’i shkruajë në dërrasë dhe me to nxënësit do të shkruajnë

duke imagjinuar kohën e fëmijërisë së poetit.

Përgjigje: ... më parë se ti të zhdukeshe kometë, edhe yni iku.

lotët rridhnin përzierë me shi

e djemve zemra u mori cegëm.

Ushtrimi 3. Koha – shtrëngatë e madhe atë ditë.

Mësuesi\ja do të fokusohet për të zbuluar kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit

fillestar. Përzgjidhen fjalët poetike:

ujëra të amullt - mijëra fyej që të kujtojnë kohën e bukur të fëmijërisë;

zhbironim – mendja e një fëmije përpiqet të kuptojë, kjo shoqërohet me rritjen e

njeriut;

edhe i yni iku – është koha e rinisë që iku pa e kuptuar, koha e rinisë që zgjat sa

çel bohçja e karafilit.

Kur kupton se kjo kohë ka zgjatur për pak kohë kupton se në jetën tënde s’do të

ketë më gëzime, por edhe shqetësime, rënkime deri në klithma. Është shtrëngata e

jetës që do të vendosë përpara vështirësi.

Mësuesi\ja do të kërkojë të bëhet analiza e fjalëformimit.

Ushtrimi 4. kushdiku

– kush: përemër pyetës që përdoret për të pyetur për të panjohur; diku – ndajfolje

vendi që tregon mënyrë të papërcaktuar.

Interpretimi: Jeta, çastet e gëzuara të rinisë u shkëputën nga e panjohura në një

çast të papërcaktuar, lumturia ngeli diku.

Hapi IV. Kalohet te rubrika Reflektimi stilistik gjuhësor.

Praktikë e udhëhequr nga mësuesi.

Ushtrimi 5. Diskutohet mbi përshkrimin e natyrës:

Kashturinat jehojnë; shtrëngatë e madhe rrugën e përmbyt shiu, rrëke përçojnë...

Ushtrimi 6. Nxënësve u drejtohet pyetja:

- A ka lidhje muzika me natyrën? Si duhet kuptuar kjo lidhje:

a. Si një imitim i tingujve të natyrës?

b. Si një përqasje shpirtërore e botës së unit lirik me kompozimin hyjnor të natyrës?

Nxënësve u lihet hapësirë për të interpretuar tingujt.

Ushtrimi 6. c. Shpjegoni titullin “Kadenca e violës” (pjesa e koncertit që

instrumentisti e luan me fantazi pa u shoqëruar nga orkestra).

Pra, imagjinoni veten në një sallë koncerti, kur pas heshtjes së orkestrës, interpreton

solisti në violinë. Kështu ndodh edhe në natyrë, pas verës vjen vjeshta me melankoli

e trishtim.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 7. Nxënësit do të punojnë të ndarë në dy grupe:

Grupi 1. Epitete imazhi mbresëlënës

ujëra të amullt

zhvendosje të sakta

faqet e skuqura

rrugë e përmbytur

rrëke e murrme

Grupi 2. Metafora imazhi mbresëlënës

ujërat moçalore harbohen

kashturinat jehojnë

bohçe karafili

Hapi V. Punohet me teknikën pema e mendimit (Kllaster):

Mësuesi bën një përmbledhje të njohurive që kanë marrë nxënësit për lirikën.

himni

lirika tradicionale

elegjia

lirika filozofike

Poezia lirike

përcillet te

lexuesi përmes

organizimit të të

gjitha niveleve:

përjetimeve,

emocioneve të

poetit përmes

fjalëve të tij.

trajta

tinguj

fjala

rend sintaksor

173

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet mënyrore dhe sasiore

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë marrëdhëniet mënyrore dhe sasiore në fjalitë e përbëra me nënrenditje.

• Të përcaktojë mjetin që shpreh marrëdhëniet mënyrore e sasiore.

• Të përdorë presjen në fjalitë e përbëra me marrëdhënie nënrenditëse mënyrore

e sasiore.

• Të bëjë krijime të ndryshme ku të përdorë fjali të përbëra me marrëdhënie

mënyrore dhe krahasore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela, bojëra, shkumësa me ngjyra.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim, diskutim

e argumentim, punë dyshe, punë e drejtuar,

shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë katër fjali:

- dy të thjeshta me rrethanorë mënyre e sasie,

- dy të përbëra me pjesë të nënrenditura mënyrore dhe sasiore.

Diskutohet rreth tyre.

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë, ku është shkruar teksti që ndodhet

në fillim të faqes 265. Mësuesi/ja mund të shkruajë edhe vetë tekst ose fjali.

Lexohet teksti nga mësuesi/ja. Udhëzohen nxënësit të përqendrohen te fjalitë e

përbëra me nënrenditje mënyrore dhe sasiore. Diskutohet rreth tyre.

Mbasi diskutohet me nxënësit për fjalinë e parë, arrihet në përfundimin:

- Fjalia përbëhet nga dy pjesë:

- Pjesa kryesore: edhe vezullimi i ngjitej rrjedhës së lumit.

- Pjesa e nënrenditur mënyrore: ashtu si autobusi ngjiste të përpjetës.

- Rrethohet ose nënvizohet lidhëza mënyrore.

Shkruhen në dërrasë lidhëzat e shprehjet lidhëzore mënyrore të tekstit. Nxiten

nxënësit të ndërtojnë fjali me to. Përqendrohet vëmendja te fjalia e fundit e këtij

teksti:

Sa më shumë u afrohesh brezave, /aq më tepër e ndien madhështinë e këtyre

vendeve.

- Kjo është fjali e përbërë nga dy pjesë:

- Pjesa e parë është e nënrenditur sasiore, sepse kumton sasinë e veprimit, që

përmban folja e pjesës kryesore. Ajo kryen funksion të ngjashëm me atë të rrethanorit

të sasisë në fjalinë e thjeshtë. Ajo lidhet me pjesën kryesore me lidhëzën sa, që

shpreh marrëdhënie sasiore.

- Pjesa e dytë është kryesore. Në fillim të saj qëndron ndajfolja e sasisë aq më që

përdoret si tog lidhëzor për të lidhur fjalinë e varur, që tregon një sasi, masë, shkallë etj.

174

Shkruhen në dërrasë të zezë lidhëzat, që shprehin marrëdhënie sasiore, si: sa,

saqë, mesa, aq sa. Nxënësit ndërtojnë fjali me to. Fjalitë shkruhen në dërrasë të

zezë. Me anë të shembujve shpjegohet përdorimi i presjes në fjalitë e përbëra me

marrëdhënie mënyrore dhe sasiore.

Hapi III. Punë dyshe. Ndahen nxënësit në grupe dyshe sipas bankave.

- Grupit të parë i jepet ushtrimi 1.

- Grupit të dytë i jepet ushtrimi 2.

- Grupit të tretë i jepet ushtrimi 3.

Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të grupeve të ndryshme.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimet 5 dhe 6.

Vlerësohet puna e nxënësve që u përfshinë më shumë në diskutime dhe që sollën

argumente bindëse.

Hapi V. Shkrim i lirë. Ushtrimi 7.

Lexohen dhe vlerësohen disa krijime të nxënësve të niveleve të ndryshme.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 4 në faqen 267 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 46.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Marrëdhëniet krahasore

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë marrëdhëniet krahasore në një fjali të përbërë.

• Të dallojë fjalinë e përbërë me marrëdhënie nënrenditëse krahasore nga ajo sasiore.

• Të dallojë fjalën mbështetëse në një fjali të përbërë me marrëdhënie nënrenditëse

krahasore.

• Të dallojë mjetin me të cilin shprehen marrëdhënie krahasore.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela, bojëra, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë dyshe,

punë e pavarur, punë e drejtuar,

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bëhet një përsëritje e shpejtë për fjalitë me marrëdhënie nënrenditëse

të mësuara deri tani. Për çdo pjesë të nënrenditur kërkohet të jepen shembuj nga

nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë, ku është shkruar teksti, që ndodhet

në fillim të faqes 268. Lexohet teksti nga mësuesi/ja. Nënvizohen bashkë me nxënësit

kallëzuesit dhe rrethohen mjetet lidhëse. Dallohen fjalitë e përbëra me nënrenditje.

175

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Përcaktohet lloji i marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve të tyre.

Përqendrohet vëmendja te fjalia e parë:

S’ka gjë më të bukur /sesa të shohësh qindra krahë të ngritur drejt njëri-tjetrit.

Kjo fjali përbëhet nga:

- Pjesa kryesore: s’ka gjë më të bukur, në të cilën gjendet një mbiemër i shkallës

krahasore.

- Pjesa e nënrenditur: sesa të shohësh qindra krahë të zgjatur drejt njëri-tjetrit.

Të dyja pjesët krahasohen. Si fjalë mbështetëse, që fut pjesët në marrëdhënie

krahasore, shërben mbiemri i pranishëm te pjesa kryesore.

Shpjegohet se si fjalë mbështetëse mund të shërbejë edhe një ndajfolje, e cila

kryen funksionin e rrethanorit të mënyrës ose të sasisë në pjesën kryesore.

Në të vërtetë koha kaloi më shpejt /seç e menduam.

- Shkruhet në dërrasë të zezë përkufizimi:

Me fjalë mbështetëse do të kuptohet një gjymtyrë e pjesës kryesore në një fjali të

përbërë me marrëdhënie nënrenditëse, që plotësohet prej një pjese të varur.

- Shkruhen edhe lidhëzat nënrenditëse, që shprehin marrëdhëniet krahasore, si:

sa, sesa, seç, nga, nga sa nxiten nxënës të niveleve të ndryshme të thonë shembuj,

ku këto lidhëza të shprehin marrëdhënie krahasore.

Hapi III. Punë dyshe. Ndahen nxënësit sipas bankave në grupin A, B dhe C.

Grupit A i jepet ushtrimi 1.

Grupit B i jepet ushtrimi 2.

Grupit C i jepet ushtrimi 4.

Kontrollohet e vlerësohet në mënyrë të ndërsjellë puna e nxënësve.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimi 4. Zgjidhja e këtij ushtrimi bëhet kështu:

Meqenëse pjesët kryesore janë në fillim, po shpjegojmë marrëdhëniet, që shpreh

lidhëza se:

1. Se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh – marrëdhënie kryefjalore.

2. Se kishin parë një liqen në mes të pyllit – marrëdhënie kundrinore.

3. Se kishte rënë shumë dëborë – marrëdhënie shkakore.

4. Se ai që sakrifikon për të tjerët – marrëdhënie krahasore.

Hapi V. Punë e pavarur. Ushtrimi 5.

Hapi VI. Bashkë me nxënësit bëhet pema e mendimit për fjalitë e përbëra me

marrëdhënie nënrenditëse rrethanore:

vend

kohë

mënyrë Marrëdhëniet rrethanore shprehin sasi

shkak qëllim krahasim

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

176

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 në faqen 269 dhe ushtrime nga Fletorja e punës, f. 48.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Një vajzë

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar llojin e lirikës moderne.

• Të zbulojë kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar.

• Të komentojë imazhin poetik, si veçori mbresëlënëse e poezisë.

• Të kuptojë dhe shpjegojë metaforën si figurën qendrore të poezisë moderne.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

shkumësa, CD me muzikë të lehtë.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Bisedë, tabela e figurave letrare,

punë në grupe.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis orën e mësimit me një bisedë të shkurtër. Pasi u kërkon

nxënësve të shikojnë me kujdes foton në f. 144, u drejton pyetjen:

- A ju ka ndodhur që objektet e natyrës t`i imagjinoni me gjymtyrë?

Nxënësit mund të sjellin si shembuj: retë, hënën, grumbuj yjesh, shkëmbinj, gurë

të mëdhenj etj.

- Mënyra, emri si e keni përftuar në imagjinatën tuaj kishte lidhje me gjendjen

shpirtërore?

Kjo bisedë të mos zgjasë shumë. Të dëgjohen me dashamirësi mendimet e

nxënësve dhe të pranohen të gjitha.

Hapi II. Në sfond të një muzike të lehtë një nxënës lexon poezinë.

Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve mendimet që lindën për poezinë, përfytyrimet

që krijuan. Më pas i njeh nxënësit me autorin e poezisë, llojin e saj dhe veçoritë e

ndërtimit të poezisë lirike moderne, rolin e metaforës etj.

Hapi III. Nxënësit e rilexojnë strofën e parë për të gjetur metaforën. Ata mund t’i

lidhin interpretimet me foton në faqen 144.

Kalohet te rubrika Reflektimi kuptimor.

Ushtrimi 1. a) Nxënësit do të zbulojnë kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit

fillestar. Mund të pranohen këto interpretime:

- Pema – metaforë – vajza që është rritur.

- Ka depërtuar duart – metaforë foljore – ka shtrirë duart sikur thërret lumturinë.

- Limfa – metaforë – lëngu që ushqen trupin, dashuria që vërshon në trupin e vajzës.

b) Nxënësit mund të bëjnë disa interpretime sipas imazhit të tyre, por është

e dukshme se vajza i ngjason poetit me një pemë të shëndetshme, plot jetë dhe

ngjyra.

177

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

c) Do të punohet me tabelën:

Vargjet

Degët shpërthyen jashtë meje.

Je violetë me erëra përsipër.

Fëmijë-kaq i lartë! - ti je.

Dhe kjo për botën është çmenduri.

Imazhi poetik

Një vajzë që e tregon me plot jetë dhe lumturi

shpalosjen e dashurisë. Lëngu (limfa) që

ushqen pemën është aq jetëdhënës në trupin

e saj, sa shpërthejnë degët.

Dashuria nuk ka vetëm aromën e manushaqes,

lules së parë të pranverës, por i vishen dhe

aroma të tjera të natyrës dhe jetës.

Fëmija lartësohet. Dashuria lind si një foshnjë

që rritet.

Bota nuk çmendet nga bukuria, por nga

dashuria që ndodhet, rrjedh, ushqen trupin

dhe shpirtin, që befasisht shpërthen e rritet.

Mësuesi/ja duhet të pranojë ato interpretime të nxënësve, që u afrohen përgjigjeve

të mundshme.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre këtë ushtrim. Klasa do të

ndahet në grupe.

Grupi I: Gjeni fjalët poetike që korrespondojnë me Butësinë.

limfë, ngjitur, myshk, krahë

Grupi II: Gjeni fjalët poetike që korrespondoje me Çiltërsinë.

ka hedhur shtat, violet, fëmijë,

Grupi III: Gjeni fjalët poetike që korrespondojnë me Guximin.

depërtuar, shpërthyer, jashtë meje, erëra përsipër, botë, çmenduri

Mësuesi/ja përzgjedh nxënës të çdo grupi që të japin përgjigjet e tyre, duke bërë

ndërhyrjet e veta nëse është e nevojshme.

Detyrë shtëpie:

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

- Çfarë ju mbeti në mendje nga kjo orë mësimi? Cili ishte imazhi poetik që ju përftuat?

178

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Shkruaj poezi

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të bëjë një fjalor poetik.

• Të shkruajë poezi duke u nisur nga imazhet e pikturave dhe fotove.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa, Fletorja e punës.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Krijimi zinxhir, punë në grupe, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Shkruan në tabelë

titullin dhe fjalorthin e udhëtimit dhe u kërkohet nxënësve ta plotësojnë me fjalë të

tjera.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. U kërkohet nxënësve që me këto fjalë, duke bërë kombinacionin e duhur,

të krijojnë një poezi. Të mos shqetësohen për rimën e vargjeve, mund të jetë dhe

me vargje të lira. Nëse nxënësit kanë vështirësi, mësuesi krijon vargun e parë dhe i

kërkon secilit të ndërtojë nga një varg. Poezia krijohet nga disa nxënës zinxhir.

Hapi III. Punë me grupe: Fjalë të panjohura. Nxënësit udhëzohen të punojnë sipas

të dhënave në tekst. Ata lexojnë çiftet e fjalëve dhe vargjet poetike që kanë krijuar.

Hapi IV. Nxënësit bisedojnë për kujtimet. Më pas, shkruajnë në fletoret e tyre një

poezi me temë “Kujtime, imazhe të harruara në kasetën e kujtesës”.

Hapi V. Dashuria. Nxënësit lexojnë në heshtje informacionin:

a) U përgjigjen pyetjeve. Përgjigjet mësuesja i shkruan në tabelë duke bërë

fjalorth fjalësh me:

emra folje mbiemra ndajfolje

b) Nxënësit dallojnë detaje të veçanta që ndihmojnë në krijimin e tekstit poetik

“Dashuria”.

Ushtrimi 6. Profil: Do të punohet me të njëjtën teknikë, si te krijimi “Deti”.

Hapi VI. Nxënësit lihen të punojnë të pavarur në fletoret e tyre ose në fletë

formati.

Nxënësit që do të lexojnë poezitë dalin vullnetarisht ose i përzgjedh mësuesi/ja.

Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve, materialet mblidhen për t’u vlerësuar nga

mësuesi.

179

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalitë e përbëra me më shumë se dy pjesë.

Fjalitë e përbëra të përziera (ora I)

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë e përbëra me më shumë se dy pjesë nga fjalitë e përbëra me dy

pjesë.

• Të dallojë llojet e fjalive të përbëra (me bashkërenditje dhe nënrenditje).

• Të bëjë skemat e këtyre fjalive.

• Të ndërtojë fjali të përbëra me më shumë se dy pjesë, sipas skemave të

caktuara.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tabela me fjali të përbëra dhe skemat

e tyre, bojëra, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e analizë, punë dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku.

- Gjeni llojin e nënrenditjes në fjalinë e mëposhtme. Bëni skemat e tyre.

Fjalia e parë:

Po më duket 1 /se kërkon 2 nevoja/ të sqarohen 3 çështje më me rëndësi/ përpara

se të shtroni 4 punën e shoqatës/ që duhet ngritur 5 .

Skema e kësaj fjalie të përbërë:

1. Po më duket – pjesa kryesore.

Pj. kr

2. se e kërkon nevoja – PN kryefjalore, shk. I.

3. të sqarohen çështje më me rëndësi – PN kundrinore, shk.II. PN. sh. I

4. përpara se të shtroni punën e shoqatës – PN kohore, shk.III.

5. që duhet ngritur – PN përcaktore, shk.IV.

PN. shk. II

Kjo është nënrenditje e varguar.

PN. shk. III

PN. shk. IV

Fjalia e dytë.

Ai 1 që përgjigjej 2 , ishte 1 një djalosh, të cilin e kishte parë 3 me libra në dorë, tek

hynte dhe dilte 4 nga shkolla.

Skema e kësaj fjalie të përbërë:

1. Ai ishte një djalosh – pjesa kryesore.

2. që përgjigjej – PN përcaktore, shk.I.

Pj. kr

3. të cilin e kishin parë me libra në dorë – PN përcaktore, shk.I.

4. tek hynte dhe dilte nga shkolla – PN kohore, shk.II.

PN. sh. I PN. sh. I

Kjo është nënrenditje e varguar dhe paralele (e përzier).

PN. sh. II

180

Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë tabela, ku është shkruar teksti, që ndodhet

në fillim të faqes 70-të. Nxiten nxënësit të dallojnë fjalitë e përbëra. Nënvizohen

kallëzuesit, rrethohen lidhëzat dhe mjetet lidhëse. Bashkë me nxënësit emërtohen

pjesët e nënrenditura dhe bëhet skema. Shpjegohen skemat e të gjitha llojeve të fjalive

të përbëra me shembuj. Në fillim kërkohet mendimi i nxënësve të niveleve të ndryshme.

Mësuesi/ja bën plotësime e saktësime pa nënvleftësuar mendimin e nxënësve.

Hapi III. Punë dyshe. Punohen ushtrimet nga Fletorja e punës. Kontrollohet e

vlerësohet puna e nxënësve.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit, duke u mbështetur edhe në

këto pyetje:

- Çfarë mësuam sot?

- Sa llojesh është fjalia e përbërë? (vetëm me bashkërenditje, vetëm me nënrenditje,

me të dyja bashkë). Kërkohen shembuj nga nxënës të niveleve të ndryshme.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Detyrë shtëpie: Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalitë e përbëra me më shumë se dy pjesë.

Fjalitë e përbëra të përziera (ora II)

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë format e nënrenditjes (paralele dhe e varguar) në fjalinë e përbërë me

nënrenditje.

• Të bëjë skemën e një fjalie të përbërë.

• Të formojë fjali të përbëra duke bashkuar pjesë të veçanta, që janë shkëputur

nga e njëjta fjali.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar, punë dyshe,

punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtohen bashkë me nxënësit njohuritë për llojet e fjalive të përbëra.

