11.10.2019 Views

Forum A+P 02

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sotme? Mbi të gjitha sot ka ndryshuar ideja

klasike mbi unitetin e hapësirës, kohës

dhe vendit. Kjo do të kërkojë që ne të

ripërcaktojmë “idenë” tonë mbi kontekstin;

përfshirë edhe kontekstin pa kufij fizikë në

dimensionin e quajtur cyber-space. Sikurse

thotë Jeffrey Kipnis 13 (1993) praktikat postmoderniste

bazohen jo më shumë tek

propozime të reja, sesa tek destabilizimi i

atyre ekzistueseve. Kjo kërkon që njeriu i

sotëm, me shpejtësnë që ka marrë zhvillimi

i botës së informacionit, të jetë i hapur

ndaj ripërcaktimit të raporteve të tij me atë

që mund të jetë “e panjohura e sotme”, ose

sfida e shpejtë e së ardhmes.

Këto janë disa nga çështjet që udhëheqin

shtjellimin e mëtejshëm të artikullit.

NGA PËRSHTATSHMËRIA TEK

PROCESI I KRIJIMTARISË NË

ARKITEKTURË

Mesazhet e formës “flasin” përmes gjuhës së

procesit

Në një kohë kur dukej se arkitektura ishte

akoma e dominuar nga postulati se forma

ndjek funksionin, Mc Harg duke u nisur nga

principe ekologjike dhe studimi i formave

të natyrës, shkruan se gjërat shprehen

përmes formës dhe se kjo çon në procesin

e “gjetjes” së formës më të përshtatshme.

Kështu mesazhet e “fshehura” tek forma

flasin përmes gjuhës së procesit të krijimit.

Në këtë mënyrë procesi i përshtatshmërisë

apo morfologjia e adaptimit çon në krijimin

e formës domethënëse. Gjërat ekzitojnë për

sa kohë mund të përshtaten. Kjo do të thotë

që forma është “inteligjente”; që forma

transmeton dhe komunikon “mesazhe”; që

forma “ka gjuhë” dhe “gjuha” e saj është

mimetizmi. Kjo është mënyra se si forma

bëhet domethënëse (Mc Harg, Ian L. 14

1989). Por “dialogu” me “mesazhet” e

formës varet nga “energjia” që shpenzojmë

për të “lexuar” domethënien e formës që

“nxitet” nga perceptimet tona dhe nga

kapaciteti ynë për t’i përkthyer ato në

kuptim; kështu pra, forma është interes i

pandarë nga të gjitha fushat e jetës. ... në

ja dalça të kuptoj gjuhën që nuk ka nevojë për

fjalë, do të arrij të kuptoj botën ... e gjitha është

një e tërë e vetme Coelho, P. (2003).

De_ri_procesimi

Ky koncept i abstraktuar nga ekologjia na

ndihmon të shtjellojmë një proces analitik

të aplikueshëm mbi fenomenet dhe faktet

urbane. Së pari, për të lexuar formën si

“mbulesën e misterit të kuptimit”, si edhe

për të “përdorur” këto konkluzione si bazën

prej nga nis një proces krijimi. Kështu, për

të kuptuar më thellë proceset, të cilat i kanë

dhënë formë “formës” mund të shprocesojmë

fenomenet fizike, sociale, apo ekonomike

në një hapësirë natyrale apo artefakt të

caktuar duke u “kthyer mbrapsht” në kohë;

pasi ... qyteti “nuk e tregon por e përmban të

shkuarën e tij ... sikurse edhe linjat e dorës, e

kaluara e qytetit është shkruar ... në çdo segment

dhe gërvishtje, në çdo dhëmbëzim dhe përkulje”

(Calvino, I. 15 1974). Marrja e inputeve që

vijnë nga ky proces de_ri_procesimi janë një

element shumë i rëndësishëm që mund të

shërbejë si burim inspirimi gjatë procesit të

krijimit në “bashkëpunim” me natyrën.

13

“Toward a new architecture: folding” (1993), tek Theories and

Manifestoes of Contemporary Architecture botuar nga Jencks,

Ch. and Kropf K. (2006), fq. fq. 121-124,

14

Processo e forma fq. 203-216, tek Progettare con la natura

(1989)

15

Cities and memory (1974), fq. 10, 11 tek Invisible cities (versioni

anglisht)

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!