Shkruhen skemat në dërrasë të zezë dhe ndërtohen fjali që t’u përgjigjen këtyre

skemave.

Hapi II. Punë dyshe. Ndahen nxënësit në grupe dyshe sipas bankave. Njërit grup

i jepet ushtrimi 1, kurse grupit tjetër i jepet ushtrimi 2. Kontrollohet dhe diskutohet

puna e nxënësve sipas grupeve.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimi 3.

Po analizojmë fjalinë e parë dhe të fundit:

181

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

1. Kur isha gjallë 1 / dhe kisha edhe unë zemër njeriu 2 ,/ nuk dija 3 fare /se ç’ishin 4

lotët,/ sepse jetoja 5 në Pallatin e Shkujdesjeve/ ku mjerimi është i ndaluar 6/ të hyjë 7

brenda.

1. nuk dija fare – pjesa kryesore

Pj. kr

2. Kur isha gjallë – PN kohore, shkalla I të bashkërenditura

me njëra-tjetrën.

3. dhe kisha edhe unë zemër njeriu – PN kohore, shkalla I

4. se ç’ishin lotët – PN kundrinore, shkalla e parë.

PN. I PN. I PN. I

PN. II

PN. III

5. sepse jetoja në Pallatin e Shkujdesjeve – PN shkakore, shk.II.

6. ku mjerimi është i ndaluar – PN përcaktore, shk. III.

PN.IV

7. të hyjë brenda – PN qëllimore, shk. IV.

Sqarohet se në fjalitë e përbëra me nënrenditje, pjesët mund të lidhen pa lidhëz

e mjet lidhëz, por nëpërmjet foljes në mënyrën lidhore. P.sh.:

Më duhet që të lexoj e të përgatitem për testin e gjuhës.

Pj. kr

2. Rreth e qark kopshtit zgjatej 1 një mur i lartë,/ po kurrë nuk u kujdesa 2/ të pyes 3

/se ç’kishte 4 jashtë tij, /pasi çdo 5 gjë që më rrethonte 6 , ishte 5 e mrekullueshme.

1. Rreth e qark kopshtit zgjatej një mur i lartë – pjesa kryesore.

2. por kurrë nuk u kujdesa – pjesa kryesore e

bashkërenditur, kundërshtore me pjesën tjetër kryesore.

3. të pyes – PN qëllimore, shk.I.

4. se ç’kishte jashtë tij – P kundrinore, shk.II.

5. pasi çdo gjë ishte e mrekullueshme – PN shkakore, shk.I.

6. që më rrethonte – pjesa e nënrenditur përcaktore, shk.II.

Skema e kësaj fjalie të përbërë:

Pj. kr (1)

Pj. kr (2)

PN. I (3) PN. I (5)

PN. II (4) PN. II (6)

182

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë. Ushtrimi 4 në faqen 272.

Rubrika: Të folurit

Tema: Teksti dramatik

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë për strukturën e tekstit dramatik.

• Të bëjë dallimin midis tekstit dramatik dhe atij rrëfimtar.

• Të klasifikojë veprat e njohura sipas llojeve dramatike.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa.

Teksti Dramatik

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, lexim me role.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan

në tabelë. Më pas, mësuesi/ja u shpërndan nxënësve nëpër banka një fragment nga

komedia “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” (ose pjesë tjetër), dhe përzgjedh një çift që

ta lexojë. Nxënësit vlerësojnë lexuesin me të mirë. Ata diskutojnë rreth materialit,

duke iu përgjigjur pyetjeve:

1. Çfarë lloj është teksti që sapo lexuat: - rrëfimtar,

- poetik,

- dramatik?

2. Si ju pëlqen më tepër: ta lexoni tekstin dramatik apo ta shihni të luhet në skenë?

3. A ka dallim midis tekstit dramatik dhe dramatizimit? Midis teatrit dhe dramës?

4. Nga se përbëhet struktura e tekstit dramatik?

Përbëhet nga dialogu, monologu, didaskalitë.

Nxënësit pasi lexojnë pyetjet shkruajnë në tabelë përgjigjet duke i argumentuar ato.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Me teknikën e Diagramit të Venit nxënësit bëjnë krahasimin ndërmjet

tekstit dramatik dhe atij rrëfimtar.

Teksti rrëfimtar

Teksti dramatik

Ka përshkrim, rrëfim, veta e

parë, e tretë.

Ka krerë, legjenda, mite,

përralla, tregim, novelë,

roman

funksioni estetik

arti i fjalës

strukturë

Dialog, monolog, didaskalitë

veta e dytë

me veten

konflikt me individë

me forca të mëdha

natyrore

akte, skena, tragjedi, dramë,

komedi

Hapi III. Ushtrimi 4. Nxënësit do të plotësojnë në fletoret e tyre tabelën.

183

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Tekste dramatike Tragjedi Dramë Komedi

Vilhelm Teli

Epoka para gjyqit

Prometeu i mbërthyer

Koprraci

Hapi IV. Disa prej këtyre teksteve nxënësit i kanë parë të luhen në teatër. Mësuesi/ja

do të kërkojë prej tyre një mendim të zgjeruar për lojën në skenë, qëllimin, komunikimin

me shikuesin.

A) Teatri është:

- lloj arti

- bashkëveprim i disa arteve: letërsisë, pikturës, muzikës, koreografisë.

B) Në skenë personazhet komunikojnë me njëri-tjetrin dhe përcjellin te publiku

ngjarjen, konfliktin, pa komunikuar drejtpërdrejt me të.

Publiku e merr këtë informacion dhe reagon, komunikon me aktorët. Kjo realizohet

nëpërmjet:

- duartrokitjeve

- të qeshurave

- emocioneve të tjera.

C) Dialogu mban peshën kryesore të situatave dramatike të zhvillimit dhe konfliktin

kryesor. Personazhet dialogojnë me njëri-tjetrin si në skenë të mos ketë asnjë njeri.

Publiku e ndien veten të përfshirë në këtë konflikt merr pjesë me emocione, mendime.

Ai përjeton ngjarjen sepse loja e aktorëve luhet me vërtetësi, ngjarja, konflikti i zgjedhur

është aktual për shoqërinë.

Hapi i pestë

Ushtrimi 5. Nxënësit do të bëjnë dallimin ndërmjet tekstit dramatik dhe atij rrëfimtar.

(Mund ta përcaktojë mësuesi/ja, por mund t’i lihet në dorë nxënësit).

Teksti

tregimtar

dramatik

Titulli Lloji Qëllimi Gjuha

Kjo detyrë do të përfundojë në shtëpi. Mësuesi/ja dëgjon dy punime duke bërë

në fund ndërhyrje.

Mësues/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

184

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Hamleti (ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar tragjedinë si lloj dramatik.

• Të lexojë për t’iu përgjigjur pyetjeve të parapërgatitura.

• Të analizojë heroin tragjik si zëdhënës i ideve të autorit.

• Të zbulojë rolin e monologut në tekstin dramatik.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore, tabela,

shkumës, vepra e Nolit “Vepra 5”.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Lojë me role, intervistë, lexim i detajuar.

Zhvillimi i mësimit

Punë përgatitore: Mësuesi/ja ka përzgjedhur disa nxënës që do të interpretojnë

fragmentin Hamleti. Të gjithë nxënësit janë udhëzuar të lexojnë tragjedinë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi I. Nxënësit e përzgjedhur interpretojnë në lojë me role fragmentin Hamleti. U

sugjerohet nxënësve të tjerë që po t’iu lindin pyetje gjatë interpretimit, t’i shkruajnë në

fletore. Pas interpretimit, nxënësit e tjerë bëjnë pyetje, të cilave u përgjigjet nxënësi

në rolin e Shekspirit, i cili është ulur në qendër të klasës.

1. Nga e keni marrë subjektin e tragjedisë?

2. Hamleti është portreti më i pasur dhe më i thellë që ka dalë nga pena juaj. Çfarë

keni pasur parasysh kur e keni përshkruar atë?

Përgjigje të mundshme:

- Subjekti i tragjedisë “Hamleti”, princi i Danimarkës, është marrë nga një sagë

(legjendë) daneze.

- Hamleti duhet parë jo vetëm si intelektuali i asaj kohe, por edhe si njeri i veprimit,

i aksionit. Tek ai shoh njeriun e sjelljeve elegante, njeriun e mendjes së lartë, njeriun

e rreptë të luftës. Është princi ideal i rilindjes angleze, heroik dhe fetar nga instinkti,

intelektual dhe skeptik nga edukata.

Hapi II. Nxënësit lexojnë me role duke nënvizuar detaje, që do t’u nevojiten në

përshkrim dhe argumentim.

- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

- Ç’lojë po luan Hamleti?

- Cili është kurthi që i ngre mbreti Hamletit?

- Cilët njerëz përfshihen?

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 2.

a) Çfarë i bën njerëzit sipas opinionit të Hamletit të dëshirojnë largimin nga jeta?

Punohet me tabelën “Ditari dypjesësh”.

185

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Fragmenti

M’e lart është vallë

të durosh/ Hobe, shigjeta

fati të tërbuar/ A të përballësh

një det të turbullt helmesh

Me arm’ e fund t’u japsh

Të vdeç- Të flesh

b) Pse kanë frikë të vdesin?

Fragmenti

...tmerri i asaj diç pas vdekjes

Vendit të pazbuluar, nga s’na kthehet

kur’ udhëtari, na trullos vullnetin

dhe vuajmë po të ligat që po kemi

Se sa të hidhemi në ato që s’dimë...

Komenti im

Komenti im

Nxënësit do të punojnë individualisht në fletoret e tyre dhe do të merren përgjigjet,

opinionet e tyre në lidhje me fragmentin. Mendimet mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

c) Punë me shkrim: Përshkruani cilësitë e Hamletit që dalin në monologun e tij.

Cilësitë intelektuale:

- Është i aftë të futet në thellësinë e botës shpirtërore.

- Përpiqet të zbulojë raportin ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes (arsyes).

- Bën analiza përgjithësuese filozofike dhe të psikologjisë njerëzore.

- Njeriu i mendjes së lartë.

Ndjesitë:

- Ndihet pesimist për të vazhduar jetën.

-Trembet nga e panjohura, por është trim për t’u përballur me vështirësitë e jetës.

- Ndjen dhembshuri për vuajtjet njerëzore.

Nxënësit punojnë deri në 10 minuta dhe lexojnë punën e tyre, të cilën e vlerësojnë

me njëri-tjetrin.

Nxënësit që s’e kanë përfunduar detyrën e vazhdojnë në shtëpi.

Mësuesi vlerëson orën e mësimit dhe nxënësit pjesëmarrës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Hamleti (ora II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të shpjegojë kuptimin e shprehjeve metaforike dhe hiperbolike në demaskimin

e padrejtësive shoqërore.

• Të komentojë vargjet duke u ndalur në dy ekstremet e moralit të shoqërisë.

• Të gjejë kontrastet, pyetjet retorike, enumeracionet, të vlerësojë rolin e tyre në

monolog.

186

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore, tabela,

shkumës, vepra e Nolit “Vepra 5”.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diagrami i Venit, ditari dypjesësh,

pema e mendimit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë me leximin e detyrës së shtëpisë “Përshkrimi

i cilësive të Hamletit”. Nxënësit do të japin mendimet dhe vlerësimet për punën e

shokëve. Do të dëgjohen dy punime.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Ushtrimi 3. Komentoni shprehjen metaforike dhe hiperbolike “Të përballosh një

det të turbullt helmesh”.

Komenti:

- Hamleti kishte jetuar deri atëherë i shkujdesur, në universitete midis librave,

studimeve të lara, arteve të bukura. Ishte djali i përkëdhelur i një mbreti heroik, pa shok

nga trimëria dhe mirësia, ishte princi trashëgimtar ideal, i adhuruar prej popullit, nga

maja e fronit ku lindi s’kishte parë veç lumturitë, bukuritë dhe madhështitë e natyrës e të

njerëzisë. Donte Ofelinë, vajzën më shpirtmirë dhe engjëllore të mbretërisë. Befas, për

këtë shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i përmbyset bota mbi kokë. Vëllai

vret të vëllanë dhe i rrëmben të shoqen; e ëma mendjelehtë martohet me vrasësin; i

ungji vrasës uzurpon fronin e të nipit; e dashura e tij e padjallëzuar, pa ditur e pa dashur,

vihet në shërbim të uzurpatorit që ta spiunojë; miqtë dhe shokët e djalërisë i venë gracka

dhe pusira; populli i falet një mbreti kriminal. Hamleti është i vetëm, i neveritur, i përgjuar

prej gjithësisë, është i detyruar jo vetëm të heqë dorë nga studimet, librat dhe artet e

bukura, po të fshijë nga shpirti çdo ideal tjetër dhe të shkulë nga zemra dashurinë për

Ofelinë, me qëllim që të përqendrojë tërë vullnetin dhe energjinë për të mbaruar një

detyrë të hidhur e të rëndë. Tani sheh poshtërsinë njerëzore dhe tërë shëmtinë e saj.

Dyshimi për vetën e për të tjerët, për jetën e për botën ia mpin shpirtin e trupin.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Vështrimi krahasues:

Padrejtësitë në

monologun e Hamletit

Padrejtësitë në

kohën e sotme

Të përbashkëtat

Dallimet

Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre deri në 10 minuta dhe përgjigjet e tyre

mësuesi/ja i plotëson në tabelë.

Ushtrimi 4. Komentoni vargjet ku paraqiten dy ekstremet e moralit të shoqërisë.

Punohet me teknikën Ditari i dypjesësh.

Vargjet

Komenti im

Me metanirë dhe fytyrë shenjti

dhe djallin vetë me sheqer pështjellim

187

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 5. Do të punohet me organizuesin grafik Tabela e figurave stilistike.

Hapi III. Përmbledhja e njohurive për tekstin dramatik (tragjedinë). Do të punohet

me teknikën “Pema e mendimit”, e cila plotësohet nga përgjigjet e nxënësve në tabelë,

pasi kanë punuar në fletoret e tyre.

tragjedia

Figura stilistike Lloji Funksioni kuptimor

Çdo vlerë zemërgjerë

nga të pavlershmit merr...

trajton tema të rëndësishme

heroi kryesor

jeta në dilemë

viktimë

Kontrast

i pafajshëm

fundi tragjik

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës dhe motivon

dhe nxënësit më pak aktiv.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Fjalitë e përziera. Skemat e tyre

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalitë e përbëra vetëm me bashkërenditje dhe vetëm me nënrenditje.

• Të paraqesë në skemë tipat e fjalive të përbëra të përziera.

• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra të përziera.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra, tabela.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

me diskutim e analizë, punë dyshe,

punë e pavarur; shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Hapen librat në faqen 273. Nxiten nxënësit e niveleve

të ndryshme të formojnë fjali të përbëra duke bashkuar pjesët që ndodhen në fillim

të faqes 273.

Fjalia e parë:

Lëreni të shkojë, sepse dikush duhet të arrijë i gjallë në Stamboll që të lajmërojë

Sulltanin për fitoret tona.

188

Fjalia e dytë:

Dritani për një çast i ndal hapat dhe mban vesh se diku në luginë sëpatat bien mbi

ahe e pisha dhe trungjet rrokullisen me rropamë.

Hapi II. Mësuesi/ja paraqit në tabelë ose shkruan në dërrasë të zezë tekstin me

tri fjalë të përbëra që janë në fillim të faqes 273 ose një tekst tjetër.

Përqendrohet vëmendja te fjalitë e përbëra.

Fjalia e parë ka:

Një pjesë kryesore: - Shiu i ëmbël ia lëshoi vendin diellit të ngrohtë.

Tri pjesë të varura:

1. që ra disa ditë rresht

2. i cili, me rrezet e tij, po përflakte qiellin e kaltër.

3. dhe po i jepte vrull të ri blerimit.

Secila nga pjesët e varura në këtë fjali plotëson gjymtyrë të ndryshme të pjesës

kryesore dhe vihet në marrëdhënie përcaktore me të. Kështu, pjesa e parë që ra

disa ditë rresht plotëson kryefjalën shiu, kurse pjesët e tjera plotësojnë kundrinorin

e zhdrejtë pa parafjalë dielli, dhe si të tilla, janë në marrëdhënie barazie me njëratjetrën,

pra janë të bashkërenditura ndërmjet tyre.

Ja dhe skema:

Pj. kr

që

i cili

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

PN. I

PN. I

PN. I

Te fjalia e mësipërme kemi të ndërthurura të dyja llojet e marrëdhënieve, prandaj

quhen fjali të përbëra të përziera.

Pastaj shpjegohen të gjitha skemat e fjalive.

Hapi III. Punë dyshe. Ndahen nxënësit në grupe.

Grupit I i jepet ushtrimi 1 në faqen 274.

Grupit II i jepet ushtrimi 2 në faqen 275

Grupit III i jepet ushtrimi 3 po në atë faqe.

Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimi 4 në faqen 275.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë. Ushtrimi 5 në faqen 275 dhe ushtrime nga Fletorja

e punës, f. 51.

189

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Përdorimi stilistik i fjalive të përbëra

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të argumentojë dallimet që kanë llojet e ndryshme të teksteve.

• Të përdorë fjalitë e përbëra si mjete stilistike.

• Të ndërtojë tekste me fjali të përbëra.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me diskutim dhe

argumentim, punë me tekstin,

punë dyshe, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Hapen librat. Lexohen nga nxënës

që lexojnë bukur tekstet e faqes 276. Kërkohet nga mësuesi/ja, që nxënësit të

përqendrohen për të vënë re ndryshimet ndërmjet tyre.

- Teksti i parë është ndërtuar me fjali të thjeshta. Këto fjali janë të shkurtra dhe

kanë shumë figura stilistike. Në këtë mënyrë e bëjnë stilin më të shkathët e më

të gjallë.

- Teksti i dytë është i ndërtuar me fjali të përbëra me shumë pjesë. Këto fjali e

bëjnë stilin më të qetë, më të shtruar e më të ngadaltë. Njëkohësisht e bëjnë më të

ngjeshur e më të qartë në ide e mendime. Teksti i dytë ka shumë fjali të përbëra të

përziera, që shërbejnë për përshkrimin e botës së brendshme të personazheve.

- Teksti i tretë është shkëputur nga romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”,

i Dritëro Agollit. Demka është personazhi rrëfimtar. Ai rrëfen në vetën e parë dhe

ironizon bëmat e eprorit të vet, si dhe bëmat e atyre, që kanë lidhje me të. Demka

del si personazh pasqyrë, në të cilin duket portreti i shokut Zylo. Dituritë e njerëzve

të tillë i shfrytëzonin pushtetarët karrieristë për të mbuluar paaftësinë e tyre.

E shoqja, Adila, është një gojë e dytë hiperbolizuese e shokut Zylo, e cila nxjerr

në shesh fshehtësitë më të thella të ëndrrave të tij karrieriste.

Ky tekst ka fjali të thjeshta e të përbëra, ka gjuhë të veçantë, që karakterizon

personazhet.

Hapi II. Punë dyshe, ndahen nxënësit në dy grupe.

Grupit I i jepet ushtrimi 1 në faqen 277. Te ky ushtrim vëmendja përqendrohet

te paragrafi i dytë dhe i tretë, sepse kanë shumë fjali të përbëra.

Grupit II i jepet ushtrimi 2 po në atë faqe.

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimi 3 në faqen 277.

Ndahen fjalitë e përbëra në pjesë dhe emërtohen sipas funksioneve:

190

Por kishte 1 raste/ kur pamja detare i sillte 2 një prehje të veçantë/ dhe 3 ,/ sa herë

që 4 ndiente veten të munduar nga diçka/ e nuk gjente 5 qetësi,/ e kishte 3 zakon,/ po

të gjendej 6 pranë detit,/ të dilte 7 më ndonjë vend të lartë mbi ujë, /të rrinte 8 në bisht

një copë herë të gjatë,/ gjersa të ndiente 9 lodhje,/ të shihte 10 valën, /si përtërihej 11

paprerë, /të lëshonte 12 syrin në thellësitë e kaltra/ që kanë 13 brigjet tona prej Ujit të

Ftohtë e gjer në Sarandë e më poshtë, /të mendonte 14 për çfarëdo gjëje /dhe deti t’i

shoqëronte 15 mendimet e lëvizjet e tij.

1. Por kishte raste – pjesa kryesore.

2. kur pamja detare i sillte një prehje të veçantë – PN përcaktore e shkallës I.

Mjeti lidhëz kur është ndajfolje lidhore. Kjo pjesë përcaktore varet nga fjala raste.

3. dhe kishte zakon – pjesë e bashkërenditur shtuese me kryesoren.

4. sa herë që ndiente veten të munduar nga diçka – PN kohore e shkallës I.

5. e nuk gjente qetësi – PN kohore e shkallës I,

e bashkërenditur me pjesën kohore të mësipërme.

6. po të gjendej pranë detit – PN kushtore e shkallës I.

7. të dilte në ndonjë vend të lartë mbi ujë – PN kundrinore e shkallës I.

8. të rrinte në bisht një copë herë të gjatë – PN kundrinore e shkallës I.

9. gjersa të ndiente lodhje – PN kohore e shkallës II.

10. të shihte valën – PN kundrinore e shkallës I.

11. si përtërihej paprerë – PN mënyrore e shkallës II.

12. të lëshonte syrin në thellësitë e kaltra – PN kundrinore e shkallës I.

13. që kanë brigjet tona prej ujit të ftohtë e gjer në Sarandë e më poshtë –

PN përcaktore e shkallës II.

14. të mendonte për çfarëdo gjëje – PN kundrinore e shkallës I.

15. dhe deti t’i shoqëronte mendimet e lëvizjet e tij – PN kundrinore e shkallës I.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Pj. 1 Pj. 3

Pj. 7 Pj. 8 Pj. 10 Pj. 12 Pj. 14 Pj. 15

Pj. 2 Pj. 4 Pj. 5

Pj. 6

Pj. 9 Pj. 11 Pj. 13

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 në faqen 277.

11

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Pas vdekjes (ora I) Komedi

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar komedinë si lloj dramatik.

• Të flasë për kontekstin historik-shoqëror dhe temën që trajton Çajupi.

• Të gjejë raste të përdorimit të satirës, komizmit, si dhe të dallojë funksionin e tyre

kuptimor.

• Të zbulojë rolin e satirës në karakterizimin e personazheve.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa, pamje nga filmi

“Pas vdekjes”, DVD, video, TV.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Lojë me role, diskutim, punë në grupe,

tabela e koncepteve, dramatizim.

Zhvillimi i mësimit

Punë përgatitore:

Mësuesi/ja ka përzgjedhur tre nxënës, që kanë përgatitur fragmentin ta luajnë me

role (dramatizim) duke përgatitur me kujdes veshjen e personazheve ose shfaq nga

komedia “Pas vdekjes” pjesën e fragmentit që do të lexojnë nxënësit në tekst.

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, titullin e komedisë

dhe autorin. Nxënësit bëjnë një diskutim të shkurtër rreth temës që trajton Çajupi në

komedinë e tij: shqetësimi i autorit për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe mentalitetin

shoqëror të shqiptarëve. Këtë informacion nxënësit e kanë marrë vitin e kaluar me

komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”.

Mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit shkruan në dërrasë veçoritë e gjinisë

dramatike (komedisë), njohuri që nxënësit i kanë nga viti i kaluar.

Hapi II. Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës që të lexojnë me role fragmentin e

dhënë, nxënësit do të jenë të vëmendshëm për leximin e rrjedhshëm, me intonacion,

respektimin e të folurit me dialektizma krahinore.

Nxënësit vlerësojnë shokët për leximin dhe lexuesin më të mirë.

Hapi III. Punë me grupe do të punohet me tabelën e koncepteve.

Grupi I. Nxënësit do të përcaktojnë kontekstin historik-shoqëror.

- Kur është shkruar komedia?

- Çfarë e shqetësonte autorin? (Informacionin e lexojnë në tekst).

“Pas vdekjes” është një komedi karakteresh. Kjo komedi shquhet për krijimin e

dy personazheve, karakteri i të cilave zbulohet përmes konfliktit politik-social.

Grpui II. Konflikti dramatik që shfaqet në fragment.

- Ku qëndron komizmi?

Grupi III. Personazhet pjesëmarrëse në komedi.

- Ç’përfaqësojnë në shoqëri?

Grupi IV. - Cila është ngjarja që zbulohet?

Grupi V. - Në cilat raste kemi përdorimin e komizmit?

192

Tabela:

Fragmenti

Konteksti

historikshoqëror

Tema që

trajtohet

Personazhet

Ngjarjet që

zhvillohen

Komizmi

Nxënësit do të punojnë rreth 10 minuta dhe përgjigjet që do të lexojë përfaqësuesi

i çdo grupi, mësuesi do t’i shkruajë në tabelë.

Përgjigje të mundshme:

Konteksti historik- shoqëror:

Shqipëria po i afrohej shpalljes së Pavarësisë. Në lëvizjen kombëtare shfaqet

një kundërshtim i hapur kundër oportunistëve, demagogëve që e vlerësojnë veten

si nderi i kombit.

Tematika:- temë shoqërore: Dëshirat e çdo njeriu për të ditur se çdo të thonë

pas vdekjes.

- temë historike: Shqetësimi i Lëvizjes Kombëtare.

Autori zbulon plagët e kohës.

Personazhet: Zeneli, Lulushja, Adhamudh-Uti.

Zeneli: personazhi kryesor që zbulon nëpërmjet zgjuarsisë së tij mediokritetin e

njerëzve të kallëpit Adhamudh/ Lulushe. Zeneli është tipi i aftë dhe dinak, që di të

përfitojë nga veset njerëzore, madje i shfrytëzon ato për interesat e veta personale,

për para.

Lalushe: mësuese, përfaqësuese e shtresës së të diturve, intelektuale, e butë

(nga përshkrimi i notave të autorit).

Adhamudh-Uti: figurë politike e kohës, oportunist, demagog, vlerëson veten si

vlerë e kombit, antipatriot.

Ngjarjet që zhvillohen: - Vajtja e znj. Lulushe dhe Adhamudh-Utit për të lexuar

nekrologjinë.

- Leximi i nekrologjive dhe fillimi i konfliktit.

- Njohja me veprimet, lëvizjen e figurave oportuniste të Adhamudhit për shkrimin

e abetares së parë shqip.

Konkluzioni: Në qendër të komizmit është demaskimi që i bën autori veseve të

shoqërisë së kohës (nxënësit shënojnë disa detaje komike).

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Nxënësit do të punojnë në gjetjen e satirës dhe komizmit. Kalojnë te

rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. - Cili vihet në qendër të satirës?- Adhamudh-Uti.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të gjejnë fragmentin:

...Vetëm me këtë abetar mund të përparojë shqipja, ndryshe nuk shkruhet, jo!...

Jo, jo! Le të digjet abetari!...Shqiptarët kur qënkan të liq le të vuajnë nd’ errësirë!

Nuk do të shonë abetarin tim kurrë!

Ushtrimi 3. Nxënësit do të bëjnë interpretimin e komizmit të fjalëve.

Komizmi qëndron në mënyrën e hartimit të abetares, përshtatja e saj sipas ndarjes

fetare.

193

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Kur Adhamudhi mëson nga shkrimi i qëllimshëm i Vurkos e nga goja e znj. Lulushe

gjithçka të zezë që mendohet për të, Adhamudhi tregon faqen e vërtetë të karakterit

të tij prej sharlatani e pseudopatrioti; Mallkon shqiptarët dhe gjuhën shqipe!

Ushtrimi 4. Nxënësit interpretojnë komiken përmes teknikës “Ditari dypjesësh”.

Ky ushtrim punohet deri në 7 minuta.

Fjalët e personazhit

Komizmi (komenti im)

Ushtrimi 4. Për këtë ushtrim nxënësit do të shkruajnë fjalitë komike dhe sarkazmin

që përdor autori në përshkrimin e personazheve.

Fragmenti

Karakterizimi i personazhit

Të lëvdohet një grua dhe një

shëronjës si unë të shahet pas

vdekjes.

Prandaj, kur u hap kjo lajm’ e

zezë ndë qytet...lot rrëke.

Vlerësimi i doktorit si shëronjës i dhimbjeve

fizike të popullit, po dhe si shëronjës i problemit

të kohës, plagës, dhimbjes shqiptare. Shkrimi i

gjuhës shqipe dhe leximi i saj.

Komizmi për vlerësimin e kësaj zonjusheje,

vlerësim për bukurinë, butësinë, dashurinë

dhe miqësinë. Jepet vuajtja e znj. Lulushe dhe

mendjelehtësia e saj. Çfarë ndihme kishte sjellë

kjo mësuese për plagën e shoqërisë shqiptare

të asaj kohe? Ku ishte përqendruar vëmendja

e saj? (Pas këtyre pyetjeve fshihet përshkrimi

i plotë i figurës së znj. Lulushe).

194

Përmes ndryshimit të toneve përshkruese, autori paraqet me tone të buta humori

znj. Lulushe dhe fshikullon me sarkazëm doktor Adhamudh-Utin.

Te figura e Lulushes, Çajupi paraqet një femër sa të bukur, aq dhe mendjelehtë.

Autori e paraqet atë me nota lirizmi dhe kërkon të japë mesazhin se vajza të tilla

që kanë marrë detyrën e vështirë dhe fisnike të mësuesisë, duhet të përshtaten ku

jetojnë dhe të jenë më të sigurta për veprimet e tyre. Adhamudhin, Çajupi e vizaton

si mjekun sharlatan, të paaftë nga ana profesionale dhe të pabesë në pikëpamjen

politike. Në çdo fjalë duke qenë kontradiktor me veten, zbulon dobësitë e tij dhe të

grupit shoqëror që përfaqëson.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. Nxënësit do të shkruajnë fjalë që i përkasin dialektit

të toskërishtes dhe do t’i shkruajnë në gjuhë standarde. Do të bëjnë një argumentim

të përdorimit të këtyre fjalëve në karakterizimin e personazheve dhe notave komike

që përftohen.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës, idetë,

komentet dhe argumentet e tyre.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Pas vdekjes (ora II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të diskutojë rreth veçorive të dialektit të personazheve.

• Të zbulojë veçoritë e komedisë.

• Të nxjerrë në pah detajet që shkaktojnë humorin dhe të qeshurën.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Diskutim, pema e mendimit, punë në grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja do të nisë këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë.

Çajupi e ka thurur komedinë mbi bazën e një të folmeje dialektore për të

karakterizuar personazhet. Kjo duket në trajtën e fjalëve. Mësuesi/ja shkruan në

tabelë disa prej tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Nxënësit do të zbulojnë veçoritë e komedisë. Do të punojnë me teknikën

“Pema e mendimit”.

thumbon, fshikullon

dukuri, të meta të

shoqërisë;

dukuritë dhe

karakteret vihen në

lojë me anë të të

qeshurës;

s’ka heronj, po njerëz

të zakonshëm me

dobësi njerëzore.

K

O

M

E

D

I

A

mesazh

stil i ulët

komizmi

lloji i gjinisë dramatike

dënimi i veseve dhe dobësive

njerëzore

gjuha e njerëzve të thjeshtë

shprehje popullore

ironia, satira, sarkazmi

Pas plotësimit në tabelë të veçorive të komedisë, mësuesi/ja e ndan klasën në

grupe për t’i zbuluar këto veçori në fragmentin e dhënë.

Grupi I: - Karakterizimi i personazheve: Gjetja e komikes në fjalët e tyre,

arsyetime që shtojnë notat e humorit.

Grupi II: - Gjetja e fjalëve që deformohen në gojën e personazheve për të

realizuar të qeshurën.

Grupi III: - Të gjejnë fjalët që tregojnë mospërputhje midis fjalëve dhe veprimeve

të personazheve.

Përfaqësuesi i çdo grupi do të plotësojë (ose mësuesi/ja) në tabelë pemën

e mendimit për veçoritë e komedisë, mjetet që përdor autori për të realizuar të

qeshurën.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do të ndahen në grupe për të dramatizuar fragmentin.

195

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Shtëpia e kukullës (ora I)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar dramën si lloj të gjinisë dramatike.

• Të zbulojë temën, subjektin dhe konfliktin dramatik.

• Të përshkruajë personazhet e dramës dhe shkallën e vërtetësisë.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, tabela,

shkumësa.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

Lexim me role, tabela, ditari dypjesësh,

diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, titullin dhe autorin.

Informon nxënësit rreth dramës “Shtëpia e kukullës”, e shkruar më 1879. Vepra pati

si pikënisje një fakt real nga jeta.

Mësuesi/ja ritregon subjektin e dramës deri në fillim të fragmentit dhe përzgjedh

dy çifte për ta lexuar atë. Nxënësit udhëzohen për një lexim të rrjedhshëm dhe me

intonacion.

Hapi II. Nxënësit do të punojnë në çift për të gjetur temën e dramës, karakteret,

konfliktin dramatik, më pas, mësuesi do të plotësojë në dërrasë të zezë tabelën.

Titulli

Gjinia

dramatike

Tema

Shtëpi kukulle Dramë Temë sociale,

- marrëdhënia

mes një çifti

Karakteret

(personazhet)

Nora -

Helmer

Konflikti

Zbulimi i

karakterit të njëritjetrit

pas shumë

vitesh martese.

196

Tema: trajton shoqërinë ku burri e sheh gruan si të paaftë, të humbur, ku figura

mashkullore qëndron si një mburojë për të.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Nora nga lindja e konfliktit zbulon vendin e vërtetë që ka pasur në

familje dhe vlerësimin që ka pasur i shoqi për të dhe ky zbulim e trondit. Ai i ndryshon

rrënjësisht jetën e saj dhe kuptimin për vlerën e vetvetes.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të punojnë me teknikën “Ditari dypjesësh”.

Fjalët e personazhit

Ti dhe babai jeni fajtorë përpara

meje....

Komenti i nxënësit

Nora e butë dhe delikate fillon të ngurtësohet,

të tregohet e fortë për ta çuar bisedën deri në

fund, të shprehë mendimin e saj, atë që ka

kuptuar nga kjo situatë dhe të zbulojë faktin

e gruas, femrës në dorë të burrit, që e kanë

bërë të ndihet si kukull në shtëpi dhe të varur

qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht.

Ushtrimi 3. Te figura e Helmerit shohim një mashkull që e quan veten burrë “të

sakrificës”, sepse i ka krijuar Norës një jetë pa telashe.

Helmeri me egoizmin e tij shihet në raport me Norën, si burrë i saj dhe si mashkull

(mendësia maskiliste). Ai është avokat, në të njëjtën kohë mbrojtës i këtij morali të

dyfishtë. Mungesa e vlerësimit për mendimin e femrës.

Ushtrimi 4. Do të organizohet në formën e diskutimit. Gjatë diskutimit të shmangen

përsëritjet dhe të shkruhen në tabelë çfarë e bën aktuale këtë dramë.

Hapi I. Nxënësit do të përshkruajnë karakterin e Norës dhe të Helmerit në çaste

të ndryshme të fragmentit. Klasa ndahet në grupe dhe secili grup punon me:

Grupi I: faqen 155.

Grupi II: faqen 156.

Grupi III: faqen 157.

Kjo detyrë realizohet me hartën semantike të personazheve, të cilën mësuesi e

paraqet në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Fragmenti

Ulu. Biseda do të jetë e gjatë...

Përshkrimi i personazhit

e sigurtë, zbulon të vërtetën, e zhgënjyer

Pasi çdo grup paraqet punën e tij, shkruhen në dërrasë tiparet kryesore të të dy

personazheve.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës.

Detyrë shtëpie: Duke përshkruar personazhet arsyetoni dhe argumentoni: Çfarë

e bën aktuale këtë dramë?

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Shtëpia e kukullës (ora II)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të paraqesë grafikisht kahun nga bëhet ndryshimi për Norën dhe Torvaldin.

• Të zbulojë veçoritë e dramës në fragmentin e dhënë.

• Të bëjë dallimin ndërmjet heroit tragjik dhe atij dramatik.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa me ngjyrë,

fletë formati me ngjyrë.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Përshkrim, grafiku i personazhit,

diagrami i Venit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Ora e mësimit fillon me leximin e detyrës së shtëpisë dhe vlerësimin e saj

nga nxënësit për punën e njëri-tjetrit. Do të lexohen disa punime të nxënësve. Kjo

detyrë do të shërbejë si një rikujtim, parapërgatitje për përshkrimin e personazheve

dhe kahun e zhvillimit të tyre.

197

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ushtrimi 4.

Torvaldi:

Nora:

Një avokat që përkëdhel ëmbël gruan, kukullën e tij të shtëpisë, kur

merr vesh se emri dhe karriera e tij po rrezikohen, është gati të mohojë

të shoqen. Kur e kupton se është jashtë rrezikut emri dhe karriera e tij,

kërkon të harrojë, ta hedhë pas krahëve këtë ngjarje dhe të vazhdojë

normalisht marrëdhënien familjare, të qetë e plot ledhe, sikur të kishte

parë një ëndërr të keqe. Te ky personazh dallojmë një moral hipokrit.

Një grua e rrethuar nga përkëdheljet dhe ëmbëlsia e burrave të jetës së

saj, babait dhe bashkëshortit. Drama në jetën e saj i zbulohet me konfliktin

e parë që i lind. Papritur, ajo shikon veten në raport me të shoqin dhe ndihet

e zhgënjyer. Për një çast kupton se para shumë detyrave si bashkëshorte

e si nënë, ka një detyrë më të rëndësishme: të njohë veten.

Te ky personazh mishërohet përpjeka e gruas për të fituar personalitetin e

saj në familje, kundër moralit të kohës. Ajo është përgatitur për të përballuar

kundërshtimet dhe gjykimet që do t’i bëhen nga rrethi i saj shoqëror, por ajo

e ka ndërmarrë e vetëdijshme rrugën e së drejtës të mendimit dhe veprimit.

Gruaja është qenie njerëzore, as më shumë e as më pak se burri, prandaj

ka të drejtë të mendojë e të veprojë, të përballojë me zotësi situata dhe

probleme që do të ndodhin në jetën e saj.

Nxënësit do të bëjnë interpretimin dhe përshkrimin e Norës, duke u mbështetur

në paragrafë. Mund të paraqiten grafikisht.

marrje e vendimit

ndërgjegjësim për ndryshim

ngurtësim

konflikti

Nora

Jetë e qetë

Konflikti, pika kulmore

Torvald

Jetë e qetë

zgjidhja e konfliktit

rënia e Torvaldit

198

Hapi II. Nxënësit do të zbulojnë veçoritë e dramës, duke u mbështetur në fragment.

Mësuesi/ja paraqet në tabelë pemën e meditimit, nxënësit do të punojnë në çift dhe

çdo veçori të dramës të shkruar në fletë me ngjyra do ta ngjisin në tabelë.

konflikti

heroi i dramës

tema

Hapi III. Nxënësit do të punojnë me teknikën “Diagram i Venit”. Vështrim krahasues

midis heroit tragjik dhe atij të dramës.

Heroi tragjik

-Heroi është i pafajshëm.

-Vuan një faj të të tjerëve.

-Dilemat e tij lidhen me çështje të

mëdha, si: detyra ndaj atdheut,

mbrojtja e ligjeve, misionin ndaj

njerëzimit etj.

-Është përfaqësues i klasave të

larta shoqërore: mbret, princ etj.

ose i hyjnive.

- Është karakter i lartë.

-Zakonisht vdes në fund.

-Zakonisht shkruhet në vargje.

- Janë tekste dramatike.

- I takojnë artit të fjalës.

- Zakonisht vihen në skenë.

- Kanë strukturë të njëjtë.

shkruhen në akte e skena.

- Përdoret dialogu,

monologu

dhe didaskalitë.

Heroi dramatik

- Hero me dobësi njerëzore.

- Dilemat e tij lidhen me çështje

të moralit shoqëror.

- Lufton për individualitetin e

vet.

- Përfaqësues i një rrethi të

gjerë shoqëror.

- Zakonisht shkruhet në prozë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësit do të punojnë në fletore, mësuesi/ja do përzgjedhë nxënës për të bërë

krahasimin.

Në fund, bëhet vlerësimi i nxënësve.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të formojë përkufizimin për ligjëratën e drejtë.

• Të dallojë pjesën lajmëruese nga pjesa përmendëse në ligjëratën e drejtë.

• Të përdorë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë e drejtuar,

punë dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema në tabelë. Hapen librat në faqen 278. LexoheT nga mësuesi/

ja teksti në fillim të faqes 278. Udhëzohen nxënësit të shikojnë ndryshimin ndërmjet

fjalive. Diskutohen dhe argumentohen ndryshimet ndërmjet fjalive.

Mësuesi/ja sqaron se në tekstin e mësipërm fjalët e folësit shkruhen në dy mënyra:

1. Futen midis thonjëzave: “Është tri mijë kilometra i gjatë...”

2. Para fjalëve të folësit vihet vizë: - Si kështu, u habit mësuesja.

Në të dyja rastet është përdorur ligjërata e drejtë.

Shkruhet në tabelë përkufizimi:

199

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Ligjërata e drejtë është riprodhimi me përpikëri e në një formë të

pandryshuar i fjalëve të një tjetri ose i fjalëve të vetë folësit.

Sqarohet se ligjërata e drejtë përbëhet nga dy pjesë, të cilat dallohen qartë nga

njëra-tjetra.

a) Pjesa lajmëruese - që njofton lexuesin ose dëgjuesin për atë që thuhet nga

dikush dhe, njëherazi, tregon se e kujt është thënia. P.sh., Të gjithë pëshpëritnin.

b) Pjesa përmendëse - që përmban fjalët e riprodhuara të folësit.

Shpjegohet edhe pikësimi në ligjëratën e drejtë.

Hapi II. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 280. Vlerësohen nxënës të

niveleve të ndryshme, që u përfshinë në diskutim dhe dhanë përgjigje të sakta.

Hapi II. Punë dyshe. Ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 280. Kontrollohet e vlerësohet

puna e nxënësve.

200

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrimi 5 në faqen 280. Kontrollohet e vlerësohet puna

e pavarur.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit, duke u drejtuar nxënësve

edhe këto pyetje:

- Ç’është ligjërata e drejtë?

- Nga sa pjesë përbëhet ajo?

- Përse shërben pjesa lajmëruese?

- Çfarë përmban pjesa përmendëse?

- Ku përdoret ligjërata e drejtë?

- Nga varet pikësimi në ligjëratën e drejtë?

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve dhe ilustrojnë me shembuj.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 në faqen 280.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Ligjërata e zhdrejtë.

Kthimi i ligjëratës së drejtë në ligjëratë të zhdrejtë

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të formulojë përkufizimin e ligjëratës së zhdrejtë.

• Të argumentojë ndryshimet që ndodhin kur një ligjëratë e drejtë kthehet në të zhdrejtë.

• Të dallojë ligjëratat e drejta dhe të zhdrejta në një tekst.

• Të ndërtojë tekste me ligjërata të drejta e të zhdrejta. Të përdorë drejt shenjat e

pikësimit.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim e argumentim, punë e drejtuar,

punë dyshe, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Shkruhen në tabelë edhe këto dy fjali:

- Nëna tha e gëzuar: “Më pëlqen shumë sjellja jote, o bir”.

- Nëna i tha e gëzuar të birit se i pëlqente shumë sjellja e tij.

Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të vërejnë ndryshimet midis këtyre dy

fjalive. Nga diskutimet dhe argumentimet e nxënësve arrihet në këtë përfundim:

Në fjalinë e parë kemi të bëjmë me një ligjëratë të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë

kemi të bëjmë më një ligjëratë të zhdrejtë.

Shkruhet në tabelë përkufizimi:

Ligjërata e zhdrejtë është riprodhimi i fjalëve të një tjetri ose i fjalëve

tona me ndryshime në formë.

Shpjegohen të gjitha ndryshimet që ndodhin kur ligjërata e drejtë kthehet në ligjëratë

të zhdrejtë. Çdo ndryshim ilustrohet më shembuj. Shembujt shkruhen në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Punë e drejtuar. Ndahet klasa në dy grupe.

Grupi I - i jepet ushtrimi 1 në faqen 282,

Grupi II - i jepet ushtrimi 2 po në atë faqe.

Vlerësohen nxënësit që u përfshinë më shumë në diskutim dhe dhanë përgjigje të sakta.

Hapi III. Punë dyshe. Ndahet klasa në dy grupe.

Grupi I - i jepet ushtrimi 3,

Grupi II - i jepet ushtrimi 4.

Kontrollohet puna e nxënësve. Vlerësohen dy nxënës për çdo grup.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë. Ushtrimi 5 në faqen 282 dhe ushtrime nga Fletorja

e punës, f.54 .

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Sintaksë

Tema: Ligjërimet në gjuhën shqipe

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë një përfytyrim të drejtë për sistemin stilistik të shqipes.

• Të dallojë ligjërimet në gjuhën shqipe.

• Të dallojë karakteristikat më të qenësishme të çdo ligjërimi në gjuhën shqipe.

• Të ndërtojë tekste, që u përkasin ligjërimit të shkujdesur, bisedor dhe libror.

• Të paraqesë në diagramin e Venit të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet ligjërimit

të shkujdesur dhe atij bisedor.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra, bojëra,

letër e bardhë A4.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim dhe

diskutim, punë në grupe, punë e drejtuar,

Diagrami i Venit, shkrim i lirë.

201

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Shkruhet tema në tabelë. Rikujtohen bashkë me

nxënësit njohuritë për llojet e ligjërimeve, që kanë mësuar në klasën e tetë. Plotësohet

skema e mëposhtme:

Ligjërimi

i shkujdesur bisedor libror

Së bashku me nxënësit nxirren karakteristikat e këtyre ligjërimeve dhe shkruhen

disa prej tyre në dërrasë, si dhe fjalë e shprehje, që përdoren për çdo ligjërim. Për

ligjërimin bisedor diskutohet teksti i Dritëro Agollit.

Hapi II. Punë në grupe. Ushtrimi 1 në faqen 285. Paraqiten në diagramin e Venit

të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet ligjërimit të shkujdesur dhe atij bisedor.

Ligjërimi i shkujdesur

Ligjërimi bisedor

E përdorin grupe të:

- krahinave të ndryshme

- profesioneve të

ndryshme.

Kanë lëkundje

në zbatimin e

normës.

- Përdoret në biseda të lira.

- Është më afër gjuhës

standarde.

Kontrollohet e plotësohet puna e nxënësve në tabelë. Bëhet diagrami i Venit nga

mësuesi/ja.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 2, 3 dhe 4 në faqen 285.

Vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme që u aktivizuan më shumë dhe dhanë

përgjigje më të sakta.

Hapi IV. Punë në grupe katërshe. Shkrim i lirë. I jepet çdo grupi nga dy fleta të

bardha A 4

. Njërit grup i jepet detyrë të shkruajë një tekst, që i përshtatet ligjërimit të

shkujdesur, ndërsa grupit tjetër i jepet detyrë për ligjërimin bisedor. Grupeve të tjera

u jepet detyrë të shkruajnë një tekst, që të ketë karakteristikat e ligjërimit libror.

Diskutohen e vlerësohen tekstet e hartuara nga nxënësit.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi me notë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 5 dhe 6 në faqen 285.

202

TEKSTI PËRSHKRUES

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Kulturë gjuhe

Tema: Stilet e gjuhës

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tekstet që u përkasin stileve të ndryshme.

• Të dallojë mjetet gjuhësore me vlerë stilistike të pranishme në të gjitha stilet e gjuhës.

• Të ndërtojë tekste sipas stileve të gjuhës.

Materiali dhe mjetet mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

tekste të shkurtra të stileve të ndryshme,

gazeta të ndryshme.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

diskutim dhe argumentim,

punë në grupe, punë e drejtuar,

diagrami i Venit, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Rikujtohen së bashku me nxënësit:

- Cilat janë stilet e gjuhës standarde shqipe?

- Kush do të na thotë disa karakteristika të tyre?

Hapen librat në faqen 286. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje tekstet

e dhëna. Kërkohet të gjejnë ndryshimet që kanë ndërmjet tyre. Përcaktohen stilet

sipas karakteristikave.

Shkruhen në tabelë ndryshimet themelore të këtyre teksteve, që u përkasin stileve

të ndryshme:

a) Kanë përmbajtje të ndryshme.

b) Kanë shprehi gjuhësore të veçanta.

c) Lidhen me fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore.

Shpjegohen, duke tërhequr edhe mendimet e nxënësve, veçoritë e stilit shkencorteknik,

juridiko-administrativ, politiko-shoqëror dhe letrar-artistik.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Punë në grupe. Ndahen nxënësit në katër grupe. Çdo grupi i jepet detyrë

të gjejë ose të hartojë një tekst, që t’i përkasë njërit prej stileve. Lexohen e diskutohen

tekstet e secilit grup.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimi 1 në faqen 288. Paraqiten në diagramin e Venit

të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet:

a. stilit tekniko-shkencor dhe stilit politiko-shoqëror

Stili tekniko-shkencor

Stili politiko-shoqëror

a) Stilit letrar-artistik dhe stilit juridiko-administrativ

Stili letrar-artistik

Stili juridiko-adminitrativ

203

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi IV. Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit, duke u drejtuar

nxënësve edhe këto pyetje:

- Cilat janë stile të shqipes standarde?

- Cilat janë karakteristikat e tyre?

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 në faqen 288.

TEKSTI PËRSHKRUES

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Fshati përmes kodrinave K. Trebeshina

O Shqipëri

Xh. Bajron

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar përshkrimin e vendit në tekste letrare.

• Të dallojë fjalët kyç që krijojnë një imazh të qartë të vendit që përshkruhet.

• Të komentojë përfytyrimin që i krijohet.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabelë, shkumësa, lapsa me ngjyrë.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

Kllaster, stuhi mendimesh, lexim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në

tabelë. Informon nxënësit se ç’duhet kuptuar me tekst përshkrues, duke plotësuar

kllasterin së bashku me nxënësit.

vend

objekt

qenie të

gjallë

dukuri

përshkrim

objektiv

Të përshkruash cilësi e

karakteristika

kuptimi

Kohët e foljeve,

zakonisht e tashmja,

e pakryera

letrare joletrare

lloji

teksti përshkrues

gjuha

qëllimi

përshkrim

subjektiv

mbizotërojnë mbiemrat

që tregojnë: formë,

ngjyrë, aromë, tingull

204

Hapi II. Nxënësit lexojnë fragmentin e dhënë në tekst. Gjatë leximit nënvizojnë

detaje dhe fjalë kyç që shërbejnë për të përshkruar vendin dhe plotësojnë tabelën.

Objekti i

përshkrimit

Fshati

Fjalët kyç

një fshat, as i madh e as i

vogël, si gjithë fshatrat, një

fshat që quhet ..., shtatë

kodrina, formë elipsi, shtatë

mëhallë, kullë e rrëzuar,

mekami i shenjtë, mbaheshin

dora-dorëz, që nga kohët e

vjetra.

Çfarë mbizotëron

në përshkrim

emra,

mbiemra,

folje

Përfytyrimi që ju

krijohet

imazhi i qartë

Nxënësit lihen të lirë të bëjnë komentet e tyre për përfytyrimin që krijojnë. Në vend

të komentit me shkrim, mund ta bëjnë edhe me vizatim.

Nxënësit punojnë në fletoret e tyre apo fletë formati për të prezantuar punën.

Mësuesi/ja dëgjon disa punime të nxënësve, bën dhe vlerësimin për to.

Hapi III. Lexojnë fragmentin O Shqipëri dhe punojnë në mënyrë të pavarur. Do të

punohet me të njëjtat kërkesa që u punua me fragmentin “Fshati midis kodrinave”.

Mësuesi/ja përzgjedh nxënësit që të japin përgjigjet dhe komentet e tyre.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Kulturë gjuhe

Tema: Historia e shqipes së shkruar

Vështirësia: Niveli II

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë një përfytyrim historik për shqipen e shkruar.

• Të njohë dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe.

• Të dallojë disa karakteristika themelore të “Mesharit”, të Gjon Buzukut.

• Të argumentojë pse shqipja është dokumentuar vonë.

Materiali dhe mjetet mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

“Meshari” i Gjon Buzukut.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e

argumentim, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Shkruhet tema në tabelë. U shpjegohen

nxënësve njohuritë për gjuhën shqipe si një ndër gjuhët më të vjetra të Ballkanit.

Shkruhen në dërrasë dokumentet e para të shqipes së shkruar:

1. Formula e pagëzimit (1462).

2. Fjalorthi i Arnold von Harfit (1497).

3. Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja e Ungjillit (shek. XV).

Hapi I. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 291.

Vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme për shkallën e aktivizimit.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë, sipas kërkesave të ushtrimit 4 në faqen 291.

205

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Leksikologji

Tema: Fjala si njësi leksikore në gjuhën shqipe

Vështirësia: Niveli IV

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë formën dhe përmbajtjen e fjalës.

• Të dallojë fjalën nga njësitë e tjera të gjuhës.

• Të argumentojë veçoritë dhe vlerat e fjalës.

• Të dallojë veçoritë e leksikut, si një nga rrafshet e gjuhës.

Materiali dhe mjetet mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

“Leksikologjia e gjuhës shqipe” (Jani Thomai),

letër e bardhë A 4

, shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

koment e argumentim, punë dyshe,

punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Mësuesi/ja e shkruan në tabelë. Rikujtohen së

bashku më nxënësit:

- Cilat janë klasat e fjalëve në gjuhën shqipe?

- Ç’ ndryshim ka ndërmjet fjalëve të mëvetësishme dhe të pamëvetësishme? Jepni

disa shembuj.

- Çfarë ndryshimi ka ndërmjet fjalëve kuptimplota dhe jokuptimplota? Jepni disa

shembuj.

Hapi II. Punë dyshe. Hapen librat në faqen 292. Udhëzohen nxënësit të gjejnë

për çdo klasë fjalësh nga dy shembuj. I shkruajnë ato në fleta të bardha A 4

. U

kërkohet nxënësve të thonë e të argumentojnë në janë të ndryshueshme apo të

pandryshueshme.

Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve formën dhe përmbajtjen e fjalëve.

Përmbajtjen dhe formën e fjalës e paraqitin në skemën e mëposhtme:

- leksikore: kuptimi ose kuptimet që ka fjala në fjalor.

Përmbajtja:

- gramatikore:

a) kuptimi a kuptimet gramatikore

(gjini, numër, rasë, trajtë etj.)

b) funksionet gramatikore të fjalës

(kryefjalë, kallëzues, kundrinor etj.)

- fonetike:

a) tingujt /a/ /r/ /i/

b) theksi

206

Forma:

- gramatikore:

a) mbaresa, që shënon kuptimet gramatikore

b) ndërtimi i fjalës:

- rrënja

- tema fjalëformuese

- parashtesa

- prapashtesa

Shpjegohen veçoritë dhe vlerat e fjalëve. U shpjegohen nxënësve njohuritë për

fjalën dhe leksikun e gjuhës shqipe. Sqaron dhe kuptimin e këtyre fjalëve:

Arëz: tokë, arë ku punohej e prodhohej nga brigada të veçanta bujqësore, në

prag të viteve ’90-të. P.sh., Tufëzat (tufat e bagëtive) dhe arëzat u shtuan në prag të

viteve ’90-të.

I internuar: i dënuar duke e dërguar në një vend të caktuar për një kohë të caktuar,

pa pasur të drejtë të largohet prej andej.

Ankand: shitje e një pasurie ose e një sendi botërisht, duke ia dhënë atij që pranon

ta blejë me çmim të lartë.

Kambial: dokument financiar që detyron dikë të shlyejë brenda një afati të caktuar

një shumë parash të marra hua ose që duhet të paguajë për mallra të blera me kredi;

dokument detyrimi.

Kambizëm: ndërrim valute sipas një kursi të caktuar.

Hapi III. Punë në grupe. Ushtrimet 1, 2 dhe 4 në faqen 295.

Grupit I - i jepet ushtrimi 1,

Grupit II – i jepet ushtrimi 2,

Grupit III – i jepet ushtrimi 4.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.

Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimet 3 dhe 4 në faqen 295.

Vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme për shkallën e aktivizimit dhe saktësinë

e përgjigjeve.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 në faqen 295. Ky ushtrim zgjidhet kështu:

punon akoma – punon ende

lëndë aktive – lëndë vepruese

nevojë aktuale – nevojë e ditës

çështje akute – çështje e mprehtë

ambienti rrethues – mjedisi rrethues

masë amorfe – masë e patrajtë

i bëra apel – i bëra thirrje

krijon avantazh – krijon epërsi

akt i guximshëm – veprim i guximshëm

aktivitet jashtë klase – veprimtari jashtë klase

akumuloj para – grumbulloj para

aleancë malesh – besëlidhje malesh

jam ambientuar – jam mësuar

angazhohem para klasës – zotohem para klasës

aplikoj rregulloren – zbatoj rregulloren

loja u balancua – loja u baraspeshua

207

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

TEKSTI ARGUMENTUES

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Të mësojmë për të gjykuar

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifikuar esenë si lloj të tekstit argumentues.

• Të dallojë elementet e tekstit argumentues duke e lidhur me tekstin.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

tabela, shkumësa.

Teknika dhe metoda të mësimdhënies:

Leximi i detajuar, kllaster,

metoda e hulumtimit, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i informon nxënësit për temën e re të mësimit dhe rubrikën që do

të punojnë(tekst argumentues). Udhëzon nxënësit të lexojnë informacionin në heshtje,

më pas, do t’u përgjigjen pyetjeve, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë apo i ka shkruar

në tabakë të mëdhenj të bardhë për efekt kohe. Iu drejtohen nxënësve pyetjet:

- Ç’është teksti argumentues?

- Mbi ç’bazë ndërtohet?

- Cili është qëllimi i tekstit argumentues?

Përgjigjet e sakta mësuesi/ja i shkruan përkrah pyetjeve ose i plotëson në pemën

e mendimit.

Hapi II. Nxënësit udhëzohen ta lexojnë individualisht fragmentin Të mësojmë për

të gjykuar. Mësuesi/ja ka përgatitur disa pyetje, nxënësit përgjigjen do ta nënvizojnë

në tekst me lapsa me ngjyrë, apo me kod.

- Cila është teza që shtron eseisti Montanji?

- Cila është antiteza?

- Çfarë shembuj përdor? Ose cilat janë të dhënat që përdor?

- Cilat janë argumentet që përdor?

- Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të argumentit?

- Cila është teza që rrëzon?

- Si e rrëzon një tezë, me çfarë të dhënash?

- Cili është përfundimi në mbyllje të tezës së tij?

Nxënësit punojnë për rreth 20 minuta, fillimisht individualisht, më pas punojnë në

çift. Ata shënojnë në fletore përgjigjet, t dhënat, faktet, tezën, antitezën.

Hapi III. Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit duke krahasuar përgjigjet e

tyre me skedën në tekst.

Skeda:

Teza:

Antiteza:

Argumentet:

Rrëzimi:

Përfundimi:

208

Bën vlerësimin e nxënësve dhe të orës së mësimit.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Letra e Skënderbeut (Apologji)

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të lexojë për të identifi kuar letrën argumentuese.

• Të komentojë fragmentet për të nxjerrë veçoritë e shkrimit argumentues.

• Të analizojë gërshetimin e shkrimit të argumentimit shkencor me atë letrar.

• Të plotësojë skedën e letrës argumentuese.

Teknika dhe metoda e mësimdhënies:

Metoda e hulumtimit, ditari dypjesësh, punë me shkrim, punë me grupe,

punë e pavarur.

Zhvillimi mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Informon nxënësit

për autorin dhe vlerësimet për të. Mësues/ja shkruan në tabelë pyetjet, të cilave do

t’u përgjigjen nxënësit pas një leximi të heshtur individual.

- Cili është qëllimi që Frank Bardhi ka shkruar këtë apologji?

- Cila është teza që shtron autori?

- Pse është i zemëruar princi i huaj me Skënderbeun, pse i fyen shqiptarët?

- Gjeni argumentet e Skënderbeut për lidhjet etnike që nga Pirroja e më vonë.

- Cili është përfundimi i letrës?

Nxënësit nënvizojnë në tekst detajet dhe fjalitë që do t`u shërbejnë si përgjigje:

Përgjigjet:

1. Që në fi llim autori ka prezantuar origjinën e Skënderbeut. Ai ndihet i detyruar të

shtrojë tezën e tij për origjinën e Skënderbeut, ky është dhe qëllimi.

2. Teza që shtron autori: Të parët tanë janë epirotasit.

3. Princi i Tarantos, Jan Antoni, është i zemëruar me Skënderbeun, sepse ai po

ndihmon në luftë Ferdinandin, mbretin e Sicilisë.

4. Argumentet e Skënderbeut për lidhjet etnike që nga Pirroja e më vonë:

– Të parët tanë kanë qenë epirotas, nga ata ka dalë edhe Pirroja i famshëm.

– Shprehja: Në thënç se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë, në vetvete shpreh një

mospranim nga ana e Skënderbeut, po nga ana tjetër është edhe një kundërtezë, ngre

lart virtytet e luftëtarëve shqiptarë, atëherë të parët tanë i njeh më shumë fi snikë.

5. Përfundimi: Duroje lavdinë që do të kem nga Zoti, ..., për veprën e shkëlqyer

që unë mendova dhe ndërmora.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Për mësuesin.

Aleksandri i Madh (356-323 para K.)- mbreti i Maqedonisë gjatë

periudhës së viteve 336-323 para K. Ishte i biri i Filipit II, mbretit të

Maqedonisë dhe Olimpias, bijë e mbretit Neoptolom, të një fi si ilir

epirot.

Maqedonia është rajon historik i gadishullit të Ballkanit, i ndarë midis

Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë. I banuar që në parahistori. Edhe

sot aty banojnë shqiptarë autoktonë qysh në periudhat parahistorike.

20

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Pirro i Epirit (319-272 parak.) - mbret i Epirit (307 – 302 dhe 297

– 292 para K.). U bë mbret që në moshën 12-vjeçare. Është një nga

personalitetet më të mëdhenj të botës antike, strateg ushtarak i famshëm

i Epirit. Familja e tij mbretërore rridhte nga fi si ilir i Molosëve. E forcoi

dhe e zmadhoi shtetin e Epirit si kurrë ndonjëherë. Pasi deshi të zgjerojë

mbretërinë drejt Maqedonisë, dhe për ca kohë u bë mbret i tyre, iu kthye

Italisë së jugut. Në betejën e dytë në Askoli, të Puljas më 279 para K. Ai

e fi toi betejën, po me shumë humbje. Që këtu e ka zanafi llën thënia “si

fi torja Pirros”, fi tore me shumë humbje.

Ferdinandi II, i Hekurti (rreth 1431-1494). Mbreti i Sicilisë, mik i

Skënderbeut.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Ushtrohuni”.

Ushtrimi 3. Nxënësit me teknikën Ditari dypjesësh do të analizojnë ironinë në

fragment.

Fragmenti

Prej atyre kanë lindur njerëz, që ti i quan

bagëti. Nëse ne jemi bagëti, atëherë pse ju,

njerëz, ua mbathni përpara bagëtive?

Komenti im

210

Ushtrimi 4. - Si i portretizon autori luftëtarët e huaj përmes fjalëve të Skënderbeut?

Tarantinët e qullosur, të lindur vetëm për të zënë cironka.

Në portretizimin e ushtarëve nxënësit duhet të shfrytëzojnë kontrastin.

- Tarantinët - Çfarë burrërie e re ka dalë në dritë?

- Të lindur për të zënë cironka: në kontrast me shqiptarët, që princi i quanin me

përbuzje bagëti.

Portretizimi i tyre duhet bërë me detaje nga fragmenti. Nxënësit nxiten të punojnë

individualisht për të shfaqur qëndrimin e tyre. Mësuesi/ja dëgjon katër nxënës dhe

vlerëson punimet e tyre.

Ushtrimi 5. Punë me grupe.

Grupi I - Nxënësit do të gjejnë në tekst argumentin shkencor.

Grupi II - Nxënësit do të gjejnë në tekst argumentin letrar.

Në përfundim, secili grup shkruan argumentet në tabakë të mëdhenj letre.

Përgjigjet e mundshme:

Grupi I - Argumente shkencor: fakte historike, si:

fl ota aragonasve ka përshkuar detin Egje, ka shkretuar krahinat turke...

Troja po mbrohet me armë të aragonasve etj.

Grupi II: S’kam mundur të më zërë syri ndonjë parzmore, dhe as që kam njohur

fytyrën e ndonjërit, përveç atyre, që kam shtënë në pranga..., ndoshta ndonjë yll i ri

ka aguar ndërmjet galëve që ti i adhuron... etj.

Nxënësit do të analizojnë gërshetimin e argumentimeve.

Për këtë mësuesi/ja nxit diskutimin.

- A mund të rikujtojnë dhe njëherë tezën e shtruar nga autori?

- A mund të rikujtojnë argumentet, provat bindëse, faktet?

- Cila është antiteza? Si rrëzohet ajo?

- Cilat janë argumentet?

- Si mbyllet? Cili është përfundimi?

Nxënësit nxiten të shprehen lirshëm. Mësuesi/ja mund të ndërhyjë për të ndihmuar

nëse është e nevojshme.

Ushtrimi 6. Secili nxënës do të plotësojë skedën e tekstit argumentues.

Skeda

Teza: Origjina e Skënderbeut dhe shqiptarëve.

Antiteza: Përbuzja e fisit të shqiptarëve (Na quake bagëti).

Argumentet: Të parët tanë kanë qenë epirotas... nga ata ka dalë Pirroja i

falshëm. Pirroja pushtojë garanton dhe shumë vende të Italisë.

Shqiptarët janë burra kryetrima ...

Rrëzimi:

- Është provuar nëse shqiptarët apo apuljanët kanë qenë kafshë. (ironik,

shqiptarët i kanë parë me parzmore, d. t. th. janë luftëtarë).

- Unë s’kërkoj atdheun tënd, kur më mjafton i imi

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Përfundimi: Duroje lavdinë që do ta kem nga Zoti, për veprën e shkëlqyer

që mendova dhe ndërmora me gjithë fuqitë e mia.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi rikthehet te parathënia e Frank Bardhit i cili

e jep shumë qartë qëllimin e një shkrimi argumentues, konkretisht apologjinë, duke

bërë pjesëmarrës me argumentet e tij edhe lexuesin , të cilit i drejtohet.

Vlerëson punën e nxënësve, argumentet e tyre, diskutimet dhe interesin që treguan

për zbërthimin e elementeve të tekstit argumentues.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Leksikologji

Tema: Kuptimi leksikor i fjalës (ora I)

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të formulojë përkufizimin e kuptimit leksikor të fjalës.

• Të dallojë rrafshet e kuptimit leksikor.

• Të dallojë kuptimin leksikor nga kuptimi gramatikor.

• Të dallojë treguesit e realies dhe të përkufizojë një kuptim të një fjale.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

shkumësa me ngjyra,

“Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim e

diskutim, punë e drejtuar.

211

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Njihen nxënësit me temën, e cila shënohet në dërrasë të zezë nga mësuesi/

ja. Shkruhet në tabelë teksti, që ndodhet në fillim të faqes 296. Fjalët, që në tekst janë

më të zeza, në tabelë shkruhen me shkumësa me ngjyra.

Lexohet teksti nga një nxënës që lexon bukur. Nxiten nxënësit të diskutojnë për

të përcaktuar tipat e kuptimeve leksikore të fjalëve të theksuara.

Diskutohet me nxënësit:

- Kur themi se një fjale ia dimë ose jo kuptimin leksikor?

Sqarohet duke e shkruar në tabelë kuptimin leksikor të fjalës rrobull dhe prekatar:

Rrobull ~ llim. sh. ~ j, ~ jt bot. Dru halor i pyjeve malore, i ngjashëm me pishën e

zezë me lëndë të fortë e të epshme, e cila përdoret për fuçi, bucela, ndërtim etj; pishë

mali. Rrobull i kuq. Rrobull i bardhë molikë.

Prekatar, e mb . 1. Që di të sillet me të tjerët, di si t’ia thotë dikujt një gjë, ka takt.

Është prekatar i madh.

Shkruhet në tabelë përkufizimi i kuptimit leksikor:

Kuptimi leksikor i fjalës është aftësia që ka ajo për të shënuar një realie.

Shpjegohen tri rrafshet e kuptimit leksikor:

a) Kuptimi leksikor i përgjithshëm.

b) Kuptimi leksikor kategorial.

c) Kuptimi leksikor i veçantë.

Bëhet dallimi midis kuptimit leksikor dhe atij gramatikor.

Me ndihmën e “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, sqarohet me shembuj si

përkufizohet kuptimi i një fjale.

Hapi I. Punë e drejtuar. Ushtrimi në faqen 298.

Vlerësohen nxënësit që u përfshinë më shumë në plotësimin e kërkesave të ushtrimeve,

që përdorën me lehtësi “Fjalori i gjuhës shqipe”, dhe dhanë përgjigje të sakta.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrime nga Fletorja e punës, f. 60

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Leksikologji

Tema: Kuptimi leksikor i fjalës (ora II)

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë rrafshet e kuptimit leksikor.

• Të dallojë kuptimin leksikor nga ai gramatikor.

• Të përkufizojë kuptimin e një fjale.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative,

fjalorë të gjuhës shqipe.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me diskutim,

punë e drejtuar.

212

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontrollohen detyrat e shtëpisë. Vlerësohen dy nxënës për detyrat duke u

nisur nga saktësia e zgjidhjes, cilësia e shkrimit, drejtshkrimit dhe pikësimit.

Hapi II. Rikujtohen njohuritë e mësuara orën e parë për kuptimin leksikor të fjalës.

Nxënësve u drejtohen këto pyetje:

- Ç’është kuptimi leksikor i fjalës?

- Sa rrafshe ka ai?

- Ç’është kuptimi leksikor i përgjithshëm?

- Po ai kategorial?

- Ç’është kuptimi leksikor i veçantë?

- Nga dallohet kuptimi leksikor nga ai gramatikor?

- Si përkufizohet kuptimi i një fjale?

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 2,3,4,5 dhe 6 në faqen 299. Vlerësohen

nxënësit që u aktivizuan më shumë dhe dhanë përgjigje të sakta. Po të teprojë koha

bëhen ushtrime nga Fletorja e punës.

Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.

Detyrë shtëpie: Jepet ushtrime nga Fletorja e punës, f. 60-61.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rubrika: Të dëgjuarit dhe të folurit

Tema: Teksti argumentues

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të flasë për veçoritë e tekstit argumentues.

• Të gjejë pjesët e strukturës së tekstit argumentues.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore,

mjete shkollore, tabela, shënues

me ngjyra, tekste argumentuese.

Metoda dhe teknika mësimore:

Pema e mendimit, diskutim,

lexim i detajuar, punë në grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i informon nxënësit për temën e re të mësimit dhe rubrikën që

do punojnë. Ai/ajo udhëzon nxënësit të rikujtojnë njohuritë që kanë marrë për tekstin

argumentues dhe kërkon prej tyre të plotësojnë veçoritë. Në këtë veprimtari do të

punohet me teknikën “Pema e mendimit”.

përkufizimi apo mbyllja qëllimi të bindë lexuesin për tezën e shtruar

rrëzim

Tekst

argument analizë e çështjes përmes arsyetimit

antitezë

argumentues

opinion duke respektuar dhe mendimet e të tjerëve

gjuhë e gërshetuar prova, fakte në funksion të argumentit

argumentim + letrar

tekst joletrar

propozim - ide

213

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Nxënësit plotësojnë dhe në fl etoret e tyre.

Hapi II. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje materialin në faqen

176 mbi strukturën e tekstit argumentues të dhënë [përmes fragmentit.

Nxënësit do të lexojnë vetëm paragrafin duke mbuluar të dhënat mbi pjesët e tekstit

dhe me laps shënojnë emërtimin për çdo pjesë dhe paragraf. Më pas, krahasojnë

përgjigjet e tyre me të dhënat në tekst.

Hapi III. Shënojnë në fl etore udhëzimet që duhen ndjekur për të shkruar një tekst

argumentues (kjo veprimtari përfshin një kohë të shkurtër). Mësuesi/ja ndërkohë

shpërndan nëpër banka një ese argumentuese të fotokopjuar, për të cilën nxënësit

do të punojnë në çift.

E dashur nënë

Ti e di që po planifikoj të shkoj në universitet vitin që vjen. E di se do

të pëlqente që unë më mirë të rrija në shtëpi dhe të ndiqja ndonjë nga

universitetet e vendit, që në të vërtetë janë shumë të mira, por me ketë

rast do të doja të provoja të jetoja larg shtëpisë.

Një nga gjërat që do të fitoja nga largimi, do të ishte përgjegjësia më e

madhe, çka e di se të pëlqen. Do të kem përgjegjësi të kujdesem për veten,

të ha, të fle sa duhet, të mësoj gjithnjë e më shumë, si dhe të administroj

paratë. Kur jam në shtëpi, këto gjëra i lë pas dore, sepse e di që ti do të

jesh gjithmonë aty për të më ndihmuar, çka më pëlqen shumë, por që s‛do

të më përgatisë të përballem me të ardhmen.

Njohja e miqve të rinj ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua dhe,

nëse largohem, do të kem mundësinë të takoj njerëz të rinj. Një nga gjërat

që kam vënë re tek ata që studiojnë këtu në universitet, është: ulesh në

auditor, profesori mban leksionin, më pas të gjithë largohen pa i thënë

asnjë fjalë shokëve të kursit. Mendoja se, në një farë mënyre, largimi të

detyron të bësh lidhje të reja. Atje gjen njerëz nga vende të tjera, të

cilët nuk njohin njeri. Dikush ka thënë se universiteti është vendi ku takon

miqtë e vërtetë të jetës. Edhe pse e dua shumë qytetin tim, mendoj se ka

ardhur koha të lëviz drejt një mjedisi të ri. Gjithë jetën time kam jetuar

këtu, kurrë s‛kam provuar të jetoj diku tjetër. Ajo çka më pëlqen, është se

do të kthehem në shtëpi në pushimet e semestrave dhe në verë. Në këtë

mënyrë s‛do të largohem përfundimisht nga qyteti im dhe në të njëjtën kohë,

do të provoj të jetoj diku tjetër. Kjo do të më përgatisë për ditën kur do

të largohem përgjithmonë. E di se e urren idenë e largimit tim, por është

koha që të largohem e të mendoj për të ardhmen. Vajtja në universitet do

të më bëjë më të përgjegjshme e më të pavarur. Përvojat e reja sot, do të

më përgatitin për të ardhmen.

21

Nxënësit do të përcaktojnë pjesët e tekstit argumentues:

1- Problemi: Po planifi koj të shkoj në universitet larg shtëpisë.

2- Teza: Largimi im mund të jetë i dobishëm e i vlefshëm.

3- Argumente në favor të tezës: Përgjegjësia më e madhe, njohja e miqve të

rinj, do të përgatitem kur të largohem përgjithmonë.

4- Antiteza: Do të të pëlqente që unë më mirë të rrija në shtëpi, të ndiqja ndonjë

nga universitetet e vendit.

5- Argumente në favor të antitezës: Ti do të jesh gjithmonë aty për të më

ndihmuar, çka më pëlqen shumë. E urren idenë e largimit tim.

6- Rrëzimi i tezës: Është koha që unë të largohem e të mendoj të ardhmen.

7- Përfundimi: Vajtja në universitet do të më bëjë me të përgjegjshme e me të

pavarur. Përvojat e reja sot, do të më përgatitin për të ardhmen.

Lidhëzat që bashkojnë pjesët e tekstit argumentues janë kryesisht:

lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore, që ndërtojnë raportin e kundërshtimit

nga një argument në tjetrin: (universitetet e vendit janë shumë të mirë, por me këtë

rast do të doja të provoja)

lidhëzat nënrenditëse shkakore, që ndërtojnë raportet shkak-pasojë (këto gjëra

i lë pas dore, sepse e di që do të jesh gjithmonë).

Nxënësit diskutojnë për rolin e përdorimit të lidhëzave në fragment duke detajuar.

Mjetet që përdoren nga shkruesi:

shprehje që tërheqin vëmendjen e duhur të lexuesit, kërkojnë opinionin të tij:

- E di se/ do të pëlqente,

- Mendoj se duhet të mendosh për ato që unë do të përfitoj etj.

- Mendoj se do të kem mundësinë...

shprehje që zbusin rolin e shkruesit (mendoj se dot kem mundësinë).

Pasi nxënësit punojnë në çift, përfaqësuesit e grupeve japin përgjigjet, të cilat

mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës dhe përgjigjet

e tyre.

Rubrika: Të shkruarit

Tema: Tekstet e ndryshme argumentuese

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë në tekstin argumentues përbërësit e strukturës: hyrjen, zhvillimin,

mbylljen (teza, antiteza, argumentet, rrëzimi, përfundimi)

• Të evidentojë hapat që duhen ndjekur për shkrimin e tekstit argumentues.

• Të shkruajë tekste të ndryshme argumentuese.

• Të vlerësojë tekstin argumentues.

Mjetet e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, fletore pune,

tabela, shkumësa.

Metoda dhe teknika mësimore:

Stuhi mendimesh, diskutim, konferencë,

punë me shkrim, shkrimi me vetveten.

Zhvillimi mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja informon nxënësit për rubrikën që do të punojnë dhe shkruan

në tabelë titullin e mësimit: Teksti argumentues.

Mësuesi/ja zhvillon një stuhi mendimesh mbi strukturën e tekstit argumentues:

215

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

struktura e tekstit argumentues

- problemi

- teza

- argumentet

- antiteza

- argumente

- rrëzimi

- mbyllja, përfundimi

U kërkon nxënësve të punojnë me tekstin argumentues “E dashur nënë”, për të

nënvizuar idetë, argumentet, faktet, provat, shembujt dhe pjesët e tjera të strukturës.

Pasi nxënësit diskutojnë për strukturën e tekstit argumentues, duhet të përqendrojnë

vëmendjen te:

- organizmi i ideve (cili është qëllimi?)

- zgjedhja e fjalëve (argumentet e forta)

- drejtshkrimi i fjalëve dhe uniteti gramatikor

Më pas, mësuesi/ja diskuton me nxënësit.

Hapi II. Mësuesi/ja bën përmbledhje të asaj që u diskutua duke drejtuar pyetjen:

- Cilat janë hapat që ndjekim për të shkruar një tekst argumentues?

1) Njohja me problemin dhe tërheqja e vëmendjes së lexuesit me shprehjet e

gatshme.

2) Prezantimi i tezës dhe dhënia e argumenteve duke u mbështetur në fakte dhe

shembuj.

3) Njohja e antitezës dhe argumentet që mbrojnë antitezën.

4) Përdorimi i një toni bindës duke përdorur shprehje që ulin rolin e autorit.

5) Në mbyllje të tekstit jep përfundimin si ide.

Hapat e shkrimit shënohen në tabelë.

Ora e dytë

Nxënësit ushtrohen për të shkruar tekstin argumentues.

Mund të përdoren temat që janë në tekst në faqen 176 apo të zgjidhet një temë që

është e prekshme në realitetin ku jetojnë e punojnë nxënësit. Ata punojnë në fletoret

e tyre, në fund udhëzohen të kontrollojnë punën me hapat që janë shkruar në tabelë,

ose mësuesi/ja mund të krijojë një pyetësor “Konferencë shkrimi me vetveten” dhe

ua shpërndan nxënësve në bankë për të kontrolluar punën e tyre.

Ora e tretë

Pasi nxënësit përfundojnë punë në fletoret e tyre, e lexojnë përpara klasës.

Përzgjedhja e nxënësve mund të bëhet: vullnetarisht, zgjidhen nga shokët ose

përzgjedh mësuesi/ja.

Në fund të çdo punimi nxënësit bëjnë vlerësimin e punës, vërejtjet/sugjerimet.

Leximi i punimeve është në varësi të kohës.

Mësuesi/ja mbledh punët e nxënësve për të bërë vlerësimin e tyre.

216

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Leksikologji

Tema: Prejardhja e kuptimeve leksikore të fjalëve

në gjuhën shqipe

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë kuptimin e parmë nga kuptimet e prejardhura të fjalëve.

• Të zbulojë figurën gjuhësore në procesin e prejardhjes semantike (metaforë,

sinekdokë, metonimi).

• Të bëjë skemat themelore të prejardhjes kuptimore të fjalëve në gjuhën shqipe.

• Të dallojë kuptimin konkret dhe të figurshëm të fjalëve.

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, tekste alternative

“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”,

tekst për figurat stilistike.

Vështirësia: Niveli III

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

punë e pavarur, punë e drejtuar.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Gjejmë te “Fjalori i gjuhës shqipe” fjalën lagje. Për

këtë fjalë do të gjejmë tri kuptime:

1. Ndarje administrative e një qyteti ose e një fshati; njerëzit që banojnë në këtë

ndarje. Lagja e sipërme (e poshtme).

2. Grup, grumbull, tufë. Një lagje njerëz.

3. Anë, palë. Ishte me lagjen tonë.

Shpjegohet se çdo fjalë ka një kuptim të parmë me të cilin ka hyrë e jeton në

gjuhë. Ky është kuptimi historik fillestar i saj. Kështu, kuptimi i parë i fjalës lagje është

ndarje, pjesë; i fjalës tryezë është orendi; i fjalës flori është metal etj.

Prej kuptimit fillestar, me kohë, kanë dalë kuptime të tjera. Jepen shembuj

duke përmendur fjalët grykë, këmbë, faqe.

Shpjegohen kuptimet e reja leksikore (të prejardhura), që lindin nga përdorimi

i figurshëm i fjalëve duke u mbështetur:

a) Në ngjashmërinë e sendeve sipas një tipari të jashtëm të tyre (flokë të artë,

veshi i kazanit).

b) Në afrinë në kohë dhe fqinjësinë në vend të sendeve të dukurive, p.sh., fjala

drekë ka kuptimin e mesditës, si kohë; dhe kuptimin e të ngrënit në këtë kohë (ha

drekë).

Sqarohet nëpërmjet shembujve kuptimi për figurën gjuhësore të metaforës,

metonimisë dhe sinekdokës.

Paraqiten në dërrasë të zezë në një tabelë kartoni tri skemat themelore të lidhjeve

ndërmjet kuptimit të një fjale:

a) skema tufë

b) skema varg

c) skema e përzier

217

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 1 në faqen 300. Kontrollohet e vlerësohet puna

e nxënësve.

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 2 dhe 3 në faqen 300. Njërit grup i jepet

ushtrimi 2, kurse tjetrit ushtrimi 3.

Vlerësohen nxënës te të dy grupet, ata që ishin të aftë të përdornin “Fjalori i gjuhës

shqipe” dhe për saktësinë e plotësimit të kërkesave të ushtrimeve.

Bëhet vlerësimi e përmbledhja e orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Leksikologji

Tema: Leksikografia dhe fjalorët e shqipes

Vështirësia: Niveli III

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përkufizojë objektin e leksikografisë si degë e gjuhësisë, që merret me hartimin

e fjalorëve.

• Të dallojë tipat e fjalorëve: nga mënyra se si jepet përmbajtja e fjalëve, nga shkalla

e pasqyrimit të shtresave të leksikut dhe nga lënda që përmban.

• Të dallojë tipat e shpjegimit të fjalëve në gjuhën shqipe (me perifrazim, me

përshkrim, me sinonimi e me përkufizim).

Materiale dhe mjete mësimore:

teksti i nxënësit, fjalorë të ndryshëm,

shkumësa me ngjyra.

Metoda dhe teknika mësimore:

bisedë e kombinuar me shpjegim,

punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Bashkëbisedohet me nxënësit për llojet e ndryshme të fjalorëve.

Hapi II. Hapen librat në faqen 301. Diskutohen bashkë me nxënësit si janë

shpjeguar fjalët.

U shpjegohet nxënësve se çfarë është leksikografia.

U sqarohen nxënësve llojet e fjalorëve gjuhësore, ndalohet te fjalorët shpjegues

të gjuhës shqipe. Nxënësve mund t’u tregohen disa nga këta fjalorë, që merren në

bibliotekën e shkollës.

U sqarohet nxënësve si bëhet shpjegimi i kuptimeve të fjalëve:

a) me perifrazim

b) me përshkrim

c) me përkufizim

d) me sinonimi

Çdo tip shpjegimi ilustrohet me shembuj.

218

Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 1, 2, 3 dhe 6 në faqen 303.

Ushtrimi 2 zgjidhet kështu:

- Cili është kuptimi i fjalës informatikë? (“Fjalori i gjuhës shqipe”)

- Si shkruhet folja përziej në kohën e kryer të thjeshtë? (“Fjalori i gjuhës shqipe”)

- Sa i vjetër është sporti i futbollit? (“Fjalori i termave të sportit” ose “Fjalori enciklopedik”)

- A ka jetë në Mars? (“Fjalori enciklopedik” ose “Fjalori i termave të

astronomisë”)

- Cilat janë disa nga veçoritë gramatikore të fjalës ftohje? (“Fjalori i gjuhës shqipe”)

Vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme.

Bëhet përmbledhja e vlerësimi i orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 4 dhe 5 në faqen 303.

Për ushtrimin 5 në “Fjalori i gjuhës shqipe” (botim i vitit 2006), jepen këto përkufizime

të fjalëve:

I. Kompjuter ~ i m.sh. ~ a, (t). Aparat elektronik, i pajisur me program të posaçëm

logjistik, që kryen në mënyrë automatike shumë veprime të ndërlikuara informatike.

Ekran kompjuteri, radhit në kompjuter.

II. Lib/ër ~ ri, m.sh. ~ ra (t) 1. Vepër shkencore, mësimore, letrare etj.; me fletë të

shtypura e të lidhura në një vëllim, pjesë e një vepre të tillë, vëllim. Libra shkollorë,

libri i parë shqip.

2. Njëjës, tërësia e veprave të shkuara në një nga fushat e dijes e të artit. Letërsi,

libër letrar.

3. Fletore e trashë e me kapakë të fortë, e cila përdoret për qëllime të veçanta.

Regjistër, libër i artë - regjistër nderi ku shënohen emrat e njerëzve të shquar; libër i

bardhë – përmbledhje dokumentesh e shkrimesh zyrtare me të dhëna për një ngjarje

ose çështje të rëndësishme. Libri i regjistrit themeltar, libri i të ardhurave financiare.

III. Lulebor/ë, ra, f.sh. ~ a (t) bot. 1. Barishte e vendeve malore, me lule të bardha,

që çelin sapo shkrin bora: lulebore.

2. Barishte zbukuruese shumëvjeçare, me gjethe vezake, me majë të dhëmbëzuara

dhe me lule të grumbulluara si top, që ndërrojnë ngjyrat gjatë lulëzimit.

IV. Dur/oj ~ ova, uar 1. Përballoj vështirësitë, shqetësimet etj., pa u ankuar e pa

u ligështuar; u bëj ballë kushteve, ndikimeve ose ngacmimeve të jashtme, mposht

një dëshirë a një kërkesë të organizmit që më tundon a më mundon; kam durim,

përmbahem: i duroj dhembjet (vuajtjet, të ftohtët); s’duroi pa folur; veta III u bën ballë

kushteve: ftoi duron edhe për dimër.

2. Mësohem me diçka të papëlqyeshme etj., dhe e pranoj; pajtohem me dikë a me

diçka nga e keqja, nuk veproj kundër tij: e duron burrin për shkak të fëmijëve.

3. Veta III (me trajtë të shkurtër të përemrit vetor) nuk e pranon, mezi e tret a nuk

e tret dot; më bie rëndë (ushqimi) etj., nuk e duron stomaku.

4. Mund të shtyhet për më vonë, pret: duron kjo punë. Durohet, pavetore (zakonisht

me trajtë të shkurtër përemërore), s’më durohet sa ta shoh.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

219

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë letrën personale nga ajo zyrtare.

• Të shkruajë letra duke respektuar veçoritë e secilës letër.

• Të flasë për mjetet E komunikimit në distancë, si: faksi, telegrami, e-mail.

Mjete e mësimit:

teksti “Gjuha shqipe 9”, dy letra

të gatshme (personale dhe zyrtare),

telegram, tabela, shkumës, fletore.

TEKSTET E KOMUNIKIMIT NË DISTANCË

Rubrika: Të dëgjuarit dhe të folurit

Tema: Tekste të komunikimit në distancë.

Letra, faksi, telegrami, e-mail.

Metoda dhe teknika mësimore:

Stuhi mendimesh, diagram i Venit,

bisedë.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, rubrikën, temën e

shkruan në tabelë. E fillon temën e mësimit me teknikën Stuhi mendimesh duke

drejtuar pyetjen:

- Ç’është letra?

Mjet komunikimi në distancë.

Letra Kemi dhënësin dhe marrësin.

Ka një regjistër gjuhësor/ një tekst.

Llojet: letër zyrtare, personale, miqësore etj.

Hapi II. Mësuesi/ja shpërndan në çdo bankë një fletë formati A 4

, në të cilën janë

shkruar: një letër zyrtare dhe një personale. Me teknikën “Diagram i Venit”, nxënësit

punojnë në çift për të bërë një krahasim midis dy tyre. Pas kohës së punës të

përcaktuar nga mësuesi/ja nxënësit japin përgjigjet e tyre, të cilat mësuesi i shkruan

në tabelë.

Letra zyrtare

Letra personale

220

Hapi III. Nxënësit udhëzohen të lexojnë informacionin e dhënë në tekst në faqen

177, plotësojnë në diagram njohuritë e marra.

Hapi IV. Nxënësit do të shkruajnë në fletoret e tyre dy letra, një personale dhe

një zyrtare.

Punojnë deri në 20 minuta, më pas ata lexojnë letrat e tyre. Gjatë leximit nuk

bëhet ndërhyrje, por mund të shënojnë në fletore pyetjet që u lindin. Pas leximit këto

diskutohen me njeri –tjetrin. Nxënësit vlerësojnë punë e tyre.

Mësuesi/ja bën vlerësimin e punës së nxënësve dhe të orës së mësimit.

Sqarim:

Për çështjen telegrami, faksi dhe e-postës (e-mail), mësuesi mund të shfrytëzojë

orët në dispozicion për të parë konkretisht në postë apo internet, si shkruhen dhe

transmetohen letrat, telegramet dhe e-mail. Në këto mjedise nxënësve mund t’u jepet

mundësia për të shkruar tekste

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

221

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Titulli:

Synimi:

Qëllimi:

Punë me Projekt

Iliada:

Glorifikimi i trimërisë morale, i fuqisë së mendjes dhe humanizmit

të njihen nxënësit me veprën e Homerit duke e studiuar të integruar

me lëndën e historisë, gjeografisë, sociologjisë (edukatës shoqërore)

dhe letërsisë.

• Të aktivizohen nxënësit për të bërë një projekt.

• Të mësojnë të menaxhojnë një veprimtari.

• Të menaxhojnë buxhetin e një veprimtarie.

Objektivat e projektit: çdo nxënës të arrijë:

• Të njihet me jetën dhe veprën e Homerit.

• Të studiojë historikun mbi krijimin dhe përmbledhjen e këngëve homerike; tezat

dhe arsyetimet.

• Të studiojë mbi zbulimet arkeologjike të bëra në shek. XIX rreth çështjes së Trojës.

• Të studiojë jetën greke te Iliada.

• Të dallojë llojin e tekstit letrar te Iliada.

• Të shkruajë ese argumentuese mbi veprën Iliada.

• Të dramatizojë duke vënë në skenë pjesë të përzgjedhura nga Iliada.

Përshkrimi i punës:

Grupi i historianëve:

Grupi i gjeografisë:

Nxënësit e një klase ndahen në grupe pune dhe çdo

grup do të ketë një detyrë të caktuar, e cila do të

zgjidhë një nga objektivat e projektit. Grupet e punës

do të përbëhen nga ekspertë të letërsisë, historisë,

gjeografisë etj.

- Luftërat greko-trojane

- Zbulimi i Trojës – Shekulli XIX, shekulli i zbulimeve

të mëdha, zbulimet e arkeologut Shliman.

222

Grupi i sociologjisë:

- Jeta greke te Iliada.

Cili ishte regjimi shoqëror i Greqisë në periudhën

e Homerit?

a. organizimi i jetës,

b. zhvillimi i ekonomisë,

c. zhvillimi i artizanaleve,

ç. dëshira për luksin.

Grupi i letërsisë: - Jeta dhe vepra e Homerit.

a. të dallojë llojin e tekstit letrar te Iliada,

b. të përshkruajë ku qëndron heroikja, duke u përqendruar në përshkrimin e figurës

së Akilit dhe Hektorit,

c. të shkruajë ese argumentuese me titull: “Homeri dhe qëndrimi i tij në përshkrimin

e personazheve dhe situatave”.

Grupi i dramatizimit:

nxënësit do të dramatizojnë fragmentet:

Grindja; Dueli ndërmjet Menelaut dhe Paridit;

Pikëllimi i Akilit; Vrasja e Hektorit;

Dërgata e vështirë; Zemra e Akilit.

Në këtë grup do të marrin pjesë ata nxënës (nga të gjitha grupet), që kanë aftësi

shumë të mira interpretuese. Vetë ata ndajnë mes tyre punët për këtë dramatizim.

P.sh.: Një grup nxënësish shkruan skenarin (pasi kanë zhvilluar temën Dramatizimi

për teatrin e shkollës, për të cilin punojnë 2 orë), të tjerët e përgatisin për ta vënë në

skenë, ideojnë muzikën, skenën, kostumet (duke shfrytëzuar informacionin që kanë

marrë nga kërkimet për çështjet e projektit).

Plani i veprimtarive:

Kohëzgjatja e projektit: tetor – maj

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Tetor

Nëntor

Dhjetor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

- miratohet projekti dhe ndahen detyrat për çdo grup. Puna drejtohet

nga një grup, në të cilin bën pjesë edhe mësuesi/ja.

- Konsultë me grupet e punës.

Grupi drejtues i punës informohet nga kryetari i çdo grupi për

materialet që kanë grumbulluar, për pengesat që kanë hasur dhe

jep detyra për të ardhmen.

- diskutohet në një takim të posaçëm për punën e secilit grup, për

skedat që kanë shkruar, orientohen për vazhdimësinë e punës

kërkimore në bibliotekë, internet etj.

- grupet prezantojnë punën e bërë para grupit drejtues. Marrin

vlerësimet paraprake.

- vazhdon puna për përfundimin e materialit të shkruar. Grupet mund

të krijojnë albume me pamje nga Troja, Mikena, pamje luftëtarësh,

foto të heronjve të luftës së Trojës marrë nga interneti, vizatime, ese,

vlerësime të tyre. Nxënësit nxiten që ta pasurojnë sa më shumë me

punime specifike për çështjet e temës, në mënyrë që, kur

të bashkohen të gjitha materialet, projekti të jetë i plotësuar.

– grupet prezantojnë detyrat e tyre brenda grupit. Ata vlerësojnë

punimet e njëri-tjetrit, të cilave mund t’iu përgjigjen ose t’i përgatitin

përgjigjet brenda një afati, që i lënë njëri-tjetrit për të dorëzuar

draftin përfundimtar.

- nxënësit kanë sistemuar dhe hedhur në draftet e tyre përfundimtare

të gjithë materialin, si: harta, pamje filmike, foto, vizatime, ese, materiale

origjinale të shkruara.

Përcaktohet dita ceremoniale e promovimit të projektit dhe hartohet

një plan masash për të ndjekur të gjitha hapat që duhen.

– Dita e promovimit të projektit.

Kjo ditë merr vlera festive. Ftohen nxënës nga klasat e tjera, mësues,

223

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

prindër, nga komuniteti.

Kjo ceremoni do të organizohet sipas programit, ku mund të jenë përfshirë:

1. Ekspozitë me punime të nxënësve

2. Konferencë shkencore ku grupet do të paraqitin punimet e tyre

3. Shfaqje teatrore, ku nxënësit do të interpretojnë pjesë nga Iliada.

Buxheti:

Për zhvillimin me sukses të këtij projekti kërkohet një buxhet, prandaj që në fillim

llogariten nevojat dhe se si do të përballohen ato. Puna dhe kontributi i nxënësve

llogaritet në buxhet si vlerë. Për këtë:

- çdo grup evidenton veprimtaritë që do të bëjë dhe llogarit koston për

shpenzimet që kërkon çdo veprimtari,

- llogariten shpenzimet për letër, bojë, fotokopjime, për internetin, për veshjen

e aktorëve, për skenën e sallën e shfaqjes, nëse ajo nuk është në shkollë, për

skenografinë, për muzikën etj.

- llogariten pagesa, si p.sh., e regjisorit, e koreografit, nëse ata nuk mbulohen

nga burimet e brendshme etj.

224

Prezantimi i projektit

Materialet që do të përdoren:

Për prezantimin e punimeve duhet të sigurohet baza materiale, si: video-projektor,

DVD me filmin Troja, CD me muzikë.

Hapi I. Fillon prezantimi me leximin e thënies së Leonardo da Vinçit, shoqëruar

në sfond me një muzikë të lehtë:

“O ti që fle, thuamë ç’është gjumi? Gjumi i përngjan vdekjes. Atëherë, përse nuk

bën vepra, në mënyrë që edhe kur të vdesësh t’u përngjash të gjallëve, ndërsa ti je

i gjallë dhe u përngjan të vdekurve të trishtuar?”. Me video-projektor shfaqet në mur

fotoja e Homerit.

Hapi II. Një nxënës lexon materialin që lidh Homerin me Trojën, i cili shoqërohet

me pamje filmike, që janë regjistruar në video-projektor dhe tregojnë pozicionin

gjeografik të Trojës. Shoqëruar me pamje, nxënësit lexojnë materialet e përgatitura

për historinë e zbulimit të Trojës.

Hapi III. Duke i shoqëruar me pamje nga filmi “Troja”, nxënësit paraqesin një historik

të krijimit dhe të përmbledhjes së këngëve të Homerit, shtjellojnë shkaqet e vërteta

të luftës së Trojës dhe cila ngjarje e përbën konfliktin letrar në vepër.

Hapi IV. Pamjet e përzgjedhura nga filmi do të shoqërohen me titra që janë komente

të nxënësve për figurat e heronjve, si: Akili, Hektori, Patrokli etj.

Hapi V. Do të luhet në skenë dramatizimi i pjesëve të përzgjedhura nga Iliada.

Hapi VI. Vlerësime të pjesëmarrësve dhe ndarja e çmimeve.

Test nr. 1

Rinë Katerinëza

Edhe që të dy i mpruante që lart vetë Zonja Hënë e larë nd`ar e ndë ergjënd.

Re kish, po ishin të bardha si linja e lirtë edhe të nëntë fushat e qiellit ishin të

gjëra sa hëna kish se ku të bardhë.

Katerinëza rrinte tanithi krye-unjur, si nuse e nusëruar, atythi ne varri i hapur,

me mandilezën në dorën e mëngjër.

Kirolloj iu afrua, i hodhi krahun për beli, i preku me dorë fytyrën edhe e

përkëdheli. Ajo ngriti sytë edhe e pa me një mall që s`ka si shuhet. Pastaj anoj

kryet në kraharor të tij, u shtyp u përtyp me dridhje edhe mbetnë kështu.

Ndenjnë mbi një tjatër varr, mermer i bardhë si bora, të do-një plaku të

moçëm që të gëzohej edhe aty se mban dhëndëri e nusëri përsipër.

Shkoj një copë herë dhe, kur dor’ e Kirollojt i përkëdheltë ëmbël e lehtë

flokëzat – kaq ëmbëlthi e kaq lehtazi si vetëm dora që ka shkruar nëpër jetën

e varrit munt të përkëdhelë, - Katerinëza i foli:

- Sa i trembur jè, o im-zot!

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rretho alternativat e sakta:

1. Teksti Rinë Katerinëza është: (1 pikë)

a. letrar

b. joletrar

2. Në këtë tekst Mitrush Kuteli vjen si: (1 pikë)

a. rrëfimtar

b. rrëfen rrëfenjën

c. romancier

3. Autori zgjedh varrezat për të bërë rrëfimin e tij: (1 pikë)

a. për të treguar fatalitetin e vdekjes

b. forcën e dashurisë midis të rinjve

c. forcën e dashurisë midis nënës dhe fëmijës

d. tmerrin e vdekjes

4. Në rrëfim autori tregon: (1 pikë)

a. temën e dashurisë së nënës dhe djalit

b. martesën e një të gjalli me një të vdekur

c. temën e vdekjes në luftë për mbrojtjen e trojeve

5. Në ç’vetë është rrëfimi? Cili është qëndrimi i autorit në raport me rrëfimin?

(2 pikë)

Shënim: Po sjellim dy modele testesh.

Modeli I gërsheton njohuritë letrare me ato gjuhësore.

Modeli II ka teste vetëm për njohuritë gjuhësore, të cilat mësuesi/ja mund t’i gërshetojë me modelin e parë.

225

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

6. Zbulo në fragment një çift antonimesh që karakterizon dy personazhet.

(1 pikë)

7. Gjej në fragment paralelizmin figurativ midis natyrës dhe gjendjes

shpirtërore të dy të rinjve. Interpreto funksionin kuptimor të këtij paralelizmi.

(4 pikë)

8. Në fjalinë ... kur dor’ e Kirollojt i përkëdheltë ëmbël e lehtë flokëzat – kaq ëmbëlthi

e kaq lehtazi si vetëm dora që ka shkruar nëpër jetën e varrit munt të përkëdhelë.

Gjej figurën stilistike që është përdorur:

(3 pikë)

a. krahasim

b. similitudë

c. metaforë

Ç’rol luan figura?

9. Cili është nënteksti që është përdorur në fjalinë:

- Sa i trembur jè, o im-zot! (1 pikë)

10. Ç`lloj fjalie është fjalia e mësipërme? ( 1 pikë)

226

11. Përshkruaj gjendjen shpirtërore të Katerinëzës që kalon në disa faza: (4 pikë)

12. Në fjalinë ... Edhe që të dy i mpruante që lart vetë Zonja Hënë, fjala që

është:

(1 pikë)

a. lidhëz

b. përemër

c. parafjalë

d. pjesëz

13. Kuteli përdor në rrëfim elementin fantastik. Interpretoni rolin e këtij

elementi:

(2 pikë)

14. Dallo dhe shkruaj se cilës pjesë të ligjëratës i përkasin fjalët e nënvizuara:

Katerinëza rrinte tanithi krye-unjur, si nuse e nusërua, atythi ne varri i hapur, me

mandilezën në dorën e mëngjër.

(2 pikë)

si:____________________________

ne: ___________________________

i: ____________________________

me:___________________________

15. Fjala krye-unjur është: (1 pikë)

a. e parme

b. e prejardhur

c. e përngjitur

d. kompozitë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

16. Autori përsërit fjalën: (4 pikë)

ëmbël – ëmbëlthi

lehtë – lehtazi

a. Si është formuar fjala e dytë në çiftet e dhëna?

b. Cili është funksioni i ndërtimit dhe i përsëritjes?

17. Në fjalitë e mëposhtme janë vendosur marrëdhënie bashkërenditëse

apo nënrenditëse. Emërto lidhëzën.

(3 pikë)

Re kish po ishin të bardha si linja e lirtë.

• Paraqit me skemë marrëdhëniet ndërmjet pjesëve në fjalinë e mësipërme.

18. Në fjalinë e mëposhtme shpjegoni ndryshimet sintaksore që ndodhin

nga kalimi i ligjëratës së drejtë në atë të zhdrejtë.

(3 pikë)

- Katerinëza i foli:- Sa i trembur jè, o im-zot.

19. Në fjalinë: Ndenjnë mbi një tjatër varr, mermer i bardhë si bora, të do-një plaku

të moçëm që të gëzohej edhe aty se mban dhëndëri e nusëri përsipër. Nënvizo foljet

dhe dallo diatezën dhe kohën e foljes.

(2 pikë)

20. Argumento në formën e esesë: “Vetëm forca e dashurisë mund të lidhë

me martesë të gjallin me të vdekurin”.

(10 pikë)

227

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Test nr. 2

Pas betejes

Vendi bie erë gjak e kërmë. Ata që ishin vrarë paradite tani kishin filluar të

prisheshin. Të tjerëve që u vranë afër mbrëmjes, u rridhte gjak. Ndonjëri s’kish

dhënë shpirt dhe dëgjoheshin rënkime të lodhura nga agonia e gjatë.

Turqit kishin mbledhur vetëm kufomat e komandantëve të tyre të lartë.

Kufomat e ushtarëve dhe oficerëve të tjerë dukej se do t’i mblidhnin e do t’i

varrosnin të nesërmen. Shqiptarët ishin të gjithë atje, se s’kish kush t’i mblidhte.

Qenë kaq shumë të vrarë, aq sa të dukej e pabesueshme. Vende - vende ata

kishin rënë kapicë mbi njëri - tjetrin. Zallishtet e lumit, baçet, kodrinat me ullishte,

lagjet e jashtme të Varoshit, pazari, të gjitha ishin mbuluara me kufoma. Në

dritën e plotë të hënës i mbërtheheshin qiellit mijëra bebëza të vdekura njerëzish

e kuajsh dhe nga qielli i mbërtheheshin tokës mijëra bebëza të ftohta yjesh...

Kështu ishte zhvilluar beteja. Shenjat e saj tregonin një hakmarrje të madhe

të turqve. Hakën e grykave të Kurveleshit kundër Gjergj Aranitit, Evrenozi e

mori siç dukej në grykën e Osumit kundër Gjergj Kastriotit. Nga ajo fitore e

madhe, shqiptarët ranë këtu në humbjen e parë të madhe...

Stresi e gjeti Marashin nën kufomën e doriut të tij... Hoqi shpatën t’i jepte

fund agonisë së djalit, po iu kujtua diçka dhe e futi përsëri shpatën në mill:

dukagjinasit, kur binin në fushën e luftës, si dëshirë të fundit kishin që të

ktheheshin në atë drejtim nga mendonin se ishte Dukagjini i tyre...Stresi shikoi

Tomorrin ...dhe e ktheu fytyrën e bukur të Marashit drejt veriut dhe nga qielli i

mbërtheheshin tokës mijëra bebëza të ftohta yjesh.

1. Rretho përgjigjen e saktë. Në ketë roman B.Xhaferi vjen si përfaqësuesi:

(1 pikë)

a - romanit historik

b - romanit social

c – romanit social me temë psikologjike

2. Rretho përgjigjen e saktë. Në ketë fragment shprehet: (1 pikë)

a - dashuria dhe sakrifikimi për hir të vendlindjes

b – hierarkia në ushtrinë turke

c – fataliteti i pashmangshëm i luftës?

3. Rretho përgjigjen e saktë. E veçanta e stilit të këtij autori në paraqitjen e

atmosferës në këtë fragment shfaqet në:

(1 pikë)

a - hollësitë artistike

b - kontrastin artistik

c – përshkrimet?

228

4. Rretho përgjigjen e saktë. Indin në ketë roman e përbëjnë situatat: (1 pikë)

a – absurde

b – të jashtëzakonshme

c – tipike

d – tragjike?

5. Në këtë fragment situata përshkruhet gradualisht duke iu afruar fatalitetit të

luftës. Gjej detajet që e shprehin atë.

(4 pikë)

6. Gjej në fragment një çift antonimesh që shërbejnë për paraqitjen e

atmosferës së luftës.

(2 pikë)

7. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë ..... dhe dëgjoheshin rënkime të lodhura

nga agonia e gjatë... fjala e nënvizuar është:

(2 pikë)

a – epitet

b – epitet metaforik

c – metaforë?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

8. Përmblidh në një fjali përfytyrimin që të ngjall tabloja e luftës në fragmentin

e dhënë në fillim.

(2 pikë)

9. Në fjalinë: Ndonjëri s’kish dhënë shpirt dhe dëgjoheshin rënkime të lodhura nga

agonia e gjatë ..., autori ka përdorur një shmangie nga gjuha standarde. Gjeje dhe

shpjego funksionin.

(2 pikë)

10. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: ... Ata kishin filluar të prisheshin... folja

kam është përdor:

(1 pikë)

a – me kuptim të plotë,

b – si folje ndihmese?

11. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: Shqiptarët ishin të gjithë atje, se s’kish

kush t’i mblidhte...fjala kush është:

(1 pikë)

a – përemër pyetës

b – përemër lidhor

c – përemër i pacaktuar

d – përemër dëftor?

12. Nënvizo në fjalinë e mësipërme trajtën e shkurtër dhe përcakto funksionin.

(2 pikë)

229

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

13. Në fjalinë: Të tjerëve, që u vranë afër mbrëmjes u rridhte ende gjak...emërto

ç’pjesë e ligjëratës janë fjalët e nënvizuara.

(5 pikë)

14. Përcakto llojin e fjalisë së mësipërme dhe shpjego funksionin e ndërtimit

dhe përdorimit në letërsinë artistike.

(2 pikë)

15. Përcakto në ç’marrëdhënie janë pjesët në fjalinë e përbërë: (4 pikë)

Të tjerëve, që u vranë afër mbrëmjes, u rridhte ende gjak..

Bëj skemën

230

16. Gjej toponimet e përdorura në fragment dhe përcakto funksionin e tyre.

(3 pikë)

17. Në fjalinë: Ata që ishin vrarë paradite tani kishin filluar të prisheshin... nënvizo

foljet dhe përcakto diatezën.

(2 pikë)

18. Argumento në formën e esesë: “Fataliteti i luftës është i pashmangshëm.

Lufta ka humbës, por nuk ka as fitues.”

Test nr. 3

Kthimi në lice

… Që pas tryezës drejtoresha e pa atë shikimin e saj zhbirues.

- Hyr, brenda dhe ulu. Po të dëgjoj!

Lyllabaj u ul te një karrige dhe pa tryezën e lyer me dyllë. Heshtja ishte

kanosëse, ndaj ndjeu se duhej të thoshte diçka.

- Doja të takoja zotin Filip, - tha. - Më ka shkruar një letër.

Drejtoresha ia preu fjalën. Zëri i saj ishte i ftohtë e i ashpër, njëlloj si shikimi.

- E di që ju ka shkruar. Edhe unë ju kam shkruar. Po s’është fjala aty, por

te ty. Ku ke qenë? Me siguri që do kesh për të na treguar gjëra interesante. E

pra, po ju dëgjoj, zonjushë.

Lyllabaj iu shmang shikimit të saj.

- Mamaja ..., - nisi të thoshte.

Drejtoresha gati sa s’bërtiti.

- Nënën tënde, sigurisht, do ta njoftojmë për të gjitha më vonë, edhe tët atë.

Ajo nxori një letër që Lyllabaj e njohu sakaq.

- Do t’i njoftojmë edhe për këtë letër false!

Lyllabaj s’e mohoi. As u habit.

- Po ju dëgjoj, - përsëriti drejtoresha. Shkujdesja e Lyllabajt me sa duket e

bënte të mos përmbahej dot.

- Ku ke qenë gjithë këtë kohë?

Lyllabaj foli ngadalë, duke i kërkuar nga pak fjalët, sepse sikur e kishte

humbur zakonin e të folurit.

U mundua t’i rrëfente drejtoreshës për detin e kaltër me reflekse diamanti,

për zhurmën e thellë të dallgëve, horizontin fill të zi, erën e kripur ku fluturonin

kryezinjtë e detit. Drejtoresha dëgjonte dhe për një çast fytyra i mori një shprehje

habie të thellë. Tani i ngjante tamam manekinit me parukë të zezë, të rënë

shtrembër dhe Lyllabaj me zor e mbajti veten pa vënë buzën në gaz. Kur, më

në fund, e mbylli gojën, për disa sekonda ra heshtja. Drejtoreshës i ndryshoi

prapë fytyra, si të qe duke kërkuar zërin. Lyllabaj u habit kur dëgjoi si i kumboi

zëri. S’ishte më zëri i mëparshëm, tani ishte bërë më i thellë, më i zbutur.

- Dëgjo, moj bijë, - foli drejtoresha.

U përkul mbi tryezën e dyllosur, duke ia ngulur sytë Lullabajt. Në dorën e

djathtë mbante një stilograf të zi, me një shirit të praruar.

- Moj bijë, jam gati t’i harroj të gjitha. Mund të kthehesh në klasë, njëlloj si

më parë. Por ama duhet të më tregosh...

Ajo hezitoi.

- Ti e kupton, unë të dua të mirën. Veç dua të më thuash gjithë të vërtetën.

Lyllabaj s’po e merrte vesh. S’po e kuptonte se ku e hidhte fjalën drejtoresha.

- Më fol pa frikë, gjithçka ka për të mbetur mes nesh.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Rretho alternativën e saktë në pyetjen 1 – 3 dhe 11.

1. Lë Klezio vjen si shkrimtar i:

a. tregimit social;

b. tregimit social me teme ekologjike;

c. tregimit fantastiko-shkencor?

1 pikë

231

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

2. Çfarë simbolizon titulli i tregimit: 1 pikë

a. jetën e ndërprerë mes bukurive të natyrës dhe detit;

b. kapërcimin e gjendjes shpirtërore të dyzuar të vajzës;

c. vlerësimin për rëndësinë e shkollimit?

3. Cila është gjendja shpirtërore që përjeton Lyllabaj në bashkëbisedim me

drejtoreshën:

1 pikë

a. nervozizëm

b. drojë

c. frikë

d. zemërim?

4. Qëndrimi i Lyllabaj kundrejt drejtoreshës ndryshon gradualisht. Nënvizo me laps

fjalitë nëpër të cilat kalon ky ndryshim, bashkë me foljet kyç që e shprehin atë.

pikë

232

5. Në ç’vetë është ndërtuar rrëfimi? Ç’raport krijon autori me personazhet

përmes një rrëfimi të tillë?

2 pikë

6. Nënvizo me të kuqe përgjatë fragmentit detaje që përshkruajnë

drejtoreshën.

pikë

7. Komento përmes figurave stilistike gjendjen shpirtërore të Lyllabaj, kur

mundohej t’i rrëfente drejtoreshës.

pikë

8. Shkruaj antonimet për grupet e mëposhtme: 3 pikë

shikim zhbirues - ________________________

heshtje kanosëse - ________________________

e rënë shtrembër - ________________________

9. Shkruaj një sinonim për shprehjet frazeologjike: 2 pikë

Me zor e mbajti veten – ________________________

Vuri buzën në gaz - ________________________

10. Interpreto nëntekstin që mbartin fjalët e fundit të paragrafit. Ç’është ajo

gjithçka që ajo priste të dëgjonte?

4 pikë

11. Rretho përgjigjen e saktë. Ç’pjesë e ligjëratës është fjala mes në grupin

mes nesh:

1 pikë

a. lidhëz

b. parafjalë

c. ndajfolje

d. pasthirrmë

e. pjesës?

12. Shiko me kujdes foljen ndjeu. Argumento pse ndryshon grupi ie – je.

2 pikë

13. Grupet emërore të mëposhtme shkruaji në rasën gjinore/rrjedhore, në

trajtën e shquar/të pashquar.

6 pikë

zëri i saj

zakonin e të folurit ________________________

parukë e verdhë ________________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

14. Në fjalinë: U mundua t’i rrëfente drejtoreshës për detin e kaltër me reflekse

diamante, zhurmën e thellë të dallgëve, horizontin fill të zi, erën e kripur ku fluturonin

kryezinjtë e detit... është shmangur përdorimi i parafjalës për. Argumento pse ndodh

kjo.

2 pikë

15. Me fjalët e dhëna krijo emra që të kenë ë-fundore:

rrëfente ________________________

ndryshoi ________________________

233

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

F. Noli

HIMNI I FLAMURIT

Test nr. 4

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënd e vatr’ o nën’ e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S’të trëmp Romani, as Venecjani,

As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn’ e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove

Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,

Po çdo mizor me shpat’ e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,

Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr’ e qjell i ri.

1. Rretho përgjigjen e saktë. Ç’lloj poezie është “Himni i flamurit”: 1 pikë

a- meditative

b- natyrore

c- filozofike

d- atdhetare?

234

2. Rretho përgjigjen e saktë. Cilat janë dy fjalët kyç në poezi: 2 pikë

a- flamur gjak, flamur shkabë

b- flamur i madh për vegjëli

c- flamur bujar për njerëzi

3. Rretho përgjigjen e saktë. Mesazhi për poezinë që jepet përmes flamurit

është:

1 pikë

a- flamuri luftonte përçarjen dhe shpallte vëllazërimi

b- flamuri simbol i rrugës drejt lirisë

c- flamuri, realizimi i ëndrrave?

4. Rretho përgjigjen e saktë. Flamuri në rrafshin simbolik është dëshmi: 1 pikë

a- historike

b- kulturore

c- politike?

Argumento mendimin duke përzgjedhur detaje.

pikë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

5. Në vargun: “O flamur gjak o flamur shkabë “ autori përdor figura stilistike. Gjeji

ato dhe interpreto funksionin stilistik.

pikë

6. Në strofën 4 kemi një përshkrim të atmosferës së krijuar në historinë shqiptare.

Gjej detajet dhe shpjego funksionin kuptimor të epitetit “yll i pavdekur për liri”.

pikë

7. Në vargun : Yll i pavdekur për liri ...kemi një shmangie të drejtshkrimit standard.

Me ç’funksion është bërë kjo shmangie nga autori?

pikë

8. Nënvizo vargje ku shprehet programi kombëtar i Nolit. 2 pikë

9. Rretho përgjigjen e saktë. Mesazhi i autorit jepet në formë: 1 pikë

a- lutjeje

b- këshille

c- nxitjeje

10. Poezia e Nolit ka një muzikalitet e ritëm të brendshëm. Me ç’mjete gjuhësore

( figura sintaksore) e realizon këtë? 2 pikë

235

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

11. Rretho përgjigjen e saktë. Ritmi i poezisë është: 1 pikë

a- i ngadaltë

b- i shpejtë

c- marcial

d- deklarativ

e- solemn

12. Në vargjet : S’të tremb Romani, as Veneciani, as... përdorimi i përsëritur i

lidhëzës formon një figurë sintaksore që quhet

1 pikë

13. Cili është funksioni sintaksor i përsëritjes?

Interpreto mendimin duke u mbështetur në figura stilistike. 4 pikë

14. Rretho përgjigjen e saktë. Në vargun lagur me lot, djegur me flakë, ç’funksion

sintaksor luajnë fjalët e nënvizuara.

2 pikë

a- kallëzues

b- përcaktor

c- kallëzues i kryefjalës

d- rrethanor mënyre?

15. Gjej në poezi një çift antonimesh që karakterizojnë flamurin dhe analizo

me ç’mjet gjuhësor është ndërtuar.

2 pikë

16. Argumento në formën e esesë: “Flamuri shqiptar dhe /flet për/ historia

e vërtetë shqiptare “

10 pikë

Kjo tabelë vlerësimi shërben për të gjitha këto teste.

Pikët 0-12 13-22 23-30 31-36 32-37 41-43 44-50

nota 4 5 6 7 8 9 10

236

Grupi A

Test nr. 1

Për përemrat vetorë dhe foljen

1. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet përemri vetor në fjalitë: (2 pikë)

a. Na pyet edhe neve për këto gjëra. Po Jo

b. Edhe ju ju përgjigjët pozitivisht”. Po Jo

2. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet trajta e shkurtër e bashkuar “ua”

në fjalinë:

(1 pikë)

Mendova t’ua thosha edhe juve këtë plan. Po Jo

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

3. Nënvizo me një vijë trajtat e shkurtra dhe me dy vija trajtat e shkurtra të

bashkuara në fjalitë e mëposhtme. Korrigjo trajtat e dhëna gabim. (6 pikë)

- Siç u thashë në fillim, doja t’u tregoja disa gjëra.________________________

- Po ua them edhe juve arsyen e mosardhjes në shkollë.__________________

- Nusja e re ia la të kunatave të birin dhe u nis. ________________________

4. Shkruaj një fjali, ku folja jam të përdoret si folje ndihmëse dhe një fjali ku

kjo folje të përdoret si folje me kuptim të plotë:

(4 pikë)

5. Formo tri fjali ku folja gjysmëndihmëse të shprehë fillimin, vazhdimin dhe

përfundimin e një veprimi. Nënvizoji foljet.

(9 pikë)

6. Përshkruaj një situatë në të cilën një shok të kërkon një këshillë dhe ti ia

jep. Përdor sa më shumë folje ndihmëse dhe gjysmëndihmëse. (10 pikë)

237

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

7. Formo fjali ku folja të jetë në diatezat: veprore, pësore, vetvetore dhe

mesore.

(8 pikë)

8. Ktheje ligjëratën e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë: (5 pikë)

- Në atë çast dielli u shfaq dhe tha: - Tani unë do të shkëlqej më shumë!

- Jo, jam e sigurt që nuk do të marr pjesë, - tha ajo me vendosmëri.

9. Shkruaj dy fjali me folje në kohën e ardhme të se shkuarës të mënyrës

dëftore:

(2 pikë)

238

Shënim:

Në këto modele testesh, disa janë pa pikë, sepse i lihet në dorë mësuesit ta bëjë atë.

Grupi B

1. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet përemri vetor në fjalitë: (2 pikë)

a. Neve do të shkojmë në bibliotekë Po Jo

b. Edhe juve do t’ju ndihmojnë mësuesit Po Jo

2. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet trajta e shkurtër u në fjalinë:

Juve u kam thënë që ta blini këtë libër. Po Jo (2 pikë)

3. Nënvizo përdorimet e gabuara të përemrave vetorë. Rishkruajini ato si

duhet.

(6 pikë)

- Kërkoj nga juve heshtje vetëm një natë, o vëllezër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

- Neve nuk na ndajnë male, por nuk mund të rrimë dot bashkë.

- Nuk di cili nga neve u ngrit në këmbë.

4. Formo dy fjali, një ku folja kam të përdoret si folje ndihmëse dhe një tjetër,

ku të përdoret si folje me kuptim të plotë.

(4 pikë)

5. Shkruaj tri folje gjysmëndihmëse. Ndërto fjali me to: (9 pikë)

6. Përshkruaj një konflikt midis dy shokësh, ku edhe ti jep ndihmesën për

ta zgjidhur. Përdor sa më shumë folje ndihmëse dhe gjysmëndihmëse. (10 pikë)

7. Shkruaj tri fjali ku folja laj të përdoret në diatezat: (6 pikë)

Veprore ________________________________________________________

Pësore _________________________________________________________

Vetvetore _______________________________________________________

239

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

8. Kthe ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë: (7 pikë)

- Është mirë të shkruhet diçka për vallet, - mendoi shkrimtari.

- O Bajloz i zi, dil në shesh të burrave, - i thirri Gjergji.

- Edhe ti na paske ardhur këtu?! – pyeti dhe u çudit ai.

9. Shkruaj dy fjali me folje në kohën e tashme të kushtores. (2 pikë)

Vlerësimi

Pikët 1-10 11-16 17-25 26-32 33-39 40-45 46-50

Nota 4 5 6 7 8 9 10

5 pikë për shkrimin e bukur

Shënim. Kjo tabelë vlerësimi shërben për të gjitha testet.

240

Grupi A

Test nr. 2

Për pjesët e pandryshueshme

1. Shkruaj dy fjali me parafjalë të formuara nga ndajfoljet.

Nënvizo parafjalët:

pikë

2. Shkruaj pesë parafjalë të rasës gjinore dhe përdori në fjali: 5 pikë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

3. Shkruaj katër shprehje parafjalore: 4 pikë

4. Shkruaj dy fjali ku fjala vetëm të përdoret si ndajfolje në fjalinë e parë dhe

si pjesëz në të dytën:

4 pikë

5. Shkruaj pesë pjesëza përforcuese: 5 pikë

6. Shkruaj tri fjali ku të përdoren pjesëza nxitëse. Shkruaj në kllapa çfarë

shprehin ato:

6 pikë

7. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë Ku shkon fjala ku është: 2 pikë

a. pjesëz

b. lidhëz

c. pasthirrmë

d. ndajfolje

8. Shkruaj një fjali ku fjalë që të jetë lidhëz: 2 pikë

241

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

9. Shkruaj se cilës pjesë ligjërate i përkasin fjalët e nënvizuara: 6 pikë

a) Punonte te toka buzë lumi. (_____________)

b) Doli nga ana e sipërme e rrugës. (_____________)

c) Erdhi që të punonte. (_____________)

d) U gëzuam të gjithë, sidomos gjyshi. (_____________)

e) Mungonte vetëm motra e vogël. (_____________)

f) Qetësi, - tha mësuesi me zë të ulët. (_____________)

10. Ç’tregon gjymtyra e prirë nga parafjala: 5 pikë

a) shkoi për vizitë (_____________)

b) ishte i vogël nga shtati (_____________)

c) ishte lodhur nga rruga e gjatë (_____________)

d) erdha me vëllanë (_____________)

e) shtëpia prej guri është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë (______)

11. Shkruaj mbresat e tua nga fragmenti Prilli i thyer.

Nënvizo pjesët e pandryshueshme të ligjëratës që ke përdorur. 7 pikë

242

Grupi B

1. Shkruaj dy fjali me parafjalë të formuara nga emrat.

Nënvizo parafjalët:

4 pikë

2. Shkruaj pesë parafjalë të rasës rrjedhore dhe përdori ato në fjali. 5 pikë

3. Sqaro me fjali kur përdoret parafjala te dhe kur parafjala tek: 4 pikë

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

4. Shkruaj dy fjali ku të përdoret fjala që si lidhëz në fjalinë e parë dhe si

pjesëz në të dytën:

4 pikë

5. Shkruaj pesë pjesëza saktësuese: 5 pikë

6. Shkruaj tri fjali ku të përdoren pjesëza emocionuese. Shkruaj në kllapa

çfarë shprehin:

6 pikë

7. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: E mora librin që më dërgove... fjala që

është:

2 pikë

a. pjesëz

b. ndajfolje

c. parafjalë

d. përemër

8. Shkruaj një fjali ku fjala që të jetë pjesëz: 2 pikë

243

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

3. Shkruaj cilës pjesë të ligjëratës i përkasin fjalët e nënvizuara: 5 pikë

a) Ai shkoi në bibliotekë. (_____________)

b) Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha. (_____________)

c) Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë. (_____________)

d) Mirëmëngjesi! – tha djali i qeshur. (_____________)

e) Të rri apo të iki. (_____________)

10. Ç’tregon gjymtyra e prirë nga parafjala: 6 pikë

a) Nxënësit u kthyen nga shkolla. (_____________)

b) Me se e pastrove tavolinën? (_____________)

c) Lajmi u prit me gëzim. (_____________)

d) Takohemi nga e shtuna (_____________)

e) Ishte nisur për një punë (_____________)

11. Përshkruaj mbresat nga fragmenti Një vizitë familjare. Nënvizo pjesët e

pandryshueshme të ligjëratës që ke përdorur:

7 pikë

244

Grupi A

Test nr. 3

Për probleme të drejtshkrimit

1. Shkruaj dhjetë fjalë të huaja që kanë në përbërjen e tyre d ose t:

2. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji fjalët e shkruara

gabim.

dialog, djagonale, marathonë, patholog, dhespot (titull fetar), atllas gjeografik,

Promethe, falls, gjeollog, llustroj, fustan atlasi, elektriçist, certifikatë, dispencë, çimendo.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

3. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji si duhet.

pesë, mijë, kokve, gjat, i art, i pambuktë, miljon, gjysëm, brumë, ngrotë, mjaftë, i

vërtet, dhall, i mbrapsht, i shpejt.

4. Shkruaj mbiemra të formuar nga emrat e mëposhtëm dhe përdori në

fjali:

Kosovë_________________________________________________________

Gur____________________________________________________________

Dru____________________________________________________________

5. Gjej gabimet drejtshkrimore në fjalinë: Vendi i parë ju dha nxënëses e klasës

e parë. Rishkruaje pa gabime:

245

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

6. Nënvizo nyjat e përdorura gabim dhe shkruaji si duhet:

Bredhat e prerë nuk e prishin bukurinë e të tërës.

Babait nuk i pëlqyen fjalët e të bijës.

7. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji si duhet.

djellor, fjer, kam zjerë, parandienjë, shtije, i pëlqyshëm, i rrëmbyshëm, muai, krye

këput, kënduakam, i vazhdushëm:

8. Plotëso përkufizimin: “Pikëpyetja është shenja...

9. Shkruaj tri fjali pyetëse:

10. A është i vërtetë pohimi:

Pas thirrorëve në krye të një letre nuk vendoset pikëçuditje, por presje.

Po

Jo.

11. Përse vendosen thonjëzat në fillim dhe në fund të ligjëratës së drejtë?

Përgjigjen ilustroje me shembuj.

12. Në fjalitë e mëposhtme mungojnë disa nga shenjat e pikësimit. Vendosi

ato ku duhet dhe shkruaj si duhet fjalët pas tyre:

- Por, kur hodhi sytë lart e ç’ishte ajo që pa.

- Sa i gjerë që është – thashë.

- Vajza nuk do të më kthehej më

- Eh – psherëtiu plaku

- Po pse habitesh pa shihe njëherë

246

13. Formo fjali ku pikëçuditja të përdoret në fund të fjalive që shprehin:

Habi____________________________________________________________

Dhimbje________________________________________________________

Porosi__________________________________________________________

Urdhër_________________________________________________________

14. Formo fjali ku shumëpikëshi të përdoret për të theksuar më shumë se

një fjalë dhe për të shkruar një datë të paplotë:

15. Shkruaj dy fjali ku thonjëzat të përdoren për të treguar përdorimin ironik

të fjalëve dhe dy fjali ku thonjëzat njëshe të përdoren brenda një teksti të mbyllur

në thonjëza.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

247

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi B

1. Shkruaj dhjetë fjalë të huaja që kanë në përbërjen e tyre dh ose l:

2. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji si duhet.

petagog, arithmetikë, Dhionis, Kleant, balonë, dipllomë, dipllomat, zologji, llotari,

llogjikë, agjensi, difiçit, penallti, Odhise, mencë.

248

3. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji ato si duhet.

fletë, dhjetra, djalë, djath, drith, i but, i ngrot, shpejtë, vërtetë, i pesëdhjetë, i

njëzetetretë, dasëm, dylym, lek, von.

4. Shkruaj mbiemra të formuar nga foljet e mëposhtme dhe përdori ata në

fjali:

Thaj___________________________________________________________

Ngroh__________________________________________________________

Pres___________________________________________________________

5. Korrigjo gabimet në fjalinë: Mësuesi takoi nxënësit e klasës parë, dytë, tretë.

Rishkruaje atë:

6. Në vend të pikave vendos nyjën që mungon:

Parapëlqimi i blerjes....pasurive ... paluajtshme nga ana e fqinjëve ... tyre u mor

prej kodit ... huaj.

7. Nënvizo fjalët me gabime drejtshkrimore. Rishkruaji fjalët sipas rregullave

të drejtshkrimit.

e dielë, zjej, ndjej, ndjeva, djelli, thyes, i pathyshëm, mësus, i shoqërushëm,

pastrus, i pazëvendësushëm, ëndërrus.

8. Plotëso përkufizimin: Pikëçuditja përdoret në fund të një fjalie ...

9. Shkruaj tri fjali ku të përdoret pikëçuditja:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

10. A është i vërtetë pohimi: Shumëpikëshi është shenja e pikësimit që shërben

për të treguar ndërprerje të ligjërimit ose një mungesë të tekstit në një pjesë të tij?

Po

Jo

11. Kur mund të përdorim thonjëzat njëshe? Jepni shembuj.

12. Në fjalitë e mëposhtme në vend të pikave vendos shenjat e pikësimit që

mungojnë:

- Hajdutët... Hajdutët... Vrasësit... Kriminelët... Oh, i mjeri unë... Drejtësi, o zot i

drejtë, më fikët, më vranë, më prenë kokën, më vodhën paratë e mia. Kush m’i ka

marrë... Ç’u bë... Ku është... Ku fshihet... Si mund ta gjej...

13. Formo fjali ku të përdorësh pikëpyetjen në fund të një fjalie të thjeshtë

pyetëse, në fund të një periudhe me fjali që lidhen me lidhëza bashkërenditëse,

me lidhëza nënrenditëse dhe pa lidhëza.

249

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi A

Test nr. 4

Për gjymtyrët e fjalisë dhe fjalinë

1. Ndërto dy fjali me përcaktorë homogjenë dhe dy me rrethanorë kohe

homogjenë.

2. Kur fjalia e përbërë është me nënrenditje?

3. Ndërto një fjali të përbërë sipas kësaj skeme:

Pj. Bashkërenditëse – Pj. Bashkërenditëse – Pj. Bashkërenditëse

4. Formo fjali të përbëra me marrëdhënie bashkërenditjeje:

shtuese: _____________________________________________________

veçuese: _____________________________________________________

kundërshtuese___________________________________________________

përmbyllëse______________________________________________________

5. Ndaj fjalinë në pjesë, i emërto ato dhe bëj skemën:

Kulmi që mund të arrijë me përvojën e tij një njeri jo i mençur është t’u gjejë

dobësitë njerëzve më të mirë.

6. Ndërto një fjali të përbërë ku pjesa e nënrenditur kohore të ndodhet para,

në mes ose pas pjesës kryesore. Vendos presjen aty ku duhet:

250

7. Lidh me shigjetë fjalitë e përbëra me llojin e marrëdhënies:

Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha.

- shkakore

Kur vdiq Skënderbeu, asnjë s’mbeti i pa përlotur. - mënyrore

Si është mali, shtron dëbora.

- vendore

Jam i lumtur se munda t’ju hap zemrën.

- kohore

8. Zëvendëso pyetjen me një pjesë të nënrenditur.

Të gjithë ishim në klasë (kur?)___________________________________

Mësuesja u gëzua (pse?)_______________________________________

Ai shkoi në bibliotekë (përse?)___________________________________

Lavdia e sportistit u shtua (sa?)__________________________________

9. Ndërto fjali të përbëra me marrëdhënie përcaktore, ku pjesa e varur të

lidhet me kryesoren me:

Përemrin lidhor që: ____________________________________________

Përemrin lidhor e cila:__________________________________________

Ndajfoljen lidhore ku: __________________________________________

Ndajfoljen lidhore kur:__________________________________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

10. Shkruaj dy fjali me gjymtyrë homogjene, ku të përdoren fjalë

përgjithësuese. Nënvizoji ato:

251

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi B

1. Ndërto dy fjali me kryefjalë homogjene dhe dy me rrethanorë mënyre

homogjenë:

2. Kur fjalia e përbërë është me bashkërenditje?

3. Ndërto një fjali të përbërë sipas kësaj skeme:

Pj.kr

Pj. n. I

Pj. n. I

4. Formo fjali të përbëra me marrëdhënie bashkërenditjeje:

shtuese: _____________________________________________________

veçuese: _____________________________________________________

kundërshtuese___________________________________________________

përmbyllëse_____________________________________________________

5. Ndaj fjalinë në pjesë, i emërto ato dhe bëj skemën:

Kur të shkoj për pushime, gjëja e parë që do të bëj është të vizitoj disa monumente

kulture.

6. Ndërto një fjali të përbërë, ku pjesa e nënrenditur vendore të ndodhet në

fillim, në fund ose në mes të pjesës kryesore. Përdor presjen aty ku duhet.

252

7. Ndërto katër fjali të përbëra, ku lidhëza se të shprehë marrëdhënie të

ndryshme. Në fund të fjalive shkruaji këto marrëdhënie:

8. Shkruaj një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur krahasore. Nënvizo

fjalën mbështetëse.

9. Ndërto tri fjali të përbëra, ku pjesa e nënrenditur kohore të tregojë

marrëdhënie:

Njëkohësie______________________________________________________

Parakohësie_____________________________________________________

Paskohësie______________________________________________________

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

10. Cila fjali është e thjeshtë? Rretho:

Po Jo Ai filloi të fliste.

Po Jo E dija ku do të dilje.

Po Jo Shkoi për të punuar.

Po Jo Prisni sa të pushojë shiu.

12. Ndërto dy fjali të përbëra që shprehin marrëdhënie shkakore dhe që

lidhen me lidhëza nënrenditëse kohore:

253

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

Grupi A

Test përmbledhës vjetor

Për njohuri gjuhësore

10. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet trajta e shkurtër në fjalinë:

Juve u kërkojnë në mbledhje? Po Jo

2. Shkruaj saktë fjalinë: E kush na i ka fajin për këtë gjë?

3. Analizo trajtën e shkurtër të përemrit vetor në fjalinë: E mora librin:

e =____________________________________________________________

254

4. Formo fjali ku të përdorësh trajtat e shkurtra të bashkuara, që formohen

nga:

më + e_________________________________________________________

të + e__________________________________________________________

më + i__________________________________________________________

ju + i___________________________________________________________

ju + e__________________________________________________________

5. Shkruaj një fjali ku folja kam të jetë ndihmëse, dhe një fjali tjetër ku të

mos jetë e tillë:

6. Shkruaj dy fjali ku folja gjysmëndihmëse do të shprehë kuptimin e

detyrimit dhe të ndiqet nga një folje pjesore:

7. Rretho përgjigjen e saktë. Te fjalia: Mbaroi së lexuari, fjala e nënvizuar është:

a. folje

b. mbiemër

c. emër prejfoljor asnjanës

8. Plotëso dhe jep shembull:

Folja është në diatezën veprore kur___________________________________

9. Shkruaj një fjali ku koha e ardhme e së shkuarës të përdorët në fjalitë e

varur:

10. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: Nuk erdhi për shkak të shiut, fjala e

nënvizuar është:

a) emër

b) parafjalë

c) lidhëz

d) ndajfolje?

11. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: Ishte në buzë të lumit, fjala buzë

është:

a. ndajfolje

b. parafjalë

c. emër

d. mbiemër?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

12. Nënvizo fjalët e shkruara gabim. I rishkruaj duke ndrequr gabimet: dhiamant,

apotheozë, dithiramb, pathollog, diallog, falls, flotë, mathematikë, theatër, çelebroj,

difiçit, gjeollog, llustër, llogjikë, kollos, i pathyshëm:

13. Shkruaj dy fjali ku të përdoret pikëçuditja:

14. Vendos shenjat e pikësimit. I rishkruaj fjalitë si duhet:

Tani mendonte mësuesi ai do të vijë patjetër

Pa të të pyes pak foli ai papritur kur e ke lexuar romanin Kronikë në gur

15. Shkruaj fjali njëkryegjymtyrëshe:

a. Pavetore me folje të formës pësore në verën e tretë njëjës:

b. Pavetore me foljen jam:

255

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

c. Emërore:

16. Krijo nga një fjali të përbërë sipas këtyre skemave:

a. Pjesa kryesore → Pjesa kryesore

Pj. n. I përcaktore Pj. n. I kundrinore

Pj. k

b.

Pj.n I

Pj.n I

Pj.n II

17. Ndaj dhe emërto fjalitë. Bëj skemën:

Ndihej shumë e lumtur dhe nuk e kuptonte dot nëse gjithë kjo lumturi buronte

nga qielli i thellë e i kaltër i qershorit, nga shkëlqimi i ujërave të lumit, që të merrte

sytë, nga mali, nga tokat e gjelbra me misër, ku lëkundeshin si në një valle të largët

shamitë e bardha të nuseve dhe kapelet prej kashte të çupave, nga era e luleve apo

nga ajo kreshtë e bardhë e Tomorit, prapa së cilës ishte fusha e madhe ku lumenjtë

janë të gjatë dhe të qetë.

256

Grupi B

1. Rretho Po ose Jo. A është përdorur si duhet përemri vetor në fjalitë:

Juve mos u shqetësoni? Po Jo

2. Shkruaj saktë fjalinë: Do t’jua marr unë librat atyre.

3. Analizo trajtën e shkurtër të përemrit vetor në fjalinë: I mora librat

I = ____________________________________________________________

4. Formo fjali ku të përdorësh trajtat e shkurtra të bashkuara që formohen nga:

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

I + e___________________________________________________________

u + e___________________________________________________________

i + i____________________________________________________________

u + i___________________________________________________________

na + i__________________________________________________________

na + e__________________________________________________________

5. Shkruaj një fjali ku folja jam të jetë ndihmëse dhe një tjetër ku të ketë

kuptim të plotë leksikor:

6. Shkruaj dy fjali ku të përdoren folje gjysmëndihmëse me vlerë modale.

Nënvizo foljet.

7. Shkruaj një fjali ku folja, që shpreh mbarimin e veprimit, të ndiqet nga një

emër prejfoljor asnjanës:

8. Plotëso dhe jep një shembull:

Folja është në diatezën pësore kur_____________________________________

9. Shkruaj një fjali ku e ardhmja e së shkuarës së dëftores të përdoret

gjatë kalimit nga ligjërata e drejtë në ligjëratën e zhdrejtë në vend të kohës së

257

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

ardhme:

10. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: Jetonte majë malit, fjala e nënvizuar

është:

a. emër

b. parafjalë

c. ndajfolje

d. pjesëz?

11. Rretho përgjigjen e saktë. Në fjalinë: Erdhën që të gjithë, fjala e nënvizuar

është:

a. lidhëz

b. përemër lidhor

c. pjesëz

d. ndajfolje?

12. Vërej me kujdes fjalët. I rishkruaj duke ndrequr gabimet: anthropolog,

çertifikatë, arithmetikë, Apolloni, monollog, porçedoj, çiklist, publicist, Maqedhoni,

maqinë, mencë, dhioqezë, Siqili, inçizoj, cinik, shkrus:

13. Shkruaj dy fjali ku të përdoret pikëpyetja:

14. Vendos shenjat e pikësimit. I rishkruaj fjalitë si duhet.

Këtu njihej edhe revista Albania që botohej në Londër nga Faik Konica vazhdoi

ai në qetësi

Duke më parë me inat tha sa i ëmbël je ore djalë

258

15. Ndërto nga një fjali njëkryegjymtyrëshe foljore:

a. Me vetë të përcaktuar

b. Me vetë të papërcaktuar

c. Me vetë të përgjithësuar

16. Krijo një fjali të përbërë sipas këtyre skemave:

a. Pjesa kryesore → Pjesa kryesore

Pj. n. I. kohore pj. n. I kohore

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 9”

b.

Pj.n I

Pj.n II

Pj. kr

Pj.n I

17. Ndaj dhe emërto fjalitë. Bëj skemën:

Nëna e kishte dëgjuar disa herë të bijën, por sot i dukej si më ndryshe, sikur ato

fjalët mbartnin një mendim të thellë, ishin më të fuqishme e më të plota, sikur të dilnin

nga goja e mendjes e një gruaje të pjekur që të bën për vete me atë që thotë, sepse

di të flasë e di të kërkojë.

259

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!